• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI ELMI BERISHA GJEN SPONSORËT E HISTORISË SË VATRËS NË TIRANË

October 5, 2020 by dgreca

Historia e “Vatrës”-Akademiku Beqir Meta sjell kolanën me dokumente prej 5 volumesh, me kontributin e biznesmenëve Irfan Hysenbelliu dhe Kadri Morina…

Projektin për Historinë e plotë të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ideuar nga akademiku Prof. Dr. Beqir Meta, Kryesia e Vatrës e miratoi para 3 muajësh. Projekti u referua nga editori i Diellit Dalip Greca në mbledhjen e 6 Qershorit 2020. Pas diskutimeve anëtarët e kryesisë e miratuan me vota të plota. Kryetari I Vatrës z. Elmi Berisha mori përsipër gjetjen e burimeve financiare që do të mundësojnë botimin.

Sot, e Hënë, 5 tetor 2020, media e Tiranës ka përcjellë lajmin se Kryetari I Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha, i shoqëruar nga Naim Dedushaj, janë takuar me akademikun Prof. Dr. Beqir Meta, drjetor i Institutit të Historisë, dhe në praninë e Presidenti të Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu dhe të biznesmenit Kadri Morina, kanë bërë publik projektin dhe sponsorët. Po e përcjellim të plotë lajmin që trasmetoi “News 24” dhe publikuan Gazeta “Panorama” online dhe Balkanweb: Historia e “Vatrës” do të rikthehet në një botim dokumentesh, të mbledhura nga arkivat brenda dhe jashtë vendit. Akademiku Beqir Meta do të sjellë për lexuesin një kolanë dokumentesh prej 5 volumesh me historinë e Vatrës nga themelimi e deri në ditët e sotme, falë edhe kontributit monetar të Presidentit të Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu dhe biznesmenit Kadri Morina.

Ky botim do të ndriçojë kontributin e jashtëzakonshëm të Federatës Panshqiptare “Vatra” për kombin dhe shtetin shqiptar.

            Kryetari i shoqatës “Vatra” Elmi Berisha shprehu mirënjohjen ndaj biznesmenëve që kanë kontribuar për këtë botim dokumentarësh, që sipas tij do të jetë një arkiv i përjetshëm për shqiptarët dhe motivim për të rinjtë dhe të rejat.

Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu e ka mirëpritur të jetë pjesë e projektit dhe e shoqatës “Vatra”, që sipas tij po rritet dita-ditës. Hysenbelliu bëri të ditur se do ta vazhdojë angazhimin dhe kontributin e tij ndaj “Vatrës”.

  Biznesmeni Kadri Morina kërkoi nga profesori Beqir Meta që të pasqyrojë në këtë botim dokumente të sakta, që të përcillen brez pas brezi.

Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes midis institutit të Historisë Tiranë dhe Federatës Panshqiptare “Vatra” në SHBA për realizimin e botimit ishte edhe Naim Dedushaj, i cili ka udhëhequr zyrën e lidhjes demokratike të Kosovës në New York dhe ka kontribuar në zhvillimet lobuese në Washington.”

***

Botimi 5 vëllimësh do të përmbajë:

– Dokumente origjinale mbi themelimin e “Vatrës” dhe organizimin e saj të brendshëm në periudha të ndryshme të veprimtarisë së saj;

– Dokumente diplomatike (letra, memorandume, thirrje publike, korrespondencë etj.) që “Vatra” dhe drejtuesit e saj kanë dërguar në kancelaritë e huaja dhe në organizma të ndryshme ndërkombëtare në mbrojtje të çështjes shqiptare. Këto dokumente datojnë qysh nga themelimi i “Vatrës” dhe vijojnë deri në ditët tona;

– Dokumente ku pasqyrohet kontributi i “Vatrës” në sendërtimin e shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij në periudha të ndryshme historike;

– Dokumente ku pasqyrohet kontributi i “Vatrës” në arsimin, kulturën, letërsinë shqiptare;

– Dokumente ku pasqyrohet kontributi i “Vatrës” në kombëtarizimin dhe modernizimin e institucioneve religjioze në Shqipëri;

– Dokumente mbi ndihmën ekonomiko-financiare që “Vatra” i ka dhënë shtetit shqiptar, si dhe ndihmat bamirëse që ka dhënë në dobi të popullit shqiptar;

– Dokumente që pasqyrojnë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Federatën “Vatra” në periudha të ndryshme;

– Dokumente mbi kontributin e “Vatrës” në Luftën e I dhe të II Botërore, në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë;

– Dokumente mbi mbrojtjen e popullsisë çame dhe të asaj të Kosovës në të gjitha kohërat;

–  Dokumente mbi mbrojtjen e institucioneve kombëtare shqiptare në SHBA dhe në vende të tjera të diasporës shqiptare;

–  Dokumente mbi marrëdhëniet e “Vatrës” me organizata dhe parti shqiptare në diaspore etj.

Fondet arkivore që do të hulumtohen dhe origjina e dokumenteve që do të botohen janë të siguruar nga:

– Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë (Fondet: Këshilli i Ministrave; Parlamenti, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë, Fondet e Komuniteteve Fetare; Prefekturat Korçë, Gjirokastër; Bashkitë Korçë, Gjirokastër; Legata Italiane; Fondet Personale; Fondet e Organizatave Shqiptare në diasporë; Fondi i Federatës Panshqiptare “Vatra”; Fondi i Komitetit Qendror të PPSH; Fondi i Komitetit të Kulturës dhe Arteve etj.)

– Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë;

– Arkivi i Institutit të Historisë (koleksionet e fondeve të arkivave të huaja: Arkivat Kombëtare të SHBA; Arkivat Kombëtarë të Britanisë së Madhe; Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Italisë; Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Francës; Arkivi i Austro-Hungarisë; Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe koleksione dokumentare nga arkivat ruse, greke, serbe, bullgare, turke etj.);

– Arkivi i Federatës “Vatra” (koleksioni i marrë nga B. Meta gjatë vizitave tek “Vatra”, me ndihmën e ish-kryetarit të nderuar të “Vatrës”, z.Agim Karagjozit);

– Arkivi i Ish-Sigurimit të Shtetit (dosjet që ka krijuar ky institucion i diktaturës komuniste në ndjekje të “Vatrës” dhe personaliteteve të saj).

Proceset e punës që do të kryhen:

– Hulumtimi dhe zbulimi i të gjitha dokumenteve historike në arkivat dhe fondet arkivore të lartpërmendura;

– Vlerësimi shkencor, krahasimi i tyre,  përzgjedhja  për botim. Ndërtimi i strukturës së çdo vëllimi dokumentar;

– Redaktimi shkencor i tekstit të dokumenteve që do të botohen;

– Përkthimi i dokumenteve nga gjuhët e huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, serbo-kroatisht, rusisht etj;

– Hartimi i titujve të dokumenteve;

– Hartimi i shënimeve sqaruese, shënimeve kritike dhe shënimeve plotësuese, lidhur me tekstet dhe përmbajtjen e dokumenteve;

– Hartimi i parathënies së çdo vëllimi;

– Hartimi i treguesve të emrave për çdo vëllim;

– Redaktimi gjuhësor i dokumenteve;

– Faqosja e çdo vëllimi dokumentar;

– Botimi

Përmasat e botimit:

– Kjo kolanë parashikohet të ketë 5 vëllime me dokumente me mbi 600 faqe secili.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Historia e Vatres, Prof.Dr.Beqir Meta

KRYETARI I VATRES U PRIT NGA PRESIDENTI I SHQIPERISE

October 5, 2020 by dgreca

-Kryetari i Vatrës z. Berisha u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, sot me 5 tetor. Te Marten, 6 Tteor, ai do të mbajë një ligjëratë në Universitetin”Luarasi”…

Pas vizitës në Kosovë, Kryetari I Vatrës z. Elmi Berisha,ndodhet në Tiranë. Ai është pritë nga Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta të Hënën në mëngjes,5 teror 2020.

Kryetari i Vatrës i prezantoi presidentit platformën Kombëtare të Vatrës dhe nënshkrimin e Memorandumit më Minsitrinë e Jashtme e të Diasporës të Republikës së Kosovën, nënshkruar në Prishtinë me 3 tetor 2020.

Me këtë rast Presidenti Ilir Meta shkroi në statusin e tij në rrjetet sociale:

I lumtur të takohesha dhe të bisedoja me z.Elmi Berisha, kryetar i Organizatës Panshqiptare “Vatra” dhe ta falenderoja për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe për lirinë e Kosovës që kjo organizatë ka ofruar që nga gjeneza e saj.

“Vatra” çdoherë dhe në çdo kohë, që nga themelimi i saj, nga Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako dhe të tjerët, ka ditur të mbajë qëndrim të drejtë në lidhje me fatet e kombit dhe me forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Kemi nevojë për një riangazhim edhe më të fortë të “Vatra”-s, në mbrojtjen e interesave kombëtare, por edhe fuqizimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

E garantova z.Berisha për mbështetjen time me këtë drejtim, duke i uruar suksese në drejtimin e “Vatra”-s.

Te Marten, kryetari i Vatrës do të mbajë një ligjëratë në Universitetin”Luarasi” në kryeqytetin e vendit. Gjithashtu ai ka në axhendë edhe një takim me akademikun Prof. Dr. Beqir Meta dhe grupin e studiuesëve që po merren me hartimin e Historisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” sipas dokumenteve të arkivave.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Kryetari i Vatres, Presidenti Ilir Meta

VATRA & MINISTRIA E JASHTME E KOSOVËS, MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

October 3, 2020 by dgreca

  • Ministrja Meliza Haradinaj Stublla: “VATRA” do mbetet gjithmonë Ambasada e Parë e Shqiptarëve në Amerikë!… Sot lidhëm Besën dhe Fjalën me “Vatrën” tonë, për t’u bashkuar në besimin e palëkundur për të qëndruar drejtë e të guximshëm edhe kur kohërat nuk janë të lehta….

– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nënshkroi marrveshje bashkpunimi me Federatën Pan Shqiptare të  Amerikës“VATRA” për bashkëpunim në krijimin dhe hartimin e një strategjie mbarëkombëtare…

Nga Dalip GRECA-

Të Shtunën, 3 tetor 2020, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA u prit nga Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës të Qeverisë së Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla. Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor.Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, në vizitën e saj të parë në SHBA, vizitoi Vatrën dhe u prit ngrohtësisht nga vatarnët me 17 Korrik 2020.Që në atë takim u shfaq ideja e një bashkëpunimi institucional me Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës.Bashkëpunimi u institucionalizua sot, me 4 Tetor 2020, duke nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për një strategji të prbashkët mbarëkombëtare.

Në statusin statusin e saj në rrjetet sociale Ministrja Meliza Haradinaj-Stblla shkroi: Pata nderin të prisja sot në një takim të veçantë Kryetarin e Federatës PanShqiptare të  Amerikës “Vatra”, Z. Elmi Berisha.

Me Z. Berisha nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” – një zotim i cili tani e tutje do të na lidh edhe më fortë së bashku, për hartimin e një platforme të përbashkët mbarëkombëtare.

Firmosja e këtij memorandumi konkretizon dëshirën e vullnetin e madh që kanë shqiptarët – për promovimin e vlerave dhe interesave legjitime të shqiptarëve.

Mbi të gjitha, sot lidhëm Besën dhe Fjalën me “Vatrën” tonë, për t’u bashkuar në besimin e palëkundur për të qëndruar drejtë e të guximshëm edhe kur kohërat nuk janë të lehta.

Zotimi ynë për lartësimin e përmirësimin e pozitës së shqiptarëve kudo ndodhen ka filluar tashmë me punën për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës. Dhe ky është vetëm fillimi – do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe për shqiptarët e Malit të Zi.

Shqiptarët e Amerikës i kemi pasë gjithmonë në krah, dhe janë ata që vunë themelet e aleancës sonë të përhershme me Amerikën.

Ura jonë e bashkëpunimit e nisur shumë kohë më parë, sot u formalizua, dhe nesër do vazhdojë me veprime konkrete në disa fusha të interesit tonë kombëtar.

Falemindrit Kryetarit Berisha, dhe Federatës Pan-Shqiptare “VATRA!

Kryetari I Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” falenderoi Minstren për mirëkuptimin dhe bashëkpunimin me Vatrën.

Por cfarë përmbanë Memorandiumi I nënshkruar nga Minstrja e Jashtme dhe e Diasporës dhe Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”?

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI NDËRMJET MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TE AMERIKES“VATRA”

Palë në këtë Memorandum Mirëkuptimi janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, me adresë në Rr. Luan Haradinaj, 10000 Prishtinë dhe Federata Pan–Shqiptare “VATRA”, me adresë në 2437 Southern Blvd. The Bronx NY10458-USA

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës krijon marrveshje bashkëpunimi me Federatën Pan – Shqiptare të  Amerikës “VATRA” për bashkëpunim për krijimin dhe hartimin e një strategjie mbarëkombëtare.

-Përmes Memorandumit të Mirëkuptimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Federata Pan – Shqiptare “VATRA”zotohen se do të bashkëpunojnë për aktivitete të përbashkëta, duke pasur parasysh fushat e interesit të përbashkët.

-Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës zotohet për mbështetje të aktiviteteve  të Federatës Pan – Shqiptare “VATRA” dhe promovimin e tyre.

-Federata Pan – Shqiptare “VATRA” , sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me qëllim promovimin në politikën e jashtme të vleravetë përbashkëta mbarëkombëtare.

-Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pajtohet të bashkëpunojë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, gjithnjë duke pasur parasysh interesat mbarëkombëtare.

-Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në dy kopje me vlerë të njëjtë….

Ky Memorandum mirëkuptimi, hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Meliza Haradinaj-Stblla, MEMORANDUM

VATRA NDERON PRESIDENTIN RUGOVA

October 2, 2020 by dgreca

KRYETARI I VATRËS, Z.ELMI BERISHA,NDEROI ME MIRËNJOHJE TË ARTË DR.IBRAHIM RUGOVA(PAS VDEKJES)-

Të Premten,3 tetor 2020, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha ka nderuar Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (Pas vdekjes) me Medaljen e Artë të Vatrës.

       Në tekstin e Mirënjohjes shkruhet: Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” nderon me “Mirënjohjen e Artë”-Post Mortem- Presidentin e Parë Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e jashtzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për udhëheqjen vizionare të Rezistencës të Kosovës për Liri dhe Demokraci, për ndërtimin e urave të miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Dr. Rugova ishte arkitekti i ndërtimit të shtetit dhe Pavarësisë së Kosovës.”

I pyetur nga gazeta Dielli, Kryetari Berisha, tha se ishte i privilegjuar që e ndau këtë nderim më familjen Rugova, i cili kishte një vlerësim të jashtzakonshëm për Vatrën. Z. Berisha tha se takimi me Zonjën e Parë të Kosovës, Fane Rugova dhe pjestarët e tjerë të familjes në Shtëpinë Historike të Presidentit,ishte i përzemërt dhe i mbushur me emocione.

– Ne biseduam dhe kujtuam miqësinë dhe bashkëpunimin për rreth tri dekada me Presidentin Rugova.Posacërisht kujtuam kohën kur isha përfaqësues special i Presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë Zyrës së Senatorit Republikan Bob Dole,-tha Kryetari Berisha.

Zonja Fane falenderoi Vatrën për nderimin që i bëri Presidentit Rugova.

   Ky nderim që iu bë Presidentit Historik nga Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” përkoi me 31 vjetorin e vizitës së Parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës.Ishte Seminari kushtuar 300 Vjetorit të Pjetër Bogdanit, kur Dr. Rugova u ftua së bashku me ligjërus të tjerë në SHBA. Me 4 tetor të vitit 1989, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, organizoi seminarin shkencor,në të cilin ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës Kombëtare të asaj periudhe, si : Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj, ardhur nga Gjermania. (Gazeta Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, PRESIDENTIN RUGOVA, VATRA NDERON PRESIDENTIN RUGOVA

VATRA NDEROI ME “MIRËNJOHJEN E ARTË” HEROIN KOMBËTAR ADEM JASHARI DHE FAMILJEN HARADINAJ

September 30, 2020 by dgreca

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, me 30 Shtator 2020, Kryetari i VATRËS z. Elmi Berisha ka nderuar me Mirënjohjen e Artë Heroin Kombëtar, Legjendën e Kosovës, Adem Jashari.

Mirënjohja iu dorëzuar prej kryetarit Berisha, zotit Bekim Hamëz Jashari, Kryetar i Skenderajt. Në tekstin e Mirënjohjes shkruhej: Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” nderon me Mirënjohjen e Artë Komandantin Legjendar të luftës për çlirimin e Kosovës, Heroin e Kombit, Adem Jashari (pas vdekjes).

        Vatra vlerëson figurën legjendare të Adem Jasharit si arkitekt dhe komandant i Lëvizjes popullore për çlirimin e Kosovës, i cili me vizionin dhe heroizmin e tij, me qëndresën dhe sakrificat sublime të familjes, frymëzoi popullin e Kosovës në betejën finale për Liri!

    Adem Jashari me heroizmin dhe sakrificat sublime të tij dhe të familjarëve, mbetet simbol i qendresës në mbrojtjen e trojeve të Arbërit ndaj spastrimit etnik të pushtuesit serb; mbetet simbol i lirisë dhe Paqes!             

      Duke nderuar figurën legjendare të Adem Jasharit Vatra nderon Familjen JASHARI dhe të gjithë luftëtarët e Lirisë.

        Në statusin e tij në facebook kryetari i Skenderajt, nipi i heroit, Bekim Hamëz Jashari shkroi: Në një takim miqësor prita Kryetarin e Federatës Panshqiptare- Vatra, Elmi Berisha, së bashku me bashkëpunëtorë, me të cilët biseduam rreth bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta. Pata nderin që në emër të familjes sime të pranoj një mirënjoje nga “Vatra” për kontributin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në çlirimin e vendit.

E falënderova Kryetarin Berisha për angazhimin e tij dhe lobit shqiptar në SHBA në përkrahje të shtetit tonë.Ishte konkluzion i përbashkët që shteti ynë nuk ka krijuar kushte të favorshme për investime nderkombëtare dhe për më tepër pengesat burokratike po pengojnë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.

     Kryetari i Vatrës shoqërohej nga Vatranët Gjok Deçkaj dhe Naim Dedushaj.

MIRËNJOHJE E ARTË EDHE PËR FAMILJEN HARADINAJ

Po me 30 Shtator 2020 Kryetari i Vatrës nderoi me “Mirënjohjen e Artë” familjen Haradinaj, duke vlerësuar kontributin e kësaj familje që i dha luftës së Kosovës komandant dhe dëshmorë.

Mirënjohja iu dorëzuar z. Ramush Haradinaj i cili falenderoi Vatrën edhe përmes një statusi në facebook.Në tekstin e Mirënjohjes shkruhej: Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” nderon me Mirënjohjen e Artë familjen Haradinaj për sakrificat dhe kontributin e dhënë në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

     Vatra vlerëson heroizmin dhe sakrificat e familjes Haradinaj, e cila nuk kurseu as jetët e bijëve të saj për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ajo i dha Kosovës dëshmorë e heronj.

       E gjithë familja Haradinaj ishte pjesë dhe kontribuse e luftës për liri dhe frymëzuese në betejën kundër pushtuesit serb.

   Vatra nderon birin e familjes, z. Ramush Haradinaj,i cili tregoi akte heroizmi në krye të UÇK-së për zonën e Dukagjinit.

    Edhe pas lufte familja Haradinaj ishte kontributore për ndërtimin e shtetit dhe demokracisë në Kosovë. Ramush Haradinaj me trimëri e zgjuarsi përballoi akuzat për krime lufte të ngritura nga Tibunali i Hagës, duke mbrojtur jo vetëm veten dhe familjen, por edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: Adem Jashari, Elmi Berisha, Mirenjohje e Arte, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT