NGA LULZIM MULLIQI/
Me rastin e festave tona kombetare,vecanerisht 28 nentorit,festes kombetare te te gjithe shqiptareve qe njihet ndryshe edhe si “Dita e Flamurit” shqiptaret e shtetit te Arizones e kremtuan solemnisht me aktivitete te begatshme kombetare,kulturore,sportive dhe artistike.Ketij manifestimi te rendesishem kombetar dhe kulturor,ashtu sikurse ne vitin pararendes edhe kesaj radhe i parapriu Pikniku i pervitshem tradicional i Pavaresise i organizuar nga Shoqata me e vjeter e shqiptareve te ketij shteti “Shqipe e Arizones”.Me kete rast ne vendtkimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus park dhe 39 Ave,u organizuan edhe lojrat sportive si ne shah,futboll dhe basketboll.Pas fjalimeve ceremoniale te rastit u zhvilluan lojrat sportive sic ishte:turniri ne futboll te vogel ku garuan skuadra te ndryshme te komunitetit,ku atmosferen edhe me festive e ben bashkatdhetaret tane te ardhur nga treva te ndryshme etnike shqiptare,te cilet kishin sjellur me vete edhe ushqime tradicionale shqiptare.Me pas ne nderim te kesaj feste te rendesishme kombetare u organizua edhe nje mbremje mizikore festive me pjesemarrjen e kengetareve te mirenjohur te muzikes popullore shqiptare,sic ishin:Shaqir cervadiku,Amarda Arkaxhiu,vellezerit Edmond e Eduart Nikolla dhe Amir Morina.Kjo mbremje muzikore u organizua nen patronatin e Shoqates shqiptaro-amerikane “ Shqipe e Arizones “ ne Hotelin Four Points Sheraton ne Peoria Ave,ne qytetin e Phoenixit.Me kete rast gjithcka ishte pergatitur ne menyre shume te bukur,per nje mbremje shume te kendshme,per nje kremte shume dinjitoze dhe madheshtore.Atmosfera ishte edhe me festive brenda ne salle e cila ishte dekoruar me flamuj kombetar ku ne sfond mbizoteronin edhe fotografite e ideologeve dhe atdhetareve te Pavaresise se Shqiperise,Ismail Qemailit,Isa Boletinit,Hasan Prishtines etj.Ne fillimi te ketij eventi u be intonimi i himnit kombetar dhe atij amerikanMe pas nje fjalim rasti ne emer te Shoqates “ Shqipe e Arizones “e mbajti anetari i Bordit dhe aktivisti i devotshem,Dr.Arben Lasku.Ai pasi i pershendeti te pranishmit u ndal te rendesia historike qe kishte shpallja e Pavaresise se Shqiperise ne rrethanat e atehershme politike,Juridike dhe diplomatike ne Ballkanin e trazuar.Ne vijim dr.Arben Lasku theksoi se shpallja e Pavaresise se Shqiperise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit shqiptar.Ajo ishte fryt i perpjekjeve shekullore te atdhetareve tane per te formuar shtetin e pavarur shqiptar.Sot i kujtojme me pietet dhe respekt te madh te gjitha ato figura te medha historike qe kontribuan ne shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.Me pas programi artistik vazhdoi me daljen ne skene te grupit te valleve te femijeve te shkolles Shqipe te cilet performuan disa valle te tradites te pergatitura nga Jessie Fidani.Me pas doli ne skene moderatori i kesaj mbremje,Mr.Sc.Lulzim Mulliqi i cili pasi i pershendeti te pranishmit dhe i uroi 106 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,prezantoi dhe ftoi ne skene kengetaret e mirenjohur te Estrades muzikore shqiptare te ardhur enkas per kete mbremje kengetari i mirenjohur nga Kosovo,Shaqir Cervadiku pastaj kengetarja Amarda Arkaxhiu,vellezerit Nikolla dhe kengetari i komunitetit,Amir Morina.Dalja ne skene e kengetarit te mirenjohur nga Kosova,Shaqir Cervadiku dhe interpretimi i kengeve atdhetare me mjeshtri artistike sic ishin kenget “ Shqiperine e dua se jam shqiptar,Kosoven e dua se jam kosovar” pastaj kenget epike si “Moj Shqiperi mos thuj mbarova dhe kenga e Flamurit” zgjuan nje interesim te jashtezakonshem te mergimtaret tane.
Zeri i embel,melodik dhe karakteristik i kengetarit Shaqir Cervadikut u shoqerua gjate me duartrokitje frenetike dhe ovacione te shumta te artdashesve tane.Me pas gazetari dhe moderatori,Lulzim Mulliqi lexoi edhe nje leter pershendetese te Shoqates shqiptaro-amerikane nga Cikago e cila e pershendeste dhe vleresonte larte artistin e kenges popullore nga Kosova,Shaqir Cervadikun.Mjaft emocionuese dhe mbreselenese ishte edhe paraqitja ne skene e kengetares nga Shqiperia,Amarda Arkaxhiu e cila u paraqet me nje kolazh kengesh nga jugu dhe Shqiperia e mesme.Gjithashtu me nje potpuri kengesh per mergimtret tane kenduan, Amir Morina dhe vellezerit Edmond e Eduart Nikolla te shoqruar nga instrumentisti i mirenjohur,Astrit Dungu.Gjithashtu viene te permendet se ne kete eveniment te rendesishem kombetar dhe kulturor ishte i pranishem edhe fotografi profesionist i komunitetit shqiptaret te Arizones i kudondodhuri,Ensuel Kola,i cili permes fotografise i perjeteson aktivitetet e komunitetit tone.
BASHKOHU ME VATREN NE FESTEN E FLAMURIT!
30 NENTOR 2018, E PREMTE, ORA 6.00 PM, PARKING I SIGURUAR/
Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” & Bashkësia Shqiptare do ta Festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, të PREMTEN me 30 NËNTOR 2018, Ora 6.00 e mbrëmjes në:
ROYAL REGENCY HOTEL :
165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
Tel: (914) 233-9486
VATRA & BASHKËSIA SHQIPTARE FESTA E FLAMURIT ME 30 NENTOR
– TË FTUAR NË DARKËN E FLAMURIT EDHE DELEGACIONI NGA AUTORITETI I HAPJES SË DOSJEVE TË KOMUNIZMIT-/
Të dashur bashkatdhetarë, në vijim të traditës 106 vjeçare, Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare do ta festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, të PREMTEN me 30 NËNTOR 2018, Ora 6.00 e mbrëmjes. Rezervimi është bërë në ROYAL REGENCY HOTEL në Yonkers, Nju Jork, ku është i zgjidhur edhe parkingu për makinat.
Adresa: Royal Regency Hotel,
165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
Tel: (914) 233-9486
Festa nis në Orën 6 të mbrëmjes e deri në mesnatë. Për argëtimin tuaj ka menduar artisti i mirënjohur, Frederik Ndoci dhe grupi i tij muzikor me këngëtarë nga komuniteti dhe vendlindja.
Bashkëdrejtues të Darkës së Flamurit: LEK MIRAKAJ(347-564-5647) dhe DRITAN HAXHIA(646-468-8482)
KOMISIONI, KU MUND TË POROSITNI REZERVIMET:
Marjan Cubi:Tel:914-316-0045
Dalip Greca: 917-254-6103
Marjana Bulku : Tel-347-2099378
Nazo Veliu:347-323-8121
Ahmet Hoti 347-538-1243
Zef Balaj: 917-337-1753
Besim Malota:203-455-7167
Skender Murtezani:646-530-0809
Pashko Camaj: 516-902-0588
Mark Mernaçaj: 914-557-5782
Arjana Elezaj 917-355-1486
Çezar Ndreu 973-819- 8867
Marko Kepi 515-668-2726
Uke Gjonbalaj 718-781-7136
Ramiz Mujaj 917-346-2038
Hyrja: $75.00
Fëmijët nën 12 vjeç $25.00
-Sipas Traditës festës i bashkëngjiten edhe mysafirë nga vendlindja. Këtë herë në Festën e Vatrës dhe Bashkësisë Shqiptare në SHBA i bashkëngjitet edhe një delegacion nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit. Çfarë sjellin ata në këtë mbrëmje dhe në ditët pasuese që do të qëndrojnë me Vatrën dhe Komunitetin? Ju informojmë në ditët e ardhshme.
MARK GJONAJ- Dita e Flamurit ne Hotelin “Hilton” në Westchester në New York
105 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me madhështi nga diaspora shqiptaro amerikane nën drejtimin e Ansambleistit Mark Gjonaj/
“Together, we can do great things”… Mother Teresa/
Dita e Flamurit, 28 Nentori do te njihet zyrtarisht si dita e Pavarësisë Shqiptare në New York
Nga Keze Kozeta Zylo/
Dita e Pavarësisë së Kombit shqiptar gjithmonë mbledh gjithë shqiptarët kudo që janë rreth Flamurit të përbashkuar, për një dëshirë e një qëllim… Në mjediset lluksoze të hotelit “Hilton” në Westchester në New York u mblodhën mbi një mijë shqiptaro amerikanë për të festuar së bashku 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndonëse udhëtuam gjatë nga Staten Island për në Westchester, Bulevardi kryesor i të cilit ndrin nga flamujt shqiptarë përkrah flamurit amerikan dhe e kishim marrë emocionin e fuqishëm me vehte, por kur ndaluam përballë hotelit një tjetër emocion po aq i fuqishëm na përfshiu ku hollet e hotelit, hyrja përballë tij, statujat me duart lart që mbanin flamujt shqiptar dhe amerikan e bënin dhe më madhështore dhe më mikpritëse ardhjen e shqiptarëve që vinin grupe grupe për tëfestuar këtë dië të shenjtë.
Në lidhje me dekorimin kuq e zi më duhet t’ju jap një falënderim të veçantë z.Ismet Kurti ish kryetarit te shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit”, Ansambleistit të shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj, shoqatave “Plavë e Guci”, “Dibra”, “Kraja” dhe ‘Ulqini” që bënë të mundur këtë nismë, si dhe aktivistëve të dalluar si: Nail dhe Bilal Demiri në Staten Island, Shkumbim Hasangjeka dhe Shkumbim Balidemaj në Brooklyn.
Tavolinat e zbukuruara kuq e zi, pamjet filmike nga historia e Kombit shqiptar për Ditën e Flamurit shfaqur nga ekranet nëpër faqet e mureve e bënte dhe më të detajuar dhe më mikpritëse këtë ditë të bekuar Perëndie, që kishte organizues me plot përkushtim si: Florim Lajqi, Emmie Salaj, Vera Mjeku, Valon Nikci, Mete Bruncaj, Ismet Kurti, Ismer Mjeku, Antigona Komoni, Vaso Nikprelaj etj…
Mbëëmja festive u prezantua nga zonjusha simpatike Antigona Komoni dhe Ardian Komoni.
Salla ushtoi nga marshimi i oficerëve të policisë së New Yorkut drejt skenës kryesore të cilët kanë shoqatën “Illyria”. Hyrja e tyre me uniformën e policisë amerikane dhe me ngrijen e Flamurit shqiptar kuq e zi ishte një moment shumë i rëndësishëm, solemn për të gjithë bashkëkombasit dhe amerikanët që ishin në sallë.
Tenori i famshëm shqiptar Kastriot Tusha i cili kishte ardhur enkas nga Shqipëria si i ftuar special për të festuar me bashkatdhetarët në New York intepretoi hymnin kombëtar i cli u shoqërua nga të gjithë pjesëmarrësit.
Ansambleisti Mark Gjonaj njëherazi dhe fitues si anëtar në Këshillin e Bashkisë së New Jorkut iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar Ditën e Flamurit, Gëzuar Ditën e Pavarësisë”! Fjala e Tij është mirëpritur me duartrokitje ë zjarrta çka tregon popullaritetin dhe respektin që ka krijuar tek zgjedhësit dhe tek shumica e shqiptaro amerikanëve në Diasporë.
Pas fjalës së tij z.Gjonaj ka ftuar në skenë senatorin e shtetit të Nju Jorkut z.Jefrey D.Klein një mik i afërt i shqiptarëve i cili i uroi gjithë shqitparët në këtë ditë të shenjtë.
Në këtë festë kombëtare nderonte me pjesëmarrjen e saj ambasdorja Teuta Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Kosovës.
Në emër të qeverisë shqiptare ka përshëndetur znj.Besiana Kadare ambasadore pranë Kombeve të Bashkuara në New York.
Fjalimin kresor në këtë ditë të shënuar kombëtare e mbajti zonja Susana Shkreli, kandidatja për në Kongresin Amerikan dhe ndihmës Prokurore, shqiptarja e parë grua në Amerikë që kandidon për një post të tillë. Ajo solli midis të tjerave përvojën e saj në mbrojtjen e fëmijëve dhe grave nga dhunimet e llojeve të ndryshme, punën dhe zbatimin e ligjeve amerikane.
Një performancë speciale solli dhe këngëtarja dhe violinistja, arbëreshja Sophie Castriota nga gjeneratat pasardhëse të familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Vallëzim festiv sollën grupi i valleve të “Rozafatit”, të cilët të veshur me veshjet e bukura shumëgjyrëshe kombëtare i dhanë sallës hare dhe gëzim.
Në emër të guvernatorit të Bronxit znj. Nathalia Fernandez i dorëzoi Ansambleistit Mark Gjonaj, Proclamatën me mbishkrimin që Dita e Flamurit, 28 Nentori te njihet si dita e Pavarësisë Shqiptare në New York në nder të komunitetit shqiptar.
Vallëzim festiv sollën dhe grupi “Ansambli i Eposit të Valleve” veshur me kostumet kombëtare.
Të gjithë pjesëmarrësit u argëtuan me këngë të ndryshme të interpretuara nga këngëtarja e shquar Shyhrete Behluli, Edona Llalloshi, Malësori dhe Vedat Ademi të shoqëruar mjeshtërisht nga DJ Sammy Z.
Festa e 105 Vjetorit të Pavarësisë, do të ngelet e paharruar në kujtesën e mbi 1000 pjesëmarrësve në Hilton hotel, sepse është një ditë që bashkoi shqiptarët është një ditë që frymëzon sepse siç thotë Shen Nënë Tereza “Së bashku mund të bëjmë gjëra të vlefshme”.
Dhe gjërat e vlefshme do të vinë vetëm së bashku, sepse Bashkimi i Kombit e ka nevojë urgjente një realizim të tillë…
Mbremja festive u filmua nga disa media ndërmjet të cileve TV “Alba Life” do te transmetoje se shpejti në kanalet televizive kronikën e përgatitur enkas për këtë Jubile.
25 Nëntor, 2015
Westchester, New York
VITI 1968: KOSOVË-SHQIPNI, JEMI NJI
-Kosova para 49 viteve 28 Nëntorin e festonte edhe me demonstrata me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve/
-“Pavarësia kombëtare”, shkrim i Ibrahim Rugovës në 28 Nëntor të vitit të demonstratave 1968/
-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar uronte edhe për plotësimin e Pavarësisë së Shqiptare – për Pavarësinë e Kosovës dhe Njohjen Ndërkombëtare/-Kosova feston 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë edhe me koncerte e festivalet “Kosovarja këndon” e “Rapsodia Shqiptare”/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/PRISHTINË, 28 Nëntor 2017/ Në Kosovë, 28 Nëntori festohet tradicionalisht edhe si Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë edhe si Ditë e Flamurit, festohej edhe kur ishte e ndaluar dhe komunikimet si komb ishin shumë të vështira dhe me rreziqe, me sakrifica, me kufirin e hekurt që ndante, ndërsa para 49 viteve, në 1968, festohej edhe me demonstrata me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve.
Demonstrata më e madhe ishte ajo e Prishtinës e filluar në orët e pasditës së 27 nëntorit dhe zgjati deri në orët e para të ditës së nesërme, me kërkesat për Kosovën Republikë, Kushtetutë, Universitet, që askush të mos luajë me fatin e shqiptarëve në Kosovë e askund, e të tjera.Në Prishtinë, marshi i fillimtarëve të demonstratës, mes të cilëve isha atëherë nxënës i vitit të tretë të Shkollës Normale, nisi nga Fakulteti Filozofik (tash Filologjik) dhe në mbrëmjen e 27 nëntorit 1968 mbushi rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës përplot demonstrues, shqiptarë që erdhën dhe u bashkuan nga të gjitha anët.
Historianët kanë shënuar se, pas demonstratave të organizuara në 6 tetor në Prizren, në 8 tetor në Suharekë dhe në 19 tetor në Pejë, në 27 nëntor 1968 rinia dhe populli shqiptar demonstruan në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e Ferizaj dhe në 22 e 23 dhjetor në Tetovë. Parullat qendrore të këtyre demonstratave shqiptare ishin: “Kosova Republikë-Kushtetutë”, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji”, etj…
Në demonstratën në Prishtinë pati një të ri demonstrues të vrarë, ra nxënësi Murat Mehmeti, u plagosën shumë demonstrues, u dënuan mbi 100 veta.
Njohësit dhe kronistët e zhvillimeve në Kosovë kanë vlerësuar se, në 1968 filloi ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare në Jugosllavi, me jehonën që paten në botë demonstratat. Shtypi i huaj i dha hapësirë të konsiderueshme ngjarjeve, duke u marrë objektivisht me karakterin thelbësor të tyre, të cilat quheshin shpesh kryengritje shqiptare, ndërsa ishin të ndikuara edhe nga lëvizjet studentore të Evropës.
Në gazetën e studentëve “Bota e Re”, që dilte në Prishtinë, në numrin e festës së 28 Nëntorit të vitit të demontratave 1968, Ibrahim Rugova, atëherë në vitin e dytë të studimeve, kishte të botuar shkrimin me titull “Pavarësia kombëtare”, me të cilin artikull sikur paralajmëronte nismën e ideve të veta intelektuale e politike, të cilat 20 vjet më vonë, në një kohë shumë të rëndë, do t’i shprehte në mënyrë të qartë dhe konsistente si trinom: Liri, Pavarësi, Demokraci.
Rugova shkruante me rastin e përvjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, dhe pasi e quante një nga ditët më të bardha të historisë sonë, vijonte: “Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e një trungu në çdo stinë të kohës”.
Dhe, në përfundim të shkrimit për Ditën e Flamurit shprehej: “Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë”.
Pas mëse 21 viteve nga 28 Nëntorit 1968, Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Presidenti historik Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur, edhe si plotësim i pavarësisë shqiptare.
“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova edhe në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – ATSH, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.
Ishte 3 vjetori i Referendumit, të 26 deri 30 shtatorit 1991, për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur, të cilin gjatë intervistës Presidenti Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.
Në 11 tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova, duke folur edhe për këtë gjatë intervistës, vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar” dhe se opcioni i parë ishte Kosova e pavarur.
Dhe, “…që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër, të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”, theksonte Presidenti i parë, historik, i Kosovës.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator që e kishte themeluar dhe e udhëheqëte, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjitjhshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
Të zhvilluara kështu të ndërmjetësuara e garantuara ndërkombëtarisht bisedimet për statusin -pavarësinë e Kosovës, Rugova i parashikonte e kërkonte edhe në intervisten ekskluzive, të parën të një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
“Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet…”, shprehej ai në atë intervistë para 23 viteve.
Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen gjithësesi në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë, theksonte Presidenti Rugova, dhe shtonte se, kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e vlerësonte shumë Agjencinë Telegrafike Shqiptare, median e parë të Shqipërisë me korrespondent në Kosovë, për informimin nga Kosova e për Kosovën, derisa intervistën e parë e cilësonte edhe një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare.
“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistën që zhvillova atëherë po edhe në raste të tjera.
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar uronte edhe për plotësimin e Pavarësisë së Shqiptare, duke përkujtuar se pavarësia u cungua pa vullnetin e shqiptarëve, uronte për Pavarësinë e Kosovës dhe Njohjen Ndërkombëtare.
Në mesazhin e jubileut të 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për festën e 28 Nënrorit 2002, Rugova president edhe i zgjedhjeve të para nacionale në Kosovën e lirë nga qershori 1999, mes tjerash theksonte:
“Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve.
Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.
Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj.
Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.
Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik”.
Në vitin 2005, Presidenti Rugova, u ka drejtuar për herë të fundit qytetarëve të Kosovës mesazhin e urimit për Fetsën e 28 Nëntorit :
“Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.
Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.
Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës”.
Më pak se dy muaj më pas Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u shua në 21 janar 2006, në Prishtinë. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Kosovës, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik…
Ibrahim Rugova ka lindur në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, dhe pas pak ditësh do shënohet 73 vjetori i ditëlindjes së tij.
Presidenti historik Rugova ishte arkitekti i pavarësisë së Kosovës të shpallur pas shuarjes së tij në 17 Shkurtin historik 2008 e të njohur deri tash nga 115 shtete, 10 vjetori i së cilës do festohet pas më pak se tre muajve.
“Kosova shpalli pavarësinë bota e
Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të
KOSOVA FESTON 105 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË EDHE ME KONCERTE E FESTIVALE
Në Kosovë 28 Nëntori i 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë festohet edhe me koncerte, ndërsa në qytetin e Ferizajt edhe me nisjen e festivalit tradicional “Kosovarja këndon” e në Skënderaj me festivalin “Rapsodia Shqiptare” sot edhe me ndarje çmimesh në mbrëmjen e tretë finale.
Në kryeqytet, Prishtinë, aktivitetet qendrore zhvillohen në sheshe, ku dje është hapur panairi “Blej Shqip” me pjesëmarrjen e 100 prodhuesëve, ndërsa sot mbahet koncerti festiv i shtatë shoqërive kulturore artistike e ansambleve të këngëve dhe valleve që veprojnë në komunë.
Në Gjilan, festimet e Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë të nisura dje vazhdojnë sot edhe me rep/rok koncert të artistëve lokalë, me koncert këngësh e valleesh të ansamblit me emrin e qytetit dhe solistëve e ansamble të tjera vendore gjilanase.
Organizime institucionale, koncerte festive për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar mbahen edhe në qytete e lokalitete tjera, edhe nëpër shkolla të Kosovës, ndërsa ka edhe shumë organizime të tjera festive popullore, tradicionale, nëpër sheshet përplot defilime të qytetarëve e me buçitje daullesh si në dasma.
Në Mitrovicë, shkolla e mesme e ulët “Skënderbeu”, e Vaganicës, 28 Nëntorin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë e ka edhe Ditë të Shkollës dhe e festoi edhe me koncert të nxënësve.
Kosova sot kudo me valimin e flamujve kuqezi të ngritur në festën e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë feston edhe drejt 10 vjetorit të Pavarësisë së saj të shpallur në 17 shkurtin historik 2008.
Në Kosovë, edhe në rrethana okupimi, edhe kur ishte i ndaluar, Flamuri Kombëtar Shqiptar është shpalosur dhe ka valuar në 28 Nëntor në shtëpitë shqiptare kosovare dhe në institucionet e tyre, gjithnjë në ecje të vendosur e plot sakrifica drejt lirisë e pavarësisë. Flamuri Kombëtar kuqezi u ka prirë shqiptarëve në Kosovë edhe në të gjitha luftërat për liri, edhe në luftën e fituar në pranverën e vitit 1999, me mbështetjen e botës demokratike.