• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lëvizjet Ilire pansllaviste !

December 26, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Jo vetëm ne ishim të fjetur deri në shekullin 19-të . I tërë Ballkani flinte . Por ne, më shumë apo më së shumti. Dhe ne  , kurrësesi të zgjohemi , jemi ende në gjumin e dimrit. Ose jemi nën dozën e madhe të ”somniferëve ”( barërave për gjumë)  dhe as se si të të dalim nga gjumi i arushave edhe pse pranvera  , besa edhe vera për ne ka dalur. Kësaj here dua tç flas për sllavët e Ballkanit që kur filluan të zgjohen , dhe u zgjuan me një bindje të gabuar . Meqë rrethanat historike iu kishin mundësuar të ” instalohen”në tokat ilire , harruan se nga vijnë dhe menduan se janë ilir. Ata kishin frigë nga identiteti i tyre prej ardhacaku. dhe papritmas u ” bënë” Ilir.

Na ishte mjë rilindas slovak Jan Kollar dhe me ndikimin e tij ia pat filluar ndjenja e bashkimit të sllavëve- pansllavizmit.Kurse ” ilirizmi” u muarr nga historiografia”humanistike”, dhe donte të tregonta që Sllavët  janë popull”autokton ” (thonjëzat fxh)  në këtë vend ,( aty ku janë sot fxh). Dhe kështu në vend të jugosllavizmit

(„južnoslavenski.“) lindi termi Ilirizëm. Sipas këtij farë Kollarit :”Sllavët janë një popull me katër dialekte : rusisht, çekisht , polonisht dhe ilirisht.”

Por levizja ilire ishte shënim i rilindjes kombëtare kroate në gjysmën e shek 19-të, dhee lidhur dhe e thirrur sipa idesë ilire.Qëllimi themelor i lëvizjës ishte zgjimi i vetëdijes kombëtare kroate . ”Kroatët u zgjuan dhe e vazhduan dhe e mbrojtën me xhelozi ndjenjën kroate.  Por, shqiptarët se shpesh harrohemi?”(fxh)

Udhëheqës i lëvizjes ilire ishte Ludevit Gaj-i i cili që me 1835 e publikoi numrin e parë të gazetës  letrare Horvate ( Horvate ) : „Danica Horvatzka, Slavonzka y Dalmatinzka“

(Hylli i Dritës se  Horvatisë (Kroacisë) Slavonisë dhe Dalmacisë ” , në të cilin ishin botura shkrime atdhetarie , dhe ngritje kombëtare , kurse një vit pas e riemëroi gazetën në : Novine Ilirske  . ( Gazeta Ilire). Me përhapjen e idesë për ilirizëm u themeluan edhe ”leximorët ilire ” dhe si e tillë e para Leximore Ilire u hap në Zgreb. Serbët edhe pse ishin nën protektoratin turk ata që më 1826 e kishin themeluar Amzën Serbe ( Matica Srpska) . Në këtë kohë ne ende mendonim turqisht. Sipas shembullit serb u hapen  Amëza Çeke 1831, Amëza Slovake 1863 , Amëza Sllovene 1864 , me qëllim të ringjalljës së vetëdijes kombëtare. dhe ndërgjegjës kulturore. Ne shqiptarët ende në ditën e sotit nuk e kemi  ” ”Amëzen Shqiptare” !

Kroacia edhe pse e vonuar , por prap me 1842 e hapi Amëzen Ilire e cila deri më 1850 veproi në kuadër të Leximores Ilire në Zagreb. . Levizja Ilire u shua , kur oborri mbretëror i Vjenës , nga friga e ngritjes së sllavëve te Jugut  , e ndaloi përdorimin e emrit ilir. Mirepo , levizjet vazhduan , por me emërtime  komëtare si ajo kroate , e sllovene. Ngritja kombëtare nuk heshti , nuk u zbeh por për kundrazi u forcua.

”Edhe pse  emri ILIR u ndalua në fillimin e vitit 1843, të menduarit ilir vazhdoi edhe më vonë  duke mos e ndryshuar programin e tyre kulturor dhe letrar. Emërtimi     rrjedhi nga përceptimi i gabuar se popujt sllav të jugut ishin pas ardhësit e ilirëve  , banorëve te parë Ballkanit.     Qëllimi kryesor i lëvizjes ilire ishte futja e gjuhës  dhe shkrimit të përbashkët  për të gjithë sllavët e jugut ( Ilirët)         ,dhe forcimin e gjuhës së përbashkët letrare ,(Stančić, Nikša. Gajeva “Još Horvatska ni propala” iz 1832-33. : ideologija Ljudevita Gaja u pripremnom razdoblju hrvatskog narodnog preporoda, Zagreb 1989.) . E ne sot e kundërshtojmë gjuhën tonë letrare.  Me të vërtetë jami asa të vetzbërthimit!

Levizje Ilire edhe tek Sllovenët i kishte të flaktit e vet, dhe më i  rëndësishmi ishte Stanko Vraz. Por , por sllovenët e hudhen poshtë tezën e gjuhës së përbashkët që në vitet 1830 dhe ato 1840. . Serbët janë lojtarët më të mirë në kësi  rasti rasti . Tek ata në atë kohë nuk pati sukses lëvizja ilire . Pas  ndalimit të ilirizmit tek sllavët nga  AustroHumgaria  , serbët  e filluan botimin e gazetes ” Branisllav” (1844) duke mos treguar  aspak interesim për idetë ilire. Një Zot e di se ku e kishin mendjen?

Por me fitimin e pavarësisë së ndihmuar nga vet turqit ,Serbia duke e ditur qart se kush janë trashëgimtarët e ilirëve ata e filluan spastrimin  e tokave të pushtuara  . Bëhej bartja e Shqiptarëve në Turqi. Bëhej shpërngulja .vrasja dhe likuidimi i një populli të tërë me prejardhje ilire ( Populli shqiptar , për ata që nuk  e dinë ende)

. Serbët sot na befasojnë me trillime historike dhe  tek ata është ngjallur një ndjenjë fantome  që ata janë pas ardhës të një historijeje shumë të lashtë. Tmerr dhe në të njëjten kohë qesharake. Por Europa po iu lejon: ata janë së pari pellazgë , ilir , romak , kelt , etrusk , grekët e vjetër  dhe të rinj ,dhe me ata ka filluar çdo gjë në këtë botë.

Tani ka filluar një lëvizje e re Ilire, jo nga shqiptarët por nga serbët dhe boshnjakët e Sanxhakut : duke e  harruar një gjë parësore që për të qenë ilir ,së pari duhesh të jeshë Shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, levizjet ilire, pansllaviste

Një bisedë e përmenduar me Zonjën Europë

December 24, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Një bisedë e përmenduar me Zonjën Europë Kur më thanë se takimi me Zonjën Europë u mundësua, gati dola mendësh. Pak nga gëzimi e pak nga frika. Gëzimi ishte i pa përshkrueshëm,por edhe i frikëshëm. Ç`farë qëndrimi të mbaja? Të flisja e të flisja duke u lavdëruar me të kaluarën tonë? Heshtja nuk më dukej e menqur. Çka të bëj?Nuk kisha këshilltarë,dhe vendosa të punojë në bazë të intuitës sime. A thua do të ia qëlloja? Zonja e rëndë Europë ,e kishta zënë vendin e saj. E bukur ,e skalitur ,e menqur ,e pasur ,plotë krenari.Për rreth saj i kishte të gjitha të bijat . Sipas rregullave dhe protokolit e kreva pranimin e shumëpritur dhe zura vend afër saj. E shikoja ,dhe e vrojtoja ,ishte më e re se gjyshja e ime ,Por kishin dallim . Gjyshja ime , është shumë më e vjetër në moshë,jo aq vitale dhe me fytyrën e saj tregon se ishte e vuajtur gjatë jetës së saj., kurse Zonja Europë me një lekurë të ngrehur natyrale ,me një trup shtatlartë dhe dhëmbët e bardhë nuk jepte përshtypjen e së moshuarës. Rrija shumë afër saj ; herë m`i lëshonte sytë mua ,e herë i shikonte të bijat e saja.. E dalloja që të bijat ,edhe ato ishin më të reja se nëna ime. Por ishin në gjiun e nënës Europë. E nëna ime, kur? E nëna ime kur do iu bashkangjitej atyre?Nga shikimi e kuptova se gjyshja ime ishte ,edhe pse e veshur me kule,ishte një e afërme shumë e afërt me Zonjën Europë. Pse ,gjyshja ime vishte kule ,çitjane? Pse gjyshja ime vishte dimi? Përngjahëshin ndër veti. I hapja sytë se sa mirë e dinte te kaluarën tonë . -Teuta ishte mbretëresha e Ilirëve, e të parëve të mysafirit duke shikuar me sy nga unë ,iu tregonte të bijave. Çudi ,disa prej tyre e dinin e disa jo.! Edhe Teutën ,edhe burrin e saj Agronin ,Zonja Europë e kishte për krenari . Pse? Nuk e dij. Me këte deshte të më thoshte diçka .Nga mosdija e ime , ajo e përfitoi rastin që të iu kthjellon bijave të saja ,pjesë të historisë sonë. Memzi morra guxim që t`i them se e kishim edhe Pirron , e edhe Aleksandrin e Madh . Asnjë lëvizje në fytyrën e saj të rinuar ,nuk e vrejta ,mbasiqë u kyqa në bisedë. Me këtë e kuptoja se ma jipte mundësinë . të flas. Ishte shumë e kënaqur ,që e njoh dhe e pranoj të kaluarën tonë. Në ndërkohë filluan pyetjet që m`i drejtuan të bijat e saja,dhe ajo pa një pa dy e nguti prokokollin ,dhe na thirri rreth tavolinës së madhe ,ku shërbehej çaji . Me këte ,mësa kuptova unë ,deshti që të iu ikë ngacmimeve dhe bisedës e cila kishte shenja joforttë këndëshëm. E madhe, thash më vehte është Zonja Europë.! Jo pse ajo nuk i dinte,por deshte të iu bënte të dijtur disa nga bijave të saja ,gjërat që më qëllim apo jo ato i kishin “ harruar” ,kështu që më ipte vazhdimisht fjalën, Por ,unë nuk isha aq nevojshëm të flisja ,sa kërshërija më brente më shumë të dija pse ajo nuk mi thot troq disa gjëra, ajo nuk fliste më tepër që nuk fliste,dhe vazhdova të flas duke iu drejtur të gjith atij rrethi të respektuar: Mos e harroni -thash, Shën Palin e Shën Jeronimin,ne shqiptarër ua sollëm këta të ndritur.Mos e harroni as Skënderbeun,që në momentin më të veshtirë për Perëndimin ,iu doli përpara bishave aziatike,mos e harroni as Kopernikun që mësimet më të mira i muarr nga shqiptari,nga Gazulli. Po ,Nënë Tereza ? Mos e harroni as Nënë Terezën që i ngrohë shpirtërat e të gjithë besimtarëve të botës. Biseda filloi t`i nxeh fytyrat e disave ,por Zonja Europë mbante qëndrimin e saj prej Zonjeje ,e vetëdijshme ,shumë e vetëdijshme që donte të iu bëne të dijtur të gjitha të bijave se ne shqiptarët i paraprinim Europës me shumë gjëra. E kaluara e jonë shumëshekullore kishte lënë përshtypjen te disa bija të nënës sonë Europë se na jemi po ata të kohës së Kongresit të Berlinit ,të pa ditur dhe të pa arsimuar,së paku unë e fitova përshtypjen e tillë. Ra heshtja. Ndiheshin vetëm hërpat e gojës së bijave të Europës që ngrehin çajin nga ato “takëme” porcellani. Pimje e çajit, por pa zhurmë dhe lëpimje të buzëve. Gjithnjë më shkonte mendja se si do t`i përgjigjem pyetjes (nëse ajo do të më bëhej, e e kisha parandjenjën se po) ,pse e mohojmë të kaluarën tonë. Pse na e duam historinë tonë ,por pa heronj.? Duke e ditur,se kokat e intelegjencës së zbehur që e mohojnë të kaluarën tonë po bëhën bukur si shumë , e kisha të vështirë të pritja ndonjë pyetje në lidhje me këtë dhe t`i dilja përballë me argumentet e mija. Europa na njeh. Bijat e saj edhe me shumë na njohin. “Është tmerrësisht zhgënjyese kur sheh se si, megjithëse roli çlirues i njeriut të ditur është kultivuar qysh prej kohëve të Sokratit e Platonit, në këtë vendin tonë, sheh një kategori që, megjithëse e quajnë veten intelektualë, punojnë me përkushtim të paparë “ (F.L.)për të mohuar gjithëçka që është shqiptare. Në diplomaci,gjuha e trupit ,është gjuha më e përsosur e shprehjës së një mëndimi apo vërejtjeje që vjen nga i takuari me palën tjetër. Unë nuk e kisha të vështirë të lexoja gjuhën e trupit të motrave të nënës sime.,por e vështirë ishte vetëm se ato ishin shumë . Duhej të sjellja një përfundim “sa qil e mbyll sytë” ,në mënyrë që të isha i gatshëm për përgjegjegje. Njëra nga të bijat e Europës ma bëri me dije se e kemi Kalin e Trojës mbrenda. Ishin çaste të gjata të pritjës së ndonjë provokimi ,por e dija që nëna e madhe Europë nuk do të më lerë në baltë ,prandaj e ndjeja veten më të sigurt. E kisha ndjenjën se Nëna Europë i njeh mirë pseudointelektualët tonë të fryer si kacagjela dhe që të lidhur më zhgënjimin e tyre të paditurisë e të interesit material të madh ,kalojnë në çmenduri të njeriut të shpellës duke mohuar çdo gjë të mirë të vetës sonë, dhe ashtu ishte. Prap ,në kokë më sillej se mos ndoshta nga ato bija tëEuropës që nuk lënë gurë pa rrotulluar që vetëm e vetëm ,nëna ime mos t`i bashkohehej këtij rrethi ,në mos më ngacmojnë edhe mua që të jem viktimë e ndonjë grackëje dhe pastaj të rrahin gjoks para përkrahëseve tona : “ E shihni? S`keni me kënd të bisedoni.” Por në kokën time e kisha ngujuar se e tërë drama e pyetje-përgjegjeve është në stilin e paraqitjes së mohuesve tanë, se ashtu pa dhimbje për të kaluarën tonë,t`i bie shqelm asaj duke e tjetërsuar vetën me dikend tjetër për shkak të një kaluareje të përbashkët, apo duke e mohuar identitetin e të parëve të mi. S`më hante palla,e dija gjeturinë time ,e njihja mirë se çka disa nga ato kërkonin,e dija mirë se shumë më shumë dashamirës kisha se sa të atij lloji që më çdo kusht e donin kthimin tonë në “njerëz me bisht”, prandaj më dukej qëndrimi im im më i lehtë në at rreth. Habitej Zonja Europë me zërat e fundit të mendësve tanë që e donin shkapërderdhjen e kombit tonë,duke na sajuar si sajesa të pa qena. Habiteshin edhe bijat e saja që ishin për rreth ,që ne të dilnim si komb shumëkombësh ,një përbindësh i ri i pa origjinë. Por kishte ca dridhje buzësh ironike dhe shikime të vëngërta nga rrethi i madh i rrethit të çajit. E dinin motrat tona për shpërnguljet e dhunëshme të qenjës shqiptare për Turqi? Sigurisht që po. Por frigohesha t a nisi këtë temë ngase : “. Por të kthehemi tek tema. Nëse të koncipuarit dhe “spjegimi” i marrëveshjeve në fjalë qëllimisht burojnë nga instikti islamofob e turkofob, nga mosnjohuria e ekolit dhe sfondit të çështjes shkencërisht, nga binaret e trasuara nga shkollarët albanologë perendimorë/orientalistë, si dhe qasja sllaviste e katolikocentriste e qindvjeqarit të fundit në historigrafinë shqiptare, shtrohet pyetja, ku është huqja më e madhe, në vetë subjektin pretendues, respektivisht ku bazohemi kur themi se pretendimi që Marrëveshjet Turko-Jugosllave u bënë “për shpërnbuljen e shqiptarëve” është i pasaktë ? (F.S) Do të më vërsulen disa nga motrat dhe do më thonë,se kur ju shkruani e mendoni kësilloji ,atëherë pse ne të ndërhyejmë. Ky është mëndim mohues. Europa nuk e do këtë mohim të vetvetës –thoja me vehte. Ashtu rreth çajit e vëreja se nëna Europë m`i lexonte mëndimet dhe me një buzëqeshje të lehtë ,si tinëz i pranonte mendimet e mia. Por….. ……. e doja një thënje troç nga ana e saj dhe mendoja në vete:” Na thuaj troç,çka po të mundon,për çka s`po të pëlqejmë ? Fatkeqësia më e madhe kur nuk thuhet e vërteta. Thuaje haptas,se ke mjaft fuqi. Mos m`a thuaj vetëm me gjuhën e trupit. E ne ,të themi botërisht që edhe ne jemi pjesë e luftës kundër rrezikut të përbashkët që i kanosët perëndimit. Nuk jemi na ata ,të atillë si po na paraqesin”

Filed Under: Opinion Tagged With: e permenduar, Fahri Xharra, me zonjen Europe, nje bisede

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova…!

December 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri XHARRA/

“Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi” ( “Politika” , Beograd, 6 Prill 1913)/

Milošević:Hoću topove iznad Đakovice!/

(Millosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë )/

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…/

Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,/
E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)…./

Principata e Serbisë , deri më vitin 1844 nuk e ka pasur asnjë plan të përpunuar për poltikën e jashtme dhe vetëm me  ardhjen e Ilija Garashaninit (1812.- 1874.) në postin e ministrit të punëve të mbrendshme(23.11.1843)  u përcaktuan ato. Në bazë të ideve të Adam Czartoryskog, (udhëheqës i krahut konzervativ politik të Polonisë ) të shprehura në “Conseils sur la conduite à suivre par la Serbie”  dhe ““Plan za slovensku politiku Srbije” e  Frana Zach-ut në të cilën ishin dhënë idetë e konceptit të diplomacisë franceze për “Çështjen e Lindjes”, Ilija Garashanini e themeloi “Naçertanjen-Programin Serb të politikës së jashtme “ , një program i cili vazhdon të zbatohet  në mënyrë të vet edhe në ditët e sotit.Pardigma themelore e atij programi ishte dhe është  “ e drejta historike e bazuar në traditën e shtetit mesjetar serb “ (Zef Mirdita)

Duke u nisur nga planet e këtij programi (“Nacertanija”) , në vitin 1849 u aprovua ,Statuti i propagandes poltike të Serbisë , i cili duhej që ” në tokat sllave dhe turke “ sipas tëcilave  ishin Bosna dhe Hercegovina ; Mali i Zi, Serbija e Jugut , sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bullgaria Jugperendimore (Fyromi ) ,Dalmacia e bëjnë një tërësi të pandarë me prejardhje njëfisnore (pra serbe.fxh)

Milosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë (POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM)

“Vesnik Srpske Crkve”    për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse    . Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke  ( me damgogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha  kush zor?  A mos po i frigoheni kujt?   . dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet:  Askush nuk na  urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse  duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.  “ Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.Ndarja e Shqipërisë(fxh) Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Politika e Car Dushanit !

Hocu topove iznad Djakovice!….  Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja  e shkatërruar  e banditëve kryengritës”  shkruan:”  Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute  i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët (ortdoks fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë  me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe  gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “

Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntaor 1912 ?Raportonte për njerzë të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjeni kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja  në Europë u var me fatin  e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur  ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur  ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)

Kurse   nga mbledhja e  35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë  të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine  , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për  përgatitjet për luftën  e ardhshme  në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :

Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ;  Në Kosovë nuk ka qytet  më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti)
Momčilo Perišić :Në vendin më të bukur , pak në një tatpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqëndrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet  të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën , me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)

Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asjë!

MOMČILO PERIŠIĆ:  Aty e kemi një bataljon ushtarësh

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ka kazermën e zbrazur , po MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty  në dalje për tek  Çafa e Prushit , në të majt e kemi bataljonin

SLOBODAN MILOŠEVIĆ:  Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?

MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e  mbetur pas dore.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?

MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qyetet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice!   ……Dhe dihe se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.

Fahri Xharra, 20.12.13 Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dibra dhe Gjakova, Fahri Xharra, shkoi manastiri

Kultura e Vinçës , e Shasit dhe e Komanit

December 22, 2013 by dgreca

Letër e hapur atyre që e dijnë e nuk e flasin, edhe atyre që e dijnë por e shtrembërojnë!/

Nga Fahri XHARRA/

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kultura e Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”. Unë përvehte i njof shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit . Mos me thuani që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi ; se atëherë ma qoni mallin e një specialisti të zemrës i cil kishte me thënë së nuk e njof zorrën qorre. Por jo , Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvehtësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Deshta ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës ,e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë. Keni dëgjuar për te? Nëse po ,pse nuk na keni folur kurrë? Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora? Nëse nuk keni dëgjuar , ( e nuk e besoj që jo) atëherë është turp për një historian që mos dij asgjë për kulturën Vinçës. ” Diku nja 45 shekuj pra krishtit ,thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjetë para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrierjet e masave të akullta. Klima bëhët më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse .Kurse për ne në Balkan , pra në të gjitha ish tokat tona ,që nga fillimi i neeolitit dhe deri në epokën e madhe të tij ,Kulturës së Vinçës e pershkruan një periudhë fiks njëmijë vjeqare. Ishim pra ne këtu edhe atë here por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh.,dhe po na e vjedhin atë margaritar të historisë duke na thënë që për ne fillon historia rreth shek.XV-të . Ju e dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik. E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pamvarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej , po ata në të njejtën kohë i kishin gjeologët ,historianët dhe largëqofshin të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim “ për mbi jetesë ,të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoft ,ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte kohë nga ne ,të interesohej për Vinçën? Por sot, Ju të shkolluarit, të paguarit mirë ,të privilegjuarit pse na e mshefni Vinçën? Keni turp që nuk e keni dijtur për te apo që nga një motiv apo tjetër nuk po doni ,apo nuk po guxoni t`a përmendni atë. O ju që e dini e nuk flisni ,pse nuk flisni për Shasin? . Ne keto vendbanime kemi te bejme me nje popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna te dorës së parë kundershtojne dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare te disa autoreve te huaj borgjez, e sidomos te atyre sllavë, te cilët orvateshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftrave austriako -turke (1683-1690). Edhe shumica e toponimeve te Anes së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar për herë të parë shqipfolësit, qe i kishte shenuar administrata e kohes, ne frymen e gjuhes shqipe, Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Sën Mëhillit si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm por edhe më rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të krishterimit në këtë rajon. Pse heshtim , kur kemi me çka të krenohemi. Pse nuk ia bëjmë botës të ditur atë që ne e dime; atë që ka kaluar mbi ne dhe atë që ka mbetur pas të parëve tanë: Delmace, duke qenë një vend malor, kur rrethanat ishin të favorshme historike të shek. VI-VIII u bë një qendër me përmasat e një “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971) Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kërkimet shkencore për jetën e Mesjetës së hershme në Kalanë e Delmaces shtrihen në një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë. Aty janë të vendosura në forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime të rëndësishme e me vlerë janë edhe ato të 300 varreve e që japin shenja edhe për njëmijë varre tjera të pa hapura në atë lartësi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnë Komanin edhe si qendër të referencës së mësimit në të gjithë Ballkanin. Komani si i tillë i banuar nga popullata ilire ka qenë një nga metropolet e Ballkanit Perëndimor. Nuk e kemi dijtur se na është mëshefur; Isaiah Bowmani, gjeografi i Woodrow Wilsonit: ”Kufijtë e Shqipërisë të bashkojnë gjithë shqiptarët me trungun kryesor!. Ai e këshillonte administratën e Rosveltit, dhe e ndihmoi që të skicoheshin shumë aspekte të politikës së Jashtme amerikane të pasluftës dhe të formulohej rindërtimi evropian territorial i pasluftës.( Pajtim Ribaj, Albert Hitoaliaj).

Filed Under: Featured Tagged With: e Shasit dhe e Komanit, Fahri Xharra, Kultura e Vinçës

Pse nuk e deshëm princ Vidin?

December 20, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/*

M’u duk e nevojshme një qasje ndryshe në historinë tonë, duke e krahasuar me të kaluarën e njëjtë shumëshekullore të popujve të Ballkanit.

Në vitet 1858-1859, populli i Vllahisë dhe ai i Moldavisë vendosën që të dy principatat të bashkohen ndër një administrim të përbashkët dhe si udhëheqës të kenë një princ nga ndonjë familje fisnike e Evropës. Aleksandru Joan Kuza për një kohë të shkurtër e udhëhoqi shtetin quajtur Rumania. Të rikujtojmë që principatat si dhe shteti i vetëquajtur Rumania ishin ende nën vasalitetin e Perandorisë Osmane.

Më 1866, qeveria kërkoi që 27-vjeçari Karol Hohencollern-Sigmaringen të jetë udhëheqës i ri i Rumanisë. Pavarësia e Rumanisë u njoh nga Imperatoria Otomane më 1878, në Kongresin e Berlinit, dhe principata u bë Mbretëri sovrane më 1881 me princin Karol si mbreti Karol i Parë i Rumanisë. Mbreti Karol kishte lindur në Sigmaringen, i biri i Karl-Anton Hohencollern-Sigmaringenit, i cili pas shkollës së mesme u diplomua në Akademinë Ushtarake të qytetit Mynster dhe pastaj në Shkollën Artilerike.

Më 10 maj të 1866 u prit me gëzim të madh nga turmat e njerëzve dhe personalitetet politike. Ajo ditë u konsiderua si ditëlindja e Dinastisë Mbretërore Rumune, dinasti e cila mbretëroi në Rumani deri në vitin 1947. Kjo ditë maji e 1866 ishte ditë e shënuar historike në zhvillimin e një shteti modern evropian, me një mbret të ashpër shtetformues, me personalitet të disiplinuar dhe me standarde të larta të mortalitetit. Në Luftën e Parë Botërore, Rumania e integroi në kuadrin e saj Transilvaninë. (Kjo Transilvani është shkaku i mosnjohjes së sotme të shtetit të Kosovës ngaRumania.

Edhe me Bullgarinë e njëjta gjë. Ata u udhëhoqën nga Dinastia Sax-Koburg-Gotta. Imperatoria Otomane e mbajti Bullgarinë të pushtuar që nga viti 1389, por përfundimisht u përzunë jashtë më 1878. Kur Bullgaria u bashkua në një shtet e u lirua nga e kaluara otomane shumëshekullore, më 1885 vendosi të kërkojë një princ të huaj me shpresë se një familje e traditës mbretërore evropiane do t`i jepte vendit prestigjin e duhur.

Si anëtar i familjes princore të Sax-Koburg-Gottas, princ Ferdinandi u caktua mbret, por Evropa nuk e njohu ende Mbretërinë e tij gjersa Turqit ia dha titullin Lartësia e tij Mbretërore, më 1896. Mbreti i ri gjerman me Mbretërinë bullgare, pasi u liruan nga turqit, pushtuan edhe toka të reja.

Greqia, e pavarësuar nga Turqia më 1829, gjithashtu kërkoi nga familjet e vërteta mbretërore të Evropës të ketë një mbret nga gjaku evropian. Greqia bëri edhe më shumë për t`u shkëputur nga e kaluara otomane dhe u udhëhoq nga mbreti Otto, djali më i ri i mbretit Ludvigu I i Bavarisë. Turbullirat e brendshme e rrëzuan atë, por asambleja kombëtare prapë kërkoi mbret të Evropës dhe zgjodhi princin e ri danez, mbretin Gjorgji I, i cili e filloi Dinastinë e Oldenburgëve të Monarkëve Grekë. Edhe pse i huaj, ai punoi për Greqinë dhe pas luftës ruso-turke, bëri ekspansion territorial duke aneksuar Thesalinë dhe një pjesë të Epirit.

Për ne, fuqitë e mëdha e zgjodhën princin Wielhelm nga familja princore e Vidëve, që të udhëheqë me shtetin e ri të pavarur e të parehatuar të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në nëntor të 1913-tës. Edhe Ismail Qemajli e mirëprit dhe e pranoi këtë vendim.

Kush ishte princ Vidi? Kishte lindur në Kështjellën e Neuwiedit në Rajnë afër Koblencit (Gjermani), i biri i tretë i princit Wilhelm të 5-të të Wiedit (vëllai i Elizabetës, mbretëreshës së Rumanisë) dhe princeshës Maria të Holandës (motra e Luizës, mbretëreshës së Suedisë). Gjyshërit nga babai ishin Hermani, princi i Vidit dhe princesha Maria e Nassaut dhe gjyshërit nga nëna ishin princi Frederik i Holandës dhe princesha Luiza e Prusisë. Luiza ishte e bija e princ Wilhelmit të Tretë të Prusisë. Princ Vidi ishte nip i familjes mbretërore të Rumanisë.

Princ Vidi dhe gruaja e tij, princesha Sofia, mbërritën në Shqipëri më 7 mars 1914, duke e shpallur mbret të Shqipërisë. Menjëherë e ngarkoi Turhan Pashë Përmetin të formojë kabinetin e parë qeveritar, i cili u zotërua nga pashallarët dhe agallarët. Por, më i rrezikshmi ishte Esat Pashë Toptani, i cili, i përkrahur nga Turqit e Rinj, e detyroi princ Vidin të ikë në shtator të të njëjtit vit. Kurora pastaj iu ofrua një pashai otoman, Mehmet Burhanmedinit, të birit të ish-sulltanit Abdyl Hamiti i Dytë. Shteti pastaj bie në luftëra qytetare dhe kështu bëhet një pre e lehtë për fqinjët grabitqarë.

Me qëllim e përshkrova gjerësisht prejardhjen e princ Vidit, për të parë se Evropa, duke menduar që jemi të gatshëm si shtetet tjera ballkanike të heqim dorë nga e kaluara shumëshekullore aziatike dhe të përqafojmë një udhëheqje evropiane, na e solli princ Vidin nga dera e traditës gjermane.

Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke.

Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar. Ky, me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të. Në këtë valë fanatizmi e prapashkuarje, me vendosmërinë e një psikopati u paraqit në skenë Haxhi Qamili. Si fëmijë kishte dhënë shenja të një sëmuri mendor duke ngrënë sapun e duke i kafshuar njerëzit në dhëmbë pa arsye. Ideja e tij se vetëm myslimani ka të drejtë, se pushka e kaurit (mendohet në Vidin) nuk merr nishan dhe se plumbi i tij shkon shtrembër, bëri bujë në atë kohë.

Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (E duam Sulltanin, e jo Vidin) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj flamurit kombëtar, “flamurit me sorrë”. Egërsia e tij ishte djegia e shtëpive dhe pasurive edhe të patriotëve, si ajo e Aleksandër Xhuvanit, Taqi Budës (babai i Aleks Budës) e të tjerëve, thjesht ngase ata donin një Shqipëri pa Turqinë. Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për Dovletin, me të cilin i motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij.

Por, si popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.

Ai u shfaq si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.

Në librin “Historia e Dibres” e Kristo Frasherit faqe 345 shkruan:”Në Marsin e vitit 1914 kur Princ Vidi erdhi në Durrës….për ti krijuar shtetit shqiptar veshtirësi,qeveritarët serbë e vunë në qarkullim aventurierin e njohur xhonturk,Arif Hiqmetin i cili me të hollat e financuara nga Beogradi, u orvat të kurdiste në Dibren e Epërme një lëvizje “myslimane” në paraqitje antiVidiste në thelb antishqiptare.

E ngjajshme me këto të sotit në tokat mbarëshqiptare!

*Ne foto:Princ Wiedi dhe princeshe Sophia

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Perse nuk e deshem, Princ Vidin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT