• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË PATRIOTI GJON JOHN LULGJURAJ, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

August 12, 2021 by s p

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të familjes sime dhe në emër tim personal, përcjellim ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të patriotit shqiptar, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare Gjon John Lulgjuraj. VATRA dhe komuniteti shqiptar në USA, Malësi dhe viset shqiptare do i jenë mirënjohës dhe sdo ta harrojnë kurrë kontributin e z.Lulgjuraj për çështjen kombëtare dhe ndihmën për komunitetin shqiptar. VATRA gjendet pranë familjes e miqve të Gjonit në këto momente trishtimi e lamtumire.Gjon Lulgjuraj pushoftë në paqen e amshuar dhe i ndrittë shpirti në përjetësi. Lusim Zotin për shpirtin e këtij shqiptari të veçantë.

Pranë jush dhe me nderime.

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Komunitet Tagged With: Elmi Berisha, GJON JOHN LULGJURAJ, Vatra dhe Dielli

VATRA VIZITË NGUSHËLLIMI NË KONSULLATËN E KOSOVËS NË NEW YORK

July 27, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA zhvilloi një vizitë ngushëllimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York në nderim të dhjetë shqiptarëve nga Kosova që humbën jetën në aksident në Kroaci teksa ktheheshin në vendlindje. Delegacioni i Vatrës u kryesua nga kryetari z.Elmi Berisha, nënkryetari z.Besim Malota, sekretarja e përgjithshme znj.Nazo Veliu, kryetari i degës Hudson Valley Simon Qafa, anëtari i Këshillit të Vatrës Çezar Ndreu, editori i Diellit Sokol Paja dhe sipërmarrësi shqiptar nga Plava Ramadan Ibriç. Delegacioni i Vatrës u prit nga Konsulli i Përgjithshëm Ambasador Frymëzim Izufaj, këshilltari Lulzim Krasniqi dhe Teuta Hyseni sekretare e dytë e Konsullatës së Kosovës në New York.

Kryetari i Vatrës dhe delegacioni pasi shprehën ngushëllimet e rastit për ngjarjen tragjike të humbjes së jetëve të dhjetë shqiptarëve nga Kosova në Kroaci, garantuan Konsullin Ambasador Isufaj se Vatra do të jetë kurdoherë një derë e hapur për misionin dhe një bashkëpunëtore e ngushtë për të çuar përpara çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar.

Kryetari z.Elmi Berisha në diskutimet kryesore që zhvilloi u ndal të nevoja e zhvillimit, vazhdimit dhe forcimit të dialogut Kosovë – Serbi nën mbikëqyrjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nevoja e përgatitjes së një dosjeje ligjore të fuqishme për të paditur Serbinë për genocid në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ambasador Isufaj pasi falënderoi delegacionin e Vatrës për ngushëllimet u shpreh me vlerësime të veçanta për Vatrën, rolin e saj në histori dhe traditën e shkëlqyer të bashkëpunimit të frytshëm mes misionit diplomatik të Kosovës dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. (S.PAJA)

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Frymezim Isufaj, Konsullata e Kosoves

Jim Xhema: Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot

July 22, 2021 by s p

Përmes një shkrimi autorial, patrioti i njohur shqiptaro – amerikan Jim Xhema ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin tij të lartë për angazhimin për më shumë se tri dekada të Senatorit Bob Dole, për çështjen e shqiptarëve të Kosovës.  ‘’Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot’’ ka theksuar Xhema.

Kjo mirënjohje për kontributin e senatorit Dole, vjen në datëlindjen e tij të 98-të. Xhema në këtë shkrim autorial kujton angazhimin e senatorit Dole për të parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran. Ai ka përmendur tri  veprime kryesore, të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e Senatorit Dole për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. 

  1. Vizita e tij në gusht të vitit 1990, i hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit duke sjellë  edhe ‘’Vërejtjen e Krishtlindjes’’ të Presidentit George W. Bush më 1992. 
  2. Mbështetja që Dole siguroi në Senat për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s
  3. Kundërshtimi i fuqishëm i Senatorit Dole, për ndarjen e Kosovës,  shkëmbimin e territoreve dhe kërcënimet për tërheqjen e forcave ushtarake të SHBA-ve nga Bondsteel. 

Filed Under: Featured Tagged With: Bob Dole, Elmi Berisha, Jim Xhema

VATRA EMËRON GAZETARIN SOKOL PAJA SI EDITOR I GAZETËS DIELLIT NË GJUHËN SHQIPE

July 12, 2021 by dgreca

New York, 12 Korrik 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nëpërmjet kryetarit të saj z.Elmi Berisha njoftoi publikun dhe komunitetin shqiptar në USA e më gjërë se nga sot, gazetari Sokol Paja emërohet në detyrën e Editorit të gazetës Dielli në gjuhën shqipe. Së bashku me Editoren e Diellit në gjuhën angleze zonjën Rafaela Prifti ata do të punojnë fort që emri i Diellit dhe i Vatrës të ndriçojnë e rrezatojnë vlerat, historinë dhe trashëgiminë e shkëlqyer të kombit shqiptar. Gazetari Sokol Paja është formuar në Kolegjin Jezuit At Pjetër Meshkalla në Shkodër. Ka studiuar për Gazetari-Komunikim në Universitetin e Tiranës, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Doktoraturë në Komunikim Masiv pranë Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Z.Paja ka punuar si gazetar në shtypin e shkruar në Tiranë për 6 vjet dhe për 7 vite me radhë punoi si Pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Elbasanit dhe Shkodrës. Ai ka mbajtur pozicionin e Shefit të Departamentit e Zv.Dekanit në disa universitete private në Tiranë . Më herët ka kontribuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Tiranë. Z Paja është vatran prej 2 vitesh dhe mban detyrën e Këshilltarit të Mediave e Marrëdhënieve Publike pranë kryetarit të Vatrës. Aktualisht z.Paja studion pranë Lehman College në New York për Gazetari dhe Studime Mediatike. 

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Sokol Paja

KRYETARI I VATRËS, NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT PËR KONGRES COLIN SCHMITT

June 22, 2021 by dgreca

Nga Sokol PAJA- DIELLI/

Të Hënën më datë 21 Qershor 2021 në New York, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt mbështetën fuqishëm kandidatin për Kongres Colin Schmitt. Patriotë shqiptaro-amerikanë, miq, të ftuar, biznesmenë, media, specialistë fushatash elektorale, lobues dhe përfaqësuesit më në zë të komunitetit shqiptar në New York dhe jo vetëm, organizuan një mbrëmje festive të udhëhequr nga kryetari i VATRËS z.Berisha në mbështetje të pakursyer ndaj kandidatit për Kongres Colin Schmitt i cili kandidon në Zonën 18-të New Jorkut. Takimi i shumëpritur ishte shumë emocionues për vlerësimin që kandidati për Kongres Colin Schmitt kishte për shqiptarët të cilëve u premtoi se tek ai do të kishin një mik dhe një zë të fuqishëm në Uashington. Mbështetja për kandidatin Colin Schmitt është një shenjë vlerësimi dhe respekti që kandidati për Kongres Schmitt ka ndaj komunitetit Shqiptaro-Amerikan, tha z.Berisha i cili siguroi se kjo kandidaturë është e duhura për të ringritur jo vetëm zonën lokale por edhe ekonominë kombëtare. Fitorja e z. Schmitt tha kryetari i VATRËS do të përkthehet në një sukses të madh edhe për shqiptaro-amerikanët. Kandidati për Kongres Colin Schmitt në hapje të takimit elektoral u ndal te platforma e tij elektorale ku në themel të programit janë: Rehabilitimi i ekonomisë lokale e rajonale, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë së jetës, përkrahja ndaj policisë dhe organeve ligjzbatuese dhe rritja e sigurisë publike. “Shqiptarët do ta kenë zërin e tyre të fortë në Uashington. Unë do të loboj fuqishëm për çështje shqiptare në Uashington. Unë do ta mbështes pavarësinë e Kosovës dhe do loboj që Kosova të njihet dhe nga ato shtete që ende nuk e kanë njohur. Tek unë do keni një mik të madh dhe një lobues të fortë. Nëse fitoj, të gjithëve ju që jeni këtu sonte do u ftoj në betimin tim në Kongres. Nuk do ju braktis kurrë dhe do jem përherë në krahun tuaj. Na duhet një komb i bashkuar, jo një komb i ndarë. Amerika nuk ka nevojë për politika socialiste që shkatërrojnë vendin por për vende pune, zhvillim ekonomik dhe sigurinë e fortë publike” tha ndër të tjera kandidati për Kongres Colin Schmitt. Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha pasi falënderoi miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptaro-amerikanë ndër të tjera tha: “Është koha të ringrihemi. Është koha të mendojmë për familjet tona, për ekonominë tonë, sigurinë dhe për të ardhmen e vendit tonë. Miku im Colin Schmitt është kandidati i duhur për të ardhmen, një mik i shqiptarëve, do ta forcojë lidhjen e miqësisë shqiptaro amerikane. Te kandidati për Kongres Colin Schmitt shohim një investim amerikan afatgjatë për çështjen shqiptare. Shqiptarët i dedikojnë një mirënjohje të thellë Administratës Amerikane që nga koha e Presidentit Uillson 100 vjet më parë e deri më sot. Mirënjohje Presidentëve Bush, mikut të madh të shqiptarëve Bob Dole e mbështetësve të panumërt që shqiptarët kanë pasur në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Nëse s’do kishim mbrojtjen dhe mbështetjen e Amerikës, ne nuk do ekzistonim si shtet e mbase as si komb” u shpreh kryetari i VATRËS. Takimi u mbyll me një darkë solemne të shtruar nga kryetari  z.Elmi Berisha me premtimin e mbajtjes së një miqësie të fortë të kandidadit për Kongres Colin Schmitt me shqiptaro-amerikanët të cilët i vlerësoi dhe i quajti faktor shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje. 

Filed Under: Featured Tagged With: Colin SCHMITT, Elmi Berisha, Mbeshtetje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT