Shkruan:Eugen SHEHU/
Në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944,fatet e shqiptarëve ndodheshin të rrezikuar në disa drejtime.Por ndër rreziqet më të mëdha të shfaqura,ishin shpërbërja etnike prej parrullave demagogjike të komunizmit,i cili,po „promovonte“ diktaturën e vet,si edhe vëllavrasjen e inicuar prej udhëheqësve të klikës bollshevike shqiptare në bashkëpunim me Dushan Mugoshën dhe kompani sllavokomuniste.Kuvendi Kombëtar,i mbledhur në Tiranë më 16 tetor 1943 i dha lëvizjes nacionaliste impulse të reja,por edhe kjo lëvizje,që në momentet e para të rritjes së saj,në kohë dhe në hapsirë,u gjend e qëlluar pas shpine prej komunistëve shqiptaro-jugosllave.Dislokimi i ushtrisë gjermane në territorin e Shqipërisë etnike,u duk se shuajti për një farë kohe mëritë etnike,të cilat vite më parë sihin shfaqur dhunshëm.Duke patur të qartë qëndrimin e forcave gjermane në Shqipëri,ishin nacionalistët të parët,të cilët ndërmuarën një varg bisedimesh me shtabin ushtarak të RAIHUT TË TRETË,për ballkanin,në paramendim për të mos shkaktuar dramë fizike she shpirtërore kombit shqiptar.Dhe rrezulltatet e këtyre bisedimeve ishin të dukshme.Qeveria shqiptare,e dalë prej kuvendit historik të tetor-nëndorit 1943,në Tiranë,formoi modelin e parë të Shqipërisë Etnike si në pikpamje politike ashtu edhe administrative.Është e trishtueshme të mendojë logjika e njeriut të shëndoshë,se si këta burra me ndjenja të kulluara shqiptare u quajtën për decenie me radhë „kollaboracionistë“,ndërkohë që ata ngritën shkollat shqipe,administratë,vendosën rregull e qetësi,deri siguruan me ushtri kombëtare të armatosur,kufijtë etnike të Shqipërisë.Dhe duhet të mos harrojmë,këta nacionalistë u quajtën „tradhëtarë“,vetëm e vetëm pse i vunë kufirin tek duhej,malazezëve,serbosllavëve,sllavomaqedonasve e bullgarëve,pa përmendur këtu edhe në vise të
Çamërisë po lulzonte gjuha shqipe,derisa komunistët shqiptarë bënin flirt dhe pazare me sllavokomunistët për marrje pushteti e ndarje të trojeve shqiptare,duke shkaktuar dhe luftëm civile.
Në janarin e vitit 1944,shefi i ushtrisë së RAIHUT për Ballkanin,Nojbaher,zhvilloi disa biseda me kryetarin e regjencës së asaj kohe,Mehdi Frashërin,lidhur me probleme e vështirësi që dilnin përpara administratës shqiptare.Mendimi i Nojbaherit dhe përgjithsisht i komandës gjermane për ballaknin,ishte që në krye të qeverisë shqiptare,të ishin atdhetarë sa ma të shquar,dhe mundësisht të pa mpleksur në grupime të veçanta politike,ngase në këtë mënyrë edhe vendimmarrja e tyre do të ishte e drejtë dhe paanshme,në ato situata delikate.I mirëinformuar për tri kahjet e lëvizjes çlirimtare,Balli Kombëtar,Lëvizja e Legalitetit dhe Partia Komuniste,Nojbaheri,në një telegram dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane,duke folur mbi luftërat dhe idetë e Ballit Kombëtar do të shprehej pos të tjerave :“Ndonëse në grupime të shumta,ata dallohen gjithmonë për vendosmërinë,në luftën e përbashkët kundër partizanëve të kuq“.( Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë.Dokumente Diplomatike gjermane,Telegram i Nojbaherit më 29 janar 1944,T.120/340)
Nga ana tjetër edhe grupimi politik Lëvizja e legalitetit,kishte filluar të konsolidohej.Në fillim në Tiranë,Krujë e Mat,por më pas edhe në Lezhë,Shkodër,Lurë e Dibër,formacionet legaliste që inspironin për monarkinë kishin filluar të organizohen e të drejtohen prej ish kuadrove të ushtrisë kombëtare shqiptare.Këto formacione komandoheshin në tërësi prej trimit dhe udhëheqësit të mençur kolonel Abaz Kupit,i njohur në krejt Shqipërinë e mesme për rezistencën e shkëlqyer antiitaliane.Nga kjo pikpamje,formacionet legaliste në disa raste kishin manifestuar një unitet më të madh veprimi,karshi atyre të Ballit Kombëtar.Edhe qeveria atdhetare e Rexhep Mitrovicës,si edhe ajo e Fiqri Dines,duke njohur shpirtin e vendosur të legalistëve kundër komunizmit të importuar nga stepat ruse,thirrën mjaft nga personalitetet politike.Ata ishin të bindur se vetëm një bashkëpunim i ngushtë i Ballit Kombëtar me Legalitetin mund të çonte në ruajtjen e ekuilibrave aq të brishtë politike,të fillim vitit 1944,në ballkan.Natyrisht ky bashkëpunim i ngushtë i dy krahëve të nacionalizmit shqiptar,nuk mund të kalonte pa u vënë re prej klikës komuniste të Tiranës.Në një prej telegrameve sekrete të komunistëve të qarkorit të Tiranës,pos të tjerave,i bëhej me dije Komitetit Qendror të PKSH-së se ;“Ditët e fundit po vemë re,se gjithë kuadrot e vjetër,at që kanë shërbyer në një mënyrë ose në mënyrë tjetër në administratën e Zogut,tanë janë thirrur të punojnë në administratën „tradhëtare“.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 14,dosja 15, fleta 10 ).
Ndërkaq për klikën Komuniste të Tiranës ( tashmë e provuar katërcipërisht se çdo udhëzim e merrte prej Beogradit) kishin lindur dyshime të mëdha mbi lidhjet që Balli Kombëtar dhe legaliteti kishin me Anglinë dhe Amerikën,shtete të cilat,ndonëse të rreshtur në barikadë të kundër me Gjermaninë,simpatizonin lëvizjen nacionale shqiptare.Madje në arkivat e ministrive të jashtme të këtyre dy shteteve,ndodhen një varg korespondencash lidhur me kufijtë etnike shqiptare të diplomatëve angloamerikane me udhëheqës nacionalistë shqiptar.Mendoj se nuk mund të jetë e rastësishme,që,në nëndorin e vitit 1943,në vendin e quajtur Karaburun,në afërsi të Vlorës,zbarkuan disa misionarë të OSS amerikane ( office of Strategic Services – Zyra e shërbimeve strategjike). Me të mbërritur në tokë,misioni amerikan lidhet përnjëherë me komandën e Ballit Kombëtar,pra një ndikim tejet të padiskutueshëm në jetën politike të kohës.Veçanërisht është i njohur bashkëpunimi i misionarëve amerikanë me heroin e Ballit Kombëtar,avokatin e shquar Skender Muço,i cili i spiunuar prej komunistëve,në verën e vitit 1944 do të pushkatohej prej gjermanëve.Nëpërmjet Skënder Muços dhe bashkëpuntorëve të ngushtë të tij,misionarët amerikanë mbanin lidhje të vazhdueshme me krerët udhëheqës të Ballit Kombëtar e sidomos me Mid’hat Frashërin.Gjithashtu,po nëpërmjet këtij misioni Balli Kombëtar,bënte të qartë qëndrimin e vet poltik,për Shqipërinë Etnike dhe zhdukjen e sëmundjes komuniste,si edhe veprimet ushtarake të ndërmarra pas prishjes së marrveshjes së Mukjes.
Nga ana tjetër,në marsin e vitit 1944,qeveria angleze,duke paraparë ndikimin e fuqishëm në popull të Lëvizjes Legaliste,dërgoi pranë udhëheqësit të kësaj lëvizjeje,Abaz Kupit,një mision ushtarak,i cili do të ndihmonte sa të mundete nacionalistët monarhist.Misioni ushtarak përbëhej prej nënkolonelit Bill Maklin,majorit Xhulian Emeri,kapiteni Devid Smajli dhe ushtarak të tjerë të gradave të ulta.Sipas dëshmive të vetë këtyre oficerëve madhorë,ata shpresonin tek nacionalistët shqiptarë se këta do të mund t’i kundërviheshin me të gjitha forcat mortajës komuniste.Me dhjetra telegrame të Maklinit,për ministrin e jashtëm britanik Antoni Iden,dëshmojnë pikërisht këtë shpresë.Por dalëngadalë,ata filluan të gjykojnë se lufta vëllavrasëse e nxitur nga Beogradi do të përfundonte tragjikisht në favor të komunistëve shqiptar,për të vetmin fakt se,si Balli Kombëtar edhe Lëvizja e Legalitetit,në këtë drejtim tregoheshin të matur,duke u shmangur se më shumë kësaj lufte.Vetëm dy muaj pas ardhjes së misionit ushtarak britanik në Shqipëri,u vu re një afrim i madh i parisë së Dibrës,Shkodrës dhe Mirditës,rreth Abaz Kupit.Këtu nuk është fjala tek ndonjë armatim i lehtë apo veshmbathje dhuruar tek misionarët britanik,se sa tek ajo shtjellë nacionalsite që po konfigurohej në ujërat e turbullta politike të pranverës së vitit 1944.Klika Komuniste e Tiranës, nëpërmjet të dërguarve të Beogradit,bëri çmos të tërhiqte vëmendjen e Fuqive Aleate,lidhur me këto misione pranë Ballit dhe Legalitetit,ngase ajo nuk dëshironte bashkim me këto rryma nacionaliste por synonte vetëm vëllavrasjen, e projetuar,në qendrat sllavoortodokse.Por zëri i nacionalçlirimtarëve, pak dëgjohej në ato momente,kur ende fati i luftës midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik,nuk qe vendosur.Dhe pikërisht në këto momente,kur Balli dhe Legaliteti gëzonin reputacion në popull,kur njësitë luftarake të tyre e patën thënë fjalën sidomos në luftën kundër okupatorit italian,kur kishin përkrahjen e angloamerikanëve,disa nacionalistë me peshë në jetën politike shqiptare menduan për një qeveri shqiptare në mërgim, e cila pa dyshim të udhëhiqte vendin drejt botës së civilizuar,duke prerë me thikë,marëdhëniet „vëllezërore“ me sllavët,armiqtë tanë të përjetshëm.Kanë qenë këta nacionalistë,të cilët,menduan se kjo barrë mund ti ngarkohej vetëm Ahmet Zogut,mbretit të shqiptarëve,i cili e pat lënë atdheun më 7 prill 1939,duke dashur të kursejë gjakun e bashkëkombasve të vet.
Në këtë mënyrë,pas disa veprimeve energjike të nacionalsitëve shqiptarë,Ahmet Zogu,në 5 maj të vitit 1944,u takua me ish ministrin britanik në Shqipëri,A.Rajen.Në këtë takim duke u ndalur në ardhmërinë e kombit tonë,Mbreti i Shqiptarëve i propozoi Rajenit,çështjen e krijimit të një qeverie shqiptare në Londër.Sipas dokumentave angleze,Rajen i dha shpresë Mbretit Ahmet Zogut se kjo nismë do të zgjidhej shpejt.Por Mbreti i Shqiptarëve pati gjetur përkrahje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Edhe këtu,ish ambasadori amerikan në Tiranë,C.Hortz,i cili e njihte mirë atdhetarin dhe antikomunizmin Ahmet Zogu,mblodhi rreth vetes mjaft nacionalistë shqiptarë dhe krijoi „Komitetin Shqiptar të Çlirimit“.Ky komitet,me anë të disa telegrameve e memorandumeve iu drejtua në majin e vitit 1944,qeverive të Fuqive Aleate,me kërkesën për „një qevri shqiptare në mërgim me kryetar Ahmet Zogun“.(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë, Dokumente të Diplomacisë Angleze.Fo 371 / 43559.PRO ).
Ishin pra të gjitha këto lëvizje politike të nacionalizmit shqiptar,të cilat,i frikësuan komunistët e Tiranës e Beogradit,ata i frikësonte ideja e përfshirjes së vendeve të tyre në gjirin e perëndimorë,për faktin se do t’u ikte pushteti nga duart,ku komunistëve shqiptarë mundej tua siguronte vetëm Beogradi e Moska,pasi që kishin dhënë peshqes sllavëve më se gjysmën e Shqipërisë në këmbim me pushtetin e përgjakur që e morën më pas,dhe që të mos ndodhte kjo,pra humbja e pushtetit të pamerituar,patjetër duhej vendosur diktatura komuniste.Arsyet pse u mbajt Kongresi i Përmetit,tek embramja,janë spjeguar fare qartë dhe në mënyrë cinike prej historiografisë komuniste shqiptare andej e këndej trojeve etnike,nga pseudo historian që i kanë shërbyer ideologjive envero-titiste.
Ja çfar thuhet në një botim të Institutit të Studimeve marksiste leniniste të Tiranës së kuqe,pikërisht në vitin 1989,atëhrë kur në Evropën Lindore komunizmi po kryqëzohej ; „Synimi kryesor i angloamerikanëve ishte të pengonin me çdo kusht krijimin në Shqipëri të shtetit të demokracisë popullore,“shtetin komunist“,siç e quanin ata,çastet që kalonte vendi ynë në pranverën e vitit 1944,Partia Komuniste i vlersoi si vendimtare për fatin e revullucionit popullor në Shqipëri… Në kushtet konkrete,Komiteti Qendror,përcaktoi si hallkë kryesore forcimin e mëtejshëm dhe ligjësimin e plotë të pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare,si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar..“
(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar“1939-1944,vëll.IV.fq30)
Më 15 maj të vitit 1944,me porosi direkte të të dërguarit jugosllav në Shqipëri,u mbajt një plenum i jashtëzakonshëm i Partisë Komuniste Shqiptare.Plenumi u mbajt në fshehtësi të plotë,në malësitë e Skraparit,në jug të Shqipërisë,kinse për të miratuar mbajtjen e Kongresit të Përmetit.Por në plenum,nuk ka patur shumë diskutime rreth këtij kongresi,ngase siç është thënë prej krerëve komunist,aty do të vendoseshin themelet e bollshevizmit,i cili,do t’u sillte shqiptarëve„ lumturinë“.Për më tej,kreu i komunistëve E.Hoxha nuk mungoi të deklaronte pas pallavrave të tjera edhe atë se :
„Nga ana tjetër formimi i qeverisë provizore,do të jetë një grusht kundër çdo tentative të reaksionit të jashtëm dhe të mbrendshëm për formimin e një qeverie reaksionare,qoftë nën Zogun,qoftë ndonjë qeveri tjetër pseudodemokrate“.(E.Hoxha,Vepra-Vëllimi 2, Tiranë 1984 , faqe 279 ).
Në këtë plenum famëkeq,nuk munguan të hidhnin baltë edhe mbi lëvizjen nacionaliste.Klika komuniste e Tiranës,kishte hartuar faqe të tëra kundër veprimtarisë së Ballit Kombëtar dhe Legalitetit,duke mohuar plotësisht luftën e tyre kundër okupatorit dhe duke i quajtur vegla të verbërta në duart e angloamerikanëve.Për më tej,vlen të thuhet se E.Hoxha,goditi në këtë plenum edhe vetë Sadik Premten,një prej komunistëve me potencial shqiptar i cili,po ndërrmerte nismën për krijimin e Partisë Komuniste të Vërtetë,duke dashur të fraksionojë lëvizjen komuniste, e cila ishte lidhur pas çeres sllave.Tërbimi me të cilën krerët komunistë,ju vërsulën në këtë plenum,mikut të vjetër të tyre,tregonte qartë se ata nuk mund të toleronin askend që i ndante ata me sllavët e „vëllezëruar“ por dhe ata që ëndërronin të ndanin pushtetin e diktaturës së proletariatit.Ndaj qershori i vitit 1944,sipas metodave staliniste,u kthye në muaj sulmi për të zgjedhur përfaqsuesit për në Kongresin e Përmetit,merrej vesh lehtë se çfar mund të ishin këto përfaqsues kur ballistët dhe legalistët dhe tjerë shqiptarë të cilët në bindjet e tyre politike nuk mund të rreshtoheshin së bashku me „nacionalçlirimtarët“,përkundrazi ishin shpallur armiq,merrej vesh lehtë se në fund të fundit,këta mjeranë,mund të përfaqsonin vetëm pjesën e gënjyer të popullit shqiptar e cila ëndëronte parajsën komuniste,pushtetin dhe privilegjet që do ti „gëzonin“ më pas.
Përgaditjeve për në Përmet,Partia Komuniste Shqiptare,sipas modeleve jugosllave,u shtoi edhe një dozë propagande, e cila të kujton ende sot sentencën e vjetër ku „ prej shum gënjeshtrave diçka ngel“.Propagandistët bollshevik,sidomos në Përmet e rrethina,u flisnin në fshehtësi fshatarëve për të ardhmen e „lavdishme“ të këshillave nacionalçlirimtare,si themele të diktaturës së proletariatit.Ndërsa në një prej traktateve të shpërndara prej komunistëve të qytetit të Korçës,pos lavdatave që i thurrej PKSH-së,shkruhej tekstualisht ; „Popull,burra,gra,të rinj e të reja. Mblidhuni në mitingjet e gjëra,të organizuara në këshillat nacionalçlirimtare,për të zgjedhur delegatët për në Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar.Ky kongres ka për të na dhënë Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe qeverinë tonë provizore, e cila do të na çojë nga fitorja në fitore“.( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë, Fondi 240 , dosja 18 , fleta 10 ).
Kongresi në fjalë filloi punimet në qytetin e Përmetit , më 24 maj 1944.Masat e marra nga shtabi i ushtrisë nacionalçlirimtare shqiptare ishin tejet të mëdha.Gati pesë brigada sulmuese luftarake,ishin vënë në ruajtje të kongresit,nga frika e ndonjë sulmi gjerman të mundshëm.Është qesharake të lexosh në historikun e luftës nacionalçlirimtare shqiptare se pushtuesit gjerman,gjoja qenkan munduar shumë por se paskën gjetur dot vendin ku mbahej kongresi !!!.Madje nuk paskën zbuluar gjë as aeroplanët zbulues gjerman ( me një teknologji dhe eksperiencë aq të madhe),ndërsa se ku mblidhej kongresi e dinin me mijëra nacionalçlirimtarë shqiptarë,ku 95 përqindi i tyre ishin analfabetë.Pa dashur të analizoj në përgjithsi vendimet “historike” të këtij kuvend turpi,nga një lexim nxitimthi të tyre,bindesh për demagogjinë komuniste.Që në fillim të diskutimeve të para,u goditën fort Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit,kinse kishin bashkëpunuar vazhdimisht,me të gjithë okupatorët.Mandej sulmi vazhdoi edhe kundër angloamerikanëve,të cilët,në çdo moment deri atëherë ishin në krah të nacionalistëve shqiptarë.Mirëpo e vërteta është se,në prag të kongresit të Përmetit,shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë nacionalçlirimtare i ka patur kërkuar Anglisë,që të dërgonte përfaqsuesin e saj në këtë kongres,por qeveria Britanike i ishte përgjigjur negativisht,madje i kish quajtur këtë kuvend të paligjshëm.Një ftesë të klikës së Tiranës së kuqe e injoruan edhe SHBA-të,ndërsa Bashkimi Sovjetik,ndonëse e pranoi ftesën,vetëm në muajin gusht 1944,dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare,një mision të vetin ushtarak.Dhe një ndër vendimet më të turpshme të Kongresit të Përmetit,ishte padyshim,ai që vendoste kinse me vullnetin e popullit,që mbreti Zog,të mos kthehej në Shqipëri.Në këtë mënyrë,nacionalçlirimtarët shqiptarë,sanksiononin në mënyrë krejt arbitrare një të drejtë legjitime të Mbretit të Shqiptarëve,por edhe të mijëra përkrahësve tij,anekend viseve Etnike të Shqipërisë.Ky vendim,shoqërohej nga një propagandë tejet bollshevike,e cila,shpërfillte të vërtetat e mëdha historike,duke dashur të hedhë baltë mbi tiparet atdhetare të burrit të Matit, e të kombit shqiptar.Së bashku me moslejimin e kthimit të Mbretit Zog,në Atdhe,kongresi i Përmetit vendosi :”Të mos njihet asnjë qeveri tjetër,që mund të formohet brenda ose jashtë Shqipërisë,kundër vullnetit të lirë të popullit shqiptar,të cilin e përfaqson vetëm këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar”.( Dokumente të organeve të larta të pushtetit revullucionar,nacionalçlirimtar.1942-1944-Tiranë 1962,fq.157).
Sipas këtij paragrafi,nënkuptohet lehtë se populli shqiptar mund të shpaloste idealet e veta,vetëm nëse kishte për idhull,këshillin nacionalçlirimtar.Në të kundërt,ballistët,legalistët,apo çdo lloj përkrahësish të grupimeve të tjera politike,nuk kishin asnjë të drejtë.Në emër kinse të demokracisë popullore,dhë më shumë se gjysmës së popullit shqiptar,në këtë mënyrë,u mohoheshin të drejtat themelore të tyre.Anipse,në ditët e Kongresit,përmendeshin shumë dokumenta siç ishin edhe ajo e Kartës së Atllantikut ( ku shumica e nacionalçlirimtarëve analfabet,as që e kuptonin thelbin e saj), në mënyrë tejet barbare kuvendi në fjalë shkelte të drejtat e shqiptarë.Kjo sepse Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar,si organ i dalë nga kongresi,kishte jo vetëm legjitimitetin,por edhe të drejta të pakufizuara juridike,me ç’rast ligjësohej jo vetëm bollshevizmi si ideologi por edhe dhuna që do të përdorej për ta rrënjosur ate,më saktë kundërvënia e gjysmës bollshevike të shqiptarëve ndaj gjysmës tjetër me bindje nacionaliste.Me këto vendime varrosej përfundimisht demokracia e vërtetë,perëndimore,në shtetin amë,dhe njëherit aprovohej hapur strategjija antishqiptare sllavoortodokse që imponohej,për vazhdim dhe ashpërsim të një lufte vëllavrasëse mes shqiptarëve.Regjimi politik i ardhshëm,ishte i përcaktuar prej klikës së kuqe të Tiranës dhe çdo kundërshtim ndaj këtij regjimi do të ishte me pasoja të rënda për ata që do të shfaqnin ide antibollshevike.Konstituimi i diktarurës komuniste,niste kësisoj faqet e asaj strategie të madhe shqiptare,që pat nisur një vit më parë,pas shpalljes së “tradhëtisë” së Mukjes.Tërësia e normale të së drejtës,që kinse buronin nga vendimet e kongresit të Përmetit,parashihnin si kusht të domosdoshëm,unitetin legjislativ me ate egzekutiv të pushtetit,ose e thënë më thjesht,modelonin egzaktësisht pushtetin e sovjetëve.Ndonëse shumë prej nacionalçlirimtarëve,(përfaqsues të popullit në këtë kuvend) nuk i kanë njohur fare të zezat e pushtetit të sovjetëve,përsëri ata kanë votuar këtë terror të kuq dhe turpi rëndon ende mbi ta.Në kuvendin në fjalë,regjimi monarkik,ndonëse i kishte ende të freskëta gjurmët e veta fisnike,u anatema me lloj lloj shpifjesh,ç’ka nënkuptonte frikën e nacionalçlirimtarëve ndaj epërsisë së atij regjimi kundrejt pushtetit të sovjetëve.Madje në mënyrë të dukshme,pos të tjerave,në deklaratën përfundimtare të Kongresit,thuhej tekstualisht ; “Me anën e delegatëve të tij,populli shqiptar,shfaqi në Kongresin e Parë Antifashist Nacionalçlirimtar,dëshirën dhe vullnetin që të krijohet një rregull i ri,që të jetë garancia e shëndoshë për të nesërmen,ku të triumfojë demokracia dhe ku të mos ketë mundësi të përsëritet regjimi i Zogut”.(“dokumente të organeve të larta të pushtetit revullucionar nacionaçlirimtar 1942-1944,Tiranë 1962,faqe 155).
Do të duhej të kalonin shum vjet që shqiptarët të mësonin në të vërtetë çfar ishte monarkia dhe çfar “demokracia popullore” komuniste.Faktet janë kokëforta.Në monarkinë e Mbretit Zog,kishte disa parti,kishte liberalizëm idesh,kundërshtarët politik të Zogut ishin deri ministra,ndërsa në parllament edhe deputeti më i fundit i kërkonte llogari Mbretit.Ndërsa “demokracia popullore” komuniste alla sovjete,nuk lejonte dy parti.Vetëm një parti do të udhëhiqte shqiptarët,ajo bollshevike.Të tjerët,ata që kanë bërë plane për parti të tjera kan qenë pushkatuar,janë varur me litar,apo janë dënuar të vuajnë nëpër golgotën e urryer,nëpër burgjet e kampet e përqëndrimit,shumica edhe tërë jetën e kanë kaluar në te,ndërsa mes të burgosurve tashmë dihet se ka pasur që kanë vuajtur dënimin edhe nga 40 vjet burg e internim.Tashmë dihet se po të kishe bëlbëzuar nëpër dhëmbë emrin e diktatorit, e jo më ti kërkoje llogari apo të kritikoje,është ditur se çfar dreqi të gjente.Makina e verbër e diktaturës së proletariat në shtetin amë,rrëmben me dhjetra mijëra jetë njerëzish,ndërkohë që në kohën e Mbreti Zog, i dërgonte kundërshtarët e tij në Amerikë apo Francë,që të mbronin nderin e kombit të tyre,pamvarsisht se çfar bluanin në kokë për Mbretin e Shqiptarëve.
Duke atakuar dretëpërsëdrejti Anglinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,Kongresi i Përmetit,vuloste përfundimisht prirjen e klikës komuniste të Tiranës për të vendosur sovranitetin e popullit të vet si peng i marrëveshjeve të fshehta me sllavët dhe midis sllavëve.Këtë e vërtetoi më së miri,konferenca e Jalltës më 1945.Paradoksalisht,shqiptarët,të cilët u gjendën në gjirin e Evropës gjatë monarkisë,tashmë të dhunuar prej udhëheqësve të vet,i largoheshin këtij qytetërimi duke përqafuar demokracitë esperimentale aziatike,ose më saktë,ecnin symbyllurazi drejt zvetnimit shpirtëror të tyre.”Politika e jashtme e përpunuar nga PKSH,gjatë luftës nacionaölçlirimtare,që u afirmua si politika zyrtare e shtetit të ri shqiptar,në vendimet historike të Kongresit të Përmetit,shprehte në mënyrë më të plotë vullnetin e popullit shqiptar,për të mos lejuar asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”. ( Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit shqiptar 1939-1944”,Tiranë 1988 , faqe 65 ).
Mos ndërhyrja në punët e mbrendshme,(imperialistët Amerikan,Anglez e Gjerman,që i konsideronte diktatura enveriste bollshevike)në të vërtetë i shkaktoi shtetit amë një izolim dhe mjerim fatal,por në fakt ishte e lejuar politika ruso-serbe.Madje teli me gjëmba i vënë mbrenda territorit dhe kombit shqiptar,në mbi pesë decenie me radhë,u shkaktoi shqiptarëve,tragjedinë më të madhe.Sot,vërtetë ky tel gradualisht po zhduket fizikisht,por ai do ti rrethojë shqiptarët e shtetit amë edhe decenie të tëra.Këtë e kanë dëshmuar edhe vrasjet në kufi me sllavomaqedonasit kriminel,krimet të tilla kanë bërë edhe serbët e grekët sa herë atyre iu mtekej,por edhe qindra e mijëra të mbajtur pranë birgjeve italiane e të fundosur në ujërat e Adriatikut,duke tentuar të kapin një copë qielli lirie,apo një mundësi për sigurimin e një kafshate buke të gojës.Në këtë kontekst,Kongresi i Përmetit mbetet një turp i botës shqiptare,ky turp kombëtar,do të jetojë për aq kohë,sa shqiptarët të mblidhen njëzëri e të flakin tutje ato vendime famëkeqe,duke flakur përgjithmonë reminishencat e urryera bollshevike evero-titiste.Ne shqiptarët jashtë gjirit të shtetit amë mbrenda pak kohe tri herë u përgjakëm,por edhe do të përgjakemi.Në një pjesë të Shqipërisë (Kosovë) hoqëm qafet pushtuesit serb,pjesën tjetër sllave filluam ta edukojmë të na respektojë,por e keqja është se,në Tiranë janë prezent ende demonët e sllavizmit dhe kjo deri sa kokëfortsia politike shqiptare vazhdon,të mos shkunde nga shpatullat e veta turpet që na i ka lënë trashigimi,e një turp i tillë si shumë të tjera është edhe ky i Përmetit.
Bern-Zvicër
REZISTENCA NACIONALISTE KUNDRUALL TRADHËTIVE KOMUNISTE
Shkruan:Eugen SHEHU/
Historia nuk na ka përkëdhelur ne shqiptarët.Përkundër kësaj,në mjaft raste,fati ynë më tepër se me syrin e nënës na ka vështruar me atë të njerkës.Por gjithsesi nëpërmjet dallgëve të vuajtjeve që rezonojnë me aspiratën tonë për liri,ka shkëlqyer kurdoherë dëshira për demokraci të vërtetë,për dinjitet kombëtar, për krenarinë e racës më të drejtë e popullit ndër ma të lashtët e Ballkanit.
Nëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit,udhëhoqi me autoritetin e mendimit dhe veprimit,popullin tonë në udhëkryqin e madh të coptimit të perandorisë Osmane,kjo ishte përveç të tjerave edhe refleksioni i asaj ndjenje të rrënjosur tek shqiptarët për lirinë e vërtetë.Dimensionet e kësaj lirie janë shprehur edhe pse në mungesë të shtetit ligjor kanë ditur të realizojnë deri në përkryerje mbijetesën.
Koha që rrodhi më pas tregoi se liria jonë aq shumë e kërkuar mbeti vetëm një aspiratë,duke lërë shkak për trazira më të egra ballkanike,duke e bërë Shqipërinë të lakmuar jo vetëm gjeografikisht por më tepër politikisht për të ashtuquajtur kombe të favorizuara.
LIDHJA GJENETIKE E SHPIRTËRORE E NACIONALISTËVE
Kësisoj,duke parë e ndjerë për së afërmi rrezikun fashist nga njëra anë dhe atë komunist nga ana tjetër,rishfaqet shpirti liridashës e demokratik i shqiptarëve.Mendoj se këtë shpirt dhe aspiratë të popullit e përfaqsoi në fillim të viteve dyzet grupimi i forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar,e ideuar dhe udhëhequr nga mendimtari i shquar Mit’hat Frashëri,kjo Organizatë do të mblidhte rreth vetes intelektualë të penës dhe trima të pushkës të cilët veç të tjerave do të luftonin për Shqipërinë Etnike,për ata që përpara se të na i ndryshonte Evropa na i kishte caktuar vetë Zoti.
Edhe pse i krijuar dhe me aktivitet luftarak në Shqipëri,grupimi i forcave demokratike nacionaliste të Ballit Kombëtar do të sugjerohej dita-ditës madje deri në thellësitë e Maqedonisë Shqiptare.Hapësirat e kësaj toke shqiptare u konturuan të pastra në dëshirën e tyre për prosperitet duke parathënë në këtë mënyrë edhe lidhjen gjenetike dhe shpirtërore të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit që ndante padrejtësisht jetë njerëzish të një gjaku.Në vitet 41-42 ngrihen grupet e para me prirje nacionaliste në qytetet e Gostivarit,Tetovës,Shkupit,Kërçovës,Strugës,Prespës,Manastirit si dhe të Kumanovës. Të pranuara krejtësisht në popullin e përgjakur të këtyre trojeve,këto grupime shpejt formuan çetat e tyre ku pushka do të shkrepte e frymëzuar vetëm prej patriotizmit.
Në kuintesencë,çetat balliste të kësaj periudhe do të ishin zëdhënëset e para për demaskimin e asaj tragjedie që përgadisnin fashistët dhe komunistët në kurriz të popullit tonë.Luftimet e shumta që këto çeta,(rradhët e të cilava mbushesin çdo ditë me luftëtarë të rinj)kryen ndaj invazioneve maqedono-malazeze dhe maqedono-serbe,treguan jo vetëm shpirtin e papërkulur deri në vetmohim të shqiptarëve,por edhe tendencën e tyre të shpërdorur për Atdheun Etnik
Është pikërisht kjo një nga arsyet që në horizontet e Luftës së Dytë Botërore u ravijëzua flirti komunist midis Hoxhës,Titos dhe Stalinit.Shqiptarët e ndershëm duke menduar më të rrezikshëm fashizmin e ardhur nga Italia,Gjermania e Bullgaria,arritën deri aty sa të bienë në betejë,duke mërmëritur në çastet e mbrame nën emrin e baba stalinit.Ata e harruan historinë e afërt të Carëve dhe ëndrrën e tyre të ortodoksizmit për daljen në Adriatik.Ky flirt që simbolizoi në vetvete tiraninë më të egër të luftës së Dytë Botërore,përveç të tjerave do të nëpërkëmbte dinjitetin tonë.Lufta civile tashmë kishte marrë flake kur pushztimi fashist Italian kishte përfunduar,ajo tashmë po zavendësohej nga intrigat serbo-sllave komuniste përmes gulsheve të gjakut shqiptar për të rivendosur gjeografinë londineze.Komunistët shqiptarë të etshëm për pushtet e pranuan kët lojë të fëlliqur tradhëtie antishqiptare.
DIBRA E STRUGA NËN GJEOGRAFINË E TRADHËTISË KOMUNISTE SHQIPTARE
Në hartën topografike të krimeve komuniste të divizioni të pestë tretë dhe brigadave të dyte dhe katërt, kriminelët si Mehmet Shehu e Shqfqet Peçi përveç trojeve verilindore,Kosovës e deri në thellësitë e luginës së Preshevës do të vendosnin së pari edhe krahinën e Dibrës,Strugës e Resnjës,për ti lënë duar të lira Haxhi Lleshit e Qemal Agollit që në “besë” mos trë rrezistonin nacionalistët ndaj brigadave të tyre të cilat për të kaluar në ato zona flamurin kuqe zi me shqiponjën dykrenare dhe me yllin pesëcepësh,do ta fshihnin sa për të depërtuar,mbase për nacionalistët shqiptarë të atyre zonave do të ishte I pa pranueshëm e aq më tepër jo ato brigade sllavomaqedonase-shqiptare.Por “besa” e tyre shpejt u shëndrua në tradhëti.Kjo u kuptua nga Murat llabunishti e Faik Dobovjani udhëheqës të Ballit Kombëtar.Nga Kalishte e Lladorishte e gjithë fshatrat e Strugës deri në Dibër,rezistenca nacionaliste provonte forcën e shpirtit atdhetar e patriotic duke mos njohur pushtues e sundimtar sllavishtfolës mbi vatrat dhe familjet e tyre arbërore.Por krimet dhe maskartat komuniste shqiptaro-sllavomaqedonase skishin të ndalur,rrethimi I gjithanshëm dhe përforcimet e brigadave serbosllave bënë të veten.Drini tashmë kullonte lotët e pabesisë vëllezëtore të ardhura nga shteti amë,ndërsa fushat e kodrat vaditeshin me gjakun e nacionalistëve të ndershëm shqiptar.Pas kësaj gjeografia e tradhëtisë tashmë do merrte rrugë drejt trojeve atnike tjera të Shqipërisë Lindore apo Maqedonisë Shqiptare.
NËPËRKËMBJA E NDJENJËS KOMBËTARE DHE BETEJA E KËRCOVËS
Historia për atë periudhë të dhëmbshme për popullin tonë sjell çaste trishtuese që s’ka „pluhur“ që i mbulon.Si rast tipik i kësaj nëpërkëmbje të ndjenjës kombëtare ishin betejat e zhvilluara për marrjen e Kërçovës.Dihet pse u sulmua Kërçova nga brigadat partizane malazeze,serbo-maqedone dhe bullgare.Historia e këtij qyteti kreshnik kish treguar se nacionalizmi aty nuk vdiste kurrë përpos se rritej çdo ditë.Jo vetëm çetat nacionaliste,por edhe mbarë populli i Kërçovës,tregoi në betejat e gusht-shtatorit 1944(veç tjerave) se mbi gjithçka ishin idealet e mëdha të lirisë.Sulmi përfundimtar për marrjen e Kërçovës u realizua më 8.nëntor.1944.Edhe në këtë sulm,forcat sllavo komuniste u zbrapsën,duke lënë me qindra të vrarë.Sidoqoftë,komunistët luajtën dhe karën e tradhëtisë duke rithënë edhe një herë se për hirë të internacionalizmit proletar prosllav duhej vënë thika në fyt nacionalizmit shqiptar.Kësisoj,çetat partizane të Dibrës,të udhëhequra nga Haxhi Lleshi,i dhanë besën kërçovarëve se lufta do të mbaronte sa të hynin në qytet pa forcat partizane sllave,mirëpo ende pa kaluar besëdhënja as 24 orë nga hyrja e „partizanëve“ shqiptarë,qyteti u gdhi në një terror të paparë.Qyteti u plaqkit,shtëpitë u dogjën,qindra nacionalistë u pushkatuan e u masakruan si „tradhëtarë“….. Në panteonin e madh të lavdisë nacionale do të shkruhen kurdoherë me gërma gjaku emrat e të rënëve për kauzën e madhe si ;
Mefail Mehmeti(mefaili i Vogël),Mefail Shehu(Mefaili i Madh),Begzat Aliu,Azem Lani,Atem Ismaili,Rushit Sadiku,Muhedin Zajazi,Qerim Qerimi,Azem Kasa,Medi Qerimi,Mehmet Grashica ,Rexho Mefaili,Hysen Selimi,Daut Selimi,Sadik Qerimi,Nazim Ramadani,Mehmet Ollomani,Halim Sali Rexha, Ibrahim Ali Deda,Latif Jagodini,Ismail e Dervish Ibrahimi,Ajdin Hajroja,Habib Kaleshi, Shefki Jagodini , Nuredin Elezi,Sulejman Bajrami, e trimëresha nacionaliste vajza Zelije Bajrami e qindra patriotë të tjerë.
METAFORAT E PËRGJAKURA DHE MASAKRA E PRESPËS
Është po vjeshta e vitit 1944 kur pas letrës së dytë që titoja i dërgonte hoxhës,duke i kërkuar ndihmë internacionaliste që ndryshe përkthehej luftë vëllavrasëse në trojet shqiptare.Pas largimit të gjermanëve në drejt jugut shqiptar,Hoxha urdhëroi brigadat e III-të dhe të V-të sulmuese,të inkuadruara në Korparmatën e Parë,që të vëheshin nën komandën jugosllave për të luftuar ndaj armiqve dhe „bashkëpuntorëve“ të tyre shqiptarë si në Kosovë ashtu dhe në trojet tjera shqiptare.Kuptohet që termi bashkëpuntor kish të bënte me nacionalistët trima,atdhetar e të ndershëm shqiptarë që për kauzë kishin vënë jetët e tyre.
E nëse inkursioni i këtyre brigadave do të niste nga Dibra,shumë shpejt trojet tona në Maqedoninë Shqiptare do të ndjenin jo pa dhimbje shkëlqimin e rremë të yllit të kuq komunist.Nëse shqiponja e lirë në qeleshet e nacionalistëve u shpërfill dhe përgojua për vite e decenie me radhë,asesi ajo nuk humbi metaforën e saj të lirisë.Edhe pse u përgjakën,këto metafora mbijetuan duke kujtuar shqiptarëve se për ideologji të huaja nuk ja vlente të vrisnin njëri-tjetrin.
Edhe Prespa dhe Manastiri do të luftonin kundra Yjeve bollshevike.Madje do të luftonin kundra „vëllezërve“ që vinin nga larg në emër të internacionalizmit.Fshatrat e Kranjës,Arvatit,Nakalecit,Gërces dhe rrethina të tjera u bënë simbole të vetmohimit për Shqipërinë Etnike dhe të lirë.Në kujtesën e kombit tonë,do të mbetet e pashlyer masakrimi i një çete të tërë(në „besë“) të Ballit Kombëtar afër përroit të Shtërbovës ku gjysëm të vdekur e gjysëm të plagosur u varrosën për së gjalli në një gropë si ; Riza Mehmeti,Ejup Mehmeti,Memish Neziri,,Myslim Shabani,Nazmi Myftari,Dalip Hasani,Camil Rexhepi,Eshtref Limani,Sabri Lika,Shaban Zeneli,Tasim Rexhepi,Shaban Demiri,Eshref Nexhipi,Feti Rustemi,Abdyl Rexhepi,Veiz Lika e dhjetra nacionalistë të tjerë. Po ashtu është I dhëmbshun të kujtosh britmat e dhimshme të tërë një fshati rrethi i Manastirit që quhet Ostorec,ku gjithë familjet fshatare i mbyllën në shtëpija dhe i djegën për së gjalli,krimi i tyre se ishin nacionalistë dhe e doshin Atdheun dhe Lirinë.Kjo masakër ishte vazhdim i tragjedisë po e njejtë të fsh.Buzëmadhes në Kukës,ku Mehmet Shehu groposi po ashtu dhjetra nacionalistë,që ndërkohë do të përbënte vetëm një nga aktet e tragjedisë mbi gjysëm shekullore,që u luajt në shpinën e shqiptarëve të këtyre trojeve.
DITA E BAJRAMIT TË MADH DHE BETEJA E KUMANOVËS DHE PRESHEVËS
Tradhëtitë e komunistëve të pabesë i ndiqte nacionalistët shqiptarë kudo,pushkatime,masakrime ishin në rend dite nga arradhat partizane.Kjo gjendje ngriti dhe Kuvendin e Qëndrorit të Ushtrisë Ballit Kombëtar në Malin Shar,mbi Tetovë,aty u mblodhën Xhem Gostivari,Mefailat e Kërçovës,Arif Dragomasi i Tetovës,Syllë Hotlla,Mulla Idrizi i Gjilanit,Hafëz Xhemil Efendiu i Tetovës,Kadri Saliu,prefekt i Gostivarit,e Xhevdet Kallajxhiu e ushtarak tjerë, kuvendi diskutoi planet për realizimin e veprimtarive ushtarake në pa mundësi prezence i pat dërguar,Prof.Ibraim Kelmendi nga Presheva,i cili ishte antar i Qëndrorit të Ballit për Kosovë.Në befasi u dha lajmi i pregaditjes së një ofenzive për „çlirimin“e Kumanovës,Preshevës.Ndërgjegjja patriotike ndërpreu kuvendin dhe secili iu nis në teritorin e vet.Kështu që vetëm një ditë më vonë komunistët do të dëshmojnë se ishin dhe mbetën pa Fe.Dy brigada partizane(njëra serbo-malazeze dhe tjetra me çetnikë serb e mercenarë shqiptarë) iu vërsulën popullatës preshevare në orët e herëta të mëngjezit në Ditën e Bajramit të Madh,teksa popullata i kryente ritet fetare në xhami.Fare pak çaste u deshën dhe legjendari Sylë Hotlla vikati“Pushkët o,burra se po hyn shkjau në votër!,kurse në Viti e Budrikë të gjilanit ishin forcat nacionaliste të Mulla Idrizit i cili prite në lajm kështu dhe thirja e shenjtë e Mulla Idrizit“Allahu Ekber,për Komb e Vatan“,ishte thirje vetëtime,bëri që armët ti rrëmbejnë burrat e fëmijt duke nisur kësisoj një betejë të paparë në mbrojtje të Preshevës,tek hekurrudha,dhe pas 12,orësh luftimesh të rrepta“luftëtarët internacionalistë“ u thyen keqas dhe u larguan në panik e sipër.Falë Sylë Hotllës e Mulla Idrizit në krye me prof.Ibraim Kelmendin,falë vizionit të tyre trimëror dhe ushtarak,pushka e preshevasve shkrepi duke shkruar epopenë më të lavdishme të saj.Pas kësaj menjëherë brigada e Sylë Hotllës u nis në betejën e shkupit,s’bahku me Mefailat e Xhemë Gostivarin çliruan Shkupin dhe ngritën flamurin mu në qendër tek urra e gurit,këtu ranë dëshmorë kapedanët e çetave,Kadri Azemi,Ferit Saliu nga Dobroshti dhe Zylçe Emini nga Nerashti, mes shumtë tjerëve që ranë në kte betejë.
Edhe në këtë rast me një flakë atdhetarie e patriotizmi të paparë të këtyre luftëtërëve të Lirisë,shqiponja e qelesheve të nacionalistëve doli fitimtare mbi yllin sllavo-komunist.Vetë historiografia komuniste,duke dashur t’i thurë hymne diktatorit Hoxha,sqaron mjaft saktësisht lidhjet e tij me Titon të përkrahur nga ideali internacionalist.Madje jo vetëm Hoxha por janë një aradhë e ndyrë komunistësh që nën hijen e diktatorit thuajse e mbërthyen prej fyti ndjenjën atdhetare të Shqipërisë Etnike.Ja se ç’far udhëzimesh u dërgon njeri prej tyre,partizanëve shqiptarë që do të luftonin në trojet e tyre tash nën ish -Jugosllavinë:
„Hysni Kapo,me cilësinë e antarit të Komitetit Qendror të Partisë dhe të Komisarit Politik të Korparmatës I,duke marrë parasysh se Brigada e III dhe Brigada e V-të në Kososvë do të vepronin në një gjendje tepër të ndërlikuar në pikpamje politike,e quajti të domosdoshme t’u dërgonte komisarëve të këtyre brigadave udhëzime të posaçme.Në këto udhëzime theksohej në mënyrë të veçantë qendrimi i lidhur me problemin kombëtar.Kuadrot dhe partizanët e UNCSH,të brumosur me ndjenjën e internacionalizmit proletar,duhej të tregonin kujdes shumë të madh duke luftuar çdo shfaqje nacionalizmi“(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Vëll.IV,fq.815).
Pra sidoqoftë komentet janë të tepërta.Më së shumti ato vetëm mund të na trishtojnë për vetëasgjësimin absurd të atdhetarizmit në kapërcyell të Luftës së Dytë Botërore.
ZJARI I SHQIPTARIZMËS DHE BETEJA E TRESKËS
Tetova është një tjetër emër i cili do të kërkojë përherë të drejtën qytetare për t’u futur në historinë e luftërave për Shqipërinë Etnike,burrat nacionalistë të këtij vendi me traditë,në periudhën e luftës së Dytë Botrore,të udhëhequr nga komandantët trima nacionalistë,si Arif Dragomasi,Islam Drenica,Ejup Llacën, Hafëz Xhemil Efendiu,Demir Sejda,Sali Halimi,Sadush Hyseini,Aqif Elmazi,Shefqet Preshevca,Aqif Mustafa,Kadri Azemi,Refik Saliu,do të japin shembuj më të mirë se kjo fole patriotizmi ishte dhe ngelet e pamposhtur,si vullkan atdhetarizmi.Këta burra patriot me trimërinë e guximin e tyre jo vetëm që mbanin Tetovën e Pollogun të çliruar nga këmba e përgjakur sllavo-komuniste,por zhvillonin dhe beteja të tjera si në Karadakun e Shkupit,Vratnicë,Ferizaj e më tej s’bashku me kryekreshnikun Xhem Gostivarin,Syl Hotllën e Mefailat e Kërçovës etj,kudo ku kërkohej pushka e tyre.
Beteja e Treskës,është një betejë krejt e dhimbshme por dhe dëshmi krenarije e trimërije,ku jetët e këtyre atdhetarëve për ta s’kishin vlerë meqë përballë kishin dy brigadat bullgaro-maqedone,luftë e ashpër,por fitorja përfundimtare ishte flaka e lirisë që dilte nga xhoksi i luftëtarëve nacionalistë.në këte betejë rranë luajt komndantë çetash të ballit si Aqif Reçani,Ejup Llaca,Arif Dragomasi dhe Islam Drenica e tj , luftëtarë lirije.Ideali i tyre se Partia e jonë është Shqipëria,ngriti peshë mendjet dhe zemrat e mijëra shqiptarëve në trevat e Maqedonisë Shqiptare,duke u bërë simbole të patriotizmit të ndershëm shqiptar.
KRYEKRESHNIKU NACIONALIST XHEM GOSTIVARI
Betejat e zhvilluara nga çetat e Ballit,veç të tjerave u inicuan dhe u udhëhoqën edhe prej trimërisë dhe shpirtit atdhetar të nacionalistëve të Gostivarit të udhëhequr prej Xhem Hasës(Gostivarit).Me një nivel të lartë dijesh ushtarake,por me shpirtin dhe moralin e lartë të atdhetarizmit,Xhemë Gostivari do të takohej me Mit’hat Frashërin,do të merrte porosi prej tij e do të organizonte më tej punën në Gostivar e më gjërë.Ndër të parët ishin trimat e atdhetarët e paharuar të nacionalizmit shqiptar si ; Aqif Reçani,Izmit Raveni,Lokë Llakavica,Ilmi Tërnova,Ilmi Strajani,Merë Sërmnova,Zaim Simnica,Izet Gjenovica,Kadri Salihu,Izmit Fejzullahu,Xhevat Kallajxhiu,Shazë Sërmnova e tj.Këta atdhetarë me zemër Luani e sy shqiponje,nuk i dorëzuan fatet e popullit në duart e përgjakura komuniste,duke parandjerë rrezikun e murtajës së kuqe nuk pranuan të bënin asnjë kompromis me çfardo force ushtarake ata njihnin vetëm lirinë,atdheun ,racën shqiptare,dhe flamurin lavdiplotë të Skenderbeut.Pa hyrë në detaje e sqarime për betejat e këtij Kryekreshniku të njohur në historinë shqiptare,pa bërë sqarimin e betejave të shumta,si në Dibër,Kërçovë ,Debarcë,Beliçicë,Shar ,Koritë,Mavrovë, Treskë,Vratnicë,Rekë, e shum e shum tjera,mund vetëm të them se ato i ngelin për studjim historianëve të ndershëm e atdhetarë që të miren me zbërthimin e këtij realiteti,s’ë paku le ta ndjenjë si obligim moral ndaj pasardhësve të këtyre herojnjëve dhe atdhetarëve nacionalist shqiptarë.
Por realiteti është se këto luftime treguan veç të tjerave se Shqiptarët nuk u pajtuan kurrësesi me komunizmin,këtë utopi me pamjen e parajsës dhe forcën vepruese të ferrit në tokë.Ky makth,kjo ëndër e ligë që për pesë decenje me rradhë u porpoq të na denatyronte ekzistencialisht.E pra epopeja e luftërave dhe betejave të zhvilluara nga nacionalistët e trojeve shqiptare të Maqdonisë Shqiptare mund të kumtohet si shpallje lufte ndaj dogmës së arrdhur nga karpatet Ruse.Në luftë do të flitet gjithmonë për fitimtarë e të humbur.Në këtë luftë vëllavrasëse do të përgjakeshin shqiptarët përmes metaforave të dhimbjes,andaj Lavdi këtyre Martirëve të Kombit, gjaku dhe vepra e tyre le të jetë udhërëfyese për brezat e ardhshëm.Le ta përfundoj dhe këte shkrim me fjalët e poetit të madh të kombit shqiptar;
Gjergj FISHTA në vargjet e Lahutës së Masisë për Dëshmorët e Kombit ku i vajton ;
„O, ata t’lumët që dhanë jetën,
O, Ata t’lumët që shkrinë vetën,
Për Atdhe e gjuhë të t’Parëvet,
Për Shqipninë e Shqiptarëvet,
Ata kurrë mos u-harofshin,
N’këngë e n’valle por,u-këndofshin.
Nacionalizmi i ndershëm shqiptar ishte dhe vazhdon të mbetet ende në shënjestër të elementit shqipfolës i xhveshur nga kauza kombëtare për bashkim e prosperim kombëtar.Por edhe Nacionalizmi Shqiptar duke ditur që të kapi kupolat e elitës intelektuale shqiptare do të forcojë pozicionin e saj nën kauzën për një komb e shtet të bashkuar shqiptar,për Shqipërinë e Shqiptarëve.
Bern-Zvicër
Qëndresa e atdhetarëve të Plavës e Gucisë
Qëndresa e atdhetarëve të Plavës e Gucisë për mbrojtjen
E territoreve shqiptare në vitet 1879-1880/
Shkruan:Eugen SHEHU/
Vendimet e padrejta të traktatit të Shën Stefanit,për coptimin e trojeve shqiptare,ngjallën shpirtin e protestës në katër vilajetet shqiptare.Veçanërisht në muajt prill-maj të vitit 1878 u organizua nga atdhetarët shqiptarë një varg beslidhjesh krahinore,me ç’rast parashihej edhe një lloj organizimi ushtarak.Por në mënyrën më masive,lëvizja për rezistencë të armatosur në këto treva,të cilat këcënoheshin drejtëpërsëdrejti nga rreziku i aneksimit prej serbëve,grekëve apo malazezëve.Këto lëvizje të organizuara nuk munguan të hartonin edhe plane të veçanta se si do të shkohej në luftë nga do të merreshin furnizimet me armë dhe ushqime madje si duhet të vepronin me popullsinë e pambrojtur shqiptare në trevat më të kërcënuara prej monarkive ballkanike.Ky lloj organizimi i cili disa muaj më pas shërbeu për formimin dhe vendosjen e pushtetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u ndje sidomos në trevat e Shqipërisë Veriore.Ndonëse të dalë prej një varfërie të skajshme, shqiptarët e këtyre anëve,shitën miellin që rritnin fëmijët për të blerë armë e municione të bindur se ora e madhe e ekzistencës apo asimilimit të tyre po afrohej.Armatosja e tyre u shoqërua me dhënien e besës si edhe organizimin ushtarak.Lidhur me këto përgaditje mendoj të sjell këtu,njoftimin që konsulli britanik në Shkodër i bënte Londrës më 4 maj 1878,ku pos të tjerave shkruante tekstualisht;
“Banorët e krahinave të Beranës,Plavës,Gucisë,Graniqit dhe të shpatave lindore të maleve të Shqipërisë Veriore,kanë formuar një lidhje për t’u rezistuar deri në vdekje kundër të gjitha orvatjeve që do të bëheshin për të ndryshuar gjendjen e tanishme të territoreve të tyre,pa marrë parasysh nëse këto orvatje vinin nga fuqitë e jashtme apo nga Porta e Lartë”.(S.Riza “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumenta angleze” –Prizren 1978 , fq.191 ).
Lëvizja për bashkimin kombëtar me idenë e kundërshtimin deri në vdekje,të coptimit të trojeve shqiptare,u shtri edhe në radhët e shqiptarëve që ndodheshin jashtë atdheut,si në Stamboll,Egjipt, Bullgari,Itali etj.Janë me dhjetra telegramet,protestat apo memorandumet që shqiptarët jashtë atdheut përmes tubimeve të tyre,u dërguan Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë,duke kundërshtuar çdo manovër politike që ishte në dëm të tërësisë territoriale shqiptare.Për t’i bërë sa ma legjitim aksionet luftarake të tyre,fqinjët tanë nuk munguan t’u fryjnë flakëve të luftës fetare,kinse shqiptarët e krishterë apo katolikët nuk kishin asgjë të përbashkët me shqiptarët mysliman të cilët sipas tyre ishin të përkdhelurit e Portës së Lartë.Po të merret me mend prapambetja e viseve shqiptare në fundin eshekullit të 19-të,kuptohet që kjo propagandë mundi të lozë një rol të caktuar në rrjedhën e ngjarjeve por ky rol ishte tejet i vogël.Shqiptarët të cilët nëpër shekuj i pati lidhur më shumë kombësia dhe besa përpara kësaj gjendjeje ditën të orientohen në kahjen e vëllazërimit kombëtar.Kështu,në një telegram në viset e Shkodrës,Ulqinit,Tivarit dhe Podgoricës i dërgonin në vitin 1878,ambasadorit francez në Stamboll,pos të therave do të shpreheshin ; “Ne katolikë e myslimaë,vëllezër prej shekujt dhe që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh… pëlqejmë më mirë të asgjësohemi sot,se sa të vdesim nesër të poshtëruar dhe të skllavëruar”. (S.Riza “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare “-Prishtinë 1978 , faqe 12 ).
Po kështu,edhe në vise të Maqedonisë shqiptare,ushtrohet presion nga serbët,me idenë se duhet të largoheshin myslimanët pasi historikisht kjo tokë ka qenë e banuar prej ortodoksëve.Për më tej propaganda serbe po bënte thirrje të hapta që elementi ortodoks shqiptar të ngrihet e të kërkojë të drejtat e veta,duke nënkuptuar me këtë rast luftë vëllavrasëse ndërmjet shqiptare për hirë të bisedimeve të ndryshme fetare.Por asesi shqiptarët e këtyre trevave nuk mund të binin pre e deklarimeve të tilla ogurzeza.Kështu në protestën e tyre të vitit 1878 paria e Tetovës në një protestë që u dërgonte Fuqive të Mëdha,pos të tjerave do të kumtonte ; “Ne banorët e Tetovës jemi më shumë se 30 mijë burra myslimanë,ndërsa të krishterë nuk janë më shumë se një e katërta.Pra myslimanët përbajnë shumicën si numër,por e lëmë menjanë këtë sepse si shqiptarë ne jemi të gjithë degë të dalë nga i njëjti trung,nuk kemi mosmarrveshje për asnjë çështje dhe jetojmë të gjithë të bashkuar”.( S.Riza , ”Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” – Prishtinë 1979, faqe 15 )
Pikërisht,në qershorin e vitit 1878,në Prizren u formua Lidhja Shqiptare, e cila,për nga përmasat, vizionet,organizimin e qendresës së armatosur,përbën një ngjarje epokale për fatet e shqiptarëve.Pa dashur të ndalemi mbi këtë kuvend madhorë të burrave nga katër vilejetet shqiptare,mjafton të themi se vetëm veprimi energjik politik,diplomatik dhe luftarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,bënë Fuqitë e mëdha dhe Evropën në përgjithësi të kthejnë sytë nga viset shqiptare që po nëpërkëmbeshin.Ndërkaq Princ Nikola,në bashkëpunim të ngushtë me Carin e Rusisë dhe Portën e Lartë në vjeshtën e vitit 1878,organizuan seksionin e Mehmet Ali Pashës,i cili kish të bënte vetëm e vetëm me zbatimin e traktatit të Berlinit,për dorëzimin e viseve shqiptare nën administrimin e Cetinjës.Ndonëse u paralajmërua tri herë,Mehmet Ali Pasha,i “fryrë” prej lavdisë së korrur në Azi,donte të çonte deri në fund misionin e vet për coptimin e Shqipërisë veriore.Kaq mjaftoi që ai të ekzekutohej prej forcave të organizuara të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit.Pamvarsisht se si u komentua vrasja e bujshme e tij në Stamboll,në të vërtetë ajo s’ishte gjë tjetër veçse vënie në jetë e rrezolutës së 2 korrikut 1878,sipas së cilës,cilido që do të dhunonte tërësinë territoriale të Shqipërisë, do të quhej tradhëtar.Merret me mend se pas kësaj vrasjeje,qeveria ruse parashihte pengesa serioze për dorëzimin e trojeve shqiptare në duar të Cetinës,në këtë mënyrë në shtatorin e vitit 1878 disa ditë pas vrasjes së myshirit të Stambollit,ambasadori rus pranë Portës së Lartë,i deklaronte Vezirit të madh se,nëse Mali i Zi do të luftonte me armë në dorë për zbatimin e kërkesave të Kongresit të Berlinit,Rusia nuk mund të rrinte duarkryq.E thënë më troç kjo parashihte dërgimin e ushtarëve rus në ata kufij,pra të tjera kokçarje për Stambollin.Është e kuptueshme që pas këtij momenti Rusia të mendonte shumë më seriozisht për faktorin shqiptar.Princi Lobannor në Stamboll me anë bisedash e telegramesh të shumtë,u përpoq të bindëte Fuqitë e Mëdha,të ndërhynte pranë Stambollit,i cili duhet të dërgonte sa më parë trupat ushtarake në Shqipëri,për të shuar rebelimin.Në vjeshtën e vitit 1878,duke parë vendosmërinë e shqiptarëve për të mos e dorëzuar Plavën dhe Gucinë i propozoi Cetinës që të hiqte dorë nga trevat e Gucisë dhe të merrte në vend të saj krahinën e Vasojeviqit.Për më tej Porta e Lartë i premtoi princit Malazez dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.Por Nikolla e refuzoi në mënyrë të prerë këtë propozim,madje u shpreh se do të refuzonte çdo propozim të mëtejshëm,edhe nëse ky do të ishte në favor të Malit të Zi. Përballë kësaj situate që sa vinte e ndërlikohej,Porta e Lartë u përpoq të luante në të dy krahët. Kështu megjithëse ajo heshti në ditët e para të Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes,në tetorin e vitit 1879,më pas kur mësoi se aty ishte në rend të ditës mbrojtja e Plavës dhe Gucisë,ndëroi qëndrimin menjëherë.Konsulli britanik Sen Xhon i shkruan lidhur me këtë kuvend Londrës se ;”E alarmuar nga vendosmëria e delegatëve qeveria dha urdhër që Kuvendi të shpërndahej dhe anëtarët e tij të ktheheshin nga kishin ardhur”.(Dokumente britanike,raport i Xhonit,nga Prizreni,doku. 33 ).
Në ditët e fundit të tetorit të vitit 1879,qeveria e Malit të Zi kishte ndërmarrë disa manovra ushtarake,në afërsi të territoreve shqiptare duke keqtrajtuar madje disa shqiptarë etnikë.Lajmi u përhap në Shkodër si rrufe dhe mjaft prej atdhetarëve shkodranë të armatosur u bën gati të shkonin në Plavë e Guci.Në datat 26-27 tetor 1879 në drejtim të kufijve të kërcënuar shqiptarë u nisën rreth 250-300 burrat e parë ndërsa të tjerët organizoheshin në çetat e vullnetarëve.Krejt kjo gatishmëri la mbresa të thella tek qytetarët shkodranë por edhe tek burrat e Malësisë së Madhe të cilët u armatosën dhe u nisën drejt kufijve etnike shqiptare.Sodoqoftë,më 1 nëntor 1879,ishin forcat e princ Nikollës ato që sulmuan të parat,në befasi,të fshatit Arzhanicë.Ata mundën të djegin disa shtëpi të fshatit dhe të vrasin 30 gra e pleq të pambrojtur.Por kundërpërgjigjja e vullnetarëve shqiptarë ka qenë tejet e rrufeshme.Pas dy-tri orësh luftimesh të rrepta,malaziasit u tërhoqën në kufijtë e tyre sigurisht duke lënë disa të vrarë e plagosur.Duke parë se në kufijtë e Plavës dhe Gucisë po afroheshin forca të mëdha vullnetarësh shqiptarë të vendosur për të mbrojtur deri në fund tërësinë e tyre territoriale,Mali i Zi u tërhoq për disa ditë duke shtuar presionin e vet diplomatik tek Porta e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha të cilat duhet t’i dorëzonin territoret shqiptare.Presionet ndaj Portës së Lartë nuk rreshtën gjatë këtyre ditëve,sidomos nga Rusia.Përballë këtyre ngjarjeve,Stambolli urdhëroi autoritetet osmane të Vilajetit të Kosovës dhe Shkodrës që të pengonin me çdo kusht dërgimin e vullnetarëve shqiptarë në kazanë e Gucisë.Gjithashtu u ngarkua Savash Pasha ( ministër i jashtëm i Turqisë) dhe Xhevdet Pasha të cilët duhet të merrnin kontakte të menjëhershme me prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,për t’i bindur këta të dorzonin Plavën dhe Gucinë,por edhe këto lëvizje administrative dhe diplomatike të Portës së Lartë nuk patën jetë të gjatë.Ymer Prizreni kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,më 21 nëndor 1879,kundërshtoi në mënyrë të prerë urdhërin e Valiut,për rekrutimin e djemve të Kosovës në ushtritë perandorake.Përgjigjja e tij,përmblidhej në fjalët se “burrat e aftë për armë i duheshin Shqipërisë pasi do të luftonin për mbrojtjen e tërësisë së atdheut”.Në bazë të burimeve të shumta arkivore,në 27 nëndorin e vitit 1879,në frontin e luftës në kufijtë “turko-malazez” (nënkupto shqiptaro-malazez) u vendos shtabi ushtarak i Malit të Zi me në krye kryeministrin e Cetinjës ,Njegoshin.I vendosur 10 kilometra në veriperendim të Plavës,ky shtab u bëri thirrje të gjithë vojvodëve të Malit të Zi të lidhnin besën për të marrë me çdo çmim Plavën dhe Gucinë.Në krye të shtabit ushtarak të malazezëve,Princ Nikolla emëroi Mark Milanin,i cili për nga e ëma kishte origjinë shqiptare,sidoqoftë veprimet e mëpastjashme vërtetuan se Princ Nikolla ishte gënjyer.Ndërsa me vendim të Komandës së Lartë Ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,shtabi i vullnetarëve shqiptarë u vendos në Guci,në afërsi të kufirit malazez.Me vendim unanim të Prizrenit,komandant i këtij shtabi u vendos Ali Pashë Gucia,ndërsa trupat e tjera vullnetare shqiptare,komandoheshin nga burrat e shquar të asaj kohe,si ; Jakup Ferri,Haxhi Zeka, Sulejman Vokshi,Jusuf Sokoli,Kurt Asllani etj.Është për t’u theksuar fakti se ndërmjet vullnetarëve shqiptarë të Gjakovës,Pejës,Gucisë,Plavës,Shkodrës dhe Malësisë së Madhe,u reshtuan edhe disa oficerë të ushtrisë osmane me origjinë shqiptare.Këta lanë karierën dhe gradat duke paraparë se pati ardhur çasti i lumë për t’i shërbyer atdheut të tyre.Ende nuk dihet me saktësi numri i vullnetarëve shqiptarë,të cilët u rreshtuan për të mbrojtur territoret etnike të tyre.Nga një varg të dhënash burimore del se nuk kanë qenë më shumë se 5 mijë vullnetarë shqiptarë,përballë 7-8 mijë malazezëve.Këto shifra janë kontradiktore pasi Mali i Zi,duke dashur të tërheq vëmendjen e Fuqive të Mädha ka deklaruar asaj kohe për 10-12 mijë shqiptarë të armatosur.Një gjë është e vërtetë se ndërsa forcat malazeze ishin të rreshtuara përgjatë vijës ;Murinë;Pepaj,Arzhanicë dhe Velikë, vullnetarët shqiptarë ndërtuan pozicionet e tyre mbrojtëse në vijën ;Guci,Kolenicë,Martinaj,Plavë dhe Nokshiq.Lumi Lim,i cili shërbente si një lloj kufiri midis frontit në fjalë do të jetonte në ditët më pas tmerret e një lufte trup më trup,ku shqiptarët mbronin lirinë e tyre,ndërsa malazezët kërkonin në mënyrë të padrejtë të pushtonin territore të rinj.
Në mëngjezin e 4 dhjetorit 1879,forcat malazeze filluan sulmet frontale në drejtim të fshatit Nokshiq.Sulmi i tyre qe i beftë deri brenda dy-tri orësh,malazezët mundën të përparojnë tepër. Vullnetarët shqiptarë duke mos ditur që Nokshiqi pati rënë në duart e malazezëve u drejtuan për atje të shkujdesur duke u ngjitur nëpër malet e velikës.Këto momente shfrytëzuan mjaft mirë forcat e Theodor Milanit të cilat u lëshuan të tërbuara mbi vullnetarët shqiptarë.Kaq është dashur që drejt Nokshiqit të ngarendin qindra shqiptarë të tjerë,nën komandën e Jakup Ferrit, Osamn Hotit, Halil Radonajës,Mushi Ramës,Balil Demës,Ismail Omeragajt etj.Gjenerali Njegoshiq,ndërkaq duke parë se drejt Nokshiqit po ngarendin mbi dy mijë shqiptarë,vuri në veprim edhe dy batalione me ushtarë malazez,të armatosur deri në dhëmbë,madje edhe me artileri të cilat ishin vendosur në Moraçë. Brenda disa orësh në Nokshiq e rrethina u vendosën mbi 4 mijë ushtarë malazez.Përballë kësaj lëvizjeje taktike të gjeneralit malazez,reaguan menjëherë prijësit e vullnetarëve shqiptarë.Këta vendosën të sulmonin malazezët trup më trup,duke hequr mundësitë atyre për përdorimin e armëve të artilerisë,si dhe armëve të tjera.Në këtë mënyrë në mesditën e 4 dhjetorit 1879,sulmi shqiptar pat hutuar krejt veprimet e malazezëve të cilët nën thirrjen e shqiptarëve dhe përleshjeve trup me trup,gati po demoralizoheshin.Pas disa orësht luftim në muzgun e ftohtë që po afrohej,forcat e Mark Milanit duke çarë rrethimin,iu afruan urës së vetme të lumit Lim.Pos edhe këtu u ndeshën me vullnetarët trima të Gjakovës.Në këtë mënyrë veç qindra të vrarëve “gjatë kalimit të Lumit Lim, të fryrë nga ujërat e dëborës u mbytën me dhjetra malazezë të tjerë”.(J.Vukiç “Plavsko-Gusinjska afera i oslobodenia Ulcinja” – Sarajevo 1929 , faqe 15 ).
Mali i Zi dhe në mënyrë të veçantë princ Nikolla,të gjetur të befasuar përballë kësaj humbjeje,ai nuk vonoi të planifikojë këtë humbje duke bërë me faj Portën e Lartë.Kështu me gazetën “Gllas Cërnogoraca” të 13 dhjetorit 1879,shkruhet se fajin e kishin jo vetëm vullnetarët shqiptarë por edhe qeveritarët turk.Mandej sipas kësaj gazete thuhet se gjatë sulmeve të shqiptarëve,kinse ishin dëgjuar edhe komanda në gjuhën turke çka “përligj” pjesmarjen e trupave turke në Nokshiq.Nikolla gjithashtu paralajmëroi Fuqitë e Mëdha,se nëse nuk do të ndërhynin që shqiptarët tu dorzonin vullnetarisht tokat e tyre,atëherë luftimet do të vazhdonin akoma më të përgjakshme,duke sjellë trazira në krejt Ballkanin.Nga ana tjetër në 15 dhjetor 1879,në Guci u mblodh Kuvendi i jashtëzakonshëm i përfaqsuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kosovës,i cili pas diskutimesh të zjarrta vendosi të mbrojë deri në pikën e fundit të gjakut çdo pëllëmbë toke amtare.Burrat shqiptarë të tubuar aty dhanë besën se do të ruanin nderin e vatanit me çfardo çmimi që do t’u kërkohej.Në lidhje pikërisht me këtë kuvend,do të shkruante duke cituar pjesë nga memorandumi : “Ne banorët e Plavës dhe Gucisë nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane që u japin malazezëve tokat e trashëguara nga prindërit tanë”.Ne do të kundërshtojmë me armë dorëzimin e tokave tona “.
( Gazeta “ San Peterburskie Vjedemosti “ më 23 dhjetor 1879 ).
Në 26 dhjetor të vitit 1879 shtabi ushtarak i princ Nikollës,u duk sërish në Andrejevicë,në krye të ushtrisë prej 25 batalionesh ishte caktuar sërisht Mark Milani,i cili ndonëse humbi në mënyrë të turpshme në Nokshiq,përbetohej se do të kthente në vend nderin e humbur.Këtyre organizimeve ushtarake iu përgjigjën flakë për flakë shqiptarët,të cilët,dërguan në territoret etnike të tyre rreth 9 mijë vullnetarë,veçanërisht nga Peja,Prizreni,Gjakova e Shkodra.Në këto formacione nuk munguan të rreshtoheshin edhe qindra oficerë shqiptarë,të cilët dezertonin nga ushtria perandorake dhe niseshin direkt për në Guci.Mbase nuk duhet harruar fakti që në ditët e para të janarit 1880 pati organizime ushtarake dhe nga Shqipëria e Jugut për të luftuar në Guci,por Shtabi Ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,urdhëroi që ata të rrinin në pritje dhe të mos niseshin pa një komandë të tyre. Më 6 janar 1880 formacionet ushtarake malaziase ishin përqëndruara plotësisht përgjatë kufijve etnike shqiptare.Në vijën Velikë-Pepaj,ata përqëndruan rreth 5 batalione të mbështetur edhe nga artileria duke dashur të çanin me çdo kusht mbrojtjen shqiptare e mandej për të dominuar situatën.Por në këtë rast strategjia malazeze u zhvlersua përballë artit ushtarak shqiptar.Prijësat e Plavës e Gucisë duke futur në luftim rreth 300-400 vullnetarë në të dy krahët e Andrejevicës dhanë të kuptohej se donin të godisnin malazezët,pikërisht në shtabin e tyre.Gjatë gjithë natës, Mark Milanin e vojvodët e tjerë tërhoqën trupat nga Velika,Pepaj e Plava,duke mbrojtur nga të katër anët Andrejevicën.Pikërisht në mëngjezin e 8 janarit 1880, në momentin dhe vendin që armiku kursesi nuk e priste,vullnetarët shqiptarë të udhëhequr nga trimat Kurt Asllani dhe Nure Kurti,në tri kolona sulmuan befasisht malazezët në vijën ;Velikë,Pepaj –Arzhanicë.Beteja e 8 janarit mbetet padyshim jo vetëm si simbol i heroizmit masiv të shqiptarëve,por edhe shembull i mjeshtërisë së Artit Ushtarak Popullorë.Këto batalione shqiptarësh ndonëse sulmuan malazezët sa dyfishin numerik të tyre,mundën t’i shëndrrojnë lëndinat e Velikës,Pepajt dhe Arzhanicës në teatër të dhimbshëm të epopesë legjendare.Gjatë kësaj kohe “disa forca të Lidhjes e sidomos plavasit dhe guciasit duke i ditur vendet mirë,nxituen për t’i prer rrugën ushtrisë së Mark Milanit e të tjerëve,prej kodrës së Nokshiqit nga ana e Ivanopoljes.Ata e vunë përpara ushtrinë e thyeme të Malit të Zi,duke hyr edhe në tokat malazeze.Humbjet e malazezëve qenë të mëdhaja.Të vramunit mbetën gjithë dimrin mbi tokë,pa u futë në dhe,pse malazezët nuk guxojshin me u afrue për me i varrosë”.(E.Plava “Plava dhe Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”-Tiranë 1995 , faqe 87 ).
Jehona e betjës për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë ishte tejet e madhe.Pamvarsisht prej rezulltateve të arritura në ditët e janarit 1880,në të vërtetë me mbrojtjen që shqiptarët po u bënin trojeve etnike të tyre u jepnin të kuptonin Fuqive të Mëdha,që të mos luanin me fatet e tyre sikur të ishin jetimë.Një tjetër mesazh i këtyre betejave ishte edhe ndaj Portës së Lartë.Bashkimi i shqiptarëve nga krejt vilajetet e tyre,për një gjymtyrë të trupit,donte të thoshte se zotër të trojeve shqiptare ishin veç shqiptarët dhe askush tjetër.Në këtë rrafsh,goditej drejtëpërsëdrejti megalomania e Fuqive të Mëdha dhe paternalizmi i Portës së Lartë,sipas së cilëve,me kufijtë shqiptarë dhe në përgjithsi me çështjen shqiptare,mund të luhej si të dojë.Kjo dëshmoi të kundërtën,pra shqiptarët dëshmuan se ska pazarllëqe në kuriz të kombit dhe atdheut shqiptar.
Bern-Zvicër
ÇERÇIZ TOPULLI,KAPEDAN I JUGUT QË U VRA NË VERI TË SHQIPËRISË
Shkruan:Eugen SHEHU/
“MILAZIM LARGO TABORRE/
SE TË KUQ,TË BËJ ME BOJË/
ÇERÇIZ TOPULLI MË THONË » /
Në një lagje të qytetit të Gjirokastrës,ende sot qëndron si një kështjellë krenare,shtëpia e Topullarëve.Ago Topulli,ai burrë i mençur e trim i cili pat bashkëpunuar me Abdyl Frashërin,pati plot 18 fëmijë,të cilët i edukoi me dashurinë për Gjirokastrën dhe krejt tokën arbërore.Me pasurinë e vet,Ago Topulli,do t’i vinte në ndihmë sidomos mikut të ngushtë të tij,Koto Hoxhit i cili ishte shndrruar në pishtar të çeljes së shkollave shqipe në gjithë jugun e Shqipërisë. Çerçiz Topulli lindi në vjeshtën e vitit 1880,në ate shtëpi të madhe që ushtonte nga zërat e shumtë të fëmijëve,të miqve dhe dashamirësve të Ago Topullit.Ai që në fëmijëri u shqua si djalosh guximtar dhe ndonëse vazhdonte shkollën osmane të qytetit,do të ishte përkrah punëve të vështira të atit të tij.Natyrisht ai do të kishte një model ku mund të mbështetej,një dasiuri të shenjtë ku mund të guxonte të hynte,ky ishte vëllai i tij më i madh Bajo Topulli,i cili asaj kohe mësonte e jetonte në Stamboll.Ndër ditët më të lumtura të fëmijërisë së Çerçizit,ishin pikërisht ato,kur në shtëpinë e madhe në Gjirokastër,vinte Bajo i cili i fliste sidomos për takimet e tij me Naim Frashërin dhe Koto Hoxhin.Duke dëgjuar fjalët e ngrohta të Bajos,për ato burra të shquar të Shqipërisë,Çerçizi ndjente t’i rritej në shpirt,flaka e shqiptarizmës.Dalëngadalë,ndonëse larg,Bajo, përpiqej të mbante lidhje me vëllanë e vet i cili po i lutej ta merrte me vete në Stamboll.Por qëndrimi i Bajos në Stamboll,në vitet 1901-1903,ishte tejet i rrezikshëm.Ai ishte lidhur ndërkaq me Shahin Kolonjën,Gjergj Qiriazin,Grigor Cirkën,Mid’hat Frashërin,Ibrahim Temon e patriotë të tjerë shqiptarë të cilët parashihnin në fundin e Perandorisë osmane,një lëvizje të domosdoshme autonomiste për shqiptarët.Vetëm kështu mund të përballej rreziku i madh që i vinte Shqipërisë pothuaj nga të katër anët.Ngase ka rënë në sy të spiunëve të Stambollit,Bajo,merr rrugën për në Manastir dhe fillon punë aty si mësues.Më pas në vitin 1905,Bajon do ta shohim në krye të atdhetarëve shqiptarë për krijimin e Klubit të fshehtë të Manastirit.Ngase reputacioni i tij ishte i madh sidomos në Kolonjë,Korçë dhe Gjirokastër,ai dërgohet atje për të formuar degët e klubit Qendror të Manastirit.Ka qenë pikërisht ky mision i cili ka bërë të mundur bashkimin e dy vëllezërve Topulli,me ç’rast vetëm vdekja mund t’i ndante.Bajo,shkon në Gjirokastër dhe bisedon me të vëllanë,Çerçizin,tashmë 25 vjeçar,trupgjatë, syshqiponje,me një mjekër që i kishte hije,Çerçizi nga ana e tij i tregon se pas tij mund të shkonin 40-50 djem trima të jugut,të gatshëm për të luftuar e për të dhënë jetën për atdheun.
“Pas disa ditësh,Bajua largohet fshehurazi nga Gjirokastra,sepse mytezarifi po dergonte aty forca ushtarake,Bajua duke kaluar në Korçë së bashku me Çerçizin dhe luftëtarë të tjerë,ndalet në Humelicë të Gjirokastrës në familjen e Papa Kristo Negovanit ku i thonë familjarëve se çeta e tyre do të merrte hakën e patriotëve të vrarë”.(J.Dilo”Çerçiz Topulli me shokë”Tiranë 1961,faqe 14).
Papa Kristo Negovani,ky dëshmor i shkronjave shqipe,pat rënë i mbuluar prej gjaku,nga dora vrastare e dhespotit të Korçës,grekomanit Foti.Dhe shpagimi nuk vonoi,Vetëm shtatë ditë,pasi u përshëndetën me familjen e mësuesit Papa Kristo Negovanit,dhespoti i Korçës,Foti,u shtri si qen përdhe,nga plumbat e luftëtarëve.Shtypi i asaj kohe,duke dashur të intrigojë për vrasjen e dhespotit,shkruajti për ndikime vllehe apo bullgare në çetat shqiptare.Por përgjigjja që ua dha Çerçizi,në fshatin Starje të Kolonjës,në prani të dhjetra trimave,ishte se plumbi që pat shtrirë në tokë dhespotin e Korçës,kishte dalë prej pushke shqiptare dhe ajo pushkë nuk do të pushonte,deri në çlirimin e plotë të gjithë trevave shqiptare.Ndërsa në vjeshtën e vitit 1906,Çerçizi dhe Bajo Topulli shkojnë në Gjirokastër,për të organizuar aty në fshehtësi,çetat e jugut.Por bëmat e tyre kanë alarmuar Stambollin dhe katër vëllazërit Basriun,Dautin,Banushin dhe Halilin nuk i gjejnë në shtëpi.Me urdhër të mytezarifit të qytetit,ata ishin lidhur me pranga dhe ishin dërguar në burgun famkeq të Janinës.Arrestimet nuk i trembin dy vëllezërit,dy trimat ndaj ata porositin vëllezërit e tjerë të bëjnë kujdes dhe vetë nisen sërish në fshehtësi për në Manastir.Gjatë udhëtimit çeta e Çerçiz Topullit bie disa herë në prita nga ushtritë osmane duke luftuar trimërisht.Por turqit i ndjekin trimat këmba-këmbës,edhe në trevat e Manastirit,Strugës e Resnjës, Tetovës e Shkupit dhe falë komiteteve të këtyre trevave,Çerçiz Topulli mbëriti në Sofje,ku i pritën me madhështi nga shqiptarët e shumtë që jetonin aty,me ç’rast u mblodhën për të përshëndetur trimat.E vërteta është se për mbrritjen aty të vëllezërve Topulli,shkruajti edhe shtypi i kohës,duke bërë me dije krejt Evropën se Shqipëria do ti dalë zot fateve të saj me komitat e vet trima dhe të mençur.Natyrisht se Bajo dhe Çerçizi,do të ishin atje,më së shumti,në shoqërinë e Shahin Kolonjës.Ata do të diskutonin me te jo vetëm fatet e Shqipërisë por edhe rrugët e mundshme të organizimit të lëvizjes kombëtare shqiptare.Çerçizi pos të tjerave do të ndikonte në këtë lëvizje edhe me idetë e tij përparimtare.Në faqet e gazetës “Drita” protesta e tij kundër Portës së Lartë do të ishte e fuqishme.Në një prej artikujve të shumtë pos të tjerave Çerçiz Topulli do të shkruante : “E fëlliqura Turqi,shqiptarët i ka rrjepur dhe i ka varfëruar kaqë shumë,sa mund të themi se carfëri si e shqiptarëve nuk gjendet gjëkundi.Pa shtëpi pa bagëti,pa mësim e pa më të voglën shpresë kanë mbetur.Dhe prap pagesatë brenda i paguajnë Turqisë e cila i merr ushtarrë që të venë e të vdesin nga klima dhe nga shigjetat e Mahmut Jahjait,ndë Arabi”.
( Gazeta “Drita “ Nr. 86 , dhjetor 1906 ). Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare,shkruan tekstualisht ; “Duhet të bëjmë kurban,sakrifice e gjdo gjë që kemi,që të shpetojmë nga Turqia.Dua prap të them,se vdes per nji shqiptar të krishterë,se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona,ndersa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira,si jeta nga vdekja !”.
Në janarin e vitit 1907,me porosi të Shahin Kolonjës dhe Bajo Topullit,Çerçizi shkon në Bukuresht.Edhe aty një grup shqiptarësh i mblidhen rreth kapedanit të Gjirokastrës duke e respektuar.Aty Çerçizi takohet edhe me atdhetarin tjetër shqiptar,Mihal Gramenon,me të cilin do të ndanin paskëtej gëzimet,shpresat dhe zhgënjimet e çetës së tyre.Në fillimin e shkurtit të vitit 1907, Çerçiz Topulli e Mihal Grameno,hartojnë së bashku një thirrje drejtuar popullit shqiptar ku flitet për njëmijë e një të zezat e nga sundimi osman.Thirrja përfundon me fjalët ; “Rroftë kryengritja e Shqipërisë së robëruar e cila do t’i sjelle asaj lirinë dhe mirëqenien”.
Në marsin e po këtij viti,Grameno së bashku me Çerçizin,marrin rrugën për në Itali,pse vetëm nëpërmjet detit,do të kishin më të lehtë të hynin në atdhe.Në Beograd,arrestohen dhe serbët duan t’i nisin për në Stamboll.Ka qenë sigurisht ndërhyrja e dy-tri patriotëve shqiptarë,me ç’rast trimat u lanë të lirë.Pas kësaj me nxitim udhëtuan për në Itali dhe prej aty,më 1 maj 1907 mundën të shkonin në Shqipëri,të malluar sa s’ka më për trojet ku patën lindur.Prej majit të vitit 1907 e deri në dhejtor,Çerçiz Topulli i ndejkur këmba këmbës nga hafijet dhe çetat osmane,do të luftonte sa në Vlorë aq në Delvinë,sa në Gjirokastër aq në Kolonjë,sa në Përmet aq në Tepelenë.Pas trimit të madh,ishin me dhjetra djem të jugut,të cilët mundën të zhvillojnë luftime të mëdha,ndonëse nuk kishin armë moderne e fishekë të shumtë.Në librin me kujtime të Mihal Gramenos,i cili gjatë kësaj kohe ndiqte në çdo hap çetën e Çerçiz Topullit,dëshmohen dhjetra episode trimërie e guximi ku bijtë e shqipes dhanë edhe pranverat e tyre të njoma për lirinë e Shqipërisë.Çeta e Çerçiz Topullit, pos luftimeve kundër ushtrisë osmane,do të mbronte edhe shkollat shqipe të sapoçelura që u ngjanin luleve të pranverës.Çerçizi do të ishte mik e vëlla me Sevastinë,Parashqevin e Gjergj Qiriazin,në përpjekjet madhore të tyre për mbajtjen çelur të shkollave së vashave në Korçë e cila rrezikohej të mbyllej prej shovenëve grek.Madje edhe Katerina Cilka,bashkëshortja e Gligor Cilkës,do të bashkohej me çetën e Çerçiz Topullit,kundër synimeve të mbrapshta greke.Në kujtimet e veta Grameno pos të tjerave shkruan ; “Kjo interesohet për luftëtarët tanë.U qep këtyre nga një qese të madhe për të vënë bukën dhe u thotë që thërrimet t’i mbledhin me kujdes,se mund t’u duhen kur të jenë ngushtë”. ( Mihail Grameno “Kryengritja Shqiptare “ faqe 71 ).
Nga kujtesa e luftëtarëve,nuk do të mund të harrohet lehtë,trimëria e Çerçiz Topullit në qytetin e Përmetit.E vërteta është se për shumë ditë çeta e tij qendroi në teqenë e famshme të Frashërit,vetë Lidhja shqiptare e Prizërenit.Në këtë faqe Çerçizin e bëjnë me dije se në Përmet ka mbërritur peshkopi i Korçës i cili kërkon të përçajë shqiptarët në ortodoksë e mysliman duke dashur në fakt të përçajë vet lëvizjen kombëtare shqiptare.Natyrisht të hyje në qytetin e Përmetit për të luftuar ishte e vështirë pse garnizoni rruhej nga forca të konsiderueshme.Çerçiz Topulli ndërkaq vishet me uniformën e kapidenit të ushtrisë osmane,dhe fill vetëm futet në Mitropolinë e qytetit.Kur gjendet përballë peshkopit,i thotë këtij se është vetë Çerçiz Topulli dhe kësaj radhe “vetëm sa të këshilloj të heqësh dore nga punët e liga,ndërsa radhën tjetër ju e kuptoni si do t’ju flas”.Me këtë rast,konsulli austriak njoftonte Vjenën se “komitat si Çerçiz Topulli bëjnë gjëra që nuk rrëfehen”.(Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë.Sipas dokumentave të Vjenës,shkresa dt.4 dhjetor 1907 ).
Në shtëpinë e Çerçiz e Bajo Topullit,në Gjirokastër,turqit arrestuan të gjithë burrat,ndërsa për kapjen e Çerçizit,Mytezarifi i Gjirokastrës dhe ai i Janinës patën dërguar mjaftë ushtarë.Në kushte të disa luftimeve të ashpra që çeta e Çerçizit zhvilloi në Përmet e Kolonjë (ku mbetën të vrarë edhe disa trima) kapedani i Gjirokastrës i dërgon një korier,mikut të vet,atdhetarit të Çamërisë, Musa Demi,që ky t’i gjnete ndonjë vend për të strehuar çetën disa kohë.Është interesante përgjigjja që Musa Demi i dërgon,me anën e një letre,ku pos të tjerave i shkruan Çerçiz Topullit :
“I turpëruar të shkruaj se sot për sot,s’është koha që të vish këtu,nga shkaku që ka një muaj që kanë ardhur dy koshadhe turke,të cilat janë vetëm për komita,nuk vështrojnë gjë tjetër.Nuk është puna se mos pësojmë ne,ndonjë të ligë,por Zoti mos dhëntë,pëson zotëria juaj ndonjë të ligë,pastaj s’na mbetet sy e faqe të dalim në sy të shqiptarëve”. ( Arkivi Qendror i shettit – Tiranë. Fondi 101, dosja 27,fleta 3).
Pikërisht në këto kushte binbashi turk,Musa Beu,urdhëronte repartet e tij që të gjurmojnë se kush e fsheh dhe mbron Çerçizin,madje burgos disa prej tyre në kalanë e Gjirokastrës.Me këtë akt ai do të mjell terror,dhe siguron Portën e Lartë për qetsinë e vendosur.Madje ai mban të lidhur me zinxhirë edhe të vëllanë e Hajredini Tremishtit,bashkëluftëtarit të Çerçizit duke dashur të shtjerë në dorë,këtë të fundit.Futja e Çerçizit në qytet ishte e pamundur pasi tashmë ai njihej prej të gjithëve.Për këtë vendoset që në Gjirokastër,të hyjnë të veshur si fshatarë dy prej trimave më të afërt të Çerçizit, ndërsa çeta do të mbronte tërheqjen e tyre në disa gurë e shëkëmbij,poshtë teqesë së famshme të qytetit.Trimat janë përqafuar (mund të mos shiheshin më) dhe kanë pritur bimbashin turk të dalë prej shtëpie sa hap e mbyllë sytë,në çastin kur bimbashi dhe rojet e tij,kanë dalë nga shtëpia ai ishte qëlluar drejt e në zemër nga plumbat e trimave.Xhandarmët,të lebetitur janë vënë në ndjekje të trimave por në gurët poshtë teqesë ka shpërthyer beteja e madhe.Pas kësaj trimat e udhëhequr nga Çerçizi i janë drejtuar fshatit Mashkullore.Në javët që erdhën më pas,kundër çetës së Çerçiz Topullit,Porta e Lartë mobilizoi gati dy batalione me ushtarë dhe oficerë.Por trimi i Gjirokastrës, linte dy-tri shokë të tij të shkrepnin ndonjë batare maleve dhe së bashku me trimat e tjerë ndërmerrte inkursione të tjera luftarake,pikërisht në rrethina të qytetit duke dëshmuar edhe një herë guximin e madh të tij.Ndonëse këta trima e dinin se qeveria turke kish paguar florinj për kokën e tyre,ata nuk trembeshin.Është me vend të sjellësh këtu,një letër të Çerçiz Topullit,shkruar enkas për Shahin Kolonjën,por që ky i fundit,me disa shkurtime e boton në Sofje,në gazetën e tij.Pos të tjerave,Çerçizi aty shkruan : “Kishin ndërmend që këtë dimër ta shkonim jashtë Shqipërisë,po muarrëm vesh se Islam Bej Këlcyra i është zotuar Hilmi Pashës,se dotë zëre të gjallë,ose të vrarë dhe se Maliq bej Vila përpiqet të na bënjë varrë.Nga ky shkak nuk do të dalim jasht Shqipërisë,le të bëjnë ata ç’të duan”.( Gazeta “Drita” – Sofje më 15 shkurt 1908 ). Ndërsa vetë Shahini në numërin tjetër të “Dritës”,dy javë më pas,duke analizuar ngjarjen në fjalë shkruante : “Ta zëmë se këta shqiptarë ia arritën qëllimit t’i vrasim këta djem që ndodhen në mes të zjarrit,për lirinë e Shqipërisë… Une nga ana ime u jap një këshillë : hiqni dorë nga tradhëtia e poshtër,mblidhni mendjen e rrini urtë,përndryshe nuk u shpëton dotë as sulltani dhe as pengameri,sikur edhe në brinjët e buallit të futeni”.
Merret me mend që në letrën e Çerçizit,dërguar Shahin Kolonjës,është folur edhe për shumë halle që kalonte çeta e trimave,në male të Labërisë.Me ushqime bëhej si bëhej sepse shqiptarët e ndanin kafshatën e fundit me djemtë e tyre,por mungonin veshjet,armët,municionet.Disa shpresa të pakta kishin pasur prej shqiptarëve që jetonin në Rumani,(miq të dikurshëm të Mihal Gramenos) sa vinin e shiheshin.Ndonëse aty formalisht kishte edhe një komitet që merrte porosi nga komiteti Qendror i Manastirit,por ndihma e tij,për çetën e Çerçizit,ishte shumë e vogël,krahasuar me hallet që kalonin luftëtarët.Me të drejtë patriotët shqiptarë,lidhur me këtë shkruanin:”Një komitet i tillë nuk duhej askujt”(Arkivi Qendror i shtetit,Tiranë fondi 9 , dosja 30 fleta 302 ).
Megjithatë çeta e udhëhequr nga Çerçiz Topulli nuk e ndërprehu aktivitetin luftarak të saj.Lufta e Mashkullores mbetet ende sot,një epope e ndritur e guximit dhe trimërisë shqiptare,ku 300 burra me fishekë të numërruar luftuan për 32 orë rresht kundër 2000 e ca ushtarëve dhe oficerëve turq.Po ashtu,vlen të përmenden edhe luftimet e ashpra të zhvilluara në Frashër,Delvinë dhe fshatin Labove.Të udhëhequr prej kapedan Çerçizit,trimat e jugut,ndofta se patën menduar se do të hynin qysh herët në këngët e popullit të tyre.Kështu pas betejës në Delvinë,kur Çerçiz Topulli pat paralajmëruar komandantin turk të mos i zinte pritë,në fund të betejës ku numëroheshin dhjetra turq të vrarë,populli ngriti këngën ;
“ Milazim largo taborre
Leri djemt e mij të shkojnë
Se të shkuq të bej me bojë
Çerçiz Topulli më thonë “
Korriku i vitit 1908,do të sillte ngjarje të reja për krejt lëvizjen kombëtare shqiptare.Turqit e rinj,duke qenë të interesuar për të marrë pushtetin në duart e tyre,nuk munguan të deklarojnë disa liri aq shumë të kërkuara prej shqiptarëve.Në këto kushte,nga atdhetarët shqiptarë të Manastirit,u parapa si domosdoshmëri një organizim i çetave të komitëve të cilat ishin vënë plotësisht në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.Nga Komiteti i Manastirit,dërgohet urdhëri që Çerçiz Topulli duhet të takohet patjetër me Nijazi Resnjën,edhe ky një tjetër patriot në trevën e Maqedonisë shqiptare.Të dy çetat e komitëve,takohen në pyllin e Pirgut,pranë Pogradecit,më 20 korrik 1908.Takimi ka qenë i ngrohtë dhe dy burrat kanë mundur të bisedojnë gjatë mbi fatet e Shqipërisë.Në fund të këtij takimi,pos të tjerave u ra dakord që : “të luftohet bashkarisht për rrëzimin e regjimit autokratik”.(Mihal Grameno “Kryengritja Shqiptare” faqe 106). Pas takimit me Nijazi Resnjën,Çerçiz Topulli ndihmon të formohen çeta të reja të luftëtarëve shqiptarë,sidomos në trevat e Korçës dhe Kolonjës.
Prania e Çerçizit në Kongresin e Manastirit,do të ishte një ngazëllim i madh për te.E vërteta është se ka qenë Bajo Topulli,si përfaqsues i Gjirokastrës në këtë kuvend,por kjo nuk ka penguar patriotët e mbledhur aty,të përfaqsohen dhe njihen nga afër me trimëritë e Çerçizit.Gjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit të Manastirit,fjala e Çerçiz Topullit do të dëgjohej me respekt,sidomos në pikëpamje të organizimit të çetave të luftëtarëve.Edhe në vitet që rrodhën më pas,1909-1912,çeta e bijve të Gjirokastrës,do të jetonte në hallet e popullit të vet,do të luftonte për t’i shuar ato halle.
Ndërsa në ngjarjet pas ngritjes së flamurit në Vlorë,më 28 nëndorë 1912,Çerçiz Topulli dhe trimat e tij,i shohim në beteja të mëdha,në ruajtje të kufijve jugorë të Shqipërisë.Nëse furitë e andartëve greke,u ndaluan me dhjetra e dhjetra herë në Tepelenë,Vlorë,Korçë e Kolonjë,kjo nuk e harroi askurrë vendin e vet në male të Shqipërisë , në krye të trimave të vet.Këtu do ta kishte gjithmonë vendin,ky bir i Gjirokastrës edhe kur rrëmbeu armët dhe vrapoi në Shkodër,të luftonte kundër forcave malazeze që pushtuan qytetin.Në fushë të Shtoit,më 15 korrik të vitit 1915,binte nga dora vrastare kapedani i jugut,trimi i paepur Çerçiz Topulli.Ai binte,por populli i Shkodrës,duke e përcjellë për në varr,me mijëra ,betohenin se do të ecnin në rrugën e ndriçuar prej tij,për liri e bashkim kombëtar,nga jugu në veri,nga lindja në perëndim,një komb e një shtet.
Bern-Zvicër
BABA REXHEPI-NJË JETË E JETUAR PËR FE DHE ATDHE
„ KUR TË VDES, NUK DUA CEREMONI MORTORE./AMANET, ATE RASËN E GURIT QË KAM MARRË NGA GJIROKASTRA,TË MA VENDONSI TEK KOKA”/
Shkruan:Eugen SHEHU/
Lindi në gushtin e vitit 1901 në qytetin e gurtë të shtetit amë,Gjirokastrës.U rrethua që në vitet e para të jetës,me legjendën e famshme të kështjellës që mbante emrin e Argjiro dhe që u lëshua si erë nga bedenat e kalasë,vetëm e vetëm për mos ti ranë nën sundimin e të tjerëve.U rrethua prej tregimeve mbi trimëritë e pashallarëve të Gjirokastrës,fama e të cilëve arrinte deri në Athinë.Por pati edhe një fat të madh që do t’i paraprinte rrugëve të së ardhmes së vet.Ishte nipi i parë,i të mrekullushmit Baba Selim,i teqesë së Zallit në Gjirokastër.Rexhepi i vogël,shkonte të mësonte në shkollën fillore të Gjirokastrës,në vitin 1907.Gjuha e përdorur aty ishte turqishtja por fati i madh e çonte vogëlushin çdo ditë në Teqenë e Zallit,tek daja i tij ( vëllai i nënës) i cili i mësonte në odën e madhe,gjuhën e bukur shqipe.Dhe tok me gjuhën e bukur tonën,Baba Selim ushqente në shpirtin e nipit të vet, dashurinë e madhe për Shqipërinë.Dihet tanimë se në vitet 1906-1909,Teqeja e Zallit në Gjirokastër ka qenë shëndrruar në çerdhe të madhe të shqiptarizmës.Shahin Kolonja e Sulejman Delvina,Cerçiz e Bajo Topulli,Mihail Grameno dhe Qemal Panariti,shkonin shpesh në dhomën e kësaj teqeje dhe në biseda me Baba Selimin ideonin kryengritjen e përgjithshme shqiptare për pavarsi kombëtare.
Pas mbarimit të shkollës fillore,djali i thatë dhe imcak,Rexhepi,nisi studimet në shkollën e mesme “Ruzhdije”.Ngase mësonte shumë dhe retulltatet i kishte mjaft të mëdha,me porosi të Baba Selimit,Rexhepi regjistrohet njëherazi në Medresenë e qytetit ku nis të futet kështu në udhën e shenjtë të misticizmës islame.Në shtëpinë e vet në Gjirokastër,nxënësi i dalluar i shkollave “Ruzhdije” dhe “Medrese”,Rexhepi do të ulej me ore të tëra pranë librave duke harruar krejt lodrat e moshës.Për më tej,me këmbënguljen e tij,ai do të shkonte rregullisht në Teqenë e Zallit,duke marrë prej dajës së vet,mësime për gjuhën persishte dhe osmanisht.Bashkëjetesa dajë-nip,pat lënë mbresa të pashlyeshme tek Rexhepi i vogël,i cili më pas,për dajën e vet do të shkruante pos të tjerave ; “Me të qendruar në Post,Baba Selimi e përhapi shumë bektashizmën,i shtoi së tepërmi radhët e antarëve shpirtërorë,jo vetëm me shqiptarë por edhe me të huaj që ishin në Gjirokastër si nënpunës.Fama e tij u përhap aq tepër,sa një major turk,i cili komandonte një garnizon ushtarak në Maqedoni,kur dëgjoi meritat e Baba Selimit erdhi në Gjirokastër për të marrë dorë tek ai dhe u dorëzua myhib… Në kohën e okupacionit italian,kur nisi lufta për çlirimin e atdheut,Baba Selimi përkrahu nxehtësisht nacionalizmin shqiptar.Thirri gjithë fshatarët me radhë dhe i këshilloi të gjithë,të bënin luftën e çlirimit me ngjyrë shqiptare,duke u larguar nga ideologjitë e huaja”. (Baba Rexhepi “Misticizma Islame dhe Bektashizma” Botimi i Detroitit, Amerikë 1967, faqe 261 ).
Duke përfituar nga trazirat e brendshme të shtetit shqiptar,nën Princ Vidin,në qershorin e vitit 1914, grekët të përkrahur nga formacionet e tyre të andartëve ndërmuarën nismën për të krijuar aty qeverinë greke,kinse kishin të bënin me tokat e Vorio Epirit.E vërteta është se shteti shqiptar nën Princ Vidin ishte tejet i kufizuar nga ana gjeografike dhe ai e la jugun në dorë të një batalioni të armatposur keq të Ushtrisë sonë Kombëtare.Ky batalion asesi nuk mund të vepronte përgjatë vijës kufitare rreth 200 kilometra ndaj edhe grekët e zunë lehtësisht Gjirokastrën,me ç’rast donin të internonin Baba Selimin së toku me besnikët e tjerë të tij.Me ndërhyrjen e disa ortodoksëve të Gjirokastrës,kjo nuk ndodhi dhe Baba Selimi shkoi të banojë në Gjirokastër,në shtëpinë e motrës së vet,tek dervish Rexhepi.Anipse nuk ishin në teqe,dajë e nip e kthyen shtëpinë e gurtë në fole të shqiptarizmës,çetat e trimave shqiptarë,merrnin porosi e letra prej Baba Selimit,nëpërmjet nipit të vet,dervish Rexhepit i cili nën uniformën bektashiane merrte e përcillte mesazhet e lirisë sidomos në bashkëpunim të ngushtë,dervish Rexhepi pat me Cerçiz Topullin të cilin e çmonte për besën e burrit dhe trimërinë e rrallë.Pas vitit 1919,kur teqeja u çel sërisht,dervish Rexhepi ishte i pari që ngarendi atje.Duart e tij të vogla e të buta bënin gjithfarlloj punësh,që nga ndërtimi i mureve të shkatëruarra e deri tek mbjellja e luleve apo pemëve të shumta frutore.Pas një shërbimi të gjatë në Teqenë e Zallit në Gjirokastër,dhe pas kalimit të shakllës së parë të karierës së bektashizmës,biri i urtë dhe i mençur Gjirokastrit merr titullin Dervish.Në ceremoninë e marrjes së titullit,në fillim të viteve 30-të,shkuan në Teqenë Zallit në Gjirokastër dhjetra dervish e baballarë,nga Tepelena, Kolonja,Gjirokastra e Delvina.Krejt atyre u pat rënë në sy,jo vetëm mençuria e dervish Rexhepit por sidomos aftësitë e tij mistike për të komunikuar me njerëzit e thjeshtë përmes shikimeve të syve.Një rrezellëm të mbrendshëm njerzorë dhe depërtues,ata sy e ruajtën deri në fund,deri atëherë kur u mbyllën për në paqën e amshuar.
Pas pushtimit fashist të vendit në prillin e vitit 1939,Teqeja e Zallit në Gjirokastër,do të shndrohej në vatër të vërtetë atdhedashurie.Nacionalistët shqiptarë,të prirur pas bektashizmës,si një besim me kahje të përhershme nga dashuria e shenjtë për atdheun,do të kalonin ditë e netë të tëra në këto prehëtore të shpirtit duke nxitur organizimin e çetave të armatosura kundër pushtuesit.Emra të njohur të nacionalizmit shqiptar si Babameto,Omari,Këlcyra,Xhaferi etj,do të bashkëpunonin ngushtë me dervish Rexhepin fjala e të cilit ish pothuaj e shenjtë për krejt gjirokastritët.Jo pa qëllim,dervish Rexhepi,ftonte gjatë kësaj periudhe në Teqenë e Zallit,edhe personalitete të arësimit e atdhetarisë së Kosovës,siç ishte Rexhep Krasniqi i cili pat kumtuar pikërisht në ate faqe,mësimin e vyer së historisë se “Pa Shqipëri nuk ka Kosovë,por edhe pa Kosovë nuk mund të ketë Shqipëri”. Në fillim të viteve 40,në mbarim të luftës italo-greke,atëherë kur qeveria dhe junta ushtarake greke,filloi genocidin e paparë ndaj Çamërisë,teqeja e Zallit dhe personalisht dervish Rexhepi,u bënë vatra e parë e këtyre shqiptarëve që linin me dhimbje viset e tyre dhe gjenin prehje në gjirin e shtetit amë.Në çdo rast,dervish Rexhepi interesohej për fjetje e ushqime të këtyre familjeve dhe më pas i dërgonte nëpër shtëpitë e mëdha të nacionalistëve të Gjirokastrës, Delvinës, Përmetit, Tepelenës e Vlorës.Shqipëria etnike,përpara se të vlente si aspiratë,ishte një veprimtari e gjërë dhe konkrete e udhërrëfenjësit dervish Rexhepi.
Në janar të vitit 1943,në Gjirokastër e rrethina,patën nisur të organizohen këshillat e nacionalçlirimtarëve,me ç’rast filluan të bëjnë edhe propagandë antinacionaliste.Kjo propagandë e kish fillin e saj,në mendjet e komunistëve jugosllavë,të cilët janë parë nga komunistët e shtetit amë sikur të ishin idhuj.Për më tej,pas ngjarjes së dhimbshme të Mukjes,gjithshka nisi të flasë për vëllavrasje.E vërteta është se komunistët e Qarkut të Gjirokastrës,përmes Bedri Spahiut( i cili në atë kohë pat marrë teqenë e Zallit dhe ish emëruar myhib),i bënte thirrje dervish Rexhepit që të bashkëpunonte me ta por përgjigjja e udhërrëfenjësit ka qenë tepër lakonike ; “Unë bashkëpunoj vetëm me ata që e duan Shqipërinë.Unë nuk besoj se Dushanët e duan vendin tonë më shumë se Mit’hat Frashëri,Bahri Omari e Ismail Golemi”.Por do të vinte edhe një moment tjetër kur dervish Rexhepi do ta bashkonte fjalën e tij me veprën.Kjo ka qenë data e 30 gushtit 1943,atëhrë kur nacionalçlirimtarët e udhëhequr prej Sotir Meros dhe Shemsi Totozanit u derdhën mbi Libohovën martire,kinse aty e kishte çerdhen e vet Balli Kombëtar.”Të nisur me gurët e zjarrit në dorë,urejtjen dhe pabesinë në shpirt,ata u sulën në lagjen Marine,drejt shtëpisë së Rustemajt,shtëpisë së shenjtë të shqiptarizmës dhe u lanë oborrin e shtëpisë me gjakun e Qazim Rustemit,nipit të Avniut… i cili duke patur mbështetjen e dervish Rexhepit dhe nacionalistëve të tjerë të Prefekturës së Gjirokastrës, organizoi formacionin e parë nacionalist antifashist dhe antikomunist në Libohovë”.(Gazeta “Balli i Kombit” 31 gusht 1995 ).
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje,duke njohur shpirtin e butë dhe atdhetar të Qazim Rustemit,dervish Rexhepi bëri një lutje dhe një betim.Lutja ishte për shpirtin e të ndjerit Qazim,ndërsa betimi se nën rrobën e shenjtë të dervishit do të mbante kurdoherë armën për të luftuar komunistët shqiptaro-sllav. Tashmë ai vihet në krye të një çete nacionalistësh prej 30-40 burrash duke kryer disa luftime të sukseshme si kundër okupatorit fashist,ashtu edhe kundër forcave komuniste që donin të gënjenin popullin shqiptar,me parrullat e sheqerosura të vëllezërimit me sllavët.Në shumë prej këtyre luftimeve,sido që nacionalistët nuk e linin dervish Rexhepin në radhët e para,ata i habiste gjithmonë guximi i tij.Mandej në një prej luftimeve në rrethinat e fshatit Lazarat,në Gjirokastër ka luftuar në këmbë,përmes breshërisë së plumbave.Tashmë që dervish Rexhepi,pat dalë kundër pushtuesve dhe komunistëve duke mbledhur rreth vehtes ajkën e djalërisë gjirokastrite,ai u vështrua si armik permanent i nacionalçlirimtarëve.Sidoqoftë këta nacionalçlirimtarë,duke dashur të mos të konfrontohen me popullin e Gjirokastrës,Libohovës e Tepelenës (treva në të cilat personaliteti i dervish Rexhepit ishte i padiskutueshëm) menduan të vënë në përdorim taktikat e tyre dhelprake.Kështu,në një urdhër të Komandës së Qarkut të Parë Operativ Vlorë-Gjirokastër,thuhet pos të tjerave : “Është e nevojshme me u pa mundësia të eleminohet fizikisht dervish Rexhepi i teqes së Zallit sepse po bënë për vete popullin e Gjirokastrës.Por këshillohet që vrasja të jetë e fshehtë dhe askush të mos deklarohet se e ka vrarë”.(Arkivi Qendror i Ushtrisë-Tiranë.Fondi Qarku Operativ Vlorë-Gjirokastër,urdhër dt.3 mars 1944 ).
Pa dashur të cek tiparet e vyera që kërkon të ringjallë bektashizmi ndër besimtarët e vet,them se besnikëria ka qenë dhe mbetet nder tiparet esenciale të frymëzuara.Ka qenë në skuadrën e nacionalçlirimtarëve të Gjirokastrës,një Myhib i cili me të marrë urdhërin për vrasjen prapa shpine të dervish Rexhepit, e njofton ate në fshehtësi,dhe prej këtij momenti jeta e udhërrëfenjësit të bektashizmës,kalon në ilegalitet të plotë,përmes trazirash të mëdha,por edhe betejash të mëdha. Miqtë e tij më të mëdhenj,ishin besimtarët e teqeve në Lazarat,Nepravisht dhe Melan.Ata e pritën dhe e përcollën këtë dervish të urtë,gati shenjtor i cili ndonëse me trup të pakët,askurrë nuk e lëshoi pushkën nga dora.Për më tej,ai u lidh edhe me burra të tjerë të mëdhenj si Skender Muço,Mit’hat Frashëri,Ismail Golemi etj.Fjalëpak,i pjekur në arsyetime,ai do të ishte ndër të parët nacionalistë të Gjirokastrës i cili do të dënonte ballistin Nexho Bejleri i cili pat kryer disa krime në Libohovë.Në biseda me bashkëluftëtarët e vet dervish Rexhepi ka kumtuar kurdoherë se psuhka e një nacionalisti shkrep larg,kur ajo i drejtohet armiqve të Shqipërisë dhe jo shqiptarëve të pafajshëm të gënjyer nga ideologjia komuniste.Plot 8 muaj,dervish Rexhepi u end me pushkë në krah,në viset jugore të Shqipërisë,në krye të çetës nacionaliste të tij.Plot 8 muaj,jeta e tij kaloi përmes rreziqesh e brengash të mëdha.Por bashkëluftëtarët e tij,kujtojnë se drita e thellë brenda syve të tij,ajo dritë gati enigmatike,nuk u shua askurrë.Udhërrëfenjësi i shqiptarizmës,përpara çdo luftimi,gati si përshpërim, këndonte këngët e trimërisë,duke bekuar me radhë djemtë e labërisë që i vinin pas.Një ngjizje e çuditshme e atdheut dhe fesë ish farkëtuar në shpirtin e madh të tij.
Në dhjetorin e vitit 1944,atëhrë kur në Gjirokastër,nacionalçlirimtarët nisën të hedhin vallen e zisë së komunizmit,për të parën herë sytë e dervish Rexhepit u përlotën.Duke kapërcyer kufijtë e shtetit amë ai u ish drejtuar bashkëluftëtarëve të vet,duke i thënë se do të largohemi përkohësisht,të organizohemi për të luftuar deri në çastin e fundit,komunizmin.Duke kaluar për në tokat çame,sigurisht ndjen dhimbjen kur sheh teqetë e djegura por mban kurdoherë besim në frymën e shenjtë të lirisë që ka shpërndarë kudo në botë,Haxhi Bektashi,i pari udhërrëfenjës i bektashizmit. Ishte ende në kampet e refugjatëve në Greqi,kur i vjen lajmi se ishte shpallur në Tiranë si armik dhe qeveria komuniste e kërkonte tanimë si kriminel lufte.Ministri i Drejtësisë Manol Konomi,me cilësinë e tij si kryetar i komisionit Qendror për zbulimin e krimeve i dërgonte komisionit ndërkombëtar në Londër kërkesën për dorëzimin e dervish Rexhepit,me çrast mbi të “vendosnin” një mal me akuza.Ku pos të tjerave për këtë shenjtor thuhej ; “Dervish Rexhepi,organizator i parë i forcave të Ballit Kombëtar në Gjirokastër.Si fetar ka frymëzuar ndjenjat fetare të popullsisë së Gjirokastrës,sidomos në Libohovë,Rrezome,Kardhiq,Lazarat etj,për ti mobilizuar në radhët e Ballit Kombëtar e në bashkëpunim me italianët e gjermanë ka luftuar kundër ushtrisë nacionalçlirimtare”
( Gazeta “ Bashkimi “ më 6 mars 1945 ).Gjithashtu,në hetuesinë e tmershme që ishte bërë nacionalistit tjetër të madh Bahri Omarit,i është kërkuar llogari deri në një,mbi lidhjet e tij me dervish Rexhepin.Por ky burrë i Gjirokastrës,iu përgjegj hetuesve dhe gjykatësve ortodoks-komunist se dervish Rexhepi ish shenjtor dhe emri i tij nuk mund të ndyhej me akuza të tilla.Për më tej,në proces verbalin e gjyqit të Bahri Omarit,në kinema “Kosova” në Tiranë,në marsin e vitit 1945,lidhur me udhërrëfenjësin bektashi shkruhej tekstualisht ; “Qendra e Ballit Kombëtar ka qenë teqeja e Baba Selimit ku ishte shtabi i Bahri Omarit,ku ishte çerdhja e tradhëtisë.Atje dervish Rexhepi mblidhte popullin dhe Bahri Omari përhapte parrullat e tij”.(Gazeta”Bashkimi” 13 mars 1945”,seanca e dhjetë e gjyqit specila ndaj të pandehurit Bari Omari ).
Në vitet 1945-1952,dervish Rexhepi pasi le Greqinë dhe Italinë,shkon për disa kohë në Siri e mandej në Egjypt.Tashmë ai do ti virej plotësisht studimeve fetare të misticizmës islame e pas gjuhëve të osmanishtes e persishtes të mësuar prej Baba Selimit,përvetsonte edhe ato italaine e arabe.I heshtur nga natyra,studioz ai do të përpiqej gjatë kësaj kohe të përvetsonte në thelb,filozofinë e bektashizmës duke studiuar sidomos rrugën fizike dhe shpirtërore të dishepujve të këtij besimi.Mbas disa kërkesave të herpashershme prej Egjyptit,emigron në Amerikë,toka e “premtimeve të mëdha” për mijëra shqiptarë.Aty do të pritet me dashuri të madhe prej dhjetra familjeve shqiptare të cilat patën emigruar vite më parë,Xhevat Kallajxhiu e Hysen Butka,Syrja Frashëri dhe Daver Agaj,Qani Prespa dhe Hivzi Husi,Haki Omari dhe Agim Karagjozi,do të ishin miqtë e parë që hapën dyert e zemrave dhe të shtëpive të tyre për shenjtorin e rrallë.Por dervish Rexhepi nuk donte të jetonte askurrë mes luksit.Duke parë se shqiptarët aty,ndodheshin të përçarë në parti e ide,i bindur në fuqinë e madhe të msitikës bekstashiane,në vitin 1953,ai ndërmerr nismën për të çelur në Detroit,shteti i Miçiganit,teqenë e parë shqiptare në krejt botën perëndimore.Vite më vonë,në kujtimet e veta për çeljen e teqesë do të shkruante pos të tjerave ; “ Kur erdha në Amerikë,unë dëshiroja të bisedoja me hirësinë e tij Fan Noli.I kërkova një audiencë.Në takimin që bëmë i thashë se dy miqtë tuaj,më këshillojnë që të hap një teqe këtu në Amerikë.Unë u thashë se nuk bëjë asnjë veprim pa pyetur hirësinë tuaj.Fan Noli ndenji-ndenji dhe më tha : Edhe unë,të isha si ju,ashtu do bëja… Në këtë moment,njëri nga ata,Jahçja,më thotë :”Baba, a behen bektashinj të krishterët”.Dëgjo këtu,i thashë zotit Jahçe,ne i duam që të gjithë,të krishterë dhe bektashinj,sepse në radhë të parë janë shqiptarë.Kur ka dashur interesi i kombit,të krishterët jo vetëm i kemi konsideruar vëllezër shqiptarë,por i kemi bërë edhe dervishë”.(Baba Rexhepi,”Atdhetar dhe Klerik i nderuar” gazeta “ Për mëmëdhenë” më 13 shtator 1995 ).
Kështu ka marrë udhë ndërtimi i teqesë në Detroit,të Miçiganit,me ndihmat bujare të mjaft shqiptarëve atje,është ble toka dhe filloi ndërtimi i teqesë.Baba Rexhepi ( tashmë këtë gradë e pat marrë në Egjypt) ngase kish njohuri të plota dhe kish vizituar qindra teqe,u rrinte mbi kokë ndërtuesve.Ajo çka të bind për aftësitë shpirtërore të tij,është fakti që për ndërtimin e teqesë në Detroit,kontribuan shqiptarë të gjdo feje e besimi.Madje vetë Fan Noli ka qenë ndër të parët.Me kohë kjo teqe u shëndrrua në një vatër kurdoherë të çelur të bektashizmës dhe shqiptarizmës,ndërsa Baba Rexhepi e vlersonte së tepërmi këtë bashkëjetesë të besimit shpirtërorë me dashurinë për atdheun.Madje jo vetëm shqiptarë por në këtë prehtore të shpirtit,gjenin ngushëllim me qindra amerikanë të cilët i tërhiqte personaliteti dhe njenjtëria e Baba Rexhepit.Një prej këtyre qytetarëve amerikanë,të mahnitur pas shpirtit të Baba Rexhepit,është sigurisht,studjuesja në Universitetin e Miçiganit,Francez Trix, e cila në librin e saj posaçërisht për historikun dhe zhvillimin e bektashizmës,shprehet ; “Baba Rexhepi, e them me plot gojën,është një shenjtor,përsa i përket anës shpirtërore,ndërsa përsa i përket erudicionit të tij,si edhe aftësive pedagogjike,është i niveleve maksimale të pedagogëve të Universiteeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.( Francez Trix, “Spiritual Discourse” faqe 18 ).
Pikërisht në vitin 1967,atëherë kur në shtetin amë në Shqipëri,komunistët e tiranës,urdhëruan prishjen e kishave,xhamive apo teqeve,Baba Rexhepi,ky shenjtor i madh,nxitoi të nxirrte në dritë veprën e tij voluminoze,të titulluar “Misticizma Islame dhe Bektashizma”.Ai nxitoi ta nxjerë në dritë këtë vepër,për tu kujtuar shqiptarëve se,së paku teqetë patën qenë dhe mbeten çerdhe të shqiptarizmës dhe duke u rrafshuar ato,komunistët donin të shkatërronin me dhunë këtë ndjenjë kaq madhore,për ta zavendësuar ate me kancerin komunist.Vepra në fjalë,është fundi i një punë studimore në disa decenie.Baba Rexhepi,ngase zotëronte gjuhët orientale,se pati të vështirë të përkthente pos mesazheve mistike e historike,edhe mijëra vargje të shkruara prej baballarëve apo dervishlerëve,në formën e nefezeve.Përkthimet e tij janë mjaft të lemuar dhe duket se brenda tyre rreth zemra e vet Baba Rexhepit.Ai vizaton me një dashuri të pashembullt figurat e ndritura të bektashizmës,të cilat predikuan veç tolerancë midis besimeve të tjera,duke respektuar së pari,dahsurinë për vendin që të ka rritur.Jo pa qëllim në faqen e parë të këtij libri,Baba Rexhepi ka vendosur një dedikim personal.Ky dedikim është plotësisht kombëtar ngase vetëm një shpirt i madh si ai i Baba Rexhepit mund të kumtonte ; “Klerikëve të të gjitha feve në Shqipëri,që u bënë fli për lirinë dhe pavarsinë e saj,si edhe klerikëve që u torturuan dhe humbën jetën nën terrorin komunist,sepse nuk pranuan të mohojnë idealet e tyre fetare e kombëtare,autori ua kushton këtë vepër me nderm të thellë “.Veprimtaria studiuese dhe krijuese e Baba Rexhepit është tepër e gjërë.Ajo përmbledh mijëra faqe studime,përkthime,traktate të besimit fetar apo kujtime që ende sot nuk po ndriçohen sa duhet,çdo fjalë e përkthyer prej tij,gjen vendin e vet,nën koloritet e gjuhës së pasur shqipe.Në teqe,mes bashkëkombasve të vet,ai donte të kuvendojë kurdoherë shqip dhe ligështohej kur ndonjë djalë apo vajzë e vogël mezi fliste gjuhën shqipe.Por edhe kur me sy të qortonte,ai dukej se të falte gjdo gabim.Mendoj se është me vend të mbyll këto shënime,me ate entuziazmëm të një natyre të dukshme,të baba Rexhepit,kur shihte se si po rrëzohej diktatura komuniste në Shqipëri.Ai ndiqte me vëmendje çdo lajm nga Shqipëria dhe nuk nguronte,megjithë moshën e thyer,të thërriste në teqe miq të vetë amerikanë,t’u spjegonte mbi ngjarjet në Shqipëri e t’u kallzonte se bashkëkombasit e vet e kanë urryer për jetë komunizmin.Ai përshëndeti ndër të parët,krijimin e partisë “Balli Kombëtar” në Tiranë pas 55 vjetësh dhe i uroi me telegram ; “Lus zotin për ju dhe ju bekoj për rrugën ku jeni nisur.Ju do të dini të shkoni në gjurmët e shkëlqyera të nacionalistëve shqiptarë !”.
Në korrikun e vitit 1995,Baba Rexhepi u sëmur rëndë.Shpirti i tij prej shenjtori e kuptoi se po ecte drejt pavdeksisë shpirtërore,ishte plot 94 vjeç.Ka telefonuar në kryegjyshatën bektashiane në Tiranë duke kërkuar nga kryegjyshi botërorë Haxhi Dede Reshat Bardhit që të dërgojë sa ma parë një dervish i cili mund ta zavendësonte,ndërsa miqëve të vet,që i shërbenin,një ditë gushti u ka thënë ; “Kur të vdes,nuk dua ceremoni mortore.Amanet,ate rasën e gurit që kam marrë nga Gjirokastra,të ma vendosni tek koka”.Bashkëkombasit e plotësuan amanetin e shenjtorit të madh.Ata vendosën rrasën egurit të Gjirokastrës tek koka,por nuk mundin ta mbanin dot valët e lumit njerzor që shpërthyen në homazh të këtij apostulli të bektashizmës.Klerikë,besimtarë,ortodoks,muhamedanë, katolikë e bektashinj,pa pyetur për telegramet e protokolle,nga krejt viset e Amerikës dhe Kanadasë shkuan ti jepnin lamtumirën e fundit apostullit të tyre.Shkuan edhe nga Shqiperia,Zvicra por edhe nga Gjirokastra e tij e dashur.Një popull i tërë përulej më 14 gusht 1995,përpara birit të vet shenjtor.
Bern-Zvicër
- « Previous Page
- 1
- …
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- …
- 18
- Next Page »