Nga Fahri XHARRA/
Jemi në një kohë të thyerjeve të mëdha morale në kombin tonë . Nuk e di , e rastësishme apo e përgatitur ? Asgjë nuk është e rastit . Ekstremi fetar jo vetëm që na e morri fytyrën në arenën ndërkombëtare por na shkakton edhe dëme të mëdha morale e historike me një qëllim humbjen e ardhmërisë së një kombi të vjetër , në mos më i vjetri në Europë.
Edhe turku edhe serbi ,për kundër shkatërrimeve që na i kanë bërë gjatë shekujve , së paku unin , moralin dhe kombin nuk kanë mundur të na zhbëjnë . Sot jemi dëshmitar dhe e sytë tanë po e shohim shkatërrimin dhe heshtim. Jo vetëm që heshtim ndaj kësaj furtune por çirremi me zë të lartë edhe ndaj vetvetes sikur duam t`i kërkojmë zotit llogari pse na e fali vjetërsinë historike.
Dhe , të pa origjinët nuk po kursejnë as para , as mund e as shkencë
Kush po i largon gurët e varreve nga xhamitë e Kosovës ? fill pa çlirimit na mbërrin dijetarët turko arab dhe me parat e tyre ne e bënë lëmsh moralin tonë kombëtar . Ata erdhën këtu me shumë qëllime.
Atë, që serbëve iu ka ikur pa e shkatërruar me shekuj ; ne me ndihmën e ardhësve të rinj iu mundësuam.
Xhamitë tona zakonisht kishin edhe oborret e tyre me varreza shumë të vjetra ; e mbi ato varre gurët me gdhendje dhe shkrime të ndryshme romake apo osmane : por që e shënonin një kohë. Por kishte edhe më të vjetra se romake dhe osmane ,kishte edhe asi gurë që shkruante historia e vjetër, Edhe ne kohërat e kaluara ne kishim njerëz të mençur që përkundër dhunës dhe robërisë dinin te ruanin diçka nga e kaluara e largët . Ishin gurët e varrezave që e fshehin një të kaluar , që mos t`i binte në sy pushtuesit.
Shikoni këtë foto:ky gur është në oborrin e një xhamie në tokat shqiptare ; nuk po tregoj se ku , por ai është shumë i lashtë. Ai tregon diçka ,por duhet t`i japim gjuhën që të flet .
Guri nuk flet , por ne flasim për te ; por ne nuk i japim mundësi që ai apo ata gurët e larguar nga varret e xhamive të na e tregojnë të vërtetën tonë .
Me porosi të kujt u larguan gurët e varreve nga oborret e xhamive tona , po u pyetur asnjë institucion shkencor i yni ? Por edhe pyetje tjetër , kemi ne institucione shtetërore ?
Fahri Xharra
Pellazgët dhe Jeronim de Rada
Nga Fahri XHARRA/
Romantiku i mirënjohur francez Aleksandër Dymasi, duke e pasur parasysh figurën universale të De Radës, me të drejtë do ta quante “Dante të Shqipërisë”. Një adhurues tjetër i De Radës, bashkëkohaniku, po ashtu francez, Lamartini, më mirë se askush tjetër diti që me pak fjalë të spikasë kontributin e madh të De Radës dhënë kulturës, letërssisë, shkencë dhe publicistikës shqiptare, duke u shprehur: “Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, E bëre ti me pendë, o i madhi De Radë!”
Megjithë se pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë. Në mënyrë anti shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët….
Natyra e njeriu janë të lidhur si trupi me shpirtin. Në pellgun e Mesdheut lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit e kanë trojet iliro-shqiptare, që arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herë më e lartë, se mesatarja e platformës së kontinentit të Evropës, që vërtitet nga 330 deri në 350 m. Një veçori e trojeve iliro-shqiptare është edhe drejtimi i derdhjes së lumenjve nga Lindja në Perëndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” të përjetuar, avullojnë, humbasin, përzihen me ujërat e tjera. Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanë shërbyer si busull për shtegtim, për lëvizjen e iliro-shqiptarëve drejt Perëndimit. Vazhdimësia shikohet edhe në mënyrën e ritit të varrimit në Shqipërinë e Jugut apo të Dardanisë – Kosovës: varri ndërtohej në formën e një arkëze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokës së kufomës nga perëndimi me shikim nga dielli, është koncepti i riteve pagane, që kanë të bëjnë me adhurimin e diellit.
Cila është gjuha shqipe ? Gjuha e perëndive është cilësuar gjuha shqipe, çelësi i deshifrimit të gjurmëve pellazgjike e hyjnive. Lulëzimi i pellazgëve, siç nënvizon Jeronim De Rada, ka qenë 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe është po aq e vjetër, sa raca “e bardhë njerëzore”8), ka nënvizuar Robert D`Anzheli. Iliro-shqiptarët kanë qenë paganë, ata kanë qenë edhe janë tolerantë në aspektin fetar. Asnjëherë nuk kanë pasur parësore çështjen e fesë, se valët e pushtimeve kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe për këtë arsye iliro-shqiptarët themelore në jetën e tyre kanë pasur dhe kanë çështjen e lirisë, sepse luftën e kanë zhvilluar për të mbijetuar, për të qenë të lirë në trojet e tyre.
Jeronim De rada është një nga atdhetarët më të flaktë. Ai ka qenë i pari që ëndërroi Shqipërinë, kur ende Shqipëria nuk ekzistonte. Nuk ishte De Rada vetëm vizionar, se vizionar do të qe patjetër si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj në botë, por ai la përshtypjen e një intelektuali që shihte të ardhmen e Shqipërisë, kur vetë shqiptarët as nuk e shikonin. Kështu që ky kthim i De Radës është një fakt që na nderon si arbëreshë, si pasardhës të padenjë të De Radës, por njëkohësisht është një risi e shqiptarëve që nxjerrin në dritë identitetin e tyre të humbur.
Pellazgët janë populli më i lashtë, që është identifikuar në Europë, qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge në Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Pellazgët janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia. Rruga e ngritje së farmave, qe forma e re dhe më e përparuar, ku në arat e punuara mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri farma), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën. Ata përmenden se kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINE (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe zbukurime për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremash) pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit”.
De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre… De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin. Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge). Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët).Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar).Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885. De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge.
Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë. Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga radhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonimusa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë së Kosovës.
De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. Nën këtë botëkuptim shumë të qartë De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Ky është boshti filozofik i trashëgimisë kulturore që ka lënë De Rada, nga e cila duhet të mësojmë të gjithë.
Por ç`po ndodhë në boten per rreth nesh ? Kroatet po kërkojnë mënyrë si te ikin nga sllavet dhe te identifikohen me popuj me te civilizuar, po fakti është se ata janë sllav te pasuruar me gjakun ilir dhe çka është tragjike i trashëguan viset dhe trashëgiminë me te bukur ilire:
“Kontakti më i lashtë, siç thekson gjuhëtari nga Zagrebi Radosllav Katiçiç në një takim të kohëve të fundit që i kushtohej pikëtakimeve Indo-Jugosllave, duhet kërkuar në fenë e hershme të Sllavëve, që në origjinë ishte Indiane, e përçuar përmes Persianëve. Megjithatë, ky fakt, i dëshmuar falë emërtimeve të perëndive, është diçka e përbashkët për të gjithë popujt Sllavë. “ Nuk është çudi , ne heshtim. !
De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge. Gjatë shekullit të kaluar dhe sot shumica e studiuesve e kanë pranuar këtë fakt, por ende ka falsifikatorë, që perënditë pellazge ja atribuojnë grekëve apo latinëve. “Gjuha shqipe do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.( De Rada )
Referencat :
-PROF.DR.LUFTULLA PEZA: JERONIM DE RADA DHE PROBLEMI PELLAZGJIK
-Matteo Mandala:Jeronim de Rada dhe arbëreshët e Sicilisë
-„Pellazgët hyjnorë” Prof. dr. Skënder Rizaj
-LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT – Zef Mulaj
-DE RADA – FIGURË E MADHE LETRARE E MATANË DETIT- Sami Islami
-Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët
-Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore Prof. Dr. M Y S L I M I S L A M I
– Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, Çabej Eqerem,
-Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë, Shpëtim Kelmendi
-Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. doc. Odise Çaçi
– Shqipja dhe Sanskritishtja, Çfarë parandjen Petro Zheji
Fahri Xharra 08. 12.15
Gjakovë
Shqipëri, po vijnë serbet!
Nga Fahri XHARRA/
Sa bujar që jemi ! Kthehen serbët në vendin e krimit dhe ne iu lejojmë që ata t`i thonë botës se ja këtu e kishim “ golgotën “ serbe ku i humbëm 10 mijë ushtarë .
– Do të shkojmë deri në Shkodër dhe t`i qëndisim varret e ushtarëve serbe me kurora lulesh, Thuhet që janë mbi 10 mijë, e pastaj do të vazhdojmë rrugën deri në Durrës dhe Vlorë , ku nga portet e këtyre qyteteve ushtria e mbetur serbe iku për në Korfuz. Udhëtimi e ka edhe krenarinë tjetër se do bartim të njejtin flamur serb , atë të 1915-tës të cilin e kishin ushtarët serbe të asaj kohe “(Odredište je Skadar, gde ćemo položiti vence na ostatke grobova srpskih vojnika. Kažu da ih ima više od 10.000 tamo i nakon toga ćemo nastaviti put do Drača i Valone, odakle se iskrcavala srpska vojska prema Krfu. Ponosni smo na činjenicu da ćemo nositi tu istu zastavu koju su nosili srpski vojnici.)
A është kush nga Shqipëria që të pyetet se pse ata ushtarë kishin ardhur në Shqipëri ? A e di kush nga Shqipëria se çfarë tmerresh kishin bërë po ata ushtarë në tokat shqiptare ? A e di kush nga Shqipëria që ata erdhën si pushtues ,dhe i siguruan vetes daljen ne Adriatik ? po? Pse nuk flisni ?Nëse duhet që karshi botës të dalim të civilizuar se edhe armiqve iu lejojmë që të përkujtojnë vrasësit tonë, pushtuesit dhe çnjerëzuesit tonë, mirë. Por së pari ne marshin e tyre të turpit së pari të kërkonin falje për gjenocidin ndaj një Shqipërie të varfër dhe të pafuqishme .
(“Spremni smo, pod ovom zastavom možemo i više od toga – kaže jedan od učesnika Batica Pavlović.”)
Jemi të gatshëm që nën këtè falamur të mundemi të bëjmë edhe më shumë- thot një nga pjesëmarrësit e marshit , Batica Pavloviq. Unë e morra si kërcnim ! Po ju ?
Pse Shqipëria nuk kërkon reciprocitet? ata po i vizitojnë mbetjet e vrasësve tanë , po ne nuk guxojmë të dërgojmë libra tek shqiptarët e Luginës .
Shqipëri ! ki mendjen . Nga Patriarkana e Pejës deri në Shkodër një udhëtim 240 km i gjatë, të cilin para 100 vitesh e kaluan serbët duke u terhjekur nga Shqipëria ; u nis një ekip gazetaresh dhe alpinistesh
(.Od Pećke patrijaršije do Skadra, na put od 240 kilometara koji je pre 100 godina prešla srpska vojska povlačeći se prema Albaniji, krenula je devetočlana ekipa planinara i novinara sa juga Srbije. http://www.blic.rs/Vesti/Srbija/611935/)
Po , ju ka rènë ndër mend të pyesni , pse mbeten ato 10 000 “stërvina “ në Shqiperi ? Kush i solli mbi tokat e Arbërit ?
Sa lehtë është kur të shlirojnë të huajt , ta hjekin lakun nga fyti , ta shpëtojnë vendin dhe ardhmërinë !
Ishte Austro-Hungaria e kohës qe e dërgoi Ismail Qemalin të ngri flamurin e Pavarësisë ne Vlore.; po ashtu ishte po ajo Austro- Hungari që i shpetoi shqiptarët dhe Shqipërinë nga pushtimi serb.
E ne sot i lejojmë serbet te bëjnë homazhe të turpit në tokat tona ! Marre!
Fahri Xharra,07.12.15
Gjakovë
Mavraj , Kardinali dhe shteti i Kosovës
Nga Fahri XHARRA/Daniel Serwer ( i qendrës për studime të avancuara ndërkombëtare në shkollën “John Hopkins” në Washingtons ) e njeh humë mirë situatën në vend, thotë se Kosova s’duhet të mbetet e izoluar, por ka si shqetësim gatishmërinë e kosovarëve për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik”. Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon. Personalisht, më duket se po shohim një rritje dramatike të kosovarëve që janë të gatshëm për të luftuar për një kauzë që unë e cilësoj të tmerrshme, por atyre po u duket tërheqëse. Mungesa e mundësive për punësim, izolimi, financimi nga të huajt ekstremistë, zhgënjimi nga përfitimet e pavarësisë, zhgënjimi me qeverisjen e korruptuar, të gjitha këto luajnë një rol frymëzues për rekrutim në “Shtetin Islamik”.(Zëri.info)
Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ?
Si është e mundur që një bandë radikalesh islamik të ndërron mendjen e gati një populli në Kosovë?
Si u bë që argatët më të fortë të shkatërrimit të ardhmërisë së Kosovës të përkrahen nga një masë aq e madhe e popullsisë së Kosovës ? Si u bë që askush nga politikanët e Kosovës që nga Ibrahim Rugova e deri sot te Isa Mustafa ( për 16 vjet çlirim të mos dalin publikisht kundër një të keqeje që e frikëson edhe Europën ? Kush e gjeti “leverdinë” personale për humbjen e vitalitetit të një shteti të ri ? Kush e gjeti “leverdinë” personale ne fatkeqësinë e New Bornit
A janë të përzier në këtë “ leverdi “ edhe politika dhe udhëheqësit fetar ; edhe mediat pamore , të dëgjuara dhe elektronike ? Sa e sa pyetje kishin për t`u bër ,por të cilave nuk deshtëm publikisht t`iu përgjigjemi kurrë.
Miku i Kosovës Daniel Serwer me qindra herë na ka shpjeguar se : Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ! E kjo sot është që 16 vjet të pas luftës.
Pas këtyre,tërthorazi qëndron udhëheqja e Kosovës në bashkëpunim me klerikët islamistë,mbi nëntëdhjetë për qind e hoxhallarëve,janë spiuj të Serbisë e vegla të shitura të Iranit’ më thot një komentues në postimet e mia.
Po opozita ,ku qëndron ? Kur VV- ja foli kundër të keqes kombëtare ?
“ISIS-i po planifikon të sulmojë Britaninë brenda disa javësh ‘ shkruante sot në shtypin e Europës . Po mirë, kush nga britanikët nuk dyshon që ne atë grup nuk do të ketë dhe shqiptar nga Kosova ose nga Maqedonia ose nga Shqipëria?
Op-pO ( opozitë-pozitë ) , ju ka shkuar mendja të pyesni vetën : pse Bosnja mbeti kështu pa zgjidhje , me “kufij te garantuar” por me një pushtet jo funkcional ? Jua them unë .Kush i besonta Alija Begoviqit se nuk do ta sillte Iranin në pushtet ? Edhe Ballkani është Europë !Fajet qe rendojnë mbi Kosovën;
1-Op-pO ndërtojë xhamia rekord, për 10vite 750, ( që 16 vite) edhe asnjëherë nuk e burgosi asnjë hoxhe radikal , edhe çka i burgosi i lëshojë, me shpejt se sa i arrestoje
2-Op-pO për 10 vite beri qe nga Kosova te ikën 230 000 te rijnë, kur filluan te ikin te rinjtë gjate vitit te ri u akuzua Pozita, edhe u ndërtuan skema Amerike-Rusi-Greqi
3- Op-pO vjedh, edhe e zhvillon korrupsionin
4-Op-pO e ndryshoje Historinë e popullit shqiptare, duke i bërë turqit Çlirimtare
5-Op-po i qoje 400 djem tone ne Siri, duke i bere reklama, antiamerikane Kosovës
7-Op- Po , të vetëdijshëm apo jo , ia përgatisin terrenin Serbisë .
8-Njerëzit me te mire që janë ne Op=pO ata janë “ proamerikan”. E pse janë “Pro Amerikan?!-“Xhamit e shpojnë qiellin, Propaganda antiamerikane lulëzon nëpër xhamia, populli varfërohet çdo here e ma shume, ike populli ne Perëndim sa me tepër, hoxhallarët, e hajnat, mafia, e kanë fjalën kryesore neper televizionePopulli duhet te flejë, ti shikoj punët e veta, edhe te jete i dëgjueshëm, ka shtete tjera edhe është Op-pO ajo qe neve na udhëzon edhe na orjentonë , tekefundit Kosova nuk duhet te jete vend i perjetësisë
Vazhdojmë: “Është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm» …. .. “Samet Imishti u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane, për dyshimet mbi terrorizëm dhe për tentim për tu bashkuar në konfliktet e jashtëm. Por, sot dikush është lajmëruar nga facebook’u i tij dhe ‘siguron’ për pafajësinë e 48 vjeçarit, i cili dyshohet se bashkë me tre të tjerë ishin duke përgatitur sulm për ta vrarë Papën, transmeton Gazeta Express. Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, nuk është i vetmi kosovar i arrestuar të martën për terrorizëm. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kanë përfunduar në pranga nga një tjetër aksion policior i kryer në Itali. Ata u arrestuan në të njëjtën kohë në Kosovë dhe Itali përmes aksioneve të koordinuara të të dy autoriteteve të sigurisë Italiane dhe atyre kosovare.Europa nuk i frikohet nacionalizmi shqiptar të Kosovës ,por ka frikë nga shteti islamik i Kosovës ! Prandaj ta themi troç !
Gurët e varreve dhe varret i përgënjeshtrojnë shtrembërimet historike në Sanxhak
Pse “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri.?/
Nga Fahri XHARRA/
Edhe historia ,pa marrë parasysh se si shkruhet ajo një ditë e ngritë kokën lartë dhe e tregon të vërtetën e saj.. Historia është e saktë si matematika; një edhe një që bëjnë dy ashtu edhe shenjat , gjurmët varret , mbi varret e tregojnë saktësisht të vërtetën. Ndoshta ndokujt nuk i pëlqen kjo ; por s`kam dyshim dhe s`do të ndalem.
Jam në konflikt me të gjithë mashtruesit: të brendshëm apo të jashtëm , që flasin shqip apo turqisht , arabisht apo serbisht; të shkruara tani apo të shkruara që moti . As që më bën.
Kësaj radhe më duhet të fjalosem me “boshnjakët” e Sanxhakut të Novi Pazarit , të cilët mundohen t`i kundërvihen me ngulm “asimilimit historik” serb por duke e zgjedhur një rrugë të gabuar . Sanxhaku ishte dhe ka qenë gjithmonë shqiptar , këtë ata e dinë por ,të futur në kurthin e fesë mundohen të krijojnë identitet të pa qenë , identitetin boshnjak . Kësaj here e kam vetëm me të mashtruarit nga Sanxhaku.
Sikur Turqia ta kishte një disponim të sinqertë ndaj atyre tokave që i mbajti mbi 500 vjet atëherë këta “sanxhaklijtë” kishin për t`iu kthyer rrënjëve të veta të vërteta. Sikur Turqia mos t`i ngashënjente me dogma fetare atëherë kë bij të Sanxhakut nuk kishin folur as serbisht .
Që të jam më bindës se çka shkruhet dhe çka mbrohet nga shkenca” historike “ boshnjake , po e citoj ne origjinal “Në tërë territoret kishte përzierje etnish , Edhe të parët e këtij vendi , ilirët u përzien me ardhësit Keltet (? ) Gotet , Romaket Vlahet(?) sllavët , të cilët kanë lënë gjurmë në onomastiken e Sanxhakut Kështu që edhe lumi Rashka , është emër ilir (akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka). Ende nuk flitet që ekzistojnë dy Rasa, Njëri Ras është derdhjen e lumit Sebeçevke dhe Rasit , Rasi i dytë është larguar vetëm 20 km nga kjo rrugë drejt Dezheves në fshatin Tenjkova. Tregimi që Rasi është në Novi Pazarin e sotëm është prapë mjegullim i historisë. Hartat topografike të Institutit gjeografik të Armatës Jugosllave, të viti 1939 e vërtetojnë këtë fakt të heshtur (Na kraju samo da napomenem zar nepostoje na ovim teritorijama etnička mješanja.Starosjedilaca Iliri koji su prihvaćali pridošle narode Kelte,Gote,RimljaneVlahe,Slovene koji ostaviše svoje tragove u onomastici Sandžaka.Tako da i ta rijeka Raška je riječ čiji je korjen u Ilirskom jeziku( akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka).Još uvjek se šuti o postojanju dva Rasa.Jedan je Ras na ušću rijika Sebečevke i Raške. Drugi Ras je 20 km udaljen od ovog na putu prema Deževi i selu Tenjkovu. Priča kako je Ras na mjestu današnjeg Novog Pazara je samo opet zamagljivanje historije. Topografske karte Geografskog instituta J.A. po topografskim znacima iz 1939.god. potvrđuju ova dva topnima koji se prećutkuju , Sandzak zemlja dobrih bosnjana Autor: Sulejman Aličković )
Aliçkoviqi për qëllime tjera e tregon rastin e Rashkës “Serbe”.
Në “O nacionalnom kontinuitetu Bošnjaka “ flitet për “etnogjenezën” e Boshnjakëve , duke thënë se fakti i heshtur deri me tani është se ai vend quhej Ilirik. Edhe emri Bosna është me prejardhje ilire por edhe mbrenda Bosnes gjinden me dhjeta toponime dhe hidronime që e ruajnë rrënjën nga ilirishtja” . por autori fillon të largohet nga e vërteta duke thënë se “ Me këtë vërtetojmë se supstrati i gjuhës boshnjake ishte ilirishtja . Bile edhe akademiku Ibrahim Pashiq në librat e tij e paske vërtetuar të njëjtën “( “Stoga se sa pravom može govoriti o ilirskom supstratu u bosanskom jeziku, jer od svih ostalih okolnih jezika sadrži najviše leksema ilirskoga porijekla. Indikativna su u ovom smislu istraživanja akademika Ibrahima Pašića, koji je u jednoj od svojih knjiga (Kulin i Prijesda) nedvojbeno pokazao da se radi o dva imena ilirskoga porijekla unutar vladajuće bosanske dinastije.?)
Ai shkon edhe më larg kur thotë që “ Boshnjakët flasin në gjuhen boshnjake e cila gabimisht klasifikohet si gjuhë e sllavëve të jugut , por është vetë një shkrirje e ilirishtës së lashtë dhe gjuhës së dikurshme parasllave (govornika staroilirskog i praslavenskog jezika )
Boshnjakët e Sanxhakut janë të “dëshpëruar “ , se pse po iu mohohet trashëgimia në varret dhe gurët mbi varre që”ishin “ të të parëve të tyre e jo serbe..
Studjuesi Sulejman Aliçkoviq thotë “ Eshtë interesant që tek ne (në Sanxhak ) çdo fshat e ka fshatin e vet ( do me thënë që pas çdo emri sllavisht është një emer i vjeter , e ai thot që është i paraardhësve të boshnjakëve ) dhe ai emër i vërtetë fshati fshihet në nekropolet me varre. Në të gjitha anët e Sanxhakut gjenden nekropolet që nga Priboji, Prijepolja, Nova Varoši, Sjenica, Novi Pazari, Tutini, Rozhaja, Berani, Plava, Bijelog Polja, Gusija, Brodareva, Pljevala/ (Ovdje je veoma interesantno da naše svako selo ima svoje staro selo. Baš u tom djelu starog sela nalaze se nekropole sa stećcima Ai mban shënime për varrezat e vjetra te gjetura në malet e Veprnja u Blizini Ribarića, Preslo,Culije, Mojstir, Karadže, Kelepolje, Crniš, Vrapce, Dedilovo, Goševo, Jablanica, Vrba, Draga, Špiljani, Maljevci, Kominje, Paljevo, Biohane, Kocarnik, Vele Polje, Žirče, Kovače, Raduhovce, Orlje, Konice, Melaje, Boroštica, Đerekare, Ugo, Detane, Godovo, Izrok, Aljinovići, Rudja, Cukote,Gurdijelje, Crnoce, Ljeskova, Jarebica, Bujkovice, Raduša, Vrujci, Župa, Lukavica, Pruzanj.
Pra “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri. Të kotë e kanë !
Fahri Xharra .04.12.15
Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 65
- Next Page »