*Gjendja e vështirë në fshatrat Prosek, Perlat, dhe Kthellë,deri në afërsi të Laç Bruçit në Burrel, po rrezikon ikjen e banoreve.Fshataret nuk dëshirojnë të largohen nga pronat e tyre, por erozioni duket se ua ka futur frikën se do ta humbin luftën, nëse shteti nuk interesohet./
*Investimet e bëra në këtë zonë rrezikojnë të shkojnë kot…/
Nga Ahmet ZANI/
“Duam të investojmë në fshatin tonë, por më kot pasi toka po na rrëshket” kështu është shprehur një djalosh nga fshati Prosek në Mirditë.Fatmir Dodaj na tregon për gjendjen e tre fshatrave të cilët sistematikisht po zhvendosen nga erozioni.Jemi në ankth, nga kjo situatë e rrezikshme që po i kanoset banesave tona nga zhvendosjet e tokës.
Përgjatë aksit të ri rrugor nga qyteti i Rrëshenit për në Burrel teksa do të shfaqet fillimitsh fshati Jezull vetëm tre km nga qyteza e Rrëshenit, thuajse fshati është larguar tërësisht.Inxhinieri gjeolog Gjon Deda ish drejtues i Bashksisë së Rrëshenit tregon për gjendjen e vështirë që është shfaqur fshatrave Prosek, Perlat, dhe Kthellë, madje deri në afërsi të Laç Bruçit në Burrel. Inxhinieri Deda e thekson situatën mjaft alarmante nga problematika që është e shfaqur prej disa vitesh dhe nuk po gjen asnjë zgjidhje nga institucionet. Dhe rruga e re ka pësuar dëmtime si shkak i erozionit, ndërsa po rrezikon dhe objektet e rëndwsishme si banesa, shkolla, madje dhe shtyllat e tensionit të lartë. Struktura e tokës është e papërshtatshme sikundër dhe studimet e gjeologëve kanë përcaktuar zonat problematike, dhe kësisoj kërkohet investime.
Zef Prenga i moshuari nga Proseku përpos situatës së çarjes së shtëpive, problem tjetër për ta është mungesa e ujit të pijshëm si dhe për vaditje. Një fqinj i tij ka investuar afro pesë km linjë tubacioni për të sjellë ujin e pijshëm në shtëpinë e tij, ndonëse dhe banesa e tij ka pësuar shumë dëmtime nga shkarja e tokës. Këtu tek ne sikur nuk ka shtet ore miq- na është drejtuar i moshuari, asnjëri nuk përkujdeset apo dhe të shqetësohet për një situatë të tillë që na ka zënë ne. Eshtë gjynah dhe për bimët, apo pemët që janë duke u tharë, ngaqë mungon vaditja. Disa nga banorët paskan investuar në vreshtari si tokë produktive për agrumet dhe vreshtarinë. Punojmë tërë natën në vaditjen e vreshtit që të mos na shkojë dëm mundi pasi është investim i konsiderueshëm për të prodhuar rrushin si i vetmi burim fitimi i këtyre banorëve të Prosekut. Një kategori tjetër njerëzish kujdesn për blegtorinë, pasi është zonë e pasur me kullota.
Në Komunën e Kthellës jemi interesuar për t’u informuar për situatën, por asnjeri nuk ndodhej në zyra ngaqë bashkia e madhe e Rrëshenit është pjesa e këtij teritori ku dhe janë shfaqur problematikat nga erozioni i papërballueshëm dhe mjaft shqetësues.
Do të largohemi nga kjo zonë që ka sjellë vetëm trishtim pwr banorët për të shijuar udhëtimin nëpërmjet luginave dhe maleve plot bukuri të zonave të Mirditës ku do të qëndrojmë për pak çaste tek një lokal ngjitur me rrugën në afërsi të Perlatit. Ajri i pastër dhe simfonia e korit të gjinkallave sikur do të harronim paksa tablonë që kemi lënë pas. Bashkë me grupin tonë ndodheshin dhe një çift shtetasish italianë që këkronin të investonin për këto zona të rrezikuara nga erozioni. Kristian Amarti dhe bashkëshortja e tij si dhe Zef Gjonaj,mirditor i lindur këtyre anëve , që e njeh mirë këtë zonë dhe tashmë ai bashkëpunon në rritjen dhe kultivimin e Paulonia që i shërben më së miri zonave të dëmtuara nga rrëshkitjet e tokës. Misioni i tyre është të mbështesin fermerët në mbjelljen e kësja lënde drusore e cila është e leverdisshme dhe për industrinë e përpunimit të drurit, por kjo mbron tokën nga erozioni pasi rrënjët e pemës Paulonia depërtojnë në thellësinë e tokës deri në tre metra.
Pranë lokalit ku po pushonim Preng Toma ish- drejtues komune dhe i bashkisë së Rrëshenit gjatë bashkëbisedës për problematikën e zonave do të na rrëfejë dhe ai për situatën por njëkohësisht ka bërë dhe propozime konkrete për të parandaluar fenomenin. 1/3 e sipërfaqes në tërë Mirditën është e rrezikuar nga fenomeni i erozionit, ndërsa kërkohet investim cilësor,, pasi investimi i deritanishëm nuk ka qenë në paarmetrat e duhura. Fondi i dhënë për mbrojtjen e zonave të rrezikuara nuk është menaxhuar mbi bazën e studimit konkret.
Pas disa konkluzioneve me grupin që është interesuar pvr t’u ardhur në ndihmë zonave do të përshkojmë rrugën në drejtim të qytetit të Burrelit ku na pret Agronomi dibran Hajrulla Nikolli, i cili ka kultivuar në tokën e tij pemën Paulonia dhe sipas pohimit të tij, gjendja është e kënaqshme.
Nga qyteti i Rrëshenit deri në Burrel për rreth 40 km rrugë e re asfaltuar me shijen e natyrës së bukur, por me shqetësimin e banorëve të këtyre zonave nga “gllabërimi ” që i bëhet tokës nga erozioni dhe pamundësia e shtetarëve të mbrojnë qytetarët e vet, një mundësi do t’ju shfaqet nga minimizimi i fenomenit si kjo e mbjelles së pemës Paulonia tashmë e miratuar dhe nga diksateri i ministrisë së Bujqësisë. Këta banorë të urtë dhe shumë punëtorë nuk duan të largohen nga pronat e tyre, por erozioni duket se ua ka futur frikën se do ta humbin luftën, nëse shteti nuk interesohet.