• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Studiuesit Amerikanë nga Universiteti i Columbia dhe Harvard në Shqipëri, përgjatë viteve 1927-1936, dhe roli i Shqipëris​ë dhe i Shqiptarëve të Amerikës s​ë Federat​ës Vatra

November 14, 2023 by s p

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D/

Hulumtimet e b​ë​ra nga a studiuesit e nderuar Amerikan Dr. Hackett (Harvard University 1914), Dr. Russell (Columbia University 1893) në Shqip​ë​ri gjat​ë​ viteve 1926-1936  kan​ë​ q​ë​n​ë​ me karakter studimor t​ë​ koncentruara n​ë​ epidemin​ë​ e malarjes. N​ë​ ato vite Shqip​ë​ria gjendej n​ë​ nj​ë​ periudh​ë​ t​ë​ v​ë​shtir​ë​ n​ë​n ndikimin e s​ë​mundjes epidemike t​ë​ malarjes (Hackett, 1927). Duke ju referuar dokumenteve t​ë​ mbajtura dhe arkivuara nga studiuesit Amerikanë gjat​ë​ viteve 1927-1936 (Rockefeller Archive, 1927). Shqiptarët brenda trojeve të Shqipërisë ashtu edhe shqiptarët me banim ne USA, pjestar të Federatës Vatra përgjatë fillimeve të shtetit shqiptar ka luajtur nj​ë​ rol pozitiv n​ë p​ë​rkrahjen e studiuesve Amerikan kundrejt rolit t​ë​ tyre n​ë​ p​ë​rmir​ë​simin e kushtev​e t​ë​ sh​ë​ndet​ë​sis​ë​ s​ë popullsis​ë​ Shqiptare. 

Ky rol bashkangjitet me ndihma financiare, legjislative, informative studiuese. Studiuesit American ishin të informuar për veprimtarinë e Federatës Vatra, notë që vihet re edhe në dokumentat e mbajtura nga vetë studiuesit. Informacionet paraprake për inicimin e propozuar të studimeve është mbledhur me ndihmen e informacioneve të mbledhura nga pjestarë te Federatës Vatra. Këto informacione janë​ të​ rë​ndë​sishme pë​r të​ filluar projektin madhor në fushën e shë​ndetë​sisë​ studimore dhe klinikale të​ financuar nga granti mbë​shtetur nga Organizata Rockefeller (Rockefeller Archive, 1927). Ky projekt si rrjedhojë pati një rëndësi fondamentale për vitet në vijim ky shënoi fillimet e studimeve  në shëndetin publik, akademine e laboratoreve mjeksore studimore, shkollën e infermjerisë, dhe fillimet e studimeve të epidemologjisë shqiptare. 

Shqipëria përgjate viteve 1926-1936 ndodhej në një situate të v​ështir​ë me vatra aktive epidemike. Qytetet e m​ë​dha gjendeshin n​ë​ nj​ë​ situat​ë q​ë​ konsiderohej si vat​ë​r p​ë​r epidemin​ë​ e malarjes p​ë​r faktin se infrastruktura e qyteteve pozicionohej p​ë​rreth me moçale, toka k​ë​netore, apo lumej me ujra t​ë​ ndenjura dhe kontaminuara nga mungesa e infrastuktur​ë​s. Situata n​ë​ departamentin e shëndetsis​ë​ ishte shum​ë​ e varf​ë​r dhe pa mb​ë​shtetje monetare (Rockefeller Archive, 1927). Egzistonte nj​ë​ q​ë​nd​ë​r sh​ë​ndetsore e cila ishte krijuar dhe drejtohej nga shoq​ë​ria e Kryqit t​ë​ Kuq dhe shum​ë​ e vog​ë​l p​ë​r t​ë​ p​ë​rballuar kapacitetin epidemik  n​ë​ popullsin​ë​ Shqiptare.

Shqiptarët n​ë​ at​ë​ periudh​ë​ e pranuan me shum​ë​ shpres​ë propozimin e studiuesve Amerikan p​ë​r krijimin e nj​ë​ sistemi sh​ë​ndetsor me studime epidemologjike.  Duke u bazuar n​ë​ korespodenc​ë​n dhe sh​ë​nimet private t​ë​  Dr. Hackett dhe Dr. Russell, studiuesit ishin optimist q​ë​ gjet​ë​n nj​ë​ mikpritje t​ë​ mir​ë​ nga pala shqiptare duke mar​ë​ parasysh q​ë​ studiuesit nuk kishin informacion t​ë​ mir​ë​fillt​ë​ p​ë​r Shqip​ë​rin​ë​. Bazuar n​ë​ observimet e tyre ata e konsideronin Shqip​ë​rin​ë​ e vitit 1927 “Less dangerous” (m​ë​ pak t​ë rrezikshme) (Hackett, 1927).

Korespodenca dhe documentet e mbajtura nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kan​ë​ r​ë​nd​ë​si sepse pasqyrojn​ë​ vendin, hapat e para të studimeve epidemologjike, shëndeti publik, krijimi i institucioneve të para të shëndtesisë, si dhe mardh​ë​niet midis dy vendeve. P​ë​r her​ë​ t​ë​ par​ë​ Shqiptëria merr nj​ë​ projekt t​ë​ till​ë​ n​ë​ fush​ë​n e sh​ë​ndetsis​ë me p​ë​rmasa te mëdha komb​ë​tare.

Qeveria e asaj periudh​ë​ gjithashtu dekretoi nj​ë​ buxhet dhe ordinance n​ë​ Kodin Civil Artikullin number 63 (Rockefeller Archive, 1927). Prefekturat e qyteteve t​ë m​ë​dha si Tirana, Durr​ë​si, Elbasani, Shkodra, dhe Vlora ju bashkuan programit p​ë​r p​ë​rmir​ë​simin e infrastruktur​ë​s s​ë​ qyteteve dhe p​ë​rmir​ë​simit t​ë​ sh​ë​ndetit t​ë​ popullsisë lokale. 

Fatjona R. Lubonja Ed.D, është studiuese dhe autore. Ka studiuar Neuroshkenca, Behavior, & Health Education në Columbia University, NY

#fatjonalubonja

Citimi për këtë artikull: 

Lubonja., R. F., (2023),  Studiuesit Amerikanë nga Universiteti i Columbia dhe Harvard në Shqipëri, përgjatë viteve 1927-1936, dhe roli i Shqipëris​ë dhe i Shqiptar​ëve të Amerik​ës s​ë Federat​ës Vatra. Gazeta Dielli, December 2023, New York:

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fatjona Lubonja

Censura studimore dhe politika në një kontent historik

September 21, 2023 by s p

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D.

Edukim/Neuro-Shkence/Behavior/

Duke ju referuar studimeve historike dhe dokumentave të arkivës së shtetit shqiptar, përgjate viteve 1960-1990 në Shqipëri, studiuesit Shqiptarë janë censuruar përsa i përket studimeve në fushën e shëndetsisë, arsimit, dhe shumë degë studimore të tjera. Si rredhojë, mungesa e studimeve në data studimore kundrejt ç’rregullimeve mendore gjatë shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërisë kundrejt ç’rregullimeve të ndryshme mendore.

Në ketë artikull citoj në materiale që legjitizon fshehtësinë dhe ndalimin e studimit dhe marjes së një informacioni të tillë. Ky legjislacion është ruajtur me fanatizëm për shumë vite në historinë e vendit, gjë që ka sjell pasoja në mangësitë dhe mundësitë e studimeve si nga studiues shqiptar ashtu dhe specialist huaj. Si pasojë shumë informacione dhe situata të individëve me ç’rregullime të trurit nuk janë publikuar apo kuptuar nga shoqëria në përgjithësi. Kjo ka bërë të thellohet edhe më shumë ndër vite vakumi i edukimin mbi ç’rregullimet të trurit. Pasoja këto që kanë lënë gjurmë edhe në periudhat e mëvonshme në vendosjen e kulturës së studimeve indipendente afatgjate (qualitative & quantitative) në përgjithsi dhe atyre të problemeve mendore në veçanti.

Duke u bazuar në studime historike të bëra nga studiues Amerikan vihet re një mangesi në fushën e informacionit studimor (në kontent historik para viteve 1990) kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Sipas studiuesit Dr. Kiev (1968; Cornell & Columbia University, USA) në studimet e tij për problemet mendore gjatë viteve të “Luftës se Ftohtë”, Shqipëria ishte vendi i vetëm komunist në Ballkan apo i “Grupi Lindor” që nuk pranonte asnjë mënyrë komunikimi dhe i vetmi vend që studuesit nuk kishin patur mundësi të mblidhnin informacion ose të kishin ndonjë kontakt me studiues të vendit në këtë fushë. Megjithëse studiuesit kishin dërguar mesazhe zyrtare në organet përfaqësuese dhe specialistët e spitaleve apo qëndrave universitare, nuk kishin arritur të mernin asnjë kontakt apo përgjigje. Sipas dokumenteve historike nuk kishte të dhëna publike në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara apo me probleme mendore, dhe nëse mund të gjeje ndonjë raport ishte vetëm nën udhëzimet e qeverisë së asaj periudhe. Nuk kishte hulumtime të jashtme (hulumtues jo-shqiptarë) ose hulumtime të shqyrtuara me studiues shqiptarë dhe të huaj në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale apo problemet mendore.

Përse Shqipëria veçohej nga të gjitha vëndet antare të “Grupit të Lindjes”?

Përgjigja e kësaj dileme e ka origjinën tek urdhëri i “Këshillit të Ministrave” që i përkiste asaj kohe. Ky urdher ishte i fuqizuar jo vetëm në ligjislaturën e vëndit por edhe në Arkivën e Shtetit Shqiptar nën “Rregulloren mbi shfrytëzimin e materialeve documentare arkivore të RPSH nga studiuesit e huaj” me datë të vendimit të “Këshillit të Ministrave” 18.6.1969. Në këto ligje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shtetit duhet të bashkëpunonte me “institucione të tjera përkatese me qëllim që të ruhen dhe mbrohen interesat e vëndit” dhe asnjë botim apo shkrim nuk mund të bëhej “pa marë autorizimin zyrtar”(DPASH, 1969). Ky ligj (Ministrija e Punëve të Brëndshme, 1961), ka bërë të pamundur bashkpunimin e studiuesve të huaj të kryejnë studime në Shqipëri por gjithashtu ka çensuruar edhe studiuesit Shqiptarë. Si rredhojë, mungesa e studimeve të lira (pa censurën e shtetit) në data studimore kundrejt ç’rregullimeve mendore gjatë shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërisë kundrejt ç’rregullimeve të ndryshme mendore, gjë që transmetohet në shoqëri, familje dhe institucionet edukuese edhe në periudhën e metejshme.

*Fatjona R. Lubonja është autore dhe studiuese, ka studiuar Neuro-Shkencë/Edukim dhe Behavior në “Columbia University” në New York, dhe është specializuar në Harvard University. #fatjonalubonja

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fatjona Lubonja

Harresa vjen në shumë forma!

September 19, 2023 by s p

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D,

Health Education & Neuroshkence/

Edhe pse mund të mendojmë se harresa është një problem, dhe shpesh është, ajo mund të jetë një tipar i trurit dhe jo një shqetesim. Një numër në rritje i kërkimeve në neuroshkencë po shqyrton idenë se harresa është më shumë adaptive sesa kufizuese. Të gjithëve u ka rënë rasti të shkojnë në market për të marrë “patate” dhe blejnë “domate”. Kjo nuk do të thotë që vuajnë nga “amnesia apo harresa”.

Harresa e përditshme është ndryshe. Nëse harroni se ku e keni parkuar makinën tuaj, askush nuk e quan atë amnezi. Këto raste përfaqësojnë një formë të harresës ku nuk keni një kuptim të gatshëm të kujtimeve të dëshiruara për atë kontekst. Ka shumë faktorë përgjatë aktivitetit neural në tru që ndikojnë për organizimin, kuptimin, re-organizim, krijim, mendim…

Harresa natyrore besohet se ndodh për shumë arsye. Kujtimet thjesht mund të zbehen me kalimin e kohës. Por harresa mund të shkaktohet edhe nga “ndërhyrja retroaktive”, e cila është kur përjetoni dy ngjarje që janë mjaft të ngjashme në kohë. Kujtimi i njërit ndërhyn me tjetrin.

Truri është i ndryshëm para dhe pas marrjes së informacionit. Ky ndryshim shkaktohet nga ndryshimet fizike ose kimike në strukturën e trurit.

Sipas studimeve, dy teori rreth funksionimit të mendjes, njëra që thotë se mendja është manipuluese e simboleve dhe një tjetër që thotë se mendja është një rrjet i madh neuronesh që punojnë së bashku paralelisht. E folura gjuhësore mban në këtë rast nivelin më të lartë të njohjes pasi gjuha përshkruhet dhe si simbol-manipulim. Studimet më të fundit sugjerojnë që aktiviteti neural mund të jetë një nga faktorët. Si?

Aktiviteti neural network ndryshon nga individi në individë.

Ndërveprimi mes rajoneve të ndryshme të trurit.

Aktivizimi i pjesëve të trurit:

Disa individe rekrutojnë pjesë të panevojshme neurale të trurit.

Disa individe tentojnë ta kufizojnë aktivitetin e tyre neural vetëm në pjesët nevojshme të trurit.

Me fjalë të thjeshta: truri i disa individeve përdor një rrjet të shkurtër të shpejtë, ndërsa disa individë marrin kohë më të gjatë të rrjetit duke aktivuar më shumë pjesë të trurit.

*Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese / autore e shumë shkrimeve dhe ka studiuar Neuroshkencë & Health Education në Columbia University, në New York. #fatjonalubonja

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatjona Lubonja

Studimi Amerikan në Shqipëri gjatë viteve 1920

June 16, 2022 by s p

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D/

Një nga iniciativat më të rëndësishme gjatë periudhës së themelimit të Shtetit Shqiptar (Arkiva, 1912) të ofruar në formën e ndihmës humanitare ka qënë projekti i Fondacionit Rockefeller me qëndër në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky studim me përdorimin e metodave studimore kuantitative dhe kualitative dhe me një process të gjatë analitik të studimit gjatë një periudhe që zgjati 24 vjet i dha një kontirubut të rëndësishëm popullit shqiptar. Ky studim kishte për qëllim eradikimin e epidemisë të malarjes që kishte prekur masivisht popullsinë Shqiptare, themelimin, ndërtimin, apo zhvillimin e insitutcioneve edukuese të fushës së pedagogjisë, mjeksisë, infermjerisë, epidemologjisë, dhe laboratoreve. (Lubonja, 2019) 

Përgjatë kësaj periudhe studiuesit American Dr. Hackett (Harvard University, 1914), Dr. Russell (Columbia University, 1893) shtuan edhe një iniciativë të rëndësishme në projektin studimor siç ishte ai inxhinierik i studimit të infrastrukturës në shumë zona dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë.  Ky studim ishte consideruar i nevojshem për studiuesit Amerikan sikurse njohja dhe aplikimi i të cilës do të sillte ndryshime të vlefshme dhe të studiuara drejt themelimit të infrastructurës së edukimit dhe shëndetsise se Shteti Shqiptar gjithashtu edhe eradikimin të semundjes së malarjes. Ky program nëpërmjet financimit, investimit, dhe ndihmës akademike dhe shkencore ndihmoi direkt popullsinë shqiptare në atë periudhë të vështirë nën influencën e epidemisë së malarjes dhe mungesën e infrastukturës përkatëse të specializuar (Hackett, 1927). 

Një nga qytetet e studiuara ishte qyteti i Durrësit, që në atë periudhë, konsiderohej si një nga qytetet më të prekura nga epidemia e malarjes. Duke u referuar në raportin dhe analizën e humultimit nga studiuesit dhe inxhinieri Amerikan (Hackett, 1926) një nga faktorët kryesorë që influenconte përhapjen epidemike në popullsinë e qytetit të Durrësit dhe përeth ishte infrastruktura kënetore, laguna e gjirit dhe ndryshimet klimatike gjatë vitit. 

Në dokumentet e bashkangjitura theksohen qartësisht disa nga problemet që duhet të merreshin në konsideration gjatë studimit dhe ndërtimit të infrastruktures. Janë diskutuar në vecanti tre (3) probleme: 

  1. Kanale në afërsi të qytetit, 
  2. Gropa me një distance 2 klm. nga qendra e qytetit,
  3. Laguna dhe toka kënetore në afërsi të qytetit 9 klm. e gjatë dhe 2 klm. e gjerë, ku pjesa veriore ishte 20cm. nën nivelin e detit. 

Ky studim është shumë i rëndësishëm për to referuar për cilësinë studimore, dokumentimi në detaj, dhe rëndësinë që ka për të kuptuar zhvillimet që kanë pasuar gjatë shekullit deri në vitet e fundit.

*Fatjona R. Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë/Edukim dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York, Rowan University, dhe është specializuar në ABA (Applied Behavior Analysis) dhe Rehabilitimi Mendor. #fatjonalubonja

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fatjona Lubonja

USA & Fondacioni Rockefeller si partnerë të rëndësishëm në themelimin e sistemit shkencor studimor

May 5, 2022 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D/

Duke ju referuar historisë së Shtetit Shqiptar (Arkiva e Shtetit, 1924), Shqipëria e viteve 1920- ishte një shtet i ri, pa përvojë në fushën studimore epidemologjike apo shëndetësore. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë viteve 1926-1936 në shqipëri ka pasur një iniciativë të rëndësishme nga USA, Fondacioni Rockefeller në fushën studimore, që mund të ketë qenë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri e këtij lloji. Për herë të parë në Shqipëri ka patur një bashkepunim të mirëfilltë me karakter jo politik, por humultues, që solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetin e popullsisë shqiptare.

Studimet e bëra nga studiuesit Amerikan Dr. Hackett dhe Dr. Russell në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936 kanë qënë të rëndësishme për popullsinë shqiptare. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes ( Hackett, 1927).

Fondacioni Amerikan nëpërmjet studiuesve ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e qëndrave të para humultuese, një inisiativë që rrjedhoi në formimin e sistemit shëndetsor me prioritet trajnimin e specialistëve shqiptarë. Për herë të parë në Shqipëri bëhej një investim i tillë në këtë fushë duke përfshirë investime në infrastukturë, institucione, klinika, laboratore, trainime në infermjeri dhe fellowship për doktorë specialist. Puna e bërë nga këta studiues për një dhjetëvjecar dhe nga personeli i specializuar shqiptar rrjedhoi në përmirësimin e shëndetit të popullsise se prekur nga semundja, parandalimin dhe deri në pothuajse eleminimin e epidemise se malarjes.

Korespondenca dhe dokumentet e mbajtur nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi historike për Shqipërine. Ato jo vetëm që pasqyrojnë vendin dhe institucionet shtetërore të atyre viteve (shpjegime të metejshme do të jepen në artikujt pasardhës), por kanë vlera studimore për historinë e humultimeve të para të popullsisë. Ky studim ka vlera studiuese si i vetmi projekt kualitative dhe kuantitative me kohë të gjatë i bërë ndonjëherë nga studiues të huaj në Shqipëri. Ka qënë kërkesa e këtyre studiuesve të respektuar në botën akademikëve studiuese për të kryer humultime në Shqipëri duke sjellë shërbime, investime, dhe ndihmë direkte në popullsinë shqiptare. Në dokumented e bashkangjitur në këtë artikull vihet re propozimi dhe dëshira e studiuesve për të bashkpunuar me shtetin shqiptar dhe specialistë vendas duke i përkrahur ata me sponsorizim, financim dhe fellowship në Universitetet e Evropës.

Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, Series 3, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Përkthim: “I nderuar Dr. Rusell, Ju njoftoj se në zarf është vendosur një kopje e letrës të cilën ja kam adresuar sot Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në referim të dhënies së Felloship për trajnimin e dy doktorëve shqiptarë në Itali gjatë vitit të ardhshëm”, i juaji Dr. Hackett

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Resources

Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, 

Series 3, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller 

Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 

704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International 

Health Division, Rockefeller Archive Center.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatjona Lubonja

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT