-Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për demarkacionin shtyhet për të premten. Për ratifikim duhen së paku 80 vota të Kuvendit me gjithësej 120 deputetë/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 22 Shkurt 2018/ Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të fillojë sot në orën 11:00, është shtyrë për të premten, në 23 shkurt 2018, në orën 10:00./
Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një adresim të tij para deputetëve, më shumë se dy orë pas kohës së paraparë për nisjen e seancës.Kreu i Kuvendit shprehu optimizmin e tij për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur për sot në orën 11:00 pika e vetme e axhendës ishte Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për kalimin e të cilit duhen së paku 80 vota nga 120 deputetët sa janë gjithësej, derisa koalicioni qeverisës ka 61 vota, 10 prej të cilave janë të Listës Serbe, tre ministrat e së cilës në qeveri kanë abstenuar në votimin për këtë projektligj.
Ratifikimi nuk mund të ndodhë pa votat e opozitës, por Lëvizja Vetëvendosje, që është edhe grupi më i madh parlamentar me 32 deputetë ka paralajmëruar votim kundër, madje ka bërëbërë “thirrje për mosvotim”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, që është grupi i dytë parlamentar me 27 deputetë, në seancën e sotme shkon me qëndrimin se është unanimisht pro, por “nuk mund të mbështesë ratifikimin e Projektligjit nëse i bashkëngjiten dokumente kontradiktore”.
Qeveria në mbledhjen e pasditës së të martës së 20 shkurtit miratoi plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e procedoi në Kuvend për miratim.
“Pjesë përbërëse të këtij Projektligji janë: 1.Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015; 2.Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit shtetëror; dhe 3.Deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, e datës 16.02.2018”, theksonte qeveria.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit kosovar pritet shumë debat dhe me replika, por Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pritet të mos hidhet në votim derisa të sigurohen së paku 80 votat e nevojshme për ta kaluar.
Shtypi i sotëm i Kosovës shkruante se, “për shkak të mungesës së votave pro ratifikimit, partitë në pushtet kanë përmendur mundësinë që votimi të mos ndodhë të enjten”.
Në mbledhjen e paraditës së 20 shkurtit 2018 qeveria mori vendimin për tërheqjen nga procedurat e miratimit në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Procedimi më i ri, me vendimin e mbledhjes së pasditës së 20 shkurtit 2018, i projektligjit për ratifikimin e demarkacionit nga qeveria në Kuvend është i treti.
Procedimi i dytë ishte me vendim të mbledhjes së qeverisë të 4 dhjetorit 2017.
Procedimi i parë ishte në 4 gusht 2016 me vendim të mbledhjes së qeverisë së udhëhequr atëherë nga kryeministri Isa Mustafa me miratim njëzëri të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror
Por, në 1 shtator 2016, në seancën plenare të Kuvendit, të zhvilluar mes
Më pas, qeveria Mustafa u rrëzua në 10 maj 2017 në seancën e Kuvendit të Kosovës me 78 vota pro mocionit të mosbesimit, 34 kundër e 3 abstenime, derisa në sallë ishin 115 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh. Ky votim në Kuvend u pasua me shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare për datën 11 qershor 2017.
Plot tre muaj pas zgjedhjeve, në ditën e parë të punës të qeverisë së
Marrëveshja për Kufirin
Dëshmitarë të nënshkrimit ishin atëherë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.