• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EQREM BEJ LIBOHOVA, BESNIK I SHTETIT DHE MBRETIT

May 5, 2013 by dgreca

Një foto e rrallë e vitit 19o8-Eqrem bej Vlora me familje/

Shkruan Eugen SHEHU/

Padyshim që në historinë e një kombi,familjet e mëdha shërbejnë si gurë themeli.Mbi këta gurë (mbi historinë e këtyre familjeve) ngrihen më pas muret e rëndë e të mëdhenj,të asaj që e quajmë memorie të kombit.Përmbi këto mure,u derdhën nëpër shekuj robërie mijëra e mijëra ushtarë,topa,gjyle të rëndë e flakë zjarresh.Por,muret nuk ranë.Ato ishin ngjizur fort në historinë efamiljeve të mëdha,këto mure patën themele të thella,të patundshëm.Familja e shquar Libohova,ajo që i bën nder jo vetëm kombit tonë por edhe vetë Stambollit dikur aq të famshëm,jeton ende sot në shpirtërat e pastër të pinjollëve të saj.Njëri prej tyre,ai që dikur pat deklaruar se “do të mbetesh besnik i shtetit dhe mbretit”,Eqrem bej Libohova,vjen sot në shënimet e mia.
Eqrem bej Libohova ka lindur në qytetin e Gjirokastrës,në vitin 1882. I jati i tij,Neki Pashë Libohova,pat qënë dikur i zgjedhur deputet i vilajetit të Janinës,në parlamentin e parë të perandorisë osmane.Jo vetëm në rrethet e Janinës por deri në Gjirokastër e Prevezë,emri i këtij personaliteti përcillej me respekt të madh.Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Neki Pashë Libohova në bashkëpunim të ngushtë edhe me Abdyl bej Frashërin dhe atdhetarë të tjerë të Çamërisë,u përpoq dhe bëri çfarë ishte e mundur për shtrirjen e pushtetit të kësaj lidhjeje nga Gjiri i Artës dhe deri në Gjirokastër.Në shtëpinë e Neki Pashë Libohovës,gjente prehje vazhdimisht Abdyl bej Frashëri por edhe një varg baballarësh bektashinj pasi vetë Neki Pasha ishte shpallur qysh herët si besimtar i asaj udhe.Dihet tanimë se këta burra trima,me bekimin e Baba Alushit të Teqesë së Frashërit,vendosën që beslidhjen e famshme të shqiptarëve,për të kërkuar të drejtat e tyre për autonomi,të kryenin në Prizren,duke e paraparë atë qytet si kërthiza e vilejeteve shqiptare.Neki Pashë Libohova,do të ruante kurdoherë të pavdekshëm në memorien e vet,,kujtimet e viteve të lavdishme të asj Lidhjeje.Në vitin 1881,duke ditur reputacionin e madh të Neki Pashës në jugun eshtetit amë,si edhe shkallën e lartë të arsimimit të tij,Porta e Lartë e emëron në funksionin e prefektit të Gjirokastrës,ku një vit më vonë,po në këtë qytet ka lindur djali i katërt i Neki Pashë Libohovës,Eqremi.Por ky nuk do të shijonte dot bukurinë e qytetit dhe sidomos kalanë e famshme të Libohovës(pronë e kësaj familjeje) pasi Porta e Lartë nuk është dakord me qëndrimin e “butë” të Neki Pashës ndaj shqiptarëve,gjë për të cilën ai transferohet në Janinë.
Në vitet e para të jetës 1889-1894,Eqrem Libohova do të merrte mësimet e para në qytetin e Janinës.Qyteti shqiptar buzë liqenit me të njejtin emër,ruante ende në kujtimet e tij,bëmet e Ali Pashë Tepelenës,i cili tejet i rrallë në trimëri dhe mizori bëri përpjekje për të formuar shtetin e parë shqiptar.Eqremi i vogël,dallon për dashurinë që rrëfen për dije,nis të mësojë turqisht e greqisht,por mësuesin e parë në shtëpi ka atë të shqipes.Neki Pasha ishte i kujdesshëm që në çdo rast,kudo t’i dërgonte djemtë për t’i shkolluar ,t’u kumtonte atyre historinë e lavdishme nga vinin shqiptarët dhe atë të familjes Libohova.Më pas,në vitet 1895-1899,Eqrem Libohova mbaron me rezzulltate të shkëlqyera sulltanijen,shkollë e cila hapte dyer të mëdha për të ardhmen.Me pëlqimin etij,Neki Pasha e dërgon të birin në Akademinë Ushtarake të Brukselit.Këtu,pos aftësimit nga ana ushtarake ai do të paisej edhe me shijet e holla të edukatës dhe kulturës së Evropës së qytetëruar,duke mos harruar kursesi krenarinë se nga cila familje e shquar shqiptare vinte.”Më 1904 doli nëntoger i kalorisë dhe hyri në ushtrinë perandorake otomane,duke arritur të gradohet katër vjet më pas,major në Regjimentin e Pestë,të kolonisë që qëndronte në Stamboll”.(A.Libohova “Breznitë Libohova në shekuj” – Tiranë 2003 , faqe 86 ).
Në kuadrin e një varg reformash që Porta e Lartë po ndërmerrte në vitin 1909,Eqrem Libohova dërgohet në ishullin Bozxhe-Ade,në ngushticën e dardaneleve,në detyrën e nënprefektit.Ai këtu do të rrëfente jo vetëm aftësi të shkëlqyera organizative por edhe korrektësi dhe përkushtim.Dardanelet,në fillim të shekullit të njëzetë,ishin një lloj qendre e botës dhe rendi,qetësia e vendosur në Bozxhe-Ade,i takonin pikërisht autoritetit të Eqrem bej Libohovës.Megjithatë si në çdo shpirt shqiptari,edhe tek burri i Libohovës,rrinte e zgjuar ideja për t’i shërbyer atdheut.Falë edhe reputacionit që gëzonte asaj kohe Mufid beu,(vëllai i madh i Eqremit) këtë të fundit e caktojnë në Vlorë si nënprefekt.Qëndrimi i tij në Vlorë 1910-1911 do të ishte njëherazi edhe fillimi i veprimtarisë për çështjen kombëtare.Në shoqërinë e Syrja bej Vlorës,Iljaz Vrionit e dhjetra atdhetarëve të tjerë shqiptarë,burri i Libohovës do të bënte ç’ish e mundur për të përhapur idetë autonomiste ndër shqiptarë të cilët ende mbanin shpresa tek porta e Lartë.
Në marsin e vitit 1911,me urdhër të Stambollit,Eqrem bej Libohova merr funksionin e mytesarifit të krejt Çamërisë, e cila më parë drejtohej nga turqit.Mendohet se emërimi i burrit të Libohovës në këtë funksion,të jetë bërë me këmbënguljen e atdhetarëve shqiptarë pranë Portës së Lartë,pasi në këtë vit po shiheshin verpime të fshehta të Greqisë me Bullgarinë dhe Serbinë për coptimin e trojeve shqiptare.Ushtarak dhe administrator i aftë,burri i Libohovës do të vendoste në Çamëri një rregull të madh,duke iu kundërvënë sidomos disa bandave helene,të cilat duke marrë urdhër nga Athina,kryenin terror tek shqiptarët myslimanë të paarmatosur.Brenda pak muajve këto banda muarën arratinë,ndërsa në Stamboll mbërrinin telegrame në të cilat paria greke “dënonte” Eqrem bej Libohovën për pushtetin e “hekurt” që po vendoste.Zyra e mytesarifit të Çamërisë,ishte shndrruar ndërkaq në vatër shqiptarizmi.Me dhjetra patriotë të çamërisë martire,mblidheshin aty dhe planifikonin veprimet luftarake për mnrojtjen e kufijve etnike të Shqipërisë.Me porosi të dretëpërsëdrejti të Eqrem bej Libohovës,në këtë kohë,mjaft prej nënpunësve të administratës vendore me kombësi turke apo greke u zavendësuan nga shqiptarë,po kështu në radhët e brigadës ushtarake u rreshtuan vetëm bij të Çamërisë.Dihet tanimë se në nëndorin e vitit 1912,atëherë kur plaku Ismail bej Qemali ngrinte Flamurin në Vlorë,monarkitë ballkanike po vepronin intensivisht si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht për të mbytur qysh në djep,pavarsinë shqiptare.Forcat ushtarake të Athinës,duke anashkaluar Janinën,patën zënë disa qytete në Jugun e Shqipërisë dhe po afroheshin Vlorës.Eqrem bej Libohova duke marrë përforcime nga Porta e Lartë mendoi të mbante ende Janinën,ai nuk e uli në këto momente flamurin turk,duke qenë i bindur se do të ishte thjeshtë aventurë të luftoje me flamur shqiptar dhe të mbaje viset e Çamërisë,pa ndihmën e garnizoneve turke.Për këtë i dërgoi edhe një telegram Ismail bej Qemalit,duke marrë këtë përgjigje ; “Për shqiptarët eshtë një detyrë fort e madhe të mbrohet dhe të mbahet Janina.Megjithëse ushtarët shqiptarë luftojnë nën flamurin otoman,prapseprap këta duhet të dijnë këtë detyrë dhe ta njohin dobinë që ka Janina për atdhuen e tyre.Ata që s’patën turp e dezertuan nuk ruajtën nderin e flamurit nën të cilin gjenden dhe nuk e çuan në vend nderin dhe interesin e atdheut të tyre.Nëse Qeveria e Përkohshme ka një de¨shirë të sajën,kjo është që t’i çojë Janinës ushtarë pa humbur kohë… Tani përpjekja e zelli në këtë rast u besohet ndjenjave tuaja atdhetare”. ( Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë. Fondi 245 ,Dosja 42 , fleta 20 ).Më tej,në marsin e vitit 1913,qeveria helene dërgoi në Çamëri rreth 20 mijë trupa të armatosur deri në dhëmbë për të djegur e shkretuar krejt ato fshatra të shqiptarëve që jetonin prej shekujsh aty.Vetëm për brigadën shqiptare të drejtuar prej Eqrem bej Libohovës u dërguan mbi 3 mijë ushtarë helenë,por,pas luftimesh të ashpra që zgjatën 4-5 ditë,në pamundësi për rezistencë të mëtejshme,kjo njësi ushtarake kthehet në qytetin e Delvinës.Aty në bashkëpunim edhe me forcat e tjera vullnetare të dërguara prej Tepelenës, Mallakastrës dhe Beratit,brigada e Çamërisë mundi të zbrapsë qindra ushtarë helenë të cilët ja mbathën nga sytë këmbët.Për të parënb herë në këto ditë,Eqrem beu organizon disa luftime edhe në kalanë e fmashme të Libohovës,aty ku ishin lindur e rritur paraardhësit e tij.Në shumë prej këtyre luftimeve,ai pati në krah vëllanë e tij më të madh,Myfid beun,i cili ishte zgjedhur në funksionin e ministrit të brendshëm në qeverinë e Vlorës,të udhëhequr prej Ismail bej Qemalit.Pikërisht në këto momente,Stambolli i ofron grada të tjera akoma më të mëdha Eqrem bej Libohovës.Porta e Lartë,kishte ndjekur me vëmendje veprimet e zgjuar luftarake të tij në viset çame,ndaj dhe kërkonte që me çdo kusht ai të linte Shqipërinë për të shkuar në Stamboll.”Çmimi që iu dha,i siguronte një të ardhme të shkëlqyer në ushtrinë perandorake.Mirëpo gjithë farefisi i tij ishin të lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare ndaj dhe ai preferoi të shërbente në vendin e tij të lirë,duke lënë karierën e sigurtë që e priste në Turqi”.
( Ajet Libohova “Breznitë Libohova në shekuj “, Tiranë 2003 , faqe 86 ).
Me ardhjen në Shqipëri të Princ Vidit,më 1914,falë reputacionit personal por edhe atij familjar,Eqrem bej Libohova,caktohet në funksionin e adjutantit,me gradën e majorit të ushtrisë shqiptare.Në kët funksion,burri i Libohovës do të përcillte jo vetëm mendimin e pjekur politik dhe ushtark por sidomos besnikërinë e tij permanente ndaj Princ Vidit.Ky në kujtimet e tij flet plot respekt për burrin e Libohovës duke parë figurën e Eqrem beut jo thjeshtë adjutantin,por njohësin e thellë të psikologjisë shqiptare dhe burrin që ju jepte zgjidhje të shkëlqyer problemeve nga më të koklaviturat.Një qëndrim të prerë do të mbante Eqrem bej Libohova,sidomos kundrejt Esat Pashë Toptanit,i cili kërkonte deri në zhdukjen fizike të Princ Vidit.Kanë qenë këto arsyet që Princi,ndërsa largohej prej Shqipërie në vitin 1914 e merr me vete burrin besnik.Pas disa endjeve nëpër Europë, në vitin 1919,Eqrem bej Libohovën e shohim në funksionin e përfaqsuesit të qeverisë shqiptare në Romë.Në këtë funksion ushtaraku dhe diplomati prej Libohove u përpoq të mbonte me çdo mjet të drejtat e kombit të vet.Ai do të merrte pjesë gjithashtu në mjaft prej takimeve të diplomacisë shqiptare në Konferencën e Paqës në Paris,duke ngritur zërin fort sa kundër ndikimeve greke e serbe,aq edhe ndaj ndërhyrjeve italiane.Këtu dua të them se Eqrem bej Libohova,bënte pjesë në atë grusht burrash të cilët pranonin edhe koncesione të ndryshme me Italinë,vetëm e vetëm të merrnin siguri prej saj,duke dashur të ruajnë së paku kufijtë e vitit 1913,prej Beogradit dhe Athinës.Gjykimi i atdhetarëve shqiptarë që donin të mbështeteshin tek italia,jashtë këtij konteksti,mund të merret si vështrim diletant dhe foshnjor i asaj periudhe kritike të historisë së kombit tonë.
Me shpalljen e Ahmet Zogut si president i vendit,shkon në Romë sërisht në funksionin e qeverisë shqiptare atje.Disa muaj më pas,Roma i shkruan Ahmet Zogut që nivelet diplomatike midis dy vendeve të rriten,me ç’rast përfaqsuesit duhet të emërohen në postin e ministrit fuqiplotë.Përgjigjja e presidentit shqiptar është që në këtë funksion ai vendos të lërë Eqrem bej Libohovën,por me sa duket kjo nuk i pëlqen Romës.Më shumë se sa një ushtarak të zotin dhe atdhetarë të shquar,italianët kërkojnë në Romë dikë për ta blerë lehtë.Por ata nuk mund ta thonë këtë dhe heshtin,heshtjen e prish vetë presidenti i Shqipërisë Ahmet Zogu,i cili më 10 korrik 1925 i shkruan Durracos : “Mos miratimi nga ana juaj e emërtimit të Eqrem bej Libohovës,si ministër i Shqipërisë në Romë,po merr një kuptim sinjikativ”.(Arkivi Qëndror i shtetit – Tiranë.Fondi Ministria e Punëve të Jashtme,dosja 75,fleta 14 ).
Pas kësaj Roma nuk mund të rrezistonte më.Me dekret të veçantë ajo pranoi Eqrem bej Libohovën në funksionin e ministrit të Shqipërisë.Vitet 1925-1927,ishin plot dinamizëm sidomos në marrëdhëniet italo-shqiptare,të cilat përfshinin ekonominë,ushtrinë etj.Në çdo rast presidenti i shqiptarëve Ahmet Zogu,shihte tek personaliteti i Eqrem bej Libohovës,jo vetëm diplomatin dhe ushtarakun e talentuar por edhe shqiptarin e madh.Me dhjetra e qindra procesverbale,ku ndodhet firma e burrit të Libohovës,sheh me çfarë kujdesi përpikmërie dhe tejpamësie shihen marrëdheniet italo-shqiptare.Ka qenë pikërisht Eqrem bej Libohova barriera e parë e shtetit shqiptar të asja kohe që këto traktate të mos degjeneronin në skllavëri për shqiptarët por t’u paraprinin atyre për në rrugët e Evropës së qytetëruar.
Në shtatorin e vitit 1928,atëherë kur Asambleja Kombëtare legjitimoi rendin Monarkik,Eqrem bej Libohova emërohet në funksionin e Ministrit të Oborrit Mbretëror.Në këtë funksion burri i Libohovës do të shpaloste edhe një herë maturinë,guximin,besnikërinë paskajshëm ndaj shtetit dhe mbretit.Ai do të ishte i pranishëm në atentatin kundër Mbretit Zog,në Vjenë,në vitin 1931.Kur rroja mbretërore Topallaj u përgjak prej plumbave dhe atentatorët po shtinin mbi Mbretin,burri i Libohovës mbuloi trupin e mbretit me të tijin pa u trembur vdekjes.Plagët e marra me këtë rast,bënë që ai të merritonte deri në ditët e mbrame të jetës respektin e pakufi të Mbretit Zog.
Në vitet 1936-1937,Eqrem bej Libohova,tanimë diplomat me përgaditje të gjithanshme,caktohet në detyrën e Ministrit të Jashtëm të mbretërisë shqiptare.Edhe në këtë funksion ai do të paraqiste me dinjitet të lartë diplomacinë shqiptare,duke e përshtatur atë sa më mirë në rrjedhat ballkanike dhe evropiane nga duhet të kalonin zhvillimet e atdheut të vet.Me dhjetra fjalë të tij,konfirmojnë dëshirën e vazhdueshme për ta radhitur Shqipërinë midis shteteve të qytetëruara ashtu sikur me veprimin e matur diplomatik e bëri kombin e vet të vogël të njohur në skajet më të largët.Dhe gjithshka e lidhte me Mbretin e Shqipërisë.Në një prej përshëndetjeve të rastit,pos të tjerave ai do të kumtojë ; “Kur nuk e kishim fitue ende lirinë,shqiptari dëshiroi afsh e zjarr të pathyeshëm vetqeverimin,kur vetqeverimi u fitue me flijimin e burrave tanë më të mirë,shqiptari dëshiroi pavarsinë,dhe kur kjo e fundit u sigurue,në saj të vetmohimit dhe vëmendjes së nderuar të Mbretit shpëtimtar,shqiptari dëshiroi dinastinë me në krye Prijësin e Madh të çdo beteje përparimtare dhe në fund nuk vonoi të kërkojë dhe të fitojë përjetsimin eMbretnis së Zogut”.( Shqipnia e lirë midis shteteve të qytetnueme, “10 vjet mbretni shqiptar”, Tiranë 1938 , faqe 173 ).
Me pushtimin fashist italian,së bashku me mbretin Zog largohet nga Shqipëria.Kthehet atje në fillim të viteve 1943,i thirrur prej disa atdhetarëve shqiptarë,por turbullirat e brendshme ia trishtojnë shpirtin.Largohet për në Itali dhe në fund të vitit 1944,internohet për dy vjet rresht nga Roma,në një prej provincave të humbura të Leçes.Me insistimin e vazhdueshëm të Mbretit Zog,më 1947 vendoset në Romë.Ndonëse mbi supe i peshojnë 65 vite,ai do të punonte me energjinë e jashtëzakonshme që e karakterizonte,për t’i bërë të njohur opinjonit Evropian se çfar do të ngjiste me kombin e vet të dashur.Mbanë korrespondencë me atdhetarë të tjerë shqiptarë në mërgim dhe posaçërisht me Mbretin Zog.Besnik i shtetit të dikurshëm shqiptar ( të cilin ai me burra të tjerë e orientuan nga perëndimi dhe qytetërimi) por edhe i Mbretit,mbylli sytë në Romë,në vitin 1951, me imazhdin e Shqipërisë së lirë,në mendje e shpresë.
Bern – Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eqrem Bej Vlora, Eugen Shehu

PRENG GJONMARKAJ-MBRETËRORI DHE ANTIKOMUNISTI I PËRJETSHËM

April 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Eugen SHEHU/

Dera e madhe e kapidanëve të Mirditës,ajo derë që do t’u qëndronte e paepur stuhive shekullore,trashëgoi nëpër kohra virtytet e rralla të kombit tonë,e pandarë prej trimërisë emblematike,kjo derë u shqua po aq edhe për bujarinë dhe ndershmërinë që e karakterizuan gjeneratat me radhë,për të ardhur gjerë tek gjenerata e fillim shekullit të kaluar,pinjollët e së cilës,pas virtyteve të trashëguara prej etërve të tyre,dëshmuan gjithashtu antikomunizmin e vendosur.Ky antikomunizëm si vlerë shpirtërore,ndrin në errësirën e viteve 1940-1950,duke i kumtuar krejt Evropës Juglindore se Gjonmarkajt e kanë të lindur,në gen,antikomunizmin e tyre.Në këtë gjeneratë, do të jetë kurdoherë në radhët e para të antikomunizmit edhe Preng Gjonmarkaj.

Lindi në 1913,në fshatin e largët Ndërshen,në Orosh të mirditës,në shtetin amë,atje ku përmes lajmërimit të krismave për lindjen e djalit të parë në kullë,me çrast nuk vononin urimet për një kapidan më tepër në familje.Në këtë ditë gëzimesh,nuk ishte në shtëpi i jati i Prengës,Dedë Gjonmarkaj,Deda kishte marrë pjesë në një varg luftimesh për autonominë e Shqipërisë,në vitet 1904-1912.Pushka e tij njihej nga autoritetet turke sidomos në qytetin e Shkodrës e rrethina ku Gjonmarkajt patën përballuar jo pa sukses garnizone të tëra të gjysëmhënës.Shumë herë disa reparte osmane,sidomos në vitet 1909-1911 i patën ndjekur Gjonmarkajt nga Shkodra por gjithsesi në mirditë,ata s’kishin mundur të hynin asnjëherë.Për më tej,në vitet 1911-1912 në krye të një grushti burrash të Oroshit,Ded Gjonmarkaj vrapoi drejt kufijve etnike shqiptare,duke i mbrojtur ato me armë në dorë sikundër malazezëve,ashtu edhe ndaj serbëve.I plagosur por i pafriguar në nëndorin e vitit 1912,Deda do të udhëtonte drejt Vlorës,për të mbrojtur të parën qeveri shqiptare.Miqësia e tij m etrimat e Kosovës kreshnike dhe sidomos me Isa Boletinin,bën që Ded Gjonmarkaj,të merrte pjesë në mbrojtjen e qytetit të Vlorës,sidomos prej forcave greke që kishin arritur vetëm 20 kilometra larg vendlindjes së qeverisë së parë shqiptare,të kryesuar prej  Ismail bej Vlorës.Më tej në vitet 1913-1914,së bashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë,burri i shquar i Gjonmarkajve do të rrëfente trimëri në dhjetar e dhjetra luftime si kundër hordhive helene të Athinës,ashtu edhe kundër synimeve shovene serbosllave.

Në fëmijërinë e tij,Prenga rrallë u pa me të jatin,ai shpesh do të kujtonte më vonë se kur qëllonte të shihte babanë,ngarendëte t’i merrte pushkën,apo t’i prekte me dorë uniformën e bekuar të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.Në vitin 1920,prenga i vogël do të merrte rrugën e dijes,ai nxitoi të bangat e konviktit të Oroshit,shkollë e çelur enkas për mirditorët,nga Kapidani i Mirditës,Gjon Markagjoni. Mendoj se nuk duhet lënë në haresë fakti që ky konvikt,ishte jo vetëm për nxënësit mirditorë por edhe të tjerë të shkuar deri nga viset veriore të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,ishte falas.Mësuesit e paguar prej Kapidanit të Mirditës,kishin për detyrë të parë,t’u mësonin nxënësve të tyre,ta donin Shqipërinë Etnike sikundër donin vatrat e tyre prej nga vinin.Vitet e shkollës do të kalonin pa u ndjerë për prengën e vogël.Me familjen ai nuk do të ndahej,pasi Ndërsheni nuk ishte fort larg shkollës,ndërsa me të jatin sigurisht do të shihej më rallë,për shkak të detyrave të vështira të tija,në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.Prenga ka qenë në vitin e fundit të studimeve,në Orosh,kur në shtatorin e vitit 1928 në Tiranë u shpall monarkia.

”Idetë dhe programi i Legalitetit,që hynë në rredhën e politikës shqiptare në vitet “20,u kthye në një realitet të pamohueshëm nën udhëheqjen e NMT,Zogu i Parë,duke vendosur kështu themelet e shtetit të parë shqiptar… Kështu për herë të parë në historinë e vet,shqiptari e ndjeu veten të organizuar,në një shet demokratik dhe të drejtat e të cilit,garantoheshin prej një kushtetute demokratike evropiane”.(Gazeta “Atdheu” Tiranë,5 korrik 1998 ).Tashmë edhe për rininë shqiptare po hapeshin dyert e mëdha të dijes,shpresës,përparimit.Prenga 16 vjeçar do t’i kërkonte të jatit që të vzahdonte studimet ushtarake dhe burri i shquar do ta përkrahte të birin e vet,anipse ai vetë pati kaluar dhe kalonte një jetë plot tallaze,në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.”Pas mbraimit të shkollës unike,në konviktin e Oroshit më 1929,Preng Gjonmarkaj u dërgua për të ndjekur një kurs ushtarak për xhandarmërinë që kishte hapur asaj kohe nga mbreti Zog dhe nën kujdesin e instuticioneve italiane,në Plepat e Durrësit”.(Gazeta “55” Tiranë, 2 nëndor 2002).

Me një karakter të vendosur,tejet i rreptë ndaj çdo lloj shfaqjeje të kapadaillëkut,Preng Gjonmarkaj do të stërvitej me intesitet duke dëshmuar se për t’u reshtuar në radhët e ushtrisë Shqiptare nuk mjafton vetëm të jesh nga dreë trimash.Njëherazi trimëria vlen të bashkëjetojë me sakrificën,diturinë,dahsurinë e shenjtë për atdheun.Meqenëse rrezulltatet e Preng Gjonmarkajt,në shkollën e Gjandarmërisë në Durrës,janë tejet të larta,me urdhër të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe në prill të vitit 1931,biri i Mirditës do të merrte gradën e nëntogerit dhe do të emërohej si komandant i portës së xhnadarmërisë në fshtin Lis të Matit.Ndonëse i ri në moshë dhe detyrë,Prenga do të rrëfente edukatën e shenjtë atdhetare që burronte nga famija,si edhe përkushtimin në detyrë.Dy vjet më pas,falë aftësive dhe ndershmërisë në detyrë,djali i gjeneratës së shquar të kapidanëve të Mirditës,emërohet në funksionin e inspektorit të xhandarmërisë pranë Oborrit Mbretëror.Në këtë funksion ai do të kishte fatin jo vetëm të takohej,por të bashkëpunonte për vite me radhë,me mbretin e Shqiptarëve,Ahmet Zogun.Në emërimin e tij me këtë rast në dosjen që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit,në Tiranë,pos të tjerave shkruhet ; “Asht këmbëngulës për me zbatue deri në fund,me çdo sakrificë detyrat më të vështira në armën e xhandarmërisë shqiptare”.Me porosi të Mbretit Zog,Preng Gjonmarkaj merr pjesë në hetimet lidhur me rebelimin e vitit 1935,kundër sistemit të monarkisë.Në bashkëpunim të ngushtë sidomos me Ali Riza Kosovën,Prenga mundi të nxjerrë shkaqet e vërteta të të ashtuquajturës kryengritje e Fierit,duke paralizuar në kohë,shtrirjen e saj,sidomos në jugun e shtetit amë.Një varg dokumentash provojnë aftësitë e mëdha të Preng Gjonmarkajt,për të parandaluar në kohë,të gjitha veprimet ekstreme,të cilat në të shumtën e rasteve,të nxitur nga faktorët e jashtëm,kishin si qëllim të vetëm,destabilizimin e Monarkisë Shqiptare e përe pasojë,shkatërimin e ardhmërisë shqiptare.Megjithatë po aq i rreptë sa ishte në hetimin e tij,po aq njerzor shfaqej burri i Oroshit,kur ishte fjala për të dënuar shqiptarë.Dihet tanimë,se mjaft prej komplotistëve të rebelimit të Fierit,u falën nga mbreti Zog,brenda disa muajve.Këtu,padyshim kanë ndikuar Ali Riza Kosova,Preng Gjonmarkaj dhe atdhetarë tjerë shqiptarë,në formacionet e ushtrisë së asaj kohe.

Në prillin e vitit 1939,kur Italia fashiste okupoi Shqipërinë,Preng Gjonmarkaj ishte në radhët e xhandarëve shqiptarë,të cilët u përballën me okupatorin,por kjo përballje do të ishte pothuajse fragmentare,përballë 40 mijë ushtarëve italianë të armatosur deri me avionë bombardues,vazhdimi i luftës prej ushtrisë shqiptare,s’mund të nënkuptohej ndryshe,veç si aventurë.Me thirjen e Komnadës së Lartë Italiane,që oficerët shqiptarë të mos largoheshin nga ushtria,burri i Oroshit,me armë në brez iu drejtua vendlindjes duke lënë mënjanë karrierën ushtarake,por,edhe këtu,Prenga nuk mund të rrinte e të shite si vuante atdheu prej çizmes së okupatorit.Nis menjëhrë organizimin e kryengritjes së armatosur,i bindur se rrëzimi i monrakisë prej fashizmit dhe largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria,ishin ogur i zi për vatanin,atiij i duhej të ngarend nëpër fshatrat e mirditës,duke agjituar në frontin antiitalian.Me ndihmën e kiqve të vet,të cilët ia njohnin aftësitë organizative,zgjidhet në vitin 1940 si krytar komune në trevën e Fanit,në mirditë.I prirur kurdoherë nga vlerat dhe virtytet morale të vyera të kombit tonë,ndërmerr në Fan,një varg nismash për ndërprerjen e gjaqeve dhe pajtimin e tyre.Janë disa fise me zë në këtë krahinë të cilët,pas gjakmarjes shekullore u ulën pranë njëri-tjetrit dhe shtrinë duart,në prani të krytarit të komunës Preng Gjonmarkajt.Në krejt  këto takime në kullat mirditore,burri i Oroshit potenconte idenë se “ sa më të bashkuar do të jemi aq ma shpejt do të mundena me e shpor italinë prej vendi”.

Në qershorin e vitit 1941,Prengën e thirrën në Tiranë dhe i bëjnë të ditur një funksion të ri në administratën shqiptare.E emërojnë në detyrën e shefit të Zyrës Politike,pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.Meqenëse kjo detyrë korepsondonte me funksionin e zv/ministrit,Preng Gjonmarkajt iu dha edhe grada e majorit.Ndonëse nga fillimi i vitit 1941 e deri në nëntorin e vitit 1944,u ndëruan disa qeveri shqiptare,majori Preng Gjonmarkaj kryente me devotshmëri detyrën,duke u përpjekur me çdo kusht për ruajtjen dhe forcimin e rendit dhe qetsinë publike në Shqipëri.Në një telegram të tij dërguar postave të xhandarmërisë në krejt vendin,midis tjerave,në prillin e vitit 1943 do të lexojmë ; “Të përpiqemi me u përballë me çdo mjet,me propagandën komuniste.Mos me i lanë komunistët me rrejt e mashtrue popullin, por gjakftohtë e jo me grykën e pushkës, t’i demaskojmë këta bollshevik të neveritshëm”.(Arkivi i Minsitrisë së Punëve të brendshme-Tiranë.Fondi xhandarmëria viti 1943 ).

Në funksionin e ripërmendur,Preng Gjonmarkaj do të ndikonte në idetë dhe veprimtarinë e tij,jo vetëm në shtetin amë por edhe në Kosovë e Maqedoninë shqiptare,Në bashkëpunim të ngushtë sidomos me birin e kosovës ,Xhafer Devën ai do të shpallte një varg masash për funksionimin e ideve atdhetare,në krejt territorin e Shqipërisë Etnike.Përkujdesjet e tij sidomos për dhënien e ndihmës së duhur formacioneve nacionaliste të Mbrojtjes Kombëtare,të cilët patën marrë përsipër mbrojtjen e kufijve etnike.në mënyrë të veçantë kundër serbosllavëve dhe bullgarëve,ai vetë ndërmori udhëtime në këto vise,duke u përpjekur të ndihmojë deri në fund këto formacione dhe duke bashkërenduar punën me çetat e tjera atdhetare që vepronin të shkëputura në këto treva.Ai do të mbështetste gjithashtu pa rezerva krijimin e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit,duke e përshëndetur publikisht atë.Me pushtimin e vendit nga diktatura komuniste,në nëndorin e vitit 1944,Prenga bashkohet me çetën e kushëririt të tij,Mark Gjonmarkajt,janë rreth 200 burra mirditorë që kanë lidhur besën të luftojnë deri në vdekje bishën komuniste.Plot gjashtë muaj kjo çetë endet në Shqipërinë Veriore,duke u përleshur ditë e natë me bandat komuniste e të ashtuquajturit Divizion i Mbrojtjes së Popullit,i cili në të vërtetë u shndrrua në divizion të pushkatimit të atdhetarëve dhe antikomunistëve shqiptarë.Në krejt këto beteja,preng Gjonmarkaj do të ishte kurdoherë në radhët e para të luftëtarëve,intuitiv dhe i guximshëm,veçanërisht në luftimet në vendin e quajtur Kthellë e Epërme,ai do të nxirrte prej rrethimit rreth 70 burra të Mirditës,duke lënë të vrarë disa dhjetar kuqalosha bollshevikësh.

Kështu për të ardhur deri në 18 majin e vitit 1945,atëhrë kur të rrethuar prej 1200 forcave komuniste,një grusht burrash mirditorë,nisën luftën në Shllak të Shkodrës.Por komunistët i patën rrethuar nga të gjitha anët.Meqenëse në grup pati edhe 4-5 djem nacionalistë rreth 17-18 vjeç,Prenga mendoi të kursente jetët e njoma.Kur mbaruan krejt fishekët,ishte ai i pari që u thirri komunistëve të mos qëllonin mbi djemtë,pse ai i kish drejtuar në çdo luftim dhe merrte mbi vete gjithë barrën e veprimeve të tyre.E arrestojnë menjëherë dhe pas torturave shnjerzore,antikomunistein Preng Gjonmarkaj e nxjerin në gjyq në qytetin e Shkodrës.Në dosjen me emrin e tij e cila gjendet në Arkivën e Ministrisë së Punëve të Brendshme,në aktakuzën e sigurimit famkeq të shtetit pos të tjerave shkruhet ; I lartëpërmenduri Pren Gjonmarkaj ka bashkëpunuar me kriminelë si Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica,Mark Gjonmarkaj,Kol Tromara,Hysni Dema etj,duke luftuar lëvizjen komuniste jo vetëm në Tiranë por në krejt trevat shqiptare.Ai ka mbështetur dhe përshëndetur organizatën tradhëtare të Lidhjes së Dytë të Prizërenit,bile ka pasur marrëdhënie të ngushta me krerët kryesorë të kësaj organizate kriminale,e cila ka dashur të minojë miqësinë e popullit tonë me atë jugosllav,në kundërshtim të plotë me kursin e ndjekur nga Partia Komuniste jugosllave dhe ajo shqiptare”.Mbas kësaj akuze,në kinemanë publike të qytetit të Shkodrës,ndërsa turmat “entuziaste” kanë thërritur “poshtë kriminelët”,krytari i trupit gjykues krimineli Aranit Cela,ka dënuar leximin me vdekje të Preng Gjonamrkajt.Ndërsa mbrojtja e të akuzuarit Preng Gjonmarkaj,me argumenta bindëse ka hedhur poshtë të gjitha akuzat,madje ka nxjerur në pah nëpërmjet fakteve atdhedashurinë e burit mirditorë,e ushtarakut të nderuar të Monarkisë Shqiptare. Butaforia e gjyqeve komuniste të Tiranës,shëmbej sakaq nga të vërtetat e pamohueshme të veprimtarisë që atdhetarët shqiptarë patën kryer në dobi të kombit të tyre.E megjithatë për turp të tyre,pasi kanë dëgjuar mbrojtjen e Preng Gjonmarkajt,gjykatësit komunist e kanë kthyer vendimin nga ai me vdekje në një dënim me 101 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së palujtshme të familjes së tij.Kështu që prej vitit 1945 e deri në fund të jetës së vet,antikomunisti Preng Gjonmarkaj,ka vuajtur kalvarin e tmerrshëm të burgjeve komuniste,të ndërtuar sipas modeleve të burgjeve staliniste,ato kampe të vdekjes masive,muarën jetën e mijëra nacionalistëve shqiptarë,të cilët ndonëse luftuan kundër italianëve,serbosllavëve,bullgarëve dhe grekërve,do të nëpërkëmbeshin

E torturoheshin si armiq,për antikomunizmin e tyre të vendosur.Kjo vlerë shpirtërore e morale,gjakosej kësisoj nga bollshevikët e rinj shqiptarë,sytë e të cilëve merrnin dritë nga Beogradi.

Ata q¨e patën njohur Preng Gjonmarkajn në burgjet e Shqipërisë,ruajnë gjithashtu kujtimet e tyre më të mira për karakterin e vendosur të tij.”Një nga të burgosurit që ka vuajtur me të,Mark Alia nga Mamurasi,ka treguar se komandanti i kampit të Burelit,Novruz Shehu,donte të ndërhynte tek Kadri Azbiu dhe ta lironte Prengën,pasi ai u impononte respekt të gjithëve.Kur u kthye nga Tirana,komandanti i kampit,në prezencë të të gjithëve të danuarve i tha Prengës ; “Sa të jetë kjo qeveri,t’i nuk do të lirohesh.Ne e dimë se nuk ke bërë krime,por të mban mbrenda mbiemri që ke”. Pas këtyre fjalëve,Prenga buzëqesh dhe iu përgjigj ; “Këtë e di mirë,por mbiemrin e kam më të shenjtë se jetën,more zoti major !” ( Gazeta “55” – Tiranë më 2 nëndor 2002 ).

Kur në shtetin amë u shemb diktatura komuniste,Preng Gjonmarkaj jetonte ditët e fundit të tij.Atje në Oroshin e largët,ndonëse i ligur dhe i plakur prej torturave komuniste 5 deceniesh,duke thithur ajrin e njomë të lirisë nuk ngopej së kujtuari krejt çka kishte kaluar këtyre maleve në rininë e vet. “Zotë më paska dashur” u ka thënë të afërmve dhe miqve të vet,”përderisa më solli në Oroshin e lirë pa Komunistë”.Me një ngushëllim të tillë mbyll sytë në tetorin e vitit 1992 i rrethuar nga dashuria njerzore e qindra mirditorëve që e përcillnin për në jetën e përtejme,Preng Gjonmarkajn.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: antikomunisti, Eugen Shehu, i perjetshem, Preng Gjomarkaj

KUJTESE-INDRIT CARA, BALLI I TRIMËRISË

April 18, 2013 by dgreca

Shkruan :EugenShehu/

  Ne Foto: „Ushtar Kavaja“ 1971-1999/  

Në mbijetesën epokale të kombit tonë, shtjellë te trazuar erërash dhe fatesh ka patur një ngjashmeri të çuditshme midis kozminës ate së fatit dhe jetës fizike.Sa here që ka dhembur një gjymturë e trupit,gjymtyret e tjera janë përmbledhur për të  përballuar dhembjen dhe per të parë më tej se vetë dhimbja.A nuk ngarenden fiset arberore nga Veriu ne Jug,nen udheheqjen e legjendarit,Gjergj Kastriotit Skenderbeut te mblidhen ne Lezhe dhe te japin besen e burrit?.A nuk shkuan burrat e Çamerise te merrnin pjese ne Kuvendin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit? A nuk ishin Lumjanët dhe Dibranët që ranë me pushkë në dorë në Jugun e Shqiperise Etnike? Pamvaresisht se eshte kërcenuar vetem nje pjese e trupit,pamvaresisht se ka dhembur diku ne lindje a perendim,veri apo jug,gjaku arberor ka gurgulluar duke dashur të pushoje menjëherë gjdo dhimbje apo tragjedi.Kështu ndodhi edhe ne fundshekullin e kaluar,atëhere kur në Kosovën martire,makina e dhunes serbosllave nisi marrshimin e saj gjakatar duke perdhosur dhe njëhere e pergjithmone imazhin e nje Evrope qe ishte ne prag te qyteterimit modern.Nder ata bij të shqipes,të cilët ngarendën në fush të lirisë,nder ata trima, të cilet shperfillin edhe vetë vdekjen fizike,padyshim Indrit Cara ze vendin e vet te merituar.
Lindi ne qytetin e Kavajes me 11 korrik 1971.U rrit nepër ato rrugë të bukura dhe të vjetra të qytetit me dashuri per atdheun dhe flamurin,te cilen dashuri gjeneratat e Carajve e patën percjellë nga brezi ne brez,nga vitet e para te krijimit te shtetit shqiptar e deri ne ditet e mevonshme.Mustafa Cara ka qene i shquar ne Kavaje per perpjekjet e tij ne rrafsh kombetar.Duke iu bashkuar grupit te atdhetarëve shqiptarë,te cilët në vitet 1907- 1909 luftuan per shkrimin e gjuhës shqipe me alfabet latin,Mustafa Cara jo vetem propogandoj ne qytetin e Kavajes këte alfabet, por edhe u vu në konflikt të drejtpërdrejtë me një pjesë të klerit mysliman, te cilet perkrahnin ne popull idene e rrejshme se keto germa ishin te mallkuara nga Zoti. Ne vitet qe erdhën me pas,Mustafa Cara ne bashkepunim te ngushte me atdhetaret e tjere te Shqiperise se Mesme,iu bashkengjit levizjes autonomiste kombetare me c’rast fitoi simpatine e gjithe qytetit.Ne marrshimin epokal te Ismail Qemal Vlores drejt ngritjes se flamurit ne vjeshten e trete te vitit 1912, pikerisht ne qytetin e Kavajes ky u prit nga burrat me te shquar te qytetit.Aty,midis te tjerave,iu uroi mirseardhjen edhe Mustafa Cara duke e siguruar plakun e urtë se flamuri kuqezi do te valvitej ne Kavajë e rrethina ,në të mirë të ardhmerise të shqiptarëve.Ende sot ,ne memorien historike te ketij qyteti ka mbetur ne kujtese fakti qe me 28 nendor 1912,ate dite kur flamuri kuqezi u ngrit në Kavajë në qendër të qytetit,po aq madheshtor ai valoi edhe në shtëpinë e Mustafa Carës. Më tej ,traditat e shquara te familjes Cara do t’i çonte më perpara djali i Mustafait,Ymeri(gjyshi i Indritit)i cili do te dallohej për frymën nacionaliste dhe ëndrën per ta parë token arbërore brenda kufijve Etnike te saj.Janë disa figura të shquara te kësaj familjeje,të cilat duke jetuar me idenë e Shqiperise Etnike u renditën në formacionet antifashiste ne vitet 1943-1944,por që më pas u ndodhen të zhgenjyer prej internacionalizmit proletar të trumbetuar me aq forcë nga Tirana e Beogradi. Dihet tanime drama e madhe e viteve 1945-1990,jo vetem per familjen Cara por për gjithë familjet nacionaliste shqiptare,te cilat jetuan natën e gjate dhe të urryer të komunizmit pansllav.Ende i vogel,Indrit Cara do të rritej me deshirën për të qenë  një ushtar i devotshem i atdheut.Ai,duke u nisur drejt Tirane,per te vazhduar mësimet në shkollën e mesme ushtarake “Skenderbej”,nuk mund ta kuptonte se diktatura komuniste shqiptare përgatiste kuadro për të zgjatur jeten e saj dhe aspak per idealin e shenjtë të Shqipërise Etnike.Megjithate Indrit Cara,tanime 16-17 vjecar ndihej krenar pasi thirrej skenderbegas dhe ky simbol i kryetrimit legjendar e mbushte me gezim.Poligonet e stervitjeve taktike dhe ato te perdorimit te armëve,u shndruan sakaq ne dimensione të reja për jeten e Indrit Carës. Ai do të ndronte pa asnjë mëdyshje jetën plot privacione në male me borë e mjergulla,me dëshirat e tjera të një adoleshenti. Ne shtator te vitit 1989,Indrit Cara fillon studimet e larta ushtarake ne Tirane.Tanime nuk ishte me ai djaloshi ënderimtar nga Kavaja por studenti truphedhur,i dashur e mbi të gjitha njohës i shkelqyer i Artit Ushtarak mbi luften popullore.Nderkaq erëra të tjera po frynin në gjithe Evropen Lindore,erëra që çonin stuhi ne Shqipërinë e kryqëzuar nga diktatura ortodokse sllave.Bashkimi i dy Gjermanive, menjëherë pas rrëzimit të murit të Berlinit,zgjoi tek mijëra shqiptarë ëndren e madhe të rrëzimit të murit midis shtetit amë dhe Kosoves.Indrit Cara ishte ndër të parët që shpresonte për ketë dhe nuk nguroi t’ua tregonte edhe shokëve të tij studentë. Por diktatura komuniste në Shqipëri i ngjante asaj bishës së plagosur,e cila pikërisht në çastet e agonisë tërhiqet zvarrë per të kafshuar deri në vdekje.Ne komanden e shkolles ushtarake,Indrit Cares i’u terhoq vëmendja pasi kishte komentuar hapur rënien e murit të Berlinit.Ndersa trimi nga Kavaja i ishte pergjegjur se ky ishte jo vetem nje lajm ogurbardhë por edhe shansi për shqiptarët.Në korrik të vitit 1990,në qytetin djep të demokracisë shqiptare,në Kavajë bie dëshmori i parë i demokracisë  i riu Josif Buda.Plumbat e diktaturës nuk kursyen as jetën e një te riu, i cili pat ëndërruar kombin e vet të çliruar nga diktatura komuniste.Kjo ngjarje do ta hidhëronte pa masë Indrit Carën,i cili rendi drejt qytetit të lindjes,për të marre pjesë në varrimin e të parit dëshmor të demokracisë. Vjeshta e vitit 1990 do të vinte e trazuar përmes ngjarjeve të tjera politike në Shqipëri.Indrit Cara ,tanimë i rritur e burëruar do të fliste hapur midis shokësh se ata nuk mund të shndroheshin në ushtarë të verbër të diktaturës por në yje qe të ndrinin rrugën e ardhme të kombit.

Me 20 dhjetor të vitit 1990,atehere kur studentët e Tiranës u ngriten në demonstratë kunder regjimit të urryer komunist,komanda e shkollës së lartë ushtarake,si vegel e bindur e krimit komunist, urdhëroi armatosjen e studentëve ushtarak dhe dergimin e tyre për të shtypur demostratën.Kjo do të ishte një gjakderdhje e mbrame e komunistëve të Tiranës ,andaj Indrit Cara në mënyre demostrative flaku pushken dhe nuk pranoi t’i bindej këtij urdhri të verbër. Shembullin e studentit Indrit Cara ndoqën edhe dhjetra të tjerë, me ç’rast në mbrëmjen e 20 dhjetorit 1990 ,klika komuniste shqiptare po goditej aty,ne strofkën e vet.Tri ditë me pas, Indrit Carën dhe studentët e tjere ushtarak që i shkuan pas, e perjashtojnë nga shkolla.Ende sot ,ne arkivin e Ministrise se Mbrojtjes gjendet akti i firmosur për përjashtimin e Indrit Carës ,ai akt i turpshëm i bishës komuniste në agoni. “Studenti i vitit te dyte  Indrit Cara ,përjashtohet nga shkolla sepse në vazhdimësi ka dashur te fyej udhëheqësin tonë legjendar shokun Enver Hoxha, ndërsa më 20 djetor 1990 nuk ka zbatuar urdhërin për të shkuar në qytetin “Studenti” pë të shtypur demostratën(Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes –Tiranë .”Akademia e F.T “Skënderbej”viti1990) .

Për gjashtë vjet rresht , sapo zbriste nga stacioni i trenit në Kavajë ,Indrit Cara kishte dëshirë të dilte në bulevardin kryesor të qytetit dhe i veshur me uniformën ushtarake të bashkëbisedonte me moshatarët e vet.Kesaj radhe uniformen nuk ia dhane dhe me nje xhakete te vjeter te nje miku,ai donte te shkonte sa me pare ne shtepi.Por veprimi prej shqiptari i studentit Cara kishte ngarendur ne krejt Shqiperine, ndaj ate e rrethuan per ne shtepine e vet dhjetra djem demokrate te Kavajes.Shtepia e Lulezim Cares u mbush sakaq me miq te rinj dhe akti i perjashtimit nga studimet e larta ushtarake u shndrua sakaq ne feste te vertete per gjithe rrugen ku ndodhet familja Cara.Ate e bir,ndonese nuk folen gjate u kuptuan me se mire.Dera e Carajve do te shendriste pas kesaj prej nje kombi te ri lirije. Ne pranveren e vitit 1991,zgjedhjet e reja ne Shqiperi u rrethuan prej zinxhirave te tankeve.Qyteti i Kavajes me voten e vet deshmoi guximin per te pare se si endra e vet per demokraci e prosperitet u shndrua ne nje realitet,ndonese te dhimbshem.Indrit Cara ishte ne radhet e para te qytetareve,te cilet luftonin dite dhe nate per te shporrur njehere e pergjithmone naten e gjate komuniste.Ai thirret disa here ne policine e qytetit dhe viret kesisoj ne shenjester te organeve policore-vegla te diktatures ne renie.Ka qene kjo aresyeja qe ne veren e vitit 1991,Indrit Cara largohet nga qyteti i lindje drejt Italise,per te ndertuar nje jetese te re,per t’iu larguar sadopak sketerres komuniste.Shpirti i tij,i ngjante shpirtit te nje zogu,te dashuruar kurdohere me dimensionet paskaj te lirise.Punon gati dy vjet ne Itali dhe prej andej shkon ne Londer.Ketu, krahas puneve te veshtira ndjek kursin e gjuhes engleze si dhe disa kurse kompjuteri.Ndjek me vemendje zhvillimet ne Shqiperi dhe gjithsesi ndihet i lumtur qe Kavaja,qyteti ku u lind dhe rrit,mbeti deri ne fund bashkeudhetare e demokracise se brishte shqiptare.Ne marsin e vitit 1997 merr kontaktet e para me disa djelmoshë te Kosoves,me c’rast meson per maltretimet e serbve si edhe vullkanin mbarepopullor qe po pergatitej te shperthente.Tashme Indrit Cara vendoset plotesisht prane qendres per grumbullimin e ndihmave per Kosoven duke kontribuar personalisht.Per me tej,fale shkalles se njohjes me shume bashkeatdhetare prej shtetit ame,Indriti mund te mbledhe sasi te konsiderueshme vlerash monetare dhe materiale qe merrnin udhen drejt Kosoves martire.Kredon e vet,besimin tek bashkekombasit,shpresen e madhe te lirise,Indrit Cara i ka percjelle ne nje leter derguar redaktoreve te gazetes’’Zeri i kosoves”,nga Londra me 8 dhjetor 1997.Ne kete leter shkruhet tekstualisht:”Eshte hera e pare qe po i drejtohem shtypit dhe kete po e nis me gazeten tuaj,te cilen e lexoj rregullisht.Ju lumshin duart juve, qe me punen tuaj te arte perpiqeni te rizgjoni ndergjegjen,shpresen dhe krenarine e kombit tone te shumevuajtur.Gjithashtu u lumte dora trimave te UCK-se qe vendit po i dalin zot me arme ne dore dhe jo me llafe.Aksionet e UCK-se e ngrene lart moralin dhe na bejne optimiste per te ardhmen e neve,shqiptareve,kudo qe jemi.Per 7 vjet me radhe populli i Kosoves priti me durim te madh nje zgjidhje me ane te bisedimeve,por me kot,se bota deshiren e madhe te popullit tone per paqe e mori per frike; po keshtu,me sa duket,do te jete interpretuar edhe nga serbet.Sic shihet,kane me teper efekt neper bote aksionet e UCK-se,se sa politika paqesore,perulese e nenshtrimit…. Franca dhe Gjermania jane te shqetesuara me te drejte,sepse e dine mire qe shqiptaret kane zore sa ta ngrihen,por,po u ngriten shqiptaret,dihet,flaka ka per ti dale Ballkanit. Shqiptareve dhe sidomos pjeses me nacionaliste te kombit tone,kudo qe ndodhen,iu them qe nuk eshte terrorizem te luftosh kunder pushtuesit,por nje detyrim i madh ndaj vetes,familjes dhe atdheut,per te gjithe ata,qe ne venat e tyre kane gjak shqiptari.Prandaj eshte obligim per ne qe te ndihmojme kete lufte clirimtare me c’te mundemi. Siç u pa ne ngjarjet e shkurt- marsit,Shqiperia eshte plot me arme,per te cilat populli i Shqiperise ka derdhur djerse.Ato armatime,sic edhe u pa,ishin te llogaritura per t’u armatosur te gjithe shqiptaret,bile edhe ato te Kosoves dhe viseve te saj.Kjo tregon se sa e interesuar ka qene,eshte dhe do te jete Shqiperia. Kete e them me bindje te plote per vete faktin se doktrina ushtarake shqiptare e asaj kohe e parashikonte nje lufte te mundshme me Jugosllavine dhe strategjia e taktikat qe do te ndiqte ushtria jone,nuk kishin vetem karakter mbrojtes por edhe teper sulmues karshi ushtrive te fqinjeve tane toksore“ Per te gjithe ne liria e Kosoves dhe bashkimi kombetar do te jene celesi i prosperitetit dhe i fuqizimit te kombit shqiptar.Me shpresen tek Zoti dhe me besim tek e ardhmja te punojme te gjithe ne shqiptaret si brenda dhe jashte kufijve,qe kete enderr te rilindasve tane ta bejme realitet.Eshte koha per veprim,mobilizim dhe bashkepunim,sakrifica dhe guxim,i cili kur nuk na ka munguar. Te ndihmojmeUCK-ne,kete filiz shprese,force dhe krenarie,qe te rritet e forcohet dhe si nje lis madheshtor t’i beje balle shtrengates serbe. Rrofte UCK-ja! (Gazeta Zeri i Kosoves” 12 dhjetor 1997).

C’prej ketij momenti e deri ne fund te jetes se vet fizike, Indrit Cara e vendosi veten e tij pikerisht ne ngjarjet dhe veprimtarine kryesore te luftetareve te lirise.Populli yne ndofta me i harruari ne kontinentin e vjeter,u vu befas ne qender te vemendjes se botes.Bota i ktheu syte nga ne vetem atehere kur mediat vizive shfaqen ne mes te dites viktimizimin e Kosoves,prej te fundit regjimin stalinist te Evropes.Ne kete vemendje te botes,djaloshi nga Kavaja nuk mund te rinte duke medituar.Ai takohet permallshem ne dhjetorin e vitit 1998 me vellane me te vogel,ne Londer duke i dhene porosi qe gjithcka qe te ndodhe ai duhet te ndjeke rrugen e vellait me te madh.Pas disa vitesh mergimi kthehet ne Kavajen e vet aq te dashur,se bashku me 3-4 luftetare te tjere nga Kosova. Ai nuk mund te shmallet gjate me prinderit dhe miqte pasi lufta ka ligjet e veta.Ne ditet e para te janarit 1999,Indriti pasi perqafohet permallshem me prinderit niset drejt Kukesit ne pikepjekje me eprore te UCK-se.Qendron aty vetem dy nete dhe me pas, ilegalisht futet ne token e pergjakur te Kosoves martire.Emocionet qe pati ndjere kur shkeli per te paren here ne Kosove,ia percolli te vellait,ne Londer me telefon.Ne komanden eprore te Pashtrikut,luftetaret kosovare ndenjen vetem pak dite per t’u larguar ne drejtim te zones operative te Llapit.Ndersa Indrit Cara, me deshiren e vet u caktua si instruktor i pergatitjes ne repartin e sigurimit te shtabit epror.Cilesite e larta prej ushtaraku te vertete,fryma e ngrohte e bashkepunimit,bene qe luftetaret e rinj te UCK-se te degjonin dhe percillnin me respekt cdo fjale te Indrit Cares.’’gjate dy muajve te qendrimit te tij ne kompanine e shtabit,Indriti u hyri ne zemer jo vetem bashkeluftetareve(mjaft prej te cileve u shpetoi jeten ne raste te ndryshme) por edhe te gjithe atyre qe e njohen ne krejt zonen ku vepronte kompania.E therrisnin ushtar ”Kavaja” (‘’Ushtar”Kavaja”-nderi,i ,kombit” Tirane2000,faqe20)
Ne menyre te vecante, ne marsin e vitit 1999 makina ushtarake serbe u leshua e verber ne synimet e saj per pastrimin etnik ne vise te Kosoves.Akademia e Shkencave ne Beograd,pati pergatitur opinionin e eproreve te larte jugosllave se kjo do te ishte padyshim beteja e fundit,pas se ciles asnje kembe shqiptari nuk duhej te gjallonte ne Kosove.Me 29 dhe 30 mars 1999 zona operative e Pagarushes u sulmua nga serbet ne tri drejtime kryesore, duke rrezikuar pos te tjerave vrasjen e qindra femijeve,grave dhe pleqve,si edhe djegien e shtepive.Pikerisht ne keto momente shtabi epror i UCK-se ne kete zone mendoi te jepte disa kundersulme deri ne arritjen e forcave te tjera.”Kur zhvilloheshin luftimet ne zonen e Pagarushes,mbaj mend se ne 31 mars kishin kerkuar perforcime dhe ishte vendosur qe te dergohej nje toge e kompanise se shtabit,pasi shtabi ishte shperndare neper zonat operative,per te qene sa me afer vijes se luftes qe te jepte ndihmesen e vet.Ushtar “Kavaja” nuk ishte pjestar i asaj toge por ishte lutur qe te shkonte me ta,sepse, sic thoshte vete “ishte merzitur pa luftuar”.(Gazeta “Shekulli” Tirane,14.prill.1999).
Ligjet e luftes jane te rrepte,por ushtaraket eprore,duke njohur aftesite luftarake dhe trimerine e ushtar ‘’Kavajes” jo vetem e pranuan ate te marre pjese ne aksion,por edhe e besuan ne misionin shume te veshtire.Se bashku me 7-8 luftetare te tjere te UÇK-se ai duhej te depertonte shume afer vijes se rethimit serb duke mundesuar çarjen e menjehershme te ketij rrethimi.Trim siç ishte,Indrit Cara zuri nje nga pozicionet me te veshtire duke dashur te lehtesonte sa te mundete veprimet luftarake te shokeve te vet.Ai vazhdoi ta mbroj me heroizem ate pozicion edhe atehere kur ne ate drejtim armiku ne erresiren e nates se 31marsit vazhdonttegodistemeartileri.
Pothuaj ishin mbyllur luftimet kur luftetaret e UÇK-se ngarenden ne pozicionin e ushtar “kavajes”.Ky,me gjokesin tere plage prej predhash serbe ishte shtrire ne boren e bardhe te malit,e cila nuk kishte pushuar se reni gjate gjithe dites.Dhimbja ne kete rast qe e madhe.Ata e muaren trupin pa jete te prijesit te tyre dhe u nisen drejt nje vendi me te sigurtë ku e mbuluan trimin e shtetit ame me batare pushkesh e lote te nxehte.Qajne edhe trimat ne dhimbje te medha.
Me 10 tetor 1999,avioni luftarak me trupin e Indrit Cares rrethohet ne Prizren nga dhjetra mijra vete.Prizrenasit dhe gjithe populli i Kosoves,perkedhelnin arkivolin ku flinte ushtar “Kavaja”.Pas disa ore homazhesh,avioni u ngrit fluturimthi per t’u ulur ne stadiumin e qytetit te Kavajes.Pat qene amaneti i Indritit që çfardo te ndodhte,ai donte te prehej ne qytetin ku u lind.Edhe ketu,mijra qytetare te Kavajes priten me nderime birin e tyre,engjellin e lirise,ballin etrimerise,IndritCaren.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, heroi i luftes, Indrit Cara, ne Kosove

AGIM RAMADANI- Nga Eposet e Karadakut

April 11, 2013 by dgreca

Shkruan: Eugen Shehu/

 Ka njerëz fisnikë që atdheun e tyre, atë qiell e mal që i rriti, ata gurrë dhe drurë që e rrethuan, atë djep të përkundur me ujvara eposesh të kahershëm, e kanë mbrojtur me pushkë. Ata janë thirrur në luftë dhe kanë dhënë jetën përmes krismash lirie. Ka të tjerë që e kanë dashur atdheun përmes imazheve të fuqishëm të artit, përmes magjisë së tingujve apo ngjyrave, përmes konotacioneve që ngjallin vargjet e një poezie. Edhe kjo është dashuri. Se dashuria e atdheut nuk matet me kut por me shpirt dhe shpirti dhëmb kurdoherë kur dhëmb zemra e kombit dhe,pashmangshmërisht, si prej një force kozmike edhe pushka edhe penda nisen njëherësh për në rrugëtimin e lodhshëm; të shuajnë brengat e Atdhuet.
Tek Agim Ramadani, deri në çastin e mbramë, kanë jetuar së bashku edhe poeti edhe luftëtari, edhe piktori i madh edhe patrioti i flaktë, por edhe shpirti guximtar. Inspirimin për artin ja ka falur natyra e bukur e Kosovës kreshnike, ai reliev i thyer dhe i blatur dhimbjesh të mëdha. Ai e ka ndjerë brengën e madhe të atdheut qoftë edhe kur merrte në duar penelin,qoftë edhe kur merrte penën të shkruante, qoftë edhe kur më pas, rroki armën. Tek karakteri i Agim Ramadanit, janë ndërthurur si tek pak kush prej nesh, qetësia dhe mendimi përpara fletës së bardhë apo tablos, me vrullin dhe dinamizmin e pa përmbajtur në beteja, atëherë kur ishte fjala për të mbrojtur nënën e babën,motrën e vëllanë, pyllin dhe malin, votrën dhe livadhin, shkurtAtdheun.
Lindur në bjeshkë të Kosovës martire, Agim Ramadani do të dallohej qysh në fëmijëri për ndjenjat e holla prej artisti: Më pas duke lexuar në gjuhën e bukur shqipe, duke ngarendur në malet e kodrat e Karadakut kreshnik, vetëdija e këtij djaloshi duket se u trondit prej një të vërtete të madhe. Mbi supe malesh e kodrash të Gjilanit, sikundër në supe malesh të krejt Kosovës martire, më shumë se rebeshe shirash, më shumë se mjegullnaja, vareshin epose kreshnikësh. Shpirti i Agimit, nuk mund të mos ndjente këto epose që vinin prej larg, për të shkuar sërish larg. Kumti i tyre do ftonte Agimin dhe krejt gjeneratën e vet t’i sendërtonte këto epose, t’i përcillte ata me po atë heroizëm që etnitë e lashta arbërore i patën lindur.      Demonstratën e ditëve të para të prillit 1981, Agim Ramadani e përjetoi si një rizgjim i madh. Një paralele e çuditshme! Rizgjimi i natyrës, ai riciklim i njëmendë i natyrësh do të zgjonte në shpirtërat e gjeneratës studentore të Kosovës, shpresën e lirisë. Agim Ramadani ishte piktor.Ai mund të merrte telajon,penelat, bojërat dhe mund të ngjitej livadheve për të ngat jetuar pranverën. Agim Ramadani ishte poet. Ai mund të rrëmbente fletoren dhe lapsin duke medituar pranë lumenjëve a përrenjëve që i gëzoheshin shkrirjes së dëborërave.Agim Ramadani ishte luftëtar. Dijet e marra në shkollën ushtarake në Zagreb e shtynin të ishte në radhët e para të barikadave studentore. Ai nuk vonoi, ç’prej atij momenti Agim Ramadani do të ngarendëte në krejt viset e Kosovës kreshnike, do të fliste aq bukur, do të çonte peshë zemrat e gjeneratës së vet, do të organizonte, do të drejtonte luftën guerile që toka e qielli i Kosovës të ishin të lirë, që atdheu të mos frigohej prej kurtheve, planeve makabër dhe dhunës etnike të kalkuluar në qendrën e shovenizmit sllav, beograd. Kësisoj për të ardhur në pranverën e mënxyrshme të vitit 1999. Evropa (e pandërgjegjshme deri më atëherë) dhe krejt qytetërimi i saj, po përballeshin në shkurt-marsin e këtij viti me një nga shfaqjet më shnjerzore, më të shëmtuara, më primitive, të gjenocidit të egër shoven serbosllav ndaj racës së pastër shqiptare. Kryekrmineli i racës sllave, tashmë në gjygjin e Hagës, e shfrytëzoi periudhën tri javore, midis dy takimeve të Rambujes duke shpërndarë urgjnetisht forcat që do të realizonin spastrimin masiv ndaj shqiptarëve.

  Mbi 40 mijë trupa ushtarake pushtuese të rregullta, me dhjetra mijëra paramilitarë kriminele, 1 mijë tanke dhe 700 graka artilerie do të lëshoheshin si lukuni ujqish, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Një zyrtar i lartë i OKB-së, Stefan di Nistoura, do të deklaronte; “Ajo që po ndodh sot në Kosovë është tragjedia humanitare më cinike, me e kalkuluar dhe planifikuar me një logjikë të akullt, të cilët unë, nuk e kam parë në asnjë rast, gjatë 29 vjetëve që punoj për Kombet e Bashkuara” (Gazeta “Ushtria”-Tiranë,12.03.1999).
  Agim Ramadani së bashku me Rustem Berishën, Bislim Zyrapin, Sali Çekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijës të tjerë, patën organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur të lënë nismën ushtarake në duart të pushtuesve shoven serbosllav. Fjalëpak por trim e patriot, Agimi do të jepte në këto luftime shembullin e vyer të një kuadri, i cili do të përballej vetë me armikun, në pozicionin më të vështirë, duke dashur të ruaj në çdo moment jetët e bashkëluftëtarëve të vet. Në Dukagjin a Drenicë, në disa prej aksioneve të kryera prej trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të binte në sy dëshira e Agim Ramadanit për të fituar me çdo kusht, për të shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbërore. Shpirti i një luftëtari dhe artisti, në këtë rast dhemb dyfish.
Në marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish përfshirë zona të tilla si: në Veri: Podujevë-Mitrovicë-Drenicë; në Perëndim: Pejë-Gjakovë-Deçan; në Jug: Malishevë-Suharekë-Prizëren. Ndër objektivat kryesore të beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshëm i shqiptarëve etnik nga trojet e veta, për të afruar deri diku një ballancë banorësh me pakicat serbe etj. në Kosovë, ku më pas lehtësisht do të bëhej një referendum për shkrirjen e Kosovës në territorin serb. Ndaj gjatë egzodusit të paparë ndonjëherë, shqiptarëve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin në zjarr me qëllim që këta mos të identifikoheshin si banorë të atyre viseve. Mërria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 për qind e fshatrave të Kosovës janë mbështjellë me tym e flakë. Ky zjarr i është vënë Kosovës nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhër të Millosheviqit dhe me vendim të parlamentit të atij shteti. Politika e “tokës së djegur” nuk po zbatohet për herë të parë në Kosovë nga pushtuesi serb. Unë e njoh mirë historinë e popullit tim, atë e kam mësuar qysh në fëmijëri, në këngët e djepit kur gjyshja më thoshte: U bëfsh trim për Kosovën !” (“Burrat e Kosovës e kanë vendin në UÇK” intervistë e Kolonel Bislim Zyrapit. Gazeta “Ushtria”Tiranëmë8mars1999).
Agim Ramadani, në ditët e para të marsit 1999, gjendet në shtetin amë. Ndonëse nuk dinte gjë për fatin e prindërve të vet, ndonëse ndiqte me dëshprim eksodin biblik të bashkëkombasve të vet përmes zjarreve dhe krismave, ai me mprehtësinë e një ushtaraku të vërtetë, do të bashkohej rreth idesë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për një operacion mësymës në shkallë të gjërë kundër makinës ushtarake pushtuese serbosllave. Ai do të organizonte luftëtarët e Brigadës 138, në rrethina të Kukësit dhe ndërkaq do të influenconte tek eprorët më të lartë të tij për fillimin e menjëhershëm të mësymjes, pasi kjo mësymje do të krijonte parakushte të favorshme për futjen e forcave të NATO-s në vise të Kosovës. Pikërisht në këto momente, falë guximit të Agim Ramadanit dhe qindra prijësve të tjerë të UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm hartoi planin për çlirimin e Kosovës, duke patur si bazë nisjeje, tokën kufitare ndërshqiptare. Ky plan mori emrin e koduar “Shigjeta” dhe përfshinte brezin e mësymjes: mali i Kallabakut – mali i Markofçes, Ferizaj-Prishtinë me dy drejtime operative. Drejtimi i parë; Padesh-Kosharë-Junik-Klinë. Drejtimi i Dytë; Helshan-Pashtrik-Rahovec-Malishevë-Prishtinë. Sipas të dhënave që ndodhen aktualisht në arkivin e ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë, operacioni në fjalë do të zhvillohej në tri faza. Faza e parë, do të ishte lufta në Koshare, e cila do të fillonte me futjen në luftim të trupave të përqëndruara në Papaj. Faza e dytë kish të bënte me kalimin në mësymje në drejtimet e Pashtrikut ndërsa faza e tretë do të ishte thellimi i mësymjes drejt Koritnikut dhe Kallabakut.
Në operacionin “Shigjeta” (po sipas të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë) parashikohej një bashkëveprim i ngushtë i forcave të UÇK-së që mësynin përballë, me ato që vepronin në shpinë të armikut, në mënyrë të veçantë në zonën e Pashtrikut dhe Dukagjinit. Për drejtimin e operacionit, në frontin e vështirë të Koshares dërgohet Brigada 138 e komanduar prej Rustem Berishës dhe Agim ramadanit. Ndërsa përfaqsues pranë këtij formacioni luftarak, nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u dërgua Nasim Haradinaj. Në memoaret e luftës shënohet; ”Forcat e drejtimit të parë operativ, nën komandën e Rustem Berishës, me shef shtabi Agim Ramadanin, në mirëkuptim të plotë me përfaqsuesin e shtabit të Përgjithshëm Nasim Haradinaj, morën detyrën luftarake nga SH.P.UÇK-së me këtë përmabjtje, pasi të shpërthenin kufirin Shqipëri-Kosovë, të kapnin pikën strategjike Rasën e koshares dhe të hapnin korridorin e furnizimit, duke u lidhur me zonën e Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt. Në të pastajmen, me krahmarrjen nga e majta, të rrethonin dhe asgjësonin forcat armike në qytetin e Gjakovës e rrethina dhe të vazhdonin mësymjen në drejtim të Klinës” (H.Katana “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës” Tiranë 2002 , faqe 69-70 ).

Në muzgun e ftohtë të 8 prillit 1999, Agim Ramadani do të shkonte pothuajse pozicion në pozicion ku rrinin të gatshëm bashkëluftëtarët, vëllezërit e tij. Ndonëse e dinte realisht çdo të ndodhte të nesërmen, ndonëse pati biseduar me komandant Rustemin për rreziqet që duhej të kalonin, përsëri në sytë e tij i ngazzëllente një dritë e çuditshme. Prej asaj drite buronin shpresë e besim që përcilleshin të tilla, tek luftëtarët në llogoret e Papajt. Prej asaj drite, 320 djemtë trima të UÇK-së, do të merrnin zemër e do të shndrroheshin në 320 shqiponja në mbrojtje të viseve arbërore. Ato biseda miqësore gati nën zë, ato rrahje shpatullash vëllezërore, ajo heshtje që jo rrallë, flet sa mijëra fjalë së bashku, do të ishin ndërkaq parathënie e një lirie që vinte mundimshëm tok me përrenjtë e gjakut.
Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Koshares do të jetonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK-së. Vonë, në mbrëmjen e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së do të njoftonte në Tiranë e ma gjërë se; ” Në orën 03:30, datë 9 prill 1999, forcat e UÇK-së, që veprojnë në rajonin e Junikut ndërmorrën një sulm të befasishëm kundër forcave serbe që ishin të stacionuara në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 100 metër në perëndim të Kashares. Fillimisht u goditën forcat e karakollit, ku u vranë rreth 38 ushtarë serb dhe u rrethuan forcat serbe të strehuara në shtëpitë e fshatit Koshare. Në agim të ditës, forcave serbe u vinë në ndihmë forca të tjera nga fshati Batush, por tanket u goditën nga forcat tona dhe u asgjësua 1 tank, 1 transportues i blinduar dhe dy makina me ushtarë. Atëherë forcat serbe u tërhoqën në fshatin Batush dhe goditën me artileri forcat tona që kishin rrethuar fshatin Koshare të banuar nga ushtarët serb. Djemtë e Kosovës po luftojnë me kasapët e Serbisë që janë të veshur me blind dhe po fitojnë mbi këtë përbindsh me fytyrë njeriu. Fitojnë djemtë e Kosovës se luftojnë për lirinë e atdheut të tyre, ndërsa ushtarët serb u ngujuan në bodrumin e Karakollit dhe dridhen nga frika. Në këtë luftim prej disa orësh, na kanë rënë në fushën e nderit luftëtarët Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj dhe na kanë plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj. Forcat tona kanë bërë dy rrethime dhe një vijë mbrojtëse, për të mos mundësuar ardhjen e forcave serbe nga Batusha… Luftimet vazhdojnë” (Gazeta“Ushtari“më10prill1999).
Në luftimet e egra të 9 prillit, Agim Ramadani do të udhëhiqte grupin e tij të luftëtarëve, pikërisht në frontin më të rrezikshëm, aty ku makina ushtarake serbe mbrohej me të gjitha llojet e armëve. Luftëtari dhe artisti i madh, ndonëse e shihte se marrja e Koshares ishte tejet e vështirë, nuk u lëkund për asnjë çast edhe atëherë kur vrapoi për të mbyllur sytë e puthur në ballë bashkëluftëtarët e vet të rënë në fushë nderi, të rënë nga breshërit e armikut. Një ditë më pas, atëherë kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrëshiqiste toka nën këmbë, u hodh në sulm me gjithë arsenalin e vet të forcave dhe mjeteve luftarake. Sërisht djemtë e Brigadës 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar në karakolle të përjetshëm lavdie dhe heroizmi për kombin e tyre. Por në këtë qëndresë emblematike, do të binte i përgjakur predhash, kryeqëndrestari, Agim Ramadani. Ai që e donte aq shumë jetën e kombit, falte tani jetën e vet, blatonte shpresën e madhe të artistit tek e nesërmja e atdheut. Fronti i çarë i koshares pati përparsitë e veta në ngjarjet që rrodhën më pas. Jehona e epopesë së Koshares u përcuall tejembanë viseve etnike shqiptare, madje kudo në çdo çip të globit ku shqiptarët ndiqnin me ankth në shpirt fatin e vëllezërve të tyre të UÇK-së. Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet arbërore të Kosovës, i cili tashmë shpresonte në kthimin e tij në vatrat e veta dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan jo vetëm gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive: Kështu, ndërsa eksodi biblik i shqiptarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Curit me trupat pa jetë të trimave në krahë. E dhimbshme ajo ditë e 12 prillit 1999. E dhimbshme të mbaje në shpatulla trupin e burit të Karadakut. Qysh mund ta nxinte atë zemër të madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, në faqe të flamurit të lirisë së Kosovës. Përjetësia e burrit fitoi ardhmërinë sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani, ndërsa Kosova tashmë nuk e ndjen këmbën e pushtuesve shoven serbosllav.Por thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar,që na patën rrethuar me gjëmba e mina komunistët serbosllav e shqiptar ende kolliten ,Shqipërisë i duhen gjymtyrët e saja,këto ishin amanetet e dëshmorëve.Kosova asht Shqipëri

Bern.Zvicër

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Ramadani, eposet e karadakut, Eugen Shehu

7 PRILLI-QËNDRESA EPOKALE E SHQIPTARËVE

April 6, 2013 by dgreca

Shkruan: Eugen SHEHU/

Qëndresa,ky lajtmotiv i jetës shqiptare,ka shoqëruar historinë e vendit të shqipeve në çdo kohë. Prej fryme,gjaku,mishi a guri,kjo qëndresë ka ruajtur brenda vetes,ate ndjenjë të fuqishme,gati të pamposhtur,për të mos lënë atdheun në duar të huaja.Shqiptarët të radhitur pas njëri-tjetrit në këtë qëndresë,u ngjanin atyre fishekëve të gjerdanit në brezin  e madh të shekujve.E skalitur me përrenj dhimbjeje dhe gjaku,në epikën e kësaj qëndrese,qëndron data 7 prill 1939.Kjo datë do të jetojë me krejt fatet historike të popullit tonë,jo aq për tragjizmin e asaj se sa për ate frymë madhore qëndrese e shfaqur dukshëm në brigjet shqiptare.Ajo çka populli ynë realizoi në ato ditë të para të prillit,nën udhëheqjen e nacionalistëve shqiptarë,provonte njëherazi shpirtin e tij liridashës dhe guximin për ta ruajtur të paprekur këtë ndjenjë.

 LËVZIJET NË PRAGPUSHTIMI/

Është krejt e natyrshme të mendohet se 7 prilli i vitit 1939,nuk mund të zbriste nga qielli.Ai u përgatit së paku në një vit dhe u kondicionua së tepërmi nga ngjarjet në Evropë e Ballkan,në vitet 1937-1938.Veçmas në fillim të vitit 1938 kur boshti Romë-Berlin përfaqsonte një element absolut të forcës si në resurse njerzore,ashtu edhe në armatime.Uzina e fabrika të tëra armatimi,ishin vënë nën influencën dhe kontrollin e rreptë të shtabeve ushtarake.Ironia më e madhe ishte se këto shtabe përfaqsoheshin nga kuadro ambicioze,me karierë të pasur ushtarake dhe drejtoheshin prej dy njerëzve të ç’ekuilibruar mendërisht,Hitlerit dhe Musolinit.Në vitet 1937-38,të shekullit që lamë pas,Shqipëria ndodhej e zhytur në njëmijë e një probleme të mëdha ekonomike,politike,ushtarake etj.Mbreti Zog,ndonëse ishte i prirur të qeveriste me dorë të hekurt,falë kulturës perëndimore që dispononte,la që të punonin në poste kyqe mjaft prej kundërshtarëve të vet politik.Duke trashëguar një prapambetje kolosale nga e kaluara,Shqipëria endej midis huave dhe ndihmave,për të mbajtur gjallë shpirtin.Jeta politike në vend po kristalizonte disa rryma liberale e domkratike të cilat Ahmet Zogu i shihte me indiferencë por jo pa u kujdesur të informohej për gjithshka ndodhte brenda atyre lëvizjeve.Në fillim të vitit 1938,shihet  një afrim i ngushtë midis qeverive të Serbisë dhe Bullgarisë.Ishin njoftuar zyrtarisht disa takime të njëpasnjëshme të ministrave të jashtëm respektive ku në qendër pat qenë vlersimi i situatave në Shqipëri.Nëse qeveria e Ahmet Zogut,këto flirte i parashihte si rreziqe të ardhme në kufijtë e saj veri-lindorë,qeveria italiane ishte e prirur të mendonte se fjala ish për „ndërhyrje“ në domenet e saj.Ajo shihte me dyshim bashkëpunimin e Bullgarisë me Setbinë,për faktin se kishte investuar së tepërmi në Shqipëri,në krejt rafshet,si ate ekonomik,edhe politik e kulturor.Në fundprillin e vitit 1938,ministri i jashtëm i asaj kohe Gaetane Ciano,mori pjesë në martesën e Mbretit Zog me zonjushën Geraldine,hungareze me preardhje familjare,konteshë.Me këtë rast ai mundi të shoh edhe një herë në Shqipëri,ndikimin italian e më tej të konturojë të ardhmen vasale të këtij vendi në brigjet e kundërt të Adriatikut.Ciano nuk nguroi të marrë takime me kuadro të larta ushtarake italiane të cilët në bazë të marrëveshjeve të maparshme shërbenin si instruktorë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare.Kështu që më 10 maj të vitit 1938,Duçja së bashku me Cianon,hedhin idenë e një promemorje për Shqipërinë.Në te caktohen imtësisht detajet mandej lidhet periudha një vjeçare deri në sulmin ushtarak,periudhë e mbushur me lëvizje diplomatike e politike mjaft të sakta.Ata nisin të potencojnë në propagnadën e tyre,unitetin dhe fuqinë e boshtit Romë-Berlin duke parandjerë se Franca dhe Anglia nuk do të jenë dakord me këtë pushtim.Kjo ngase ata kanë synimet e tyre në Ballkan dhe tradicionalisht lidhen me miqësi të tilla,që duan zhdukjen e shqiptarëve nga faqja e hartës ballkanike.Lidhur me tërë këto,Ciano nisi ta shtrije aktivitetin e vet diplomatik në disa kancelari evropiane.Motoja e këtij aktiviteti,ishte të spjegonte mbi mungesat e mëdha në Shqipëri dhe „nevojat imediate“ për një kujdestari me çrast nënkuptohej Italia.Në ditarin e vet,në datën 19 maj 1938 ai shkruan ;

„Si pasojë e një informacioni nga Tirana.lidhur me aktivitetin e zgjeruar të Ministrit gjerman,Duçja më tha , t’i bëjë Ribbentropit se ne konsiderojmë çështjen shqiptare si „çështje të familjes“,formale kjo e përdorur nga gjermanët për studentët.Pra „Hands off“… Tani,ai po vlerson mjetet dhe operacionin ushtarak…

“( G.Ciano, Ditar, 19 maj 1938 , faqe 14 , Botuar në Milano 1963 ).

Ndërkaq në drejtim të Shqipërisë,qeveria italiane nisi të avancojë disa veprime ekonomike siç ishin ndërtime urash e shtrime rrugësh.Këto dhe të tjera lëvizje në rrafshin kulturor,donin të institucionalizonin shprehjen publike të Duçes se „Shqipëria është në zemrën time“.Disa traktativa për të patur në çdo rast,nën influencën e tyre.Mbreti Zog,dështuan.Më tej u konturua në detaje plani i rrëmbimit të tij me anë të një jahte ( e cila do ti dhurohej Mbretit Zog me kusht që ekuipazhi të ishte Italian).Por edhe kjo manovër dështoi falë intuitës vetruajtëse të Mbretit të shqiptarëve. Në vjeshtën e vitit 1938,ministri jugosllav në Romë,Kërstiç Boshko,bën të ditur pranë qeverisë italiane se marëdhëniet shqiptaro-italiane janë më të ngushta nga ç’duhet,duke lënë të nënkuptohet se Beogradit nuk i pëlqen kjo ulje këmbëkryq në Shqipëri.Ciano e shmang diplomatikisht këtë bisedë,duke i bërë të qartë boshkos,se tanimë gjithshka lidhur me Shqipërinë ka marrë fund,ndërsa jugosllavët,nëse do të ishin të zgjuar e kurajoz,duhej menjëherë të niseshin në drejtim të   Selanikut.Boshti Romë-Berlin kish paracaktuar që serbët asesi nuk mund të përkdheleshin prej valëve të Adriatikut.Përkundrazi ata duhej të kapnin Selanikun,për të pasur frymarrje në detin Egje. Një tjetër version tani në zyrat e fshehta të shërbimeve speziale italiane,ajo e vrasjes së Mbretit Zog prej mikut të vjetër të tij,shqiptarit Koçi Jake.Me ndërhyrjen e drejtëpërsëdrejti të Jakomanit,ky shqiptar mjeran vendos familjen në Itali dhe instruktohet për eleminimin fizik të Mbretit të shqiptarëve,ngase Italia shihte në personin e tij,kundërshtimin e prerë dhe të hapur jo vetëm ndaj memorandumit,por ndaj çdo „zgjidhje“ që italianët afronin për pushtimin ushtarak.Në ditarin e vet, lidhur me ngjarjet e atyre ditëve,Ciano shkruan ;“ 6 dhjetor.Duçja shqyrton dhe aprovon planin e aksionit në Shqipëri.Ngre rezervën për Jugosllavinë.Për Francën,për Anglinë e Greqinë nuk preokupohet fare.E ndjek me vëmendje qëndrimin jugosllav,i preokupuar jo nga ndonjë reaksion i vërtetë,gjë që duket e vështirë,por e shqetson ndonjë dobësim i miqësisë me të.E quan të dobishme të studiohet mundësia e një kompesimi,qoftë në kurriz të Greqisë ;Selaniku“. ( G. Ciano , Ditar , 6 dhjetor 1938, faqe 20 , botuar në Milano 1963 ).Rënia e Stojadinoviqit në janarin e vitit 1939,u duk se e ndërlikoi pak situatën por italianët vendosën të sulmojnë,pa u meralosur tashmë fare ndaj divergjencave me dilplomacinë serbe.Shtabi ushtarak  në Romë,tashmë kish përcaktuar qartë strategjinë dhe taktikat e pushtimit madje kish vendosur edhe kuadrot kryesore të rangjeve të larta.Ky pushtim ushtarak u planifikua të kryhej në dy faza.E para ishte pushtimi me veprime luftarake – rrufe e qendrave kryesore,porteve dhe pozicioneve strategjike. E dyta ishte pushtimi i plotë i viseve shqiptare deri në kufijtë e jugosllavisë e Greqisë,pushtimi i cili do të realizohej prej një fuqie të madhe ushtarake,të paisur më së miri me mjete dhe teknikë luftarake.Më 15 mars 1939 , trupat ushtarake gjermane fillojnë pushtimin e Bohemisë,një ndër zonat më të pasura të Evropës.Boshti Romë-Berlin ka nisur të ndjejë plasaritjet e para,ngase gjermanët deri në fund ishin kuptuar jo mirë dhe kishin dashur me italianët,jo partneritet por vasalitet.Ushtria italiane që numëronte dhejtra mijëra dukej si e fyer.Ajo ish e etur për lavdi të reja dhe u zgjodh pikërisht Shqipëria që të shunate orekset e ndyra fashiste.Në fundmarsin e vitit 1939,në drejtim të Tiranës,niset sekretari i kabinetit të Cianos,baroni De Ferraris.Ai mbart në valixhen diplomatike të tij projektin e Paktit për protektorat italian,të ideuar nga Duçja e Ciano.Njëherit ka kërkuar takim kokë më kokë me mbretin Zog dhe ky,duke qenë në dijeni të përgaditjes italiane për invazion e pranon takimin.Por pas disa orë debatesh,De Ferraris ka dalë gati i zhgënjyer nga zyra e mbretit të Shqiptarëve.Ai ka qenë i sigurt kur ka refuzuar të firmosë paktin dhe baroni italian ka vijuar udhën në det duke u kumtuar shefave të vet,vendosmërinë e Ahmet Zogut për të mos bërë asnjë kompromis me ushtarakët italian.Kaq është dashur që Duçja të përcaktojë datën e sulmit ndaj Shqipërisë.

PARALELE NË BRIGJET SHQIPTARE

Fatkeqsisht,historiografia komuniste e Tiranës, e ka lënë në harresë 7 prillin e vitit 1939.Me tendencë,ajo e ka paraqitur krejt spontane revoltën dhe qëndresën shqiptare në ditët e para të prillit 1939.Për më tej,paradakosalisht,këtë rezistencë të armatosur,ajo e ka paraqitur nën ndikimin e komunistëve dhe ideve të tyre !… Një butaforizëm klasik si ky ka shoqëruar 7 prillin shqiptar në më shumë se pesë decenie. E vërteta është krejt ndyrshë.Traktativat italiane për protektorat,Mbreti Zog do t’i përjetonte kurdoherë si përgaditje të një sulmi eventual të Italisë,ndaj trojeve të atdheut të vet.Këtë e dëshmojnë një varg i tërë urdhërash mobilizimi që në janarin e vitit 1939.Këto urdhëra,anipse nuk flisnin hapur,nënkuptonin mobilizimin e përgjitshëm të shqiptarëve,prej rrezikut që i kërcnohej.Mbreti i shqiptarëve,në periudhën janar-mars 1939,u përpoq të neutrolizojë sa ma shumë veprimtarinë e këshilltarëve italian,me ç’rast do të ruhej sa më shumë sekreti i përgaditjes së ushtrisë kombëtare shqiptare.Në urdhërin e tij,për mobilizimin e dy batalioneve me ushtarë rezervistë në trevën e Matit,thuhej tekstualisht : „Oraganizimi të bëhet në fshehtësinë sa ma të naltë e ndër ushtarë të forcohet besimi se duhet me krye detyrën e shenjtë ndaj atdheut“.(Urdhër dt.15 shkurt 1939 , Arkivi ushtrisë – Tiranë, fondi „Pushtimi fashist i prillit 1939 „ kutia 27 , fleta 17 ).

Jo  vetëm terva e Matit,por nga krejt viset shqiptare dulën me qindra rezervistë të gatshëm për t’u inkuadruar në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.Këtu vlen të ndriçohet sidomos fakti se nuk ishin komunistët por nacionalistët shqiptarë ata me shembullin e tyre,ngritën në këmbë popullin shqiptar kundër pushtimit fashist që trokiste në prag.Emra të njohur të këtij nacionalizmi si Mid’hat Farshëri,Abaz Kupi,Hysni Lepenica,Vasil Andoni,Haki Taha,Safet Butka,Xhem Gostivari,Zef Pali etj ,me zërin e tyre dhe guximin e madh,ngritën ndërgjegjen kombëtare shqiptare,në nivelin Himëror të përballjes së tyre me italianët.Ishin pikërisht këta bij të shqipes,që organizuan greva e demonstrata të hapura,që kundërshtuan pushtimin dhe jo komunistët( që u grupuan në vjeshtën e vitit 1941 prej jugosllavëve ).

Ushtarak i lindur Mbreti Zog,me nismën e tij, krahas moblizimit të një pjese të konsiderueshme të popullit,kreu edhe paisjen me armatim e mjete luftarake të tjera,këto forca rezerviste.Mbase do të duhet studime të tëra të historiografisë ushtarake shqiptare lidhur me këtë ngjarje,por dokumentat flasin për ate se ushtria kombëtare e asaj periudhe ishte e paisur me mjete nga më modernet ushtarake,si edhe drejtohej prej atdhetarëve që patën kryer studime në akademitë ushtarake të Evropës.Figura të tilla si Muharrem Bajraktari,Preng Previzi,Fiqri Dine dhe Abaz Kupi,e patën treguar me kohë devocionin e tyre ndaj çështjes së lartë kombëtare.Ylli i mëngjesit për ta,kish qenë kurdoherë atdheu dhe bashkimi i kufijve etnike sipas të drejtave natyrore të kombeve. Në vija të përgjithshme,sipas burimeve ushtarake italiane për operacionin në fjalë,strategjia e ushtrisë kombëtare shqiptare,synonte në ;“Mbrojtjen e vendeve me rëndësi të veçantë,në bregdet duke patur në dorë një forcë rezerve e cila në çdo rast do të mundësonte shtyrjen e rënies së kryeqytetit“.

( M. Montanari , „Ushtria italiane në Shqipëri“, Romë 1978 , faqe 401 ).

Pra shihet qartë se strategjia e Mbretit Zog ishte në një përfytyrim konkret.Ushtria shqiptare,edhe pse dispononte armatime moderne,ajo nuk ish paisur as me anije dhe as me aeroplane-gjuajtëse. Si e tillë mbrojtja do të ishte kryesisht fragmentare.Një mbrojtje e tillë ishte plotësisht funksionale po të llogaritës forcat e dy ushtrive që do të ndesheshin pas disa ditëve.Forcat më të mëdha të ushtrisë kombëtare shqiptare u dislokuan në rajonin Shijak-Tiranë-Krujë,aty ku pritej të bëhej rezistenca më e madhe.Kështu komanda e lartë ushtarake shqiptare,solli duke marrshuar kryesisht natën 7 batalione dhe gjashtë batalione artilerie,që në çdo rast përbënin gjysmën e forcave që aktualisht egzistonin.Në bregdetin e Durrësit u caktua një batalion xhandarmërie dhe dy rezerviste të cilat i instruktoi dhe ndau detyrat,vetë komandanti i xhandarmërisë i Durrësit,Abaz Kupi.Falë reputacionit që ky atdhetar gëzonte në krujë,ngy ky qytet shkuan në Durrës edhe 70-80 burra të armatosur.Në Vlorë prej shtabit të lartë ushtarak u dërguan tre batalione ndër të cilat dy me rezervistë të mobilizuar në trevën e Tepelenës dhe Labërisë.Trimat e këtyre viseve,shkuan në Vlorë sypatrembur,duke dashur të përsëritnin sërish epopenë e lavdishme të vitit 1920.Ndërsa disa reparte të mobilizuara në Pukë,në ditët e para të prillit,u dërguan në qytetin e Shkodrës,pse dihej që ai do të ishte ndër të parët qytete të lakmuar prej pushtuesve italian.Në qytetin e Tiranës,në ditët e para të prillit,disa shqiptarë të shitur tek Italia hodhën parrulla kundër Mbretit,në mjedise publike.Por populli muk i përkrahu,përkundrazi,i drejtuar prej bijve të nacionalizmës u ngrit i tëri në protesta madje edhe duke thirrur : Rroftë Mbreti Zog !

Më 2 prill 1939,Ciano e Periani diskutojnë mbi mundësinë e hedhjes në Pyjet e Tiranës,një formacion italian i cili do të bënte çish e mundur për të shkatuar ndonjë incident me Mbretin e shqiptarëve e më pas të përligjej sulmi italian.Ideja ishte „fort e mirë“ por pas disa informatave të marra nga agjentët e tyre në Shqipëri,Ciano në ditarin e vet shkruan : „3 Prill… Me Parianin saktësojmë disa detaje të luftës që do ndërrmarim në Shqipëri.Sipas lajmeve që arrijnë në mbrëmje,situata është serioze më tepër nga çë mendonim.Nuk ka mundësi të dërgohet skuadra e kryesuar nga Nuti sepse aeroportet janë plotësisht të kontrolluara dhe qyteti është mbushur me banda të armatosura që lëshojnë kërcënime kundër italianëve“.(G.Ciano,ditar,3 prill 1939, fq.33).

QËNDRESA E MADHE

 Sipas burimeve ushtarake italiane,në natën e 6 prillit u nisën trupat e skalionit të parë të ushtrisë italiane,drejt brigjeve shqiptare.Ndërsa anijet ushtarake  u nisën në qiellin shqiptar duke demonstruar forcën dhe terrorin tipik fashist, 100 aeroplane të flotës ajrore ushtarake italiane të cilat shpërndanë mijëra fletushka të shkruara në shqip ku thuhej se ndaj ushtrisë italiane nuk  duhej ngritur asnjë pushkë sepse ajo kish ardhur për të vendosur „rendin „ dhe „paqën“.I njejti rit u përsërit edhe në mëngjezin e 7 prillit në rajonet veriore dhe jugore të Shqipërisë.  Në mëngjezin e 7prillit,trupat italiane nisën zbarkimin e tyre,së pari në portin e Durrësit.Kështu ishin tubuar forcat më të mëdha goditëse,që në valën e parë ; mbi 5000 ushtarë e oficerë,71 tanke,dy regjimente bersalieresh, regjimenti granatierve,dy batalione të transportuara me anë të ajrit si edhe kryqëzorët e rëndë ;“Fiume,Xara“,“Goricia“ dhe „Pola“.Një arsenal i tërë njerëzish dhe armësh derdheshin ndaj një populli sovran e liridashës.Makina fashiste e luftës vepronte në ekspansionin e saj duke goditur rëndë jo fatin e qindra njerëzve por krejt të një kombi.Cizmet e para të pushtuesve italian,do të shkelnin brigjet shqiptare në orën 5.30 minuta.Ata ishin një kompani marinarësh të kryqzorit “Fiume” të cilët nuk bënë as disa hapa.Mbrojtja e ideuar dhe drejtuar prej kreshnikut Abaz Kupi,hapi menjëherë zjarr të fuqishëm.Forcat e xhandarmërisë përbënin brezin e parë mbrojtës,ndërsa ata rezerviste ishin pozicionuar në disa fortifikata të vjetra ose hapnin zjarr nga dritaret  e shtëpive pranë portit.Breshëria e armëve të shiptarëve,ishte pikënisja e qëndresës së madhe e cila do të zgjaste plot katër vjet,deri në kapitullimin e lavdisë musoliniane.Zjarri i pushkëve shqiptare,i drejtuar prej bijve nacionalistë të kombit,dha një goditje të parë të fuqishme e cila jo vetëm hutoi marinarët italian por edhe i mbushi radhët e tyre me viktima.Pikërisht lidhur me këtë befasi,në rajonin e Durrësit, M.Montanari do të kujtonte ; “Sapo marinarët vunë këmbët në bankinë,breshërit e pushkëve dhe të mitralozëve i rrëzuan tanët përtoke”.( M. Montanari, “Ushtria italiane në Shqipëri “ faqe 263 ).

Superiore në njerëz dhe teknikë luftarake,pushtuesit fashist italian nisën të bombardojnë shtëpitë-fortesa dhe pozicionet e luftëtarëve nacionalistë në vijën prej Urës së Dajlanit e deri në Curila.Ata zbarkuan të mbrojtur prej këtyre avionëve.Regjimentin e 10-të bersalja me ç’rast marinarët e kryqëzorit “Fiume” muarrën krahë dhe u nisën sërish drejt bregut shqiptar.Kjo luftë midis dy të pabarabartëve vazhdoi gati katër orë deri në orën 9.30 të datës 7 prill.Kur drejt Durrësit po fillonin hapësira gjithnjë e më të mëdha pushtuesit italian,Abaz Kupi mendoi të tërheqë forcat e rezervistëve për të zënë rrugën që shkonte në Tiranë.Ndërkaq në fortesën e parë shqiptare,ku prej më shumë se katër orë pat luftuar trimërisht,bie në  fushën e nderit kapteri i ushtrisë kombëtare shqiptare Mujo Ulqinaku.Ky ulqinakas trim do tu rrëfente italianëve se ata do të priteshin jo me lule siç u patën thënë në Romë,por me fishek në lule ballit. Pas luftimesh tejet të ashpra,në mesditën e 7 prillit, gjeneral A.Guconi,i cili ishte vënë në krye të operacionit ushtarak italian,urdhëroi kolonën “Mese” që të fillonte lëvizjen në drejtim të Tiranës.Me të parë këtë veprim taktik të tyren , Abaz Kupi, urdhëron kompaninë inxheniere të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare që të hedhin në erë urën e Shijakut me ç’rast autokolona italiane ishte e destinuar të ndërpriste lëvizjen.Të gjendur përpara urës së shkatëruar,pararoja e kolonës suhtarake italiane “Mese,njofton menjëherë qendrën dhe nën breshërinë e plumbave të shqiptarëve,nis sërish lufta e pabarabartë në kodrat e Shijakut.U desh dita tjetër e 8 prillit që trupat ushtarake italiane të merrnin rrugën në drejtim të Tiranës.Përpara kësaj lëvizjeje,bombarderët italian mundën të hedhin rreth 200 bomba 15 kilogramshe,në rajonet e Maminasit dhe të Vorës duke vënë në jetë parimin e tokës së djegur.Ndërkaq ishin pritur me luftë pushtuesit italian,edhe në portin e Shëngjinit.rreth orës 5.30 të 7 prillit,kërkuan të zbarkojnë në këtë port,kompanitë e batalionit “San Marko”,në përbërje të divizionit “Skatini”.Mbi 3000 forca nisën të zbarkojnë aty ndërsa u pritën me zjarr prej repartit kufitar të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare si edhe një kompanie vullnetarësh rezervistë.Megjithëse nuk i kalonin të 240 luftëtarët,mbrojtësit shqiptarë e shmangën me sukses desantimin e parë italian.Terreni shkëmbor mjaft i thyer i favorizonte rezervistët dhe kufitarët shqiptarë që të arrinin të kryenin një zjarr maksimal duke u mbrojtur tërësisht prej predhave armike.Kur dështoi edhe tentativa e dytë e italianëve,gjeneral A.Cuconi urdhëroi hapjen e zjarrit prej kryqëzorit “Xhiovani delle Bande Nere”.Por edhe sulmet e rojeve shqiptare të kufirit,nuk u ndërprenë.”Pas katër orë luftimesh të rrepta fashistët mundën të futen në qytetin e Lezhës ku edhe aty u pritën me pushkë prej forcave rezerviste”.( Arkivi Qendror i Ushtrisë – Tiranë , kuti 81 , dokumenti 19 ).

  Një qëndresë e fortë,iu bë autokolonës italiane,edhe në urën e Bahaçallëkut,në afërsi të qytetit të Shkodrës.Për hirë të së vërtetës duhet thënë se,në ditët e para të prillit,në këtë qytet ku ndikimi i konfesionit katolik ishte tejet i madh,qenë bërë disa tentativa nga elementë profashistë që ta paraqisnin këtë pushtim,si shpëtim për kombin shqiptar.Ata provokuan të ngrenë edhe disa grupe fëmijësh që të dilnin në hyrje të qytetit me tufa lule.Por ishin pikërisht nacionalistët si Zef Pali,Jup Kazasi,Faik Quku etj,të cilët agjituan me të rinjtë nacionalistë duke i frymëzuar për ta pritur pushtuesin sipas zakonit tradicional të shqiptarit ditët që rodhën më pas,vërtetuan edhe një herë dretësinë dhe largëpamësinë e ideve të nacionalizmës shqiptare.Ndërkaq në afërsi të Urës së Bahçallëkut,ishin dislokuar me bateri topash 65 mm edhe disa nënreparte me ushtarë rezervistë të atyre trevave.Në ndihmë të këtij formacioni,kish ardhur edhe një batalion xhandarmërie nga Puka i cili pat zënë vijën nga ura e Kirit deri në Vaun e Dejes.Edhe këtu,beteja u ndez e ashpër dhe vazhdoi në krejt ditën dhe muzgun e 7 prillit.Më pas me ardhjen e forcave të reja ushtarake italiane, të përforcuara prej avionësh,tankesh e topash,ushtria kombëtare shqiptare u detyrua të tërhiqej duke luftuar.Vazhdimi i mëtejshëm i luftës do të ishte aventurë,ngase rrezikohej jeta e mijëra banorëve të pafajshëm të qytetit.Pushtimi fashist italian,u prit me indinjatë të madhe sidomos në qytetin e Vlorës.Në mbrëmjen e 6 prillit 1939,disa qindra xhandarë e ushtarë të kufirit të ushtrisë kombëtare shqiptare,u rreshtuan në një front gati 10 kilometrash,prej vendit të quajtur  Ujë i Ftohtë e deri në gjirin e Triportit.Në ndihmë të reparteve të rregullta të ushtrisë kombëtare shkuan edhe disa dhjetra vullnetarë të armatosur,nën komandën e nacionalistëve të njohur të Vlorës.E vërteta është se në ato ditë prilli,kushtrimi ftoi për në Vlorë edhe mjaft burra të Beratit,Fierit,Mallakastrës e Tepelenës.Por këta,për arsye të organizimit,nuk kanë artur të jenë atje më datë 7 prilli,në mbrojtje të portit të qytetit.Të parët që zbarkuan në Vlorë në agimin e 7 prillit,kanë qenë pilërisht,milicët e grupit fashist “Nanini” të paisur me bateri mortajash të kalibreve të ndryshme.Këta marinarë,bënin pjesë në kolonën e tretë,përndryshe “Bernardi” e cila numëronte në skalionin e parë 2800 vetë.Që në fillim,ajo u mbështet me zjarr prej kryqëzorit të lehtë “Abruci” si edhe dhjetë avionë luftarake bombardues.Por ende pa shkelur në gjirin e bukur të Vlorës,ata u vunë nën breshërinë e topave dhe mortajave të njësive të Ushtrisë sonë Kombëtare.Aty ku zjarri i artilerisë shqiptare bëhej i paefektshëm,territori mbulohej prej vullnetarëve vlonjatë,trima të sprovuar nëpër vite. Fillimisht trupat u gjendën përballë hutimit të madh. Më tej ata u mbështetën nga reparte të fshehta dhe sidomos nga artileria dhe aviacioni.Sidoqoftë përleshja ishte e madhe ndonëse e pabarabartë.

“Pas disa ore luftimesh,trupat italiane mundën të kapin skelen e qytetit,pasi kishin lënë një numër mjaft të madh të vrarësh e të plagosurish dhe pasi mbrojtësit ishin tërhequr nga që,po u mbaroheshin fishekët.Në këto rrethana forcat popullore u tërhoqën rrugëve të qytetit drejt kodrave,kryesisht në drejtim të Qafës së Koçiut dhe të Kaninës,me shpresë se atje mund të organizohej një qëndresë tjetër”.(K.Kurti,”Për Mbrojtjen e Atdheut”,Tiranë,1984, nr.4 ).

Një faqe tjetër heroizmi u shkrua prej ushtarëve dhe kudrove të ushtrisë sonë kombëtare,në kodrat mbi qytetin e vlorës,në vendin e quajtur Bestrova.Në përpjekje për të kapur se më shpejt qytetin e Fierit,forcat italiane nisën marrëshimin dhe u detyruan të ndalen 2-3 kilometra larg Bestrovës prej nga shqiptarët qëllonin me armë artilerie.Ngase rruga duhej çarë patjetër,komandanti italian i kolonës u detyrua të dërgojë si pararojë,një togë bersaljeresh pothuaj 40 ushtarë,të paisur më së miri dhe të stërvitur për këtë lloj luftimesh.Forcat shqiptare,duke e kuptuar manovrën,e lanë togën e bersaljerëve të futej me thellësi të pozicioneve të tyre,duke hapur më tej,mbi te,një zjerr tejet të fuqishëm.Për rrjedhojë,efektivi i krejt bresaljereve u sgjësua.Forcat italiane u detyruan të ndalen përballë Bestrovës dhe ishte mëngjezi i 8 prillit që ai çoi në fillimin sërish të lëvizjes së tyre,kurdoherë nën veprimet e pjesshme luftarake të reparteve të ushtrisë kombëtare shqiptare.Qëndresa shqiptare u shtri më 7 prill deri në portin e vogël të qytetit të Sarandës ku forcat e batalionit “San Marko” u gozhduan me orë të tëra në breg,pa mundur të fitojnë territore.Vetëm pas 4-5 ore luftimesh të përgjakshme,ku dhan jetën edhe disa nacionalistë,kolona e pushtuesve me rreth 2500 ushtarë mundi të hyje në rrugët e qytetit të vogël jugorë.Ajo çka sarandiotët treguan më 7 prill të vitit 1939,vlejti shumë për Musolinin i cili e pat pagëzuar qytetin me emrin e vajzës së tij.Parë në një gjatësi kohore prej 6 deceniesh, 7 prilli i vitit 1939,mendoi se nuk duhet vlersuar vetëm në aspektin historik apo ushtarak.Edhe në këtë rrafsh vlerat janë të mëdha,po të kujtojmë se u vranë e plagosën mbi 500 ushtarë italian.”Të gjithë të vrarët dhe të palgosurit ishin ngarkuar në anijet, deri sa të vinte anija-spital e cila sigurisht nuk vonoi”.(“Documents of.British Foreign Policu” faqe 192 ).Por une mendoj se vlerat e kësaj qëndrese (e para në Evropë ndaj fashizmit Italian) duhen parë në ate se kush e organizoi,ideoi e drejtoi.Mbreti i Shqiptarëve i detyruar prej rrethanave të pashmangshme,duke mos dashur të përgjakë popullin e vet në një luftë fatale,u largua,Ky akt është sigurisht një tjetër temë.

Tani nga largësia e këtyre decenieve,vlen të rishikohet edhe një herë realisht,pa ngjyrime politike,pa emocione e paragjykime,pikërisht roli i pakundërshtueshëm i nacionalizmit shqiptar i cili pa dyshim u bë promotor i kësaj qëndrese.Këta bij të denj nacionalistë,gjeneruan në shpirtin dhe mendjen e tyre vetëm dashuri për atdheun dhe nuk fshehën këtë dashuri.Vetëm dy javë më pas,në ilegalitet të plotë,u krijua prej të madhit Mid’hat Frashëri,Fronti Nacional,përndryshe në përkthim shqi Organizata e Ballit Kombëtar.Dihet tanimë se në themele të vendeve dhe ideve të kësaj organizate ishte çlirimi i vendit nga pushtuesi fashist.Parë në këtë rrafsh,mendoj se qëndresa e 7 prillit askurrë nuk duhet trajtuar si deri tani gjoja si revoltë spontane.Ajo ka qenë dhe mbetet një lëvizje popullore liridashëse e drejtuar nga nacionalistët shqiptar.Ajo ende sot rezonon rezistencën ndaj fateve të Shqipërisë.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: 7 prilli, e shqiptareve, Eugen Shehu, qendresa epokale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT