• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBETAR, SFIDA E DIASPORES SHQIPTARE

December 1, 2013 by dgreca

Nga Ambasador Bekim Sejdiu/

Konsull i Pergjithshem i Republikes se Kosoves/*

I ndëruar Dr. Gjon Buçaj-Kryetar i Federates Pan-Shqiptare VATRA;

Të nderuar prijës fetar;

Shumë i nderuar z. Tahir Muhedini deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,  përfaqësues i Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, partia e vëllezërve çam;

Të ndëruar diplomatë nga Misionit i Shipërisë në OKB;

Të ndëruar përfaqsues të shoqatave, shkollave dhe medieve shqipe në SHBA;

Të dashur vatranë;

Zonja dhe zotërinjë;

Kam një kënaqës të veçantë t’u përcjellë përshëndetjet dhe urimet me të përzëmërta në këtë datë të rëndësishme për të gjithë ne, në emër të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal.

Sonte e ndiej vetën shumë të nderuar. Kjo për dy arsye të rëndësishme:  Së pari, është nder i veçantë për mua, si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe si shqiptar i Kosovës, të jemë folës kryesor në 101 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Arsyeja e dytë pse ndihem posaçërisht i nderuar është sepse këtë nderë ma bënë VATRA-simboli dhe pishtari i veprimtarisë kombëtare, politike dhe kulturore, të diasporës shqiptare në SHBA. Mund ta imagjinoni se si do ndiheshin pishtarët e Vatrës në Boston, një shekull më parë, po t’iu thoshte dikush se një herë dhe një kohë, Konsulli i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës në Nju Jork do mbajë fjalë rasti në 101 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë, në një mbrëmje festive të organizuar nga VATRA. Është vështirë e paramendueshme se do mund të kishte satisfaksion më të madh moral për ta.

Unë ju falenderoj shumë për këtë nderë të madh që i bëni Kosovës dhe mua personalisht.

Zonja dhe zotërinjë të ndëruar;

28 nëntori ka rëndesi të veçantë për ne shqiptarët, që shkon përtej shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë; kjo datë koinçidon me ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujes; ditëlindjen e njërit prej heronjëve më të mëdhenjë të kombit shqiptarë, Komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe ditën kur për herë të parë është shfaqur publikisht UÇK-ja, në Llaushë të Drenicës.

Momentet e kremteve të mëdha kombëtare, siç është 28 nëntori, janë momentereflektimi. Janë momente kur bëhen matematikat kombëtare, nëse shprehem kushtimisht; ku kalkulohen të arriturat, evidentohen ngecjet dhe trajtohen sfidat.

Siç e dijme ne të gjithë dhe siç mund ta dëshmojë edhe arkiva e çmuar e VATRËS, 101 vjet shteti shqiptar i kanë paraprirë dhe e kanë shoqëruar, shumë vite, dekada dhe shekuj përpjekjesh të kombit shqiptar për mbijetesë, liri dhe dinjitet në trojet tona autoktone. Dhe sot mbase mund te tingelloj si paradoksale, por nëse hedhim një vështrim të thellë historik, e arritura më e madhe e kombit shqiptar mund të konsiderohet  fakti se nuk jemi zhbërë, si komb dhe si entitet politik, nga harta e Ballkanit. Pavaresisht gjymtimeve, pavarësisht plagëve, ne kemi mbetur aty ku kemi qenë përherë. Sigurisht që kjo është e arritur e madhe për një komb që historia shpesh e ka trajtuar pamëshirshëm duke e vënë duarlidhur në udhëkryqe të medha.

Sot 101 vjet më vonë, ne kemi arsye të kremtojmë. Ne sot kemi arsye të kremtojmë, sepse kremtojmë jo vetëm një ditë të madhe por edhe të arritura të mëdha. Nuk është vetëm fakti që ekzistojmë, fizikisht dhe politikisht, tani si dy shtete të pavarura, që na bënë të kremtojmë. Arsyet për festim janë të mëdha: Shqipëria është vend demokratik, anëtar i NATO’s dhe në rrugëtim të sigurtë drejtë anëtarësimit në BE. Kosova është shtet i pavarur në rrugëtim të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në strukturat Euro-Atlantike. Shqiptarët në Ballkan flasin në emër të vetin dhe jo që nuk mund të nëpërkëmbën më nga askush, por janë shndërruar në një prej shtyllave kryesore të paqes, stabilitetit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në rajon. Shqiptarët kudoqoshin në Ballkan janë bërë përques të fortë të frymës Evro-Atlanike në Ballkan. Shqiptarët po kthehën dhe po zënë vendin e merituar në mileun e qytetërimit Perëndimor, aty ku e kanë patur vendin gjithmonë e nga ku janë shkëputur disa herë në zikzaget e historisë, qoftë nga pushtimet e huaja qoftë nga rreshtimet e gabuara ideologjike dhe gjeopolitike. Shtylla më e forë e lidhjes tonë me familjen Evro-Atlantike është marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të. Sigurisht që diaspora shqiptaro-amerikane është ura më e fortë lidhëse e shqiptarëve të Ballkanit me SHBA-të. Ju duhet të vazhdoni ta luani këtë rol. Këtë munda ta bëni duke mos shkëputur lidhjen me identitetin etnik, si dhe duke forcuar lidhjen me familjen tuaj të re, përkatësisht me kombin zemër-madh amerikan i cili ju ka përqafuar ju, siç i ka përqafuar shqiptarët ndër shekuj.

Zonja dhe zotërinjë të ndëruar;

Ne ditët e sotme ne përballemi me dy sfida të mëdha; Sfida e parë është sfida e zhvillimit. Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera ballkanike ku jetojnë shqiptarët kanë nevojë për të përjetuar zhvillim të gjithmbarshëm, me ritme të përshpejtuara. Nëse duhet të shprehëm në mënyrë metaforike, nëse të tjerët duhet të ecin, ne duhet të vrapojmë. Kjo për faktin se, për arsye të ditura, ne kemi trashëguar një nivel të ultë zhvillimi. Flas këtu në radhë të parë për zhvillim ekonomik, por edhe për zhvillim të gjithmbarshëm shoqëror; ku hynë avancimi i vazhdueshem i demokracisë, arsimi, kultura, sporti, arti, etj. Sigurisht, të gjitha këto janë hallka të një procesi.  Pra, ne kemi nevojë të zhvillohemi me ritme të shpejtuara.

Sfida e dytë  dhe në ndërlidhje me të parën, është nevoja e integrimeve. Ne sot jetojmë në një epokë globale me një ndërvarshmëri dhe ndërveprim shumëdimesional që zhvillohet me shpejtësi marramëndëse. Në këtë botë globale, nevoja e integrimit është akute. Integrimet tona janë disa-nevelesh. Së pari, ne na nevojitet integrim më i madh në mes vetë, në lëmin e ekonomisë, në radhë të parë, por edhe të arsimit, klutures dhe domeneve të tjera. Së dyti, ne duhet të jemi të gatshëm për integrime më të thella rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është e pashmangshme dhe paraqet mundësi  poaq sa edhe sfidë. Ne duhet të jemi të gatshëm për tregun rajonal dhe global të mallarave, ideve, kapitalit dhe punës. Zhvillimi është parakusht për integrim të suksesshëm.

Mëqe jemi në një përvjetor të rëndësishëm dhe mëqe jemi mysafair të VATRËS, po e përmbyll duke iu referuar edhe sfidës së madhe  me të cilën, kujtoj unë,  do përballeni çdo ditë e më tepër ju, diaspora shqiptare në SHBA. Ajo është sfida e ruajtës së lidhjeve me indentitetin etnik, përkatësisht rreziku i asimilimit. Siç mund ta merrni me mend, unë këto ditë kam marrë pjesë në shumë kremtime të 28 nëntorit, të organizuar nga diaspora jonë në Nju Jork dhe rrethinë. Ajo që më ka frymëzuar më së shumti janë programet kulturore, me këng dhe valle të shfaqura nga grupe fëmijës shqiptaro-amerikan. Unë do ju inkurajoja që t’i kushtoni kujdes të vëçantë punës me të rinjët dhe fëmijët. Shkollat shqipe në SHBA janë adresë e rëndësishmë për këtë. Krahas shoqatave, institucioneve fetare shqiptare, medieve, shkollat shqipe janë adresë e rëndësishme e ruajtjes së indetitetit dhe kulturës tonë entike në SHBA. Siç mund të jeni në dijeni, ne si Republikë e Kosovës bëjmë furnizimin e shkollave shqipe me një pjesë të madhe të teksteve mësimore. Porosia ime është që të vazhdoni të mbështesni shkollat shqipe si dhe të hapni shkolla të reja, kudo dhe kurdo që ajo është e mundur. Ky vend simbol i lirisë jo vetëm që mundëson por edhe inkurajon organizime të tilla.  Mbështetja jonë si Republikë e Kosovës nuk do ju mungojë. Urime edhe një herë 28 nëntori dhe festofshim së bashku shumë përvjetor të rëndësishëm.

  • Fjalmi i mbajtur ne darken tradicionale te Vatres dhe Bashkesise shqiptare ne New York, 30 nëntor 2013

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasador Bekim Sejdiu, fjalimi ne darken e Vatres

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT