Nga Eugen SHEHU/
Mjaftonte një datë historike që politikanë dhe analistë shqiptarë,brenda dhe jashtë shtetit amë dhe në trevat e tjera etnike shqiptare së paku tani që kemi shkelur në mileniumin e tretë përrkundër diplomacive të mbrapshta shqiptarët po hakërojnë pa përkdhelur politikat ditore drejt Bashkimit Kombëtar.Ky akt shihet tanimë jo si një thirrje folklorite ose si një „ngritje kryeje“ ndaj gjeopolitikës rajonale,por besueshëm si një sfidë e thirrur nga thellësia e kohës që kemi kaluar.Shtete dhe kombe shum më të zhvilluara se sa ne,me një traditë të thekshme nacionaliste,ende sot nuk u shkëputën dot prirjeve të tyre nacionale,duke dëshmuar realitete të tyre të nxehta në këtë pikpamje.Madje jo vetëm në gadishlluin ballkanik por edhe në Europën e „moderuar“ ,asgjë s’i ka zbrapsur ata në rrugën e tyre për t’iu bashkuar sipas parimeve të kahershme tejet natyrale në të drejtën universale të unitetit të kombit e për më tepër,sa më këmbëngulës kanë qenë në qëndrimet e tyre emotive,aq më shpejt dhe më shumë iu ka buzëqeshur fati i tyre kolektiv.Por në një analizë gjakftohtë,mendoj së në të shumtën e rasteve,është më mirë t’iu rikthehemi fakteve,ti rikthehemi historisë sonë, e cila ndonëse dëshmohet përmes ngjarjeve të dhimbshme e tragjike,gjithsesi na flet me gjuhën e vet realiste.Përmes këtyre analizave ndriqohen edhe ulje ngritjet shpirtërore të Nacionalizmit Shqiptar.
PARALELE NË HISTORINË E DY SHEKUJVE MË PARË
Nëse në shekujt 17 dhe 18 kish një lëvizje të paramenduar dhe një veprim konstantë të Perandorisë Ruse,për të zbarkuar në brigjet e Mesdheut në betejën e Prutit, në vitin 1912-të kjo dëshirë po rindërtohej plotësisht.Në aspektin ushtarak kjo betejë nuk është analizuar asnjëherë si arritje e artit ushtarak rus,përkundër taktikave të dala kohe të armatës osmane.Thyerja e ushtrisë osmane ishte ndërkaq njëherit dhe thirje e rusëve të përparonin politikisht,ushtarakisht dhe diplomatikisht drejt realizimit të ëndrave cariste.Gjeostrategjinë e dy Perandorive të Mëdha, tanimë e përcaktonin fatet e betejave të tjera ku miti osman sa vinte dhe harrohej në hapsirat e teatrit të ri ushtarak.
Edhe në gadishullin ballkanik të kësaj periudhe,sizmika Nacionaliste parandjente lëvizje të fuqishme. Populli shqiptar i gjendur për ballë rreziqeve të kafshimeve më të thella nga fqinjët serbosllav e grek kishte filluar të kuptonte realisht rrezikun e gjeografisë së tyre, përderisa Rusia Cariste mbështeste në „en bloc“ satelitet e saja të besimit të krishterë në Ballakan me gjdo mjet kundër „popujve islam“, përkundrazi politika Ruse territoret e popujve musliman i shihte si një mundësi reale për të kënaqur orekset shoveniste të vendeve ballkanike të krishtera.
Pa dashur të ndalemi në imtësitë në gjeografinë e kësaj lëvizjeje antimuslimane,po sjellim në këta rreshta shembullin e tokave shqiptare në Malin e Zi.Cari i atëhershëm i Rusisë Pjetri i Madh,nisi të tundë nëpër kacelaritë europiane,kërkesën e vojvodëve të Malit të Zi, për coptimin e trojeve shqiptare, ndonëse Perendoria Osmane e dinte mirë se kujt i përkisnin ato troje ajo u tregua e gatshme të hynte në pazare me Rusinë,duke parë se ushtria Osmane sa vinte dhe dobësohej,ndaj ushtrisë dhe diplomacisë Ruse.Me shkëputjen e dhimbshme të trojeve shqiptare dhuruar Malit të Zi dhe rrënien në dakordësi që pjesa tjetër e trojeve shqiptare t’i aneksoheshin Serbisë,në shiqim të parë u duk se situata do të normalizohej,por ndodhi e kundërta. Rusia po punonte ndërkaq për krijimin e një Bullgarie shum më të madhe, të cilët deri atëherë skishin pasë kurrfar lidhjeje me Bullgarinë,në kufijtë e së cilës u futën me forcën e rreprezaljeve masive,mjaftë toka edhe të muslimanëve të cilët asgjë si bashkonte me Bullgarinë.Është interesante të potencojmë në këtë rast se kanë qenë disa pashallarë shqiptarë të cilët i kërkuan ndihmë Rusisë në lidhje me operacionet e përbashkëta kundër Perandorisë Osmane,por në çdo rast këto thirje binin në vesh të shurdhër.Rusia në strategjinë e vet ishte e vendosur që jo vetëm të mos bashkëpunonte me pashallarët kusliman të Ballkanit,por në të kundërt të bënte pazare në tryeza të coptimit të gjeografisë „mes të mëdhenjëve“ për vilajetet shqiptare.Ideja e ringjalljes Bizantine tanimë kish uzurpuar gjithë makinën ushtarake edhe në ngjarjet pasuese. Konjukturat e reja në Ballkan,zgjuan në një farë mënyre nacionalizmin disi e fjetur tek pashallarët shqiptarë.Së fundmi këta po e kuptonin se ndryshe nga Serbia,Bullgaria,Greqia apo Mali i Zi,nuk do të kishin asnjëherë ndihmën Ruse.Përkundrazi duhej të ndiqnin përspektivat e lëvizjeve të tyre për pavarsi kurdoherë në dritën e zhvillimit mëmëdhetar e patriotik e luftarak të kombit shqiptar,madje jo vetëm Pashallarët,por edhe burra të shquar të kombit,hodhën sytë nga ideja e bashkimit të tyre,kundruall Rusisë nga njëra anë dhe anga ana tjetër kundra hijenave sllavoortodokse e greke për rreth.Në historiografinë shqiptare është bërë e njohur një letër që Silahdar Poda i drejtonte Ismail bej Vlorës (Gjyshit të Ismail Qemalit) në vitin 1828-të dhe ku kërkon midis të tjerave, shuarrjen e mërrive dhe ngjizjen e një aleance, dhe shembulli ma domethënës u regjistrua më vitin 1847-të kur bejlerë dhe burra të shquar nga Jugu i shtetit shqiptar (mallakstëre dhe berat) u bashkuan në një komandë të vetme.
Gjdo ditë e më shumë në vetëdijen shqiptare po zinte vend mendimi i urtë se pamvarsisht lëvizjeve politike të kohës dhe pamvarsisht brenda gjeo strategjisë ballkanike fati i kombit duhej të merrej në dorë prej burrave më të shquar të kombit shqiptar.Këto shk¨üendija të nacionalizmit shqiptar do të ndizeshin sidomos në Lidhjen Shqiptare të Prizërenit,e cila u shëndrua në një ngjarje për historinë e kombit tonë.Aspektet politike dhe ushtarake të kësaj Lidhjeje mbarëkombëtare,bënë që Fuqitë e M¨dha të kohës,të kthenin sytë dhe vëmendjen e tyre drejt kombit shqiptarë,ndërsa këto zhvillime, brenda mendimit shqiptar, i dhanë krahë jo vetëm formacionave luftarake që po kristalizoheshin por edhe ideve për pavarsi të plotë.Në këtë kontest mendimtarët e shquar shqiptarë,si mbrenda apo jashtë territorit shqiptarë u përpoqën me çdo mjet të bindin kacelaritë evropiane se pamvarsisht zhvillimeve fetare në asnjë rast vendbaimet shqiptare nuk mund të konsideroheshin si sllave apo greke.E shoh me vend të sjell këtu një pasash të memorandumit që Shkodranët i dërgonin më 13.qershor.1878, Kongresit të Berlinit,ku midis të tjerave në këtë memeorandum thuhej „Feja e shqiptarëve mund të ketë lëvizur nga ortodoksia tek islami dhe nga ky tek katoliçizmi.Po qofshin musliman,ortodoks apo katolikë,shqiptarët nuk e kanë mohuar atdheun e tyre dhe duke qëndruar me këmbëngulje besnike,krenarisë për preardhjen e tyre kanë mbetur kudo kurdoherë vetëm shqiptarë të mirrë“.
Shkalla e ndërgjegjes kombëtare u ngrit së tepërmi në vitet që erdhën më pas.Nacionalizmi ynë u zgjua sidomos përmes rrugëve diturie të arësimit dhe zhvillimit të gjuhës shqipe.Plejada e shquar e burrave të Shqipërisë Etnike,të cilët ngarendën në fushat e ngjarjeve të pandarë nën idenë „me pushkë e penë për mëmëdhenë“e pasuruan strukturën shqpirtërore të nacionalizmit duke u prirur drejt pavarësisë së trojeve Etnike.Është tejet e rëndësishme të theksojmë se Nacionalizmi ynë duke preku deri nevojat jetsore të atdhut tonë.Në kundërshtim me nacionalshovenizmat ekspansionist sllavo-grek të cilat kishin shpallur botërisht konceptet e tyre përmes “Meg„liidesë” dhe „Naçertanies“,nacionalizmi shqiptar u përmbahej plotësisht aspiratave të kombit dhe krenarisë tonë për të jetuar të lirë dhe të pamvarur në trojet tona stërgjyshërore.
SIMBOLIKA E 28 NËNTORIT TË VITIT 1912
Jemi mësuar ta identifikojmë këtë ditë,me valvitjen e flamurit kombëtar në Vlorën e bekueme.Ashtu si në një pjesë teatrale,rekuizita viret në funksion të ideve kryesore që vlen të zbulohen edhe në këtë rast epika folklorike bashkëudhëton kurdoherë nën valvitjen e flamurit kuq e zi.Natyrisht ne duhet të krenohemi si komb shqiptar me 28 nëntorin e vitit 1912-të.Por kjo nuk mjafton,duhet të reflektojmë në njëmbëdhjet deceniet e pushtimit sllav e grek.Sidoqoftë,për shum ngjarje të trishtuara erdhën pas këtej të viti 1912-të,shteti i porsalindur u godit qysh në djep.Programet shovene të grekërve,bullgarëve dhe serbëve,që i kishin të studiura me kohë objektivat e tyre përkundër trojeve tona,ata tashmë jo vetëm në rastin diplomatik por dhe ate ushtarak vërsuleshin drejt trojeve etnike shqiptare.Nëse sjellim ndërmend sadopak dimrin e viteve 1912-1913 do të kujtojmë jo pa trishtim se forcat ushtarake serbe kishin pushtuar Shkodrën,Dibrën,Matin,Tiranën dhe Durrësin,ndërsa ato Bullgare viset shqiptare lindore, e ndërsa në jug ligjin e bënin forcat e erta zjarvënëse të hordhive andarte greke,madje këta duke inkurajuar edhe disa shqiptarë „grekofon“ kishin nisur dhe me sulme për marrjen e Himarës me origjinë autoktone shqiptare.
Parë në këtë aspekt ndonëse flamuri kuq e zi u ngrit në Vlorën tonë,ai askurrënuk u identifikua me mëvetsimin e të gjitha trojeve shqiptare në një komb dhe në një shtet të vetin.Madje rrethanat tona historike për fatin tonë të keq,nuk e lejuan diçka të tillë edhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore,ku errërat e nacionalizmit të përgjakur nisin të fryjnë në të gjitha vendet ku flitej gjuha jonë amtare ku me të drejtë pretendohej për bashim të viseve shqiptare.Historiografia shqiptare ka prodhuar takime katërcipërisht se ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ku interesat e hapura dhe të fshehta të fuqive europiane,transmetuan dhunë të pashembullt tek njëra-tjetra duke ndihmuar së tepërmi në shijen e ndjenjës kombëtare tonën.Veçanërisht në vitet 1941-1944 me rritjen e forcës dhe të pranisë Gjermane në ballkan shqiptarët e kuptuan se mund të bashkoheshin fizikisht dhe shpirtërisht përmes një qëndrimi luajal reciprok me gjermanët por edhe më gjërë. Për shqiptarët e atyre viseve do të mbeten të gdhendura në kujtesë çelja e shkollave shqipe si në Maqedoninë Shqiptare po ashtu në Kosovë,në Mal të Zi, dhe deri në Prevezë të Camerisë.Shteti amë do të dërgonte në këto vise etnikisht të pastra shqiptare,jo vetëm mësues të mësimit të gjuhës shqipe por edhe një plejadë burrash të shquar si juristë,historianë dhe gjuhtarë,të cilët u pëpoqën me gjdo mënyrë e mjet përr ngritjen e vetëdijes nacionale e atdhetare në kuadër të bashkimit të trojeve ashtu siç na i kish lënë Zoti i Madh.Në sjellim ndërmend se në mjaft shkolla e komuna të këtyre viseve valvitej krenar flamuri ynë kombëtar kuq e zi,nëse nuk harojmë se administratat vendore në këto „Toka të Liueme Shqyptare“ u mbushën me ajkën e djemëve dhe burrave që Punonin për Shqipërinë Etnike,atëherë mund të themi me plot gojën se nacionalizmi shqiptar ishte në lartësinë e misionit të vet të shenjtë..Por pas kësaj filluan të frrynin errërat në gjostrategjinë ballkanike e ma gjërë në kahje të ndryshëm,dëshmuan një veç të tjerave një represion të pashembullt ndaj frymës sonë kombëtare të përbashkët.Fitorja e sëmundjes kanceroze,komunizmiz, hapi plagë të mëdha në pjesë më të madhe të Europës.Kujtojmë të gjithë se si kënga „Internacionale do të jetë bota e re“ përfshiu horizonte të tërë,duke risjellë një makth makabër në shpirtin dhe ëndrën e miliona nacionalistëve.Por nëse serbët e grekët përqafonin idetë e tyre si fiolozofi që buronte nga „proletariati“,shqiptarët shum pak kishin nevojë të përfaqsonin këtë murtajë ardhur nga karpatet Urale në viset shqiptare, e megjithatë një pjesë shqiptare në shtetin amë jo vetëm që e pranoi e zhvilloi dhe kultivoi këtë mësim dhe përvojë perverse,por në të shumtën e rasteve përdorin edhe si kërbaç për të goditur sa herë të donte ndjenjat e kulluara nacionaliste shqiptare.
Është e dhimbshme të kujtosh se si komunistët internacionalistë shqiptarë,u suallën me dy nga grupimet kryesore nacionalistë „Ballin Kombëtar“ dhe „Legalitetin“. Burgosjet ,torturat, shpifjet, etiketimet e deri tek pushkatimet makabër,shoqëruan për gati gjysëm shekulli me radhë që jo vetëm nacionalistët me emër shqiptarë por vuajtën të zitë e ullirit dhe vetë familjet e tyre dhe farefisi.Një goditje e tillë e përpiktë me një gjakëftohtësi deri në genin më të largët e shqiptarëve ndaj shqiptarëve vetëm për arsye ideologjike ka qenë padyshim një nga aktet tragjike të kohrave që lamë pas.Është gjithashtu e dhimbshme të kujtosh se sa i turpshëm ishte bashkëpunimi i komunistëve shqiptare me OZN-ën jugosllave për kapjen dhe eleminimin fizik të udhëheqësve të lëvizjeve nacionaliste shqiptare si në Kosovë në maqedoninë Shqiptare,ku veçmas atdhetarëve nga rradhët e ONDSH-së,siç është po ashtu e trishtueshme kur të mendojmë se bijtë më të mirë të Camërisë martire si ajka e Nacionalzmit shqiptar, u vranë dhe u prenë nëpër burgje që u pasuan dhe me shpërngulje masive,vetëm e vetëm për shkak të konjukturave internacionaliste shqiptaro-greke.Por për hir të së vërtetës duhet thënë se kombi shqiptar,në të gjitha trevat e tij në vitet edhe të diktaturës së egër komuniste si në shtetin amë ashtu dhe nën sundimin komunist serbosllav,përsëri dualën kuadro që mbanin në fshehtësi flakën e nacionalizmit shqiptar.Sipas mendimit tim ka qenë pikërisht këto die dhe mendime të davaritur nëpër mjerrgullat gjysëmshekullore të cilët u rizgjuan edhe për orët kthesave të rënda të përgjakjeve mes shqiptarëve për lir dhe serbosllavëve për pushtim.Shpërthimi i këtij Nacionalizmi të natyrshëm sikurse sinjalizonte Europën e bashkuar sikurse shqiptarët tashme kish bërë zgjedhejn e horizontit të tyre për bashim të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
RRUGA NGA MUND TË ECIM DREJT BASHKIMIT KOMBËTAR
Një nga politiokologët modernë që e sheh kombin „si një grup të atij lloji që ka të drejtën për të ndërtuar shtet“ është sot P.Elibert.Sipas tij në mënyrë më të natyrshme,kombi është një bashkësi njerëzish,grupimi i të cilëve është arritur në mënyrë natyrore përgjatë shekujve.A nuk ka ndodhur kështu edhe me ne shqiptarët ? Dyndja Romake,bizantine dhe ato sllave nuk mundën të ç’bënin kombin tonë më i vjetri i gadishullit ballaknik.Me histori që peshon dhe klith,me përgjakje të pa fshirë në një shekull,nuk mund të flitet „si histori e përbashkët si një grup vlerash të njerëzve dhe humanizmi të përbashët“ arroganca dhe brutaliteti ekspansionist sllavo grek,qartasi si prerje me thikë bën ndarjen mes kombit tonë dhe kombeve ardhacakë e pushtues.
Qoftë Traktati i Shën Shtefanit,qoftë Konferenca e Londrës e viti 1913,ndaluan pikërisht kontimuitetin natyrorë dhe gjenetik tonë duke e coptuar kombin sipas babëzisë së interesave dhe orkesve sllavo-greke.Dhe pikërisht kjo arroganë europiane nga shekulli i kaluar nuk duhet lejuar në përsëritje të shfaqet në horizontin e mendimit tonë nacional.Ndonëse nacionalizmi shqiptar u godit keqazi në disa momente kruciale të historisë,ndryshimet etnike strukturore u prirën drejt një vëmendje nga shteti amë nga një frymë e re Nacionalizmi e Patriotizmi shqiptar të rrishfaqur haptazi i ardhur dhe duke u pasuruar me element të rinj dhe duke kultivuar në vetëdijen shqiptare tiparet më të shëndosha të një nacionalizmi bashkëkohor por i ngurtë.Ndryshe nga orekset shovene slllavo-greke të fqinjëve të shqiptarëvet,një bashkim kombëtar sam a të natyrshëm dhe në përputhje me të drejtat e gjitha konventave ndërkombëtare të aprovua nga vetë karta e O.K.B-së,është alternativa e ngurtë për të drejtën e shqqiptarëve për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar.E në këtë kontekste unë bashkohem me shumë kolegë të mij të cilët kanë po idenë e një strategjie të përbashkët dhe të menduar mirë në kontekst,ku sfida dhe nuk është aq e lehtë.Shtresëzimet e qëndrimeve të ngjarjeve me plot gabime,të miteve etnike e fetare dhe përpjekjeve për rrëzimin e tyre kanë gjurmat diko nga fshehtësive të pushtusve,ne duhet me gjakftohtësi e maturi të studiojmë e analizojmë për gjdo copëz historie që na e kanë pështjellur pushtuesit sllavo-grek dhe krimet komuniste në gjsmëne dy të shekullit të XX-të. Tani që na u desht gati një shekull i përgjakjeve lumturisht na u kthye vrullshëm në agjendat ditore kërrkesat që fuqishëm po artikulohen për bashkim kombëtar dhe Shqipëri Etnike.Kjo jo se nuk ishte quar në mend ndonjëherë më parë,por pikërisht sot koha na e servon si një çështje që mund ta zgjidhim,duke mos u kapur pas nxitimit, gj¨q që zakonisht e bëjmë,por le të detajojmë lëvizjet brenda hapësirës kohore që parashohim mundësinë e këtij bashkimi të pashmagshëm jetik.
Togfajëshin „komb i copëtuar në pesë shtete“ gjithkush nga ne e artikulon me dhimbje,por ky asht ai realiteti i hidhur që na e lanë peshqesh“ndërkombëtarët“ që bilesh duhet të themi edhe si një realitet i zymtë.Unë do të them vetëm këtë se kombet e dala nga kolonializimi dhe pushtimi sado që të jetë ai, deninitivisht e kanë të drejtën referumdare për tu bashkuar në një trupë të vetme,nga shkaku se vetë terant „kolonizuese“ dhe „pushtuese“ janë terma që paraqesin mos vullnetn e kombit dhe atdheut të tyre,kjo nxit revoltat e deri tak përpjekjet me armë për çlirimin e tyre nacional,mbase kjo tashmë pjesërisht u realizua me Republikën e Kosovës si një çlirim definitiv nga pushtuesit serb,edhe në Maqedoninë Shqiptare duhet trasuar dhe mbështetur rruga vetë përcaktimit dhe ngritjes të vetëdijes kombëtare paralelisht me formulim të qartë të një projekti afat mesëm e afat gjatë si projekt kombëtar shqiptar.Kjo për faktin se po të vesh emënuesin e përbashkët do të dali se qëndrimi i përbashkët i liderëve politik sllavomaqedonas ka qënë dhe mbetet devocioni ndaj etnisësllavomaqedonase në çdo rast dhe me çdo çmim.Për këtë soj gjallese,shqiptarët mbeten gjakatarë të dorës së fundit dhe këtë e dëshmojnë qëndrimet dhe paranojat që jo rrallë kanë degraduar në krime të pashembullta ndaj nesh,ku çuditërisht përballë kësaj tablloje të shëmtuar të racizmit shtetëror sllavomaqedonas,klasa politike e Tiranës jo vetëm nuk reagon siç duhet por edhe në të shumtën e rasteve me deklarata shterpe duke shfaqur si „prirje europiane“,madje edhe më liberal se vetë Europianët kur pjesë e një kombi terrorizohet e përgjaket sa herë që shfaqen afera korruptive e spiumazhes të qfardollloi. Me kte rast dhe shumë qytetarë të Maqedonisë Shqiptare shtron dhe pyetjen se e kanë të vështirë të perceptojnë se realisht cila forcë politike e tyre,natyrisht dhe sinqerisht është e angazhuar në të drejtat e lirisë dhe perspektivës së tyre kombëtar.Dhe vetëvetiu është e kuptueshme se bara bie mbi shtetin amë,Shqipërinë.Edhe aty politika jo rrallë ka gabuar,edhe duke i rrëshqitur duarsh jo vetëm interesi Kombëtar Shqiptar por edhe forcimin dhe institucionalizimin e një Nacionalizmi Etnik, ku për hirë të së vërtetës të djathtët në këtë aspekt kanë qenë më të vëmendshëm.Është e vërtetë se kë kohrat e dy qeverisjeve politike është shmangur influenca serbe në mesin e ekonomisë së tregut,por nuk janë përmbajtur euforia dhe investimet greke në Shqipëri,ku rreth 60% e bakave janë në duart e grekërve,teleofinia celulare po kaq,madje bizneset në jugun e shtetit amë zhvillohen sipas orekseve grekësh,e kjo shpesh i ka hapur rrugë që Athina të ndërhyjë përmes interferencave të ekonomisë së tregut edhe në politikbërjen e shqiptarëve,Për’çka se së fundmi shohim një distancim në relacionet me grekun,por që ndërkohë u bien borrive të përafrimit me shtetin serb,ku shqiptarët e jashtëm të shqipërisë Londineze e konsiderojnë si një akt të pa paranueshëm dhe të paprecedan në historinë e kombeve me freski luftërash e betejesh për egzistencë.Vërtetë „Rruga e Kombit“ autostrada Durrës-Kukës dhe së fundmi edhe ajo Kukës –Prishtinë i bashkuan fizikisht shqiptarët,por qeveritë si ajo e Tiranës si ajo e Prishtinës përveçse marrëveshjeve në letër ende nuk kanë një strategji të përbashkët për lëvrimin e lirë të mallrave dhe të kapaciteteve të shumtë natyrorë,ushqimorë, e blektorial etj. Vazhdojnë lojërat abuzive njëra me tjetrën mes Tiranës e Prishtinës duke mos marrur e duke mos dhanun energji elektrike nga njëra-tjetra,por që të varren nga Beogradi apo kompani të tjera të huaja. Dhe çuditërisht të gjitha institucionet zyrtare shqiptare lidhin ende sot kontrata milionëshe , në vitme kompani të huaja,por harrojnë shkëmbimet tregëtare me Kosovës e Shqipërisë,kjo listë e keqpërdorimit të kapitaleve dhe resurseve natyrale kombëtare i shëndron në antikombëtar shtetarët e sotëm si të Tiranës ashtu dhe të Prishtinës,por edhe ky fakt nuk duhet të na bëjë pesimist,tek e mbramja,kujtesa kolektive shënon dhe në kalkulimet e saj,dhe le të shpresojmë në të mirë.
Ne shqiptarët të ndarë në pesë shtete por edhe të tjerët,në Europë dhe përtej Atllantikut duhet të kthejmë vështrimin e plotë në rrugët që na bashkojnë.Abetarje e bashkuar duhet të bjerë në duart e gjdo voglushi shqiptar për të rruajtur e forcur gjuhën e dashur shqipe nga fëmijët dhe nipërit tanë në kontinuitet.Gjuha si element relevant i çdo kombi,do të mund të mbajë të bashkuar këta breza që jo për faj të tyre,u detyruan të merrnin rrugët e pakthimta të mërgatës.Abetarja është shumdomethënëse për kombin tonë,por në kontinuitet por vetëm kjo nuk mjafton,gjithë universitetet dhe akademitë shqiptare duke unifikuar,madje në shumtën e rasteve duhet edhe gjuha e fortë dhe e mprehtë e historisë përmes Historianëve,meqë politika mbetet memece,pranë horizontit të paskajshëm të historisë.Të shkruajmë Historinë jo për ta vendosur nëpër raftet e bibliotekave tona,por si një dëshmi e asaj se çfar ndodhi,si u pushtuan trojet tona,si u egersuan nacionalshoveniszmat paranojake të fqinjë pushtues të shqiptarëvet por dhe duhet të spjegohemi se cili ishte reagimi i Nacionalizmit tonë i lindur si kundërpërgjigje të nacionalizmave të tjerë.
Duhet bërë qartë politikës shqiptare dhe të evitojmë se cilat pasuri kemi akoma në rujtjen shtetërore dhe kombëtare,për t’i thënë „ndal“ gllabërimit nga ana e të huajve dhe për t’i menaxhuar vetë si komb,mbi bazën e interesave dhe principeve të ekonomisë së tregut,por jo si mall pa Zot.Duhet bërë të qartë se Toka asht e shtetit dhe nuk shitet por jepet me qira në shfrytëzim por përsëri është toka e shtetit,kështu mund të evitojmë rponën kombëtare,siç bën gjdo shtet në perëndim.E pra për të evituar djallëzitë e (Shën Shtefanit dhe Londrës 1913) serbit r grekut ne duhet të ngrejmë lartë zërin dhe në rafshin akademik dhe ate juridik që asnjë pëllëmbë toke nuk mund tu shitet të huajve përveçse shqiptarëve, toka jshqiptare është e rëndë dhe peshon histori dhimbjesh,trishtimesh e vuajtjes, gjysh pas gjysh për të ardhur tek në në këtë milenieum.
Së fundmi të kujtojmë se Nacionalizmi Shqiptar aq shumë i thirrur në këto situata eci përbri historisë së kombit tonë duke qenë gjithmonë mbrenda shtratit të vet si ai lumi i qetë,pa dashur të kapërcejë shtratin e brigjet për të shkruar faqe historie të dhunshme.Ky Nacionalizëm në të vërtetë na ka dhënë miq të vyer,të cilët i kemi pasur dhe do ti kemi në krah gjithmonë pasi që edhe ata vetë ti kuptojnë realitetet shqiptare,se si madje do të vepronin po të vëheshin në vendin tonë,ani se përgjigjeja e kësaj puetje kurë sështë dhënë,mbase dhe sjan pyetur.Ndaj të menjanojmë imoponimin servil politik,të ruajm dinjitetit dhe krenarinë tonë historike,dhe të fuqizojmë zërën e bashkimit tonë kombëtar dhe në territore si njihet nën emrin Shqipëria Etnike dhe të institucionalizojmë platformën e Nacionalizmit të ndershëm Shqiptar.
Bern-Zvicër