• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE MEMORIAL QE AKUZON SERBO-MALAZEZET

December 8, 2019 by dgreca

INAUGUROHET MEMORIALI KUSHTUAR VIKTIMAVE TË MASAKRËS SERBO-MALAZEZE NË HOT TË MALËSISË SË MADHE NË VITIN  1919/

                       “Sot heshtja mbaron” – “Serbia të kërkojë falje”/

                                         Nga Frank Shkreli/

Sipas disa mediave vendore, nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, në ceremoninë në Kushe të Hotit, për Zbulimin e Memorialit Kushtuar Masakrës së Hotit, të Vitit 1919, morën pjesë shqiptarë dhe personalitete nga mbarë trojet shqiptare, përfshirë edhe zyrtarë përfaqsues të pushtetit vendas, si Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Z, Tonin Marinaj dhe Nikollë Camaj, përfaqsues i Komunës së re të Tuzit.  Z. Camaj u tha të pranishëmve se Shqiptarët dinë të jenë së bashku në fatkeqësi.  Kjo u pa edhe në ngjarjet e fundit që tronditën Shqipërinë.  Por, Shqiptarët nganjëherë harrojnë t’i bashkojë e mira, për të cilën kemi aq nevojë”, theksoi Z. Camaj.  “Neve sot jemi të gjithë së bashku për të kujtuar sakrificat e mëdha, por në të njëjtën kohë edhe për të venë në dijeni për sakrificat dhe padrejtësitë, se viktimat që na i kanë shkaktuar të tjerët në të kaluarën, po kalojnë pa pasoja (për ata që i kanë kryer këto krime).   Nuk mund të flitet për marrëdhënie të shëndosha me pasardhësit e atyre që na kanë shkaktuar dëme e dhimbje aq të mëdha, që na kanë shkaktuar serbo-malazezët.  Prandaj nga ky vend, nga kjo foltore, nga kjo ditë që është tepër e rendësishme për këtë anë, dua të përcjellë mesazhin e nevojës që edhe sot në proceset e integrimeve të Ballkanit, përfaqsuesit tonë të kërkojnë nga përfaqsuesit serbo-malazezë, se ata kanë nevojë dhe obligim njerëzor, si fqinjë që jemi, se që të vazhdojmë jetën së bashku në fqinjësi të mirë, që së paku njëherë t’i këthejmë sytë nga e kaluara dhe të turpërohen para krimeve që na kanë shkaktuar, e na i kanë bërë”, shtoi Z. Nikoll Camaj.  Përfaqsuesi i Komunës shqiptare të Tuzit, Z. Nikoll Camaj, me këtë rast u bëri thirrje serbo-malazezëve që të kërkojnë falje për këtë masakër dhe për të tjera, megjithëse u shpreh pesimist se një gjë e tillë do të bëhej nga ata.  “Vështirë se mund të presim nga serbët dhe malazezët një gjë të tillë, por ama nuk do t’i kursejmë (me thirrjet tona) në këtë drejtim”, deklaroi përfaqësuesi i Komunës së Tuzit, Z. Nikoll Camaj.
 
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Z. Tonin Marinaj pati fjalë të mira për pasardhësit dhe familjarët e malësorëve të masakruar, pabesisht, nga forcat serbo malazeze 100-vjetë më parë, duke thënë se megjithse ata, “Jetojnë larg në diasporë nuk janë kursyer për të nderuar gjakun dhe sakrificën e të parëve të tyre, duke nderuar kështu Hotin dhe gjithë Malësinë e Madhe”, u shpreh Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Z. Tonin Marinaj, duke thekësuar kontributin e mërgimtarëve malësorë për trojet nga e kanë origjinën.
 
Sot, me zbulimin e këtij monumenti, kujtojmë të gjithë ata që u masakruan dhe ata që vazhdojnë të vuajnë padrejtësi nën regjime autoritare.  Ky Memorial kushtuar malësorëve të masakruar nga serbo-malazezët në vitin 1919 na kujton se fryma e lirisë mbizotëron në zemrën e secilit prej nesh dhe se drita e lirisë nuk mund të shuhet as nga regjimet totalitare dhe as nga pushtuesit brutal.  Liria është një dhuratë nga Perëndia!  Ky Memorial është një monument për kauzën e lirisë dhe për luftën e malësorëve në mbrojtje të identitetit të tyre arbëror.  Burrat e  ekzektuar të Malësisë, të cilëve u kushtohet ky Memorial, pushofshin në paqë dhe shqiptarët anë e mbanë trojeve të tyre – përfshir edhe malësorët — të cilët vazhdojnë ende të vuajnë nga padrejtësitë dhe nga mungesa e lirisë së vërtetë, të gëzojnë më në fund liritë dhe të drejtat bazë të njeriut, liri dhe të drejta kombëtare, për të cilat u masakruan 71 malësorët e Hotit në vitin 1919, nag forcat serbo-malazeze.
Lavdi këtyre Hotjanëve dhe të gjithë brezave të Hotit që, në trojet e veta shekullore, kurrë nuk iu nënshtruan asnjë armiku të Kombit shqiptar.  Urime edhe bijve, nipave e mbesave të tyre këtu në Shtetet e Bashkuara, të cilët nuk i harrojnë, por e kujtojnë sakrificën e të parëve të tyre, në mbrojtje të Atdheut dhe të identitetit kombëtar të malësorit dhe të shqiptarëve në përgjithësi!

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank Shkreli-Mmeoriali -Malsoret- Serbo-Malazezet

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT