OPINION NGA FAIK KRASNIQI-PRISHTINE/
Kosova tash e 16 vjet ka mbetur peng i kriminelëve, hajdutëve, vrasësve, dallaveraxhinjve, mashtruesve, profiterëve dhe të korruptuarve të politikës dhe parapolitikës. Kjo klasë politike, korrupsionin, keqpërdorimet dhe pasurimin nga shteti dhe populli, e kanë shndërruar në kulturë të të jetuarit. Këta politikanë mafiozë dhe matrapazë, janë kujdesur nga fillimi, që organet e drejtësisë t’i kenë në duart e veta, në mënyrë që të jenë të lirë dhe të paprekshëm nga drejtësia, për krimet e tyre ekonomike, politike dhe krime të natyrave të ndryshme. Rrjetin e tyre kriminal e kanë shtrirë në të gjitha institucionet shtetërore – dhe me të drejtë mund të themi që sot Kosova është bërë pronë private e disa familjeve të fuqishme, dhe sundohet si 5 familjet e famshme mafioze njujorkeze, por për dallim nga këto rrjetet më të fuqishme kriminale në SHBA, këta mafiozë tanë vijnë nga politika dhe parapolitika! Këtë gjë më së miri e shpjegon, shkrimtari dhe publicisti italian, Roberto Saviano, në librin e tij më të fundit, “ZeroZeroZero”.
Cilat janë zgjidhjet?
Prandaj s’mund të flasim as për sundim të ligjit, as për zhvillim ekonomik, as për një shtet funksional e aq më pak për integrime evropiane, derisa në pushtet dhe skenën politike kemi këtë klasë politike mafioze dhe kriminale, që e rrënuan dhe degraduan këtë shtet. Ky vend mund të ecë përpara, madje me hapa shumë të shpejtë, nëse nga skena politike largohet kjo klasë politike mafioze dhe kriminale, dhe për një mandat katërvjeçar ose edhe dyvjeçar, të krijohet një Qeveri e shpëtimit kombëtar, nga njerëz të papërfolur, të aftë dhe me vlera e kontribute, kryesisht nga shoqëria civile, mediat, bota akademike dhe nga disa politikanë që akoma nuk i ka kapur virusi i korrupsionit dhe krimit. Nuk duhet të jenë ata që tërhiqen për hunde nga politika. Vetëm një Qeveri e tillë e shpëton Kosovën, e zhvillon ekonomikisht dhe e integron me hapa të shpejtë drejt BE-së.
U bënë milionerë – e ne u varfëruam!
Për këtë klasë politike mafioze dhe kriminale, që na treguan se çfarë janë në gjendje të na bëjnë, është e kotë të flasim, sepse janë të papërmirësueshëm. Kjo klasë politike është njëlloj, prandaj duhet t’i injorojmë të gjithë, sepse këta nuk e kanë hallin e shtetit dhe të popullit, por hallin e pushtetit dhe të xhepit! Vetëm të mendojmë për një çast se falë kujt jemi në këtë gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike – falë kujt kemi një arsim të degraduar dhe shëndetësi të sëmurë?
Falë këtyre banditëve dhe kriminelëve të politikës, të cilët me votën tonë qe 16 vite rresht po i mbajmë në pushtet dhe me paratë tona u bënë milionerë – e ne u varfëruam!
Prandaj, s’duhet t’i marrim as seriozisht, por thjesht t’i injorojmë dhe t’i trajtojmë si kriminelë dhe banditë.
Presioni ndërkombëtar mund t’i largojë kriminelët nga skena politike!
Faik KRASNIQI/
Bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre është duke e testuar drejtësinë e Kosovës, se a janë të gatshëm dhe të guximshëm të ballafaqohen më të gjitha krimet e natyrave të ndryshme, që kanë ndodhur deri më sot në Kosovën e pasluftës, nga ”peshqit e mëdhenj” të politikës dhe parapolitikës! Por, me këtë drejtësi kosovare të kapur nga mafia-politike dhe e biznesit, vështirë të besohet që gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës do të kenë guximin dhe kurajën të ballafaqohen me ”peshqit e mëdhenj” të politikës dhe parapolitikës, prej të cilëve edhe janë emëruar! Prandaj dyshojë tek drejtësia e Kosovës, dhe nuk pres që do të ndodhë ”mrekullia” nga kjo drejtësi e kapur për fyti nga mafia-politike dhe mafiozët e biznesit. Edhe në rast se drejtësia e Kosovës do ta ketë këtë ”guxim”, jam shumë i bindur që do merret vetëm me këlyshët e tyre, të cilët vetëm i kanë zbatuar urdhrat e eprorëve të lartë të mafio-politikës, por s’janë njerëz që kanë ndonjë peshë të madhe në skenën politike.
Drejtësia e kapur për fyti nga mafio-politika!
Konsideroj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabim që i ka kaluar lëndët tek vendorët, sepse këta gjykatës dhe prokurorë nuk kanë ardhur në ato pozita nga qielli, por janë emëruar pikërisht nga njerëzit me të cilët duhet të ballafaqohen, për krimet që i kanë bërë! Këta gjykatës dhe prokurorë, këtë gjë kanë mundur ta bëjnë edhe më herët, e jo të presin 16 vjet dhe ta lënë shtetin të shkatërrohet dhe degradohet në këtë masë, por nuk e kanë pasur as guximin dhe as kurajën, t’i hetojnë dhe t’i akuzojnë politikanët prej të cilëve janë emëruar! Prandaj nuk pres që do të ndodhë ”mrekullia” nga kjo drejtësi e kapur për fyti nga mafia-politike dhe mafiozët e biznesit. Kjo skenë politike e Kosovës i nënshtrohet vetëm presionit ndërkombëtar, sepse Bashkësia Ndërkombëtare, për çdo lider dhe politikan të Kosovës, ka argumente dhe e di se çfarë krime të natyrave të ndryshme kanë bërë, dhe një klasë politike kur ia zë bishtin me derë, edhe mund t’i imponosh çdo gjë, edhe për të mirë edhe për të keq.
Lëndët t’i kalojnë Gjykatës Speciale!
Nëse bashkësia ndërkombëtare e ka seriozisht dekriminalizimin e skenës politike dhe institucioneve të Kosovës, atëherë duhet ta ushtrojnë presionin e tyre ndaj këtyre kriminelëve të politikës, që të largohen nga politika, sepse falë këtyre mafiozëve të politikës, kemi dështuar të kemi një shtet ligjor dhe jemi në këtë gjendje të rëndë e të mjerueshme, e jo të vazhdojnë bashkëpunimin me këta kriminelë dhe të bëjnë improvizime duke larguar disa ”peshq të vegjël” nga skena politike. Këtë mund ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, nëse dëshiron që Kosova të jetë një shtet i fortë ligjor, duke i izoluar dhe larguar nga skena politike, këta banditë dhe mafiozë, të cilët janë shndërruar në kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë. Prandaj nëse me të vërtetë do të donim që të ndodhte mrekullia dhe të pastrohej njëherë e mirë pushteti, skena politike, institucionet shtetërore dhe drejtësia, nga këta hajna, banditë, kriminelë e hiena, që na shkatërruan jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, atëherë të gjitha lëndët do të duhej t’i kalonin Gjykatës Speciale. Por, nëse edhe kjo Gjykatë vepron sikurse EULEX-i dhe UNMIK-u, duke u zhytur në korrupsion dhe një farë mënyre edhe bashkëpunëtorë të mafio-politikës në Kosovë, atëherë një Gjykatë e tillë s’ka çfarë të na duhet fare.
TE TALLESH ME POPULLIN…
Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish- të varfrit!
Opinion nga Faik KRASNIQI/Prishtine/
Babai im i ndjerë gjithmonë më thoshte: Nëse e marrin pushtetin njerëzit që para ardhjes në politikë kanë qenë të varfër dhe të pashkolluar, është shumë rrezik për atë shtet dhe për atë popull, sepse ata janë të pangopur dhe nuk kanë kufi! Pastaj pas disa viteve kur lëshojnë rrënjë të thella në politikë, është vështirë për t’i larguar nga pushteti! Dhe me të vërtetë ashtu ishte dhe ashtu ndodhi. Shteti ra në duart e njerëzve të tillë, njerëz që paraluftës ishin të varfër, të pacivilizuar dhe të paarsimuar. Këta politikanë të sotëm nga super të varfër, u shndërruan në njerëz super të pasur. Nga njerëz të pacivilizuar dhe çobanë, u shndërruan në njerëz të ”civilizuar”! Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë “shkencash” e akademikë. U kujdesën edhe për gratë e tyre, fëmijët, familjen e ngushtë dhe të gjerë, që brenda natës të marrin diploma universiteti e deri tek doktoraturat. I punësuan gratë, burrat, fëmijët, dajat, tezet, hallat, xhaxhallarët, fisin, farefisin, shokët e miqtë, në institucionet më të rëndësishme shtetërore. Punësuan edhe dashnoret dhe dashnorët e tyre. Uzurpuan edhe TV publik, duke e mbushur me familjarë të tyre. Gratë dhe dashnoret e tyre injorante dhe gjysmanalfabete, që në fillim s’dinin as t’i lidhnin dy fjalë, falë fuqisë së burrave që i kanë në pushtet, brenda natës u bënë femra të “shkolluara” dhe të “emancipuara”. “Zonjat” e tyre nga fshatare dhe amvise të thjeshta, u graduan me lloj-lloj titulli. Të gjitha u bënë profesoresha universiteti. Këto “zonja” që para luftës ishin injorante dhe analfabete, pasluftës u fuqizuan aq lart me pozita, saqë uzurpuan të gjitha universitetet publike dhe private për t’i “edukuar” fëmijët tanë. Kurse fëmijët e tyre me paratë tona u shkolluan në shkollat më prestigjioze të botës.
Shteti që udhëhiqet nga injorantët!
Këta ish-të varfër, debilë e analfabetë, sot janë bërë multimilionerë, politikanë, diplomatë, akademikë, profesorë dhe çka jo tjetër! Çdo institucion shtetëror e uzurpuan dhe e familjarizuan. E mbushën administratën shtetërore me lloj-lloj debili, analfabeti, injoranti, banditi, skizofreni e psikopati. Uzurpuan shtetin dhe kapën për fyti çdo institucion shtetëror. Plaçkitën dhe vodhën të gjitha fabrikat dhe ndërmarrjet shtetërore e publike. Krijuan monopol në ekonominë e Kosovës. Për çdo ditë pamëshirshëm e zhvatin paranë publike, dhe atë në mënyrën më të tmerrshme. Abuzojnë me ligjin, me shtetin, me qytetarët dhe paratë e tyre. Abuzojnë edhe me makinat dhe telefonat zyrtarë për nevojat e tyre personale. Rrënuan, shkatërruan dhe degraduan çdo gjë. Sot këta debilë jo vetëm që diktojnë shtetin, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, policinë, diplomacinë, mediet, por diktojnë edhe jetën e çdo qytetari të Kosovës. Diktojnë edhe ajrin e Kosovës dhe frymën e qytetarëve të saj. Janë bërë të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë, pavarësisht se kanë vjedhur, plaçkitur, kanë vrarë dhe kanë bërë krime të natyrave të ndryshme. Me paratë e këtij populli, kanë degjeneruar në superluks. Jetojnë si mbretër dhe pashallarë. Janë shndërruar në diktatorë ”modernë”. Me paratë e këtij populli bëjnë xhiro nëpër botë, me gratë, burrat, fëmijët, dashnoret dhe dashnorët e tyre, nëpër plazhet dhe hotelet më superluksoze të botës. Nuk duan të flasin për dështimet e tyre, duan të flasin vetëm çfarë duan ata, se gjoja kanë arritur vetëm ”suksese”. Madje janë bërë shumë arrogantë dhe të egër. Kur kritikohen për të bëmat e tyre, përgjigjen me arrogancë, madje popullit i shesin edhe ”moral”.
As Zotin nuk po e njohin më!
Të mjerët ne që po udhëhiqemi nga këta ish-të varfër dhe analfabetë. Këta janë bërë aq të bezdisshëm, sa që nuk po durohen më. Kanë kaluar çdo kufi. Përveç që janë bërë të paprekshëm nga organet e drejtësisë, as popullit nuk po i frikohen më. Sillen sikur gangsterë dhe rrugaçë. Kanë krijuar përshtypjen se askush s’ka se çfarë t’u bëjë, madje as populli. Që janë të paprekshëm dhe të pamposhtur. As Zotin nuk po e njohin më. E të gjitha këto po i bëjnë në ”emër të popullit” dhe në ”emër të së kaluarës” së tyre të ”lavdishme”. Por. ky popull edhe sa kohë do t’i lejojë që këta ish-varfanjakë dhe analfabetë të pangopur, të shndërruar në multimilionerë, të na udhëheqin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të na vrasin e të tallen me ne?! Deri kur, deri kur…??? Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike, të cilët janë bërë kanceri i shtetit dhe gjithë shoqërisë??? A do t’u tregojë ky popull këtyre mafiozëve të politikës, që populli është më i fuqishëm se ata, pavarësisht pushtetit të tyre kriminal dhe mafioz?
Kapja e drejtësisë dhe shtetit nga mafia-politike dhe largimi i tyre nga pushteti!
Opinion nga Faik KRASNIQI/
Enver Hasani ka qenë ushtar i ”devotshëm” PDK-së, prej pas përfundimit të luftës, prandaj nga kjo parti gjithmonë është shpërblyer me postet më të larta shtetërore! Për shkeljen e ligjit dhe abuzimet që ka bërë vazhdimisht sa ka mbajtur këto poste, ku për këto abuzime ka pasur në vazhdimësi kritika dhe raportime nëpër media, çdoherë është mbuluar dhe mbrojtur nga eprorët e tij të PDK-së dhe SHIK-ut, të cilët e kanë emëruar në ato pozita të larta shtetërore! Fakti më i gjallë dhe më i vërtetueshëm se z. Enver Hasani është vegël e PDK-së, ishte vendimi i tij skandaloz në favor të PDK-së, sa ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ku me atë vendim të tij Kosova mbeti mbi 6 muaj pa Qeveri dhe e shpëtoi këtë parti nga shkuarja në opozitë! Padyshim që Prokuroria e shtetit duhet t’i hetojë personat që kanë neglizhuar lëndën e Enver Hasanit, por kjo Prokurori nëse do që me të vërtetë ta shkëput drejtësinë nga ndikimet politike, nuk mjafton vetëm nëse i ndëshkon prokurorët dhe gjykatësit për shkelje të ligjit, neglizhencë, abuzime dhe pisllëqe të tjera, se tekefundit këta prokurorë dhe gjykatës janë të emrëruar politikisht dhe veprojnë sipas urdhërave të eprorëve të tyre të politikës dhe parapolitikës, por Prokuroria e shtetit duhet t’i godas kokat e mëdhenjë të politikës, të cilët kanë ndikimin dhe monopolin në çdo pore të shtetit dhe në jetën ekonomike të çdo qytetari të Kosovës, kapot e mafio-politikës, falë të cilëve jemi në këtë gjendje të rëndë dhe të mjerueshme ekonomike dhe politike!
Deficiti legjislativ i këtij fillim-mandati është një paralajmërim se këto dy parti politike në pushtet kanë në plan instalimin e një kornize të atillë ligjore për interesat e klaneve të tyre që mund ta shpijnë vendin drejt një diktature të dirigjuar nga interesi i të fortëve në pushtet, të politikës dhe të parapolitikës. Pjesa dërrmuese e pushtetarëve të sotëm janë pjesë e aferave dhe krimeve të ndryshme, ekonomike dhe politike. Prandaj, partitë në pushtet, i dizajnojnë, i plotësojnë dhe ndryshojnë ligjet, ndërrojnë ato dhe i bëjnë më pastaj sipas interesave të klaneve të caktura partiake dhe oligarkëve të biznesit, në mënyrë që të vazhdojnë krimin e tyre ekonomik dhe politik, përmes pushtetit që ushtrohet nëpërmes një kornize të caktuar, improvizuar ligjore!
Kam thënë edhe më herët se ky vend po rrëshqet drejt një diktature nga këto dy parti në pushtet, të cilat përmes monopolit në çdo segment shtetëror dhe në jetën ekonomike të qytetarëve të Kosovës, e kanë privatizuar dhe kapitalizuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe jetën e çdo qytetari të saj, jeta e të cilëve varet nga aventura dhe pedofilia e tyre politike!
Këto dy parti nuk kanë bërë koalicion për ta zhvilluar Kosovën ekonomikisht dhe për ta integruar drejt BE-së, por janë bërë bashkë për ta vjedhur e plaçkitur sa më shumë këtë shtet dhe këtë popull, që edhe pse po vuan tmerrësisht nga mafia-politike tash e 16 vite, ky popull fatkeqësisht ka rënë në gjumë të thellë! Prandaj mos të presim ditë të mira për Kosovën dhe këtë popull: as liberalizim të vizave, as drejtësi, as zhvillim ekonomik, as ulje të papunësisë, deri sa në krye të saj do kemi këta mafiozë e banditë, të cilët për 16 vjet rresht shkatërruan dhe degraduan çdo gjë dhe patupërsisht vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë të tillë! Çelësi është tek populli, dhe vetëm populli mund ta pastrojë Kosovën nga mafia-politike që është në pushtet, qoftë me votë, qoftë me protesta gjithë-popullore e qoftë me revolucion! Përndryshe, brenda një ose dy viteve, nga Kosova nuk do të ngelet më asgjë!
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- …
- 17
- Next Page »