– Mbrëmë nuk kishte vetëm fjalë: Afër komunës së Prishtinës vetura e kryeministrit të Kosovës është gjuajtur me vezë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 29 Gusht 2015/ Në Kosovë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe në raportet mes pozitës dhe opozitës ashpërson fjalorin e “replikave” në distancë, që priten të barten edhe në Kuvend, pas “heshtjes” së pushimeve verore. “Në seancën e parë të sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, të cilat, më 25 gusht , i arritëm në Bruksel”, ka paralajmëruar kryeministri Isa Mustafa.
“Lidhur me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel në mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, ne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, presim që, në rrugë institucionale, të kemi informatat e plota zyrtare mbi procesin dhe përmbajtjet e këtyre marrëveshjeve”, ka deklaruar kryeparlamentari Kadri Veseli.
Lideri i LDK-së, partisë që udhëheqë me qeverinë, kryeministri Mustafa dhe lideri një kohë të gjatë i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, kanë “replikuar” ashpër mbrëmë, jo në të njëjtën orë, nga studiot e dy televizoneve të ndryshme, njëri publik e tjetri privat.
Por, mbrëmë nuk kishte vetëm fjalë. “Mbrëmë derisa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu”, ka shkruar sot Mustafa në ‘facebook’, ku emrat që i përmend janë të kryetarit e nënkryetarit të komunës së Prishtinës që udhëheqet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Policia në njoftimin e dërguar bën të ditur se, “gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër komunës së Prishtinës vetura e kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona”.
Më tej njoftimi bën të ditur se, “Policia e Kosovës duke u bazuar në informacionet e sakta ka pranuar informatën se dy persona të moshës së re kanë lëshuar një qese të mbushur me diçka (të dyshuar) tek rrethoja e komunës së Prishtinës (saktësisht tek gardhi i gjallë).
Dy zyrtarët policorë në detyrë kanë shkuar në atë lokacion për të verifikuar se për çfarë qese bëhet fjalë në mënyrë që të eliminohet dyshimi për ndonjë mjet të dyshuar. Në ato momente nga dera hyrëse e Komunës ka dalë një person i dyshuar, S. Z., duke thirrur me zë të lartë, duke fyer, e pastaj edhe duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të angazhuar në detyrë zyrtare.
Pasi që i dyshuari S. Z. ishte mjaft i dhunshëm, dhe si rezultat i sjelljeve agresive ka lënduar dy zyrtarët policorë, në asistencë për të vënë kontroll janë angazhuar edhe dy zyrtarë të policisë në rroba civile.
Pas reagimit efikas të policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendrën e mbajtjes për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendsosje ka organizuar “aksione simbolike” dhe paralajmëruar edhe protesta për të kundërshtuar “Zajednicën” (Bashkësinë) – Asociacionin e komunave serbe. “Krijimi i Zajednicës sjell tensione të reja”, tha mbrëmë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kreu aktual i këtij subjekti politik më të madh opozitar në Kosovë, Visar Ymeri, e ka ftuar kryeministrin Mustafa “në një debat publik për të diskutuar për Zajednicën, dëmin që ajo e shkakton, dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga ajo”, derisa kryeministri ka ritheksuar se “Asciacioni është në harmoni me ligjet e Kushtetutën e Kosovës dhe me Paketën Ahtisaari”.
FJALORI ME I RI SUEDISHT-SHQIP
ME FJALORIN ME TË RI SHIQP-SUEDISHT TË AUTORIT SADULLA ZENDELI-DAJA GJUHA SHQIPE ËSHTË MË E PASUR/
Shkruan: Sokol Demaku/
Çdo punë e bërë për komb, për atdhe, është me vlerë, është gurë që zë vend dhe peshon në sirtarët e historisë kombëtare. Êshtë një fidane e mbeltuar në aspektin e ruajtjes dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës sonë. Këto ditë, në sajë të bashkëveprimit dhe punës së palodhshme të autoritt të fjalorti të parë Shqip-Suedisht Sadulla Zendeli-Daja dhe Shtëpisë botuese Toena nga Tirana pa dritën edhe ky thesar i kombit dhe se tani do jetë një ndihmes në punën e shumë bashkëkombasve, studiusve, gjuhëtarëve por edhe njerëzve të thjeshtë në përditshmërinë e tyre.
***
Autori i këtij fjalori, krahas disa penave tjera të mërgatës shqiptare, mund të konsiderohet si leksikograf i dejne shqiptar në mërgatë. Duke deshifruar sensin e frymëzimit të tij, konstatojm se brengat e mërgimtarit që i ndjen çdo ditë mbi supe, janë brenga që krahërorin ta shtërngojnë dhe rrudhat në ballë t’i shtojnë, dhe fuqinë e trupit çdo ditë ngadalë ta shkallmojnë. Brenga e mërgimtarit të kaplon hajnishëm dhe trazon shpirtin e tij me vite të tëra në mërgim, duke menduar në ate se si tu lehtësoj jetën bashkëkombasve te tij atje, cila do jetë ajo vepër që do ndihmoj ata në këte drejtim dhe Daja ka gjetë ate, e kjo vepër është fjalori Shqip-Suedisht që keto ditë doli nga shtypi dhe shpejtë do gjendet në duartë e cod njerit, atij që ka nevojë për te. Janë hartuar fjalorë, jo vetëm nga filologë shqiptarë, por edhe nga albanologë të huaj, të cilët kanë pasur dhe kanë luajtur një rol mjaft me rëndësi. Këta fjalorë kanë ndikuar që shqipja të përballet me shumë gjuhë, ku si rrjedhojë e kësaj pune të palodhur të filologëve dhe leksikografëve tanë, shqipja është vënë në krah të të gjitha gjuhëve të Ballkanit, në kushtet e bashkësisë së territorit, të nevojave të komunikimit ndërgjuhësor e të shkëmbimeve ndërkulturore. Pjesë e kësaj pasurie janë padyshim edhe Fjalorët suedisht-shqip, të autorit Sadulla Zendeli Daja, që po paraqesim këtu sot. Këta glosarë janë të parët në llojin e vet, botuar në Suedi, dhe është fryt i një pune të kujdesshme, mbledhëse, përzgjedhëse e sistematizuese të poetit, përkthyesit, mësuesit, atdhetarit dhe leksikografit tonë të njohur, Sadulla Zendeli-Daja.
Një anë shumë e vlefshme e Fjalorit të dajës, që duhet venë re në veçanti, është karakteri i tij normativ, që përfshinë të gjitha rrafshet e gjuhës, që nga fonetika, morfologjia, sintaksa, leksiku, fjalëformimi, deri edhe rrafshin e stilistikës. Me këtë rast, mund të themi lirisht se ky Fjalor, padyshim, është me një rëndësi të lartë, sepse pasuronë leksikografinë e dy gjuhëve, përmbushë të gjitha kriteret, mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkëkohorë, përmbanë kuptime-shtesë për kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar edhe pse ka anën e tij praktike të përdorimit. Prandaj, ky botime është mirëprit me interes të madh nga lexuesit e përdoruesit shqiptarë, por edhe nga ata suedezë.
Ana normative e fjalorit përfshin të gjitha rrafshet e gjuhës: fonetikë, morfologji, sintaksë, leksik, fjalëformim dhe në rrafshin e stilistikës, për çka, mendojmë se do të ketë një rol të madh edhe në përvetësimin e normës së gjuhës letrare. Shfrytëzimi i përvojave të të dy leksikografive, shqiptare dhe suedeze, i kanë ndihmuar autorit të zgjidhë me sukses një numër problemesh që dalin në hartimin e fjalorëve të këtij tipi. Mund të thuhet, se Fjalori pasuron leksikografitë e të dy gjuhëve, shqiptare suedeze , plotëson zbrazëti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkëkohorë, përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe sepse ka anën e tij praktike të përdorimit dhe këtë anë e siguron përzgjedhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore.
Fjalori përmbanë fjalë dhe shprehje të përdorimit të përditshëm dhe të vencantë të gjuhës shqipe dhe në gjuhën suedeze. Kur kemi të bëjmë me pjesën e shqipes këtu është përfshirë leksiku aktiv, por jo rrallë edhe leksiku pasiv dhe ai potencial i shqipes për t`i dalë ballë fjalësit të suedishtes. Në fjalorë janë përfshirë edhe një numër fjalësh të reja, fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaja që kanë karakter ndëkombëtar, dialektizma që janbë marrë nga të dy krahët, pra nga dy dialektet e shqipes nga gegërishtja e toskërishtja, në mbështetja të vlerës së tyre objektive brendapërbrenda strukturës leksikore të tyre për të ndihmuar shpjegime saktësore dhe përkufizimeve të termave profesionale. Hasim në diku mbi 1000 emërtime nga sfera shoqërore, të cilat janë të shoqëruara me shpjegime dhe sqarime të nevojshme për përdoruesit e tyre.
Pra trajtimi i njësive leksiko-semantike, të çdo zëri leksikografik përkufizon shpjegimet e sinonimeve dhe autonimeve me shembuj ilustrues dhe frazeologji si dhe me karakteristika gramatikore të shkurtesave me kujdes dhe në mënyrë profesionale nga ana e autorit. Sinonimet janë shfrytëzuar duke pasur për mbështetje përdallimin dhe marrëdhënjet sematike midis tyre. Këtu hetohet përpjekja e autorit që në çdo rast të jepet kuptimi i përgjithshëm e më i saktë i ngjyrimeve kuptimore, te kuptimi figurativ dhe përdorimet e tjera funksionale të fjalës. Autori në shumicën e njësive leksikore jep shembuj të shumtë ilustrues kur kemi të bëjmë me përdorimine frazelogjisë. Por është shumë me vlerë se këta fjalorë ndjekin rrugë të fjalorëve dy gjuhësor. Mbetet që gjuhëtarët tanë, por edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore në Shkup, si i vetmi institucion shkencor, të kërkojë mundësinë për të vepruar brenda sistemit arsimor të Republikës së maqedonisë dhe të marrë masa e të gjejë mënyrë për ndërmarrjen e hapave për kërkime të dokumenteve të reja, në mënyrë që kështu të shpëtohen nga dhëmbi i kohës, por edhe nga situata reale në të cilën procesi i asimilimit të popullsisë ortodokse është në përfundim e sipër. Por edhe insititucionet e kulturës dhe arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës duhet angazhuar në këtë drejtim. Me një qasje shkencore e pa ngarkesa politike mendoj se do të kryhej me sukses ky mision i rëndësishëm, i cili i pret gjuhëtarët dhe dijetarët shqiptarë.
E me rastine daljes nga shtypi të fjalorit të parë shqip-suedisht në hisotinë e gjuhes shqipe botuesi nga Tirana i shtëpisë botuese Toena , autoritt ë fjalorit i shkruan sa vijon:
I dashur Daje, pershendetje,
Uroj te jeni mire me shendet e me punet tuaja te perditeshme.
Kam ne dore fjalorin shqip – suedisht, punen tuaj me te fundit, botim i Toena-s, dhe dua t’ju them qe ne fillim se jam shume i impresionuar nga puna juaj prej murgu, durimi i jashtezakonshem dhe ngulmimi per ta cuar deri ne fund nje pune te nisur vite me pare.
Ju jeni, padyshim, njeriu me i njohur nder shqiptaret dhe suedezet qe ka vene prej kohesh urat e komunikimit midis dy gjuheve, dy kulturave dhe dy kombeve, Suedise dhe Shqiperise. Dhe perpos edhe kontributit tuaj per clirimin e Kosoves dhe ceshtjen kombetare shqiptare ne teresi, kontributit per arsimimin e femijeve shqiptare ne emogracion ne Suedi e gjetke, ky fjalor 1600 faqesh eshte, dua te besoj, nder gjerat me te cmuara e me me vlere qe keni bere gjate gjithe jetes tuaj. Ndaj duhet te ndiheni krenar per kete pune madhore qe keni kryer.
Krenar dhe te gezuar ndihemi edhe ne miqte e bashkepunetoret e tu dhe me urimet me te sinqerta e miqesore te urojme nga zemra per kete arritje shkencore, kulturore e didaktike ne ndihme te te gjithe atyre qe kane nevoje te mesojne dhe te thellohen ne mesimin dhe perfeksioimin e gjuhes suedeze dhe shqipe.
Me urimet me e mira, ju pershendes dhe perqafoj nga Tiana.
Fatmir Toci
Ndersa më këtër rast autori i këtij fjalori Sadulla Zendeli Daja me shkruan sa vijon: I nderuar zoti Demaku, Ju dërgoj urimin e Fatmir Toçit nga Shtëpia Botuese Toena Tiranë. Fjalorin shqip-suedisht që doli në dritë këto ditë në Tiranën tonë të Dashur. Sigurisht do të gëzohi për këtë shkrim të qëlluar. Angazhimi juaj me Universitetin Shteteror të Tetovës e vërteton dhe e forcon Kumtesën tuaj për krijimtarinë e Dajës 50 vjeçare. Ju faleminderit duke ju dëshiruar sukses në punën t´uaj të shkëlqyer që bëni për bashkatdhetarët tanë në Suedi. Përkthimi i librit t´uaj për fëmijë „Djali dhe Tigri“ është një ndihmesë e veçantë për shkollat shqipe dhe fëmijët e mërgimtarëve tanë në Suedi.
Nderimet e mia duke Ju përshëndetur me fjalët e Nuses Aurelia të Familjes Voka nga Shipkovica e Tetovës. ”Rroftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia“.
Sadulla Zendeli-Daja