• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Filmi i parë shqiptaro-amerikan MikeyBoy në teatrin e famshëm të Manhattanit

November 2, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në teatrin e famshëm të Manhattanit AMC u shfaq premiera e filmit të parë komik shqiptaro amerikan MIKEYBOY. Rolin kryesor në këtë film e ka aktori shqiptaro amerikan i Hollivudit Mike Dusi.  Në hyrje të teatrit shpërndanin biletat dhe flyer për Majkun Marko Kepi, president i organizatës “Rrënjët” të cilët vazhdimisht mbështesin aktivitete të ndryshme.  Ajo që do më bënte përshtypje në hyrje ishte dhe takimi me gazetaren Enid Alvarez e gazetës së mirënjohur amerikane “Daily News” e cila kishte ardhur enkas për të parë premierën dhe për ta publikuar në gazetë.  Para se të shfaqej premiera e filmit Mike Dusi dhe familja e tij iu uronte mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve dhe i ftonte për të bërë një foto së bashku në karpetin e kuq që ishte shtruar enkas për aktorin e Hollivudit Mike Dusi.  Për të parë shfaqjen e premierës kishin ardhur artistë, aktorë amerikanë dhe shqiptarë, regjsorë filmash, producentë amerikane dhe shqiptarë, aktivistë të Diasporës dhe njerëz të thjeshtë.  Producenti i filmit MikeyBoy amerikani z.Ron Singer tha se ndihej krenar per bashkëpunimin me Majkun dhe është kënaqësi e veçantë të punosh me këtë aktor i cili premton dhe më shumë në të ardhmen. Dallonte në këtë pjesëmarrje të shumtë aktorja e Hollivudit Liza Dushku, e cila gjatë intervistave të shumta që dha si dhe për TV Alba Life u shpreh se jam krenare me Mikun për çfarë ka arritur dhe është bukur kur dy shqiptarë janë së bashku në Hollivud.  Ajo tha se ndihem shkëlqyeshëm që kam pashaportë shqiptare ku gjaku im është në deje shqiptar.  Artistja plot sharm dhe elegancë pozoi së bashku me Makkun me shqiptarë të shumtë, të cilët ishin vënë në radhë për të pasur një kujtim të bukur me dy aktorët e Hollivudit. 

          Shumë emocionante ishte kur në tapetin e kuq u shfaq babai i Majkut së bashku me një shqiptar tjetër të veshur me kostumin kombëtar dhe me çiftelinë në dorë.  Babai i Majkut këndoi nga zemra vargje nën tingujt e çiftelisë që i thureshin Shqipërisë dhe Gjergj Kastriotit, ishin momente e gëzueshme të një prindi dhe krenaria e ligjshme e tij për arritjen e të birit në Hollivud. 

          Mbështetja për Majkun ishte nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ku kishte njerëz të shumte që kishin udhëtuar nga larg.  Regjisori dhe aktori i mirënjohur Xhevat Limani tha se ndihej krenar që ndodhej në këtë aktivitet të rëndësishëm.  Ndërsa sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole e cila ishte takuar një javë më parë me Majkun nga vizita e tij në shkollën shqipe “Alba Life” ne Staten Island tha se nuk ka më kënaqësi kur shikon artistë shqiptarë që të të prezantojnë plot kulturë në skenat botërore.  Drejtori i festivalit të filmit shqiptar që do të organizohet javën tjetër z.Ariot Myrtaj shprehu kënaqësinë e tij dhe i uroi Majkut suksese të mëtejshme në botën e artit.  Profesori i pianos Petrika Melo e vlerësoi punën e Majkut dhe tha se arritja e tij në Hollivud është nder për ne si shqiptarë.  Ish kongresisti Joe Dio Guardi i intervistuar nga zonjusha Arlinda Balidemaj tha se Majku është një djalë energjik, plot talent dhe shpresoj shumë për të ardhmen e tij të shkëlqyer.  Qysh në bisedën e parë që pata me të u ndjeva i ngazëllyer nga energjia pozitive që ai çlironte dhe thashë se ky djalë do të eci shumë.  Më vonë aktori Dusi i ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit të shkojnë në sallën e kinemasë për të parë filmin Mikeyboy”.  Salla ishte e mbushur plot e përplot, kishte dy ditë që ishin shitur biletat para se të shfaqej premiera e filmit.  Subjekti i filmit ndonëse ka pjesë të shumta nga jeta e tij ka arritur mjeshtërisht ta ngrejë në art punën që ka bërë qysh fëmijë në Piceri, ku pronarë janë prindërit e tij Maira dhe Zef Dusi në Ozone Park në Quins, Nju Jork.  Ajo që të bënte përshtypje ishte se në film luanin dhe njerëz realë si prindërit, vëllai apo dhe shokë fëmijërie, ku prindërit e tij donin që djali i tyre Majku të gjente një nuse shqiptare me mblesëri.  Në fakt në film Majku nuk pranoi rrugën e mblesërisë, por me ndihmën e mikut të tij Robin rigjeti të dashurën e tij amerikane dhe zgjodhi rrugën e vështirë por të mahnitshme të artit.  Ndërsa vëllai i tij Tomi një jetë të thjeshtë, normale dhe një nuse me mblesëri shqiptare.  Humori dhe pjesët komike të realizuara plot art dhe profesionalizëm në film nga Majku bënë që herë pas here filmi të duartrokitej nga salla.  Në film me krenari babai i tij i tregoi dhe artikullin që ishte shkruar për Majkun në gazeten e mirënjohur “Illyria”, si dhe pati dialogje në gjuhën shqipe që përktheheshin në anglisht. Pas shfaqjes shikuesit shqiptarë dhe amerikanë u larguan me përshtypje nga më të mirat dhe mjaft mbresëlënëse.  Mjaft shqiptarë dhe amerikanë thanë se ne do t’ju themi të gjithë miqve tanë për të ardhur dhe parë filmin “Mikeyboy” një film që do të na ngelet gjatë në kujtesën tonë.  Filmi MikeBoy së shpejti do të shfaqet në Kosove, Maqedoni, Shqipëri dhe ne i urojmë shumë suksese aktorit të Hollivudit Mike Dusi.

1 Nëntor, 2013

Manhattan, New York

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: film shqiptaro-amerikan, Keze Zylo, Mike Dusi, MikeBoy

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT