NGA ILIAZ KADRIU/Para disa ditësh, ne Qendrën shqiptaro-Amerikane ne Cokago, përball meje ne nje tavoline tjeter ishte ulur plaku me kësulë të bardhë, njeriu i cili këtë herë dukej ndryshe nga herat tjera. Fillimisht mendova se une mund te jem edhe gabim, por, kur vendosa ti afrohem tavolines ku plaku ishte duke ngrene darke me disa shoke, atehere e kuptova gezimin e tij , pasi qe , ky njeri ate nate kishte vendosur ne anen e majte te kraherorit te tij medaljen e NDERIT TE KOMBIT me te cilen, para do kohe, presidenti i Shqiperise Zt. Nishani e kishte dekoruar ne menyre meritore. Ia urova dekorimin dhe u ula prane tij. Menjehere filloi te me tregoje gezimin e madh qe kishte ate nate me rastin e kesaj darke. Medalja me ngjyre te arit shkelqente ne anen e majte te ketij kolosi, i cili , gjate 97 viteve te tij ka kaluar sfida te shumta dhe me ne fund ka dalur fitues.
Sot , me tha eshte mbremja ime me e lumtur ne jete. Kur e pyeta pse, me tha, sonte , per here te pare pata rastin ta kem me veti medaljen e shtetit shqiptar, medaljen me te cmuar te cilen e kam marre nga presidenti shqiptar. Bile, me tha se , me se shumte kete e ka pritur nga shteti i Kosoves, per te cilin , bashke me shoket e tij ishte angazhuar me mish e me shprit gjate tere jetes. Per kete dekorim, pakez ishte i befasuar, por i gezuar se tepermi. Pervec kesaj, Hafez Jusuf Azemi kishte edhe nje Leter Mirenjohjeje nga kryetarja e Komunes se Tetoves, Znj. Teuta Arifi, dedikuar ketij 97 vjecari, per kontributin e dhene ne sherbim te ceshtjes kombetare.
Per jeten dhe veprimtarine kombetare te Hafez Jusuf Azemit eshte shkruajtur shume. Nje monografi voluminoze per kolosin e Ballit Kombetar dhe Lidhjes Kosovare, me shume te dhena autobiografike, ka shkruar edhe dr. Riza Saduku, nje kohe te gjate bashkepunetor i larte ne Muzeun e Kosoves ne Prishtine, si dhe nje grup autoresh udhehequr nga Nijazi Muhamedi me librin Flamurtari i Shqiptarise, ku ne menyre kronologjike pershkruhet jeta dhe veprimtaria e nje nder bashkepunetoreve me te ngushte te Abas Ermenjit, Luar Gashit dhe shume patrioteve te kombit. Hafez Jusuf Azemi, shkruan Riza Sadiku, eshte i vetmi person fizik i gjalle, i cili ka kontaktuar personalisht me ideatorin dhe themeluesin e Ballit Kombetar Mid’hat Frasherin. Thuhet haptas se takimi i Jusuf Azemit me Mid’hat Frasherin , ka lene gjurme te thella ne orientimet e tij te mevonshme rreth realizimit te ideve per Shqiperine Etnike, te cilat per here te pare i degjoi nga goja e udherrefyesit te tij ne kampin e Italise. Me nje fjale, Hafezi, u qendroi besnik ketyre ideve, te cilat edhe sot e kesaj dite qendrojne ne memorien e tij te fresket, sikur te kishte ndodhur dje.
Hafez Jusuf Azemi qe nga mosha e re , menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, ne 1945, u arratis se pari ne Itali, Siri, prej nga ne vitin 1952 vjen ne Amerike. Se pari vendoset ne Njy Jork e pastaj kalon ne Cikago. Qe nga ajjo kohe fillon te bashkepunoje me personalitete te medha kombetare te Ballit Kombetar : Abaz Ermenji, Luan Gashi, Zef Pali, Vasil Andoni, Ajet Rushiti, Mustafe Henci, Ismail Shabani, etj. Sic shifet, Hafezi ne bashkepunim te ngushte me personalitete te shquara te kesaj organizate per gjashtedhjete vite me rradhe nuk ka pushuar se vepruar, se pari kunder pushtimit te trojeve shqiptare rreth Shqiperise londineze dhe pastaj per ndryshime demokratike ne shtetin shqiptar. Vlen te ceket poashtu se ky personalitet ka qene i percjellur nga udb-ja jugosllave dhe mu per shkak te aktiviteteteve te tij dhe te organizates se Ballit Kombetar, ky njeri per here te pare viziton vendlindjen pas 50 viteve, menjehere pas renies se komunizmit.
Dekorimi i merituar nga ana e presidentit te Republikes se Shqiperise Zt. Nishani,, vjen ne momentin kur Hafezi i mbushi te 97-tat, dhe me kete, shteti ame me ne fund beri hapin e rendesishem ne drejtim te konsiderimit te aktivisteve te diaspores dhe te vleresimit te punes se tyre jashte atdheut. Ky dekorim eshte edhe nje nder per komunitetin shqiptar i cili jeton dhe vepron ne rrethin e qytetit te madh te Cikagos.