Nga Fahri XHARRA/*
M’u duk e nevojshme një qasje ndryshe në historinë tonë, duke e krahasuar me të kaluarën e njëjtë shumëshekullore të popujve të Ballkanit.
Në vitet 1858-1859, populli i Vllahisë dhe ai i Moldavisë vendosën që të dy principatat të bashkohen ndër një administrim të përbashkët dhe si udhëheqës të kenë një princ nga ndonjë familje fisnike e Evropës. Aleksandru Joan Kuza për një kohë të shkurtër e udhëhoqi shtetin quajtur Rumania. Të rikujtojmë që principatat si dhe shteti i vetëquajtur Rumania ishin ende nën vasalitetin e Perandorisë Osmane.
Më 1866, qeveria kërkoi që 27-vjeçari Karol Hohencollern-Sigmaringen të jetë udhëheqës i ri i Rumanisë. Pavarësia e Rumanisë u njoh nga Imperatoria Otomane më 1878, në Kongresin e Berlinit, dhe principata u bë Mbretëri sovrane më 1881 me princin Karol si mbreti Karol i Parë i Rumanisë. Mbreti Karol kishte lindur në Sigmaringen, i biri i Karl-Anton Hohencollern-Sigmaringenit, i cili pas shkollës së mesme u diplomua në Akademinë Ushtarake të qytetit Mynster dhe pastaj në Shkollën Artilerike.
Më 10 maj të 1866 u prit me gëzim të madh nga turmat e njerëzve dhe personalitetet politike. Ajo ditë u konsiderua si ditëlindja e Dinastisë Mbretërore Rumune, dinasti e cila mbretëroi në Rumani deri në vitin 1947. Kjo ditë maji e 1866 ishte ditë e shënuar historike në zhvillimin e një shteti modern evropian, me një mbret të ashpër shtetformues, me personalitet të disiplinuar dhe me standarde të larta të mortalitetit. Në Luftën e Parë Botërore, Rumania e integroi në kuadrin e saj Transilvaninë. (Kjo Transilvani është shkaku i mosnjohjes së sotme të shtetit të Kosovës ngaRumania.
Edhe me Bullgarinë e njëjta gjë. Ata u udhëhoqën nga Dinastia Sax-Koburg-Gotta. Imperatoria Otomane e mbajti Bullgarinë të pushtuar që nga viti 1389, por përfundimisht u përzunë jashtë më 1878. Kur Bullgaria u bashkua në një shtet e u lirua nga e kaluara otomane shumëshekullore, më 1885 vendosi të kërkojë një princ të huaj me shpresë se një familje e traditës mbretërore evropiane do t`i jepte vendit prestigjin e duhur.
Si anëtar i familjes princore të Sax-Koburg-Gottas, princ Ferdinandi u caktua mbret, por Evropa nuk e njohu ende Mbretërinë e tij gjersa Turqit ia dha titullin Lartësia e tij Mbretërore, më 1896. Mbreti i ri gjerman me Mbretërinë bullgare, pasi u liruan nga turqit, pushtuan edhe toka të reja.
Greqia, e pavarësuar nga Turqia më 1829, gjithashtu kërkoi nga familjet e vërteta mbretërore të Evropës të ketë një mbret nga gjaku evropian. Greqia bëri edhe më shumë për t`u shkëputur nga e kaluara otomane dhe u udhëhoq nga mbreti Otto, djali më i ri i mbretit Ludvigu I i Bavarisë. Turbullirat e brendshme e rrëzuan atë, por asambleja kombëtare prapë kërkoi mbret të Evropës dhe zgjodhi princin e ri danez, mbretin Gjorgji I, i cili e filloi Dinastinë e Oldenburgëve të Monarkëve Grekë. Edhe pse i huaj, ai punoi për Greqinë dhe pas luftës ruso-turke, bëri ekspansion territorial duke aneksuar Thesalinë dhe një pjesë të Epirit.
Për ne, fuqitë e mëdha e zgjodhën princin Wielhelm nga familja princore e Vidëve, që të udhëheqë me shtetin e ri të pavarur e të parehatuar të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në nëntor të 1913-tës. Edhe Ismail Qemajli e mirëprit dhe e pranoi këtë vendim.
Kush ishte princ Vidi? Kishte lindur në Kështjellën e Neuwiedit në Rajnë afër Koblencit (Gjermani), i biri i tretë i princit Wilhelm të 5-të të Wiedit (vëllai i Elizabetës, mbretëreshës së Rumanisë) dhe princeshës Maria të Holandës (motra e Luizës, mbretëreshës së Suedisë). Gjyshërit nga babai ishin Hermani, princi i Vidit dhe princesha Maria e Nassaut dhe gjyshërit nga nëna ishin princi Frederik i Holandës dhe princesha Luiza e Prusisë. Luiza ishte e bija e princ Wilhelmit të Tretë të Prusisë. Princ Vidi ishte nip i familjes mbretërore të Rumanisë.
Princ Vidi dhe gruaja e tij, princesha Sofia, mbërritën në Shqipëri më 7 mars 1914, duke e shpallur mbret të Shqipërisë. Menjëherë e ngarkoi Turhan Pashë Përmetin të formojë kabinetin e parë qeveritar, i cili u zotërua nga pashallarët dhe agallarët. Por, më i rrezikshmi ishte Esat Pashë Toptani, i cili, i përkrahur nga Turqit e Rinj, e detyroi princ Vidin të ikë në shtator të të njëjtit vit. Kurora pastaj iu ofrua një pashai otoman, Mehmet Burhanmedinit, të birit të ish-sulltanit Abdyl Hamiti i Dytë. Shteti pastaj bie në luftëra qytetare dhe kështu bëhet një pre e lehtë për fqinjët grabitqarë.
Me qëllim e përshkrova gjerësisht prejardhjen e princ Vidit, për të parë se Evropa, duke menduar që jemi të gatshëm si shtetet tjera ballkanike të heqim dorë nga e kaluara shumëshekullore aziatike dhe të përqafojmë një udhëheqje evropiane, na e solli princ Vidin nga dera e traditës gjermane.
Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke.
Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar. Ky, me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të. Në këtë valë fanatizmi e prapashkuarje, me vendosmërinë e një psikopati u paraqit në skenë Haxhi Qamili. Si fëmijë kishte dhënë shenja të një sëmuri mendor duke ngrënë sapun e duke i kafshuar njerëzit në dhëmbë pa arsye. Ideja e tij se vetëm myslimani ka të drejtë, se pushka e kaurit (mendohet në Vidin) nuk merr nishan dhe se plumbi i tij shkon shtrembër, bëri bujë në atë kohë.
Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (E duam Sulltanin, e jo Vidin) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj flamurit kombëtar, “flamurit me sorrë”. Egërsia e tij ishte djegia e shtëpive dhe pasurive edhe të patriotëve, si ajo e Aleksandër Xhuvanit, Taqi Budës (babai i Aleks Budës) e të tjerëve, thjesht ngase ata donin një Shqipëri pa Turqinë. Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për Dovletin, me të cilin i motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij.
Por, si popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.
Ai u shfaq si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.
Në librin “Historia e Dibres” e Kristo Frasherit faqe 345 shkruan:”Në Marsin e vitit 1914 kur Princ Vidi erdhi në Durrës….për ti krijuar shtetit shqiptar veshtirësi,qeveritarët serbë e vunë në qarkullim aventurierin e njohur xhonturk,Arif Hiqmetin i cili me të hollat e financuara nga Beogradi, u orvat të kurdiste në Dibren e Epërme një lëvizje “myslimane” në paraqitje antiVidiste në thelb antishqiptare.
E ngjajshme me këto të sotit në tokat mbarëshqiptare!
*Ne foto:Princ Wiedi dhe princeshe Sophia
agoni says
Si duketprap popullit shqiptareve po ju kthehet mbrapsht historija.A nuk shifni se si disa besimtare lavdrojne Esat Pashane perandorine turke shajne flamurin tone qe na e lan stergjysherit tane,na e perbaltin flamurin fyejn shqiponjen tone tuke e quajt sorre me nje fjal perhepin idete qamiliste qe jan fund e koke antishqiptare.Po a lejohen keto ideologji te fliqhure te perhapen more njerz qe nuk e besoj se nuk kan lidhje edhe me anmiqet tane shekullore.poshte Esatizmi .Qamilizmi pohshte turkofilizmi.Rrofte populli shqiptare shqiptare zgjohuni mos lejoni te luhet me nderin dhe dinjitetin tone
veis says
histori ne nje pakic ndoshta edime po kushe do jet nje udheheqes shqiptar tamam edhe kur nuk edim juvej profesor faleminderit .. per ne shqiptaret jani diell i fuqishem pegezime