Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D/
Hulumtimet e bëra nga a studiuesit e nderuar Amerikan Dr. Hackett (Harvard University 1914), Dr. Russell (Columbia University 1893) në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936 kanë qënë me karakter studimor të koncentruara në epideminë e malarjes. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes (Hackett, 1927). Duke ju referuar dokumenteve të mbajtura dhe arkivuara nga studiuesit Amerikanë gjatë viteve 1927-1936 (Rockefeller Archive, 1927). Shqiptarët brenda trojeve të Shqipërisë ashtu edhe shqiptarët me banim ne USA, pjestar të Federatës Vatra përgjatë fillimeve të shtetit shqiptar ka luajtur një rol pozitiv në përkrahjen e studiuesve Amerikan kundrejt rolit të tyre në përmirësimin e kushteve të shëndetësisë së popullsisë Shqiptare.
Ky rol bashkangjitet me ndihma financiare, legjislative, informative studiuese. Studiuesit American ishin të informuar për veprimtarinë e Federatës Vatra, notë që vihet re edhe në dokumentat e mbajtura nga vetë studiuesit. Informacionet paraprake për inicimin e propozuar të studimeve është mbledhur me ndihmen e informacioneve të mbledhura nga pjestarë te Federatës Vatra. Këto informacione janë të rëndësishme për të filluar projektin madhor në fushën e shëndetësisë studimore dhe klinikale të financuar nga granti mbështetur nga Organizata Rockefeller (Rockefeller Archive, 1927). Ky projekt si rrjedhojë pati një rëndësi fondamentale për vitet në vijim ky shënoi fillimet e studimeve në shëndetin publik, akademine e laboratoreve mjeksore studimore, shkollën e infermjerisë, dhe fillimet e studimeve të epidemologjisë shqiptare.
Shqipëria përgjate viteve 1926-1936 ndodhej në një situate të vështirë me vatra aktive epidemike. Qytetet e mëdha gjendeshin në një situatë që konsiderohej si vatër për epideminë e malarjes për faktin se infrastruktura e qyteteve pozicionohej përreth me moçale, toka kënetore, apo lumej me ujra të ndenjura dhe kontaminuara nga mungesa e infrastukturës. Situata në departamentin e shëndetsisë ishte shumë e varfër dhe pa mbështetje monetare (Rockefeller Archive, 1927). Egzistonte një qëndër shëndetsore e cila ishte krijuar dhe drejtohej nga shoqëria e Kryqit të Kuq dhe shumë e vogël për të përballuar kapacitetin epidemik në popullsinë Shqiptare.
Shqiptarët në atë periudhë e pranuan me shumë shpresë propozimin e studiuesve Amerikan për krijimin e një sistemi shëndetsor me studime epidemologjike. Duke u bazuar në korespodencën dhe shënimet private të Dr. Hackett dhe Dr. Russell, studiuesit ishin optimist që gjetën një mikpritje të mirë nga pala shqiptare duke marë parasysh që studiuesit nuk kishin informacion të mirëfilltë për Shqipërinë. Bazuar në observimet e tyre ata e konsideronin Shqipërinë e vitit 1927 “Less dangerous” (më pak të rrezikshme) (Hackett, 1927).
Korespodenca dhe documentet e mbajtura nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi sepse pasqyrojnë vendin, hapat e para të studimeve epidemologjike, shëndeti publik, krijimi i institucioneve të para të shëndtesisë, si dhe mardhëniet midis dy vendeve. Për herë të parë Shqiptëria merr një projekt të tillë në fushën e shëndetsisë me përmasa te mëdha kombëtare.
Qeveria e asaj periudhë gjithashtu dekretoi një buxhet dhe ordinance në Kodin Civil Artikullin number 63 (Rockefeller Archive, 1927). Prefekturat e qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, dhe Vlora ju bashkuan programit për përmirësimin e infrastrukturës së qyteteve dhe përmirësimit të shëndetit të popullsisë lokale.
Fatjona R. Lubonja Ed.D, është studiuese dhe autore. Ka studiuar Neuroshkenca, Behavior, & Health Education në Columbia University, NY
#fatjonalubonja
Citimi për këtë artikull:
Lubonja., R. F., (2023), Studiuesit Amerikanë nga Universiteti i Columbia dhe Harvard në Shqipëri, përgjatë viteve 1927-1936, dhe roli i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve të Amerikës së Federatës Vatra. Gazeta Dielli, December 2023, New York: