• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fol Rexhep Qosja se na doli tymi!

January 25, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shoqëria shqiptare , asnjëherë nuk ka qenë në rrezik më të madh se sa këto ditë e këto vjet e fundit. Me ne po luhet si maca me miun. Mjerimi mendor dhe ai fizik përditë e më shumë rndojnë mbi supet tona.
”Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi; kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta; që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita”-thoshte Migjeni dikur. E ne dikur duke lexuar qoset e moset mendonim që ishte faji i një epoke zogolliane . Dhe ne ,perbiheshim në pamundësitë tona që të themi një fjalë të mirë për ato sy të humbur.
Fol Rexhep Qosja se edhe pakës na del flaka se” Për t’ u profiluar në një popull të dezorientuar në substancë, nuk nevojitet vetëm zhurmë dhe përrallisje, por dëshirë e flakët për t’ i shërbyer shtetit dhe larguar tragjeditë e mundshme kundër popullit. Pra nevojitet një idealizëm i madh dhe një mendje e madhe…Kosova nuk ka këtë njeri në skenën politike dhe do të çalojmë tutje në të gjitha fushat. Nëse popujve tjerë u nevojitet një orë për të arritur tek një cak, neve na duhet dhjetë (lis bukuroca)…
“Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin “
Rexhep Efendi ,mjerimi mirfilli ndien tradhti.
“Qeliza me luftëtarë të huaj janë goditur në Austri, Malajzi, Kosovë…” , John Kerry.
Po Rexhep QOSJA?:”….nuk i arsyetoj burgosjet për shkak të të ashtuquajturit indoktrinim fetar…nuk kam pritur se shqiptarët edhe në demokraci do të burgosen për indoktrinim: tani për indoktrinim fetar! ” Dhe të mos harrojmë se tek disa qenë gjetur edhe armë, por Qosja shpërfillë këtë…

Vatikani duke djegur Giordano Brunon pat menduar se do të krijojë një legjendë, që do të trishtojë njerëzit nga të menduarit jashtë kornizave të doktrinës. Rezultati? Pasoi iluminizmi, përleshja e filozofëve me dogmën, me obskurantizmin si program dhe metodë, pastaj lindën liritë dhe të drejtat e njeriut, çfarë nuk kishte normëzuar asnjë religjion.
Aq sa më shumë të këmbëngulin religjionet për ta dominuar njeriun, aq më shumë besimtarë do të humbin. Fakt empirik është Vatikani…
Vuçiqi: Kosova është djep i Serbisë.
Unë: Në djep gjendet shqiptarët dhe përkunden nga Amerika.Në vend se të shqetësosh djepin, kërko kasollën e të parëve pranë Volgës apo diku në Lindje…
Fol Rexhep Qosja ! “ pse qeveria maqedone ka lejuar turqit që të zhyten me aq shumë shkolla e orgnaizata “kulturore e bamirësie” vetëm në rajonet e populluara me shqiptarë. E njëjta koincidon edhe me metodën e predikuesve radikalë islamikë (kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe vendorë që kanë absolvuar në Prishtinë dhe Damask). Ata në programin e tyre pas rekrutimit (veshja, mirëmbajtj, informimi) dhe para “angazhimit konkret” kanë pagëzimin me emër “kuranor”, që “i shkon shehidit” më mirë. “Kjo bëhet atëherë kur kandidati të ketë mbrrirë stadin total të mohimit të kombit dhe të internacionalizimit islamik të tij”, na thotë imami B.L. që edhe vetë ka dikur për çështje financiare ka punuar për organizata të tilla e sot gjendet si azilkërkues në Zvicër.”

Janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm ….. Cili ishte qeni? pse ti nuk flet ?
Gjersa qeveria maqedone paska një strategji konkrete se pse vetëm sa për fasadë lufton rrymat paraterroriste e radikale. Cili qenka interesi faktorit politi shqiptar që hesht?
Pse hesht o Rexhep Qosja ?Pse nuk njoftohen qytetarët me këtë “komplot” turko-maqedon në disfavor të identitetit shqiptar në Maqedoni?
E di ti Shtator Qosja ( rexhep turc shtator shqip) që ekspertë të huaj e vendës në këtë veprim të qeverisë së Gruevskit shohin strategjinë e tij për dobësimin demografik e kulturor të etnisë realisht më kompaktes në vend – asaj shqiptare.
“Sidomos me plasjen e kauzës së fshatrave ortodokse, të cilat vendosën të deklarohen si shqiptare, qeveria mendon se nëpërmjet turqizimeve dhe myslimanizimeve do të sforcojë multietnicitetin, respektivisht defragmentimin brenda identitetit të etnisë shiptare. Me synimin që ajo për nga përmasat mos ia kalojë asaj sllave që deklarohet “maqedone”
Fol Rexhep Qosja, se nuk je dimri shqiptar ,edhe pse me qëndrimin tënd e ndjellë acarin, shtrezin , akullin dhe fortunat e veriut mbi kombin tonë.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
Fol Rexhep Qosja , se po na shajnë egërsira !
Gjuriq ka theksuar se”udhëheqësve të Kosovës u ka mbetur , siç ka thënë ai, vetëm retorika e nxehtë dhe se ata çdo ditë përpiqen të shpikin diçka, si rastin e Trepçës tash, e kur nuk ia dalin, e hedhin topin në oborrin tonë. Pse ti nuk i përgjigjesh Gjuriqit ?
Fol Rexhep Qosja se na doli flaka!
Materialet e huazuara jane te Migjenit , Lis Bukurocës dhe Jon Lekës.

Fahri Xharra, 23 01.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Fol, rexhep qosja, se na doli tymi!

Koncertet e mëdha të Vjenës!

January 21, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Austria jo vetëm që njohu Europën me shqiptarët por e bëri Shqiperinë shtet,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim ketu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqiperine dhe ka shkruar nen direktivat e mnistrise se jashtme austriake (Elena Kocaqi, historiane)”.
Koncertet e Vjenes në nderim të kombit tonë luheshin dhe luhen ende .Koncerti i fundit i vitit të Ri 2015 , me melodinë shqipe të lozur nga vetë shqiptarët ia përcolli botës mesazhin e përjetshëm që në Ballkan jeton ende shpirti shqiptar në tokat e veta.Nuk e di se si duhet lexuar gjuhën diplomatike të shprehur nëpër mjet të muzikës; një gjuhë që më duket më shumë e kuptuan ata që nuk e deshtën mesazhin se sa ne që , neve që na ishte drejtuar.
Koncertet e mëdha të Vjenës gjatë historisë sonë të re janë luajtur me instrumente të ndryshme , por gjithëmonë me të njejtin qëllim për mbrojtjen e këtij populli të pa mbrojtur nga askush dhe mbrojtjen e tokave të po këtij populli që duheshin “rrafshuar” nga historia e saj nga ata të cilët edhe sot e kësaj dite e kanë të njejtin qëllim.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe nxitësja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë krijimi i shtetit dhe ruajtja e kombit shqiptar.
Koncertet e dirigjuara në Vjenë e të luajtura për Shqipërinë , nga ta që i përmendem më lartë ishe me instrumentat e pendës , pendë e cila e krijoj simfoninë e pavdekshem shqiptare , simfoni e cila gjallon edhe sot e kësaj dite.
As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falemnderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë , përveç shkruarjës së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippenin, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)
Por , të jemi falëmnderues e që jemi me siguri , herët në vitin 1912 Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Çfarë mrekullie e fatit , të gjëndet dikush në botë dhe të jep shenjat e forta se kishte ardhur koha e shqiptarëve , koha e duhur par 500 vjetësh robërie.
A nuk ishte ky një një koncert i madh i Vjenës ? A nuk u mblodh oguri i bardhë për kombin tonë ?
Në Vjenë më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëherë (Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në prag të Pavarësisë së Shqipërisë…..

Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .

“Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”
Të shofim një ngjajshmëri me sot : “Sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të brendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., “
“Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungaeze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë.Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me perbërje sa më të mirë,me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare,i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin,popullin dhe gjuhën shqipe .” Pra ,Vjena e donte një përgatitje të mirë për një koncert të madh historik historik .
Dirigjenti madh i kocerteve të Vjenës Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austo-Hungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë…..
Dhe kocertet e Vjenës vazhdojnë !

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Koncertet e mëdha, të Vjenës!

Çmenduria shqiptare dhe joshja e së zezës

January 15, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
(Kaq shumë e kanë ushqyer syrin shqiptarët me ngjyrën e zezë, saqë edhe kur u del perpara tyre diçka e bardhë besojnë se ajo është një lloj i të zezës!!! (Agron Bala )/
Partneri ynë strategjik, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë shumë i ashpër duke komentuar marshimin e paqes në Paris.
Ai ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi dhe se në marshimin ku merrte pjesë edhe miku i tij Rama, ka pasur udhëheqës që ushtrojnë terorizëm shtetëror. (gazetaexpress.com).
Si mendoni ju Sulltan Erdogan, te ndjekim rrugën e Serbisë , Malit të Zi, Maqedonisë ?
Shkojmë më tutje : Mediat serbe ishin ndoshta të vetmet e rajonit që thanë “nuk jemi me Charlie”-n. Kjo sepse revista pasqyronte terrorin serb në Kosovë. Deri pas luftës së fundit Franca ka qenë një ndër vendet më mike të serbëve. Keq për shoqërinë serbe sepse nuk rradhitet me bllokun e asaj bote me të cilën janë shqiptarët. Si fqinj.Duket sikur indikacioni të ringjallet serish blloku i të (pa)inkuadrarve në linjën “Rusi-Serbi-Maqedoni- vendet Arabe -Turqi” të ketë hyrë në realizim. Të drejtë kanë dhe mund ta bëjnë (Xh.Leka).
Por mosshkuarja e Serbisë në Paris e ka edhe arsyen tjetër , mu ne gazetat tona patëm lexuar që Serbia është shitëse e madhe e armëve ISIS-t dhe e të gjitha vendeve arabe. Si mendojmë ne që ajo do të prishet me turqit dhe arabët për shkak të një vrasjeje të flalës së lirë? . Jo . Ajo e ndjekë interesin e saj strategjik dhe ekonomik , dhe jo sepse i do aq shumë arabët . Po me turkun çka e lidhë ? përsëri tregu i armëve dhe mos të harrojmë planet e mëshefta në strategjinë perandorake te Davutoglut. E dijmë ne saktësisht se ku biejmë në atë strategji të Strategut ? e di inteligjenca shiptare se ç ka mendojnë turqit dhe serbët për këto pjesë të mbetura shqiptare?
Deshta të analizoj qëndrimin dinjitoz të shqiptarëve me rastin Je suis Charlie! Por më ngeci në fyt fyt kudestaria e disave që çdo veprim shqiptar e shohin të zi sa do që i bardhë të jetë ai. Marre!
“Kryeministri Edi Rama që ndodhej në Paris në marshimin për nderë të viktimave të Charlie Hebdo, bashkë me stafin e tij, klerikët nga katër fe, si dhe gazetarë nga Tirana, ka bërë një veprim simbolik, duke vendosur në xhepin e xhaketës së tij tre lapsa me ngjyrat që simbolizojnë flamurin e shtetit të Francës.Lapsi i karikaturistëve që ironizuan jo vetëm radikalizmin mysliman por edhe të gjitha ekstremizmat, është kthyer në simbol të lirise dhe mendimit të lirë.” Çfarë menqurie diplomatike një politikani shqiptar që premton shumë.! Bota e civilizuar i durtrokiti me zëmër (edhe unë ),; sa krenari kur civilizimi të thot në gjuhën e tij “ Bravo”? ( Ju lumtë !)
Por ne i kemi qyqet ndjellakeqe që shofin vetëm zi , dhe duhet pa tjetër të nxiejnë çdo të bardhë shqiptare që na “dhurojnë” rrethanat botërore për t`a çfaqur.
Shetita portaleve , gazeta shqiptare ; lundrova me barkën time gati në të gjithë titujt që i kushtoheshin CharlieHebdo-s dhe pashë shumë ngjashmëri të anëve tona me qëndrimin serb dhe turk.
Në një portal që lansohet nga Kanada , e që është kryekëput antishqiptar ;pro serb, pro grek ,pro turk i gjeta aty të gjithë grumbull me shkrimet e tyre Andi Bushatin: Si do sillej sot një parti islamike shqiptare?; Erol Velijajn :”Lufta e religjionit në Francë”; Kastriot Myftarajn me :” Katër mashtrues fetarë nga Shqipëria në Paris “;Shefqet Dellialisin me
”Konvertimi në një fe? Triumfoi toleranca fetare” Ilir Kullen me:” Shqipëria rrezikohet nga injoranca, varfëria dhe korrupsioni jo nga terrorizmi “ dhe shumë të tjerë që me shkirmet e tyre i pakan pëlqyer portalit extremist antikombëtar .
Ilir Kulla pyetet: A rrezikohet edhe Shqipëria nga akte të tilla, duke patur parasysh faktin se dhjetra shqiptarë luftojnë për ISIS në Siri? ..i nderuari analasit medon që ne presim që diçka tragjike të na ndodhë, te dirdhet gaju e pataj të dalim me sharje e stërsharje për të gjetur fatorin që nuk gjindet kurrë. Keshtu shkruante edhe Fatos Lubonja një here pas një “inspektimi” që i kishte bër Kosovës : “ Nuk vërejta asgjë fundamentaliste në Kosovë “
Një lajm i mirë për ne në këtë halakamë mbarëshqiptare “Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për vitin 2015.Çmimi do t’i dorëzohet Kadaresë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit muajin e ardhshëm në Jeruzalem.
DITA citon gazetën Haaretz e cila thekson se Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij.
Librat e përkthyer në hebraisht të autorit janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Viti i mbrapshtë”, “I ngrirë në akull”, “Pasardhësi”, “Prilli i thyer”, “Piramida”, “Dasma” etj.
“Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale. ” – thuhet në motivacion.

Filed Under: Analiza Tagged With: cmenduria shqiptare, dhe joshja, e së zezës, Fahri Xharra

Recital i shqiptarit

January 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
O si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
“Flamuri shqiptar qe trashegojme nga iliret i ngritur ne 1912 e qe shpalli pavarsine e trojeve shqiptare nga sllavet, turqit, greket etj qenka flamuri i “te pavertetes”? Kush i lejon keta te çmendur te qarkullojne lirshem e te flasin pa pergjegjsi ligjore? >>> Hoxhë Jakup Hasipi duke bërë një ofendim tepër të rëndë kundrejt ngritjës së flamurit më 1912 dhe shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë (natyrale). Për këta hoxhallarë, ne është dashur të jemi ende nën Perandorinë Osmane. Paska qenë gabim të largohemi prej saj. Përveç kësaj, këta hoxhallarë gënjejn e mashtrojn një xhemat të pa formuar nga ana arsimore. Ata genjejn dhe mashtrojn kur thonë se populli shqiptar i solli varfërinë vetës duke e shpallur pavarësinë. Në realitet, asnjëherë nuk kemi qenë më të varfër se sa para 1912. Vetem pas shpalljës së Pavarësisë që ne arritëm të niseshim (të marrim këmbët), me shumë vështirësi, për të ecur drejt një zhvillimi mesatar…Kujt mund t’i shërbejn këta hoxhallar përveç se djallit ? Këta hoxhallar janë njerëz që punojn për shërbimet maqedone dhe turke, me qëllim që ti largojn shqiptarët nga identiteti i tyre shqiptar për ti asimiluar sa më shpejt në sllavo-maqedon musliman. Këtu nuk ka asnjë pikë dyshimi. Prandaj, Kujdes ! Shqiptarët ende duhet të vazhdojn tê bëjnë rezistencë ndaj këtyre agjentëve të fshehur nën petkun e fesë të Turqisë erdoganiste dhe të Maqedonisë. Mos ju leni rrugën hapur, tregoni se ka ende gjak shqiptari që rrjedh në venat tuaja : Tregojuni këtyre se këtu është Shqipëri (Sh.bashkimishqiptar )
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi mendor,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
“Pas akteve terroriste në Paris, kryeqendrën e sekularizmit europian, janë duke ndodhur ndërgjegjësime të rrufeshme për të mbrojtur vlerat e qytetërimit europian nga barbaria mesjetare muhamedane.
Një lideruc partiak në Makedoni (Besa), xhihadist muhamedan në shpirt por i rruar e i kollarisur ngjashëm me sivëllain dhe eprorin e tij ideopolitik neootoman, satrapi Erdogan, na doli me një prononcim akuzues, sikur mediat botërore, me reagimet e tyre kundër terrorizmit islamik në Paris, po i frynë islamofobisë.
Nëse xhihadistët dhe muxhahidinët muhamedanë nuk do të kishin lavdërues, përkrahës, relativizues dhe arsyetues të angazhimeve të tyre terroriste, si Skender Rexhepi dhe soji i tij, ata do të mendonin më racionalisht nëse do të bënin ose jo krime terroriste, barbare e kriminale.(I.K)
E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë.
Pergezimet me te mira te gjithe arberesheve qe diten te ruajne aq mire gjuhen,folklorin ,kulturen dhe traditat e popullit tone. Fatmiresisht kam shume miq arbereshe,dhe ve re tek ata qe flasin me shume dashuri per shqiperine dhe qe organizojne ne fshatrat e tyre koncerte me kenge e valle arbereshe.Mendoj qe shteti yne duhet te ndihmoje ne kete drejtim duke organizuar bashke me ta koncerte si dhe emisione televizive ku te ftone kengetare dhe valltare te trevave te ndryshme arbereshe.Ata jane nje trashegimi e gjalle e kultures dhe folklorit shqiptar.
Po shtoj dhe dicka tjeter.Gjeja me e bukur qe ka ndodhur ne keto vitete e tranzicionit jane martesat midis arberesheve dhe shqiptareve.I kam quajtur martesa historike.Keto martesa bene lidhjen midis arberesheve dhe shqiptareve,prandaj mund te quhen MARTESA EPOKALE.Uroj shume lumturi ne te gjitha familjet ,Fat e mbaresi per te gjithe shqiptaret e arbereshet.Jemi nje nga popujt me te vjeter te Europes dhe me i vjetri i Ballkanit.Kemi ne gjak genet e nje populli te madh ,te Ilireve.Gadishulli i Ballkanit ku jetojme sot,ka qene quajtur Gadishulli Ilirik.( Nga Loreta Bedalli )”
Mjerimi mendor ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
“ Komb i dashur, më fal se me dashje apo pa të ndihmova armiqtë e shqiptarëve. Më falni se mbolla diskriminim në shtëpi: mes burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Vjehrrës dhe nuses. Më falni se në vend të edukatës predikova dresimin! Lavdërova paditurinë dhe mallkova mençurinë. Më fal o komb i dashur dhe lutu për mua! Më fal se nuk predikova në gjuhën që krijoi Zoti personalisht, në gjuhën shqipe, që e krijoi Zoti para se të krijonte shumë profetë !”
Dhe, ky komb, ka falur edhe shumë tragjedi tjera në histori dhe të falë edhe këtë gabim të madh, me rëndësi është djali yt të këndellet dhe nuk do ta quajë më Nënë Terezën shkinë e bijë shkine (xx)
Mjerimi mendor s’ka fat. Kërko të falur kombit shqiptar or mbellës i mjerimit mendor!

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Recital i shqiptarit

Dushku pellazg dhe Nata e Buzmit

January 8, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARA/
– Po vjen buzmi bujar me dushk e me bar, me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit!/
– Mirë se u bjen Zoti ! Pastu prù ora me nafakë ! –pergjegjë i zoti i shtepís mbrendë/
“ Hë në fund vdiç Zoti dhe u varros në Dodonë nën dushkun më të madh dhe varri i tij u bë vend pelegrinazhi i tërë botë. Rreth dushkut dhe varrit të Zotit u ndërtua Orakulli, të cilin e ruanin Donetinët (fis mollos) (Dhimitri Pilika -Pellazgët- origjina e jonë e mohuar )/
Gjatë gërmimeve në Dodonë më 1875-1877 dolën në dritë : një fletë dushku e shkëputur, një degëz e tërë lisi ( me 17 fletë) dhe një lendë dushku , të gjitha riprodhime artistike prej metali , si dhurata Zotit pellazg ./
Pra nata e Buzmit si tek katolikët ashtu edhe tek ortodokset është një festë e vjetër pellazge,ku sipas Frrok Kristajt : Te festat e ciklit dimëror përfshihen Kolendrat dhe Buzmi, të cilat bahen me rituale, që janë të një prejardhjeje të lashtë; kryesisht lidhen me fuqinë e diellit, përkatësisht shënojnë solisticin dimëror të diellit, që mposht errësirën dhe bën të ngadhënjejë drita “ . Në këtë kuadër, historiani Eduard Gibon sqaron se “të krishterët, të cilët nuk e dinin datën e lindjes së Krishtit, përcaktuan si festë solemne 25 dhjetorin, Brumalinë, apo solsticin e dimërit, të cilin paganët e festonin çdo vit në përkujtim të lindjes së Diellit”..
Duhet ta dijmë! Solstiku apo solstici (lat solstitium) njohur ndryshe si Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit. Solstiku/ Diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.
Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët. Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit. ( via Brunilda Ternova )
Buzmi është një festë e vjetër pagane, që me kalimin e shekujve ka ardhur duke u zbehur, madje në disa popuj të tjerë indoevropianë është harruar. Mbeturina të riteve që përbënin ceremonialin e kësaj feste, në trevën e Pukës psh . kanë arritur deri në shekullin tonë.
Si shumica e festave, edhe ajo e buzmit lidhej ngushtë me dëshirën për prodhim të mbarë e të bollshëm. Të gjitha ritet e kësaj feste pagane kanë pasur karakter të theksuar bujqësor e blegtoral, çka tregon edhe për drejtimet kryesore ekonomike të popullit tonë në të kaluarën. Ato janë karakteristike për atë shkallë të zhvillimit të shoqërisë, kur natyra dhe dukuritë e saj kishin pushtet të fortë mbi të gjitha veprimtaritë e njeriut. Si të tilla, ato kanë rëndësi për studimin e psikologjisë dhe botëkuptimit të kësaj shoqërie. Mbeturinat e kësaj feste tani nuk praktikohen më tek ne, por ruhen në treva të tjera, të banuara nga shqiptarë. (M. Tirta. «Kulte të bujqësisë e të blegtorisë», «Etnografia shqiptare»)
Etnografi Mark Tirta në lidhje me buzmin thekson: «Fjala “buzm”, në kuptimin e këtij druri ritual ose edhe jashtë këtij kuptimi, E. Çabej e shpjegon si një fjalë autoktone të shqipes të trashëguar nga rrënja e një fjale të lashtë indoevropiane» Nata e buzmit pritej me gëzim të madh dhe me një parapërgatitje të veçantë. Kjo festë popullore ishte më e rëndësishmja dhe kishte një ceremonial të caktuar, të ngurtësuar në shekuj. Festave qe iu është dhën karakter fetar e që u përmendën më lartë janë pra me prejardhje pellazge , dhe çdo përvehtësim tjetër është vetëm se një maipulim jo i drejtë i të vërtetës sonë , shqiptare.
Dhimitri Pilika ne librin e tij për pellazget shkruan se etruskët sipas një studjusi francez e quanin dushkun pikërisht si sot në shqip.,si dhe që anë e kënd Etrurisë pellazge hasen gjurmë të shpeshta të këtij simbili ballësor pellazg.
Se Dushku dhe Buzmi lindën nga ne janë dëshmitare edhe vendet tona që me toponomastikën pellazge lidhen me dushkun. Dendësia e këtij emblemi të qenësishëm pellazg e cila përdorët kudo në trevat shqiptare edhe sot e kësaj dite dëshmon shkoqur për një lidhje organike të pashoqe midis Dodonës dhe të sotmes shqiptare.
Ja provat : DUSHK ( fshtrat në Gramsh, Lushnje , Shijak. Lezhë, Peqin) . Bregu i dushkut ,( zonë malore Lushnje):; Liqeni i Dushakut ( Gramsh) ;Kodra e Dushkut në Krujë e Lushnje ; Qafa e dushkut në Vlorë Dushkajë fshat në Lezhe, Gjakovë; Dushkan (Elbasan); Dushkarak (Vlorë) , Dushkia ( fshat arbëresh , Atikë)
Deshtëm apo jo provat historike jane ne duar tona.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe Nata e Buzmit, Dushku pellazg, Fahri Xharra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT