Shqipëria po bëhet lajm kryesor në mediat e huja, ku shumë prej tyre flasin për krimin dhe drogën. Sot radioja prestigjioze e Francës, “Radio France Internationale”, nga gazetari Jean-Arnault Derens e përshkruan Shqipërinë si një “narko-shtet në zemër të Europës”. Sipas këtij shkrimi prodhimi, më parë i përqendruar në jug, është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, duke bërë që bujqësia tradicionale të bëjë hapa mbrapa. Fshatarët i braktisin tokat e tyre, duke parapëlqyer të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një rrogë shumë e mirë për Shqipërinë Ndërsa prodhimi dhe trafiku i kanabisit është në përmasa të mëdha në këtë vend që prej disa viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane fillojnë të ushtrojnë presione gjithmonë e më të forta mbi qeverinë e Edi Ramës. Shqipëria gjithmonë është njohur për prodhimin e saj të kanabisit por, që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës në vitin 2013, situata ka ndryshuar. Prodhimi, më parë i përqendruar në jug, është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, duke bërë që bujqësia tradicionale të bëjë hapa mbrapa. Fshatarët i braktisin tokat e tyre, duke parapëlqyer të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë, një rrogë shumë e mirë për Shqipërinë. Ky prodhim eksportohet masivisht drejt Italisë, dhe në një sasi më të vogël, në Greqi. Jo vetëm që policia do ta mbronte prodhimin, por edhe baza ajrore dhe baza detare të ushtrisë do të përdoreshin për të eksportuar drogën, paraja e të cilës, më pas, do të financonte fushatën elektorale të Partisë Socialiste të Edi Ramës. “Kanabizimi” i ekonomisë Kreu i opozitës, Lulzim Basha, denoncon një “Kanabizim” të ekonomisë, të shoqërisë dhe të jetës politike shqiptare, dhe fakti është se Edi Rama duket gjithmonë e më shumë në i varur nga krerët e narko-trafikut. Rreth 20 deputetë socialistë janë dënuar në të kaluarën për trafik droge apo do të kenë qenë të lidhur drejtpërdrejtë me atë. Në fund të tetorit, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u arrestua në Siçili. Prokuroria shqiptare kërkon arrestimin e ish-ministrit, por Edi Rama dhe Partia Socialiste e kundërshtojnë dhe ka refuzuar t’i heqin imunitetin parlamentar. Por edhe droga të tjera kanë pasur rritje në trafik. Gjithmonë e më shumë, heroina dhe kokaina vijnë nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë fqinje për t’u rieksportuar nga Shqipëria në përmasa edhe më të mëdha. Duket se klanet shqiptare të drogës duket se janë duke marrë tregjet e kontrolluara për një kohë të gjatë nga bandat serbe dhe malazeze në të gjithë Evropën. Raporte tronditëse Për një kohë të gjatë, ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërsa Shqipëria ka hapur prej shumë vitesh negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në fakt, ato nuk duan të vendosin në vështirësi Edi Ramën, i vlerësuar së tepërmi për qëndrimin e tij të fjalimeve pro evropiane, dhe i perceptuar si një garantues të stabilitetit të Shqipërisë dhe të Ballkanit. Megjithatë, përmasa e dukurisë e bën këtë pozicion të papërshtatshëm. Raportet e fundit të Guardia di Finanza, policisë doganiere italiane, janë konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh nuk ka pothuajse fare shanse për t’u dëgjuar. Në 30 tetor, kreu i shërbimeve sekrete shqiptare dha dorëheqjen: ai nuk do të kishte duruar më presionet politike që e ndalonin të hetonte mbi trafiqet. E gjithë çështja është të dihet nëse kryeministri Edi Rama është ende në gjendje të shkëputet nga shtrëngimi i rrezikshëm i mjediseve kriminale dhe të baronëve të drogës. (Perktheu BalkanWeb/ Burimi: Radio France Internationale)