• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MOMENT HISTORIK NE WASHINGTON PER VAJZEN NGA KAVAJA

February 28, 2015 by dgreca

ERMIRA BABAMUSTA:Vlerësimet nga Kongresi Amerikan dhe Presidenti Obama, momente historike të jetës sime./
INTERVISTOI: FADIL SHEHU-FLORIDA/
Ndjehem shumë i kënaqur që këtë intervistë po e zhvilloj me ju Ermira Babamusta. Ju jeni angazhuar në aktivitete diplomatike-politike, eksperte e punëve të jashtme dhe shkrimtare. Nëse do të ktheheshit në retrospektiv, si do i kujtonit vitet e fëmijërisë dhe adoleshencës në qytetin e Kavajës, ku ju jeni lindur?
Faleminderit për këtë mundësi, Fadil. Nga fëmijëria ruaj kujtime shumë të bukura, që nga çerdhja, ku kam patur mamin edukatore, deri në momentet e shkollës fillore“24 Maji”, tani “Rilindja”. Falenderoj përkushtimin e mësuesve të talentuar,Besnike Dollia, Nazmie Dimri,Tafik Biturku,Ismail Biturku, Ramazan Hushi, drejtorët e shkollës Xhavit Bygjymi dhe Xhavit Hylviu. Falë përkushtmit të mësuesve, Lëndina Dollia dhe Fatbardh Kanapari, kam marrë pjesë në shumë konkurse në bazë qyteti në matematikë dhe letërsi, ku jam vlerësuar me disa çmime. Mbarova shkëlqyeshëm tetëvjeçaren, me nota 10-ta. Më pas vazhdova studimet në shkollën e mesme të gjuhëve të huja dega anglisht“Asim Vokshi” në Tiranë.
Ndërkohë, kur ju vazhdonit shkollën, muarët vendimin për tu larguar në SH.B.A. Ishte kjo një zgjidhje e duhur për ju dhe familjen tuaj?
Në vitin e tretë më doli e drejta e studimit për në Amerikë.Vitin e katërt të shkollës së mesme e mbarova në Amerikë me notat më të lartë, GPA 4.00, ku kam fituar shumë medalje në shkallë kombëtare për matematikë,spanjisht,literaturë,fituese e Eagletoun Highschool Quiz Bowl, fituese e kampionatit, etj. Kisha fatin të marrë shkollimin në një sistem edukativ kaq të lartë dhe të zhvilluar si ai amerikan, falë punës dhe mundimit tim, prindërve të mi të dashur, dhe mësuesve të mi në Shqipëri dhe Amerikë.Çmoj vlerën shqiptare, që zhvillon shumë herët tek fëmija aftësitë për njohuri, ambicie, konfidencë me anë të konkurimeve dhe aktiviteteve dhe e përgatit nxënësin për të qenë sa më i mirë në të gjitha fushat që të ofron jeta.Vlen të theksohet që në Shqipëri mësimi i gjuhës së huaj inkurajohet që në fillore, gjë që nxit zhvillimin dhe inteligjencën e fëmijës, që në moshë të vogël. Sistemi shqiptar dhe amerikan i edukojnë nxënësit të jenë të aftë, konfidentë, konkurues dhe të synojnë të jenë më të mirët.
Ju nisët studimet në universitetin më prestigjioz në botë, Harvard. Si ndiheshit si studente shqiptare para pedagogëve, disa prej të cilëve të njohur në nivele të diplomacisë amerikane?
Më vjen shumë mirë që përfaqësova Shqipërinë dhe Kosovën si dhe universitetin tim WVU, në programin e Harvardit. Në gusht 2013 aplikova për programin e çertifikatës për kursin, Strategjia dhe Sigurimi Kombëtar Amerikan, që ofrohet nga shkolla e qeverisë Kenedi në Harvard. Ky program u zhvillua nga dy universitetet më të mira në botë, Harvadi dhe MIT i Maseçusets, ku studiuan studentë të ndryshëm nga bota. Nga mijëra konkurentë, unë isha zgjedhur si një nga 500 fitueset që u pranuan të jenë pjesë e këtij programi, shumë kërkues dhe i një niveli shumë të lartë. Madje nga 500 persona që fituan, vetëm 290 arritën ta përfundojnë atë me sukses, bashkë me mua.Ne, na u akordua çertifikata e mjeshtërisë në Sigurim Kombëtar dhe Strategji. Këtë program e kryeva njëkohësisht kur po kandidoja për doktoraturë në Shkenca Politike tek universiteti WVU në Uest Virxhinia. Pata shansin të jem pjesë e programit dhe të punoj me të njohurin, Profesor Graham Allison,drejtor i qëndrës për shkenca dhe punë të jashtme “Belfer Center”. Ka punuar si këshilltar special për sekretarin e mbrojtjes gjatë presidentit Regan, dhe asistent sekretar i mbrojtjes për politikë dhe plane për presidentin Klinton. Ka fituar çmimin e lartë civil nga departamenti i mbrojtjes dhe ka publikuar shumë libra shkencor në lidhje me politikën si “Esenca e Vendimeve”, etj. Ndërsa profesor David Sanger, korespondent kryesor i Uashingtonit për “Nju Jork Tajms”, fitues i çmimit “Pulitzer”, ka botuar disa libra dhe jep mësim në “Harvard” për politikë publike. Ndërkohë Prof. Dr. Derek Reveron është drejtor i Strategjive të Sigurimit dhe Drejtori i Kolegjit “US Naval War College” në Nju Port. Secili prej tyre ka dhënë një kontribut të madh në mësim, duke na mësuar nga përvojat e tyre në politik.
Keni përfunduar studimet shkëlqyeshëm, madje keni kryer me sukses master për shkencat politike“Administrim publik”,studimin e avancuar për “Diplomaci OKB” dhe doktoraturën në Shkenca Politike. Pretendoni se tashmë keni arritur gjithçka?
Universitetin e lartë e bëra në Ualdorf Kollege, me arritje të dalluara dhe isha në listën e studentëve të nderuar në “Dean’s honor roll”. Fitova çmimin Hanson Award, si dhe bursën e paqes “Ponberg për Shkenca Politike dhe Histori”. Kur përfundova universitetin pata nderin të punoj në Uashington DC. për Senatorin, Tom Harkin në sektorin politikë ndërkombëtare, për të cilin kam respekt të veçantë. Kam kryer dy mastera. Masterin e parë e përfundova në degën “Administrim Publik” nga universtieti MSU në Minesota dhe fitova bursin e paqes në shkenca politike,“Dr. John Scherzer Scholarship” nga Uashington DC, si studente e dalluar me aspirata për lidere dhe kontribut ndërkombëtar; si dhe bursën e plotë të shkollimit nga Instituti i Paqes “Kesel Peace Institute”, që më akordoi më vonë si “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos”. Pata sërish nderin të rikthehem në Kongresin Amerikan, duke punuar për Kongresmenin e nderuar Mark Kenedi, në zyrën e tij në Uashington DC. Ndërsa në universitin LIU në Nju Jork, kam kryer dy programe universitare: Masterin e dytë në shkenca politike si dhe programin e avancuar të nivelit “graduate” për diplomaci të OKB-së.. Kam jetuar në Nju Jork që nga 2006, ku kam punuar në departamentin e paqes dhe logjistikës të OKB-së në Manhatan, krahas shkollimit. Pasi përfundova punën në fushatën e parë elektorale të presidentit Obama, aplikova dhe fitova të drejtën e studimit me burse, në universitetin WVU në Uest Virginia, për të kandiduar për doktoraturë në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Në verë të 2010 përfundova studimin në programin e Strasburgut,Francë në degën “Ligji Europian dhe Institucionet e BE-së”. Gjatë studimeve të masterit dhe doktoraturës kam zgjedhur si temë çështjen e Kosovës, hulumtim që e kam nisur që në vitin 2007 dhe vazhdoj ta ndjek nga afër për zhvillimet më të fundit në vend. Përveç edukimit kam kryer dhe trajnime të tjera në punë, për t’u bërë një kandidate e fortë në karrierën time, si dhe kam kryer shërbime vullnetare për t’i shërbyer komunitetit shqiptaro-amerikan, popullit amerikan dhe Amerikës.Më kujtohen shumë mirë fjalët e presidenti Obama, gjatë fjalimit që dha kur pranoi kandidaturën për president në Konventën Demokratike mbajtur në Denver, Kolorado në 2008. Në atë kohë, unë isha zgjedhur si organizatore e Konventës, dhe drejtuese duke sjellë me vete ekipin tim nga Florida, ku punuam së bashku gjatë fushatës. Gjatë fjalimit Presidenti tha se premtimi amerikan, është premtimi që secili nga ne, ka lirinë për jetën, por dhe obligimin për ta trajtuar njëri tjetrin me dinjitet dhe respekt.
Krahas punës suaj në politikë dhe diplomaci keni themeluar “Peace Action Fondacion”, Fondacioni Aksioni për Paqe. Si do e vlerësonit funksionimin e këtij fondacioni?
Fondacioni Aksioni për Paqe, ishte një inisiativë dhe projekt i imi, në mënyrë vullnetare, për të cilin u angazhova dhe e kam drejtuar për dy vjet që në 2013. Kjo nismë ishte tribut i ngjarjeve të 11 shtatorit, për të kujtuar dhe vlerësuar veprimet heroike të atyre që luftojnë për lirinë dhe të drejtat tona sot. Qëllimi i organizatës bamirëse ishte i natyrës së aksionit, veprimit dhe shërbimit publik, dhe jo monetar. Pra, të sillnim ndryshim në komunitetin tonë për të krijuar një shoqëri sa më demokratike, të drejtë dhe humanitare, duke i shërbyer shoqërisë. I jam mirënjohës të gjithë anëtarëve që vullnetarisht janë përfshirë në këtë projekt. Falenderoj drejtuesit e ekipit, që kanë dhënë ndihmë humanitare për të rritur rëndësinë e çështjeve sociale dhe përballuar sfidat globale si, Egzon Bunjaku,drejtues i ekipit “Cycle for Nature Team” nga Prishtina; Halil Gashi, Drejtues i Ekipit “Health Auarenes Team” në Gjermani; Michael Moloi, Rachel Bergsieker dhe Katelyn Hughes në Londër.Në vitin 2013 Aksioni për Paqe, ka qenë një nga përkrahësit dhe bashkëpunesit e Tour De Culture, i cili organizohet çdo vit në Kosovë.
Sa kanë ndikuar prindërit, në edukimin dhe formimin tuaj si qytetare dhe diplomate shqiptare-amerikane?
Falë përkujdesjes, mbështetjes dhe dashurisë nga familja, kam fituar shumë vlera në vetëvete. Mbaj mend që babi, si mësues letërsie dhe historie me jepte për detyrë, për të lexuar librat e Frashërit, Kadaresë, Shekspirit, Tolstoit, etj, për t’u njohur me letërsinë shqiptare dhe atë të huaj. Kam filluar të shkruaj poezi që kur isha e vogël dhe më pëlqen të shkruaj në përgjithësi. Po ashtu në tetëvjeçare, babi, më kërkonte të mësoja 30 fjalë të reja çdo ditë nga fjalori i anglishtes dhe t’i recitoja poezitë e Fishtës. Të dy prindërit e mi, kanë treguar interes të madh në përgatitjen time mësimore,duke dhënë një sakrificë të madhe, që unë të kem një të ardhme më të mirë. Kjo bëri që unë të kultivoj shumë herët në jetë përgjegjësi, disiplinë dhe ambicie dhe të përballoj vetëm jetesën larg familjes dhe vendlindjes. Në Amerikë suksesi është një mundësi e barabartë për të gjithë, për atë që punon shumë, i dedikohet punës dhe përgatitet mirë për të arritur synimet në jetë. Kjo e drejtë demokratike më ka dhënë vizion, që një studente si unë, të ketë synime të larta. Pra,pa ndihmën e dikujt, kam arritur vetë, sepse shoqëria amerikane vlerëson atë që punon. Në aspektin politik kam mësuar direkt nga vetë institucionet që bëjnë politikë, Senati dhe Kongresi Amerikan, gjatë punës me kongresmenët e nderuar Tom Harkin dhe Mark Kenedi në Uashington DC, departamenti i paqes i OKB-së në Nju Jork, si dhe puna për zgjedhjen elektorale të presidentit Barak Obama në 2008, Florida dhe në 2012, në Pensilvania, WV dhe Ohajo. Aty mësova nga afër se si funksionon demokracia dhe diplomacia, në sistemin elektoral. Është ky lloj i të menduarit që zhvillon qeverinë bashkë me shoqërinë. Kur mbarova me sukses praktikën tek zyra e senatorit Tom Harkin, në fjalimin e tij para presidentit amerikan me 22 korrik 2003, përmendi emrin tim, duke vlerësuar punën dhe kontributin tim në proçesin dhe sistemin demokratik.
Në vitet 2008 dhe 2012, ju keni punar në administratën e presidentit Obama, në fushatën e tij për president, në shtetet e Floridas, Filadelfias dhe Pesilvanisë. Sa e vlerësuat ju këtë përkushtim dhe si u cilësua puna juaj nga kjo administratë?
Vlerësoj dhe respektoj punën e madhe të presidentit Obama dhe lidershipit të tij, të popullit amerikan. Kam patur një eksperincë të jashtëzakonshme gjatë punës sime në fushatat presidenciale.Në 2008 dhe 2012,kam punuar për administratën e presidentit Obama, si drejtoreshë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, nëpër shtete të ndryshme, duke punuar në shtete kyçe gjatë fushatës si Florida,Ohajo, Pensilvania, Kolorado, etj. Gjithashtu u zgjodha një nga drejtueset që organizova kuvendin nacional të Partisë Demokratike në Kolorado, në 2008. Këtu ishin të pranishëm mbi 75000 pjesëmarrës, ku senatori Barak Obama, pranoi nominim e partisë demokratike për president. Falë punës time dhe eksperiencës, më ftuan sërish të punoj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, në Filadelfia, ku dolëm me sukses. Pata nderin të marrë ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Uashington DC, për të qenë e pranishme në inagurimin e president Obamës me rastin e fitores. Ishin momente historike të paharuara, që do i kujtoj përjetë. Mbi të gjitha vlerësoj lidershipin e presidentit Obama. puna e tij ka patur një transparencë të jashtëzkonshme dhe një lidhje të drejtëpërdrejtë me publikun. Gjatë punës në dy fushatat, kam marrë telefonata përgëzimi nga presidenti, për të uruar punën tonë të ekipit dhe për të na dhënë kurajo për të punuar më shumë. Mbas punës në zgjedhje, në mënyrë vullnetare kam marrë pjesë në organizim për aksion, që ka për synim përparimin e agjendës së presidentit, diplomacisë dhe politikës amerikane.Dhe këtu, Presidenti ka qenë shumë i lidhur me popullin. Kemi patur lidhje video-konferenca të drejtëpërdrejta, telefonata si dhe korespondenca me Shtëpinë e Bardhë. Është kjo lloj politike transparente e Amerikës, në shërbim të popullit, që çon përpara interesin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit amerikan.
Sa të pranishëm e konsideroni presidentin Obama dhe Amerikën, për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Besoj se Shqipëria dhe Kosova në rradhë të parë duhet të forcohen vetë si shtet, nga ana ekonomike dhe ushtarake, për t’i shërbyer më së miri vendit të tyre, si dhe familjes europiane, për të cilën synojnë. Në këtë drejtim duhet vazhduar për të punuar shumë, për të plotësuar kushtet dhe rritur standartet në vend. Kontribut të madh si në drejtimin e zhvillimit të demokracisë, pavarësisë, juridikut, sigurimit, etj, ka dhënë Amerika bashkë me aleatë të tjerë të popullit shqiptar si Anglia, Gjermania, etj. Të gjithë shqiptarët i janë shumë mirënjohës aleates së fuqishme Amerikës, për miqësinë e fortë, besnikërinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme për shqiptarët.Vlen të theksohet që politika e jashtme amerikane pak a shumë është e njëjtë, homogjene, pra nuk ndryshon me ndërimin e presidentëve apo partive në vend. Presidenti Obama bashkë me paraardhësit e tij, i kanë qëndruar shumë afër popullit shqiptar dhe Kosovës, duke i mbrojtur ato në momentet më kulminante të egzistencës të tij. Për këtë, shqiptarët i janë shumë mirënjohës Amerikës.Gjatë misionit tim të dytë hulumtues diplomatik-kulturor në Kosovë, në 2012, dita e falenderimeve, e kthyer në një festë të madhe, mbushi sheshin “Skënderbej” me flamuj amerikan, si shenjë respekti dhe mirënjohëje ndaj Amerikës. Po ashtu dhe gjatë vizitave të liderëve amerikanë në Shqipëri. Ne jemi i vetmi popull, që i pret amerikanët me shumë miqësi, dashamirësi dhe mikpritje të paparë, gjë që në shtete të tjera, amerikanët nuk i gëzojnë këtë popullaritet madhështor. Me këtë rast përgëzoj dhe vlerësoj punën e përkryer të presidentëve, George Bush, Bill Klinton, Barak Obama, Zv. presidentit Joe Biden, sekretarët e shtetit Hillary Klinton dhe Xhon Kerry, ambasadorët Jackobson dhe Arvizu dhe shumë senatorë e kongresmenë të tjerë që kanë përkrahur shqiptarët. Përgëzoj dhe ambasadorin e ri amerikan, Donald Lu për pozitën e re, dhe i uroj suksese në punën e tij në Shqipëri.
Të parët e prindërve tuaj janë të njohur për vlerat e tyre patriotike, duke ndihmuar direkt figura të shquara të kombit tonë. Cilat janë disa nga aktivitetet e tyre?
Që në kohën për shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë në 1912, gjyshi im Beqir Babamusta, me të parët e fisit, pritën një natë në shtëpi Ismail Qemalin, bashkë me shoqëruesit e tij me 25 nëntor 1912. Të nesërmen i dhanë Ismail Qemalit dhe shoqëruesve, ushqime, shoqërues me kuaj, para dhe dy çeta për të siguruar rrugëtimin për në Vlorë. Këtë punë në shërbim të kombit, familja ime e vazhdoi dhe me themelimin e Shoqatës Patriotike Kombëtare “Bajram Xhani”, themeluar nga babai im, Neki Babamusta dhe shokët e tij në 1991 në Kavajë. Shoqata kreu aktivitete deri në vitin 2003. Me 15 mars 1992 Shoqata “Bajram Xhani” priti me madhështi në Kavajë ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri, Uilliam Rajerson, me 20,000 pjesëmarrës. Shoqata përkrahu të persekutuarit politik dhe vlerat patriotike të tyre lënë në harresë. Punoi për të njohur botërisht luftën heroike të popullit të Kosovës, kundër militarizimit serb të Millosheviçit. Ndihmoi të strehojë të persekutuarit e popullit të Kosovës në qytetin e Kavajës, afro 8,000 persona. Për lirinë e Kosovës Ramazan Cani ,gjyshi i mamit tim, bashkëpunëtor i Bajram Currit, Isa Boletinit, vëllëzërit Myslim dhe Shyqyri Peza, luftoi kundër serbëve me çetën e tij, ndërsa gjyshi im Beqir Babamusta, u plagos, dy kushërinjtë e mi u vranë. Nga dy fiset Bababamusta dhe Cani, janë burgosur dhe vrarë afro 20 anëtarë të familjes. Për këtë kontribut të veçantë Kongresmeni Mark Kenedi, në vitin 2004 nderoi, “Heroi i Popullit”, Kastriot Cani ,gjyshin tim, si dhe familjen e tij, si bashkëpunëtor me Amerikën për vendosjen e demokracisë, babain tim, Neki Babamusta, për forcimin e lidhjeve diplomatike Europë-ShBA dhe mua, për shërbimin tim, ndaj Kongresit dhe diplomacisë Amerikane.
Jeni angazhuar me diasporën dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane për shumë kohë. Po ashtu, pozicioni i punës tuaj ju ka dhënë privilegjin e bashkëpunimit me disa prej personaliteteve të njohura politike të kongresit Amerikan. Sa frutdhënës do e vlerësonit këtë bashkëpunim?
Kam shumë vite që jam angazhuar për të zhvilluar komunitetin në Amerikë dhe forcuar bashkëpunimin me diasporën shqiptare. Prioritet ka patur çështja për të drejtat e shqiptarëve, promovimi i kulturës, si dhe lidhjet shqiptaro-amerikane-angleze, që fisi im Babamusta-Cani, ka kultivuar për afro 100 vjet. Ky bashkëpunim ka forcuar më tepër lidhjet dhe miqësinë e fortë midis vendeve tona. Në qershor 1999, unë me familjen, vazhduam punën në Amerikë për mbrojtjen e shqiptarëve, ku nëpërmjet Radios shqiptaro-amerikane“Alba”,me qendër në Miçigan, përhapëm vlerat demokratike të kombit shqiptar, duke i bërë të njohur popullit Amerikan, krimet e luftës të Millosheviçit në Kosovë. Kjo radio transmetoi këto programe në shumë shtete të Amerikës. Këtë punë e kemi bërë dhe vazhdojmë edhe sot në takime me ambasadorë anglez dhe amerikanë, ku kemi kërkuar njohjen e shpejtë të Pavarësisë së kosovës.Vlen të përmendet takimi me ish-sekretarin e shtetit Amerikan, Kolin Pouell, senatorin Tom Harkin, për të cilin kam punuar në zyrën e tij në Uashington DC, me kongresmenin,Mark Kenedi, si dhe gjatë punës time në OKB-ë, në takimin me sekretarin e përgjithshëm Kofi Anan. Këtë punë e vazhdova dhe me diplomacinë publike, nëpërmjet gazetës time që themelova në 2008, “Prishtina Press”, e cila për dy vjet ka botuar mbi 3000 printime në Prishtinë. Aktiviteti i gazetës vazhdoi online deri në 2013. Gazeta kishte për qëllim përkrahjen e diplomacisë shqiptaro-amerikane, përhapjen e vlerave kulturore dhe demokratike shqiptaro-amerikane.
Vitin e kaluar ju Ermira, keni drejtuar një peticion liderëve dhe institucioneve më të njohura në botë. Përse e keni bërë këtë peticion?
Është më se e vërtetë, që ky peticion, gjatë vitit të kaluar, bëri bujë të madhe ndërkombëtare, duke iu drejtuar liderëve dhe institucioneve, OKB-së, BE-së, Shtëpisë së Bardhë, NATO-s, Senatit Amerikan dhe Uefa-s, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Ky peticion ishte një inisiativë e imja, që e kam shkruar vetë, si rezultat i keqtrajtimit të lojtarëve shqiptar në ndeshjen Serbi-Shqipëri, i cili me pas morri përmasa për barazi dhe të drejta për shqiptarët në përgjithësi. Më pas iu drejtova organizatës “Rrënjët Shqiptare”, me të cilën bashkëpunova që ky peticion të nënshkruhej nga sa më shumë njerëz. Këtë nismë timen peticioni, e shndëruam në një platformë, me propozim të Besmir Buranaj Hoxha dhe mbështetje nga Marko Kepi, bashkë me anëtarët e Albanian Roots, për të sensibilizuar të gjithë botën për mbrojtje dhe barazi për shqiptarët. Peticoni drejtuar Shtëpisë së Bardhë u firmos dhe u mbështet nga tre milion shqiptarë në mbarë botën. Shprehja e lirë, lëvizja e lirë, e drejta për edukim, dhe të drejta të tjera të njeriut, janë akoma të cënuara edhe sot, për shumë shqiptarë në trojet e tyre si në Preshevë, Kosovë, Mal të Zi, Çamëri, Maqedoni dhe Serbi. Sot shqiptarët kanë shumë nevojë për përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Duke biseduar për Kosovën, këto ditë po ndodh një fenomen shumë tronditës, me mijëra familje po braktisin vendin e tyre duke u drejtuar dyerve të Evropës, ikin s’di se ku ? Si do e komentonit këtë hemoragji, e cila si metastaz po shtrihet në mbarë trupin e Kosovës?
Është trishtuese që Kosova po përjeton një eksod tjetër në përmasat e luftës së 98-tës. Inkurajoj popullin e Kosovës të mos largohet nga vendi, sepse nuk është kjo zgjidhja. Uroj që lidershipi dhe qeveria e Kosovës të veprojnë sa më pare, për të krijuar mundësi që qytetarët të kenë vende pune, të jetojnë, të hapin biznese dhe të kenë një jetë të siguruar në vend. Investimet e huaja ndihmojnë, por edhe ato nuk janë zgjidhja. Duhet zhvilluar ekonomia e Kosovës dhe politika e brendshme e saj, duhen zhvilluar industritë në vend, që Kosova të kthehet në vend prodhues si dikur dhe jo të mbahet nga importi me grurë e miser, kur Kosova mund t’i rrisi vetë këto produkte. Duhet të krijohen plane aktuale afat-gjate për zhvillimin e ekonomisë. Deri tani prioritet ka patur pavarësia. Ka ardhur koha që politika e brendshme të ketë prioritet dhe Kosova të ngrejë standartet e jetesës në vend. Nëse nuk merren masat e duhura sa më shpejt, vendi rrezikohet nga trazira dhe pasiguri të tjera.
Prindërit tuaj njihen si mbështetës të popullsisë hebrenje në Shqipëri dhe rritjes së vlerave demokratike në Kosovë. Sa krenare ju bën përkushtimi dhe humanizmi i tyre?
Paqa, toleranca dhe dashuria për njerëzimin, janë vlera që familja ime i çmon, po ashtu si i tërë kombi shqiptar dhe ai amerikan. Më vjen mirë që familja ime, fisi im, Kavaja dhe shumë qytete të tjera shqiptare, treguan akte humane duke shpëtuar hebrenj gjatë luftës së dytë botërore.Në tetor 1943 në shtëpinë e gjyshit tim, Beqir dhe Rabihane Babamusta, ka qëndruar për tre muaj të fshehur një familje izraelite. Në shtëpinë e tyre janë strehuar edhe gjashtë ushtarë italinë dezertorë të luftës, në 1943. Familja izraelite kishte katër pjesëtarë me dy fëmijë të vegjël. Shtëpia e gjyshit ka patur kontrollime të shpeshta nga gestapoja gjermane dhe për fat të mirë familja izraelite nuk është zbuluar. Babai im ishte 8 vjeç në atë kohë dhe më tregon kujtimet që ka patur nga ky përjetim. Pas strehimit tre mujor kjo familje izraelite u shoqërua për në Itali, ku në fillim u vendos në fshatin Spillej, për një javë tek miqtë e familjes Babamusta, tek Sel dhe Dyl Zyba. Për sigurimin e familjes ka ndihmuar Beqir Babamusta dhe Spirro Pello, ndërsa Qamil Babamusta ka shoqëruar deri në Bari të Italisë familjen izraelite, duke e besuar atë tek miqtë e Babamustave në Itali, me të cilët bënin tregëti në atë kohë, tek miku Italian.Manaxheri i tregtisë Itali-Shqipëri, Mehmet Babamusta i pajisi me dokumenta. Përveç kësaj familje, nëpërmjet familjes Babamustës dhe Kavajës, kanë shpëtuar 178 çifutë (Arkiva e Shteti). Për shpëtimin e tyre dhe sjelljen nga Vlora në Kavajë kanë marrë pjesë, Mehmet Babamusta, ish-sekretar i gjygjit, në bashkëpunim me vëllain e tij, Isuf Babamusta, punonjës në gjykatën e qytetit Kavajë, Mihal Lajkatarin, përmbarues i dokumentave në gjykatën e Kavajës.Së bashku, kanë pajisur 178 hebrenj me pashaporta shqiptare. Pas strehimit në Kavajë, hebrenjtë dërgoheshin në qytete të tjera, Kosovë, ose kalonin për në Itali, Europe dhe Amerikë. Sjellja e familjeve çifute nga Vlora për në Kavajë, kordinohej nga vëllezërit Mehmet dhe Isuf Babamusta, bashkë me nipërit e Beqir Babamustës, Halit Babamusta, Ragip Babamusta dhe Ibrahim Babamusta. Në maj të 1954, babai shërbente si mësues në fshatin Gjysulkonaj, ishte vetëm 17 vjeç, dhe shpëtoi gjakderdhjen midis 35 familjeve nga vëllavrasja. Në shtëpinë e tij më pas, bëri pajtimin midis grupeve ku u bë falja e gjakrave. Ka shpëtuar mbi 80 jetë njerëzish.Një nga vlerat që dallon popullin shqiptar është Besa Shqiptare. Besa, mikpritja dhe toleranca fetare, janë tradita shqiptare që na bëjnë krenarë para botës.
Jeni vlerësuar me disa çmime, për kontributin tuaj nga kongresi amerikan, si ambasadore e kulturës dhe diplomacisë amerkane, “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” dhe së fundi në ditët e para të shkurtit të këtij viti 2015, jeni nderuar nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Obama. Çdo të thotë për ju ky vlerësim?
Falenderoj Kongresin Amerikan, Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin Amerikan, për vlerësimin që më dhanë. Ndjehem tepër krenare për vlerësimin e dhënë nga drejtuesi i maxhorancës, Senatori Harry Reid, me vlerësimin “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” dhe babait tim, Neki Babamusta si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë”. Do vazhdoj të jap kontributin tim në shërbim të Amerikës, mbrojtëse e të drejtave të njeriut, vlerave humanitare, forcimit të Amerikës dhe shqiptarëve dhe përkrah diplomacinë amerikane. Po ashtu, vlerësoj tepër, nderin e madh dhënë nga presidenti Obama, me çmimin për shërbim kombëtar “President’s Volunter Service Award”. I jam shumë mirënjohës Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë amerikane për këtë vlerësim të lartë. Vlerësoj dhe punën e projektit Borgen, ku kam shërbyer si vullnetare në funksionin drejtoreshë rajonale. Për të patur një botë paqësore, duhet të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin, jo vetëm për kombin, po dhe për të gjithë njerëzimin.
Mesazhi juaj për shqiptarët kudo që ndodhen.
Doni dhe respektoni veten si dhe njëri-tjetrin.Uroj që të arrini suksesin dhe ëndërrat e juaja dhe të jepni kontributin tuaj, në të mirë të komunitetit ku jetoni dhe vendit amë që përfaqësoni. Shpresoj që një ditë, të gjithë shqiptarët dhe trojet të jenë të bashkuar, dhe drejt zhvillimit europian, me arritje dhe suksese në botë.
Faleminderit Znj. Ermira, për këtë intervistë eskluzive dhe interesante, që zhvilluam së bashku. Suksese.
Të falenderoj Fadil, për përkushtimin dhe kontributin tuaj, ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan. Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen i uroj gjithë të mirat. .

Intervistoi: FADIL SHEHU
Florida, SH.B.A. Shkurt 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: Ermira Babamusta, Fadil Shehu, Interviste

Bukuria arkitektonike nën kamerën e fotografit Ilir Rizaj

February 15, 2015 by dgreca

NE FOTO: Ura ne Brooklyn Bridge dhe NYC fotografuar nga Ilir Rizaj/
Nga Ermira Babamusta/
Ilir Rizaj është një mjeshtër i fotografisë, i cili me krijimtarinë e tij promovon bukuritë arkitektonike. Fotografitë artistike të tij ilustrojnë objekte me rëndësi historike, etnografike, gjeografike dhe arkitekturale. Kulturën profesionale dhe artistike Ilir Rizaj e kultivoi duke fotografuar kullat klasike të Pejës, mrekullitë arkitektonitke të New Yorkut, pallatet madhështore të Stambollit dhe perla të tjera botërore.
Ilir Rizaj ka lindur në vitin 1960 në Pejë, ku kaloi fëmijërinë deri sa familja e tij u shpërngul në Prishtinë. Ka studiuar Fakultetin Juridik, dhe pak kohe mbas diplomimit shkon në vizitë në New York, ku vendoset përherëshëm. Atje njoftohet me fotografin e njohur Fadil Berishën, dhe fillon bashkëpunimin me të. Me nxitje nga Fadili, Ilir Rizaj i kthehet fotografisë në mënyrë profesionale. Tani meret kryesisht me fotografi arkitektonike dhe fotografi portretësh të aktorëve dhe muzikantëve. (www.ilirrizaj.com).
Iliri është anëtar i përherëshëm i AIAP (The Association of Independent Architectural Photographers) Shoqata e Fotografëve të Pavarur Arkitektonik të Amerikës. AIAP ka në rrjetin e saj fotografët arkitektural më të respektuar dhe talentuar të fushës. Fotografitë e tij të suksesshme janë publikuar në revistën GoStyle në Izrael si dhe në House Magazine të New York-ut.
Pasioni i Ilir Rizaj për fotografi reflektohet nga veprat e tij mahnitëse duke i dhënë një jetë dhe histori interesante objekteve që ai fotografon. Planet e tij të së ardhmes përfshijnë restaurimin e objekteve tradicionale me vlerë kulturore dhe historike në Kosovë me ndihmën e fondacionit amerikan Aventurat në Prezervim (Advetures in Preservation) me drejtoreshë Judith Broeker. Ka dëshirë te realizojë një projekt të ri në Shqipëri, për të fotografuar Kullën e Sendulit në Gjirokastër, restauruar nga Aventurat në Prezervim. Gjithashtu ka në plan të bashkëpunojë me arkitektin e talentuar Përparim Rama, për të fotografuar projektet e tij, dhe së bashku kanë dëshirë të botojnë një libër që ilustron historinë e arkitekturës në Kosovë.
Intervistë me fotografin e talentuar Ilir Rizaj
Kur e zbuluat fotografinë së pari?
Ilir Rizaj: Isha pesëmbëdhjetë vjeçar kur u bëra fotograf “zyrtar” i familjes sime mbasi unë tregova më së shumëti interes të luaj me kamerën e re. Mora një kurs të fotografisë në Prishtine dhe fillova të fotografoj shokët, shoqet dhe natyrën përreth Prishtinës. Dhomën e errët e krijova në bodrum të shtëpisë, krijimi i fotografisë ishte nje proces magjepës për mua. Një vizitë në Stamboll ndikoj shumë që kamerën time ta drejtoj në objekte arkitektonike, ishin këto ndërtimet madhështore si Topkapi dhe Dolmabahçe Sarayi, Xhamija e Kaltërt e të tjera.
Vitet fëmijnore i keni kaluar në Pejë dhe në Prishtinë. Si ju kanë influencuar këto dy qytete në artin tuaj të fotografisë ?
Ilir Rizaj: Peja e fëmijërisë sime ka qenë një qytet që ka ofruar një peizazh natyror jashtëzakonisht të bukur, qytet me famë turistike ndërkombëtare, edhe në atë kohe Peja ka pas shumë turista nga Evropa, sidomos Italia. Arkitektura në Pejë ka qenë një kompozicion i kullave klasike autoktone, shtëpijave dhe dyqaneve me ndikime arkitektonike Otomane, dhe objekte të stilit Austro-Hungarez si Hoteli Korzo. Stili Otoman karakterizohej me një elegancë dhe bukuri tërheqëse, gati misterioze. Stili Austo-Hungarez ishte grandioz, impresionues por më i ftohët. Kështu që “syri” im fotografik u formua në një mjedis tejet të begatshëm natyror dhe arkitektonik. Prishtina në anën tjetër nuk e kishte bukurinë natyrore të Pejës, dhe nga aspekti i arkitekturës së vjetër ishte pak më e varfër, sidomos pasi që qeverija komuniste e shkatërroj qarshinë e vjetër, por kishte ndertime moderne qe ishin mjaft interesante, si ato afariste ashtu edhe shtepija private.
Tani një kohë jetoni në SHBA. Si ndikoj ky ndërrim i mjedisit në fotografinë e juaj?
Ilir Rizaj: Që nga dita e parë, jeta në New York ishte një eksperiencë magjepëse – dinamika e qytetit, jeta e bujshme kulturore – po çka ishte më impresionuese për mua, arkitektura eklektike dhe grandiose e Mollës së Madhe më përcjellte në çdo hap. Me 1993 pata fatin të njoftohem me fotografin Fadil Berisha, i cili menjëherë më ofroj të më bëhet mentor i fotografise, bashkëpunim që u shëndrrua në një miqësi të përjetëshme. Nga Fadili mësova shumë, leksioni më i vlefshëm padyshim ishte si ta zbuloj esencën e subjektit dhe ta regjistroj atë në mediumin e fotografisë. Së shpejti, përveq punës së rregullt në restorana dhe si përkthyes gjyqësor, u merrësha me fotografi te ndryshme, të modës, portrete, fotografoja veprat artistike të artistëve figurativ për portofoliot e tyre. Ishte shumë vështire të depërtohet në laminë e fotografisë arkitektonike. Mbas një kohe punova në një restorant qe ishte dizajnuar nga Bijan Safavi, një arkitekt me prejardhje Iraniane. Ai ma dha shansin e parë të fotografoj dizajnet e tij, dhe kështu kuptova që ajo ishte fusha e fotografisë që kisha pas më së shumëti dëshirë ta specializoj.
Rrethant jetësore bënë që ta lë anash fotografinë për karierë në restorant. Pasi bëra një pauzë mjaft të gjatë nga fotografia aktive, ishte Fadili që më shtyri t’i qasem dhe t’a mësoj tani aspektin digjital të fotografisë. Ne fillim fotografoja portrete aktorësh, por gruaja ime Luljeta më tha se zemrën e kam në foto të arkitekturës dhe se kisha duhur të orientohem në ato. Së shpejti e krijova një portofolio nga fotot e vjetra, i bëra disa të reja të disa restoranave që ishin të shokëve të mij, një nga ta ishte edhe restorani Lumi që ishte pronë e shoqës sime, Lumi Hadri. Krijova një portofolio modest me të cilin arrita te gjejë klientë, arkitektë dhe dizajnerë interieri. Dhe kështu filloi karriera ime e vërtetë si fotograf i arkitekturës.
Fadili gjithënjë vazhdon të më përkrah si mentor i përkushtuar, ai edhepse është fotograf i modës, ka një sy të mbrehtë për çdo lami të fotografisë, është artist i vërtetë, kështu që edhe lidhur me foto të arkitekturës, din të më këshilloj, kritikoj, dhe nganjëherë të më lavdëroj.

Cilat janë disa struktura dhe ndërtime të veçanta që ju kanë bërë përshtypje në New York?
Ilir Rizaj: Në New York përshtypje të veçantë më kanë bërë Muzeumi Guggenheim i arkitektit legjendar Andrew Lloyd Wright, Lipstick Building dhe AT&T Building që janë ikona të New Yorkut të dizajnuara nga Philip Johnson, me të cilin kam pas nderin edhe të takohem personalisht mbasi e kisha mysafir të rregullt në restoranin Remi ku punoja një kohë. Prej arkitektëve moderne kam shumë admirim për Zaha Hadid si dhe Frank Gehry, ndërtesa e tij në 8 Spruce Street është mahnitëse, ku edhe kam pas rastin ta fotografoj një banesë.
Po në Kosovë, cilat ndërtime karakteristike ju kanë lënë më së shumëti përshtypje dhe cilat keni patur mundësi t’i fotografoni?
Ilir Rizaj: Arkitektura është një formë e të shprehurit njerëzor që përveq estetikës, pasqyron rrethanat historike në të cilën është krijuar. Në Kosovë, padyshim kullat janë ndërtime unike ku mjeshtri popullor e ka minimizu dhe përshtatë konceptin e kështjellës për përdorim të familjes apo klanit. Ne si popull gjithmonë kemi qenë te detyruar të mbrohemi nga invazionet e ndryshme, prej Romakëve, Sllavëve dhe Otomanëve, kullat e manifestojnë këtë rrethanë historike me materialin e ndërtimit nga guri dhe me dritare të vogla. Vitin e kaluar i fotografova disa nga kullat në Isniq dhe Drenoc. Fatkeqësisht shumë prej tyre u shkatërruan nga vandalet Sërb gjatë agresionit të vitit 1999.
Një mbresë të posaçme më la shtëpija ku gjendet Muzeumi Etnologjik në Prishtinë, të cilin gjithashtu e fotografova detalisht dhe ku hasa një mikëpritje të vërtetë Kosovare nga kuratorët Valon Shkodra dhe Ilir Sopjani.
Së fundi, në këtë vizitë ishte kënaqësi e posaçme ta fotografoj Hamam Jazz Bar, të dizajnuar nga Perparim Rama dhe kompanija e tij 4M Group në Londër. Ky është një dizajn gjenial që fitoj çmim ndërkombëtar me meritë. Mënyra se si Perparimi i ka bashkëdyzu elementet e drunit, lloqit, kashtës, çimentos dhe hekurit ne këtë lokal është fascinuese.
Në Prishtinë kam parë gjithashtu punët e arkitektëve që më kanë lënë shumë përshtypje për origjinalitet dhe për bukuri të dizajnit, sidomos ato nga Gëzim Puka dhe Ilir Murseli, dizajnet e të cilëve shpresoj do ta kam kënaqesinë t’i fotografoj një ditë.
Si mund ta përshkruani stilin dhe tekniken tuaj të fotografisë të arkitekturës ?
Ilir Rizaj: Si fotograf i arkitekturës, mundohem ta zbuloj dhe të interpretoj identitetin, përmasat dhe estetikën që arkitekti e ka paramendu për një hapësire. Stili im i fotografisë është që sa më pak të ndikoj në keto elemente të dizajnit, pra t’i ruaj dhe t’i shprehi në mënyrë autentike. Gjithënjë nisna nga ideja se gjenialiteti gjithmonë gjendet në thjeshtësi.
Sipas meje, sfida më e madhe është të ruhet ndriçimi origjinal i hapësirës, që e përcakton edhe atmosferën e një dizajni. Prandaj, nësë vendosi të perdori ndriçim shtesë, e bëjë në mënyrë që aspak mos të vërehet, pra të duket si pjesë integrale e ndiçimit origjinal.
Pas ndiçimit, kompozicioni është esencial për ta portretuar një hapësire apo objekt. Sa për fotografi eksteriere të objekteve, specializoj në foto të bëra gjate muzgut kur qielli mer një ngjyrë të kaltërt intensive që shkon tepër bukur me ndriçimin e verdhe të ngrohtë qe vjen nga dritat e interierit.
Me cilët arkitektë dhe dizajnerë interieri bashkëpunoni në New York?
Ilir Rizaj: Si anëtar i përherëshem i AIAP – (The Association of Independent Architectural Photographers) – Shoqatës të Fotografëve të Pavarur Arkitektonik të Amerikës, më bie të fotografoj për një numër të mirë të arkitektëve dhe dizajnerëve të interierit këtu në New York dhe New Jersey.
Nga arkitektët që kam privilegj të bashkëpunoj është Sokol Malushaga, me prejardhje nga Peja, që së bashku me Edi Malushagen e kanë kompaninë ndërtimore Ari Group. Projektet e Sokolit të shtëpive dhe banesave super-luksoze në Manhattan janë të jashtëzakonshëm. Talenti i tij, vizioni artistik dhe syri i tij që nuk lëshon asnjë detal pa e perfeksionu është inspirim i veçantë për mua.
Jam fotograf ekskluziv edhe i arkitektit Jordan Rosenberg, i cili projekton pallate multi-milionëshe në New Jersey, Jason Landau të kompanisë Amazing Spaces LLC, Rinat Tahar që është me origjinë Izraelite dhe me Erik Galiana që është modelues interieri shumë i njohur që përveç në New York, vepron edhe në Miami dhe Los Angeles.
A është botuar fotografija e juaj deri tani diku?
Ilir Rizaj: Po, fotografitë e mija janë botuar në revistën GoStyle në Izrael si dhe në House Magazine të New York-ut.
Çfar këshilla i kishit dhënë fotografëve të rinjë në Kosovë?
Ilir Rizaj: Edhe pse fotografia si medium, me avancimin e teknologjisë digjitale, është bërë më lehtë të zotërohet, aspekti artistik ka mbet gjithmonë i njejtë: talenti duhet të ushqehet me pasion dhe studim të pandërprerëshëm.
Ndoshta do të ju duket sugjerim i çuditshëm, por sipas mendimit tim, krejt çka na duhet që të mësojmë për aspektin artistik të fotografisë, mund të arrihet nga studimi i veprave të ndryshme të artit figurativ, sidomos ato të Renesansës. Se si të kuptojm ndriçimin, relacionin mes dritës dhe hijes, pra efekti chiaroscuro më së lehti mësohet nga veprat e Caravaggio-s dhe Rembrandt-it, kurse kompozicioni, relacioni hapësinor në mes të subjekteve kuptohet shumë lehtë duke studjuar skulpturat dhe pikturat e artistëve të mëdhenjë si Michelangelo, Degas, Van Gogh etj. Shumë mund të mësohet edhe nga shkrimet e autorit Rudolf Arnheim që ka bërë studime të thella në fushën e natyrës së artit dhe përceptimit visual.
Cilat objekte keni dëshirë të realizoni në fotografinë tuaj të ardhshme? Planet e juaja për të ardhmën?
Ilir Rizaj: Dëshira ime e kahershme ta vizitoj Shqipërinë do të më realizohet këtë verë, jam i ftuar ta fotografoj restaurimin e Kullës së Skendulit në Gjirokastër, projekt i fondacionit Adventures In Preservation (Avanturat në Prezervimi) që është një fondacion Amerikan që bën restaurime arkitektonike anembanë botës. Mbas këtij projekti, do ta sjelli drejtoreshën e AIP, Judith Broeker me bashkëpuntorët e saj në Kosovë për vizitë pune ku së bashku do të hulumtojmë objekte potenciale për restaurim.
Në anën tjeter, më arkitektin Perparimin Rama, përveç që do ta kam kënaqësinë t’i fotografoj projektet e reja të tij në Londër, kemi plan të bashkëpunojmë në një libër që perfshinë historinë e arkitekturës në Kosovë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Bukuria arkitektonike, Ermira Babamusta, Ilir Rizaj, nën kamerën e fotografit

In Celebration of AmeriCorps Vista 50th Anniversary

December 11, 2014 by dgreca

By Ermira Babamusta/
My father is my hero. He has saved many lives in his lifetime and I love that he is a humble and a just man. I admire people who are just, kind and bring positive change.
Public service has the potential to change lives in the communities we serve. Our nation’s leaders have played a critical role in launching a program like AmeriCorps that addresses poverty, hunger, disaster and other crisis. In 1990 President George H.W. Bush created the Commission on National and Community Service. President Bill Clinton proposed and signed the bill that created AmeriCorps in 1994. Later, President Geroge W. Bush expanded the opportunity to serve for many pioneers across the nation.
In 2008 I had the honor to serve as a Capacity Building and Community Outreach Coordinator for the American Red Cross in the Greater New York. At this time I had just graduated from Long Island University with an advanced graduate degree in United Nations Diplomacy and had completed my first diplomatic & fact-finding mission in Kosovo. I joined a one year AmeriCorps program that prepared the local communities in New York about the awareness and risks in the areas of public safety, health and homeland security. Prior to my post in Manhattan, in October 2008 I joined hundreds of Vistas in Denver Colorado for training in capacity building, partnerships and networking. Followed by Department of Homeland Security training in rescue emergency management, effective public relations and other aspects of homeland security.
The global financial crisis of 2008 touched everyone, including many families in New York who were facing hardships at home. During these extraordinary times the Red Cross changed lives by providing food, blankets, dry clothing, and prepared thousands of New Yorkers to be “ready” before a disaster hits by providing lifesaving and emergency preparedness training.
I had to wear many hats for my role as a Vista during my humanitarian mission of protecting human life. The wide range of activities we engaged in provided an enriching and fulfilling learning experience for me. The AmeriCorps experience enhanced my character and shaped my lifelong values.
In collaboration with the Red Cross, The Homeland Security, the Fire Department and Local Police Precincts, I promoted civic engagement focusing mainly on senior citizens and less economically developed neighbourhoods. I also established community partnerships and organized countless of Emergency Preparedness presentations in Queens, Brooklyn, Bronx, Long Island and Manhattan. The communities we served were extremely grateful for these important lifesaving services.
To address the needs of New Yorkers we also began expanding our NY Red Cross program by collaborating with neighbouring high schools. These efforts reinforced the importance of involving talented young people in humanitarian work and help them develop new skills and attitudes. Every man, woman, boy or girl can make a difference!
I commend my team and all the volunteers in our joint efforts to build a better world through promoting peace, tolerance, care and respect for others.
After my AmeriCorps service I continued to focus on the values of humanitarian and civic service, volunteerism and empowering youth in my work for the Congressional Youth Leadership Council (Global Youth Leadership Conference), ELCA Global Mission, the Borgen Project and the President’s National Service Program.
I congratulate AmeriCorps Vista on its 50th Anniversary. I wish you a happy anniversary and many more years of service to humanity.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ermira Babamusta, In Celebration, of AmeriCorps, Vista 50th Anniversary

“Iniciativat Virtuale për Diasporën”

December 8, 2014 by dgreca

U zhvillua me sukses forumi i parë në Gogle hangout “Iniciativat Virtuale për Diasporën”/
Nga Valon Xoxa/
Me 20 nëntor 2014 u zhvillua forumi i parë digjital Google Hangout: “Iniciativat Virtuale për Diasporën: Nga Koncepti në Sukses. Idetë, Sfidat dhe Mundësitë.” Ky forum u zhvillua me rastin e Javës Globale të Sipërmarrjes në Kosovë 2014 nga Kosovo Diaspora. Ky ishte takimi i parë virtual i diasporës nga Kosova me përfaqësues të Qeverisë të Kosovës. Në këtë forum u diskutuan disa nisma inovative për të lidhur Kosovën me diasporën.
Panelistët e ftuar ishin: Lorik Pustina, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Diasporës, Prishtinë, Kosovë; Ermira Babamusta, PhD, Eksperte për Marrëdhënie Ndërkombetare, London/New York; Flamur Mavraj, Creative Designer/web-developer, Oslo, Norvegji; Alban Nevzati, Partner Menaxhues i Oda Lab, Zurich, Zvicër; Kosovare Krasniqi, Projekt Menaxhere në BalkanSpring, Norvergji; Mark Kosmo, Ph.D. Drejtor Bordi i MAASBEA (Massachusetts Albanian American Society), Boston dhe Behar Xharra, themelues i KosovoDiaspora.org, Dhaka, Bangladesh.
Forumi u organizua nga Liza Gashi, Qëndresa Krasniqi, Albion Curri dhe Behar Xharra. Ana teknike e forumit u realizua nga Albion Curri. Paneli u moderua nga Qëndresa Krasniqi, Projekt Menaxhere e platformës KosovoDiaspora.org.
“Kjo iniciativë e parë virtuale e këtij lloji me Diasporën Kosovare kishte për qëllim t’i vë në pah idetë dhe nismat e Diasporës tonë, dhe të identifikonte mënyra të promovimit të këtyre ideve. Një mesazh që Kosovo Diaspora ka dërguar përmes këtij Google Hangout është që takimet e tilla mund të jenë efektive me shpresën që të krijohen një kulturë e re e komunikimit me Diasporën, qoftë me biznese Kosovare apo me Qeverinë Kosovare,” tha Qëndresa Krasniqi, moderatorja e forumit.
Lorik Pustina foli për iniciativën e re të Ministrisë së Diasporës së Kosovës “Diaspora Registry”, për përpilimin e një regjistri të strukturave demografike, numrit të personave me prejardhje nga Kosova dhe lindur në Kosovë; numri që ka emigruar nga Kosova dhe numri i bizneseve, për të krijuar një database të plotë. Ky projekt mbaron në 2016, por që do vazhdojë të jetë i hapur, për të vazhduar regjistrimet në vitet në vijim. Të gjithë shqiptarët lindur ose me prejardhje nga Kosova mund të bëjnë regjistrimin nëpërmjet faqes zyrtare http://rdks.info. Këtë nismë e ka përkrahur dhe sportisti Lorik Cana, me një video promovuese. Për të promovuar këtë regjistrim Ministria e Diasporës ka lidhur partneritet me Kosovo Diaspora dhe Përfshirja e Diasporës në Zhvillim Ekonomik.
“Zëri i diasporës sonë do të ishte shumë më i fuqishëm nësë dihet numëri i saktë në vendet ku ata jetojnë,” tha Lorik Pustina, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Diasporës.
Alban Nevzati foli për Aplikacionin e parë interaktiv “Hirushja” në gjuhën shqipe për të ndihmuar fëmijët shqiptarë të diasporës të mësojnë shqipen. Ky është aplikacioni i parë interaktiv më përralla në shqip ku fëmija (grupmoshat 3-8 vjeç) mund të mësojë shkronjat e alfabetit. Aplikacoini është projekt i Oda Lab dhe Lepuroshi Learning Center, që do jetë gati në iOS dhe Android me 15 shkurt 2015. Për më shumë vizitoni www.Oda-Lab.com.
“Hirushja” dhe është një vegël arsimore për fëmijët shqiptarë, sidomos për fëmijët që jetojnë jashtë trojeve shqiptare, e që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe. Hirushja do të jetë njëra nga përrallat që do të lansohet nën Qendrën Edukative “Lepuroshi”, i cili është një koleksion i aktiviteteve interaktive që u mundëson fëmijëve të mësojnë tregime dhe njëkohësisht të argëtohen duke luajtur me po të njëjtin tregim të transformuar në video-lojë,” tha Alban Nevzati, Partner Menaxhues i Oda Lab, Zurich, Zvicër.
Kosovare Krasniqi foli për projektin e qendrës ICK (Bussiness Development in Kosovo) dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë për inciativën e re “Balkan Spring” (www.balkanspring.com). Kjo nismë mundëson prodhimet vendore nga Kosova të shiteten kudo në botë. Deri tani ka mbi 50 prodhues vendor, duke përfshirë edhe minoritete, dhe mbi 2,000 produkete vendase shqiptare nga Kosova.
“Përveç bizneseve egzistuese BalkanSpring ka arritur të regjistrojë edhe 19 biznese te reja që do kontribuojnë në ekonominë e Kosovës,” tha Kosovare Krasniqi, Projekt Manaxhere në Balkan Spring, Norvegji.
“Përvec bizneseve ekzistuese Balkanspring ka arritur ti regjistroj edhe 19 biznese të reja që do të kontribuojnë në ekonominë e Kosovës.” – Kosovare Krasniqi, Projekt Menaxhere ne BalkanSpring, Norvergji. Përvec bizneseve ekzistuese Balkanspring ka arritur ti regjistroj edhe 19 biznese
Mark Kozmo i MAASBESA (www.maasbesa.org) foli për propozimin për të promovuar bashkëpunimin profesional midis anëtarëve të diasporës me kolegët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Ai është në kontakt me Universitetin e Harvardit për projektin “Albania Project” për të promovuar rolin e diasporës shqiptare në rritjen e zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Projekti i Harvardit është mbështetur dhe nga Fondacioni Soros (Open Society Foundation of Albania). Për më shumë vizitoni http://projects.iq.harvard.edu/albaniagrowthlab/overview.
Behar Xharra foli për platformën digjitale që ai themeloi, Kosovo Diaspora (www.Kosovodiaspora.org), e cila ka për qëllim promovimin e diasporës, dhe tërthorazi Kosovës, si brand shteteror. KD prezanton storiet e suksesit të diasporës shqiptare dhe nëpërmjet tyre mundohet të popullojë internetin me material që prezanton Kosovën në mënyrë pozitive në gjuhën angleze. KD përdor internetin si mjet kryesor për përmirësim branding të Kosovës.
“Kosovo Diaspora konsideron antarët e diasporës si ambasadorë te vendit. Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Toni Dovolani, Richard Lukaj janë disa nga ata persona që me sukseset e tyre krijojnë edhe një imazh pozitiv për Kosovën. Nëpërmjet storieve pozitive të diasporës, KD po ashtu në mënyrë indirekte mundohet të kontribuojë në neutralizimin e imazheve negative që i mbështillen Kosovës në internetit. Interneti është bërë arena kryesore për brend të shtetit dhe diplomaci publike,” tha Behar Xharra, themelues i Kosovo Diaspora.
Ermira Babamusta foli për kontributin dhënë në forcimin e lidhjeve diplomatike dhe miqësore midis Sh.B.A.së, Shqipërisë, Kosovës dhe Anglisë, duke folur për disa histori suksesi të bashkëpunimit më diasporën shqiptare. Përmendi bashkëpunimet me Rjënjët Shqiptare në përkrahje të peticionit për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Ballkan dhe Amerikë; takimet me zyrtarët e lartë amerikanë në promovimin e pavarësisë së Kosovës; pjesëmarrjen në organizimet me Konsullatën e Kosovës në NewYork dhe Vatra; si dhe projekte të tjera.
“Diaspora është gjithmonë e gatshme të përkrahë çështjet shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendlindjes. I jam mirënjohëse Amerikës dhe Anglisë që janë në mbrojtje të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare dhe për miqësinë e fortë me vendet tona,” tha Ermira Babamusta, bashkëthemeluese e Democracy and Unity Foundation (www.DemocracyandUnity.org).
Flamur Mavraj në fund dha sygjerimet e tij mbi projektet e lartpërmendura nga pikëpamja e tij si zhvillues/programues dhe njohës i teknologjisë. Duke u fokusuar kryesisht tek regjistri i diasporës, ku propozoi për një bashkëpunim midis Open Data Kosovo dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës në përdorjen e statistikave sipas planeve të përcaktuara. Diskutoi dhe për mundësinë e “outsourcing” që kompanitë e ndryshme të përballojnë vështirësitë e tyre në mungesë të personave të duhur, si në programim apo dizajn në Kosovë.

Filed Under: Mergata Tagged With: “Iniciativat Virtuale për Diasporën”, Ermira Babamusta, Valon Xoxa

Të hiqet statusi kandidat i Serbisë për në BE

October 15, 2014 by dgreca

Kusht per ne BE:- T’i jepet fund dhunës ndaj shkeljes e të drejtave të njeriut mbi shqiptarët/
Nga Ermira Babamusta, Ph.D./
Peticion: Të hiqet statusi kandidat i Serbisë për në BE; t’i jepet fund dhunës ndaj shkeljes e të drejtave të njeriut mbi shqiptarët
Nga Ermira Babamusta, Ph.D.
U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të kontaktojnë qeveritarët dhe organet e larta të komunitetit ndërkombëtar si OKB, BE, NATO, etj me këtë peticion, nënshkruar në emrin dhe adresën tuaj.
ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të paraprijnë në çështjet emergjente të shkeljes të drejtave njerëzore ndaj shqiptarëve sot.
Më 14 tetor 2014, 45 qytetarë shqiptarë u arrestuan në Aeroportin e Beogradit, duke përfshirë edhe Ambasadorin shqiptar, z. Ilir Boçka. Një grup gazetarësh, biznesmenë dhe titullarë nga Shqipëria, në udhëtim për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri, u ndaluan në mbasdite, sepse një shqiptar po udhëtonte me shallin e përfaqësueses kombëtare. Autoritet serbe të aeroportit nuk dhanë asnjë shpjegim dhe arrestuan pa bazë ligjore 45 shqiptarë. Kjo është shkelje direkte e Nenit 2, 7, dhe 9 e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njerit. Ky skandal diplomatik u acarua shumë shpejt me abuzime kundra të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve, nga aktet e dhunës Serbe gjatë lojës së futbollit.
Ne jemi thellësisht të shqetësuar që përjetuam një lojë, e cila pasqyroi gjëndje lufte, ku 5,000 forca policore serbe bashkë me forcat e sigurisë kombëtare serbe, rrethuan Stadiumin “Partizani” në Beograd, me 14 tetor 2014, ku nuk lejuan asnjë me pashaportë shqiptare të hyjin në stadium. Ky nivel sigurie ësht rast paprecedent në historinë botërore. Federata e Futbollit të Serbisë përveç kushtete të tjera diskriminuese ka: (1) mohuar bileta dhe hyrje të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj; (2) ndaluar udhëtimin e ekipit të Kombëtares Shqiptare “Kuq e Zi” të udhëtojnë të shoqëruar me tifoza shqiptarë. Këto rregulla raciste, të miratuara nga shteti i Serbisë, janë në kundërshtim të rregullores së UEFA’s “Fair Play”, dhe nuk promovojnë bashkim dhe solidaritet në futboll.
Jemi thellësisht të indinjuar që policia serbe, lojtarët e ekipit serb dhe tifozat serb sulmuan brutalisht tre lojtarë shqiptarë në dhomën e zhveshjes. Në fakt, gjatë lojës tifozat serb kanë goditur drejtëpërdrejtë lojtarët shqiptare me shishe, gurë, karrike dhe fishekzjarre. Asnjë zyrtar i lojës, dhe as policia serbe nuk i ndaluan këto akte dhune. Fotografi dhe video të publikuara tregojnë një sërë rastesh kërcënimi dhe dhunë fizike ndaj ekipit shqiptar, nga lojtarët dhe tifozët serb, si dhe nga e njëjta forcë policore serbe, e cila kishte për detyrë të zbatonte masat e sigurisë. Parrullat raciste “Vrisni Shqiptarët” nga lojtarët dhe tifozat serb ishte po ashtu e papërgjegjëshme. Loja Serbi-Shqipëri u ndërpre nga gjyqtari anglez Martin Atkinson për shkak të traumës psikologjike dhe dhunës fizike ushtruar ndaj ekipit shqiptar gjatë ndeshjes në Beograd.
Këto janë shkelje serioze e të drejtave të njeriut, në një kohë kur Bashkimi Europian hapi negociatat zyrtare per anëtarësimin e Serbisë në BE me 21 Janar 2014. Ndërsa këto shkelje vazhdojnë sot, (1) mijëra shqiptarë në Luginën e Preshevës Shqiptare (Serbia Jugore) janë arrestuar, toturuar, vrarë, dhe vazhdojnë të kenë shkelje brutale e të drejtave të njeriut për dekada; (2) dhjetëra mijë shqiptarë në Kosovë janë vrarë dhe persekutuar nga autoritet serbe në fushatat e spastrimit etnik; (3) diskriminim, rracizëm dhe shkelje e të drejave të njeriut ndaj shqiptarëve etnik në Maqedoni (1 million shqiptarë), duke përfshirë edhe arrestimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm pa prova dhe fakte, që rezultoi në protesta paqësore të shqiptarëve në mbarë botën në Amerikë dhe Europë; (4) rracizëm dhe shtypje të shqiptarëve në Mal të Zi: largim me dhunë nga trojet e tyre dhe mohimi i mësimit të gjuhës shqipe dhe simmboleve kombëtare; (5) Greqia, anëtare e BE-së, sot refuzon të drejtat e njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë: 300,000 në Shqipëri, 100,000 shqiptarë ortodoks në Çamëri, dhe mbi 200,000 në Europë dhe Amerikë; duke iu mohuar të drejtën e kthimit të pronës, të drejtën e rikthimit në vendlindje, të drejtën e gjuhës amëtare, duke moslejuar futjen e shqiptarëve çam me pashaporta shqiptare në Çamëri (Greqi) për të vizuar varret e të parëve dhe pronat e tyre; Greqia akoma nuk ka hequr ligjin absurd të luftës me Shqipërinë. Po ashtu mbi 500,000 shqiptarë të emigruar në Greqi, u mohohet e drejta e gjuhës amëtare, e punësimit, e identitetetit kombëtar, në shumë raste duke i arrestuar dhe vrarë pa shkak. Nga viti 1998-2002, 502 fëmijë shqiptarë romë u zhdukën nga Instituti i Fëmijëve në Athinë, “Aghia Varvara”, duke shkelur Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve.
Në interes të mbrojtes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ne ju kërkojmë:
Të merren masa urgjente kundër personave përgjegjës serb, që kryen akte dhune dhe abuzim fizik ndaj lojtarëve shqiptarë në lojën zhvilluar në Beograd. Ne i kërkojmë
UEFA-s të heqi dhe penalizojë lojtarët serb që thyen rregulloren e UEFA-s, dhe sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptar.
I bëjmë thirrje qeverisë së Serbisë të shkarkojë nga puna policët serb që bënë brutalitet policor kunda skuadrës shqiptare, dhe t’i dënojë penalisht.
Ne kërkojmë që Komisioni Europian të heqi statusin kandidat të Serbisë për në BE.
Të merren masa për shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Ne kërkojmë që Kombet e Bashkuara të krijojnë një mandat për të drejtat e njeriut, për të mbrojtur shqiptarët etnik në këto territore. Të zbatohet Marrveshja e Ohrit (2001), ku shqiptarët etnik të mos trajtohen si qytetarë të dorës të dytë.
I kërkojmë Kongresit Amerikan të krijojë një projekt-ligj që ofron përkrahje financiare dhe mbështetje nevojave dhe të drejtave të shqiptarëve nëpër botë (prej 15 milion).
T’i bëhet presion qeverisë Serbe me letra, takime dhe dhe deklarata për: (1) njohjen e pavarësisë së Kosovës; (2) Serbia të kërkojë falje publike ndaj qytetarëve të Kosovës për krimet; (3) dhe të japi dëshshpërblimet e luftës.
Kërkojmë që politika e jashtme Amerikane, si gjithmonë, të paraprijë për mbrojtjen e shqiptarëve, në bashkëpunim me BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Populli shqiptar historikisht është paqësor, liridashës, që mbrojti qytetërimin Europian ndër shekuj, dhe i vetmi popull në botë që shpëtoi çdo jetë çifute nga regjimi hitlerian në Luftën e II Botërore; sot ky popull shtypet dhe dhunohet.
Lutemi të plotësohen këto kërkesa, sepse janë në të mirë të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe Evropë.
To: Barack Hussein Obama, President of United States
Ban Ki-moon, Secretary-General of the United Nations
European Commission: Humanitarian Aid and Civil Protection (ECHO) Department; and Enlargement Department (ELARG)
Jens Stoltenberg, Secretary General of NATO
Michel Platini, President of UEFA
Robert Menendez, Chairman of the United States Senate Committee on Foreign Relations

15 October 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Ermira Babamusta, ne BE, Statusi i serbise, te hiqet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT