Emocione që më vijnë e nuk mund t’i mbajë për vete…/
Nga Abdurahim Ashiku/
E diele, 17 shkurt 2008 ! Athina është nën pushtetin e dëborës dhe akullit. Bora ka kap edhe bregun e detit, edhe ishujt, deri në jugun ekstrem të gjeografisë së saj, brigjet jugore të Kretës…
Unë jam ngrirë përpara ekranit ku sinjali, pasi ngjitet lart e lart në qiell, vjen e ulet i qartë në xhamin e kristaltë. Shtyp butonat duke e kaluar sinjalin herë në njërin stacion e herë në tjetrin, herë në Shqipëri e herë në Kosovë, herë në stacionet e vendit ku jetoj e herë në stacionin më prestigjioz të botës, CNN. Kërkoj Kosovën, kërkoj Prishtinën, kërkoj Thaçin e legjendës së UÇK –së, kërkoj Krasniqin zëdhënës të saj, kërkoj Sejdiun e gandistin ballkanik Rugova…
I gjej. Më vijnë ndryshe.
Thaçi nuk është më ai i Rambujesë, ai që udhëtonte nga kështjella mesjetare franceze në drejtim të kështjellës shekullore të qëndresës shqiptare, maleve të Drenicës së Azem Galicës e kullës së bërë shoshë nga plumbat të Adem Jasharit, për tu dhënë e marrë qetësi luftëtarëve të lirisë…
Zëri i Krasniqit nuk ka më tingullin e zërit të luftës e të luftëtarëve të UÇK –së, nuk bie erë baruti e plagësh të rënda të një populli që shkulej me gjithçka nga trojet e veta shekullore…
Edhe Sejdiu më vjen ndryshe. Nuk vjen më me zërin e Rugovës që kërkonte paqe kur vendin e kishte mbuluar tymi i armëve dhe pluhuri i zinxhirëve të tankeve…
Njeri pas tjetrit ngjiten në tribunë, me dinjitetin e njerëzve që kanë marrë mbi shpatulla nderin dhe përgjegjësinë e shpalljes së një akti të madh, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës…
E përjetova tërë ditën këtë ngjarje të madhe. E përjetova me emocion dhe krenari. Kufijtë e shqiptarëve shkuan atje ku e kishin vendin. Shqiptarët, për herë të parë, pas një shekulli e ndjenë se shtylla e tyre kurrizore po merrte formën e saj natyrore, se malet përmes të cilëve e kishin ndarë ishin bashkuar. Bashkimi i maleve të ndarë nga tërmetet njerëzore është diçka e madhe, diçka që i bën sfidë kohëve. Shqiptarët e Kosovës i bashkuan malet. I bashkuan jo me lutje, por me pushkë. Nuk i bashkuan vetëm. I bashkuan me ndihmën e dy aleatëve të mëdhenj, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian…
Nuk kam derdhur ndonjëherë lot gëzimi sa kam derdhur atë ditë…
Nuk do t’i shkruaja këto radhë në qoftë se një zë i largët, një zë fëminor, nuk do të më ngucte. Këtë thjesht se lotët e mia të gëzimit nuk ishin vetëm të miat, ishin vetëm disa pika që atë ditë derdheshin në detin e madh të emocioneve mbarëshqiptare.
Ishte im nip, Gurjoni që në vjeshtë mbush katër vjet jetë. Ishte zëri i tij fëminor “Gëzuar gjysh !“ dhe Kosova Republikë !“ që m’i përzjenë emocionet. Atë fjalën “Republikë“ nuk e përtypte dot, edhe pse vajza ime Erblina i vinte në ndihmë.
Gurjonit i duhet kohë ta kuptojë çastin e sotëm, përjetimin e gjyshit dhe të gjithë “gjyshërve shqiptarë“ për momentin historik. Do ta kuptojë kur të rritet dhe të shkojë në shkollë, kur të mësojë gjeografinë e botës ku jeton, kur mësuesi do t’i thotë se Kosova është shteti më i ri i Evropës së Bashkuar…
Në kohën dhe shoqërinë që ai do të jetojë, historia e stërgjyshit të tij, Haki Shehut që një natë shtatori të vjeshtës së parë të vitit më të mbrapshtë të historisë shqiptare, vitit 1913, do të kalonte Drinin e Zi në koshat e kalit së bashku me motrat e vëllezërit duke lënë vatrën e vet në zemrën shqiptare, Dibrën e Madhe, do t’i duket si një përrallë…
Gurjoni, edhe në këtë moshë, teksa shihte flamuj e njerëz të gëzueshëm, teksa dëgjonte fjalën e madhe të ditës “Gëzuar !” e “Kosova, Kosova !“, gëzohej dhe kërcente, gëzohej dhe shqiptonte fjalët e reja, gëzohej dhe mësonte historinë e re të shtetit më të ri në botë, histori që niste atë ditë, më 17 shkurt 2008…
KISHA ORTODOKSE SHEN MARIA E ELBASANIT KERKON KTHIMIN NE GREQI TE ESHTRAVE TE USHTAREVE GREKE
Kisha Ortodokse Pavarur Kombetare Shqiptare Shen Maria Elbasan, vlerson si veprim te drejte dhe me vlera historike, propozimin e Prefektit te Qarkut Elbasan zotit Shefqet Deliallisi per ti dhene titullin Qytetar Nderi, Kryepeshkopit te Kishes Pavarur Ortodokse Shqiptare, te ndriturit Visarjon Xhuvani. Ky personalitet i shquar patriot dhe atdhetar, ishte nje nder luftetaret me te guximshem kunder helenizmit grek dhe te shiturve shqiptare tek Asfalia Greke. Visarjon Xhuvani eshte quajtur me te drejte kryepeshkopi i Arte i kombit Shqiptar.
Ne, vlersojme dhe keshillin e bashkise Elbasan si dhe kryetarin zotin Qazim Sejdini, qe propozimin e Prefektit zotit Shefqet Deliallisi e miratoi, duke e shpallur pas vdekjes Visarjon Xhuvanin, Qytetar Nderi te bashkise Elbasan.
Kisha Ortodokse e Pavarur Kombetare Shqiptare, denon me force, pjesmarrjen e njerezve te veshur me rroben e priftit, ne ceremonite politike te mbeturinave shoviniste dhe naziste greke per te ashtuquajturin vorio-epir.
Per te miren e dy vendeve duhet qe eshtrat e ushtrise greke te shkojne ne vendin e tyre sic kane bere dhe vendet e tjera.
Kerkojme qe parlamenti i Shqiperise te miratoje nje rezolute ku te denohen masakrat e bandave shoviniste greke, kunder popullsise shqiptare te kryera me 1914 e ne vazhdim ne jug te atdheut dhe ne Cameri.
Kisha, vlerson te gjithe historianet qe po nxjerrin fakte te dobishme ne te mire te historise kombetare Shqiptare.
Ne gjykojme se nuk jane ne dobi te atdheut, debatet kontradiktore, ndermjet personaliteteve te shquara pergjate historise. E rendesishme eshte vepra e tyre ne te mire te kombit shqiptar.
FAMULLTARI
ATE NIKOLLA MARKU
KONFERENCE PER SHTYP, me 1
Nentor, 2012)