Nga Eduard M. Dilo-New York
Si sot, 15-te vite më parë, në New York, ndërroi jetë, për të ngelur e pavdekshme shkencëtarja, studjuesja, piktorja, arkeolog-ja, eruditja – Prof.Dr. Safete S. Juka.
Kam patur fatin të jem takuar disa herë me këtë zonjë të rrallë, që duhet të jemi krenare që përket racës shqiptare. Ruaj për të një respekt dhe konsideratë të veçantë.
Sa e ditur dhe enciklopediste që ishte, aq ishte dhe e thjeshtë. Kish të kultivuar nga familja një dashuri të thellë për mbarë kombin dhe ishte angazhuar totalisht në zgjidhjen e padrejtësive dhe mizorive që i bëheshin Kosovës sonë tejet të martirizuar e terrorizuar nga barbarët serbë .
Ka bërë shumë shkrime e studime, të cilat i ka botuar në revista e gazeta me emër si : “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Review “, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely”e sa e sa te tjera; duke mos harruar dhe gazetat shqiptare në mërgim “Dielli “, “ILYRIA”, “Koha e jone”, etj.
Ajo jo vetëm që zbuloi kopjen e vetme në Bibliotekën e Harvardit të librit “Albanians’ Golgotha”, të Freundlich, me të cilin njihej personalisht, por dhe e përktheu në anglisht dhe e shpërndau në gjithë kancelaritë e botës, për ta bërë të njohur kudo të drejtën e popullit tonë kosovar, autokton në ato troje, që kur ësht krijuar njerëzimi.
E mbylli jetën e saj me një studim shkenecor të bazuar vetëm në fakte e dokumente për Kosovën, qe e kish aq për zemër.
E kanë çmuar dhe vlerësuar punën e saj, si dhe ja kanë ditur vlerën, personalitete të tilla,Shkrimtari Ismail Kadare, studjuesi Mojkom Zeqo, Aurel Plasari,e shumë të tjerë.
Besoj se aty ku prehet, në tokën që e lindi, në Shkodrënloce, e ka ndjerë shpalljen e Pamvarsisë së Kosovës, të cilën e mori peng ne varr! Ajo si shume figura te medha kombetare, kjo Rilindase e diteve tona do te gezohet aty ku ka shkuar te pushoje, kur te mesoje se Kosova ju bashkangjit trungut Ame; nje enderr e saj, nje realitet i pritshem nga gjithe ne ne nje kohe sa me te afert.
I qofte e lehte balta e tokes meme, me shprese se nje dite, ne atdheun tone do te vendosen ne vendin e merituar njerzit e vertete qe na bejne krenare ta ndjejme veten bashkekombas te tyre!
Me erdhen nder mend vargjet e Fishtes, poetit tone Kombetar, qe dhe Dr. Safete Juka e kish aq per zemer dhe e vlersonte shume, qe mendoj aq shume i perkasin Asaj:
“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frym un jam,
Kurr, Shqypni , s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam.”
Kjo Zoje e rralle, per nga dijet dhe e shquar per patriotizmen e larte, la amanet qe kursimet e saj te shkojne ne adrese te Bibliotekes Kombetare ne Atdhe; nderkohe qe shkuan, u muaren nga institucioni, nuk kemi degjuar te pakten te jete vendosur nje pllake ne kujtim te ketij xhesti teper te larte, fisnik e shembellor. A nuk eshte vendi ketu qe ti propozohet gjithashtu Presidentit te Republikes per ti dhene titullin e larte” NDERI I KOMBIT”(eshte kerkuar dhe me pare ne artikuj te ndryshem per te nga intelektuale te ndryshem), por deri sot nuk eshte bere asgje. Nderkohe edhe Qeveria e Kosoves, e thekesoj qe KOSOVA ISHTE SHPIRTI I SAJ, e per te punoi e sakrifikoje tere jeten, duhet te beje diçka ne nderim te kesaj figure ne permasa te medha patriotike.