• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU DHE ARBËRIA E EPOKËS SËTIJ

August 3, 2018 by dgreca

1-Eugjen-Merlika-225x300NGA EUGJEN MERLIKA/

Viti 2018, si vit jubilar i historisё sonё, ose mё saktё, i pjesёs mё tё ndritur tё saj, qё 550 vite mё parё, mё 17 janar 1468, me kalimin n’amshim tё Gjergj Kastriotit, do tё mbyllte njё epokё, na kthen vёmёndjen n’atё periudhё historike qё pёr shqiptarёt, nё sajё tё fuqisё marramendёse tё ngjarjeve dhe rёndёsisё kontinentale tё pёrfundimit tё tyre, mbeti nё kujtesёn e kombit si “shekulli i madh”, “koha e Arbёrit”, dhe u bё burimi mё i kthjelltё i frymёzimit pёr shekujt pasardhёs.

Shekujt, nё rrjedhёn e tyre tё natёs sё tejzgjatur tё pushtimit osman, i ruajtёn nё kujtesё ngjarjet e asaj epoke, duke i pasuruar me elementё tё legjendёs e duke i mbuluar me njё vello tё ndritёshme pёrfytyrese, nё tё cilёn mbizotёronin ngjyrat e ndezura tё periudhёs “zulmёmadhe”. Ishte kjo mёnyrё paraqitjeje njё domosdoshmёri pёr Shqipёrinё e dy shekujve tё fundit, pёr tё patur njё pikё mbёshtetjeje e frymёzimi, qё do tё shёrbente si material lidhёs i veçorive tё ndryshme tё botёs shqipfolёse, nё kuadrin e kёrkesave madhore qё shtronte koha nё drejtim tё vetёdijesimit kombёtar e tё shtetformimit.

Por sot, mbas 550 vitesh tё ndёrrimit jetё tё kryeluftёtarit, mbas 140 vitesh tё fillimit tё ngjarjeve tё Lidhjes sё Prizrenit, pёrballimit tё parё tё madh tё ndёrgjegjёsimit kombёtar tё shqiptarёve me Evropёn mosmirёnjohёse kundrejt flijimit tё tyre pёr tё mbrojtur krishterimin evropian katёr shekuj mё parё, mbas mё shumё se njёqindvjetori tё krijimit tё shtetit tё cunguar e tё pavarur, mendoj se bёhet i domosdoshёm njё rishikim objektiv i historisё sё vёrtetё t’asaj periudhe. Kёtё kёrkesё e ka vёnё nё dukje At Athanas Gegaj, nё studimin e tij, si tezё diplome nё vitin 1936, kur shprehet :

“Pёr t’u ruajtur nga ekzagjerimet e kёtyre kronikanёvet dhe pёr tё gjykuar mё drejt mbi pohimet, shpesh kontradiktore tё historianёve tё kohёs, kemi bёrё kёrkime nё burimet arkivore, pjesa mё e madhe e tё cilave janё tё botuara.

            Besojmё qё kjo analizё ka lejuar tё nxjerrim mjaft gabime detajesh dhe shumё gjykime tё gabuara ose tё pasakta.”[1]

Mendoj se detyrё e historianёve ёshtё tё ndajnё tё vёrtetёn historike nga elementёt e folklorit apo legjendёs, nё mёnyrё qё shqiptarёt, pёr pjesёn mё tё rёndёsishme tё sё shkuarёs sё tyre, tё kenё njё tabllo tё qartё, tё vёrtetё, tё pёrcaktuar saktё nё pёrbёrёsit e tij kryesorё.

Mё duket se njё nga elementёt mё tё rёndёsishёm tё historisё sё Gjergj Kastriotit, ёshtё pёrcaktimi i saktё i moshёs nё tё cilёn ai braktisi familjen dhe shkoi nё oborrin e sulltanёve otomanё, pёr tё cilёn historiografia na jep disa variante. Gjithё kёta variante, nё lidhje me njё ngjarje tё shёnuar tё jetёs sё Skёnderbeut, janё dёshmi e njё amullie shqetёsuese nё studimin e historisё sё tij e nxjerrin para studjuesve tё sotёm njё detyrim, pёrsa i pёrket pёrcaktimit tё sё vёrtetёs s’atij episodi shumё tё rёndёsishёm tё jetёs sё personazhit. Arsyetimi logjik i pasojave t’atij episodi ёshtё i lidhur me tё gjithё ecurinё e historisё sё tij, mbasi nёse ka shkuar fёmijё shpjegon pregatitjen e tij tё gjithanshme si njё ndёr personalitetet mё tё spikatur tё kohёs sё tij, por nёse ka shkuar i madh ёshtё i kuptueshёm motivi i brёndshёm i tij nё sendёrtimin e epopesё mё tё lavdishme tё popullit tё tij.

Historiografia zyrtare e akademike e 70 viteve tё fundit e ka trajtuar epopenё e luftёrave tё Skёnderbeut si njё çast kulminant tё shpalosjes sё vlerave tё entitetit kombёtar arbёror. Po tё lexojmё historianёt e vjetёr, por edhe tё shekullit tё shkuar, nё njё pjesё tё mirё tё tyre, nxirret nё pah faktori fetar si mё kryesori nё veprimtarinё e Skёnderbeut si prijёs populli, si udhёheqёs ushtarak e si burrё shteti. Mund tё jetё bindёs apo jo, i ligjёruar apo jo, pozitiv apo jo, varet nga kёndvёshtrimi dhe mendёsia nё tё cilёn analizohet dukuria. Por nuk mund tё anashkalohet dhe, aq mё pak tё mohohet, duke u zёvendёsuar nga ai kombёtar. Mund tё diskutohet gjatё mbi tё gjithё vёshtrimet apo dritёhijet e asaj epoke madhёshtore tё historisё sonё, por nuk mund tё mohohet thelbi i saj. Njё sintezё e shkurtёr e gjithё asaj epopeje gjёndet nё njё fragment tё veprёs sё Mustafa Krujёs, “Historia e Skёnderbeut”, marrё nga libri “Shkrime historike”, faqe 358 :

“Por fuqít e Sulltanit rridhshin pajadamё prej burimesh tё pashterrueshme tё nji perёndorije qi pёrfshinte anembanё Dardanelavet gjithё Anadollin e krejt gjysishullin ballkanik gjatё Danubit e Savёs mbё nji anё, dhe Egjeut, Jonit e Adrijatikut nё tjetrёn, pёrveç nji ishulli tё vogёl Shqiptarёsh nёn nji prinjёs qi kishte damё me u bâmё flí e krishtjanizmёs me gjithё popullin e vet”

Ai popull stoik e zemёrmadh, edhe n’ata kushte ankthi e pasigurie, e ndoqi prijёsin me njё durim e forcё vullneti pёr t’u admiruar, i blatoi atij gjithshka e nuk shfaqi kurrё shenja pakёnaqёsie e kundёrshtie, edhe se fuqitё vinin duke u pakёsuar, edhe se lotёt ishin shterrur nё sytё e grave arbёreshe, atyre heroinave tё heshtura, mbi tё cilat rёndonin tё gjitha pasojat e lavdisё sё shekullit tё madh. Kujtesa historike do tё ishte shumё e mangёt, nёse nuk do t’u jepte atyre piedistalin e merituar nё altarin e vlerave tё kombit, ashtu sikurse dhe stёrmbesave tё tyre nё gjysёm shekullin e terrorit komunist.

Nё gjyqin e ftohtё tё historisё arbёrit dhe prijsi i tyre shkuan ballёlartё, sepse kishin kryer detyrёn e tyre kundrejt qytetёrimit tё cilit i pёrkisnin. Ai qytetёrim mbeti i detyruar kundrejt atij populli, pёr shekuj tё tёrё harrese e shkujdesjeje kundrejt fatit tё tij. Madje edhe kur, mbas gati pesё shekujsh lёngimi, ai popull deshi tё dilte nga errёsira e tё kishte shtetin e tij, pёrfaqёsuesit e atij qytetёrimi e njohёn atё tё cunguar, duke u bёrё pёrgjegjёs pёr njё tjetёr akt tё tragjedisё shqiptare.

Ndonjё prirje historiografike pёr t’a paraqitur atё epokё si ajo e shtetit tё bashkuar apo, pёr mё tepёr, e njё vetёdijesimi kombёtar, nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs. Arbёria, edhe me Skёnderbeun, mbeti njё trevё e pёrçarё nё zotёrinj tё mёdhenj e tё vegjёl, pa marrё as shembёlltyrёn dhe as ndёrgjegjen e kombit, qё ishte atёherё njё koncept i panjohur jo vetёm pёr tё, por pёr pjesёn mё tё madhe t’Evropёs. Nuk kishte kohё mё tё pёrshtatёshme pёr tё nxitur bashkimin e arbёrve nё njё shtet tё vetёm por, fatkeqёsisht nё shumicёn dёrmuese, princat arbёr, pasardhёs tё ish mbretёrve ilirё, nuk patёn as largpamёsinё pёr tё kuptuar situatat dhe as vullnetin pёr tё bashkur forcat.

Skёnderbeu u ballafaqua nё vite me tekat e pafund tё aleatёve, me ftohjen, me marrёveshjet me Venedikun apo turqit kundёr tij, me tradhёtitё madje edhe brёnda familjes, me kushtёzime tё shpeshta, me shpёrfillje kundrejt luftёs sё tij. Pati nё krahun e tij oficerёt e shtabit tё tij, me nё krye Vrana Kontin e Tanush Topinё, mbrojtёsit legjendarё tё rrethimeve tё Krujёs, por njohu dhe tradhёtitё e Moisiut, tё Hamza Kastriotit, tё Gjergj e Gojko Stres Balshёs, nё çastet mё tё vёshtira tё luftёs, mbas humbjesh tepёr tё rёnda si Berati apo Sfetigradi. Pati dashurinё e mbёshtetjen, deri nё flijim, tё popullit arbёr, por kёto nuk qenё tё mjaftueshme pёr tё vёnё themelin e asaj Abёrie tё bashkuar e tё lirё.

Pёr ne, shqiptarёt, ai mbeti fari drejtues qё na priu idealisht nё kёtё gjysmё mijёvjeçari, tё ngarkuar me re tё dёndura e tё zeza pushtimesh tё huaja e lufte tё gjatё me vetveten. U munduam tё njёjtёsohemi me emrin e tij, edhe se shpesh nuk i sendёrtuam mёsimet e porositё e tij. Megjithatё ai mbeti njё simbol, ai i qёnies sonё, i ёndrrave tona, i aspiratave tona shekullore. Ai na la njё pasuri tё pamatёshme, pёrkatёsinё, jo vetёm gjeografike, nё kontinentin evropian, ndihmesёn tonё, si popull, nё historinё e mbrojtjes sё vlerave qytetёruese t’atij kontinenti, krenarinё e tё flijuarit pёr ato vlera. Na takon ne sot, me qёndrimin tonё, me dёshirёn pёr t’u pёrmirёsuar e pёr tё ecur pёrpara nё rrugёn e qytetёrimit si njё trup i vetёm, tё tregohemi trashёgimtarё tё denjё tё emrit dhe veprёs sё tij madhore.    

*Kjo ёshtё fjala e mbajtur nga Eugjen Merlika nё sesionin e XV shkencor “Gjergj Kastrioti – Skёnderbeu – heroi kombёtar i shqiptarёve”, tё zhvilluar nga Shoqata “TROJET E ARBЁRIT” nё Lezhё mё 28 korrik 2018.                                                                                                                                                             

[1]Gegaj, At Athanas, OFM : “Arbёria dhe Gjergj Kastrioti Skёnderbe 1405 – 1468” “Eurorilindja”, Tiranё 1995 faqe1

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arberia e epokes se tij, Eugen Merlika

GJYKATЁSJA RUMUNE KUNDЁR KORRUPSIONIT QЁ BЁN TЁ DRIDHEN PALLATET E PUSHTETIT

July 3, 2018 by dgreca

Shkruar nga FRANCESCO BATTISTINI/

Perktheu:Eugjen MERLIKA/

Mbeskё e Stalinit. Motёrz e Hitlerit. Trashёgimtare e denjё e Ҫausheskut. Mё e etur se Drakula. Dhe,natyrisht autore grushti shteti, e paguar nga Soros, por kush tё çon?….. Ka njё gjykatёse nё Bukuresht, njё gjykatёse kundёr korrupsionit qё, nё pesё vjet, ka hetuar 1200 funksionarё publikё dhe ka arrestuar mё shumё se njёmijё. Kjo gjё pёrbёn tashmё njё problem politik, nё njёrin nga Vendet mё tё korruptuara t’Evropёs, ku (citim i New York Times) tё japёsh njё rushfet pёr provimin e patentёs ose njё vizitё mjekёsore, quhet njё rregull e jetёs, njёlloj si pagimi i taksave ose si vdekja.Di Pietro e Karpateve quhet Laura Codruta Govezi, ёshtё 45 vjeçe dhe ёshtё gruaja mё e urryer dhe mё e frikshme e Rumanisё. Pёr t’a ndaluar, udhёheqёsi i sё majtёs, Liviu Dragnea, pёr tё cilin Kovezi ka dyshim se ka kryer mashtrime zgjedhore, shpёrdorime pushteti e ka vjedhur fondet e BE, dhjetё ditё mё parё grumbulloi nё shesh 100 mijё rumunё kundёr “sektit kriminal” tё gjykatёsve, qё kёrkon tё krijojё “njё Shtet paralel” dhe rimerr sistemet e Securitate, policisё sё fshehtё tё kohёve tё Ҫausheskut. Thuhet kjo nga njё parti, socialdemokratja fituese e zgjedhjeve tё fundit, tё mbushur me ish komunistё. “Securitate? – u pёrgjigj e qetё gjykatёsja – po un jam diplomuar mё 1995, dhe komunizmi kishte mbaruar prej gjashtё vitesh…”

Njё ndeshje politike e tillё nuk shihej qё nga koha e Revolucionit. Ndёrmjet arrestimesh dhe hetimesh, kanё rёnё nё hall 14 ministra, 39 zёvendёsministra, 14 senatorё, njё eurodeputet. A mund tё qёndronte i palёvizshёm pushteti? Nё njё skenar prej Tanxhentopoli italian, nuk kursehet asgjё : teori pёrbetuese, fushata shtypi t’orkestruara nga botues tё rrasur nё burg pёr korrupsion, nxjerrje dosiesh, ministri i Drejtёsisё qё kёrkon tё silurojё Kovezin, Gjykata kushtetuese qё i jep tё drejtё, deri dhe padija ndaj gjykatёses se ka kopjuar tezёn e diplomёs… Dragnea qё, prej mё shumё se njё viti po pёrpiqet t’a kufizojё rёndё rolin e gjykatёsve, pёr t’i vёnё ata nёn kontrollin e ekzekutivit, duke ndryshuar dhe Kushtetutёn, frymёzohet haptas nnga Vendet evropiane (Polonia, Hungaria, RepublikaҪeke, Sllovakia) qё tashmё e kanё fituar kёtё luftё kundёr gjykatёsve, dhe nga Trumpi: “Dijmё sa forca janё rrjeshtuar kundёr presidentit amerikan – thotё njё besnik skajor i drejtuesit rumun – Pёrshёndesim luftёn e tij ndaj komplotistёve.” (Edhe se pikёrisht dje njё zёvendёs sekretar Shteti i SHBA, West Mitchell, ka inkurajuar punёn e prokurorёve rumunё). Ёshtё e lehtё tё tunden fantazmat: “Mos t’u gёnjejё mёndja se vetёm politikanёt dhe funksionarёt e lartё janё viktima tё padive e tё provave tё rreme. Sot, cilido qytetar mund tё goditet nga njё hetim e tё pёrfundojё i shkatёrruar”. Shumё e lehtё tё kapesh nё ndikimet e huaja: “Mbas Revolucionit tonё tё 89, Nato dhe BE duan tё na japin mёsime demokracie?”

Kundёrveprimi nuk ka munguar. Nё shkurt, me manifestimin mё tё madh kundёr qeveritar qё nga epoka Ҫaushesku. Tani me Kryetarin e Shtetit, liberalin Klaus Johannis, qё mbron Kovezin: “Nuk mund tё lejojmё qё Rumania tё largohet nga vlerat demokratike, qё gjykatёsit tё kёrcёnohen apo tё frikёsohen”. Nё zyrёn e saj, tё mbushur me ikona dhe fotografi  tё vjetra kur ishte kampione basketbolli, bija e njё gjykatёsi dhe nune e Drejtorisё kombёtare tё antikorrupsionit, Laura ёshtё njё gjykatёse e gjatё (mё shumё se njё metёr e tetёdhjetё) qё nuk duket se shqetёsohet. Jeton çdo ditё me roje mbrojtёse, ёshtё e ndarё nga burri, por vazhdon tё shkojё nё kinema dhe nё palestёr. E din se loja ёshtё rёnduar: “Tё mё vrasin? Nuk u leverdis tё krijojnё martirё….” Dhe qё mbi reformёn e kёrkuar nga Dragnea luhet gjithshka: “Nёse zhduket pavarёsia e gjykatёsve, puna ime nuk do tё bёhet mё e vёshtirё. Do tё bёhet e pamundur”.

 

Marrё nga “Corriere della Sera”, 19 qershor 2018  E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: Eugen Merlika, FRANCESCO BATTISTINI, GJYKATЁSJA RUMUNE KUNDЁR KORRUPSIONIT, Laura Codruta Govezi

KUJTESA E NJЁ DJALI ЁSHTЁ NЁ NATЁ

July 3, 2018 by dgreca

Sebastiano Grasso1 eugenio1nga Sebastiano Grasso/

Visar-Atjon-300x164

Gjatё Meshёs sё Papa Françeskut nё Vatikan – 5 qershor 2016 – poeti shqiptar Visar Zhiti shkon nё kёrkim tё “pёllumbit tё bardhё” tё fёmijёrisё sё birit Atjon. I kthyer nё Tiranё nga Milano pёr pushimet e Krishtlinjes, Atjoni nё njё aksident me motor ndërron jetë. Ёshtё 19 vjeç dhe studjon nё Universitetin Katolik. Rreth orёs pesё e ëma Eda telefonon nё Milano: “Atjoni… jo, jo…”. “Je e sigurtё? Do tё jetё duke fjetur. Do tё shohёsh se do tё mjaftojё njё pёrkёdheli pёr ta zgjuar”, i pёrgjigjen.

Sapo kishte hyrё nё vitin e dytё tё Filozofisё, pёrveçse shkrues esesh politike (mbi pёrmbajtjen e disa diskutimeve jo nё dobi tё qeverisё, ndokush shtrembёronte buzёt me qё i ati atёherё ishte ministёr i Kulturёs), Atjoni ishte edhe piktor. por “miqtё e çizmes”* do ta zbulojnё vetёm gjatё funeralit.

Pikёrisht njё vizatim të Atjonit mban edhe ballina e librit “Nata ёshtё atdheu im”, përmbledhja më e re me vargje e Visar Zitit, (Botimet “Pazzini”, 100 f. euro – 12), pёrkthyer nga Elio Miracco; me parathёnie nga Ennio Grassi. “Po ku ёshtё pёllumbi yt, Bir,/ pёllumbi i bardhё i fёminisё tёnde?” ngulmon poeti. “E nuk doje tё rriteshe,/ se ashtu as pёllumbat/ nuk trёmbeshin prej teje…”

Kaloi pothuaj njё vit e gjysmё nga ikja e Atjonit në Qiell dhe Visari – mbasi la detyrёn e ministrit tё Kulturёs nё Shqipёri dhe shkon  si ambasador pranё Selisё sё Shenjtё – vëzhgon pёrqark nё kёrkim tё çfardo shenji tё pranisё sё djalit. Shenja qё mundohet t’i gjejё dhe në natё: poeti arrin ose beson se mund ta bёjё, të lexojë madje dhe terrin. Si nё njё partiturё, libri nis me njё lentissimo (Marr dorёn e butё tё kёsaj mbrёmjeje,/ e ledhatoj, pastaj e hap pёr tё parё fatin”), pёr tё ndryshuar kohёn nё njё stringendo/ (“Do tё doja qё shpirti im/ tё dilte nga kraharori e tё vinte te ju/ si njё pelerinё e padukshme t’ju mbёshtillte,/ ku pёrsipёr tё ndiheshin fjalёt e mia/ si njё shi i magjepsur.”), pёr t’u mbyllur me njё doppio movimento (“E gjithё kjo ditё vetёm pёr tё kujtuar…/ Por tmerri ёshtё mё i madh, nuk e nxё kjo ditё,/ del pёrtej [….] Po unё dua ditёn time tё harresёs…/ “Si penё qё do tё doja tё shkruaj u bё lamtumira,/si çelёs i shtёpisё tёnde qoftё ora e kthimit,/ e ke varur nё qafё si njё fёmijё, / qё mos tё tё humbё gjatё lojёs, se e gjithё lojё qenkёrka, Bir.”)

Na vijnё nё mёndje dy poetё tё tjerё, tё goditur nё tё njёjtёn mёnyrё: Giosuè Carducci (Rima tё rejapёr Danten, tre vjeç) dhe Giuseppe Ungaretti (Dhimbja pёr Antonetto-n, nёntё).

E, nё tё njёjtёn kohё – na vjen të ripёrshkojmë biografinё e Visar Zhitit – njё histori dramatike, por me njё fund tё gёzueshëm. Se në fakt poeti, i burgosur pёr njё pёrmbledhje poezish Rapsodia e jetёs sё trёndafilёve– si i ati, aktor teatri e komediograf – mbas tetё vitesh burgimi nё kampet e punёs (miniera bakri e fabrika tullash), me rёnien e diktaturёs komuniste, rifitoi lirinё. Pastaj boton nja dhjetё libra (poezi, narrativё dhe eseistikё), duke u konsideruar si një lloj Ismail Kadareje tjetër, zgjidhet deputet nё Parlamentin shqiptar, kalon në karrierёn diplomatike (Itali, Shteti i Vatikanit, tani nё ambasadё në Washington) deri më tani . Por gjithshka shëmbet me ikjen e birit tё vetёm.

Po gjurma qё lë poeti me penёn e tij, zgjat njё stinё (si ajo mbi dёborё) e me kalimin e kohёs shkrihet nё kujtime ose shenjohet pёrjetё? Këtë pyetje të Anila K. zbulojmë se Visar Zhiti ia lë përgjigjen së ardhmes.

Marrё nga “Corriere della Sera”, 19 Qershor 2018

E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

         ______________

*) Miqtë e çizmes ka kupimin e miqve të ngushtë, që janë bashkë si dhuratat që futen në çizmen e festës së Epifanisë (shën. përkthyesit)

 *** 

VAZHDIMI IM PËR DY POETËT

1-Eugjen-Merlika-225x300-1

 Nga Eugjen Merlika

Sebastiano Grasso është poet dhe gazetar i njohur italian, kritik arti në gazetën më të madhe “Corriere della Sera”, ndërkohë dhe President i PEN Clubit italian që nga viti 2007, pas shkrimtarëve të njohur botërorë si Alberto Moravia, Mario Luzi, etj.

Ai u laureua për Letërsi Moderne në Modena, Siçili, nga dhe është dhe vetë, por që nga viti 1971 jeton në Milano.                                                                         Përveç disa librave me përkthime nga frengjishtja dhe spanjishtja, herët ka botuar përmbledhjet me vargje “Orizzonti lontani” (“Horizonte të largëta”), “Plaquette” (“Plaquette”), “Poesie fuori stagione” (“Poezi jashtë stine”), “Il giuoco della memoria” (“Loja e kujtesës”), “Pour Marie-Hélène” (“Për Marie-Helenën”), “Il poeta e il fantasma”(“Poeti dhe fantazma”).

Dhe pas një heshtje që zgjati 20 vjet, pati një shpërthim të ri dhe boton rresht librat e tij me poezi dashurie dhe përkthehet në shumë gjuhë, në Spanjë me parathënien e nobelistit José Saramago, në Rusi me të poetit Evgjeni Jevtueshenko, në Siri me të Adonisit, poetit më të madh arab sot, në Poloni, në Suedi me hyrje nga poeti Jesper Svenbro, antar i akademisë suedeze (që jep dhe çmimin “Nobel”), etj.

Ndërkaq ai ka marë disa çmime letrare si “LericiPea” (së bashku me amerikanin e  “Beat generation”, Lawrence Ferlinghetti, që më pas po ky çmim do t’i jepej dhe Ismail Kadaresë.                                                                                          Një nga librat e tij të fundit, “Tu, in agguato sotto le palpebre” (“Ti, në grackën nën qepalla”), botuar në Itali më 2009, u përkthye dhe në gjuhën shqipe  dhe u botua në 2011 nga “Uegen” në Tiranë dhe u nderua në Tetovë në 2014 me çmimin “Naim Frashëri në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë. Si përkthyes në këtë takim kishte marë studentin Atjon Zhiti.

Visar Zhiti, mbas tragjedisë me të birin e vetëm, Atjonin, student i ndritur i Universitetit Katolik tё Milanos, e tejkaloi heshtjen letrare me botime që lidheshin me djalin e tij duke sjellë ndjesi aq sa intime, po aq dhe përgjithësuese. Së fundmi në Itali iu botua pёrmbledhja me poezi, “Nata ёshtё atdheu im”. Titulli ёshtё simbolik dhe tronditës njëherësh dhe zbulon procesin e brёndshёm shpirtёror tejet tё vёshtirё tё poetit nё kёta vite. Janё vite tё njё pёshtjellimi shpirtёror krejtёsisht tё pazakontё, tё pakrahasueshme as me periudhёn e zezё tё arrestimit e të burgimit tё gjatё tё shkrimtarit nё kohёn e diktaturёs.

Po kështu dhe për bashkёshorten e tij, Edën, ka qёnё njё pёrmbysje me rropamё e njё bote qё ishte ndёrtuar, duke patur si ëndërr rritjen dhe brumosjen e atij djali të jashtazakonshëm, shpalosjen e dhuntive të tij për një të ardhme më të bukur.

Zakonisht tё tilla gjёndje shpirtёrore, mbas cunamit tё dёshpёrimit, rrisin vepra tё mёdha, do tё thosha tё jashtzakonёshme nё gjinitё e tyre. Mendoj se njё e tillё ёshtё kjo pёrmbledhje e vogёl poezish, qё kanё nё qendёr tё tyre Qiellin, yllësitë, hapёsirёn e pafund tё kёrkimit tё njё shenje tё prekshme vazhdimёsie tё jetёs së përtejme. Nuk ёshtё njё kёrkim, frut i dёshpёrimit asgjёsues, por i njё bindjeje tё rrёnjosur tashmё nga metamorfoza shpirtёrore e autorit qё ndjen “Njё dhёmbje… si ajo nё trupin / e sё Shenjtёs Mari, / kur po lindёte Jezusin./ Dhe unё jam pёrballё kёsaj dhёmbjeje / si njё tjetёr kryq i gjallё, / teksa muzgu pёshpёrit: Bir!”.

Autori e ka gjetur tё vёrtetёn e amshuar e ngushëllohet me ngjajshmёrinё e dhimbjeve me ato tё Shёn Mёrisё para Kryqit me Birin e saj, qё ёshtё pёrmbledhja mё e pёrkryer e dhimbjes njerёzore e hyjnore. Por dhimbja e tij nuk mbetet nё kornizёn e tragjedisё familjare, ajo i kalon caqet e kataklizmёs vetiake, e si shprehje e misionit tё pёrhershёm qytetar tё artistit, rrok problemet e pёrjetёshme, por veçanёrisht tё kohёs sё tij, nё tё cilёn poeti pohon: “Po ecёn historia, jo kundёrhistoria si pёrbindёsh!”

Fakti qё poeti kthehet, pëveç të tjerash dhe nё misionin e tij historik tё padisё tё sё keqes njerёzore, nё tё gjitha shfaqjet e saj, qё e hedh vёshtrimin rreth e pёrqark globit, na forcon idenё se roli i tij vazhdon tё jetё i njё rёndёsie tё dorёs sё parё, se prej tij, mund e duhet tё presim tё tjera kryevepra.       

Fakti qё gazeta mё e njohur e Italisё, njё Vend qё e njeh mirё shkrimtarin tonё, nёpёrmjet botimit tё veprave tё tij si nё poezi ashtu edhe nё prozё, nxjerr njё shkrim tё kritikut tё saj letrar, Sebastiano Grasso, kushtuar librit tё fundit tё Visar Zhitit, ёshtё njё sukses i padiskutueshёm e shumё fjalёmirё jo vetёm pёr Visarin tonë, tashmё t’afirmuar plotёsisht nё panoramёn letrare, jo vetëm shqiptare, por edhe më gjerë, por pёr gjithё letёrsinё tonё.

Dëshirojmё me gjithё zemёr qё Visar Zhiti, i cili pёrbёn njё krenari tё kulturёs e tё kombit tonё, tё vazhdojё tё ecё nё rrugёn e tij krijuese, duke na dhёnё vepra, pёr tё cilat kemi ende shumё nevojё si shoqёri e si komb.   

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugen Merlika, Sebastiano Grasso, Visar & Atjon Zhiti

“QEVERIA E NDRYSHIMIT” DHE “REVOLUCIONI” ITALIAN

June 15, 2018 by dgreca

Shkruajtur nga Eugjen Merlika/

“Nёse nё republikёn e bimёve do tё kishte votim tё pёrgjithshёm hithrat do tё kishin syrgjynosur trёndafilёt dhe zambakёt”- JEAN LUCIEN ARRÉAT (1841 – 1922), shkrimtar e filozof francez/

Votimet e 4 marsit 2018 nё Itali pёrmbysёn nga themelet raportet e forcave dhe krijuan njё tabllo tё re tё kuadrit politik. U ngritёn, me rezultate qё tejkaluan edhe parashikimet mё optimiste, dy forca politike tё Opozitёs: Lёvizja 5 yjet dhe partia e Lidhjes sё Veriut e cila, si pasojё e ndryshimit tё strategjisё sё saj tridhjetёvjeçare, doli me etiketёn “Ne me Salvinin”, nё kuadrin e njё aleance parazgjedhore tё Qendrёs sё Djathtё, sё bashku me Forza Italian tё Berluskonit dhe Vёllezёrit e Italisё tё Giorgia Melonit.

Pёrfundimet e votimeve sipas njё ligji tё pёrzier proporcional e maxhoritar dhanё njё kuadёr nё tё cilin asnjё rrjeshtim politik nuk mori shumicёn. Zyrtarisht Qendra e Djathtё, si aleancё, arriti tё ketё shumicёn relative prej 37%, e ndjekur nga 5 yjet me 32,7%. Partia demokratike nё pushtet, prej pesё vitesh, u rrjeshtua e treta, duke shёnuar rezultatin mё tё ulёt tё gjithё historisё politike tё mbas luftёs sё dytё botёrore, gjё qё detyroi sekretarin e saj dhe ish kryeministrin Renzi tё jepte menjёherё dorёheqjen.

U deshёn tre muaj bisedimesh mes forcave politike nёn regjinё e ndritur tё Kryetarit tё Shtetit, Sergio Mattarella, pёr tё çmbёshtiellё lёmshin qё mblodhёn pёrfundimet zgjedhore. Pёr herё tё parё nё jetёn politike tё pёrtej detit, rezultati i tyre u quajt jo njё marrёveshjeje mes partish nё kuadrin e njё koalicioni, pas zgjedhor, por  njё “kontratё” mes dy forcash, 5 yjet dhe Lidhja, tё cilat kishin qёnё nё kundёrshti tё theksuar me njёra tjetrёn gjatё fushatёs zgjedhore e mё pas. Ёshtё interesant tё vihen nё dukje deklaratat e ndёrsjellta tё mosbesimit mes kёtyre dy forcave. Po sjell kёtu vetёm njё frazё tё sekretarit tё Lidhjes, njё javё para kontratёs, pёr udhёheqёsin politik tё 5 yjeve: ”Kush ndryshon mendim ndonjё herё mё pёlqen. Por kush ndryshon mendim çdo njё tё katёrt ore, e mendoj pёr Di Maion, mbi shkollёn, taksat, punёn, euron, imigracionin…. Jooo! Un nuk i jap kyçet e Vendit tim nё dorё njerёzve qё kanё ide kaq konfuze”

Ҫuditёrisht etja pёr pushtet qe kaq e fortё saqё i davariti paqartёsitё brёnda njё jave, i bёri tё firmosin “kontratёn”, tё caktojnё kryeministrin e madje tё bёjnё edhe listёn e ministrave, duke marrё mbi vete edhe pёrgjegjёsitё qё Kushtetuta i cakton Kryetarёve tё Shtetit e tё Qeverisё. Shkuan tek Presidenti me kёtё “plan rregullator” tё drejtimit tё Vendit, por u zemёruan shumё se ai nuk pranoi tё firmoste emёrimin si ministёr i ekonomisё tё prof. Savonёs, njё ekonomisti tё njohur pёr idetё e tij kundёr Bashkimit evropian e kundёr euros. Zemёrimi qe aq i madh sa Di Maio vendosi t’i bёjё thirrje masave tё dalin nё protesta tё fuqishme pёr tё vёnё nё akuzё Kryetarin e Shtetit si atentator tё Kushtetutёs. Mbas 48 orёsh Di Maio shkoi pёrsёri tek presidenti qё ndёrkaq po bёhej gati tё dekretonte njё qeveri teknike pёr tё organizuar zgjedhje tё reja. Presidenti, njё zotёri i vёrtetё, i akuzuar pёr “tradhёti kombёtare” prej njё çunaku 31 vjeçar, i dha kohё pёrsёri qё tё merren vesh dy kontraktuesit. U thirr pёrsёri profesori Conte, qё pat dhёnё dorёheqjen e u vendos tё pranohej njё listё tjetёr ministrash, me zhvendosjen e Savonёs nё njё tjetёr ministri. Kёshtu 2 qershori, festa e Republikёs, nё vend tё manifestimeve oqeanike tё idhtarёve tё kursit tё ri, u festua normalisht.

5 yjet dhe Lidhja, tё cilat nuk ishin votuar pёr tё qeverisur sё bashku, janё dy forca “populiste”, tepёr kritike kundrejt Evropёs dhe institucioneve tё saj pёrfaqёsuese. Prandaj edhe fitorja e tyre nё njёrin nga Vendet themeluese tё BE, nё fuqinё e tretё ekonomike tё tij, shqetёsoi mjaft ata institucione dhe vetё qeveritё evropiane, kryesisht ato tё zonёs euro. Nё bazёn e atij shqetёsimi ёshtё kontrata e firmosur, nё vazhdim tё njё fushate zgjedhore me premtime nga mё tё ndryshmit, pёr plotёsimin e tё ciёve llogaritё e ekspertёve luhaten nё shifrat 100 – 130 miljard euro, shuma tё cilat janё krejtёsisht jashtё mundёsive reale tё njё vendi qё mban mbi shpinё njё borxh mbi 2300 miliardёsh. Por ky borxh i stёrmadh, nё pёrqindje i dyti n’Evropё, mbas atij tё Greqisё, duket se nuk i shqetёson aspak “djemkat” e politikёs italiane, tё cilёt nuk kanё arritur tё marrin as edhe njё diplomё universiteti nё jetёn e tyre.

Tani pёr ta çёshtje sedre mbetet sendёrtimi i premtimeve zgjedhore, qё vёrtetё njё pjesё shkojnё nё dobi tё shtresave nё nevojё, por qё kanё njё çmin qё tremb kёdo qё kupton sado pak nga ligjet e ekonomisё.Nё njё buxhet tё pёrgjithshёm vjetor prej 830 miljard eurosh, harxhohen vetёm pёr tё paguar interesat mbi borxhet mё shumё se 60 miliardё. Nёse ky borxh do tё vazhdojё tё shtohet pёr t’u dhёnё nga njё rrogё gjithё nёnshtetasve tё papunё, apo pёr t’i nxjerrё nё pension punonjёsit para kohёs qё parashikon ligji Fornero, tё ndёrthurura kёto me zbatimin e taksёs sё sheshtё qё pakёson me 40 miljard t’ardhurat, nuk janё tё pakёt ata qё parashikojnё njё falimentim tё Italisё nё kohё relativisht tё shkurtёra. “Italia ёshtё shumё e madhe pёr tё falimentuar, por ёshtё po aq e madhe pёr t’u shpёtuar” u shpreh kёto ditё Kancelarja gjermane.

Por teoritё e idhtarёve tё borxheve thonё se investimet e mёdha, edhe nё borxh publik tё pafrenuar, mund t’a ndryshojnё gjёndjen, duke sjellё njё rritje ekonomike tё atillё qё tё jetё e aftё tё shmangё problemet e papunёsisё e tё ketё t’ardhura tё tilla qё tё kompensojnё vetё borxhet. Nuk jam ekonomist e nuk mund tё bisedoj me kompetencё n’atё drejtim, por mua mё duket se thёnia popullore “shtrij kёmbёt sa ke jorganin” ёshtё njё shprehje e urtё e njё pёrvoje tё gjatё tё historisё sё popujve. Si e tillё ajo ёshtё e vlefshme si pёr individёt ashtu edhe pёr popujt. Madje kёsaj konsiderate do t’i shtoja edhe barrёn morale tё shkarkimit tё tyre mbi brezin e ardhshёm, gjё tё cilёn e quaj sa tё padrejtё aq dhe imorale.

Ka pasur njё periudhё tё historisё sё Italisё, nё vitet 80, kur punonjёsit nxirreshin nё pension mbas 19 vjetёsh, 6 muajsh e njё dite nga fillimi i punёs. Atёherё nuk kishte forca, t’ashtuquajtura populiste, por pasojat e atyre vendimeve tё marra pёr interesa zgjedhore e tё ligjёruara pёr hapje vёndesh pune rёndojnё prej dhjetёvjeçarёsh mbi taksapaguesit italianё, nё njё kohё kur raporti i atyre qё marrin pension, me ata qё paguajnё kontribute ёshtё i shpёrpjestuar nё dobi tё tё parёve. Premtimet pёr tё marrё vota e pёr tё mbajtur pushtetin kanё qenё gjithmonё njё kostante pёr politikёn botёrore, edhe nё vitet mё tё suksesёshme tё saj.

Duke kёrkuar nё njё fjalor italisht kuptimin e termit “populizёm”, hasa nё kёtё pёrkufizim: “Ideologji e njё lёvizjeje politike ose artistike qё sheh nё popullin njё model etik apo shoqёror.” Ideja e pёrkufizimit ёshtё e lashtё sa bota dhe mbart ne vetvete gjithё demagogjinё, nё gjёndje tё hipnotizojё turmat, pёr tё pёrdorur fuqinё e tyre si bazё pёr t’u ngjitur nё pushtet, pёr tё zbatuar pastaj mbi kurrizin e tyre diktatura nga mё tё ndryshmet. Shёmbulli mё shprehёs i kёsaj tё vёrtetё janё sot Vendet e Amerikёs latine, kryesisht Venezuela, e kthyer nё gjendje urie kronike nga shteti mё i begatshёm i kontinentit, si pasojё e njё qeverisjeje “populiste” prej njёzet vitesh.

Bazat teorike tё populizmit mbijnё nga ideologjitё, kryesisht tё majta, tё demagogjisё sё koncepteve tё barazisё shoqёrore e prirjeve pёr tё ndёrpretuar çdo vёshtirёsi tё jetёs shoqёrore, si rrjedhojё e “politikёs sё padrejtё” tё klasёs drejtuese qё kёrkon tё shkarkojё mbi popullin e thjeshtё tё gjitha sakrificat e mundёshme. Jo rastёsisht, njё nga emblemat e populizmit italian, qё ka tё veçantёn e tij nё marrёveshjen mes sё majtёs e sё djathtёs, ёshtё shprehja “populli kundёr elitave”. Njё koncept i tillё dasor i shoqёrisё pёrbёn demagogjinё mё tё dёmshme e mё regresive qё mund tё pёrfytyrohet. Pёr tё patur idenё se ku mund tё çojё pёrqafimi i tij, duhet tё kthehemi mbrapa, nё pёrvojat e viteve 60 – 70 tё shekullit tё shkuar, tё zbatuara nga Kina e Mao Ce Dunit dhe akoma mё keq nga Kamboxhia komuniste e Pol Potit.

Jo rastёsisht drejtuesi aktual i Lidhjes sё Veriut, Matteo Salvini, ka qenё para disa vitesh “themeluesi i komunistёve padanё” nё Itali. “Qeveria e ndryshimit”, e kryesuar formalisht nga profesori Conte, ka shpallur nё programin e saj njё sёrё parimesh e detyrash qё pёrbёjnё gjithshka dhe tё kundёrtёn e tyre, djallin dhe ujin e shenjtё, si nё strategjinё ende jo tё qartё ekonomike, ashtu edhe nё politikёn e jashtёme, qё me fjalё mbetet besnike e NATO-s dhe BE, por qё me prirjen filo Putin tё drejtuesve efektivё tё saj, i ve minat gjithё kundёrvёnies sё Perёndimit ndaj politikёs agresive ruse nё zona tё ndryshme tё botёs. Madje, simbas Salvinit, NATO, si aleancё mbrojtёse, nuk duhet t’i mbajё sytё tek Rusia, nga e cila nuk vjen asnjё lloj rreziku, por t’a “mbrojё” Italinё nga “sulmi” qё vjen nga Jugu, nёpёrmjet varkave tё mbushura me emigrantё. Sa e pёshtirё ёshtё kjo kёrkesё, e kthyer nё njё strategji zgjedhore, me tё cilёn katёrfishoi votat nё zgjedhjet e fundit, mund tё kuptohet kur tё sjellim ndёrmёnd se shtete me mundёsi ekonomike shumё mё tё pakta se Italia, si Jordania apo Libani, i bёjnё ballё nё heshtje e me zemёr tё hapur qindra mijra tё shpёrngulurve nga zonat e luftёs tё Sirisё  apo Irakut.

“Qeveria e ndryshimit”, pёr mirё apo pёr keq do t’a vertetojё shpejt koha, e ngritur kёto ditё nё Itali, dashje pa dashje, bёhet njё problem pёr Evropёn, mbasi nё tё do tё gjejnё mbёshtetje gjithё forcat kundёr sistem tё kontinentit, tё cilat nuk e duan atё nё rrugёn e tij tё integrimit tё plotё, mbasi ndjehen tё “kёrcёnuara” nё sovranitetin e tyre, nё zbatimin e rregullave qё pranohen bashkarisht.  Ato quhen “sovraniste” e qeverisin nё vendet e lindjes, nё Austri, janё tё fuqishme nё Francё (Bashkimi kombёtar), Gjermani (Alternativa pёr Gjermaninё), nё Hollandё , nё Spanjё dhe arritёn tё shkёpusin Anglinё nga Evropa nёpёrmjet Brexit-it e gjejnё mbёshtetje edhe tek mendёsia e politika e presidentit tё SHBA.

Vёnien e interesave kombёtare mbi çdo gjё ne, shqiptarёt, ndoshta e ndjejmё mё shumё se tё tjerёt si domosdoshmёri, sepse jemi ende njё komb i ndarё nё pesё shtete. Por sovranizmi i disa Vendeve tё Bashkimit nuk ёshtё njё dukuri e dobishme pёr tё, sepse sa mё shumё tё vonohet proçesi i integrimit tё Evropёs, sa mё shumё Vendet e saj tё ngurojnё nё dhёnien e kompetencave organeve tё Bashkёsisё, aq mё shumё do tё zgjatet periudha e kalesёs nё Shtetet e bashkuara t’Evropёs, aq mё e dobёt do tё jetё ajo nё pёrballimin  me botёn nё tё gjithё drejtimet.

Para pak ditёsh dёgjonja njё komentator tё njohur tё shtypit shqiptar qё, duke folur mbi zhvillimet e politikёs italiane, shprehte keqardhjen pёr faktin se tek ne nuk ka forca antisistem. Desha t’i them atij zotёrie se duhet tё falёnderojmё Zotin qё ende nuk i kemi ato forca. Ёshtё e vёrtetё se Shqipёria ka nevojё pёr njё shndёrrim rrёnjёsor tё klasёs politike  tё saj, por prania e forcave antisistem do tё na hidhte nga shiu nё breshёr. Me drobitjen nё tё cilёn ka arrtur Vendi, njё fitore e atyre forcave do tё ishte varrimi i tij i plotё. Nёse rrezikohet tё çojnё nё falimentim Italinё merret me mёnd si do t’a kishin katandisur Shqipёrinё.

Pёr tё kuptuar mё mirё thelbin e dukurisё qё sot po trondit Evropёn dhe institucionet e saj, sё bashku me shpresat tona pёr tё qenё njё ditё jo tё largёt pjesё e saj, po e mbyll kёtё shkrim me njё fragment tё njёrit prej politologёve mё tё mirё italianё, prof. Angelo Panebianco, qё nё njё artikull tё botuar nё Corriere della Sera tё 21 marsit tё kёtij viti shprehet:

“Njё qeveri 5 yje – Lega do t’i detyronte tё gjithё tё kujtojnё se krisja politike themelore, jo vetёm nё Itali, nuk ёshtё mё ajo e majtё – e djathtё (socialistё – konservatorё) e kohёve tё bukura nё tё cilёt bota perёndimore ishte mjaft e qёndrueshme dhe e rregullt, aq sa t’i lejonte politikёs, tё ndihej ndёrmjet mёdyshjeve mё shumё Shtet apo mё pak Shtet, mё shumё apo mё pak Shtet shoqёror e tё tjera.

E çara themelore tani ёshtё ndёrmjet forcave qё kundёrshtojnё shoqёrinё e hapur dhe atyre qё e mbrojnё atё. E me qё shoqёria e hapur, e themeluar mbi demokracinё pёrfaqёsuese dhe ekonominё e tregut ёshtё njё prurje e pёrkatёsisё sonё botёs perёndimore, kush e kundёrshton duhet tё kundёrshtojё edhe atё pёrkatёsi, duhet tё dobёsojё lidhjet me Evropёn dhe Shtetet e Bashkuara, duhet tё zhvendosё hap mbas hapi Vendin drejt njё aleance me Rusinё (nёnkuptohet me shoqёritё e mbyllura)”   

Me qё ne shoqёrinё e mbyllur, madje tejet tё mbyllur, tё ngjajshme me burgun, e provuam pёr gjysmё shekulli, duke paragjykuar jetёt e dy brezave, nuk duam tё biem as nё shembёlltyrёn sado tё zbehtё tё saj. Duke mbajtur parasysh tё mirat e shoqёrisё sё hapur, edhe nё kufizimet e saj, duhet tё jemi tё vendosur nё mos pranimin e sё kundёrtёs sё saj, edhe nё format mё tё sheqerosura e mё ndjellёse, tё cilat nuk mungojnё tё na serviren çdo ditё.

                                                                                                            Qershor 2018        

Filed Under: Politike Tagged With: Eugen Merlika, Qeveria e ndryshimit, Revolucioni Italian

ROLI I GAZETARIT NË DEMOKRATURË

May 5, 2018 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/*PROMOVIMI I LIBRIT Nuk ёshtё njё situatё e kёndёshme tё flitet pёr veten e, ndoshta, nuk do t’a kisha marrё atё mundim, nёse nё kёtё rast nuk do t’ishte e pёrshtatёshme tё sqaroja shkurtimisht arsyet qё mё detyruan tё pёrdornja termin “demokraturё”, tё huajtur nga njё publiçist e shkrimtar i shquar ballkanas i kohёs sonё, Predrag Matvejeviç, nё titullin e librit tim.

Po e nis kёtё pёrsiatje tё shkurtёr me njё fjali tё njё filozofi dhe ekonomisti, ndёr mё tё njohurit e mendimit ekonomik tё shekullit XIX, anglezit John Stuart Mill, qё mё 1837, nё moshёn 31-vjeçare shprehej:

“Dёgjohet gjithandej tani se gazetaria ёshtё pёr Evropёn bashkёkohore ajo qё ishte oratoria politike pёr Athinёn dhe pёr Romёn, e qё pёr t’u bёrё ajo qё nevojitet, duhet tё pёrpunohet nga i njёjti lloj njerёzish”.

Filozofi anglez, nёpёrmjet krahasimit tё tij me botёn e lashtё tё kulturёs greko-romake, artit tё gazetarisё, jo vetёm qё i jep njё vlerёsim madhor nё ecurinё e shoqёrisё, por e ngarkon me detyra qё e venё atё nё ballin e jetёs shtetёrore e kulturore  tё çfarёdo kombi, njёsoj si oratorёt e lashtёsisё qё ishin nё gjёndje tё ndikonin mendimin dhe veprimin e tubimeve tё qytetarёve tё Athinёs apo Romёs, tё cilёt mbeten, ende sot, tё paarritshёm nё shkallёn e nivelit kulturor tё masёs nё pёrgjithёsi.

Kjo fuqi e madhe qё merr bota e  medias nё kohёn tonё, e tejzmadhuar nё mjetet e saj tё panumurta, gjithmonё simbas Millit, ёshtё e kushtёzuar nga niveli cilёsor i atyre qё e ushtrojnё. Pa mёtuar qё tё kemi personalitete tё gazetarisё nё nivele tё Eskinit, Demostenit apo Ciceronit, funksionimi i gazetarisё, si fuqi e katёrt e shteteve, mund tё jetё e frutёshme nёse ata qё e ushtrojnё janё nё lartёsinё e detyrёs sё tyre. Ajo detyrё kёrkon veç pregatitjes kulturore edhe cilёsi e atribute tё tjera tё domosdoshme si aftёsia pёr tё vёzhguar e kapur tё qenёsishmen, mungesa e paragjykimeve nё paraqitjen e gjykimin e fakteve, ndershmёria intelektuale, guximi vetiak e qytetar, prirja pёr tё pohuar tё vёrtetёn  e, mbi tё gjitha, pavarёsia e plotё nga pushtetet e tjerё, politikё apo ekonomikё.

Mbas kёtij parashtrimi tё shkurtёr tё funksionit e rolit tё botёs mediatike nё nivel planetar, po kthehem nё librin tim : “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”. Ёshtё njё pёrmbledhje shkrimesh tё njё periudhe relativisht tё gjatё, 2004 – 2017, qё pasqyrojnё mendimet e pёrsiatjet vetiake rreth jetёs politike, shoqёrore, ekonomike kulturore tё Shqipёrisё tё cilёn, edhe se larg fizikisht jam munduar t’a ndjek me tё njёjtin qёndrim qё do tё kisha mbajtur, po tё jetoja aty. Si pёrfundim i bashkёjetesёs shpirtёrore e mendore me Shqipёrinё e viteve tё pas komunizmit, del ky vёllim, i treti i rradhёs, mbas “Pёrsiatjes” dhe “Elegji pёr brezin tim”, e qё mund tё pasohet edhe nga dy tё tjerё, nёse do tё gjindet mundёsia e botimit tё tyre.

Si tё gjithё ata shqiptarё qё dolёn nga njё pёrndjekje 45 vjeçare e regjimit komunist, edhe un shpresova e mendova se ndryshimi i sistemit shoqёror, nga njё diktaturё e hekurt nё njё demokraci, sado e brishtё qё tё ishte, pёrbёnte njё kthesё tё madhe, historike, nё planin e pёrgjithshёm kombёtar e n’atё vetiak e familjar. Nё tё parin ndryshimet, edhe se epokale nё sajё tё shёmbjes sё komunizmit si njё sistem shtypёs nё gjithё pjesёn lindore t’Evropёs, nuk patёn ritmet e pritёshme, duke u luhatur mes “njё bote qё nuk donte tё vdiste e njё tjetre e pafuqishme tё lindёte”. Nё planin e dytё, atё familiar e vetiak, e vetmja mёnyrё pёr t’u larguar nga Grabiani i Lushnjes, vendi i internimit tё familjes nё dhjetёvjeçarin e fundit, qe largimi pёr nё Itali, Vendi i lindjes sё nёnёs sime. Aty filloi njё tjetёr jetё vёshtirёsish e pune tё lodhёshme, por me kёnaqёsinё pёr tё parё si shpёrblim mbas shumё  viteve tre bijtё e bijat tё diplomuar e tё sistemuar me punё.

Nisa tё shkruaj qё herёt, kur m’u dha mundёsia e botimit tё artikujve. Kёtu sot, me rastin e paraqitjes sё kёtij libri, po pёrfitoj pёr tё falёnderuar nga zemra redaksitё e gazetave “Sindikalisti”, “Liria”, “Republika”, “55”, “Bota shqiptare”(Romё), “Gazeta shqiptare”, nё shtojcёn “Milosao”, “Tema”, “Shekulli”, “Illyria” e “Dielli” nё Nju Jork, “Standart”, “Shqiptari i Italisё”, “Metropol”, “Shqiptarja.com”, e deri tek “Mapo”, e pёrditёshmja nё tё cilёn kam botuar shkrimet e mija prej dhjetё vitesh.

Ideja kryesore qё pёrshkon ata shkrime ёshtё njё dozё e fortё zhgёnjimi, larg objektivave tё pritjes qё ushqenim, me mendimin e pёrfytyresёn tonё nё fillimin e viteve 90. Me kalimin e viteve ato shpresa avulluan si vesa nё diell, sidomos pёr ata qё kishin qёnё viktimat e sё gjatёs e mizores “luftё e klasave”. Demokracia e ёndёrruar, me kalimin e kohёs, mori trajtёn e njё sistemi partitokratik, qё ndёrronte ngjyrat sё jashtёmi por qё funksiononte me tё njёjtat ligje, tё shkruara e tё pashkruara, nё brendёsi tё saj. Duke u munduar tё paraqes e tё trajtoj nё shkrimet e mija argumentet mё nё dukje tё ecurisё sё shoqёrisё e tё shtetit, rashё nё pёrsёritje tё temave, sepse problemet pёrsёriteshin herё mbas here, pa gjetur rrugёn e zgjidhjes. Sistemi bёri hapa tё ngadalshёm nё ecjen drejt modelit tё shoqёrive Perёndimore, por vrapoi me revan drejt objektivave tё pasurimit tё klasёs drejtuese, njё dukuri qё thellonte gjithёnjё e mё shumё pabarazinё ndёrmjet shtresave tё ndryshme tё popullsisё. Paligjshmёria, e kthyer nё sistem pasurimi tё njё pakice qё kishte nё dorё levat e drejtimit, kushtёzonte edhe strukturёn mbajtёse tё godinёs sё Shtetit, qё mbyllej si iriqi, duke kundёrshtuar çdo prirje ripёrtёritje tё klasёs sё tij drejtuese.

Kёshtu, edhe ajo pak demokraci e viteve tё para u kthye nё njё sistem hibrid, tё ndёrthurur ndёrmjet shkёrbimit tё pёrvojёs sё botёs Perёndimore e jehonёs sё mendёsisё autoritare tё gjysmё shekullit komunist. Mungesa e njё force politike jashtё kornizёs sё trashёgimisё komuniste, tё tillё qё tё paraqiste njё mundёsi tjetёr ndaj dypolarёsisё Pd-Ps, qё tё kishte nё kodin e saj gjenetik kombin e bashkuar nё pёrparimin e shpejtё tё tij, larg metodave e mjeteve tё neosocializmit tё korruptuar, u bё shkas qё tё ngurtёsohej, deri nё ngrirje, jeta politike shqiptare. Nё kёtё mёnyrё demokracia mori trajtat e njё sistemi tё mangёt e tё prirur nga njё farё autoritarizmi, tё pёrfaqёsuar nga t’ashtuquajturat figura karizmatike, gjёndje qё vazhdon edhe sot e kёsaj dite.

Termi “demokraturё” mendoj se i shkon mё pёr shtat sё vёrtetёs jetёsore tё Vendit tonё. A nuk ёshtё tipar i demokraturёs qenёsia e njё klase politike, nё tё cilёn janё tё pranishёm elementё tё krimit nё tё gjitha format e veta e qё, nё eksponentёt e saj kryesorё, e kanё kthyer politikёn nё profesion, nё vend qё tё ishte njё mision nё shёrbim tё çёshtjes sё madhe tё Atdheut ? A mund tё quhet demokraci njё sistem politik, nё tё cilin votat dhe rezultatet e tyre tjetёrsohen nё dobi t’atyre qё qeverisin apo janё nё gjёndje t’i blejnё ato? A mund tё quhet demokratik njё Vend nё tё cilin njihet vetёm formalisht pavarёsia e pushteteve dhe institucioneve jo politikё, mbasi gjithshka pёrqёndrohet nё duart e atyre qё”fitojnё” zgjedhjet e tjetёrsuara? Ҫfarё emri mund t’i vemё njё shteti qё, nё çdo ndёrrim pushteti qёndror, do tё zёvendёsojё tё gjithё zyrtarёt e tё gjithё niveleve e profileve, duke bёrё tё jetojnё nё ankthin e mbijetesёs mijra njerёz?

A nuk ёshtё demokraturё ajo qё vazhdon tё mbajё kujtesёn historike rob tё mendёsive tё diktaturёs, qё nuk e dёnon atё seriozisht, madje dekoron e merr nё mbrojtje edhe autorёt e krimeve tё komunizmit? Ҫfarё shteti demokratik ёshtё ai qё, ende mbas gati tre dhjetёvjeçarёsh, nuk arrin tё sendёrtojё premtimet e vendimet e tij pёr dёmshpёrblimet e ish tё dёnuarve politikё, por i “ngrin” ata simbas dёshirёs sё ndonjё ministri apo kryeministri? A nuk ёshtё demokraturё njё sistem shoqёror, nё tё cilin mbizotёron korrupsioni dhe mungesa e ligjёshmёrisё deri nё nivelet mё tё larta tё Shtetit, duke pёrcaktuar pasurime marramendёse tё paligjёruara, ndёrsa  u mohohet, nё njёqind mёnyra, pronarёve tё ligjshёm e drejta e pronёs sё trashёguar? A ёshtё tregues demokracie fakti qё drejtёsia, gjatё gjithё kёtyre viteve tё shpёrdorimit tё pushtetit, nё format mё tё ndryshme, nuk ka patur guximin dhe forcёn tё ndёrhyjё, qoftё edhe njё herё tё vetme, kundёr politikanёve? Si mund tё konceptohet njё demokraci qё, prej mё shumё se njё tё katёrt shekulli, nuk vendos tё bёjё pjesёmarrёs nё proçesin zgjedhor tё Vendit tё saj qindra mijra qytetarё tё saj, tё shpёrndarё nё tё katёr anёt e botёs?

Demokratura e ka kthyer Shqipёrinё nё njё shtet pa asnjё strategji tё dobishme ekonomike, e cila duhet tё vlerёsojё e nxisё punёn e pёrditёshme tё punonjёsve nё degёt e ndryshme tё ekonomisё, kryesisht tё bujqёsisё. Nё gjithё kёta vite tё pas komunizmit, me pёrjashtim tё ndёrtimeve, edhe ata shpesh pa kriteret e duhur, ekonomia nuk ka pasur njё strategji nё pёrputhje me mundёsitё potenciale tё Vendit.

Kёta e tё tjerё argumenta janё temat e shkrimeve tё kёtij vёllimi, qё pret gjykimin e lexuesvet, ashtu sikurse ka ndodhur kur janё botuar nё organet e ndryshme tё shtypit tё shkruar apo on line. Jam munduar tё ruaj gjithmonё pavarёsinё  e mendimit e tё opinionit, tё mos kushtёzohem nё bindjet e mija dhe duhet tё pranoj se redaktorёt e shkrimeve tё mija nё gazetat e ndryshme nuk kanё kёrkuar asnjёherё tё ndёrhyjnё pёr tё ndryshuar ndonjё frazё e pёr kёtё u jam shumё mirёnjohёs. Pavarёsia e mendimit, tё cilёn Anatole France e quante me tё drejtё “aristokracia mё fisnike”, pёrjashton njёjtёsimin me mendimin zyrtar nё çdo rast, i cili e kthen gazetarin nё njё zёdhёnёs tё paemёruar. Por ajo nuk duhet tё bjerё ndesh me objektivitetin nё gjykimin e veprimeve e dukurive, tё cilёt merren nё shqyrtim.

Objektiviteti, paanёsia janё ana tjetёr e medaljes sё domosdoshmёrisё sё suksesit e jetёgjatёsisё tё kujtdo qё vendos t’i shёrbejё tempullit tё publiçistikёs, mbasi mashtrimi i ndёrgjegjёshёm do tё ishte mёkati origjinal i gazetarit. Nё detyrёn tepёr tё brishtё tё mjetit kryesor tё formimit tё opinionit publik, ёshtё detyrё morale e profesionale e jona tё shohim nё çdo dukuri tё jetёs sё Vendit tonё dritat dhe hijet e tё kemi ndershmёrinё t’i paraqesim ashtu si  janё, pavarёsisht nga kush i sendёrton. Ёshtё gjithashtu detyrё e jona tё mbajmё qёndrim me fjalёn tonё kundrejt sё keqes e tё lёvdojmё tё mirёn, atё qё shkon nё dobi tё interesave tё Atdheut, tё Kombit, tё shoqёrisё, tё pёrparimit, tё s’ardhmes sё Shqipёrisё.

*Fjala e mbajtur nga Eugjen Merlika nё promovimin e librit tё tij “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari” organizuar me 27 Prill 2018 ne Universitetin Europian te Tiranes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugen Merlika, NË DEMOKRATURË, ROLI I GAZETARIT

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT