• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kafja e fundit e Edi Ramës liderit të ballkanit perëndimor

April 4, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Shumë portale po e paraqesin si të qetë, të vendour në atë rrugën e vet. Por tensionin e të ndenjurave të tia, me siguri po e provojnë karrikat në verandën e atij lokali, kushedi, pjesë e formulës konçesionare, a ekonomisë informale të liderëve tanë. Ndonjë borxh i vjetër. Si ato që njerëzit kujtojnë sot, si shakatë e kripura të Fatos Nanos. I cili për t’i kthyer reston një ”qaramani” me lokal, pasi po e bezdisnin shumë edhe sekserët, shkoi e piu kafen aty. Kur tjetri ia kujtoi borxhin, ky ia ktheu, ja fakti që erdha e po pi një cigare këtu është tri herë më shumë se ato para të qelbura që na ke dhënë në fushatë kur unë isha në burg. E kishte fjalën për publicitetin, në formatet televizive, gazetat dhe në atë botë webesh, ahere, të tkurrur, pak virtuale. Edhe ky, e bën për publicitet se nuk se çfarë të zgjidhi në katrahurën e politikës së Kosovës. Ku edhe aty, sapo doli një kryeministër dhe u tha shqiptarëve të Kosovës, se, nuk e dinte planin e ministrit të brendshëm me Erdoganin. Një soj mutllëku si ai i Sali Berishës, që nuk dinte se çfarë bëhej në Gërdec. Dhe merreni me mend pastaj, se sa i aftë është për vendin një soj shtetari i tillë, ku ja punojnë ata brenda kabinetit. Se, ëre më pastaj ta mendosh se sa garant dhe i besueshëm është ky kur vjen puna tek siguria kombëtare përballë rrjeteve të spiunazhit apo të tjera çështje nga rajoni dhe bota. Por Edi Ramës, ky publicitet i duhet shumë. Aq më tepër që ka pas vetes një shpurë qorrash, të cilët nën pretekstin e Saliut dhe kastës së Fahri Ballinjëve, janë gati të pranojnë çfarëdolloj diktature, çfarëdolloj reprezalje, çfarëdolloj varfërie, çfarëdojjoj shkërdhatërie…, pa e kuptuar kurrë se demokracia nuk është demagogji, por arithmetikë. Që do të thotë, çfarë merr nga dita jote njerëzore?

Punë, shpërblim, dinjitet, liri, drejtësi… Një përfundim i qartë si drita e diellit. Por duket sheshit, se veç këtë, dhe veten, shqiptarët nuk e duan. E bën për publicitet se,më mirë se kushdo tjetër, e dinë ata, Albini dhe Fatmiri, që ka qënë kafja më epashijshme në botë. Aq më tepër që, Albin Kurti është një politikan që vjen nga bota e protestave. Ata të dy me siguri e dinë dhe ndonjë ditë do ta pohojnë se, kanë pirë kafe me një bocet argjili dhe jo me kryeministrin e Shqipërisë.

Një Tiranë e rrethuar, e traumatizuar për 23 qytetarë kuksianë, është tipike imponimi diktatorial. Shihni se si vlojnë nëpër studio…, duke u marrur me të kaluarën dhe duke pretenduar në një lloj standartiteti mbi mospagesën. Nuk duan të paguajnë, nuk jemi mësuar të paguajmë, kapitalizmi është taksë etj. Fondi i shpërdoruar? Kushton kaq për një vit mirëmbajtje etj. Dhe asesi mbi arrogancën e vendimmarrjes dhe vendosjen e tarifës pa studiuar dhe diskuatuar aspak raportin midis të ardhurave dhe mundësinë. E vërteta është se askush nuk është shprehur se është kundër një tarifpagese në rrugën e kombit, por edhe më gjerë. Por janë kundër karshi vendimmarrjes dhe tarifës së lartë. E njëjta gjë siç po ndodh me teatrin kombëtar, na tokën ti dhe ndërto për vete, për mua, por edhe për këta. Aq sot një komb i tërë bën sehir e kënaqet kur ca shkumbamen si Edi Rama e Taulant Balla tallen me revoltën e një ikone kombëtare si Robert Ndrenika. Aq sa sot plot qytetarë e quajnë kuvli një godinë ku ka perfomuar vlera dhe historia. E quajnë me kollajllëk dhe krejt naivë janë gati të falin gjithçka për dy gradaçela karshi së cilave nuk kanë asnjë përfitim, veç inatit dhe dëshirës perverse që t’ju shkoj në vend e tyrja. Ai që përfiton është ky, zgafellua që pi kafe me Albinin dhe mban nga mbrapa një langua si Taulanti. Ekonima e një vendi nuk ndërtohet me konçesionarë, me këtë strategji të këtij shokut të Taulant Ballës, Edi Rama. Kur thotë, na këtë tokë dhe ndërto këtë. Na këtë rrugë dhe trashi preventivët se të tjerat i di unë. As me publicitet kafesh e logjikës perverse fajin e ka Saliu. Ekonomia e një vendi ndërtohet duke ju rimëkëmbur ju, duke fituar ju, duke u kthyer në shtëpi me duart e zëna, jo me duart në xhepa. Megjithatë, vazhdoni dhe mbani shpresë se verdhushkat i merr Taulanti dhe Edi Rama. Kurse ju patëllxhanët e Golemit. Por gjasat janë që kjo kafe është e fundit për liderin ”e madh”. Sidomos kur e krruan me Kuksin e kuksianë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama, Ilir Levonja, kaja e funnit

Hahn kërkon ta zgjidhë Çështjen Çame, Rama ta vrasë

February 23, 2018 by dgreca

…Çështja Çame dhe Çamëria nuk janë jetime apo në duart e vasalëve të Athinës, gjithnjë në momente të rëndësishme shqiptarët kanë ditur t’i dalin zot çështjeve kombëtare, prandaj sot duhet të përkrahim Çështjen Çame nga Kosova, Maqedonia e diaspora që historia mos të na gozhdojë në shtyllën e turpit si vasalë e tradhtarë./

2 rama Hahn

Nga Arben Llalla/

Në Samitin e KE dhe BE që u mbajt në Sofje të Bullgarisë nga 15-16 shkurti, ku qe i pranishëm komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn u shpreh shqetësimi që nazionalizmi i tepruar grek është duke u kthyer në një kërcënim për Europën. Këtë e bën me dije Princi i Litejshtejnit Mikael.

Qeveria greke ka nxitur gjithashtu mosmarrëveshje me Shqipërinë mbi depozitat e naftës e gazit në detin Jon, por edhe për kthimin e komunitetit çam, një minoritet etnik shqiptar, të cilin e detyruan me forcë të shpërngulej nga trojet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas këtij raportimi, stabiliteti i rajonit për vendet e Ballkanit Perëndimor është në rrezik, për shkak të veprimeve të fundit të Greqisë. Kjo është hera e dytë brenda pak kohëve që Çështja Çame rrëfehet si një problem që duhet zgjidhur në prani të komisionerit Johannes Hahn.

Por, në të njëjtën kohë qeveria e Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati janë të gatshëm ta varrosin Çështjen Çame duke pranuar urdhërat e Greqisë së Tsipras dhe Kotzias. Nikos Kotzias ka urdhëruar Bushatin që brenda qershorit fjala “Çamëri” dhe “çam” duhet të hiqet nga librat shkollorë të Republikës së Shqipërisë. Greqia ka propozuar se është e gatshme që tekset e mësimit të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë t’i përgatisë dhe t’i shtypë Athina.

Komisioneri Hahn nuk është zëri i vetëm në Bashkimin Europian që ngre problemin e Çështjes Çame, që kërkon një zgjidhje midis Greqisë dhe Shqipërisë. Një vit më parë ishte eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili deklaroi se Çështjet historike duhet të diskutohen mes dy vendeve për të shkuar drejt zgjidhjes. Ai pati thënë: “Jam shumë dakord me atë çfarë tha komisioneri Johannes Hahn, që Çështja Çame i përket dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë si pjesë e bisedimeve mes dy qeverive të tyre.”

Pikërisht, tani që Çështja Çame është në majat e saj, qeveria e Edi Ramës bashkë me ministrat e tij Bushati, greken Drilos, kërkon ta zhdukë atë nga faqja e dheut, mundësisht ta kthejë në pikën e turpit. Të zhdukësh emrin “Çamëri” që të të njohë greku patentat, është të mbulosh diellin me shoshë.

Të njohësh minoritetin grek në Himarë, kur nuk ta lejoi kurrën e kurrës askush që nga Zogu e deri tek mësuesi i idealeve, Enver Hoxha, është të falësh tokë dhe të ushqesh idenë e Vorio Epirit. Heqja e emrit “Çamëri”, marrëveshja e detit, ndërtimi i mijëra varreve bosh dhe shpallja me status e minoritetit grek në Himarë, ku nuk ka këmbë greku askund, do të thotë të plotësosh aspiratën shoviniste greke të Epirit të Veriut dhe Magalo Idesë, gjë që mbetet veç formalitet të shpallet në tokën shqiptare. Madje, Edi Rama dhe Ditmir Bushati duhet të marrin pjesë në ceremoninë e shpalljes së Vorio Epirit, sepse atë që nuk e bënë nazistët e Agimit të Artë, po e bëjnë komunistët internacionalistë të Tiranës.

Por, Çështja Çame dhe Çamëria nuk janë jetime apo në duart e vasalëve të Athinës, gjithnjë në momente të rëndësishme shqiptarët kanë ditur t’i dalin zot çështjeve kombëtare, prandaj sot duhet të përkrahim Çështjen Çame nga Kosova, Maqedonia e diaspora që historia mos të na gozhdojë në shtyllën e turpit si vasalë e tradhtarë.

Filed Under: Featured Tagged With: ceshtja came, Edi Rama, Johannes Hahn

Edi Rama do të shkruajë vazhdimin e librit “Dy popuj miq”

February 19, 2018 by dgreca

Nga Arben Llalla/

Të ishe çam në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës ishte turp. Njerëzit duhet ta thonin ose nën zë, ose të pranonin që ishin qytetarë të dorës së dytë, shumë më poshtë se minoriteti grek që gëzonte deri në Komitetin Qendror e qeveri me anëtarët e vet. Megjithatë, kjo nuk i pengoi aspak shqiptarët e Çamërisë që të ndjeheshin përherë krenarë për rrënjët e tyre, por edhe të përkohshëm, pasi prisnin rikthimin në tokat, pronat, shtëpitë, varrezat e të parëve.

Pas vitit 1990 me themelimin e Shoqatës “Çamëria” dhe më vonë të PDIU-së, Çështja Çame u kthye në prioritet të politikës shqiptare, asaj europiane, Perëndimore. Kemi një Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, e kemi këtë çështje të përfshirë në programin e të gjitha partive kryesore që kanë pushtetin ose e dëshirojnë atë, kemi deklarata të komisionerit Johannes Hahn, kongresmenëve amerikanë dhe qëndrime të Departamentit të Shtetit.

Pikërisht, tani që Çështja Çame është në majat e saj, qeveria e Edi Ramës kërkon ta zhdukë atë nga faqja e dheut, mundësisht ta kthejë në pikën e turpit, të kohës kur Enver Hoxha hidhte valle me grekofonët në Dropull dhe shpallte “Dy popuj miq”.

Çështja Çame nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e varur nga vullneti i një ministri të Jashtëm dhe një kryeministri, kushdo që të jenë ata. Tani Edi Rama e thotë hapur se tonet patriotike që përdorte një vit më parë, i kishte veç sa të detyronte grekët të uleshin në tryezë, pra ka mashtruar, jo vetëm çamët, por të gjithë patriotët shqiptarë që e konsiderojnë Çështjen Çame si Çështje Kombëtare. Ky pehlivan i politikës që po fal detin dhe tokën, duhet ta dijë që shqiptarët tradhëtarëve të Kombit dinë t’i japin vetëm një përgjigje, ku shembujt e historisë flasin vetë.

Të zhdukësh emrin “Çamëri” që të të njohë greku patentat, është të mbulosh diellin me shoshë. Të njohësh minoritetin grek në Himarë, kur nuk ta lejoi kurrën e kurrës që nga Zogu e deri tek mësuesi i idealeve, Enver Hoxha, është të falësh tokë dhe të ushqesh idenë e Vorio Epirit.

Heqja e emrit “Çamëri”, marrëveshja e detit, ndërtimi i miëjra varreve bosh dhe shpallja me status e minoritetit grek në Himarë, ku nuk ka këmbë greku kund, do të thotë të plotësosh aspiratën shoviniste greke të Epirit të Veriut dhe Magalo Idesë, gjë që mbetet veç formalitet të shpallet në tokën shqiptare. Madje, Edi Rama dhe Ditmir Bushati duhet të marrin pjesë në ceremoninë e shpalljes së Vorio Epirit, sepse atë që nuk e bënë nazistët e Agimit të Artë, po e bëjnë komunistët internacionalistë të Tiranës.

Prandaj, ngulmoj që Edi Rama është i vetmi njeri i denjë për të shkruar vazhdimin e librit “Dy popuj miq”, duke e shenjuar veten me damkën e “tradhëtarit të kombit”.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, dy popup miq, Edi Rama

Edi Rama duket gjithmonë e më shumë i varur nga krerët e narko-trafikut

November 10, 2017 by dgreca

1 droga TepeleneShqipëria po bëhet lajm kryesor në mediat e huja, ku shumë prej tyre flasin për krimin dhe drogën. Sot radioja prestigjioze e Francës, “Radio France Internationale”, nga gazetari Jean-Arnault Derens e përshkruan Shqipërinë si një “narko-shtet në zemër të Europës”. Sipas këtij shkrimi prodhimi, më parë i përqendruar në jug, është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, duke bërë që bujqësia tradicionale të bëjë hapa mbrapa. Fshatarët i braktisin tokat e tyre, duke parapëlqyer të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një rrogë shumë e mirë për Shqipërinë Ndërsa prodhimi dhe trafiku i kanabisit është në përmasa të mëdha në këtë vend që prej disa viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane fillojnë të ushtrojnë presione gjithmonë e më të forta mbi qeverinë e Edi Ramës. Shqipëria gjithmonë është njohur për prodhimin e saj të kanabisit por, që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës në vitin 2013, situata ka ndryshuar. Prodhimi, më parë i përqendruar në jug, është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, duke bërë që bujqësia tradicionale të bëjë hapa mbrapa. Fshatarët i braktisin tokat e tyre, duke parapëlqyer të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një rrogë shumë e mirë për Shqipërinë. Ky prodhim eksportohet masivisht drejt Italisë, dhe në një sasi më të vogël, në Greqi. Jo vetëm që policia do ta mbronte prodhimin, por edhe baza ajrore dhe baza detare të ushtrisë do të përdoreshin për të eksportuar drogën, paraja e të cilës, më pas, do të financonte fushatën elektorale të Partisë Socialiste të Edi Ramës. “Kanabizimi” i ekonomisë Kreu i opozitës, Lulzim Basha, denoncon një “Kanabizim” të ekonomisë, të shoqërisë dhe të jetës politike shqiptare, dhe fakti është se Edi Rama duket gjithmonë e më shumë në i varur nga krerët e narko-trafikut. Rreth 20 deputetë socialistë janë dënuar në të kaluarën për trafik droge apo do të kenë qenë të lidhur drejtpërdrejtë me atë. Në fund të tetorit, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u arrestua në Siçili. Prokuroria shqiptare kërkon arrestimin e ish-ministrit, por Edi Rama dhe Partia Socialiste e kundërshtojnë dhe ka refuzuar t’i heqin imunitetin parlamentar. Por edhe droga të tjera kanë pasur rritje në trafik. Gjithmonë e më shumë, heroina dhe kokaina vijnë nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë fqinje për t’u rieksportuar nga Shqipëria në përmasa edhe më të mëdha. Duket se klanet shqiptare të drogës duket se janë duke marrë tregjet e kontrolluara për një kohë të gjatë nga bandat serbe dhe malazeze në të gjithë Evropën. Raporte tronditëse Për një kohë të gjatë, ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërsa Shqipëria ka hapur prej shumë vitesh negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në fakt, ato nuk duan të vendosin në vështirësi Edi Ramën, i vlerësuar së tepërmi për qëndrimin e tij të fjalimeve pro evropiane, dhe i perceptuar si një garantues të stabilitetit të Shqipërisë dhe të Ballkanit. Megjithatë, përmasa e dukurisë e bën këtë pozicion të papërshtatshëm. Raportet e fundit të Guardia di Finanza, policisë doganiere italiane, janë konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh nuk ka pothuajse fare shanse për t’u dëgjuar. Në 30 tetor, kreu i shërbimeve sekrete shqiptare dha dorëheqjen: ai nuk do të kishte duruar më presionet politike që e ndalonin të hetonte mbi trafiqet. E gjithë çështja është të dihet nëse kryeministri Edi Rama është ende në gjendje të shkëputet nga shtrëngimi i rrezikshëm i mjediseve kriminale dhe të baronëve të drogës. (Perktheu BalkanWeb/ Burimi: Radio France Internationale)

Filed Under: Analiza Tagged With: e narko-trafikut, Edi Rama, i varur nga krerët

Shqiptarët janë si lodrat seksuale për Edi Ramën

October 26, 2017 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300-1-1

Nga Ilir Levonja/

1) Midis shumë e shumë hamendësimëve, shumë e shumë rekomandimeve, a këshillave, gjë që ne vdesim ta bëjmë…, rreth konfliktit mes kryeministrit të vendit me gazetarët e mikrofonit, dje pas daljes nga seanca më qesharake e kuvendit për një mandat, një imunitet kuvendari, që aplikohet në Shqipërinë e lodhur ku ligji mund të bëj gjithçka veç mbi ligjëvënësit e ligjëbërësit nuk bën asgjë. Asgjë për besë…, pasi shtë një lloj hallati i tredhur, a plastik, me ngjyra, ku luajnë ëndrrat e tyre seksuale a perverse ca njerëz që përcaktojnë modën e stinës, qejfet fizike si femrat a meshkujt e mbetur thatë.

Midis shumë e shumë hamendësimeve, shumë e shumë idotizmave që na karakterizojmë aq sa i lamë menjanë grupet e drogës, vet xhevahirin e PS-ës Sajmirin, dhe po merremi me të drejtën midis Ramës dhe gazetarëve të mikrofonit.

Po merremi me zell. Kush ka të drejtë? Mirë ua bëri. Po ata të mefshë, pse nuk ja ngjeshën me mikrofona kokës? Studio të tëra.
Vëreni vëth në vesh, se kur një burrë shteti humb qetësinë, dhe jep këshilla leximi, kulture a gjëra të tilla që tregojnë provincializëm nga mendësia e respektit për padrinot, është sukses i gazetarisë. I ka prekur vatrën plagës. I ka prekur nervat. Aq më tepër që e gjora Shqipëria jonë i ka me shumicë. I ka përhapur trupit. Eshtë sot një kufomë e ekzemës dhe e lebrozës.

2) Kurse shtetarët a kuvendarët merren me lodrat e seksit. E tillë ishte edhe ajo seancë e djeshme parlamentare për heqjen e një imuniteti. Merren me ligjin tamam si me lodrat e seksit, duke i qëndruar larg erës plot hudhra e teke rakie, nga realiteti shqiptar. E gjitha një shoqëri në asistencë sociale lëmoshë dhe me sytë nga qielli. Spektator me gojën hapur kur kryeministri ngre kundërakuza karshi organit të akuzës.

Dhe përpara se të zhgryhet në pështyma karshi gazetarëve të mikrofonit, i ofenduar quan ajkën e Shqipërisë, sojin dhe kastën e tij. Njerëzit më të përfolur, më të diskutuar në gjithçka.

Në një shtet demokratik imuniteti është një lëvere e pa larë. Përpara ligjit nuk ka të përzgjedhur. Janë të gjithë një. Por këtu ndikon edhe mungesa e ekzistencës së burrave të ligjit. Atyre që akoma nuk u ka fërshëllyer pumbi tek veshi. Aktualisht përshembull, në Amerikë organet e akuzës po hetojnë deri presidentin e vendit. Në Shqipëri organet e akuzës janë lodra seksi për perversët ligjëbërës. Dhe normale që Edi Rama do acarohet, do u zbrazet gazetarëve të mikrofonit. Eshtë cënuar ajka, shtresa e mbremjeve me maska. E llozhave të fshehta. Po t’i kthehesh memories, ka me vete një aradhë të shkarkuarish deputetësh (Beqja, Ndoka, Ndreu etj.) që sot janë arsenal qelish për llogari të drejtësisë belge a italiane. Megjithatë ai I thotë gjynahqarëve se kuvendi është vendi i ajkës dhe inteligjencës së shqiptarëve. Nga ana tjetër i vjen plasja dhe i vërsulet synetllëkut të mikrofonave. Çfarë nuk përrallis, i quan të pa kulturë, të pa ditur, kazan, dështim etj.

Në fakt në Shqipëri nuk ka të pa kulturuar, nuk ka të pa ditur, por të hutuar për shkak të amullisë së Edit dhe sojit nga ai rrjedh.
Zakonisht llogari nuk japin diktatorët, jo ata shtetarë që zgjidhen me vote. Po me sa duket vota tek ne nuk ka asnjë vlerë. Ne bëjmë sikur, bëjmë sikur e duam votën, demokracinë…, nga ana tjetër heshtim dhe masturbohemi me perversitetin e diktatorëve të rinj.

Shqiptarët duhet ta dine një here e mire se acarimi dhe pështymat e një shtetari karshi gazetarëve të mikrofonit, është rënie totale e një shteti. Dhe humbja i përket sa Edi Ramës aq edhe atyre, shqiptarëve, kurse fitorja gazetarëve. Ndofta është një nga ato pak simptoma kur mund të shikojmë shpresën e jetës për një vend që është momentalisht në shtratin e reanimacionit. Le të shpresojmë.

3) Gjithë këto vite shumë shqiptarë të lodhur nga dështimet e PD-ës dhe pa i vënë në kandar me të mirat, që mblidhen në disa ngjarje si me atë të shtunë të 15 marsit 2008, Gërdecin. Me 21 janarin e 2011-ës. Dhe këto si produkte të aleancave, të dyja bashkë. Të atyre aleancave dhe ca xhaketave të vjetra dy kategorish, ca që nuk lëshojnë pushtetin dhe ca që ia kanë afruar djemve, dhëndurrëve dhe klaneve rreth. Kjo bën atë që shqiptarët të t’i futen me një dashuri manjake një tjetër prototipi që mbajti për aq aq vite një bashki si Tirana, sikur të mos kishte pjellur burrë shteti më ai truall. Ky quhet Edi Rama. Deri dje një suportues i organit të akuzës dhe drejtësisë dhe që u ka premtuar shqiptarëve pastrimin e atyre institucioneve. Mirëpo sapo i prekën floririn e tij, këlthiti. Dhe me të drejtë, shqiptarët janë akoma tek mulliri i Thanës, me Saliun dhe kastën e tij. Ndaj sot të kall datën mendësia që deri sa nuk dënuam Saliun për Gërdecin dhe 21 Janarin, pse ta dënojmë Sajmirin. Shqiptarët i janë nënshtruar një përversieti me mendësi provinciale se plumbi do plumb. Mundën dhe i falën dhe vazhdojnë t’i japin falje, të drejtë, këtij zallapi kryeministër, gjithçka, çdo gjë… aq sa kurrë nuk kanë për ta kuptuar se sa më shumë përmendore u ngrenë sharlatanëve të politikës, aq më shumë ia fusin vetes. Kësisoj gjatë gjithë këtyre viteve nga protestat e bojkotit, Gërdecit, 21 janarit, i lejuan Edi Ramës çdo aleancë me këdo, mjaft të largonin Berishën. Pa asnjë dhimbje pse po ia fusnin edhe vetes. I lejuan kanabizimin e vendit vetëm pse izoloi një Lazarat. Nuk lane këmbë batakçiu pa e ngritur vringthi qytet më qytet, lagje më lagje sa sot akoma vriten në periferitë e Lezhës, Laçit, Beratit a Vlorës, për hir të ndarjes së pushtetit dhe zonave të influencës. Ulin veshët kur ashtu plot pështyma kryeministri i vendit i gërhushet prokurorisë me fjalët mos guxoni të akuzoni ajkën e vendit, kuvendarët.
Eh Shqipëri sa shumë që fal…

4) Nuk e di se si janë ndjerë dje, a si ndihen sot ata njerëz, qytetarë të thjesht që për një a dy arsye, kanë provuar vrullin prej hekuri skafandrash a uniformash, vrullin në befasi, herët pa zbardhur dita, duke thyer a rrëmbyer ndonjë pjestarë të shtëpisë. Rrota e fati e sjell ashtu. Asnjë prind nuk e do, por fëmija ta bën. Nuk e di se si ndihen kur shohin se si një beniamin qeveritar i gërmushet njerëzve të drejtësisë. Një beniamin i Edi Ramës që sot është kthyer në një xhevahir kombëtar, kur është faqja e zezë e jona. Nuk e di se si ndihen kur dikush ka imunitet e dikush jo. Cullak i jemi shfaqur jetës. Cullakër të gjithë. Se si ndihen kur djali a vajza, babai a gruaja, kërrmen qelive. Dhe ai Sajmiri gërhushet. Edi Rama më keq. Ky babai i reformimit të drejtësisë së kalbur. Po me siguri të tulatur, prindër të pafuqishëm përballë daljes nga dora të fëmijëve. Daljes nga dora të gjithçkaje vitale, pasi gjithçkaja veç jetë nuk mund të quhet, po një katrahurë ku gjithkush ha gjithkënd. Ndaj me siguri qeshin hidhur, pa ndjenja, pa dhimbsuri kur kujtojnë rrapallimat e thyerjeve të dyerve. Urdhërat që të mos lëvizin vendit, duart e forta, prangat. Si ndihen? Mut ndihen. Sidomos kur Sajmiri bërtet e çirret sikur ta kenë kapur nga koqet. Dhe e gjitha kjo sepse në Shqipëri ligji është lodër seksuale për perversët dhe jo një mjet para të cilit të gjithë dridhen.

Filed Under: Politike Tagged With: Edi Rama, Ilir Levonja, Lodrat seksuale, shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT