NGA ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA/
Ne Foto:Disa nga Kryeministrat e Greqise nga radhet e arvanitasve/
Shqiptarët në Perandorinë Osmane ishin kryengritës në çdo cep , në Selanik, Athinë, More, Epir, Kosovë, Nish, Shkodër, Manastir e kudo. Skënderbeu i Shqipërisë dhe në veçanti Shqiptarët e Moresë, u bënë promotorë të Rezistencës dhe ishin baza për të mbajtur gjallë shpresën për Pavarësi nga Turqia edhe në territorin ku sot shtrihet Greqia.
Kryengritja për Pavarësinë e Greqisë e udhëhequr nga Arvanitasit u inicua edhe ndikimi i pushtimeve të Napolonit por do të ishte e pamundur pa ndihmën e Europës Perëndimore.
Lëvizja e parë erdhi nga Veriu. Philiqi Etaireia ishte shoqata që u themelua në Odesë më 1814 dhe shërbeu si forum për idetë që do të realizoheshin si primare për kryengritjen. Cari i Rusisë qe mbështetës i programit dhe aktiviteteve të saj.
Jani Kapodistria, me origjinë Gjirokastrite, politikani udhëheqës pro-Rus nuk u përfshi në të, ndërsa vëllezrit e tij ishin aktivë.
Në Mars të vitit 1821 princi Aleksandër Yplsilantis lider i Philiqi Etairea udhëhoqi kryengritjen prej zonave Danubjane të Moldavisë dhe Vallaçisë dhe kaloi lumin Pruth me trupat e tij. Mori mbështetje në Rumani por ekspedita e tij dështoi.
Në të njëjtën kohë më 25 Mars 1821 në Peloponez filloi kryengritja. Si kordinator shërbeu vëllai i princit Aleksandër, Dimitris. Liderë ishin fanarioti Aleksandër Mavrokordatos, Petrobey i Manit dhe Gjergj Kundurioti i Ishullit Hidra.
Drejtimi nga princi Ypsilantis ra dhe drejtimi i kryengritjes ra në dorë të udhëheqësve jo të rregullt, me origjinë Arvanite që i kishin shërbyer më parë Ali Pashë Tepelenës, udhëheqësi i parë që kërkonte shkëputjen në atë që sot është tokë e Greqisë nga Perandoria Turke.
Më të spikaturit nga komandantët Arvanitë ishin Theodhor Kollokotroni në More, Odise Andruço në Malin Parnassus, Marko Boçari në Sul, Bubulina në Ishujt, Gogo në Epir, dhe Karaiskaqi në Mesolongji.
Në Prill 1821 u bënë luftime të ashpra në More. Filheleni Thomas Gordon e la kauzën. Që nga fillimi i Kryengritjes kishte një qeveri provizore me Asamble Kombëtare në Epidarius prej fundvitit 1821. Kishte një shpresë nga diplomati Jani Kapodistria për një shtet të Pavarur të garantuar nga shteti Ortodoks i Rusisë dhe tjetra nga Aleksandër Mavrokordatos me vështrim nga Perëndimi.
Kushtetuta e deklaruar më 1822 u përpilua nga Mavrokordatos. Fuqitë Europiane të përfshira në nivelin politik në Greqinë e asaj kohe donin dobësimin e Turqisë por shumë fonde financiare erdhën jo nga burime zyrtare por nga Filhelenët. Idealistët Britanikë dhe Gjermanë dhe nga vende të tjera u derdhën me heroizm dhe me para.
Lordi Byron, poet me famë, njeri imoral i detyruar të linte Anglinë më 1823 se do të ndëshkohej nga ligjet e kohës u bë agjent financiar dhe përfaqësues i Komitetit Grek që u formua në Londër për mbështetjen financiare për Kryengritjen më së shumti nga Lord Major i Londrës. Byron vdiq nga temperatura pa hedhur një pushkë kundër Turkut në shtëpinë e Aleksandër Mavrokordatos në Mesolongji dhe u thirr hero kombëtar!
Teatri i luftimeve përfshiu Morenë, Rumelinë dhe Mesolongjin. Popullsia e Athinës u shpërngul në Salamis. Më 23 prill 1821 Turqit morën Akropolin. Athinjotët të ndihmuar nga forcat shqiptare të fshatrave shqiptarë nën udhëheqjen e Odise Andruços bllokuan Turqit në Akropol. Nga Korriku në Nëntor 1821 Pashai i Janinës Omer Vrioni ?
u përpoq ti çlironte forcat Turke të rrethuara gjer sa erdhi në komandën e Rumelisë Lindore. Pas luftimesh të ndihmuara nga Jani Koleti dhe Francezi Olivier Voutier ende nuk u arrit sukses. Turqit e neglizhuan furnizimin me ujë duke u bazuar vetëm tek mbrojtja e murit Serpentzi dhe kjo rezultoi në kapitullimin e garnizonit Turk në Akropol më 21 Qershor 1821.
Në Shtator 1822 në konferencën e Athinës delegatët kundërshtuan dhe shfuqizuan trupin e qeverisjes vendore të Rumelisë Lindore me Aerios Pagos. Odise Andruço u bë komandant i Akropolit, një lëvizje që mori më pas edhe fuqinë e Rumelisë Lindore.
Në fund të vitit 1822 Naplua ishte në duart e kryengritësve të udhëhequr nga Kollokotroni që mundën ekspeditën Turke të Dramali.
U vetëshpall shteti por ende luftoheshin forcat Turke për shpëtimin e fitoreve të kryengritjes pasi nuk kishte stabilizuar bazën kushtetuese.
Kollokotroni që luftonte për pozicionin e tij dhe për Greqinë nuk i njohu anëtarët e asamblesë së re kombëtare që u mblodhën në Astros në Dhjetor 1822.
Kjo Asamble zgjodhi Gjergj Kunduriotin President të Greqisë.
Në verë të 1823 Boçarin e vranë në Karpensis.
Lordi Byron, poet me famë, njeri imoral i detyruar të linte Anglinë më 1823 se do të ndëshkohej nga ligjet e kohës u bë agjent financiar dhe përfaqësues i Komitetit Grek që u formua në Londër për mbështetjen financiare për Kryengritjen më së shumti nga Lord Major i Londrës. Byron vdiq nga temperatura pa hedhur një pushkë kundër Turkut në shtëpinë e Aleksandër Mavrokordatos në Mesolongji dhe u thirr hero kombëtar!
Mbështetja financiare Angleze për Mavrokordatos u rrit që në Gusht 1822 kur George Caning u bë Sekretar i Jashtëm.
Vetëm Kundurioti si President ishte i autorizuar të shpenzonte kredinë Angleze ndaj Kollokotroni hoqi dorë dhe e pranoi atë në Nauplia. Greqia shkau në luftë civile dhe Turqit më 1824 me strategji të re ndërkohë vazhdonin luftën ndaj tyre në tre fronte.
Ibrahim Pasha prej Egjipti sulmoi Morenë. Flota Turke ishte në veprim në ishujt ku qëndronin Shqiptarët. Ishulli Psara u dogj me themel.
Ndërsa lord Byron ishte akoma në Mesolongji koloneli Leicester Stenhope mbërriti në Athinë më 2 Mars 1824. Ai nuk i besoi ambiciet e Mavrokordatos për Greqi demokratike dhe mendonte se lideri bandit Odise Andruço ishte burri i së ardhmes.
Odise si komandant i Greqisë Veriore ishte ligjvënës i Athinës me kryeqëndër në malin Paranassos. Stanhope hapi një muze,shtypshkronjë, gazetë që u dëmtuan sepse Greqia ishte në anarki. Forcat kryengritëse treguan pak interesa në këto projekte dhe donin influencën e Odise Andruços ta bënin Athinën si kapitanlik të armatolëve. Tregëtarët formuan një garnizon dhe ftuan Dimitri Ypsilantes të merrte komandën e Akropolis . Forcat kryengritëse nuk e pranuan atë dhe Odise erdhi prapë në fuqi në Athinë mori në dorëzim gjithë pasuritë e saj më 2 Shtator 1824 kur themeloi edhe një asamble provinciale.
Komandimi i tij ishte brutal.
Në shkurt 1825 Odise Andruço po shihte se interesat e tij po kërcënoheshin nga qeveria e Gjergj Kunduriotit që nën influencën e ministrit Rumeliot Jani Koletitn po e nxirrnin atë në anë duke e sulmuar njëlloj si Turqit.
Sidoqoftë, organizimi i tij u tërhoq shpejt dhe në prill 1825 Jani Gura (Gouras) mori kontrollin e Athinës. Odise Andruço u burgos në Kullën Frankish në Akropol.
Në mëngjesin e 17 Korrik 1825 trupi i Andruços u gjet i pajetë dhe u tha që ai ra në tentativë arratisje por gjithkush e dinte se atë e vranë autoritetet.
Në Greqi luftonin forca Franceze nën komandën e kolonel Fabvier dhe marina Angleze me komandant Lord Cochraine. Në verë të 1825 qeveria Greke ra, por më 1826 Asambleja e re kombëtare e mbledhur në Epidarius i dha aventurierit Richard Church komandën Supreme të ushtrisë Greke dhe komandën e Marinës ja dha lordit Cochraine.
Luftimet vazhdonin. Pas vrasjes së Jani Gura, Karaiskaqi ndihmoi të hapte rrugën për çlirimin e plotë të Athinës.
Në Shkurt 1827 Gjenerali Gjerman Heideck në Oropus u ndihmua nga deti edhe nga forcat e Miaulit.Ndërkohë Karaiskaqi komandonte drejt Pireut tre mijë forca sipas planit të Asamblesë së Bashkuar në mars 1827.
Vrasja e më shumë se 200 trupave Shqiptare nën uniformën Turke që u dorëzuan në një Manastir bëri që gjeneral Thomas Gordon të japë dorëheqjen. Karaiskaqi u përpoq të ndalte masakrën e Grekërve ndaj Shqiptarëve por pa sukses.
Më 4 Maj 1827 Karaiskaqi kishte marrë plagë për vdekje. Lufta vazhdonte në favor të Turqve. Ndihmat perëndimore u prenë sa në verë të 1827 Greqia tymoste. Traktati i Londrës më 6 Korrik 1827 i dha autonomi të kufizuar. Lufta mbaroi në Mars 1829 por Turqit nuk u tërhoqën deri në Shtator 1829 deri kur Rusia mori Adrianopolin që përfundoi me Traktatin e Adrianopolit. Sulltani njohu Mbretërinë e Greqisë në Korrik 1832. Kufiri ishte fiksuar me një vijë nga Arta në Volos.
Fuqitë Europiane në vitet e fundit të luftës ishin përfshirë me ushtri, para dhe diplomaci dhe më 1826 kur po konkludonin se çfarë kushtetueshmërisht ta bënin Greqinë – shtet të pavarur brenda Turqisë, me forcat Turke të larguar nga toka e tyre; republikë federale apo shtet presidencial dhanë pëlqimin të gjenin një mbret për shtetin e ri.
Më 14 Prill 1827 Jani Kapodistria u zgjodh President i Greqisë me mandat për shtatë vjet në fillim në Trozen dhe pastaj në Nauplia që u bë kryeqytet. Kapodistria u kthye në tiran. Kështu Miauli rindezi kryengritje që u shtyp nga trupat qeveritare dhe klani i Manit me Mavromihalin.
Më 9 Tetor 1931, ndërsa hynte në kishë dy anëtarë të familjes së Mavromihalit vranë Presidentin Kapodistria. Pas kësaj u krijua një komitet qeverisës që mori kontrollin me në krye vëllanë e Kapodistrias, Agostinon dhe doktorin e Ali Pashë Tepelenës, Vllahun Jani Koleti. Anarkia u mbyll me mbretin kukull, 18 vjeçarin Otto, djalin e vogël të Mbretit të Bavarisë që miratuan Fuqitë Europiane më 4 Tetor 1832 dhe e dërguan bashkë me 3500 trupa Bavareze më 1 Shkurt 1833 të merrte fuqinë si Mbet i Greqisë në Nauplia.
Për këtë material është përdorur burimi i Richard Stoneman në “A Traveller’s History of Athens”