• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GËZUAR 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, PËR SHEKUJ TË SHEKUJVE

June 21, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli*

Përshëndetje të nderuar bashkombas, anëtarë dhe simpatizantë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”.

Me këtë emër të të Madhit dhe të Përgjithmonshmit të Kombit, sot dhe çdo ditë, ju kujtoni Gjergj Kastriotin – Skenderbe – Kryetrimin e Kombit shqiptar, udhëheqsin e luftërave heroike kundër perandorisë osmane. Por, përveç luftëtarit dhe meritave të tjera të shumta — në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara – kujtojmë gjithashtu Skenderbeun edhe si Kryediplomatin e të gjitha kohërave të Shqiptarëve – themeluesin e institucioneve diplomatike të shtetit shqiptar dhe promovuesin e marrëdhënieve me shtetet evropiane perëndimore të kohës së tij.

Dihet fati i mjerë ushtarak dhe diplomatik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve — pas vdekjes së Skenderbeut – por ja ku jemi sot. “Qe, pra sot po ka Shqypni; Qe, pra sot po ka Shqyptarë”, do të thoshte At Gjergj Fishta.

Por duhej të vinte liria dhe pavarësia që të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri, ashtu që të lulëzonte shteti shqiptar, që të zhvillohej diplomacia por edhe lidhjet e ngushta midis dy kombeve tona. Ky vit shënon 100-vjet diplomaci me shtetin më të fuqishëm në botë sot – mikun e madh historik të shqiptarëve: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si rezultat i kësaj diplomacie – vetëm në 30-vitet e fundit, përfitimet për shqiptarët janë të dukshme – kishim vizitën e parë historike të një Presidenti Amerikan në detyrë, Z. George W Bush, në Shqipëri. Kemi Shqipërinë në NATO, aleancën më të fuqishme ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota dhe kemi Shqipërinë vend-kandidat për antarësim në Bashkimin Evropian.

Kemi Kosovën e lirë e të pavarur, në miqësi të perhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç shprehej dikur Pesidenti historik i saj, Dr. Ibrahim Rugova. Kemi arrijtje dhe suksese historike të pafund në fushën e të drejtave të njeriut dhe në trajtimin e të gjithë shqiptarëve, pa dallim, në Ballkanin Perëndimor, bazuar në të drejtat universale të njeriut.

Të gjitha këto realizime historike në interes të Kombit shqiptar sot për shqiptarët në Ballkan – si asnjëherë më parë në histori — janë rezultat i një angazhimi serioz diplomatik, politik dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Washingtonit në Evropën Perëndimore, për të ndihmuar Shqipërinë, Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta shekullore. E gjithë kjo, falë diplomacisë amerikane të këtyre 30-viteve të fundit. Merreni me mendë se ku do ishte Shqipëria dhe shqiptarët sot, po të kishte pasur zhvillim normal marrëdhëniesh me një qeveri normale dhe pa ndërprerje të lidhjeve diplomatike Shqipëri-SHBA, për pothuaj gjysëm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës?!

Sidoqoftë, 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë është një moment i vecantë për të gjithë ne dhe shumë i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Një përvjetor — simbol miqësie dhe bashkpunimi midis dy popujve dhe shteteve tona –pas një armiqësie absurde 50-vjeçare të regjimit komunist të Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara.

Roli i Diasporës

Pas pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm, 15 marsi i vitit 1991 shënon edhe lidhjet e para, komb me komb, në pothuaj një gjysëm shekulli. Unë me disa shqiptaro-amerikanë të tjerë kemi patur nderin dhe privilegjin të ishim të pranishëm në ceremoninë historike të vitit 1991 në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, për nënshkrimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit”, i cili rivendosi, zyrtarisht, marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona.

Me atë rast tepër emocional për të gjithë ne të pranishmit, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze, Z. Rejmond G.H. Saitz, ka venë në dukje rolin e mërgatës shqiptare në Amerikë në ruajtjen e këtyre marrëdhënieve duke u shprehur se: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

15 Marsi, 1991, ishte një ditë kënaqësie e jashtëzakonshme shpirtërore për mua dhe për të gjithë shqiptarët e vullnetit të mirë kudo, por sidomos për komunitetin shqiptaro-amerikan. Ishte një ditë kur, më në fund, flamuri i Kombit shqiptar u vendos në platformën e flamujve të shteteve të botës në Departmentin Amerikan të Shtetit në Washington. Ishte një ditë, kur Shqipëria komuniste, më në fund, iu përgjigj thirrjes — ndonëse me ngurrim por e detyruar nga ndryshimet gjeopolitike të kohës në Evropë, thirrjes që Shtetet e Bashkuara i përcillnin publikisht, pothuaj, çdo vit Tiranës zyrtare, për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Washingtonin.

Delegacioni i parë i Departamentit Amerikan të Shtetit – pjesë e të cilit isha edhe unë — arrijti në Tiranë, pas një gjysëm shekulli, një javë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve duke qëndruar në Shqipëri, si fillim, për dy javë, në mars/prill, 1991.

Vizita ime në Shqipëri me delegacionin e parë të Departmentit Amerikan të Shtetit ishte një moment emocionesh të mëdha. U përlota dhe u emocionova shumë, pikërisht, në momentin kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë. U përlota nga mallëngjimi, se më në fund Flamuri i vendit tim të adaptuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej tani i lirë në tokën e të parëve të mi, ku për pothuaj një gjysëm shekulli, flamuri amerikan ishte i ndaluar dhe urrehej si një simbol armiqsor nga një regjim — ndër më të egrit e diktaturave të komunizmit ndërkombëtar – që ishte regjimi i Enver Hoxhës.

Prandaj, porosia ime sot në këtë tubim të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, është që 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të shërbejë si një moment reflektimi për atë periudhë të zezë në histori. Që të të bëhet ç’mos për t’i ruajtur ato si sytë e ballit dhe për t’u dhënë këtyre marrëdhënieve një hov edhe më të madh përpara. Me qëllim për të rifituar kohën e humbur nën regjimin komunist, por edhe për të siguruar që një gabim i tillë historik katastrofik për interesat e shqiptarëve, të mos ndodhë më kurrë.

Rivendosja e marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane dhe kultivimi i tyre ka qenë një objektiv, për të cilin kanë punuar shumë breza shqiptaro-amerikanësh – nga të gjitha trojet shqiptare — gjatë 100-viteve të kaluara. Le t’i kujtojmë ata patriotë sot dhe t’i falënderojmë se – sepse megjithë dështimet – për shkak të refuzimit të regjimit komunist — për t’i rivendosur ato marrëdhënie gjatë dekadave të shekullit të kaluar, këta patriotë shqiptaro-amerikanë, nuk u dorëzuan kurrë as nuk u tërhoqën asnjëherë nga ideja e miqësisë së fortë amerikano-shqiptare, megjithë propagandën anti-amerikane që vinte nga Tirana e kuqe. Një fjalë e urtë kineze thotë se, “kur pin ujë, mendo për ata që kanë hapur pusin”.

Uroj që të gjithë shqiptarët kudo, e që kanë përfituar nga këto marrëdhënie, si individë, si familje por dhe i mbarë kombi shqiptar, të kujtojnë — në këte përvjetor të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona — të gjithë ata vizionarë shqiptaro-amerikanë që nuk pushuan kurrë se punuari për këto marrëdhënie diplomatike. Ata u përpoqen tërë jetën e tyre për të angazhuar Shtetet e Bashkuara për bashkpunim me kombin shqiptar, dhe jo për izolim e armiqësi me Amerikën. Fatkeqsisht, disa prej këtyre patriotëve shqiptarë të këtij komuniteti, ende sot — në këtë 100-vjetor të marrëdhënive diplomatike Shqipëri-SHBA — dhe 30-vjet pas rivendosjes së këtyre lidhjeve në Mars, 1991, ata ende konsiderohen si armiq e tradhëtarë në Atdheun e tyre të origjinës, vetëm e vetëm, se kundërshtonin regjimin e Enver Hoxhës. Kësaj politike anti-kombëtare duhet ti vijë fundi, njëherë e mirë.

Diaspora shqiptare në Amerikë e ka treguar, historikisht, se është ndër ambasadorët më të mirë që mund të ketë pasur dhe ka Kombi shqiptar gjatë dekadave, duke filluar nga Noli e Konica e deri në ditët e rivendosjes së marrëdhënieve me 15 mars, 1991. Le të kujtojmë në këtë 100-vjetor se në mungesë të marrëdhënieve normale diplomatike shqiptaro-amerikane gjatë komunizmit, komuniteti shqiptaro-amerikan, me dinjitet dhe plot atdhedashuri, ka mbrojtur interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ndërkohë që ka luajtur rolin jo-zyrtar të ambasadës dhe të ambasadorit të kombit shqiptar në Washington.

Edhe ky brez i komunitetit shqiptaro-amerikan sot në këtë 100-vjetor — si individë ashtu dhe si organizata — ka përgjegjësinë e vet që ashtu siç kanë bërë brezat e mëparshëm të komunitetit tonë këtu në Amerikë, të luftojë që këto lidhje midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar të mos preken kurrë më nga diktatorë, parti ose regjime anti-amerikane shqiptare në të ardhmen. Këto marrëdhënie 100-vjeçare nuk janë pronë as meritë e vetme e ndonjë kryeministri a presidenti, e madje as edhe e ndonjë ambasadori të vetëm. Ato janë lidhje historike në interes të përbashkët të dy kombeve tona! Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane janë të shënjta, në interes madhor të çështjeve kombëtare që nuk duhet të lejohen kurrë të jenë subjekt abuzimesh, manipulimesh as përfitimesh të përkohëshme personale ose partiake nga autokratë të caktuar ose individë të papërgjegjëshëm, nga cilado palë qofshin.

Si shqiptaro-amerikanë, në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sot kemi shumë arsye për të celebruar të gjitha arritjet që përmenda më lartë në fushën e marrëdhënieve dypalëshe dhe që me entuziazëm dhe shpresë të presim dhe të shkojmë drejt zhvillimeve edhe më të mëdha, në të ardhmen, në dobi të marrëdhënieve midis dy popujve tanë.

Më në fund, ju falënderoj për durimin dhe për respektin që kini treguar ndaj meje, duke më ftuar të jem së bashku me ju në këtë përvjetor të shënuar për dy kombet tona të dashura. Gëzuar, pra, të gjithëve 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për shekuj të shekujve! Urimet e mia më të përzemërta të gjithëve!

Frank Shkreli

*Fjala në tubimin e SHOQATËS SHQIPTARO-AMERIKANE, “SKENDERBEJ”, në kuadrin e 100-Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS-SHQIPËRI

*Autori ka marrë në ceremoninë e 15 Marsit, 1991 të nenshkrimit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit e Tiranës dhe anëtar i delegacionit të parë diplomatik amerikan që, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit, shkoi në Tiranë për të vendosur kontaktet e para midis dy vendeve, në pothuaj 50-vjet.

May be an image of 1 person and standing

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

60-VJET NGA THEMELIMI I LIDHJES KATOLIKE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NJU JORK

June 18, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli 

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

“Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe.’’ – Dom Zef Oroshi, New York, 1962

Të dashur e të nderuar klerikë,Shkelqësi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan… të nderuar zonja e zotëri, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miqë e dashamirë.  Si njëri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave,  e ndjejë  veten të nderuar me ftesën për të thënë dy tri fjalë dhe i privilegjuar që jam këtu sot për të shënuar këtë datë historike – jo vetëm për Kishën Katolike Shqiptare në mërgim, por edhe për Kishën e shumë vuajtur në Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare – për të shënuar 50-Vjetorin e themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, (LKSHA) më 16 Qershor, 1962.

Është këjo një datë historike, pasi i parapriu asaj që sot është famullia e parë  katolike shqiptare në Amerikë,  Famullia e Zojës së Shkodrës këtu në Hartsdale të Nju Yorkut, dhe në të njëjtën kohë shënon fillimin e një veprimtarie të larmishme fetare, kombëtare, gjuhësore e kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan. Ideja largpamëse e krijimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane ishte e meshtarëve të atëhershëm të komunitetit katolik, Dom Zef Oroshit dhe At Andru Nargaj, të përkrahur nga një grup i vogël por entuziast bashkpuntorësh, disa prej të cilëve janë këtu, të pakën një e di se është këtu, Z. Tonin Mirakaj.

Për qëllime historike, meriton të përmendet fakti se në mbledhjen e parë të përgjithëshme të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u zgjodh Këshilli i parë prej shtatë anëtarësh, e që përbëhej prej Dr. Enrik Gurashi, Kryetar, Tonin Mirakaj,  Sekretar,  Loro Stajka Arkatar dhe anëtarët  Zef Çupi, Mark Bajraktari,  Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani.  Me këtë rast dëshiroj të falenderoj njërin prej këtyre aktivistëve dhe anëtarëve origjinal të LKSHAs, Z. Tonin Mirakaj për ndihmën që më dha – me dokumentacion dhe dëshmi personale, me burime të dorës së parë, në rrëfimin e historisë dhe të veprimtarisë së Lidhjes Katolike gjatë 50-vjetëve të kaluara, veprimtari këjo në të cilën, në një mënyrë ose në një tjetër, ai ishte vet pjesëmarrës i drejtë për drejtë.

Anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u lëshohej një librezë (si kjo, të cilën unë e ruaj qysh se jam bërë anëtar me 8 Mars, 1971), me një kuotë anëtarësie prej një dollari në muaj.   Si anëtar i denjë i  Lidhjes Katolike me qëllimin përpara,  me  moton e punës për objektivin e rëndësishëm në të ardhëmen “Për Fe e Atdhe”, të lidhura e të bashkuara me unazën “Përparim” trashëguar nga para-ardhësit kishtarë atdhetarë shqiptarë, –  çdonjëri që dëshironte të bëhej anëtar i kësaj lëvizjeje të re në Amerikë, vullnetarisht i vënte vetes detyrë për të qenë: a) ‘’Katolik i mirë, praktikues i  fesë; b)  Shqiptar  Amerikan i ndershëm; c) Vijues i Traditave të mira Kombëtare, të gërshetueme me kulturën e shëndoshë perëndimore-amerikane.” Themelimi i LKSHA dhe i kishës eventualisht ishte më urgjent, po të merrej parasyshë në atë kohë politika e regjimit komunist të Tiranës kundër Kishës Katolike, që kishte në plan të zhdukte të gjitha fetë, por sidomos e kishte ferrë në sy klerin katolik, të cilin brutalisht e vrau, e burgosi dhe e torturoi deri në zhdukje.  Mbylli kisha e xhamia, dhe si asnjë shtet tjetër në botë, komunistët shqiptarë morën vendimin absurd me shpalljen e Shqipërisë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar me ligj edhe të Madhin Zot.  Themelimi i LKSHAs u bë me vetdije të plotë nga klerikët Dom Zef Oroshi dhe At Nargaj me bashkpuntorët e tyre të ngushtë se sipas fjalëve të At Shtjefën Gjeçovit, “Atdhetarë vllazën, mos kjoftë thanun prej kujt se pa besim të vërtetë, mund të bahena atëdhetarë të vërtetë! Ku t’ zhduket emni i madhnueshëm i besimit, mos pyetni për atë komb, se nana e zezë do ta haje, e vendin e vet e qet në flakë… dhe se ai që përbuzë besimin, i del i pabesë si besimit si atdheut…pasi ata që punojnë këso dore nuk kanë farë dashnije as për njënin as për tjetrin…”A picture containing text, sky, outdoor, building

Description automatically generated

Lidhja Katolike e krijuar në bazë të parimeve të lartpërmendura, por pa qenë pjesë e asnjë grupimi politik, favorizonte dhe vazhdon edhe sot të bashkpunojë me çdo grup a individ që përpiqet t’i shërbejë interesave të Atdheut dhe kombit shqiptar pa dallim feje e krahine.  Ajo fillimisht përbëhej nga anëtarë të ardhur nga Shqipëria e Veriut, shumica të arratisur për të shpëtuar nga këthetrat e komunizmit, të ardhur nga malet e nga fushat, nga trojet shqiptare anë e mbanë Ballkanit, ruajtës të traditave tona shekullore, por dhe njerëz të shkollës.    Vështirsitë ishin të mëdha, por një ndër hapat më energjetikë dhe frymëzues të Dom Zef Oroshit ishte apeli që ai i bëri, më 1968, të gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan pa dallim feje, krahine a ideje që të përkrahnin krijimin e një qëndre fetaro-kombëtare.  Kësaj thirrrjeje iu përgjigjën shqiptarët katolikë, muslimanë e ortodoksë, me ndihma morale dhe materiale, duke shënuar si gjithmonë një dëshmi të gjallë e konkrete tolerance, bashkpunimi e vëllazërimi midis shqiptarëve.Text

Description automatically generated

Duke folur për përpjekjet vendimtare të krijimit të qëndrës së re, Dom Zef Oroshi pat thënë se kishte mësuar nga përvoja e Peshkop Fan Nolit vite më parë dhe se ajo përvojë e kishte bindur atë, se nëqoftse komuniteti shqiptar në Amerikë nuk duhej të shkrihej – duke humbur gjuhë, kulturë e tradita – atëherë ishte e nevojshme ndërmarrja e çdo sakrifice për të përballuar çdo sfidë e çdo pengesë për themelimin e qëndrës katolike.

Ky përvjetor ka një rëndësi historike, pasi shënon fillimin e një fushate që pat mbjellë farën e parë duke mbledhur fillimisht 4000 dollarë për blerjen e Qendrës Katolike Shqiptare, e që tre vjetë më vonë u pasua me botimin e rëvistës Jeta Katolike Shqiptaro-Amerikane, pasi Lidhja Katolike kishte nevojë për një botim zëdhënës, por për më tepër këjo ishte edhe revista e vetme katolike shqiptare në botë, që shërbeu për të mbajtur gjallë lidhjet me të afërm dhe me të largët.  Para se të fillonte botimi i revistës Jeta Katolike, popullarizimin e Lidhjes së re në komunitet dhe më gjërë, e kishte marrë përsipër Tonin Mirakaj me artikujt e tij të botuar në gazetën Shqiptari i Lirë.  Kështuqë në një mënyrë Tonini, si sekretar i parë dhe gazetat  Shqiptari i Lirë dhe Dielli  ishin propaganduesit e parë të veprimtarisë fetare dhe patriotike të Lidhjes së re Katolike.

Megjithëse  gjatë kësaj periudhe, shërbimet fetare të komunitetit katolik shqiptar bëheshin  nepër kisha të ndryshme amerikane,  puna e rëndë e Kryetarit Dom Zef Oroshit dhe anëtarëve të  Lidhjes Katolike  Shqiptaro-Amerikane si dhe serioziteti i kësaj nisme të komunitetit  të vogël katolik,  50-vjetë më parë,  u kurorëzua natën e Krishtlindjes  të  Dhjetorit  1969, kur u tha mesha e parë në Qëndrën Katolike Shqiptare në 4221 Park Avenue  të lagjës Bronks.  Kryetari i Lidhjes Katolike Dom Zef Oroshi, në predikimin e tij me këtë rast përshëndeti grigjën e tij duke u thënë: “Mirë se u pruni Zoti në shtëpinë tuej.  Siç pat thenë vite më parë, në krijimin e Lidhjes Katolike me 1962, Dom Zefi rithkesoi edhe me ketë rast se “Këjo sot është një shkëndi e vogël që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndritë edhe votrat e errësueme në Atdhe” – duke shtuar se ‘’Rruga e jonë është dhe mbetet ajo e Krishtit: drejtësi, dashuni e paqë për gjithkënd dhe me gjithkënd.”

Kishës së parë katolike shqiptare në Nju Jork, me dekret të Arqipeshkvit  të atëhershëm të Nju Jorkut,  Eminences së tij Terence Kardinal Cooke, iu njohën  të gjitha të drejtat si  famulli e plotë, me përjashtim të emërtimit famulli, përfshirë të drejtën e rezidencës së famullitarit në Qëndër, si dhe të drejtën për të pasur vulën zyrtare dhe të drejtat për të kryer shërbimet fetare si pagëzime, kurorëzime dhe funeralet.

Akordimi nga Kardinali Terence Cooke, Qendrës Katolike Shqiptare i të drejtave kanonike për të kryer të gjitha shërbimet fetare aty, ishte shumë i rëndësishëm pasi me këtë të drejtë, shqiptarët katolikë nuk ishin më të detyruar të shkonin nga një kishë amerikane në tjetrën për nevojat e tyre shpirtërore e fetare, duke emëruar Mons.  Zef Oroshin Administrator të Qëndrës dhe bashkpuntor të tij Dom Rrok Mirditën, i ardhur nga Arqipeshkvia e Tivarit, i cili me entuziazmin e tij sjellë një bashkpunim të zellëshëm e të frutshëm duke i dhënë një hov të ri veprimtarisë së Kishës së parë katolike në Amerikë.  Por, ndërsa komuniteti i besimtarëve katolikë sa vinte e shtohej  gjatë viteve,  nevoja për një kishë më të madhe po bëhej më urgjente.  Nga shënimet historike mbi jetën dhe veprimtarinë e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane del se meshtarët, në marrëveshje me Këshillin e Kishës vendosën t’i lëshojnë një thirrje të re mbarë popullit të komunitetit shqiptaro-amerikan për një ndihmë të posaçme për të bërë të mundur ndërtimin e një kishe të re, më të madhe, pasi numëri i emigrantëve sa vinte e shtohej sidomos i atyre nga trojet tona në ish-Jugosllavi.  Pas lejeve dhe aprovimeve të nevojshme nga autoritetet shtetërore dhe kishtare amerikane, më 24 Shtator, 1978 bëhet inaugurimi i kishës së re me një meshë madhështore dhe pjesëmarrje të madhe bashkatdhetarësh nga i mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, me përfaqsues të të gjitha feve dhe nga mbarë viset shqiptare.  Nuk ishte këjo një ndërmarrje aspak e lehtë.  Në një editorial të gazetës Dielli të asaj kohe, Kryeredaktori  Xhevat Kalljaxhiu përshëndet hapjen e kishës katolike shqiptare në Bronks, si “një vepër me të vërtetë të madhe”, dhe uron e përgëzon ‘’iniciatorin e vjetër e kryesor, Monsinjor Zef Oroshin, të Përndershmin Rrok Mirditën, këshillat dhe besimtarët, që nuk kursyen prej shumë vjetësh, ndihmën morale dhe materiale për këtë vepër të shenjtë fetare e kombëtare’’, si “ndërgjegjës të misjonit të tyre jo vetëm si predikues të fjalës së Zotit, por edhe si predikues të Shqiptarizmit e të vëllazërimit midis shqiptarëve’’, përfundoi editorialin ish-gazetari i njohur  i Zërit të Amerikës Xhevat  Kallajxhiu.Në këtë ndërkohë, shqiptarët katolikë të Nju Jorkut kishin ndezur edhe një shkëndi tjetër atë të ‘’ Shën Pjetrit e Palit’’, nën udhëheqjen e meshtarit Dom Lazër Shëldija, e cila në Shkurt të vitit 1987, me miratimin e  këshillave dhe të meshtarëve të tyre, Dom Rrok Mirdita dhe At Andrew Nargaj ndërmorën vendimin për bashkim historik, në një kishë të përbashkët, kushtuar Pajtores së Shqiptarëve,  Zojës së Shkodrës.  Ishin përpjekje të vështira këto për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë anë e mbanë Nju Jorkut dhe në shtete të tjera.  Por me vullnetin e pandërprerë, me sakrifica e mundime të mëdha që vetëm pjesmarrësit dëshmitarë të asaj periudhe i njohin mirë, Komisioni fillestar dhe komisionet e këshillat e kishës në vazhdim, kapërcyen kundërshtimet, apatitë, ndërhyrjet qëllim-këqia, dhe ia dolën më në fund objektivit  të lartë fetar e kombëtar.A picture containing text

Description automatically generated

Mbas shumë përpjekjeve, u gjet vendi i përshtatshëm prej 12 hektarësh e gjysëm, në 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York, këtu ku jemi sot.  Kontrata e blerjes u nënshkrua me datën 26 shtator 1989, në zyrën e avoketënve “Piro & Mansell” në White Plains.  Kisha përfaqësohej nga avokati George A. Phillips i firmës, “Cusack & Styles”, në emër të cilës kontrata u nënshkrua nga i Përndershmi Dom Rrok Mirdita, në prani të anëtarëve të komisionit të bashkimit të dy kishave, zotërinjve Tonin Mirakaj, Lekë Gojçaj, Prelë Sinishtaj dhe Ndue Shala.

E gjithë këjo veprimtari prej disa dekadash e shumë mundimesh, nga klerikët dhe komuniteti katolik shqiptar në Amerikë përfundon më në fund në kurorëzimin e ndërtimit të Kishës së re, Zoja e Shkodrës këtu në Hartsdale.  Por është me rëndësi historike të përmendet fakti se vetëm dy ditë mbas blerjes së tokës, me 28 shtator 1989, Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor i Nju Jorkut njoftoi themelimin e “Famullisë së parë Katolike Shqiptare në Amerikë me emërin e bukur “Zoja e Shkodrës” dhe emëroi famullitar të Përndershmin Dom Rrok Mirdita dhe bashkfamullitar të përndershmin Dom Pjetër Popaj.  Në vend që të pushonte krahët mbas një pune jashtzakonisht të rëndë,  Dom Rroku, merr thirrjen  e shëjntë për tu këthyer dhe për të ndezur  në Atdhe atë  “shkëndinë e vogël” nga Amerika, për të cilën pat profetizuar Dom Zef Oroshi me krijimin e LKSHA me 1962, që falë punës së rëndë dhe sakrificave të vet Imzot Rrok Mirditës dhe Konferencës së ipeshkvijve shqiptarë, sot “është bërë dritë e madhe, që shëndritë votrat e errësueme në Atdhe” nga dekadat  e ideologjisë komuniste, që kishte zhdukur çdo dukuri fetare me shpalljen absurde të Shqipërisë si vendi i parë ateist në botë.  Emërimi dhe shugurimi i Dom Rrok Mirditës  Arqipeshkëv për Durrës- Tiranë nga Shëjtënia e tij Papa Gjon Pali i Dytë solli pra, largimin e tij nga Amerika për në Atdhe, duke pranuar kështu privilegjin historik që veprën e filluar në Amerikë ta vazhdonte në Atdhe, – për të filluar  atë që gazeta New York  Catholic  e cilësoi si “A New Dawn for Albania” (Një Agim i Ri për Shqipërinë)-për hir të dashurisë për të Madhin Zot dhe Kombin e tij, si edhe për hir të dinjitetit  dhe në falënderim të përjetëshëm të para-ardhësve të mëdhej të klerit katolik shqiptar të përsekutuar dhe të martirizuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Por barra e rëndë për shërbimet fetare dhe për mbarimin e punimeve të kishës së re, ra mbi  krahët e  të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, një prifti të ri e energjetik, i edukuar dhe i shuguruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili me përpjekje të palodhëshme njerëzore, me dedikim, sakrifica dhe vetmohim iu përvesh punës për të realizuar objektivin madhor të filluar 50-vjet më parë, dmth, të realizimit  të misjonit të lartë fetar e kombëtar, që sot është famullia “Zoja e Shkodrës”. Dom Pjetri iu përvesh punës me vrull e vendosmëri të pashoqtë për fillimin dhe mbarimin e këtij objekti fetar e kombëtar, të cilin Kardinali John O’Connor e pat quajtur një gur i çmueshëm, një diamant ose xhevahir, me fjalë popullore me të vërtetë një vepër madhështore, pat thënë ai — dhe që sot — fal aktivitetit të saj fetar e kombëtar – është jo vetëm krenaria e komunitetit katolik por e mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan.

Me datën 3 dhjetor, 1995 bekohet guri i parë i themelit të kishës së re, në prani të një numëri të madh besimtarësh dhe udhëheqsish nga tri besimet.  Ndërtimi dhe inaugurimi i kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ shënoi përmbylljen e një kapitulli të lavdishëm të komunitetit katolik shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e një veprimtarie  të gjithanëshme aktivitetesh fetare, kombëtare e kulturore, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare.

Arqipeshkvi i Nju Jorku, John Kardinal O’Connor, një mik i vërtetë i shqiptarëve, me rastin e shugurimit të kishës së re, të cilën, siç thashë më lartë e quajti një

diamant  i çmueshëm, tha se konsekrimi i kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ ishtë me të vërtetë një celebrim e gëzim po të marrim parasyshë historinë e kombit shqiptar dhe dëshirën e tij për të qenë i lirë për t’iu lutur Perendisë.

Është e pamundur që mbrenda një kohe të shkurtë prej disa minutash të përfshihet një historik aq i pasur siç është veprimtaria e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane gjatë 50-vjetëve të fundit, e sidomos e 20-vjetëve të fundit nën udhëheqejn e Dom Pjetër Popaj dhe bashkpuntorëve të shumtë.   Por do të përpiqem që në pika kryesore dhe shkurtimisht të nënvijoj ato aktivitete fetare, kombëtare e kulturore që e kanë dalluar dhe e dallojnë Famullinë Zoja e Shkodrës, këtu në Hartsdale të Nju Jorkut.  Një Qëndër këjo, me veprimtari të larmishme në shumë fusha, ku po mësohet dhe thellohet besimi në të Madhin Zot, por në të njëjtën kohë e si gjithmonë – dhe në traditën më të mirë të klerikëve tanë dhe të Kishës Katolike Shqiptare, që gjatë të gjithë historisë së kombit tonë ka

vazhduar të ruaj dhe të promovojë zakonet dhe traditat tona si edhe ndjenjat 

kombëtare për të gjithë edhe këtu në botën amerikane në të cilën jetojmë.  Rëndësinë e përurimit të Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, e shprehu më së miri në atë kohë,  Ernest Koliqi, i cili në revistën ”Shëjzat” pat shkruar me atë rast se përveç  dobisë shpirtërore,  ‘’Na tue u nisë nga pikëpamja shqiptare  dëshirojmë të theksojmë këtu, vlerën e një organizimi i cili në flakë e në dritë të fesë – nevojë urdhnore e njerëzve sidomos kur mjerohen nga goditjet e fatit si janë të mërguemit – synon të mbajë gjallë zakone e doke thjeshtë kombtare, dmth të ruaj në vend të huaj pasuninë ethnike të trashigueme nga të parët, pasuni që na lejon m’u quejtë Shqiptarë në botë.’’

Përveç shërbimeve fetare dhe në përputhje të plotë me traditën historike të rolit që Kisha Katolike Shqiptare ka luajtë gjatë shekujve, në mbrojtjen dhe në kultivimin e vlerave të historisë kombëtare, gjuhës, kulturës, folklorit dhe të traditave tona shekullore, Kisha Zoja e Shkodrës dhe udhëheqsit e saj klerikë dhe laikë vazhdimisht, kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme duke organizuar folklore, seminare e akademi.  Kështuqë, këjo kishë e ka bërë këtë qëndër gjithashtu një mjedis ku të rinjtë e të rejat e tri besimeve tona zhvillojnë edukimin e tyre patriotik dhe me qëllim të ruajtjes dhe të zhvillimit të mëtejshëm të traditave dhe të ndërgjegjes kombëtare të fisit shqiptar.

Është me vend që të përmenden disa prej tyre -më të rëndësishmet – siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, kur u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Këjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Keshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karjerën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqsin e Kosovës që e njihte e gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi.

Ndër të tjera, janë organizuar gjithashtu edhe seminare në përkujtim të At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës.  Çdo vit me 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë organizohej dhe organizohet meshë dhe aktivitete për të përkujtuar dëshmorët e kombit dhe për t’iu lutur Perendisë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.  “Dita e trashëgimisë shqiptare”, edhe këjo një nga veprimtaritë e shumta vjetore të organizuara nga Kisha Zoja e Shkodrës, është këthyer  tashti në një aktivitet masiv që synon të mbaj gjallë  traditat kulturore dhe të forcojë lidhjet  e miqësisë midis gjithë shqiptarëve dhe t’i bëjë ata krenarë për prejardhjen e tyre.

Pasi Shqipëria nën regjimin komunist kishte marrë një emër të keq në Amerikë, ishte gjithmonë qëllimi i klerikëve katolikë, që botës amerikane t’i paraqiteshin vlerat pozitive të shqiptar duke paraqitur kulturën, kostumet dhe traditat më të mira, duke filluar me pjesëmarrjen e komunitetit në Festivalin e Arteve të Ballkanit në mesin e 1970-ave.  Festivali muzikor që kisha organizon për çdo vit, nën drejtimin e të palodhëshmit Mark Koliqit-Shkreli është bërë si të thuash një institucion kulturor e kombëtar—në të cilin marrin pjesë mijëra shqiptarë nga mbarë komuniteti, por edhe më gjërë, pa dallim feje, krahine apo ideologjie – e që mbulohet jo vetëm nga media shqiptare, por edhe nga ajo amerikane, përfshirë, ndër të tjera edhe gazetën me famë botërore Nju Jork Tajms.   Grupi Rozafati që ekziston pranë kishës për më shumë se 30-vjetë ka përfaqsuar komunitetin shqiptar në organizime e çfaqje të ndryshme artistike e kulturore të komuniteteve etnike në Amerikë.  Folklori i Kishës Zoja e Shkodrës ka zbukuruar  paradat  vjetore në  bulevardet e Nju Jork si edhe darkat e festimet kombëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan, siç ishte kohët  e fundit festimi i 100-vjetorit tëthemelimit të organizatës mbarëshqiptare Vatra.  Dom Rroku e Dom Pjetri, mbi të gjithë angazhimet që kishin mbi supet e tyre, disi kishin gjetur kohë që të përgatisnin dhe të drejtonin edhe radio programin ‘’Zëri Katolik Shqiptar’’, që transmetohej çdo të shtunë në mengjes.

Aktiviteti i gjithanshëm i famullisë ka përfshirë edhe organizimin e udhëtimeve ose shtegtarive me karakter fetar, si për shembull vizita në Vatikan dhe Gennacano, ku grupi nga Zoja e Shkodrës u prit në audiencë nga vet Papa Gjon Pali i dytë.  Të rëndësishëm ishin shtegtimi në Tokën e Shenjtë dhe udhëtimi në Shqipëri me rastin e vizitës historike të Papës Gjon Palit të dytë, me ç’rast ai shuguroi katër ipeshkvijë, përfshirë edhe ish famullitarin e kishës tonë, tashti Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolitan i Tiranë-Durresit duke e ringjallur kështu hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare, e cila ishte zhdukur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Përveç veprimtarive fetare, ekumenike, kulturore dhe atdhetare, komuniteti katolik shqiptar nepërmjet kishës, e me ndihmën e klerikëve dhe të këshillave të ndryshme drejtuese, shpesh është marrë edhe me veprimtari humanitare në shërbim të bashk-atdhetarëve  tanë në Shqipëri, Kosovë e vise të tjera.  Vlenë të përmendet se gjatë 1990-ave, Kisha Katolike Shqiptare ka organizuar gjithsejt 22 transportime ushqimesh dhe veshmbathjesh, si edhe fonde me qindëra mijera dollarë për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe për refugjatët shqiptarë nga Kosova. Megjithëse larg nga atdheu dhe trojet tona në Ballkan, besimtarët katolikë  të kësaj famullie– gjatë këtyre 50-vjetëve histori të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane – nuk kursyen kurrë dhe asgjë për bashk-atdhetarët  tanë në vendlindje duke dërguar, sipas mundësive këtu dhe nevojave atje, ndihma për ndërtimin e rrugëve, shkollave e qendrave fetare e kulturore, përfshirë edhe ndihmën e konsiderueshme dhënë për ndërtimin e Katedralës ‘’Nënë Tereza’’ në kryeqytetin e  shtetit  sovran e të lirë të Kosovës  –  dhe kur thirri Atdheu për mbrotjen e interesave kombëtare nuk munguan as ndihmat materiale e madje-madje as ato njerëzore.

Përveç veprimtarisë kombëtare, fetare e kulturore, Kisha Katolike nga koha në kohë organizonte, me ndihmën e mjekëve shqiptarë të kryesuar nga Dr. Agim Leka, edhe përkujdesje shëndetsore për fëmijtë e emigrantëve të ri të çdo feje e krahine, duke hapur  hapësirat e kishës për imunizime dhe nevoja të tjera shëndetsore për komunitetin shqiptaro-amerikan.  Megjithëse sot ka lloj lloj organizatash politike e kulturore të komunitetit, ishte Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane, ajo që u parapriu këtyre kur në fillim të 70-ave mori iniciativën, që së bashku me qëndrat si motra myslimane dhe ortodokse të formohej Organizata ethnike shqiptaro- amerikane që do të përfaqsonte interesat e komunitetit pranë Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut.

Nuk është pra këjo një “qyqesh”, siç i cilësonin apologjetët e regjimit të Enver Hoxhës,  mërgimtarët shqiptarë në Amerikë,  që shumë prej të cilëve patën fatin të shpëtonin nga terrori i egër i stalinistëve të Tiranës komuniste, e që  disa prej të cilëve,  50-vjetë më parë morën guximin dhe themeluan këtë Lidhje Katolike Shqiptaro-Amerikane.   Ky pra, është një komunitet i cili shpirtërisht dhe fizikisht,  gjithmonë  ka qenë dhe është afër dhe i gatëshëm të mbrojë interesat kombëtare dhe të punojë për “Fe e Atdhe”.   Është ky komunitet i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, me Kishën ‘’Zoja e Shkodrës’’ – i cili pa marrë parasyshë se ç’thanë kritikët dashakeqës atëherë, e ndoshta edhe sot – ai që po shkruan historinë e diasporës shqiptare në Amerikë dhe që është bërë pjesë e pa-ndashme edhe e historisë së Kishës Shqiptare në Atdhe.  Si i tillë, ky komunitet meriton një kapitull të denjë edhe në historinë e kombit shqiptar, ashtu siç  zë vend  edhe historia e arbëreshve të Italisë, të cilët gjatë 500-vjetëve ç’prej largimit të tyre nga Atdheu për të shpëtuar nga otomanët, ruajtën fenë, dashurinë për Atdheun, traditat,  gjuhën shqipe dhe kulturën.  Ashtu si edhe arberëshët e Italisë, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, pjesë përbërse dhe  e rëndësishme e të cilit është edhe komuniteti katolik i Nju Jorkut me rrethe, me aktivitetin e tij të palodhshëm 50-vjeçar, të udhëhequr nga klerikët  tanë që kemi privilegjin t’i kemi këtu sot, si dhe ata që kanë shkuar në atë jetë – vazhdon të jetë flamurtar i përhapjes dhe i forcimit të idesë kombëtare, i ruajtjes së vlerave fetare e morale si edhe i kulturës dhe traditave të bukura shqiptare, e që nepërmjet shembullit të Nënë Terezës e kanë bërë kombin tonë të njohur anë e mbanë botës.

Roli i famullisë Zoja e Shkodrës në jetën fetare, kulturore, shoqërore, humanitare dhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve kudo dhe pa dallim është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë edhe udhëheqsit politikë dhe diplomatë nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera shqiptare, të cilët e kanë bërë vizitën në këtë qendër si një ndalesë të doemosdoshme gjatë qendrimit të tyre në Amerikë.  Famullia Zoja e Shkodrës është shpesh edhe në qëndër të aktiviteteve ekumenike duke marrë iniciativën dhe duke organizuar lutje ndërfetare me udhëheqës të besimeve të tjera për qëllime mbarëkombëtare, si për shëmbull lutjet që mbaheshin për pavarësinë e Kosovës, dhe për fatin e shqiptarëve në përgjithësi. Një ndër ndërmarrjet më me rëndësi të kësaj qendre, siç thashë edhe më përpara, ka qenë botimi i revistës Jeta Katolike ku shkruanin e vazhdojnë të shkruajnë jo vetëm intelektualë e shkrimtarë të famullisë, por ajo është e hapur për të gjithë, dhe e cila ka siguruar respektin e meritueshëm, përmbajten e së cilës e ka vlerësuar edhe shkrimtari Ismail Kadare.  Këshilli redaktues nën drejtimin e Dom Pjetrit dhe të Mark Koliqit meriton lëvdata për një punë të mbrekullueshme edhe në fushën gazetareske.

Rëndësia e këtij përvjetori, e vërteta është, qendron në faktin se themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane 50-vjetë më parë, kur të shikohet nga këndveshtrimi i sotëm, ishte gur themeli, ishte hyll i dritës dhe agimi i parë i mengjezit që zbardhi ditën dhe të ardhmen e Kishës Katolike Shqiptare në përgjithësi.  Kur të marrim parasyshë historinë e vuajtjeve e të mundimeve të  klerit dhe të Kishës Katolike në Shqipëri gjatë diktaturës hoxhiste komuniste, është e qartë se Shpirti Shënjtë kishte dorë të drejtë për drejtë në këtë krijesë të re, në këtë vend të madh të lirisë e demokracisë, me qëllim jo vetëm për të mirën e  komunitetit katolik shqiptaro-amerikan , por edhe për fatin e Kishës në Shqipëri dhe për të mirën e mbarë kombit shqiptar.  I Madhi Zot vepron në mënyra misterioze.  Siç thashë lartë, nga kjo famulli doli një arqipeshkëv, në personin e Imzot Rrok Mirditës, dy meshtarë Dom Pjetri e Dom Nikolin Përgjini, si dhe diakoni Marash Shkreli të cilët shërbyen për disa vjetë në këtë famulli.

Historia 50-vjeçare e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane është një periudhë evenimentesh historike siç ishte, ndër të tjera, edhe organizimi i meshës solemne në Katedralën e Shën Patrikut në Nju Jork më1997 në kujtim të Nënë Terezës, bijës që Kombi shqiptar i ka dhuruar njerëzimit, e ku mori pjesë një mori e madhe shqiptarësh dhe të huajsh, pa dallim. Me ç’rast Profesor Sami Repishti, i emociounar nga këjo çfaqje fetare e kombëtare e organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës, e përmblodhi  më së miri misjonin dhe aktivitetin  e kësaj veprimtarie duke shkruar me atë rast: “Këtu në Katedralën e Shën Patrikut  u duk fëtyra pak e njohur e popullit  tonë të vjetër e fisnik, u duk i qartë besimi jonë në vetvehten, besnikëria ndaj traditave tona kombëtare, dashuria jonë e madhe për gjuhën tonë amtare, toleranca jonë fetare (i cili popull fton imamin mysliman të flasë nga altari i Katedralës) dhe vendosmëria jonë për të qenë pjesëtarë të një kombi që na jep nder dhe na jep emërin shqiptar…Megjithë sakrificat e shumëta që keni bërë, o vëllëzër e motra shqiptarë katolikë, për fe e atdhe’’ vazhdon Profesor Repishti, “ju jeni një grup fetar e kombëtar që do të mbijetoni çdo provë  e vështirsi në të ardhmen… dhe në këtë rrugë ju keni përkrahjen e miljona shqiptarëve myslimanë e ortodoksë që ju kuptojnë dhe ju duan”,  ka përfunduar artikullin e tij Profesor Sami Repishti.

50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane është pra, një kurorëzim i denjë dhe i mbrekullueshëm i një veprimtarie në fushën e fesë dhe të shqiptarizmit.   Me urimet e mia i lutëm të Madhit  që Qëndra Nënë Tereza dhe famullia e Zojës së Shkodrës, nën drejtimin e famullitarit  Dom Pjetër Popaj, të vazhdojë punën e saj frymëzuese bazuar në binomin Fe e Atdhe me Përparim, të trashëguara nga parardhësit kishtarë shqiptarë, në misjonin e saj për të ndihmuar Kishën e shumë vuajtur dhe institucionet fetare të cilat gjithmonë kanë qenë qendra, jo vetëm e vlerave fetare por edhe vatër e promovimit  të patriotizmit  të pastër, të kulturës arbërore dhe të tolerancës ndërfetare këtu në Amerikë dhe në të gjitha trojet tona shqiptare në Ballkan.

Ju falenderoj për durimin, (Ribotim me rastin e 60-vjetorit)

Frank Shkreli*

*Autori ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe ka qenë anëtar i grupit redaktues të revistës ‘’Jeta Katolike Shqiptare’’, për periudhën 1971-1974.

A group of men sitting at a table with food and drinks

Description automatically generated with medium confidence
A picture containing person, person, indoor, table

Description automatically generated
A person speaking into a microphone

Description automatically generated with medium confidence

 (Salla Nënë Tereza, Kisha ‘’Zoja e Shkodrës’’) 10 Qershor, 2012 – në 50-vjetorin e Lidhjes katoliko-Shqiptaro-Amerikane

A group of people posing for a photo

Description automatically generated with medium confidence

Darkë e shtruar nga Këshilli i Kishës Katolike Shqiptare në Bronx me në krye Monsinjor Dr. Zef Oroshin në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për Sekretarin e Lidhjes Katolike Shqiptare, Frank Shkreli me rastin e largimit të tij nga Nju Jorku për në Washington, për të filluar punën në Zërin e Amerikës, Qershor, 1974

A picture containing person, table, indoor, wall

Description automatically generated

Frank Shkreli falënderon me këtë rast, Monsinjor Dr. Zef Oroshin për ndihmën dhe këshillat e tija dhe njëkohësisht edhe Këshillin e Kishës Katolike Shqiptare për bashkpunimin dhe ndihëmesën e tyre gjatë periudhës që kishte shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike, të themeluar nga Monsinjor Dr. Zef Oroshi.

A picture containing text, grass, outdoor, building

Description automatically generated

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

AMERIKANIZMA NË SHËRBIM TË SHQIPTARIZMËS PETER ÇIKOS SHËMBULL I PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE 

June 14, 2022 by s p

Fjala në konferencën: “Vatra -110 Vjet në Shërbim të Atdheut dhe Komunitetit Shqiptar në Amerikë”

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Në historinë e saj 110-vjeçare, Federata Pan-Shqiptare Vatra, me të drejtë, krenohet me të kaluarën e saj në mbrojtje të interesave kombëtare, në përgjithësi. Krenare për aktivitetet e shumëta që ka organizuar dhe organizon.  

Kanë qenë dhe janë këto aktivitete që e kanë bërë Vatrën, vatër për të gjithë, përbashkuese, në përpjekjet e saj për idealin gjithnjë të pa realizuar – vëllazërimin dhe përbashkimin e shqiptarëve. Por, njëkohësisht, me vazhdimsinë e saj, Vatra edhe në moshën 110-vjeçare sot po i tregon botës shqiptare dhe shoqërisë amerikane, ku jetojmë, se megjith sfidat me të cilat përballet  komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe Kombi shqiptar në përgjithësi — organizime si ky përvjetor, tregojnë se shqiptarët janë të vetdijshëm të vlerave të veta historike, shpirtërore dhe identitare – që i ruajnë si trashëgimi e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Dëshiroj që në këtë 110-vjetor — shkurtimisht  — të nënvijoj rolin përbashkues të Federatës Pan-Shqiptare Vatra — në bashkpunim me diasporën anti-komuniste matanë oqeanit dhe me Arbëreshët e Italisë — duke marrë si shembull, festimet e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe në Vatikan dhe në Romë, prillin e vitit 1968. Le të shërbejë ky si një mesazh i rëndësishëm simbolik, por jetik për brezin e sotëm të diasporës shqiptare këtu në Amerikë, për të bashkpunuar për realizimin e “përbashkimit vëllazëror”, në komunitetin shqiptaro-amerikan, si një porosi e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbe. 

Kryesia e atëhershme e Vatrës me në krye Peter (Chicos) Çikos dhe qindra shqiptarë nga të gjitha anët e botës, ishin ftuar të merrnin pjesë në celebrimet  e organizuara në Romë dhe në Vatikan në prill të vitit 1968,  me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeu.  Për nga organizimi dhe pjesëmarrja mbarë shqiptare, ky tubim ka mbetur një veprimtari e paharrueshme dhe historike e diasporës, organizuar nga Arbëreshët e Italisë me ndihmën thelbësore dhe nën drejtimin e përfaqësuesve të diasporës së pas luftës, si Prof. Ernest Koliqi me bashkpuntorët e tij në Itali. 

Ishte pra prilli i vitit 1968, kulmi i luftës së ftohët. Më vonë atë vit, (në gusht) ish-Bashkimi Sovjetik do të pushtonte Çekosllovakinë dhe Shqipëria jonë e mjerë komuniste ishte zhytur në zjarrin vet-shkatërrues të lëvizjes më të turpshme të shekullit të kaluar për shqiptarët – të ashtuquajturit “revolucion kulturor” kinez –dhuratë nga Kina maoiste e që kishte për qëllim çkombtarizimin — zhdukjen e identitetit dhe të historisë së vërtetë të shqiptarëve – në lavdi të marksizëm-leninizmit ndërkombëtar.

Në këtë atmosferë të tensionuar kombëtare dhe ndërkombëtare, diaspora anti-komuniste në Evropë me Arbëreshët e Italisë dhe me Vatrën e Amerikës, vërshuan në Romë e Vatikan për t’i treguar botës me plot krenari dhe dinjitet– se pa marrë parasyshë se ç’po ndodhte në Shqipërinë e Enver Hoxhës në atë kohë – shqiptarët, si komb ishin të bashkuar rreth Fatosit të tyre trim, Gjergj Kastriotit-Skenderbe – në një frymë vëllazërimi e përbashkimi, pa dallim feje a krahine. 

“Gjaku arbënuer njofti nji triumf të papritun n’ato ditë”, do të komentonte krye-organizatori i celebrimeve të 500-vjetorit të Skenderbeut në Vatikan, Profesor Ernest Koliqi.   

Një rol të rëndësishëm – historik, mund të thuhet — në realizimin e këtij, “triumfi” arbëror, ka luajtur edhe kjo Vatër, 110-vjetorin e të cilës shënojmë sot.  Delegacioni i Vatrës në Vatikan, përbëhej nga ndër më të mirët e diasporës shqiptare anti-komuniste të asaj kohe – figura me emër në diasporë, por të urrejtur nga regjimi komunist në Atdhe. 

Ja si e përshkruante Ernest Koliqi praninë e vatranëve në festimet e 500-vjetorit të vdekjes së Kryetrimit të shqiptarëve: “Nji tubë zojash të ndritshme e zotnijsh të zgjedhun, përfaqësoi — në rrethe arbëreshe e shqiptare – Federatën e mirënjohun që dikur aq hov i dha përpjekjeve për rilindje të Atdheut dhe sot mban naltë zanin e Shqipnisë në botën perëndimore. Hijet e madhnueshme të Nolit e të Faik Konicës na shfaqeshin para syve, tue vërejtë ndër rrjeshtat tonë kryesinë vatrane, të atyne dy Patriotëve të paharrueshëm, themeltarë të Shoqatës.  Kishim përshtypjen se drita e agimeve të reja të Rilindjes atë ditë po reshte mbi Bashkimin e Arbëreshëve me Shqiptarë. E bashkë me atë dritë, rrezja e bekimit të Perendisë”, do të shkruante Ernest Koliqi.  Pjesëmarrja e vatranëve në manifestimet përbashkuese të 500-vjetorit të Skenderbeut, Koliqi e ka cilësuar si një prani që ua, “shtoi shkëlqimin kremtimeve”.

Në vazhdim të temës së “përbashkimit”, në këtë 110-vjetor të Vatrës, dua të kujtoj një ish-Kryetar të Vatrës, një shembull të “përbashkimit të shqiptarëve” në diasporë, të ndjerin Peter Chicos. Jo me fjalët e mia pasi, fatkeqësisht, nuk e kam njohur, por bazuar në vlerësimet e të tjerëve.  

Me rastin e kalimit të tij në amshim të parakohëshëm, Gazeta Boston Globe shkruante, ndër të tjera, se Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aftësitë e Peter Çikos si udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, sanksionoi në vitin 1968 disa simpoziume ndërkombëtare nën drejtimin e tij dhe të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, me rastin e 500-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, në Romë, në Vatikan dhe në Nju Jork.

 “Atëherë, për herë të parë”, theksonte gazeta amerikane Boston Globe, “Në Katedralën e Shën Patrikut në Nju Jork, u mbajtën shërbimet ekumenike fetare Katolike, Ortodokse dhe Myslimane.”  Gazeta shënonte gjithashtu se Peter Çikos ishte pritur në Vatikan nga Papa Pali i VI me rastin e ceremonive kushtuar 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skendërbe në vitin 1968, ku ai kishte dhënë ndihmesën e tij në organizimin e manifestimeve madhështore me atë rast, në krye të një delegacioni mjaft të madh shqiptaro-amerikanësh, pa dallim feje a krahine, që mori pjesë në ato ceremoni.  Shqiptarët e mbledhur atje për të përkujtuar dhe nderuar Fatosin e tyre të Madh, por njëkohësisht, edhe për t’i shpalosur botës një dëshmi të pashoqtë identiteti dhe dinjiteti kombëtar, bashkpunimi dhe marrëveshje vëllazërore. 

Ernest Koliqi kishte krijuar një respekt të jashtzakonshëm për aftësitë organizuese, për gatishmërinë dhe prirjet e Peter Çhicos për të frymëzuar dhe bashkuar diasporën shqiptare në Amerikë dhe më gjërë.  “I lindun e i rritun në tokën amerikane dhe si i tillë i përjashtuem nga ndasitë që ligshtojnë botën shqiptare, ai drejtoi veprimtarinë e vet dhe të rrethit vatran në harmonizim të atyne forcave të shpërndara”, ka shkruar Koliqi në një editorial botuar në revistën Shëjzat, kushtuar jetës dhe veprimtarisë patriotike të Peter Genc Çikos. “Me dinamizëm amerikan, i përkrahun nga rrethi i vjetër si dhe nga dashamirë të ri, ia doli qëllimit në skaj. Ai organizoi në Boston e në New York manifestimet dhe organizimet ma të shkëlqyeshme që njofti diaspora shqiptare sot e kësaj dite. Mblodhi në nji ndjesi vëllaznore Vatranë, Arbëreshë e Shqiptarë të mërgatës, pa dallim besimesh e krahinash, kulturash e rrymash politike.” 

Ernest Koliqi e ka pagëzuar Peter Çikos, si “Unifikuesi”, në historinë e diasporës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi. “Kjo i jep Atij të drejtën m’u quejtun në historinë e diasporës sonë, Çikos Unjisuesi, ose (Unifikatori) i gjakut të shprishur”, sipas Koliqit.  

Ndërsa një tjetër eksponent i mërgatës së atëhershme shqiptare, Tahir Kolgjini e ka kujtuar ish-Kryetarin e Vatrës si një njeri me “Sjellje simpatike, t’urtë, i cili krijoi marrëdhënie të përzemërta me grupet e ndryshme, pa ardhun ndesh me programet e tyne”. 

Muar pjesë në 500-vjetorin e përkujtimuer të Heroit Kombëtar në Romë. Shkoi edhe në gjirin e Arbëreshve në Itali, vizitoi vende të tjera të Evropës, rregulloi në mënyrë shembullore përkujtimin e Heroit tonë në Shtetet e Bashkueme”, e të tjera. Për të gjitha këto, sipas Tahir Kolgjinit, “Qëllimi i tij ishte për t’ia bamë të njohun botës se raca shqiptare ashtë e gjallë kulturalisht dhe fizikisht. Nderoi Vatrën, nderoi Diellin. Nderoi botën shqiptare. Nderoi edhe vetveten…Me pak fjalë, ngriti naltë sedrën kombëtare, tue mbajtun në kambë moralin e shqiptarëve, që ishin të dënuem me qëndrue larg Atdheut.”

Ndërsa Martin Camaj, një tjetër bashk-kohas i ish-Kryetarit të Vatrës, ka shkruar se e kishte njohur Peter Çikon si, “Një burrë të rrahun me jetë, realist, me cilësi të mbara e të nevojshme të një shqiptari të vendosun e krenar — për të ia pasë lakmi”.   Peter Genc Çikos, ka shkruar Martin Camaj, ishte ndër ata shqiptarë të cilët i, “Sollën nderimin emnit shqiptar në botën amerikane.”

Ishin këto ndjenja ndaj një shqiptaro- amerikani si Peter Çikos që i kishin lënë përshtypje të thella edhe albanalogut të njohur Italian, At Zef Valentinit.   “Me ‘të (Peter Chicos) në krye të Vatrës kishte hypë breznija e re e Shqiptarëve të Amerikës dhe ashtu kishte hyr përnjimend AMERIKANIZMA në shërbim të SHQIPTARIZMËS”, do të shkruante At Zef Valentini.

Ndërsa, Skendër H. Hasani në një shënim botuar në revistën Shëjzat të Ernest Koliqit ka shkruar se Peter Genc Çikos, si Kryetar i Vatrës por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur dhe i ushqyer me më të mirat e dy kulturave tona – asaj shqiptare dhe amerikane – i tregoi, “Diasporës shqiptare se ç’rrugë duhet marrë e si mund të dëgjohet zëri i tyre në botë. Me urtësi e butësi, por me program të caktuar, ai bëri që të përtrihet me hov roli historik i Vatrës”, është shprehur ai ndër të tjera.

Unë, me qëllim solla në vëmendje, në këtë 110-vjetor rolin e ish-Kryetarit të Vatrës Peter Genc Chicos dhe vlerësimet e punës së tij si vatran dhe si shqiptaro-amerikan, e mbi të gjitha rolin e tij përbashkues që ai luante në Vatër dhe në komunitet – si një shembull, mundësisht, për t’u ndjekur e për t’u kopjuar nga brezi i ri.  Peter Genc Chicos kishte një përparsi të madhe si i lindur dhe i rritur në Amerikë, por me ndjenja të thella dhe dashuri për Shqipërinë. Ai nuk ishte as pjesë, as viktimë e ndasive që, historikisht, kanë ligështuar dhe po ligështojnë botën shqiptare edhe sot, jo vetëm në trojet tona, por edhe këtu në Amerikë.

Periudha e Peter Chicos si Kryetar i Vatrës ishte me të vërtetë — siç është shprehur dikur albanologu italian At Zef Valentini — një periudhë historike unifikuese e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Vatrës, një kohë kur në këtë komunitet, përnjimend kishte hyrë fryma e, “Amerikanizmës në shërbim të Shqiptarizmës”.

Prandaj, urimi im në këtë 110-vjetor të VATRËS është i thjeshtë dhe I realizueshëm: Uroj që fryma e Amerikanizmës së Peter Chicos të jetë gjithmonë në shërbim të Shqiptarizmës, me vatranë si ish-Kryetari i Vatrës dhe unifikuesi i shqiptarëve, i ndjeri Peter Chicos.

Peter Chicos ka ndërruar jetë tepër i ri, në korrik të vitit 1970, në moshën 51-vjeçare. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij!

E Vatra rroftë e qoftë sot dhe për jetë të jetës! Ju falënderoj për durimin!

Frank Shkreli

*Fjala me rastin e 110-Vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra: Peter Chicos, shembull i përbashkimit shqiptar – “Amerikanizma në Shërbim të Shqiptarizmës”, Nju  Jork, 12 Qershor, 2022

KUSH ISHTE PETER CHICOS: Ishte fillim Korriku i vitit 1970 kur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjërë u përhap lajmi i zi se, papritmas, kishte ndërruar jetë nga një goditje në zemër, Peter Genc Chikos (Çikos), Kryetari i Federatës Pan-shqiptare, Vatra.  Si udhëheqës i organizatës më të madhe shqiptaro-amerikane, Peter Çikos ishte, natyrisht, i njohur në radhët e komunitetit shqiptar në Amerikë, por ishte gjithashtu i njohur edhe në komunitetin më të gjërë amerikan ku jetonte e vepronte, sidomos në qytetin Boston të shtetit Masaçusets.  

Gazeta e njohur amerikane Boston Globe kishte njoftuar vdekjen e para kohëshme, të Peter Çikos në moshën 51-vjeçare, duke venë në dukje arritjet në jetën dhe veprimtarinë e tij, përfshirë medaljet që kishte fituar si përfundim i heroizmit të tij në Luftën e dytë Botërore.  Shkruante për detyrat e ndryshme me rëndësi që kishte kryer në ushtrinë amerikane, përfshirë detyrën e oficerit zë inteligjencës ushtarake në stafin e Gjeneralit Dwight Eisenhower gjatë invadimit të Francës, si pjesëtar i Grupit të 6-të të Ushtrisë Amerikane, ndërsa ka shërbyer më vonë edhe si anëtar i Misionit për Kontrollin e Berlinit.  Ndërkohë që largohet me nderimet më të larta nga radhët e ushtrisë amerikane pas luftës, Peter Çikos me të kthyer në Boston ndihmoi në themelimin e Shoqatës së Veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe fillon një jetë të re si civil, pa uniformën ushtarake.

Në një shënim nekrologjik, Gazeta Boston Globe shënonte se me të dalë nga ushtria, Peter Çikos vazhdoi veprimtarinë e tij në komunitetin shqiptaro-amerikan, bazuar në gjurmët që kishte lënë, si shembull babai i tij, Harris (Llambi) Çikos, njëri prej themeluesve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe njëherazi Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, një organizatë patriotike shqiptare, siç e ka cilësuar Vatrën me atë rast gazeta Boston Globe.  Kjo gazetë ndër më të mëdhat e asaj kohe, por që edhe sot gëzon influencë në Amerikë, shkruante edhe për përpjekjet personale redaksionale të Peter Çikos në mbështetje të gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-shqiptare Vatra, si dhe për ndihmën financiare që ai jepte për botimin e gazetës që në atë kohë dilte një herë në javë. 

Frank Shkreli

Drejstuesit e seancave të Konferencës: “Vatra -110-Vjet në Shërbim të Atdheut dhe Komunitetit Shqiptar në Amerikë”

Inline image

A picture containing person, person, curtain, white

Description automatically generated

Peter (Chicos) Çikos ish-Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare, Vatra, 1969 duke folur në Hotelin “Americana” në Manhattan të Nju Jorkut në tubimin me rastin e 60-vjetorit të gazetës Dielli – Ish officer i inteligjencës ushtarake në stafin e Gjeneralit Dwight Eisenhower gjatë invadimit të Francës dhe pjesëtar i Grupit të VI të Ushtrisë Amerikane, ndërsa ka shërbyer më vonë edhe si anëtar i Misionit për Kontrollin e Berlinit i Përherëshëm qoftë kujtimi i tij!

A person in a suit

Description automatically generated with medium confidence
A group of people standing together

Description automatically generated with medium confidence

Peter Çikos me Z. Anthony Athanas në Romë/Vatikan, prill, 1968 – 500-vjetori i Gjergj Kastriotit -Skenderbe

A picture containing text, person, group, old

Description automatically generated

Peter Çikos, i dyti nga e majta, te varri i Faik Konicës me Mons. Zef Oroshin, Nikoll Shkoza, Prof.Ernest Koliqi, Ndue Gjomarkaj, Christo Thanas, Dr Ismail Vërlaci, Ing, Ago Agaj, Sejdi Bytyçi dhe Gjon Buçaj

Inline image

Drejtuesit e seancave

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri – mars/prill, 1991 — Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

June 3, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Gjatë viteve të kaluara kam kujtuar shpesh vizitën zyrtare të delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në mars/prill 1991. Jam munduar që në dyzina shkrimesh gjatë 30-viteve të fundit të kujtoj atë vizitë duke shënuar aspekte të ndryshme të asaj ngjarjeje historike të rifillimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, pas pothuaj një gjysëm shekulli diktature komuniste.

Kësaj radhe po kujtoj, me disa fjalë dhe fotografi, vizitën e delegacionit të parë amerikan në Shkodër gjatë vizitës së parë në Shqipëri në mars/prill 1991.

Pas një jave në Tiranë, delegacioni kishte vendosur të shkonte në Shkodër, qendra e kulturës dhe historisë së Shqipërisë, por edhe qyteti që i bëri qëndresë të fortë regjimit komunist gjatë viteve të diktaturës. Me të marrë vesh Ministria e Jashtme e Shqipërisë së kishim vendosur të udhëtonim drejt Shkodrës, na këshilluan që të mos shkonim se ai është një “qytet me probleme”. Por nëse ngulni këmbë që të shkoni, atëherë ne rekomandojmë që të keni “shoqërues” me vete. Përgjigja e delegacionit ishte, se ne do shkojmë dhe se nuk kemi nevojë për “shoqërues”. Mesa mbaj mend, ndonëse kishim vizituar edhe qytete të tjera, Shkodra ishte qyteti i parë, për të cilin autoritetet vendase na ofruan “shoqërues”,  me përjashtim të ofertës në fillim të vizitës kur na ofruan makinën zyrtare dhe po të dëshironim edhe “shoqërues”. Si në fillim të vizitës ashtu edhe në prak të vizitës në Shkodër, përgjigja e Kryetarit të delegacionit, Amb. David Swartz, ishte faleminderit, por nuk kemi nevojë për “shoqërues”.
A person wearing glasses and a suit

Description automatically generated with medium confidenceA picture containing text, flag

Description automatically generated

A picture containing outdoor, grass, tree

Description automatically generatedKështu dukej Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë – në mars/prill 1991 – okupohej gjithnjë nga diplomatët italianë –ashtu siç kishin bërë gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë – me qira për $1– nuk më kujtohet nëse “qiraja” ka qenë $1 në muaj apo $1 në vit.

A picture containing person, outdoor

Description automatically generated
Mercedesi zyrtar dhe shoferi gati për t’u nisur për në Shkodër, mars, 1991. Kryetari i delegacionit, Amb. Swartz ndejti përpara, unë me kolegen dhe diplomaten e talentuar Susan Sutton, mbrapa. Isha shumë i emocionuar dhe nuk dija se çfarë të prisja. Për Shkodrën kisha dëgjuar shumë nga prindërit dhe gjyshi e gjyshja, pasi ndonëse kisha lindur në një fshat afër Ulqinit, dmth në Mal të Zi (ish-Jugosllavi), Shkodra për ata dhe për mua, deri sa u mbyll kufiri më (1948), ishte më afër se Ulqini dhe prindërit dhe gjyshi shkonin në Shkodër për të bërë pazar. Duke udhëtuar për në Shkodër atë ditë të marsit 1991 me kolegët nga Departamenti i Shtetit, po mendoja për të parët e mi dhe për fatin e keq të tyre, që nuk e panë më atdheun e tyre ku kishin lindur. Gjyshi dhe prindërit e mi vdiqën në Amerikë, pa e parë më Shkodrën as vendlindjen e tyre Shkrelin.

A group of people in a church

Description automatically generated with medium confidenceNdërkaq, kur arritëm në Shkodër, ne ndoqëm turmat dhe u bëmë pjesë e tyre, pa ditur se ku po shkonim. Ja më në fund, pamë se turmat e shkodranëve u ishin drejtuar faltoreve – kishave të Shkodrës dhe varrezave ku ishte dhënë mesha e parë në atë qytet pas “shembjes” së komunizmit. Dallohen tre anëtarët e delegacionit amerikan, djathas në foto. A group of people gathered outside

Description automatically generated with medium confidenceTurma tjetër e shkodranëve—siç duket pa dallim feje – kishte vajtur tek varrezat e Shkodrës ku më 4 Nëntor, 1990 ishte celebruar mesha e parë, kur feja ende ishte e ndaluar me ligj. nëShqipëriA group of people holding glasses of wine

Description automatically generated with medium confidence

Vizitë në Shkodër, në mbështetje të pronës private, mars/prill -1991. Delegacioni i parë i Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri nga e djathta: Ambasadori DavidSwartz, Susan A group of people posing for a photo

Description automatically generatedNjë grup nxënësish shkodranë që takuam me atë rast, plot shpresë për të ardhmen e Shqipërisë post-komuniste në mars të vitit 1991. Do ishte interesant të dihej se sa prej këtyre të rinjëve jetojnë ende në Shkodër ose në Shqipëri sot – 32 vjet pas “shembjes” së komunizmit!

Gjatë rrugës për në Shkodër pyetëm Amb. Swartz se çfarë do bëjmë në Shkodër, nëse do takonim ndonjë njeri! Askënd nuk njihnim, as nuk kishim njoftuar vizitën tonë më herët. Shkodrën nuk e njihnim asnjë prej nesh. Shoferit i kërkonim të ndalejkur na e merrte mendja se ka diçka për të parë. Shkodra ato ditë vlonte nga rrymat anti-komuniste. Situata ishte jashstëzakonisht e tensionuar. Grupe njerëzish aty- këtu duke biseduar e argumentuar. Amb. Swartz na tha le të ndjekim turmën, dhe grupet e izoluara, që dukesh se po silleshin rrugëve pa ndonjë qëllim ose objektiv. Ndryshe nga Tirana, ku rrugët ishin bosh në krahasim me Shkodrën, ku valët e njerëzve dukeshin nëpër rrugë e sheshe e pastaj zhdukeshin.

A picture containing outdoor, tree

Description automatically generatedTirana në një mbrëmje të marsit, 1991 – Bulevardi bosh, pa jetë –thuhej, në atë kohë, se shqiptarët ishin në shtëpitë e tyre duke dëgjuar Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe. A person wearing glasses and a suit

Description automatically generated with medium confidenceIsh-Senatori Clayborne Pell vizitoi Shqipërinë në mars/prill 1991 gjatë vizitës së delegacionit të parë të Departmentit Amerikan të Shtetit në Tiranë

Promovimi i lirisë fetare,  inkurajimi dhe promovimi i pronës private, ishte pjesë e misionit të delegacionit të parë të DASH në Shqipëri, përfshirë edhe vizitën në Shkodër. Këtë e rekomandoi gjatë vizitës së tij 4-ditëshe në Shqipëri dhe në bisedimet me anëtarët e delegacionit, ish-Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme, Senatori Clayborne Pell. Pak veta mund ta dinë se Z. Pell, në rininë e tij si anëtar i trupit diplomatik amerikan (Foreign Service) ishte caktuar të shërbente në Ambasadën Amerikane në Tiranë në fillim të 1940-ave), por para se të shkonte atje, Enver Hoxha ia mbylli derën karrierës së tij diplomatike, duke mbyllur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Iu bashkua delegacionit të DASH ato ditë për të hequr merakun që i kishte mbetur për një kohë të gjatë, të bënte një vizitë në Shqipëri.

A picture containing building, stone, colonnade

Description automatically generatedÇfarë dëshironi të pini? Shkodër mars/prill 1991 Shqipëria komuniste, Shkodër – mars/prill, 1991 – “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë…”!? A statue of a person on a rock in front of a building

Description automatically generated with low confidenceDuke u kthyer nga Shkodra nuk kishim se si mos të ndalonim tek Varri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti -Skenderbe

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

“RASTI SIMON MIRAKAJ” – PASQYRË E NJË POLITIKE TË PAMORALSHME DHE TË KORRUPTUAR

June 1, 2022 by s p

Nga Frank ShkreliA person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Pa dashur të futem në hollësi se si e tek ndodhi  “rasti” Simon Mirakaj i ditëve të fundit — përfundimi është se dy “demokratë”, Gazment Bardhi e Enkelejd Alibeaj, në bashkpunim me socialistin Taulant Balla, rrëxuan kandidaturën e Z. Simon Mirakaj si anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, 1944÷1991, (AIDSSH)  – me pretendimin se kandidatura e tij ishte nënshkruar nga Sali Berisha.

Siç dihet, Simon Mirakaj rrjedhë nga njëra prej familjeve më të njohura dhe më të vuajturat nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Vetë Simoni ka vuajtur burgjet dhe kampet e internimit për gati një gjysëm shekulli – pothuaj rritë e plakur në internim, larg nga vendlindja e tij.

Për Simonin, vëllain e tij Sokolin dhe mbarë familjen Mirakaj – të internuar e të burgosur,  në disa zona të Shqipërisë, por edhe për ata anëtarë të familjes Mirakaj të arratisur në perëndim, përfshir babain, të parin e familjes, të ndjerin Palë Bib Mirakaj, të cilin e kam njohur si një prej burrave më të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan — gëzimet në jetën e tyre familjare ishin të paka dhe mjerimet në internim sikur nuk mbaronin kurrë. 

Madje as në ditët e sotëme, 30-vjet “post-komunizëm”, fatkëqësitë po e ndjekin Simonin. Duket sikur njollosja e familjes Mirakaj nga regjimi i Enver Hoxhës, po e ndjekë atë edhe sot.  Siç tregon edhe rasti i fundit që ka të bëjë me një rast përjashtimi politik të ditëve të fundit.  Simon Mirakaj po persekutohet për herë të dytë, 32 vite pas “rënies” së diktaturës, e cila e internoi dhe e burgosi për pothuaj një gjysëm shekulli. Sipas lajmeve, deputeti socialist, Taulant Balla pranoi kërkesën e “demokratit” Gazment Bardhit, me miratimin e “demokratit” tjetër, Enkelejd Alibeaj, për të rrëzuar kandidaturën e Simon Mirakajt si anëtar i (AIDSSH).

E gjetën pretekstin e rastit për të përjashtuar një ish-të përndjekur të komunizmit, duke mos votuar emrin e Simon Mirakajt, si anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, 1944÷1991.

 Fajin e ka Saliu! Sali Berisha, në kompetencën e tij si deputet paska nënshkruar rekomandimin e kandidaturës së Simon Mirakajt për anëtar të Autoritetit të Dosjeve. Por për inatin dhe urrejtjen që kanë këta djema ndaj Z. Berisha, sipas gjykimit të tyre, Simon Mirakaj duhet të “paguaj”, se Berisha është “non grata”.  Kush më mirë se Simoni, një ish- i përndjekur për tu përdorur si anëtar i një klase të shoqërisë, për të cilët as qeveria as shteti nuk çajnë fort kokën për ta as për familjet ose sakfrificat e tyre – për të dërguar një mesazh më domethënës.  Ky regjim dhe këta përfaqsues të Kuvendit shqiptar e përdorën rastin e Simon Mirakës për t’u “futur lepurin në bark” të tjerëve, duke i paralajmëruar të gjithë se po të merreni me Sali Berishën, as bukë nuk do hani – duke i hedhur në rrugë të madhe, pa punë.  Do hani bar!  Kriteri, pra, për refuzimin e kandidaturës së Z.Mirakaj si anëtar i (AIDSSH), ku ka punuar për 5 vitet e fundit, ishte nënshkrimi i Sali Berishës në mbështetje të Z. Mirakaj, krejtësisht brenda të drejtës së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë– Jo more, jo, ata nuk e morën këtë vendim kundër Z. Mirakaj, me premisën se ai nuk mund të bënte punën, por sepse e mbështeti Sali Berisha.  

Në një program televiziv, Z. Mirakaj tha se ai vet vlerëson lirinë mbi të gjitha duke u shprehur se, “E kam për nder që ka firmosur lideri historik i PD, Sali Berisha. Liria (ime) i ka rrënjët hershëm tek Kryengritja e Malësisë së Madhe, Kryengritja e Postribës, më pas revolta e Spaçit, familjet e internuara, të syrgjynosurit nëpër burgje.”, ka thenë Simon Mirakaj, në një reagim në televizion.   

Z. Mirakaj njihet si një ish i internuar i regjimit komunist në Shqipëri, i cili jetoi në internim për 44 vite. I ati i tij është arratisur nga Shqipëria pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist, ndërsa familjarë të tjerë janë pushkatuar për shkak të mospajtimit dhe rezistencës së tyre ndaj komunizmit.

Mënyra se si u morën përfaqsuesit e kësaj klase politike me votën kundër kandidataturës së Simon Mirakajt, një i përndjekur dhe i internuar i regjimit komunist, më kujton një thenje të Vladimir Leninit, të cilin po e parafrazoj të ketë thenë se, ne duhet të veprojmë, të flasim e të shkruajmë me një gjuhë që përhap sa më shumë urrejtje, neveritje dhe përbuzje në popull, sidomos ndaj atyre që nuk pajtohen me ne.  

Nxënës të mirë të Leninit janë – përafqsuesit e klasës politike e tranzicionit “post-komunist”, në Shqipëri!  Fatkeqësisht, jo vetëm shpresa e humbur për demokracinë atë vend, por më duket si një gjeneratë e humbur, nga pikëpamja politike, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit!

          See the source image.A person in a suit

Description automatically generated with low confidence . All images

         Taulant Balla                 Enkelejd Alibeaj                Gazment Bardhi

Shikoni fytyrat e këtyre tre liderve të rinjë politikë.  Këta nuk janë përfaqësues të elitës së vjetër post-komuniste. Mund të jem gabim, por në vitin 1990 – me shembjen e Murit të Berlinit — këta duhet të kenë qenë në shkollë të mesme, ndoshta.  Me fjalë të tjera jo të regjur në komunizëm si disa të tjerë, por fatkeqsisht sot sillen si komunistë pa librezë, ndërsa me fjalë dhe vepra përhapin urrejte, neveritje dhe përbuzje, sidomos ndaj aytre që nuk pajtohen me ta.  Sali Berisha me të drejtë ose pa të drejtë, është i zoti të mbrojë veten prej këtyre politikanëve të rinjë, por pyetja është kush e mbron Z. Simon Mirakaj  dhe shumë të tjerë si ai, ish-të përndjekurit dhe ish-të internuarit e regjimit komunist. Si nuk del një nga këta polikanët e ri “modernë”, që e quajnë veten, “pro-perëndimorë” e veçanërisht “ pro-amerikanë” e të pyes, more çfarë përfaqësie kanë ish-të përndjekurit e regjimit të Enver Hoxhës në qeveritë shqiptare dhe në entet shtetërore në përgjithësi, këto 30-vitet e fundit. Sa sish ka sot në qeverinë aktuale???!!! Çfarë mundë të bëjmë që qeveria të duket sa më përfaqsuese që të jetë e mundur, duke mos përjashtuar asnjë grup, siç janë të përndjekurit e komunizmit.

Po diplomatët perëndimorë në Tiranë, shohin gjë se çfarë po ndodhë me këtë shtresë të shoqërisë shqiptare, krejtësisht të përjashtuar nga jeta politike e vendit.  A është kjo vlerë perëndimore të mbyllni sytë ndaj përjashtimit të 50% të popullsisë së një vendi nga jeta politike.  Do lejohej një gjë e tillë në cilindo vend anëtarë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, që ju përfaqësoni në Tiranë, siç ndodhë në Shqipëri?  Pse tolerohet deri në këtë shkallë, keqtrajtimi dhe përjashtimi nga jeta politike e vendit e ish të përndjekurve politikë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.  Është detyrë e juaj , të nderuar përfaqsues të Perëndimit demokratik, që një vend aleat si Shqipëria të jetë edhe një aleatë vlerash që ndajmë me atë vend, për ndryshe cili është ndryshimi midis këtij regjimi dhe ish-regjimit të Enver Hoxhës që ka burgosur, internuar, ose në një mënyrë ose një tjetër përjashtonte më shumë se gjymën e popullsisë nga jeta politike dhe shoqërore.

Për Simon Mirakaj si dhe për shumë e shumë të tjerë, kundërshtarë të komunizmit, të përjashtuar atëherë, të përjashtuar edhe sot. Për ta, situata nuk ka ndryshuar shumë.

Ç’na duhet të festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, kur në Shqipëri edhe sot pas 30-vjet tranzicion kemi të bëjmë me regjime që me dashje ose pa dashje kanë përjashtuar dhe izoluar gjysmën e popullësisë nga pjesëmarrja në jetën e vendit. Në rastin e Simon Mirakajt, i internuar dhe i persekutuar, vetëm e vetëm se babai Palë Bib Mirakaj ishte shtetas amerikan, madje një shtetas shembullor amerikan.  Sjellja zyrtare e tre përfaqsuesve të klasës aktuale politike ndaj emrimit të Simon Mirakaj për anëtar të (AIDSSH)  — djalit të një shtetasi amerikan — për nga mënyra se si u zhvillua ditët e fundit – vetëm e vetëm se mendon ndryshe — është absolutisht e papranueshme.  Kjo nuk është vlerë amerikane! 

 Simon Mirakaj është mësuar të vuaj persekutimet dhe përjashtimet. Ai di edhe të mbijetojë.  Me ndihmën e Zotit, Simoni do të dijë edhe të triumfojë mbi të keqen. Fatkeqësia është se me një klasë politike si kjo aktualja – moralisht e korruptuar dhe ideologjikisht e hutuar –por kam drojë se Shqipëria nuk do të mund të triumfojë mbi të keqën e trashëgimisë së regjimit të Enver Hoxhës dhe nostalgjikëve të tij.

Frank Shkreli

See the source image Z. Simon Mirakaj duke folur me rastin e promovimit të tre vëllimeve të autorit, “Demokracia nuk pret”, 11, Shtator, 2028 në Tiranë.   Uroj që Z. Mirakaj dhe mijëra ish-të përndjekur e të burgosur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ndonëse gjithnjë të përjashtuar dhe të lënë pas dore, të mos humbasin besimin në demokracinë dhe vlerat e verteta të lirisë dhe demokracisë perëndimore.  

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT