• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KËTË JAVË NË HISTORI

June 7, 2016 by dgreca

 Nga Frank Shkreli/

 72-vjetë më parë, më 6 qershor, 1944,  përafërsisht pothuaj 200,000 ushtarë të forcave aleate ndërmorën zbarkimin e rrezikshëm amfib në brgdetin e Normandisë në Francë, nën komandën e Gjeneralit Amerikan, Dwight Eisenhower.  Operacioni i suksesshëm ushtarak për të marrë nën kontroll, nga forcat okupuese naziste, bregdetin francez prej pothuaj 70-kilometrash, filloi në orët e para të mengjezit të 6 qershorit, 1944.  Historia shënon se ditën e parë të luftimeve mbetën të vrarë ose të plagosur më shumë se 4000 ushtarë të forcave aleate, amerikane, angleze dhe kanadeze.   Invadimi i Normandisë nga aleatët ishte i pari si i tillë në territorin e okupuar nga forcat naziste, në Evropën Përendimore.  Ishte kjo një betejë e cila çoi, më në fund, në humbjen e Gjermanisë së Hitlerit dhe aleatëve të saj.  Në invadimin e Normandisë morën pjesë gjithsejt 5000 anije dhe 13,000 aeroplanë.   Megjithë humbjet e mëdha, më shumë se 100,000 ushtarë të aleatëve mbijetuan betejën e Normandisë dhe prej aty, ata filluan të marshonin anë e mbanë Evropës, duke çliruar më në fund jo vetëm Francën por edhe mbarë kontinentin evropian. 

 Me rastin e 40-vjetorit të invadimit të Normandisë, Presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan vizitoi Normandinë me 6 qershor, 1984 ku mbajti njërin prej fjalimeve më të rëndësishme të mandatit të tij.  Ish-Presidenti Reagan, në të vërtetë, ishte presidenti i parë që mori pjesë në kujtimin e një përvjetori të zbarkimit  të forcave aleate në Normandi, ku mbajti një fjalim emocional, të cilin historia do ta kujtojë për një kohë të gjatë si një prej fjalimeve  më me rëndësi të kohës.  Atë ditë qershori të vitit 1984, të pranishëm ishin edhe një grup ushtarësh veteranë amerikanë të cilët kishin marrë pjesë në betejën e Normandisë. Kështu u foli Pressidenti Ronald Reagan me atë rast, veteranëve dhe pjesmarrësve të tjerë në Point du Hoc të Normandisë:

 “Gjëndemi këtu për të shënuar këtë ditë të historisë kur forcat Aleate u bashkuan në një betejë për t’i këthyer lirinë Evropës. Për më shumë se 4 vjetë, pjesa më e madhe e kontinentit evropian mbulohej nga një hije e tmerrshme.  Kombe të lira ishin pushtuar, hebrenjtë vuanin vdekjen në kampet e përqendrimit, miliona të tjerë anë e mbanë Evropës kërkonin çlirimin nga forcat okupuese dhe donin lirinë e pavarësinë.  Evropa ishte e skllavëruar dhe bota lutej për shpëtimin e saj.   Shpëtimi filloi këtu në Normandi. Këtu, Aleatët bënë qëndresën duke luftuar kundër tiranisë, në një ndërmarrje gjigante ushtarake, e pa parë deri atëherë në historinë e njerëzimit”. 

 Ushtarët aleatë që luftuan këtu, Presidenti Reagan, i cilësoi si “Djemtë  e Point du Hoc.  Këta ishin djemtë të cilët u ngjitën mbi këto shkëmba.  Këta janë kampionët të cilët ndihmuan në çlirimin e një kontinenti.  Këta janë heronjtë të cilët ndihmuan për t’i dhënë fund një lufte të tmerrshme.”

 Në fjalimin e tij historik, Presidenti Reagan, përveç sakrificave të forcave amerikane, përmendi edhe kontributin e çmueshëm në këtë betejë të forcave angleze, të forcave skoceze, ndërkohë që theksoi atë që ai cilësoi si “Trimërinë e forcave polake të cilat gjatë invadimit u vëndosën në një zonë midis forcave armike dhe pjesës tjetër të Evropës”, ndërkohë që lavdëroi edhe atë që e cilësoi si “Kurajon dhe guximin e pashembullt të forcave kanadeze….”
 “Burrat dhe djemtë e Normandisë ishin të bindur se lufta e tyre ishte e drejtë dhe se ata po luftonin në emër të mbarë njerëzimit”, u shpreh Ronald Reagan dhe shtoi se në radhët e këtyre trimave guximtarë mbretëronte bindja dhe besimi se, “ekzistonte një ndryshim themelor dhe moral midis përdorimit të forcës për çlirim dhe përdorimit të forcës për pushtim e okupim.”  Ju ishit këtu, u tha Presidenti Reagan veteranëve amerikanë me rastin e 40-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi,  “Për të çliruar dhe jo për të pushtuar… Ju të gjithë ishit të vet-dijshëm se për disa gjëra ia vlenë të vdesësh.  Ia vlenë të vdesësh për atdheun tënd dhe të vdesësh për demokracinë, pasi kjo është forma më e ndershme e qeverisjes që është krijuar nga njeriu.  Ju të gjithë donit lirinë, ju të gjithë ishit të gatëshëm të luftoni kundër tiranisë.” 

Por ishte diçka më tepër se kaq –u tha Presidenti Reagan të pranishëmve — që u ndihmoi forcave aleate në luftën e tyre kundër armikut.  “Ishte besimi i patundur se Perëndia kishte dorë në ngjarjet që po zhvilloheshin aty, se Zoti vet ishte një aleat në këtë kauzë të madhe” të njerëzimit, theksoi Ronald Reagan. 

 Në fjalimin e tij me rastin e 40-vjetorit të betejës së Normandisë në qershor të vitit 1984, duke marrur parasyshë se ishte kulmi i luftës së ftohtë, Presidenti Reagan foli edhe për situatën në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.  Ai tha se aleatët rindërtuan një Evropë të re dhe se fillimisht pati përpjekje për pajtim midis atyre që deri atëherë kishin qenë armiqë, por që të gjithë kishin pësuar vuajtje të mëdha në luftë.  Shtetet e Bashkuara, tha ish-udhëheqsi amerikan, krijuan Planin Marshall për të ndihmuar në rindërtimin e jo vetëm të aleatëve të Amerikës por dhe të armiqëve tanë tha Reagan.   Plani Marshall, theksoi Presidenti Reagan, çoi  më pas në krijimin e “Aleancës së Atlantikut – një aleancë e madhërishme që deri në ditët e sotme shërben si mbrojtëse e lirisë, e begatisë dhe paqës.” 

 Fatkeqsisht, tha Presidenti Reagan, se megjithë përpjekjet dhe sukseset tona të mëdha që pasuan mbarimin e luftës, ngjarjet nuk morën fund ashtu siç mendohej dhe siç ishin planifikuar.  Duke iu referuar vendosjes së komunizmit në vendet e Evropës Lindore, Presidenti Reagan, nënvijoi se pas fitores mbi nacizmin, “Disa vende të çliruara humbën lirinë……Forcat sovjetike që erdhën deri në qendër të këtij kontinenti nuk u larguan së këndejmi kur u vendos paqa.   Në të vërtetë, ato janë gjithnjë këtu, të pa ftuara, të pa dëshiruara dhe të paepura, pothuaj 40-vjetë pasi mori fund lufta.”   Z. Reagan shtoi se, për këtë arsye, forcat aleate janë gjithnjë të pranishme në këtë kontinent.   “Sot, ashtu sikur edhe 40-vjetë më parë, ushtritë tona gjënden këtu për të vetmin qëllim –e që është për të mbrojtur dhe për të ruajtur demokracinë” dhe shtoi se, “Ne në Amerikë kemi mësuar leksione të hidhura nga dy luftërat botërore: se është më mirë të jemi këtu të gatshëm për të mbrojtur paqën se sa të izolohemi matanë oqeanit dhe të reagojmë vetëm pasi të jetë humbur liria.  Kemi mësuar nga historia se izolacionizmi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një përgjigje e pranueshme ndaj regjimeve tiranike me qëllime ekspansioniste”, ka theksuar Presidenti Reagan.  Ronald Reagan përmendi në fjalimin e tij gjithashtu humbjet e mëdha që kishte pësuar ish-Bashkimi Sovjetik në Luftën e dytë Botërore, 20-milion veta, një çmim, tha ai, që përbën një testament të fuqishëm mbi nevojën për t’i dhanë fund luftës njëherë e përgjithmonë. 

Duke përfunduar fjalimin e tij me rastin e 40-vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi (6 qershor, 1944), me sensin e tij profetik të historisë, ish-Presidenti Reagan,  iu drejtua aleatëve të Amerikës në Evropë, 32 vjetë më parë, duke i siguruar ata për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.  “Edhe sot jemi të lidhur me të njëjtat vlera, vlera të cilat na lidhën e na bashkuan 40-vjetë më parë, të njëjtat miqësi, tradita dhe vlera.   Gjëndemi përball të të njëjtit realitet.  Siguria dhe stabiliteti i aleatëve të Amerikës janë jetike edhe për Shtetet e Bashkuara ndërsa garancitë amerikane të sigurisë janë të doemosdoshme për lirinë dhe demokracinë e vendeve evropiane. Ne ishim me ju atëherë.  Ne jemi me ju edhe sot.  Shpresat e juaja janë shpresat tona dhe fati i juaj është fati jonë”, përfundoi Presidenti Reagan fjalimin e tij në Normandi në 6 qershor të vitit 1984.

6 qershori, 1944 është një datë që do mbahet mend përgjithmonë nga ata që vlerësojnë lirinë dhe demokracinë.  Është një ditë që do kujtohet kur 72 vjetë më parë në bregdetin e Normandisë në Francë, mijëra të rinjë – shumica amerikanë, por jo ekskluzivisht amerikanë — filluan një marshim triumfues kundër tiranisë nazizte, që fatkeqsisht pothuaj menjëherë u zëvendësua me tiraninë komuniste për pothuaj gjysëm shekulli, fundin e të cilit, ironikisht e përshpejtoi Presidenti Reagan.  Por sidoqoftë, 6 qershori është një përvjetor që duhet të shënohet nga të gjithë ata që vlerësojnë lirinë dhe demokracinë, për veten dhe për të tjerët, për të gjithë ata që besojnë se të drejtat e individit duhet të triumfojnë mbi çdo regjim, qeveri a çdo institucion.  Fjalimi i ish-Presidentit amerikan Ronald Reagan, (me rastin e 40-vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi mbajtur më 6 qershor, 1984) përjetëson përgjithmonë besimin në vlerat e lirisë dhe të demokracisë për çdo individ dhe për të gjithë popujt, ndërkohë që kujton dhe nderon sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën në mbrojtje të këtyre vlerave universale të njeriut.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, KËTË JAVË NË HISTORI

PO ZGJOHET NATO, MË NË FUND

June 1, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Kritikët e aleancës euro-atlantike NATO kanë akuzuar se organizata ushtarake që u themelua me nënshkrimin e Traktatit të Washingtonit më 1949, është tani një organizatë buroktratike e përbërë prej 28 vendeve anëtare me qindra komisione dhe grupe pune. Ata thonë se sidomos ç’prej shembjes së komunizmit në Evropë, gjatë 20-viteve të kaluara, NATO dukej si një organizatë jo e koordinuar siç duhet dhe pa një qëllim dhe drejtim të qartë strategjik.   Por duket se sfidat ruse të kohëve të fundit, deklaratat dhe politika agresive e Vladimir Putinit karshi fqinjve të saj dhe Evropës në përgjithësi, e kanë zgjuar NATO-n nga letargjia e dy tre dekadave të fundit dhe duket se po i merr seriozisht sfidat, kërcënimet dhe agresionin e Moskës kundër fqinjve të saj.

NATO lëshoi kushtrimin javën që kaloi nga Tirana ku u mbajt Asamblea Parlamentare e aleancës perëndimore.Siç dihet, në Asamblenë  Parlamentare të NATO-s bëjnë pjesë parlamentarët nga vendet anëtare të NATO-s dhe siç ndodhi edhe në mbledhjen e saj në kryeqyttein shqiptar, ata takohen për të shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe me interesat dhe shqetësimet e përbashkëta.  Asamblea është krejtsisht e pavarur nga NATO, por shërben si një lidhje midis aleancës së NATO-s dhe vendeve anëtare për të siguruar një konsensus parlamentar dhe publik në mbështetje të politikave të Aleancës.

Nga kryeqyteti shqiptar, deputetët e vendeve anëtare të NATO-s u bënë thirrje vendeve anëtare të aleancës ushtarake euro-atlantike që të jenë gati t’i përgjigjen kërcënimeve të mundshme të agresionit rus kundër vendeve të tyre.   Kongresmeni amerikan dhe kryetari i Asamblesë, Michael Turner u tha nja 250-parlamentarve të vendeve të NATO-s se, “Rusia përbën kërcënime reale dhe serioze”.  Në deklaratën përfundimtare të mbledhjes në kryeqytetin shqiptar, të miratuar unanimisht, parlamentarët shprehën gjithashtu keqardhjen e tyre në lidhje me, “Përdorimin e forcës nga Rusia kundër vendeve fqinje të saj si dhe për përpjekjet e Moskës për të frikësuar vendet aleate të NATO-s.”   Në deklaratën e Tiranës, parlamentarët i kërkuan aleancës NATO që t’u sigurojë mbështetjen e saj vendeve anëtare të aleancës të cilat konsiderojnë se Rusia po kërcënon sigurinë e tyre, sidomos të vendeve anëtare të krahut jugor dhe lindor të Aleancës.  Në deklaratën e tyre,  pjesëmarrësit evropianë në takimin e Tiranës i bënë gjithashtu thirrje Aleancës Përendimore që njëkohsisht të shqyrtojë edhe mënyrat për uljen e tensioneve me Moskën.

Në sesionin pranveror tre ditorë të Asamblesë së NATO-s në Tiranë foli edhe Zëvëndës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Alexander Wershbow, i cili pasi uroi Shqipërinë me rastin e 7-vjetorit të antarësimit të saj në NATO shtoi se, “Integrimi euro-atlantik është çelsi i stabilitetit këtu në Ballkan.”  Në fjalimin e tij, amerikani Alexander Wershbow u tha përfaqsuesve të Asamblesë së NATO-s në takimin e Tiranës se mbledhja e nivelit të lartë e NATO-s që do të mbahet në Varshavë mbrenda pesë javësh, “Po mbahet në një kohë kritike për aleancën tonë – në një kohë kur sigurimi ynë dhe vlerat tona po përballin sfida të konsiderueshme nga lindja dhe nga jugu”, pohoi ai.   Ai paralajmëroi se në mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë do të merren vendime me rëndësi të cilat do t’ia bëjnë të qartë kujdo që dëshiron të na cenojë – qoftë nga lindja qoftë nga jugu – se një sulm kundër cilitdo qoftë anëtar të Aleancës NATO do të përballet me një kundër sulm të menjëhershëm nga të gjitha forcat e armatosura të Aleancës.

Të njëjtës temë i mëshoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi të hënën në Varshavë me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, ku biseduan mbi përgatitjet për mbledhjen e nivelit të lartë të Aleancës së NATO-s në kryeqytetin polak, brenda në korrik.  Gjatë një konference të përbashkët për shtypin me udhëheqsin polak, Z. Stoltenberg theksoi se mbledhja e Varshavës mbahet, “në një periudhë tepër kritike, ndërkohë që përballemi me sfidat më serioze ndaj sigurimit të përbashkët, në një gjeneratë”, theksoi zyrtari i lartë i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Përendimore tha se mbledhja e nivelit të lartë në Varshavë do të jetë tepër e rëndësishme, për të mos thënë historike, për nga vendimet që pritet të miratohen aty. Ai shtoi se aleanca ka rënë dakort tanimë për një prani më të madhe ushtarake në vendet anëtare të krahut lindor të NATO-s, përfshir Poloninë. Udhëheqsi i NATO-s  theksoi se nuk dëshëronte të lente asnjë pikë dyshimi mbi seriozitetin e angazhimit të organizatës që ai kryeson se, “Polonia do të ketë më shumë forca të NATO-s pas mbledhjes së nivelit të lartë në Varshavë, me qëllim për të dërguar një sinjal të qartë se një sulm kundër Polonisë do të konsiderohej si një sulm kundër të gjitha vendeve të Aleancës.”

Ndërkaq, në një fjalim që mbajti në Universitetin e Varshavës të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e bëri të qartë se çdo masë që po ndërmerr NATO është e një natyre mbrojtëse, proporcionale dhe në përputhje të plotë me angazhimet ndërkombëtare të NATO-s. Me këtë rast, ai theksoi gjithashtu se, “NATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë”,  duke theksuar se, “Aleatët e NATO-s mbeten të angazhuar për një dialog me Rusinë si dhe për një transparencë në çështjet ushtarake”,  tha Z. Stoltenberg.NdërsaMoskaiupërgjigjdeklaratëssë Z. StolenbergnepërmjetZëvëndësMinistrittëJashtëmrus, Alexei Meshkovicilicitohetnga media tëketëthënë se Rusia do t’ipërgjigjetrritjessëpranisëushtaraketë NATO-s afërkufijvetësaj.

Bazuarnëlëvizjet e fundittëforcavetë NATO-sdrejtëkrahutlindordhejugortësaj,siedhedeklaratat e zyrtarëvemëtëlartëtëorganizatës euro-atlantike, duket se më në fund, Aleanca e NATO-s po i merr seriozisht sfidat dhe politikat agresive të Rusisë së Putinit,ndërkohë që udhëheqsit e saj dhe aleanca në terësi, tashti janë të bindur se njëRusi e cila kërcënon vendet fqinje me qëllim për t’i frikësuar ato dhe e cila ndryshon me forcë kufijt me vendet në periferi të saj, akte të tilla nga ana e Rusisë, “përbëjnë kërcënime reale dhe serioze” ndaj sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin. Interesat ruse në Ballkan nuk janë as të reja dhe as të rastit. Ato janë të përhershme, por duket se vitet e fundit, sidomos ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë intensifikuar përpjekjet ruse për të shkaktuar probleme në ujërat e turbullta të Ballkanit.  Pavarësia e Kosovës dhe prania e perëndimit atje, duket se është ferrë në sytë e Moskës sepse po pengon shtrirjen dhe konsolidimin e influencës  dhe të dominimit rus në Ballkan.Në të vërtetë, Profesori i Zelandës së Re, James Headley, në librin e tij, “Rusia dhe Ballkani” ka shkruar se kundërshtimi ndaj pranisë dhe influencës perëndimore në Ballkan është pjesë kyçe e politikës së jashtme dhe ushtarake ruse dhe se diplomatët rusë në Ballkan janë të urdhëruar që në veprimtarinë e tyre të kundërshtojnë me çdo mjet e mundësi dominimin e interesave të Perendimit në Ballkanin Perëndimor.  ProfesoriiZelandëssë Re, ndërtëtjera, theksonvendosmërinë e jo vetëmtëelitëspolitike ruse nëkëtëdrejtim, poredhetë medias dhetëakademikëvetëRusisë – jo vetëmpërtëkundërshtuarinfluencënperëndimor — përtëruajturdhepërtëzgjëruarinfluencëndiplomatikedheekonomiketëKremlinitnëatërajon. Tëgjithëkëta, sipastij, e konsiderojnëkëtësinjëobjektividetyrimitkombëtarrus.

Natyrisht se Aleanca e NATO-s i ka përpërgjegjësitë e veta për të kundërshtuar kërcënimet dhe politikat agresive të Kremlinit, sidomos ndaj vendeve anëtare të saja.Por, përgjegjësinëmëtëmadhepërfatindhepërsigurinë e këtyrevendeveduhet ta mbajnëvetëelitatpolitiketëvendevetëBallkanitPerëndimor, përfshirëShqipërinëdheKosovën.  Rusiame tëdrejtëdiktonnjëmosaftësidhemungesëvullnetingaana e klasëspolitiketëatijrajonipërt’iuadaptuarstandardevetëintegrimitevropiandhebënç’mosqëtëpërfitojëngakjosituatë.Aleanca NATO me tëdrejtëështë e shqetësuarpërmanovrimetpolitike, kërcënimetdheagresivitetin e Rusisëputinistendajkrahutjugordhelindortësajdhesirrjedhim (me përjashtimtëndërhyrjesnëKosovë) duket se pozgjohetngaletargjiaçerekshekullore.Përagresivitetinrusduhettëjenëedhemëtëshqetësuarudhëheqsit e vendevetëBallkanit, duke imarrëseriozishtkëtokërcënime, nëqoftse me tëvërtetë e kanëpërcaktuar –ashtusiçthonë –fatin e popujvetëtyre me fatin e perëndimit.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, MË NË FUND, PO ZGJOHET NATO

DEMOKRACIA, TË DREJTAT E NJERIUT DHE ROLI I SHTYPIT TË LIRË

May 28, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Të ënjtën që kaloi në Budapest të Hungarisë, Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall mbajti një fjalim mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe mbi rolin e shtypit të lirë në mbrojtjen e këtyre të drejtave.    Diplomatja amerikane ishte ftuar në kryeqytetin hungarez nga Shoqata e Gazetarëve të Hungarisë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 120-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate.   Fillimisht, ajo foli për marrëdhëniet e ngushta dhe historike amerikano-hungareze të cilat, tha ajo, tejkalojnë marrëdhëniet midis dy qeverive, duke shtuar se ndonëse me kulturë dhe histori të ndryshme, këto dy kombe ndajnë një histori të bazuar në mbështetje të lirive themelore të njeriut.   “Ashtu si themeluesit e Amerikës, edhe hungarezët kanë qenë të vetdijshëm gjatë historisë se liria sigurohet me një vendosmëri të patundur për ta mbrojtur atë, jo vetëm nga kërcënimet e jashtme por edhe nga presionet e brendshme.”

Demokracia nuk është një sistem i lehtë, në të vërtetë siç ka thënë edhe Winston Çurçilli, mund të jetë sistemi më i keq i qeverisjes, me përjashtim të gjithë sistemeve të tjera që janë provuar gjatë historisë e të cilat kanë dështuar mizorisht.   Por, ndryshe nga sistemet e tjera, është provuar se demokracia është një sistem që më së miri mbron sundimin e ligjit dhe mbi të gjitha garanton mbështetjen e të drejtave themelore të individit.   Demokracia e vërtetë është një sistem që për nga natyra, jo vetëm duhet të garantojë dhe të mbështesë të drejtat bazë të njeriut për të gjithë, por është gjithashtu një sistem i cili mundëson njëkohsisht edhe zhvillimin e një ekonomie më të forte dhe më të begatë, nga e cila përfiton shumica e popullit.

Çdo shtet demokratik madje edhe Shtetet e Bashkuara me një histori të gjatë të sistemit demokratik, janë ndeshur shpesh me sfida të mëdha të mbrendshme dhe të jashtme të cilat kanë kërcënuar zhvillimin demokratik të tyre, me një histori nganjëherë politikash të tmershme e të gabuara me të cilat, theksoi diplomatja amerikane në Budapest, si komb, “ne nuk jemi krenarë”.   Por në çdo rast, Shtetet e Bashkuara, theksoi ajo, u ballafaquan me këto forca të errëta gjatë historisë së saj dhe si përfundim, demokracia amerikane doli më e fortë dhe më e drejtë se përpara, për të gjithë.  Ndonjëherë, shumica demokratike mundë të humbë rrugën nga vlerat e saja demokratike, por duke mbrojtur të drejtat e individit, demokracitë e vërteta mbrojnë njëkohsisht të drejtat e pakicave nga abuzimi i tyre prej shumicës, u shpreh Sarah Sewall.

Dhe kur shumica shkelë të drejtat e individit, ose kur autoritetet publike nuk përfillin dhe njëherazi abuzojnë kompetencat që u kanë besuar atyre zgjedhësit, përfshirë problemet me korrupcionin, atëherë qytetarët natyrisht kanë nevojë për gjykata të pavarura ku të kërkojnë drejtësi.   Por diplomatja amerikane nënvijoi në Budapest, me rastin e 120-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Gazetarëve të Hungarisë se qytetarët, që të mund të mbrojnë të  drejtat e tyre si individë dhe si grup dhe që të mund të mbajnë përgjegjës udhëheqsit e tyre politikë, nbi të gjitha ata kanë nevojë gjithashtu për një media të lirë, sy patrembur dhe të pavarur.

“Shtypi i lirë” theksoi diplomatja amerikane Sewall para gazetarve hungarezë, “është një mburojë e fortë dhe jetike kundër abuzimit të pushtetit” nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore, prandaj liria e shtypit dhe pavarësia e tij janë shpeshëherë në shënjestër të forcave dhe aktorëve anti-demokratikë të cilat dëshirojnë të konsolidojnë pushtetin e tyre dhe të evitojnë llogari-dhënjen para qytetarëve. Ajo shtoi se sfidat dhe problemet me të cilat përballet liria e shtypit, janë në të vërtetë sfida ndaj vet demokracisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall i siguroi gazetarët hungarezë se edhe për amerikanët mbrojtja e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të tjera bazë të njeriut është gjithmonë një luftë e vazhdueshme, por janë përpjekje që ia vlejnë, nënvijoi ajo, pasi më në fund ato na bëjnë të vetdijshëm ndaj përfitimeve që vijnë nga sigurimi i vlerave demokratike dhe nga institucionet politike të bazuara në këto vlera, përfshirë edhe dinamizmin e zhvillimeve ekonomike dhe stabilitetin politik në vend.   Janë sistemet demokratike, shtoi ajo, ato që sigurojnë se stabiliteti dhe begatia e një vendi i kanë rrënjët në respektimin e të drejtave bazë të njeriut dhe në aspiratat e popujve për liri.   “Kjo është arsyeja”, komentoi diplomatja amerikane, “që institucione ndërkombëtare siç janë Bashkimi Europian dhe Aleanca NATO pohojnë se fuqia jonë i ka rrënjët jo vetëm në interesat tona të përbashkëta, por edhe në vlerat tona të përbashkëta që mishëron demokracia liberale.”

Në fjalimin e saj para gazetarve hungarezë, Sarah Sewall përmendi ish-kongresmenin amerikan me origjinë hungareze, Tom Lantos i cili tërë jetën e tij ia kushtoi luftës në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe të lirive të tjerëve, përfshirë edhe të drejtat e shqiptarëve kudo.   Ajo citoi ish-kongresmenin Lantos të ketë thënë se, “Ne jemi mbrojtësit e këtij qytetërimi në të cilin jetojmë dhe se nga ky angazhim nuk mund të heqim kurrë dorë.”    Diplomatja amerikane Sarah Sewall përfundoi fjalën e saj duke u thënë gazetarve hungarezë se sfidat me të cilat është përballur ish-kongresmeni Lantos dhe gjenerata e tij gjatë nacizmit dhe komunizmit, as që kanë krahasim me sfidat me të cilat përballemi ne sot.   Por ajo u tha gazetarëve hungarezë se si qytetarë, është përgjegjësia e të gjithë neve — pikërisht e kësaj gjenerate — të ritheksojmë vendosmërinë tonë në mbështetje të lirisë në këtë periudhë që jetojmë, cilat do qofshin sfidat me të cilat përballemi.  Ajo citoi Presidentin Obama të ketë thënë se, “Bekimet e lirisë duhet të sigurohen, të mbrohen dhe të ripërtriten nga çdo gjeneratë.”

Këshilla të mira këto për çdo shoqëri e sidomos për shoqëritë post-komuniste — përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën – përfaqsuesit e të cilave – para popullit të vet dhe të huajve — shpeshëherë pohojnë një gjë e veprojnë krejt ndryshe.  Megjithë pretendimet e disa prej tyre se ata besojnë në vlerat e përbashkëta demokratike me vendet perëndimore të cilave deklarojnë se duan tu baskohen, historia e këtyre 25-viteve të fundit ka treguar, jo vetëm një mospërfillje të vlerave të përbashkëta demokratike perëndimore, por në shumë raste është venë re një shkelje flagrante e këtyre vlerave. Historikisht këto vlera janë kërcënuar dhe po kërcënohen vazhdimisht nga aktorë të mbrendshëm dhe të jashtëm.    Është detyra e shtypit të lirë e të pavarur që t’i identifikojë dhe t’i luftojë në opinionin publik aktorët e mbrendshëm dhe të jashtëm të cilët me veprimet e tyre, minojnë vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe institucionet që janë krijuar për t’i mbrojtur ato të drejta dhe vlera të përbashkëta me botën përëndimore.  Ky është roli që duhet të luaj media dhe shtypi i lirë në një vend që pretendon të jetë demokratik.  Një media që nuk demaskon këta aktorë, të mbrendshëm dhe të jashtëm, të cilët rregullisht minojnë vlerat dhe institucionet demokratike dhe si rrjedhim pengojnë zhvillimin e mirëfilltë të një shoqërie demokratike – ajo media nuk meriton ta quaj veten as të lirë dhe as të pavarur.

Filed Under: Analiza Tagged With: demokracia, Frank shkreli, shtypi, te drejtat e nejriut

JA DHE XHEVAHIRI I RADHËS KUNDËR IDENTITETIT DHE HISTORISË KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE

May 19, 2016 by dgreca

…. E ashtuquajtura akademi malazeze  i paraqet shqiptarët si, “agresorë, okupator dhe se përmes agresionit, kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i shqiptarizuar”, me pretendimin se edhe Malësorët e atyre trojeve autoktone shqiptare na qenkan të “shqiptarizuar”!/

Nga Frank Shkreli/

Nuk mund të ishte ndryshe!  Ja i erdhi radha edhe ofendimit më të fundit kundër identitetit dhe historisë kombëtare të shqiptarëve. Kësaj radhe nga Mali i Zi, pikërisht nga e ashtuquajtura Akademi e Shkencave e Malit të Zi.  Përveç pasqyrimeve të këtij lajmi në media nuk pashë ndonjë reagim zyrtar as nga Tirana (përveç një shkrimi nga deputetja shqiptare Ledi Shamku Shkreli) as nga Prishtina, as nga Shkupi as nga Podgorica dhe as nga shqiptarët nën Malin e Zi, me përjashtim të deputetit shqiptar nga Malësia, Nik Gjeloshaj, i cili kritikoi ashpër fjalorin e të ashtuquajturës akademi malazeze kundër shqiptarëve, që sipas tij i paraqet shqiptarët si, “agresorë, okupator dhe se përmes agresionit, kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i shqiptarizuar”, me pretendimin se edhe Malësorët e atyre trojeve autoktone shqiptare na qenkan të “shqiptarizuar”.

Ky ofendim ndaj shqipatarëve nga ana e Malit të Zi, nuk është i ratsësishëm as jashtë planeve ndoshta edhe koordinuese anti-shqiptare midis kryeqyteteve të tjera të shteteve fqinje ballkanike dhe “akademive të tyre të shkencave”, që janë venë re vitet e fundit.   Ky lajm vjen pas disa ofendimeve të tjera nga burime të ndryshme të kohëve të fundit që i bëhen historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.  Kohë më parë — në radhën e disa shkrimeve mbi situatën e vështirë të shqiptarëve në Mal të Zi — kisha botuar një shkrim modest  me titull: Grabitqarët Antishqiptarë Përsëri u Turren Trojeve Arbërore”, mbi përpjekjet e fundit e të  vazhdueshme të armiqëve të kombit shqiptar për të mohuar ose për të tjetërsuar historinë e shqiptarëve.  Më vjen keq për të përdorur fjalën “armiq”, sidomos në këtë periudhë të integrimit evropian dhe gjoja të bashkjetesës paqësore në çerekun e parë të këtij shekulli,  për fqinjtë e shqiptarëve në Ballkan.   Por çfarë dhe si ta karakterizosh dike që jo vetëm historikisht por edhe tani në ditët e sotëme gjithnjë vazhdon të përpiqet, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, përfshirë politikanët më të lartë dhe njerëzit më të “mësuar“ të këtyre shteteve — që jo vetëm të tjetërsojnë historinë dhe autoktoninë e kombit shqiptar në trojet e veta, por të mohojnë krejtësisht ekzistencën e shqiptarëve si autokton në trojet e tyre, përfshirë edhe pretendimet greke anti-shqiptare në jug të Shqipërisë dhe mohimin e historisë dhe të autoktonisë shqiptare të Çamërisë martire – përveç përpjekjeve dhe pretendimeve sllavo-turke.

Duhet rikujtuar lexuesit se vetëm gjatë vitit të kaluar janë bërë përpjekje të hapta nga “akademi” të ndryshme dhe nga udhëheqsit më të lartë të disa vendeve fqinje dhe më larg të shqiptarëve, të cilët me deklaratat dhe me paraqitjet “akademike” të tyre i janë turrë  përsëri  tokave shqiptare me qëllim të tjetërsimit të historisë dhe të identitetit trako-ilirian të shqiptarëve.  Kto hiena të egëra shekullore edhe sot mësyjnë gjithnjë çkombtarizimin dhe zbrazjen e trojeve shqiptare nepërmjet presioneve të ndryshme dhe tjetërsimit të historisë me qëllim të mohimit të identitetit arbëror të shqiptarëve. Jo shumë kohë më parë udhëheqës të lartë turq kishin bërë thirrje për ndryshimin e teksteve shkollore të historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve, ndërkohë që Kryeminstri turk Ahmet Davutogllu kishte deklaruar gjatë një vizite në Shkup se vendi i tij, “po punon për të rilindur kulturën turke në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni”. Ai u citua të ketë thënë gjithashtu se, “Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit”. Në sytë e shumë vërejtësve ishte ky një vërtetim i ambicieve politike, diplomatike dhe ekonomike të Turqisë për të thelluar edhe më shumë influencën e saj në trojet autoktone shqiptare, anë e mbanë Ballkanit.Rasti tjetër i këtyre lojrave anti-shqiptare, ishin fyerjet kundër shqiptarëve në të ashtuquajturën “enciklopedi” të botuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë në të cilën pretendohej se shqiptarët nuk kanë qenë të pranishëm në trojet e veta të sotëme nën Maqedoninë, as në antikitet dhe madje as në Mesjetë.

Një rast i tretë i kohëve të fundit –në përpjekje për të ndryshuar autoktonizmin e shqiptarëve në trojet e veta — ndodhi në rrethin e Ulqinit, ku popi i Kishës Ortodokse sllave në atë qytet, Radojica Bozhoviç paska shkuar në qytetin e vjetër shqiptar të Shasit për të bërë një shërbim liturgjik të fesë ortodokse mbrenda mureve tanimë të rrënuara të kishave të dikurshme katolike shqiptare të atij qyteti ilir.  Edhe kjo ishte një përpjekje serbo-malazeze për të “provuar” historikisht se dikurë ato ishin kisha ortodokse sllave. Mirëpo,  popi ka një problem se Shasi dhe as historia e tij nuk kanë të bëjnë aspak me fenë ortodokse serbe as me kulturën dhe historinë sllave.  Shasi që gjëndet midis Shkodrës dhe Ulqinit, sipas historianëve, ka qenë dikur një prej katër “qyteteve satellitë” të Shkodrës, me shekuj qëndër me rëndësi e Kishës Katolike Shqiptare dhe e kulturës iliro-arbërore. Por, kjo nuk i ndalon serbo-malazezët që të përpiqen të përvetësojnë këtë histori antike të fisit të arbërit.

Dhe më në fund ishte e famshmja e ashtuquajtur Akademi e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë,e cila me urdhër të qeverisë serbe dhe të Kishës Ortodokse serbe, vuri në dispozicion të gjithë mekanizmat e vet që të bindë shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, të mos votonin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Mendohej  dhe shpresohej se me shëmbjen e Murit të Belrinit,  formulimet e vjetëra nacionaliste dhe anti-shkencore të fqinjve dhe ish-okupatorve shekullorë të trojeve shqiptare nuk do t’i ndëgjonim më në çerekun e parë të shekullit 21, sidomos në këtë periudhë të integrimeve evropiane e botërore. Por fatkeqsisht shihet se e kaluaranacionaliste e këtyre vendeve nuk ka ndryshuar fare përsa i përket pikëpamjeve të tyre mbi autoktoninë dhe mbi identitetin dhe kulturën shqiptare në trojet e veta në Ballkanin Përëndimor.Siç venë në dukje edhe pretendimet ofenduese të të ashtuquajturës akademi shkencash e Malit të Zi – e kaluara nacionaliste anti-shqiptare e këtyre popujve është  “shëndosh e mirë” , në të vërtetë   aktualja e sotëme e politikave të tyre anti-shqiptare është më e gjallë se kurrë.

Është fatkeq fakti se një lajm i tillë i fjalorit anti-shqiptar nga e ashtuquajtura Akademi Shkencore e Malit të Zi,  përhapet pikërisht në prakun e festimeve të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi, ku njoftohet se edhe Ulqini do ta shënojë këtë datë më 20 maj, ashtu siç thuhet në një komunikatë të komunës së Ulqinit me shumicë shiptare. Në të vërtetë ishin shqiptarët ata që votuan pothuaj unanimisht në favor të pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia.  Jam i sigurt se shqiptarët, duke votuar në favor të pavarësisë së Malit të Zi, 10-vjetë më parë, prisnin nga një shtet “demokratik e i pavarur”, një trajtim pak më dinjitoz jo vetëm ndaj tyre si shtetas, por edhe ndaj historisë dhe identitetit të tyre si qytetar autokton të atyre viseve.  Çfarë zhgënjimi, kur të merret parasyshë gjithashtu edhe fakti se Mali i Zi posa nënshkroi të ënjtën në Bruksel edhe protokollin e antarësimit në NATO, gjë që do mundësojë Podgoricën të marrë pjesë si vëzhguese në takimet e aleancës, ndërkohë që nevojitet miratimi i të gjithë 29-vendeve anëtare të aleancës për ta pranuar si anëtare të saj.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, duke shprehur indinjatën e tij ndaj fjalorit të përdorur kundër shqiptarëve nga e ashtuquajtura Akademi e Shkencave e Malit të Zi, u bën thirrje organeve përkatëse shtetërore dhe qeveritare që të dënojnë përdorimin e një gjuhe të tillë ofenduese kundër shqiptarëve dhe që të tërhiqet menjëherë gjuha e përdorur në atë botim.  Reagime të tilla, si ajo e deputetit Gjeloshaj, duhet të ketë jo vetëm nga mbarë politika dhe komuniteti shqiptar nën Mal të Zi, por në raste të tilla, siç duhej reaguar edhe më heret, ofendime të këtij lloji kundër historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarve nga kushdo qoftë, nevojitin një përgjigje bashkrenduese dhe të pa dyshimt nga Tirana dhe nga Prishtina zyrtare, pasi ofendimi ndaj një shqiptari ose një grupi shqiptarësh kudo në trojet e veta, është një ofendim ndaj mbarë kombit shqiptar dhe si e tillë nevojit një përgjigje në nivel kombëtar.

Zgjohu o shqiptar, se nuk është nacionalizëm as fashizëm për të mbrojtur vet-veten dhe interesat tua, për të mbrojtur identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën tënde, në trojet tua. Kjo është detyra e çdo shqiptari, por sidomos është detyrë e përgjegjësi e kësaj klase politike që sot – me fat ose pa fat për kombin –përfaqësonkëtë komb të vogële krenarë krenar, por shpesh të nepërkëmbur, të viktimizuar dhe të vuajtur nga politikat e mbrendshëme dhe nga armiqtë e jashtëm.  Është detyrë e përfaqsuesve politikë të kombit shqiptarpër t’a mbrojtur atë dhe jovetëm interesat e tija politike, diplomatike dhe ekonomike, por edhe vërtetësinë dhe interesat historike të tija,nga sulmet dhe shtrembërimet e vazhdueshme historike, nga kushdo qoftë. Përveç mbrojtjes territoriale të shtetit, kjo është përgjegjësia kryesore për udhëheqsit politikë të cilit do vend, përfshirë udhëheqsit shqiptarë kudo në trojet e veta.

Mos u shqetësoni shumë për Trump-at e kësaj bote, por interesohuni për fatin e kombit tuaj në trojet e veta autoktone, sepse me hallet e botës ka kush merret.

Filed Under: Analiza Tagged With: “agresorë, E ashtuquajtura akademi malazeze i paraqet shqiptarët si, Frank shkreli, okupator

TRAGJEDIA E REVOLUCIONIT KULTUROR KINEZO-SHQIPTAR

May 17, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

16 Maji, 1966 shënoi 50-vjetorin e revolucionit ideologjik dhe “kulturor” kinez. Kjo ditë shënon mbledhjen e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës që konsiderohet si data zyrtare e fillimit të Revolucionit Kulturor, një ngjarje që nuk ishte as revolucion dhe nuk kishte aspak të bënte me kulturën. Përkundrazi, ishte një periudhë që shkroi një kapitull të tmershëm dhe të dhimbshëm në historinë e popullit kinez, një periudhë vrasjesh e torturash, linçimesh dhe gjyqe linçi, duke e këthyer vendin në një eksperiment tragjik, në dorë të të ashtuquajturave masa revolucionare të rinjshë, kryesisht, por edhe të shtresave të tjera të shoqërisë kineze.

Është ky një përvjetor i një historie të shëmtuar dhe gjakatare të komunizmit kinez kundër popullit të vet, që sipas mediave ndërkombëtare pothuaj nuk u përmend aspak në Pekin, as zyrtarisht dhe as në median kineze, duke pasqyruar kështu ndjenjat e thella që ekzistojnë ndaj një periudhe që me të drejtë është cilësuar si një katastrofë në historinë e Kinës. Ishte një lëvizje që bënte thirrje për luftë të pa mëshirëshme klasash me qëllim të zhdukjes së elitës intelektuale dhe kundërshtarëve politikë të udhëheqsit numër një dhe të Partisë Komuniste. Revolucioni Kulturor është cilësuar si një kapitull dhune politike dhe fizike në historinë e Kinës për të cilin udhëheqsit e sotëm të Kinës turpërohen dhe për të cilin as nuk duan të flasin publikisht as zyrtarisht.
Ndonëse në Kinë, siç thashë më lartë, sipas mediave ndërkombëtare, ky përvjetor nuk u përmend nga Pekini zyrtar dhe u injorua nga media kineze, e njëjta gjë duket se ndodhi edhe në Shqipëri, ku ndonëse në dy tre raste media përmendi 50-vjetorin e Revolucionit Kulturor kinez, por pa thënë asgjë për Revolucionin Kulturor të Shqipërisë, pjellë e së cilës ishte. Me fjalimin e Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1967, Shqipëria komuniste kishte nisur gjithashtu revolucionin e saj me kopjimin e Revolucionit Kulturor kinez, duke e zhytur kombin shqiptar në një katastrofë përmasash historike, ndërkohë që ndërmori krimet më çnjërzore kundër popullit të vet, elitës intelektuale dhe fetare shqiptare si dhe kundër kulturës dhe traditave mija vjeçare të kombit shqiptar, me fjalë të tjera një fushatë kundër çdo gjëje të “vjetër”.
Gjatë 1960-ave, Kina dhe Shqipëria ishin aleatë të ngushtë në një kohë kur asnjëra palë nuk kishte shumë miqë anë e mbanë botës. Kjo aleancë midis dy vendeve komuniste, që shumë ekspertë e kanë karakterizuar si jo natyrale, u përforcua më tepër pas vdekjes së Stalinit. Në mospajtim me politikën e ish- udhëheqsit sovjetik Nikita Krushçev për destalinizimin e vendit, Tirana komuniste vendosë lidhje të ngushta, jo vetëm në fushën ideologjike, por edhe në fushën strategjike me Kinën komuniste. Të frikësuar nga kërcënimet që mund t’i vinin pushtetit komunist nga pakënaqësitë e popullit shqiptar në lidhje me gjëndjen ekonomike dhe politike në vend, pasi Mao Tse Dungu kishte deklaruar tanimë Revolucionin Kulturor dhe Ideologjik në Kinë në vitin 1965, — Enver Hoxha, në fjalimin e tij famëkeq të 6 shkurtit, 1967 njoftoi Revolucionin e vet Kulturor dhe Ideologjik. Si përfundim, Shqipëria u u përshkua me ndryshime rrënjësore në jetën e përditshme, përfshirë ndër të tjera ndryshimet në ushtri dhe në burokracinë shtetërore dhe qeveritare.
Eliminoi ministri të tëra, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë. Kolektivizimi i tokave dhe shtetëzimi i pasurisë u përhapën anë e mbanë vendit, përfshirë edhe zonat më të izoluara të Shqipërisë. Por, rezultati më famëkeq i Revolucionit Kulturor në Shqipëri, ishte pikërisht zhdukja e kulturës kombëtare dhe përfaqsuesve të saj, shfarosja e fesë dhe e traditave shumë shekullore shqiptare, pasojat e të cilit, fatkeqsisht, shihen edhe sot në jetën politike, kulturore dhe shoqërore të Shqipërisë, madje edhe 25-vjetë pas shëmbjes së komunizmit. Gjatë 1960-ave, regjimi komunist enverist, duke u bazura në përvojn e revolucionit kinez, kritikoi, torturoi, arrestoi, vrau, internoi dhe ridënoi deri në zhdukje elitën kombëtare, përfshirë shkrimtarë, klerikë dhe artistë të dalluar. Ndër të tjera, regjimi enverist ndryshoi sistemin arsimor dhe ndaloi fenë duke e shpallur me krenari Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë, ndërkohë që organizoi grupe agjitatorësh, të rinjshë e të rejash, për të shkatërruar objektet fetare anë e mbanë Shqipërisë duke zhvilluar një fushatë të egër anti-fetare, sidomos kundër klerit katolik, të pa parë askund tjetër në botë.
Ishte kjo një përpjekje e qëllimshme nga ana e regjimit komunist shqiptar që ta izolonte edhe më shumë Shqipërinë nga rrënjët e saja të kulturës dhe të traditave europiane duke e vet-izoluar popullin shqiptar, me objektivin për ta mbajtur Shqipërinë larg atyre që regjimi komunist i kohës i konsideronte si “influenca të huaja”. Duke zhdukur në këtë mënyrë, trashëgiminë, kulturën dhe traditën e vjetër të shqiptarëve, për t’i hapur rrugën, sipas regjimit, një revolucioni të ri kulturor për të krijuar “njeriun e ri”, por në të vërtetë ishte një fushatë që u këthye menejëherë në një barbarizëm të vërtetë shfarosës kundër qytetërimit shqiptar dhe evropian.
I parë nga përspektiva e sotëme, në këtë 50-vjetor, i ashtuquajturi Revolucioni Kulturor në Shqipëri – një kopje fatzezë e Revolucionit Kulturor dhe Ideologjik të Kinës Komuniste – nuk ishte gjë tjetër veçse një krim përmasash kombëtare, i kryer nga një regjim anti-kombëtar, në emër të një ideologjie sllavo-aziatike kundër historisë dhe kulturës së kombit shqiptar.
Disa vjetë më parë, Radio Vatikani do ta cilësonte fjalimin e Enver Hoxhës të 6 shkurtit 1967, që në fakt shënoi fillimin e revolucionit kulturor në Shqipëri, si një ”kopje e turpshme e revolucionit kinez dhe një njollë e zezë në historinë e një kombi.” Ishte kjo një kohë, thuhej në komentin e Radio Vatikanit, kur një aventurier ballkanik duke ndaluar Zotin me ligj, ëndërronte të ulej vetë në fronin e Perëndisë. Thuhet se ishte një periudhë kur, “Viktimat qenë të shumta: biblioteka me libra të rrallë, ikona të vjetra të papërsëritshme, vlera arkitektonike dhe etnografike. Në atë pranverë të akullt, Shqipëria ngrohej në flakët e zjarreve, ndezur me një lëndë të veçantë: libra. Ngrohej a digjej? Kur digjej Ungjilli, Lajmi i Mirë, që ia kishte ngrohur zemrën dhe Lahuta e Malcís, që ia kishte mbajtur gjallë kujtesën kombëtare”, popullit shqiptar. Ishte ky një kapitull i shëmtuar i historisë së shqiptarëve, “Kur shembeshin një mori ndërtesash dhe kur njeriu shqiptar bëhej më pak njeri, duke humbur shumë nga vlerat njerëzore e shqiptare.” Revolucioni Kulturor i diktaturës ateisto-komuniste rrënoi faltoret e shpirtit, “duke lënë njolla kaq të zeza në historinë e kombit, njolla e farsa që kërkojnë rishkrimin e ndershëm e të paanshëm të kësaj periudhe të historisë së Shqipërisë”. Radio Vatikani më në fund ka cituar Dom Simon Jubanin, i cili gjatë meshës së parë në nëntor të vitit 1990, qe shprehur se megjithë përpjekjet e Enver Hoxhës për të zhdukur përgjithmonë fenë në Shqipëri, me shëmbjen e komunizmit në Shqipëri, “kishat e xhamitë i lartësojnë përsëri këmbënaret dhe minaretë e tyre drejtë qiellit si rrufepritëse, sinjal i shembjes së vet diktaturës”.
50-vjetori i katastrofës së Revolucionit Kulturor kinezo-shqiptar duhet të shërbejë si një kujtim për ta gjykuar dhe për ta dënuar zyrtarisht atë tragjedi kombëtare, kur “njeriu shqiptar bëhej më pak njeri” dhe kur populli shqiptar humbi shumë prej vlerave historike shpirtërore dhe kombëtare shekullore të tija. Duke shkruar me rastin e 50-vjetorit të Revolucionit Kulturor, eksperti gjerman i çështjeve kineze Felix Wernheuer thotë se ka giasë që Revolucioni Kulturor të ketë shkatërruar për gjithmonë kulturën dhe marrëdhëniet njerzore të shoqërisë. Ekziston mendimi, shton ai, se problemet e sotëme, siç janë lakmia e tepëruar për mall e para, korrupcioni dhe rënja e moralit nëpërgjtihsi, e kanë origjinën në “shkatërrimin e qytetërimit”, të shkaktuar nga Revolucioni Kulturor Kinez. Eksperti gjerman përfundon duke thënë se, “Nëqoftse shoqëria kineze merret ndonjëherë seriozisht me të kaluarën e saj, ajo nuk do të mund të injorojë as padrejtësitë e sotëme në atë vend”, të cilat janë rezultat i të kaluarës 50-vjeçare. Kjo vlenë edhe për Shqipërinë! Edhe Shqipëria duhet, jo vetëm ta kujtojë këtë katastrofë historike duke zbardhur njollat e zeza të Revolucionit të saj Kulturor, por njëkoshisht edhe të dënojë krimet e bëra. Ashtu si edhe për krimet e tjera të komunizmit pothuaj gjysëm shekullor, nëqoftse ato krime nuk gjykohen, nëqoftse nuk ndëshkohen dhe nëqoftse, të pakën nuk kujtohen në raste siç është 50-vjetori i krimeve të Revolucionit Kulturor në Shqipëri, atëherë vendi është i destinuar që t’a përsërisë atë histori tragjike të popullit shqiptar. Njëkohsisht, nëqoftse nuk zbulon të vërtetën mbi njollat e zeza të historisë së saj, siç është revolucioni kulturor dhe të periudhës komuniste në përgjithësi dhe nëqoftse nuk mëson prej saj, atëherë Shqipëria nuk mund të ketë as një vizion të qartë dhe as të drejtë për një të ardhme më të mirë të vendit dhe të kombit shqiptar në përgjithësi dhe si rrjedhim as nuk mund të bëjë pjesë në botën e vendeve të përparuara pa ndëshkimin e krimeve anti-njerëzore dhe anti-kombëtare, të shkaktuara nga Revolucioni Kulturor shqiptar 50-vjetë më parë.

Filed Under: Analiza Tagged With: E REVOLUCIONIT KULTUROR, Frank shkreli, KINEZO-SHQIPTAR, tragjedia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT