• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një përgjigje jo e plotë e Gazetes “Mapo” për Kosullin e Nderit Ekrem Bardha

May 21, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Pas shkrimit: “ Konsulli shqiptar në hetim nga FBI” të datës 16 Prill 2013, Gazeta “ Mapo” përpiqet t’i kërkoi falje Konsullit të Nderit Ekrem Bardha dhe Sekretares së tij Alma Rexhaj. Për dëmin që i ka bërë përsonalitetit të tij,  z. Bardha duhej të ishte konsultuar me avokatin e tij, gjë të cilën e kërkonte me këmbëngulje sekretarja Alma Rexhaj, e bija Donika Bardha dhe miqtë  e tij, që ky rast i pastër abuziv, keqdashës dhe i papërgjegjshëm të ishte ndëshkuar me ligj e jo me  disa  rreshta cinik si përgenjeshtrim.

Së pari: Detroit News nuk shkruan se Ekrem Bardha është në hetim dhe se Alma Rexhaj është arrestuar nga policia. Këtë e shpikin informatorët nga Detroiti, të cilët edhe më pare në komente dhe në shkrime të përsëritura e kanë shkruar në webe pa adresë si dhe në facebook, ku gjithësecili mund të postoj lloj-lloj komentesh. Mundësia e përhapjes së lajmit ( qoftë edhe të rremë, siç ishte ky rast, sjell shumë dëme për përsonin e akuzuar nga informacione si ky) bazuar në thashetheme, të cilat merren për të vërteta. Minimumi i punës së një gazetari, para se të publikoi një lajm të tillë është të sigurohet informacioni nga tri burime të besueshme e jo nga inatqarët e Ekrem Bardhës, të cilët s’po lënë gurë pa levizur për t’i marrë titullin, edhe pse kanë deshtuar në të gjitha tentativat e tyre.

Në kohen e publikimit të këtij shkrimi, Alma Rexhaj, edhe pse e ndodhur me pushime, gjate gjithë ditës prêt telefona nga prindrit dhe të njohurit në Shqipëri e këtu në diasporë se, pse dhe si është arrestuar, kur ajo qoftë edhe për një sekond të vetëm nuk ishte arrestuar, as nuk kish pse të arrestohej. Në korespodencën që Alma ka me Alfred Lelen, fillimisht ai i përgjigjet tepër shkurt dhe jo mirë: “nuk merrem me kroniken e zeze”. Ky lajm i rremë  klasifikohet në kroniken e zezë, pa më të voglen përgjegjësi, kur vetëm pak ditë më vonë, po ky gazetar ( një ndër gazetarët me eksperiencë), shkruan: “…duke i besuar burimit te gazetarit qe ka shkruar lajmin, dmth Detroit News.” Gazetari që ka shkruar lajmin nuk është Detroi News, por njëri nga bashkëpunëtorët e Gazetës “ Mapo”. Duke mos qënë fare i kujdesshëm, Lela vjen në përfundimin: “Nese eshte vendi per ndjese publike, sigurisht do ta kemi guximin per ta bere edhe ate, sic kemi patur paturpesine per te botuar lajme te paverteta dhe me qellime dashakeqe.” Ndërkohë që Alma Rexhaj i deklaron qartë z. Lela: “ne menyre ligjore do ju provoj qe asnje gazete lokale apo ne asnje polici te shtetit te Michiganit nuk ka asnje record per emrin tim….asnjehere nuk kam qene e investiguar dhe jo me keq e arrestuar gjate gjithe jetes sime ne usa.”

A nuk e meriton ky lajm një ndëshkim serioz, ku të bëhët mësim për gazetarinë e papërgjegjshme shqiptare? Ç’detyrime i ka Alma Rexhaj Gazettes “ Mapo”, që t’i sjellë një shqetësim të tillë? Korespodentët “anonim” dhe gazetarët që pranojnë kësi informacionesh duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore e jo të mjaftohen me deklaraten naïve te dates 17 Maj 2013, me titullin “ Asnje hetim per Konsullin e Nderit ne SHBA”, shkruan: “Gazeta “MAPO” i kërkon ndjesë biznesmenit Bardha dhe zonjës Alma Rexha për këto pasaktësi dhe shqetësimet që kanë rrjedhur si pasojë e këtij artikulli.” Ku, edhe në këta dy rreshta ka cinizëm dhe pasaktësi, pasi duhej thënë “ Konsullit shqiptar”, sepse,që në titullin e shkrimit të 16 Prillit 2013 thuhet konsulli e jo biznesmeni. Ekrem Bardhës dhe Alma Rexhes u duhej kërkuar falje me një përulje prej fajtori, nëse do të mjaftonte kjo. Të shqetësosh një femër deri në këtë masë, në Amerikë është shumë e denueshme, sa pronarit mund t’i mbyllej gazeta dhe informatorët mund të dënoheshin.

Ekrem Bardhës si Konsull Nderi, dhe si një ndër aktivistët më të njohur të çeshtjes shqiptare, i duhej lënë një vend i veçantë dhe hapsirë e mjaftueshme për të sqaruar rreth këtij informacioni dhe insinuatave prej nga vijnë njoftime të tilla. Një shkrim i qëllimshëm që cenon figuren e çdo njeriu, qoftë edhe pa aktivitetin e Bardhes, duhet dënuar pa as më të voglen luhatje.

E dyta:Që në rreshtin e pare të përgenjeshtrimit, shkruhet: “Në artikullin e datës 16 prill, me titull “Konsulli shqiptar nën hetim nga FBI” ka një sere pasaktësish.”

Kur thuhet ka një sere pasaktësish, duhesh ndalur konkretisht e në secilen prej tyre.Një sërë paskatësish nuk do të thotë të kërkohet ndjesë vetëm për njërën prej tyre !

Ekrem Bardha i ka të gjitha mundësitë ta gjëjë korespodentin nga Detroiti ( në mos e ka gjetur), që i ka dhënë gjithë këto pasaktësi ( një sërë ) dhe të kërkoi nga organet kopetente përballjen me ligjin, pasi ata jetojnë dhe punojnë në vendin ku jeton e punon Konsulli i Nderit. Gazeta“ Mapo” nuk kishte si t’i fabrikonte këto të dhëna, pa ia dërguar dikush nga Detroiti!

Edhe në përgjigjen përgenjeshtruese, përsëri aludohet dhe akuzohet indirekt me shprehjen: “Artikulli hidhte hije dyshimi edhe për Konsullin e Nderit në SHBA…”  Si i kuptonte këto hije gazetari i “mençur” i “ Mapos”, ose bashkëpunëtori nga Detroiti?!

Ka ardhur koha që dikush prej këtyre “ korespodentëve” të përballet me lgjin, ose të shpallet publikisht, si një genjeshtar model me qellime denigruese, duke shkel të drejtën elementare të gazetarisë profesioniste, vërtetësinë e çdo fakti të publikuar.

Në emër të fjalës së lire nuk mund të abuzosh me personalitetin e askujt!

                       

MAPO: Asnjë hetim për Konsullin e Nderit në SHBA

Në artikullin e datës 16 prill, me titull “Konsulli shqiptar nën hetim nga FBI” ka një sërë pasaktësish. Duke iu referuar Detroit Neës, MAPO raportonte mbi një skemë fajdesh në SHBA, për të cilën ishin arrestuar Tom dhe Lekë Duhani. Artikulli hidhte hije dyshimi edhe për Konsullin e Nderit në SHBA, biznesmenin e njohur, Ekrem Bardha. Pas verifikimit të informacionit rezulton se Bardha nuk është pjesë e këtij hetimi dhe se sekretarja e tij, Alma Rexha nuk është ndaluar asnjëherë nga policia amerikane. Për këtë skemë të paligjshme kredish raporti bën përgjegjës dy të arrestuarit Duhani, të pagëzuar nga FBI si “peshkaqenë kredish”. Gazeta “MAPO” i kërkon ndjesë biznesmenit Bardha dhe zonjës Alma Rexha për këto pasaktësi dhe shqetësimet që kanë rrjedhur si pasojë e këtij artikulli.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Alma Rexha, Ekrem bardha, FBI, Gazeta Mapo, Pjeter Jaku

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT