• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROFESOR DR. GËZIM ALPION SJELL NËNË TEREZEN NË FEDERATËN GJITHË-SHQIPTARE VATRA NË NJU JORK

May 1, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli*

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence
See the source image

Disa fjalë të një natyre jo formale…shënime me rastin e promovimit të librit, “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, i autorit Prof. Dr. Gëzim Alpion, i Universitetit Birmingham të Anglisë.

Nuk kisha përgatitur ndonjë vlerësim zyrtar si të thuash sepse e di se shumë prej jush i kini lexuar mendimet e mia modeste në lidhje me këtë libër – pasi jam munduar të pasqyroj me disa shkrime, zhvillimet, reagimet dhe vlerësimet ndaj librit të Profesor Alpionit, ç’prej botimit e këtej.

Turneu i promovimit të librit për Nenë Terezën, e çoi autorin Gëzim Alpion, në dy universitet ndër më të njohura amerikane dhe botërore, Universiteti Georgetown në Washington dhe Universiteti Harvard në Boston dhe në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork, por edhe tek  Zëri i Amerikës për një intervistë –për të cilat kam bërë një shkrim paraprak javën që kaloi — Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf.   Vizita e Profesorit Alpion në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr edhe vëmendjen e njerës prej gazetave të mëdha të Indisë, “Telegraf-India” online – e cila botoi të shtunën — ditën që Profesor Alpion foli për veprën e tij në kryeqendrën e Vatrës — këtë njoftim për lexuesit e vet anglisht-folës duke thekësuar rëndësinë e promovimit të librit të Dr. Alpion në Shtetet e Bashkuara:

Different images –”Something struck me about Mother Teresa during her beatification ceremony in Rome in 2003. St Peter’s Square, I remember, was packed with thousands of her followers from all over the world. I thought of her as belonging to India. She was ‘Mother Teresa of Calcutta’, after all. But others claimed her as the most important figure in the Catholic Church after the Pope. And it is the Catholic side of her life that Gezim Alpion is exploring in a lecture tour that is taking him to New York and the universities of Harvard and Georgetown. “The two Teresas are not contradictory,” he told me before leaving for America. Alpion, who is an academic at Birmingham University in the UK and of Albanian origin, has written several scholarly books on Mother Teresa, including one revealing her “dark night of the soul” in Mother Teresa: The Saint and Her Nation…” – (Telegraph-India online, April 30, 2022.)

Ç’prej botimit të librit “Mother Teresa, “The Saint and her Nation”, kam ndjekur dhe jam munduar të pasqyroj zhvillimet në lidhje me librin e Dr. Gezim Alpion në artikuj e që janë botuar, edhe në gazetën Dielli të Vatrës dhe në disa portale e gazeta, anë e mbanë trojeve tona në Ballkanin Perëndimor. E kam berë këtë se ia di vlerën dhe rëndësinë kësaj vepre, sidomos për lexuesit anglisht folës të botës. Kam pasur kënaqësinë që t’ua shpërndaj kontakteve të mia amerikane edhe njoftimet në anglisht nga Universiteti Birmingham dhe nga shtëpia botuese “Bloomsbury Publishing”, me rastin e botimit të librit ose kur Dr. Alpion bënte promovime para grupeve të ndryshme akademike të tjera. Të njëjtën metodë kam përdorur edhe me vlerësimet në anglisht që janë bërë për librin, nga India, në Angli e deri këtu në Amerikë.  Shumica e vlerësimeve të librit kanë qenë shumë pozitive qoftë nga bota akademike, qoftë edhe nga personalitete kishtare botërore, të pakën nga ato që kam lexuar unë, të cilat Profesori i nderuar m’i ka përcjellur vazhdimisht — e për çka e falënderoj nga zemra.   E kam berë këtë, jo për të ndihmuar Profesorin e nderuar, se për fat të mirë nuk ka nevojë për ne — megjithëse e meriton mbështjetjen e gjithë neve – por sepse kam qenë dhe jam i bindur se ky libër ka një rëndësi të veçant për historinë e jetës dhe të verpimtarisë së Nenë Terezës, por mbi të gjitha, është një burim i vyer në anglisht që të huajt të mësojnë për “Themelet Iliriane të Qytetërimit Perëndimor”.

Në të vërtetë, është një libër që po të mos ekzistonte, do duhej të çpikej.  Por për fat të mirë është shkruar nga Prof. Alpion dhe si të thuash tani, për këtë libër, nami ka marrë dhenë. Bota anglisht-folëse, më në fund, falë këtij libri po mëson se Nenë Tereza ishte shqiptare, jetoi, veproi dhe ndërroi jetë si e tillë dhe që origjina e saj të mos vihej më në pyetje.

Personalisht, e kam pritur mirë librin e Profesorit Alpion në gjuhën anglisht, “Mother Teresa: “The Saint and her Nation”, botuar nga Bloomsbury Publishing, sepse shumë heret – në të vërtetë pothuaj para 45-50-viteve të pakën – unë dhe shumë të tjerë si unë e kemi ndier nevojën për një libër të tillë në anglisht, që të  fliste për origjinën dhe rrënjet shqiptare të Nënës Tereze. Ne shqiqptarët, natyrisht e kemi ditur se Nenë Tereza ishte shqiptare, por jo të tjerët.   Gjatë disa dekadave në Washington, duke filluar nga të 70 e 80-tat, si pjesë e punës time atje, shpesh ndodhte që me amerikanë dhe të huaj flitej për Nenë Terezen dhe origjinën e saj. 

Por, siç dihet propaganda serbe, por edhe ajo maqedonase e asaj kohe, ishin, vendosmërisht, kundër origjinës shpiptare të Nenë Terezës dhe propaganda e tyre, ishte aq e përhapur sa që bota anglisht-folëse e konsideronte atë – bazuar në shkrimet falso të propagandës së tyre, si murgeshë bamirëse me origjinë sllave, serbe ose maqedonase, ose jugosllave, por kurrë si shqiptare. Nëqofste ka ende sot anglisht folës që nuk dinë se nga vjen Nenë Tereza unë u them: lexoni librin e professor Alpionit.: “Mother Teresa: The Saint and her Nation”., (Nenë Teresa: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj).

Prandaj unë besoj se ky libër, i Profesorit Alpion do duhej të ishte shkruar nja 50-vjetë më parë për të luftuar dhe korrektuar propagandën e atëhershme anti-shqiptare kundër Nenë Terezës dhe origjinës së saj.  Në atë kohë nuk kishte burime në anglisht për Nën Terezen, siç është sot libri i Profesorit Alpion. 

Një kujtesë të shkurtër nga qershori i vitit 1985 – Presidenti Reagan kishte ftuar Nenë Terezen në Shtëpinë e Bardhë për t’i dekoruar asaj “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, që është çmimi më i lartë që Presidenti amerikan u akordon personave (kryesisht amerikanë) me merita dhe kontribute të jashtëzakonshme ndaj sigurimit dhe interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, ndaj paqës në botë dhe për arritje të veçanta në fushën e veprimtarisë publike ose private.   Në fjalimin e rastit në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës së Medaljes Presidenciale të Lirisë Nënë Terezës, Presidenti Regan e ka karakterizuar murgeshën me origjinë shqiptare, si “Heroinën e kohëve tona”. Ai ka thenë me atë rast, se ndonëse kjo medalje, tradicionalisht, u jepet shtetasve amerikanë, Z. Reagan ka shpjeguar me atë rast se në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e saj, nrnë Terezës po i akordohej kjo decorate, pasi sipas vlerësimit të tij, “Shpirtmirësia në zemrat e disa individëve i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtar dhe tejkalon të gjitha konsideratat e vogla nacionaliste”, është shprehur ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, duke folur për veëprimtarinë dhe jetën e Nënë Terezës.

Por në motivacionin e dekoratës së Shtëpisë së Bardhë, Nenë Tereza ishte identifikuar si “jugosllave” dhe më kujtohet fakti se me atë rast iu dërgua një letër Shtëpisë së Bardhë me të cilën u tërhiqej vëmendja se ishin të gabuar në konstatimin e tyre, se Nenë Tereza ishte shqiptare me origjinë dhe jo slave ose “jugosllave”. Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre ka qenë, po ne nuk gjetëm asnjë burim në anglisht që përcaktonte origjinën e Nenë Terezës si shqiptare. 

Ky shembëll pasqyron rëndësinë e librit në anglisht të Profesor Gëzim Alpion, megjithëse sot bota anglisht-folëse, falë punës së vyer akademike të Profesorit tonë të nderuar, besoj se bota, kryesisht, tani e di se Nenë Tereza ishte dhe mbetet shqiptare. 

Për të huajt, sidomos për anglisht folësit në botë, libri i autorit Dr Gëzim Alpion promovon anë e mbanë botës mugeshën shqiptare, duke e lidhur, përjetësisht, Nënë Terezen me identitetin kombëtar të shqiptarëve. 

Më në fund, në një shënim personal e falënderoj Profesorin Gëzim Alpion për kontributin e tij në këtë fushë, por edhe për durimin dhe fisnikërinë që ka treguar ndaj meje në shkëmbimet që kemi patur gjatë viteve…Urimet e mia më të përzemërta për suksesin që libri, “Nenë Tereza: Shënjëtorja dhe Kombi i Saj” po shënon anë e mbanë botës anglisht folëse, me urimin për suksese të tjera në fushën akademike për Profesiorin tonë të nderuar: lartë e më lartë!

Frank Shkreli

KUSH ËSHTË PROF. DR. GËZIM ALPION: Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Neëman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham.  Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Birminghamit.  Specializimet e Profesorit Gëzim Alpion janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë.  Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën anglisht, i jetës dhe i veprimtarisë së Shën Nënë Terezës dhe është, njëkohësisht, edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”.

Frank Shkreli

 *Këto shënime po botohen me rastin e promovimit të librit: Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, të autorit Prof. Dr. Gëzim Alpion – në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork me datën 30- prill, 2022. 

*Fotot janë nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Beqir Sina


Njoftimi nga Universiteti Birmingham në Angli për prezantimtin e Prof dr. Gëzim Alpion në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju JorkDiagram, text

Description automatically generated

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

   Profesor Dr. Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham

                        Autori me Profesorin Gezim Alpion në hyrje të Vatrës, 

D7CD44E4-F73A-474E-809D-ABF534098289.jpeg

                                     Me Kryetarin e Vatrës, Z. Elmi Berisha

8D4C6BF8-746D-4DCB-9FDF-249A76ABE081.jpeg

 Redaktori i Gazetës Dielli, Z. Sokol Paja duke paraqitur mysafirin e nderuar nga Anglia

May be an image of 8 people and people standing

Një foto përkujtimore me Profesor Dr. Gëzim Alpion, me disa prej pjesëmarrësve që kishin ardhur për të nderuar Profesorin Alpion dhe veprën e tij kushtuar Nenë Terezës, — “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj” – një vepër kjo që lidhë përjetësisht Nenë Terezen me identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

KËSHTU I DUAM SHQIPTARËT – TË BASHKUAR ME AMERIKANËT NË WASHINGTON, NË PRISHTINË, POR EDHE NË TIRANË

April 30, 2022 by s p

Një përfaqësi dinjitoze e Republikës së Kosovës dhe e Kombit Shqiptar në Washington 

Nga Frank Shkreli

   A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence Të ënjtën që kaloi, dy udhëheqsit kryesorë të Republikës së Kosovës, Presidentja, Zonja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Zoti Albin Kurti morën pjesë në varrimin e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë muajin e kaluar — Frank Shkreli: Ndërroi jetë Madeleine Albright – Gruaja që u shpëtoi tiranive fashisto-komuniste | Gazeta Telegraf  —  Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Znjën Vjosa Osmani dhe me ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, të ndjerës Madeleine Albright, në Katedralën Kombëtare në Washington.  Në kuadër të ceremonisë së varrimit, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u përshëndetën dhe folën me këtë rast me një numër personalitetesh politike amerikane, përfshirë ndër të tjerë, Sekretarin aktual të Shtetit, Z. Antony Blinken, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Znj. Hillary Clinton. Krye-udhëheqsit e Republikës së Kosovës u përshëndetën me këtë rast edhe me ish-Zëvëndës-presidentin e Shteteve të Bashkuara-së, Z.  Albert Gore, si dhe me ish-Sekretarët e Shtetit, republikanën, Zonjën Condoleezza Rice në administratën e ish-Presidentit Xhorxh Bush dhe Z. John Kerry, si dhe mikun e madh të shqiptarëve ish-kongresistin Eliot Engel. 

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë postuar në portalet e tyre foto nga takimet që kanë zhvilluar gjatë vizitës në Washington ku morën pjesë në varrimin e ish-Sekretares së Shtetit Albright, si dhe nga shënime foto nga takimet që kanë zhvilluar në Kongresin amerikan, me udhëheqsit më të lartë të djepit të demokracisë amerikane dhe përfaqsuesve të popullit amerikan. 

May be an image of 5 people

Udhëheqsit e Republikës së Kosovës me Ish-Presidentin e Amerikës, Z. Bill Klinton dhe bashkshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Znj. Hillary Klinton – një takim dhe foto me ata që Zonja Osmani i cilësoi si “Shpëtimtarët tanë”.

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti shprehet në portalin e tij rreth pjesëmarrjes së tij në varrimin e ish-kryediplomates amerikane, të ndjerës Madeleine Albright, “Se bashkë me Presidenten Vjosa Osmani mora pjesë në varrimin e Madeleine Albright në Katedralën Kombëtare në Washington DC.  Ne i thamë lamtumirën e fundit një personi që ka bërë aq shumë për popullin tonë, për lirinë dhe paqën tonë”, ka shkruar Kryeministri Kurti.  A mund të përfytyroni, së bashku, dy personalitete të larta të politikës së Tiranës zyrtare në cilindo takim e rast si ky në Washington – që së bashku të flasin — me një gjuhë e me një zë — në interes të Shqipërisë, ashtu siç benë Osmani/Kurti në interes të Kosovës me të gjithë aktorët me të cilët u takuan këto ditë në Washington?

Ka raste pra që, nga koha në kohë,  të krenohemi me udhëheqsit shqiptarë, siç ishte rasti i vizitës së udhëheqsve më të lartë të Kosovës në Washington këto ditë,

Në një shkrim të mëherëshëm kisha shkruar duke bërë pyetjen nëse Osmani/Kurti ishte modeli i ri i qeverisjes ndër shqiptarë?   Frank Shkreli: Zgjedhjet në Kosovë: A është ky ndryshimi i madh në politikën shqiptare? | Gazeta Telegraf . Unë shpresoj dhe lutem që këta të jenë shembëll i ndryshimit në politikën shqiptare, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri.  Të pakën deri tani kemi shpresa se, ndryshe nga politikat konfliktuale – që kulmojnë në marrëdhënie armiqësore midis palëve, këta të jenë fillimi i ndryshimit në të bërit politikë midis shqiptarëve. 

Për hir të transparencës, më duhet të rrëfej se nuk jam krejtësisht i pa-anshëm në vlerësimin tim, pasi kam pak anim dhe simpati ndaj këtyre dy udhëheqsve të ri në Kosovë – mund të thuhet se ndjejë kështu, për njërin për arsye ideologjike dhe për tjetrin për arsye krahinore.  E simpatizoj Presidenten Osmani sepse më duket — nëqoftse mund ta quaj kështu — politikanja më e kushtuar ndaj ideve të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, (rugoviste do ta cilësonin disa ndoshta) për të cilin vazhdoj të kem simpati dhe admirim si njëri prej udhëheqsve shqiptarë më patriotë dhe më pro-perëndimorë të shekullit të kaluar dhe i cili, mbi të gjitha, në vend të interesave personale ose partiake,  mbronte interesat e kombit shqiptar, lirinë dhe demokracinë për popullin e vet si dhe miqësinë e perhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara.  Kryeministrin Kurti e admiroj për qendresën e tij historike kundër pushtuesve serbë dhe për vendosmërinë e tij që tregon në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të Kombit shqiptar – por natyrisht, mund të jem edhe pak krahinor pasi të dy jemi bashkvendas dhe rrjedhim nga familje që kanë jetuar në dy fshatra afër njëri tjetrit, në rrethin e Ulqinit.  

Pjesëmarrja e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për mua ishte një prezencë dinjitoze kombëtare — në radhët e 1400 pjesëmarrësve, personaliteteve amerikane dhe botërore – për të falënderuar duke i dhenë lamtumirën e fundit njërës prej personaliteteve të Shteteve të Bashkuara, Madeleine Albright, e cila bëri aq shumë për çlirimin e Kosovës nga regjimi terrorist i Millosheviqit. Nga një anë, unë u ndjeva krenarë për dy udhëheqsit e ri të Kosovës, që aq me dinjitet morën pjesë në atë varrim dhe që me aq respekt u pritën, biseduan dhe u përshëndeten me personalitetet më të larta të Shteteve të Bashkuara – aktuale dhe të administratave amerikane të mëparëshme — sikur të ishin shokë e miqë të vjetër.

Ndërkaq, në Tiranë gjëndej për vizitë një delegacion i lartë i Departamentit  Amerikan të Shtetit, në një atmosferë të pa dëshirueshme dhe të paparishkueshme politike në atë vend – të një çorbe politike ballkanike konfliktuale, të krijuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët me dashje ose pa dashje, e kanë bërë politikën dhe drejtësinë në atë vend një xhungël të përmasave të pa para në Evropën e shekullit 21, një lëmsh që nuk i dihet filli – me thurje e ndërthurje, një lëmsh intrigash, që as dreqi nuk e di se si dhe pse është ardhur deri në këtë pikë kulmore të rrezikshme dhe ku do ta çojë Shqipërinë në të ardhmen. Nga këndveshtrimi im i parë, ndoshta i gabuar, kemi të bejmë me një paradoks midis politikave të Prishtinës dhe Tiranës dhe të perendimorëve karshi atyre politikave. Sikur kemi të bejmë me dy popuj krejtësisht të ndryshëm dhe me dy ambasada që nuk përfaqësojnë një shtet të vetëm – Shtetet e Bashkuara atë Amerikës.  Si është e mundur që Kryeministri Rama pretendon se Shtetet e Bashkuara mbështesin “Ballkanin e Hapur”, ndërsa Republika e Kosovës – pozitë dhe opozitë — e kundërshtojnë me ngulm, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar amerikan, pro ose kundër deklaratës së Z. Rama? Heshtja në lidhje me këtë çeshtje të rëndësishme nuk është një përgjigje.  Nisma Vuçiq-Rama është një iniciativë që është përkrahur ç’prej fillimit nga Rusia putiniste agresore në Ukrainë e që po sjellë botën në prak të një lufte të tretë botërore. Ndërsa në këtë ndërkohë, Presidentja e Republikës së Kosovës zhvilloi këto ditë takime dhe bisedime në Washington mbi, “Rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sigurinë në kontinentin tonë (evropian), ndikimin malinj të Rusisë dhe nevojën që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani në portalin e saj.   Vjosa Osmani | Facebook (Foto të tjera nga vizita). Për fat të keq, Tirana zyrtare flet më shumë për “Ballkanin e Hapur” — Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf se sa për përpjekjet që duhej t’i kushtonte anëtarësimit të Kosovës në organizatat legjitime ndërkombëtare dhe shtimit të njohjeve diplomatike të Republikës së Kosovës.

Vizita në Washington, pjesëmarrja dhe përfaqësimi dinjitoz i Kosovës nga  Presidentja dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës në varrimin e mikes së  madhe të Kombit shqiptar, Madeleine Albright, si dhe takimet që ata zhvilluan me përfaqsuesit më të lartë të Amerikës – demokratë e republikanë —  është shembëlli më i mirë, se si duhet të jenë lidhjet midis dy shteteve shqiptare me njëra tjetrën, por edhe me Amerikën dhe midis dy popujve tanë miq — popullit shqiptar dhe atij amerikan. 

Kështu pra i duam shqiptarët, të bashkuar, së pari me njëri tjetrin, e pastaj të bashkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Washington dhe në Prishtinë, por edhe në Tiranë – sidomos në këtë vit të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. 

Frank Shkreli

May be an image of 4 people and people standing

              Bashkë me Shtetet e Bashkuara, në ditë hidhërimi dhe gëzimi

May be an image of 3 people, people standing and indoor

               Në bisedë me Sekretarin aktual të Shtetit, Z. Antony Blinken

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Udhëheqsit e lartë të Republikës së Kosovës duke u përshendetur me ish-Sekretaren e Shtetit, Zonjën Condoleeza Rice në administratën e ish-Presidentit republikan, Z. Xhorxh Bush – i cili nga Tirana njoftoi vendimin e administratës së tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke u shprehur me fjalët, “Mjaft, është Mjaft”!, që më fund të njihej pavarësia e Kosovës! Ashtu edhe ndodhi.

May be an image of 6 people and indoor

Në bisedë me ish-Sekretarin e Shtetit, Z.  Xhon Kerri, aktualisht ambasador special i Presidentit për klimën.

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli

NËNË TEREZA NË AMERIKË

April 28, 2022 by s p

Aktivitete kushtuar Shenjtëreshës shqiptare.

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Ky vit shënon 25-vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87 vjeçare. Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të shënuar këtë përvjetor, përfshir botën shqiptare, përfshir komunitetien shqipotaro-amerikan.  Disa prej veprimtarive në kujtim të Nenë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Këtyre aktiviteteve u ka prirë Dr. Profesor Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham të Anglisë, anëtar i Departamentit të Sociologjisë që nga viti 2002.  Profesori Alpion — biograf i njohur, ndërkombtarisht, i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës — është autor i dy librave në gjuhën anglisht mbi Nënë Terezën, përfshir librin botuar kohët e fundit, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”–  Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion | Gazeta Telegraf – Përveç librave, Profesor Alpion është i njohur gjithashtu edhe për kumtesat e tija të shumta — në anglisht dhe shqip –anë e mbanë botës, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës.  Profesori Alpion më kishte njoftuar kohë më parë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara – vërtetë një dhuratë për publikun amerikan dhe shqiptaro-amerikan për të mësuar më shumë nga biografi i njohur në anglisht i Nënës tonë Tereze mbi jetën e kësaj figure të madhe të kombit shqiptar.

Profesori Alpion e filloi turneun e tij në Amerikë, kushtuar Nenë Terezës dhe librit më të fundit të tij, “Mother Teresa: The Saint and Her Nation”, me 26 Prill në Washington, fillimisht, me një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe — Dr. Alpion: Brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë po ballafaqohet me një shpirt materialist (zeriamerikes.com)

Në intervistën e tij me gazetarën e VOA-s Menada Zaimi, Profesori i Universitetit Birmingham të Anglisë, Dr. Gëzim Alpion tha, ndër të tjera, se brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë po ballafaqohet me një shpirt materialist. Ai shtoi se ky shpirt, i cili është në kundërshtim me atë që kishte shprehur Nënë Tereza në jetën e saj, duhet kuptuar se nga po vjen, theksoi ai për Zërin e Amerikës. “Ne shqiptarët kemi një figurë, një shenjtëreshë si Nënë Tereza për të treguar se në jetë ka diçka që është më e rëndësishme se ana materiale. Ana shpirtërore është gjithnjë frymëzuese. Unë shpresoj që Nënë Tereza do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët në Ballkan në mënyrë që ne të mësojmë se si të jemi më pranë atyre që janë në nevojë”, nënvijoi Dr. Gëzim Alpion në intervistën e tij me VOA-n shqip.

Zoti Alpion shtoi për Zërin e Amerikës në shqip, se Nënë Tereza nuk duhet të shihet vetëm si një figurë që duhet studiuar vetëm nga teologët por edhe nga sociologët, studiuesit e çështjeve të grave dhe atyre gjinore. Sipas Dr. Gëzim Alpion, studimi nga shumë fusha të tjera akademike do të hidhte më shumë dritë në aspektin shumë dimensional të figurës së Nënë Terezës, citon Zëri i Amerikës në portalin e vet, Prof. Alpion.

Pas intervistës me Zërin e Amerikës, Dr. Alpion ishte ftuar nga Universiteti Georgetown, i njohur si ndër më mirët dhe më të njohurit në Amerikë dhe në botë — një takim ky i organizuar falë Entit të Studimeve Katolike të universiteti të njohur jezuit në kryeqytetin amerikan.  

Graphical user interface

Description automatically generated

Njoftimi i kumtesës së Profesorit Alpion në Universitetin Georgetown, Washington, DC

Pas kumtesës në Universitetin Georgetown, Profesori Alpion u nis për në Boston, më sakt drejt një universiteti tjetër me nam e zë, në Amerikë dhe në botë, Universitetit Harvard, për të mbajtur një kumtesë edhe atje për librin e tij më të fundit: “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, kësaj radhe organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.

                              Text

Description automatically generated Njoftimi nga Universiteti Harvard për ligjëratën e Profesor Dr. Gëzim Alpion mbi jetën shumë dimensionale të Nënë Terezës

Dr. Alpion do të flasë në Harvard University, me 27 prill — në një ligjëratë e organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.  Takimi do të mbahet në sallën “Harvard Hall 201”, në orën 6:00 të mbasdites.

Stema e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit
Icon

Description automatically generated

Nga Bostoni, Profesori dhe studiuesi i njohur dhe biografi i Shën Nenë Terezës do niset për Nju Jork, metropolin e Amerikës dhe të botës, por edhe të komunitetit të madh shqiptaro-amerikan, ku të shtunën me 30 prill, në ora 3:30 pas dreke, do të paraqesë librin e tij më të fundit: “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj”, në mjediset e Federatës Vatra, në Bronx New York, i ftuar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra, organizata më e vjetër dhe më e madhe e shqiptarëve të Amerikës

Shape

Description automatically generated with low confidence

– e themeluar nga Fan Noli dhe Faik Konica – e që sivjet feston 110-vjetorin e themelimit të saj nga këta dy gjigantë të Kombit shqiptar.

Me ligjëratën e tij në VATËR, këtë të shtunë, me sa jam i informuar unë, studiuesi Alpion, të pakën siç duket deri tani, i mbyllë kumtesat e këtij turneu, mjaft të suksesshëm,  në Shtetet e Bashkuara, kushtuar promovimit të librit në anglisht: “Mother Teresa: The Saint and Her Nation” (Nenë Tereza: Shënjëtresha dhe Kombi i Saj). Por, këtu në Amerikë, nuk mbarojnë aktivitetet e tjera kushtuar Nenë Terezës në komunitetin shqiptaro-amerikan.

May be an image of 1 person, outdoors and monument

“Shën Tereza” bashkon shqiptarët në Kishën Zoja e Shkodrës më 3 Maj 2022

Ndërkaq, Kisha Katolike shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut me statujën (në përfundim e sipër, duke pritur inaugurimin zyrtar) të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe – gjithashtu ka njoftuar (si më posht) se “Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës”, në bashkpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën Shqiptaro-Amerikane, Illyria, organizojnë, javën që vjen, gjithashtu një simpozium me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Shën Nënë Terezës. Ja dhe njoftimi për këtë

seminar, që do të zhvillohet javën që vjen, kushtuar Nenë Terezës shqiptare, organizuar nga tri organizata përfaqsuese të komunitetit shqiptaro-amerikan, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës, Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria.Graphical user interface, text

Description automatically generated

Ndërsa në Detroit të shtetit Miçigan me 24 prill, në ambientet e Qendres kulturore “Nene Tereza” të Kishës Zoja Pajtore, sipas portalit të saj, u mbajt një aktivitet i gjerë letrar për promovimin e dy librave të  autorit e biografit të mirënjohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i mirënjohuri, Dom Lush Gjergji: “Albanian people in my heart”, me nje permbledhje bisedash me Nënë Terezën dhe “Shën Jeronimi Ilir”, si përkthyes dhe dijetar i Kishës. U promovua gjithashtu edhe libri i Ines Angeli Murzaku, “Mother Teresa, Saint of the Peripheries”, ku i ftuar nderi ishte shkrimtari dhe poeti disident, Visar Zhiti. Edhe Zonja Edlira Zhiti, bashkëshortja e Visarit, përshëndeti dhe foli rreth një libri të saj kushtuar Nënë Terezes. Të ftuar ishin edhe kryetarët e Shoqatave atdhetare në Michigan.  Edhe ky ishte gjithashtu një takim i shqiptarëve të Amerikës, pa dallim, rreth Nenë Terezës, ndër ngjarjet e kësaj jave kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, e që tregojnë një gjallëri aktivitetesh të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe “Anën shpirtërore (të Nenë Terezës) që është gjithnjë frymëzuese”, për shqiptarët, siç u shpreh studiuesi dhe biografi Dr. Gëzim Alpion në intervistën dhënë Zërit të Amerikës me këtë rast. Foto nga portali i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit. 

            Dom Lush Gjergji duke folur në aktivitetin kushtuar Nenë Terezës, organizuar nga Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit

                 A person standing at a podium

Description automatically generated with low confidenceShkrimtari dhe Disidenti anti-komunist Z. Visar Zhiti duke mbajtur kumtesën kushtuar Nenë Terezës në Kishëpn Katiolike Shqiptare, Zoja Pajtore e Shqiptarëve në shtetin Miçigan

Foto e disa pjesëmarrësve në aktivitetin e Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Miçigan

Përgatitur nga Frank Shkreli

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, NËNË TEREZA NË AMERIKË

DITA SHQIPTARE E LIRISË NË UESTÇESTER TË NJU JORKUT DHE KRIMET E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI

April 25, 2022 by s p

Thirrje qeverisë shqiptare dhe diplomacisë amerikane

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, të Djelën me 24 Prill, 2022 u shënua “Dita Shqiptare e Lirisë”, (Albanian Freedom Day) në Kensico Dam Plaza në qarkun Westçester të Nju Jorkut, një ndër parqet më të bukura të këtij shteti. 

Kjo veprimtari, kushtuar lirisë shqiptare, organizohet çdo vit nga administrata e qeverisë vendase, “Westchester County Executive’s Office”, në bashkpunim me Shoqërinë Kulturore – Artistike Kelmendi dhe Familja Mernacaj, ku marrin pjesë qindar shqiptaro-amerikanë dhe të tjerë.  “Dita Shqiptare e Lirisë”, është një veprimtari patriotike, sociale, kulturore dhe përkujtimore, që i kushtohet simbolit të demonstratave antikomuniste — birit të familjes Mërnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Nikë Mernacaj dhe lirisë shqiptare.  Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendari për Lirinë Shqiptare dhe ngritjen e Flamurit Kuq e Zi — bashkon në këtë datë përkujtimore, jo vetëm komunitetin shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe liderë politikë përtej kësaj zone administrative.  

                    FJALA E AUTORIT NË TUBIMIN PËRKUJTIMOR

Kjo ditë e veçantë sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës, qëndresën e nacionalistëve anti-komunistë shqiptaro-amerikanë të cilët ç’prej strehimit të tyre në këtë vend të bekuar – të cilët si refugjatë të arratisur nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës në këtë vend të lirisë, në Amerikën tonë të dashur — ata nuk pushuan asnjëherë përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste në Atdheun e tyre.  Për me tepër, gjatë dekadave të luftës së ftohtë, nacionalistët shqiptaro-amerikanë, sensibilizuan gjithashtu opinionin publik amerikan dhe politikën zyrtare në Amerikë për persekutimin barbar që ushtronte shteti komunist shqiptar enverist ndaj familjeve nacionaliste anti-komuniste shqiptare, siç është familja Mrnaçaj.  Kjo traditë vazhdon me takime përkujtimore si ky sot. Për ne dhe për mijëra familje shqiptare, ato përpjekje nuk kanë marrë fund ende, megjithse kanë kaluar mbi 30-vjetë nga shembja e Murit të Berlinit. 

Prandaj, kjo ditë e shënuar si “Dita Shqiptare e Lirisë”, në këtë zonë të Nju Jorkut, është një vazhdimësi e përpjekjeve të mëhershme të brezit të kaluar të shqiptaro-amerikanëve, tek brezi i sotëm i këtij komuniteti, për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe atë shqiptaro-amerikan, për tu kujtuar të gjithëve se regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës, në formën e tij, mund të mos jetë më, por trashëgimia e tij mbijeton me nostalgjikët e tij në detyrat më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.  Krimet e atij regjimi kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotëme shqiptare, në sistemin ligjor dhe në politikën e ditës.  

Liria e plotë dhe demokracia e vërtetë, në Atdheun e të parëve tanë kanë qenë, janë dhe mbeten një mision i shenjtë për ne. Prandaj jemi këtu për të imformuar të gjithë ata që mund të mos e dinë se Shqipëria e sotëme — megjithse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian — është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që:

— Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.

–Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste.

–Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës.

–Dhe Kuvendi nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë. 

Arsyeja që jemi sot këtu është t’u bejmë thirrje enteve qevritare dhe shtetërore të Shqipërisë si dhe përfaqsuesve të perëndimit në Tiranë të dënojnë krimet e komunizmit dhe të kujtohen viktimat e atij regjimi çnjerzor. Ky vazhdon të jetë një mision i shenjtë për ne. Qeveritë e njëpasnjëshme – të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri. As përfaqsuesit ndërkombëtarë të vendeve perëndimore në Tiranë — përfshir ambasadën tonë atje — nuk mund ta ndjejnë veten krenarë se kanë bërë aq sa kanë mundur dhe sa duhej të bënin — sot e 30-vite më parë — në lidhje me viktimat e komunizmit: për dënimin e krimeve të komunizmit dhe për (mos) kujtesën e tyre në Shqipëri. “Nëqoftse jeni asnjanës në raste të padrejtësisë, ju jeni bërë palë me shtypsin.” (Desmond Tutu). U bëjmë thirrje ndërkombëtarve në Tiranë që të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare që të distancohen nga e kaluara komuniste, të dënojnë krimet e komunizmit dhe të kujtojnë ato mijëra e mijëra viktima të pafajshme të njërit prej regjimeve më barbare të shekullit të kaluar në Evropë.   Kjo klasë politike dhe mbështetsit e tyre ndërkombëtarë duhet të kenë turp para popullit të vet dhe para botës që për 30-vjetë tashti, sillen në këtë mënyrë të papërgjegjëshme dhe të pamoralshme me viktimat e diktaturës komuniste në Shqipëri.  Krimet e komunizmit në Shqipëri janë më shumë se një çështje “kompensimi”.  Ato janë një çeshtje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar viktimave të komunizmit — të gjallë e të vdekur — në atë vend. Prandaj, sot, si shtetas amerikanë që jemi, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, i bëjmë thirrje Departamentit të Shtetit që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare që të distancohen nga e kaluara komuniste, të dënojnë krimet e diktaturës komuniste dhe të kujtojnë viktimat e pafajshme të njërit prej regjimeve më barbare të shekullit të kaluar në Evropë. Të nderuar pjesëmarrës, kërkoni këtë edhe nga përfaqsuesit tuaj, vendorë, shtetërorë dhe federalë. 

Falënderës Zotit, ne jetojmë në Amerikë dhe nuk heshtim dhe s’do të heshtim përball të keqës së kaluar as të tashme, sado irritues të jetë qendrimi ynë për disa njerëz në Shqipëri – përfshir diplomatët ndërkombëtarë — por dhe për disa të tjerë këtu në Amerikë, të cilët justifikojnë krimet e komunizmit duke thenë, “Eh, po ashtu ishte sistemi…”.  “Ata që të tjerëve ua mohojnë lirinë, nuk e meritojnë as për veten”, ka thënë Abraham Linkolni.

Lufta jonë sot kundër komunizmit, vazhdon të jetë, siç është shprehur shkrimtari çek, Milan Kundera, “Një luftë e kujtesës kundër harresës.”  Prandaj jemi sot këtu, për të kujtuar krimet e komunizmit në Shqipëri, me qëllim që të mos përsëriten më dhe për të festuar lirinë dhe drejtësinë që na ofron Amerika, lirinë e vërtetë të cilën e dëshirojmë dhe për të cilën luftojmë edhe për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trevat e veta.  

Deri javët e fundit thuhej se kush merret me komunizmin 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit:  Komunizmi nuk është më!  Unë them, shkoni pyesni ukrainasit nëse komunizmi është a po nuk është më.  Lufta në Ukrainën e pushtuar me tankse që valvitin flamurin komunist sovjetik na kujton se liria dhe demokracia nuk janë të garantuara asnjëherë dhe për asnjë popull. Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve mbi kërcënimet — në rritje e sipër të komunizmit dhe nostalgjikëve të asaj ideologjie vrasëse — përfshir ata të Tiranës zyrtare – kërcënime ndaj vlerave të vendeve të botës së lirë e demokratike dhe sidomos kërcënimeve serioze ndaj lirisë dhe demokracisë së brishtë në trojet shqiptare të Ballkanit Perëndimor.

Këtë t’a bejmë nepërmjet organizimeve simbolike si ky sot dhe me kontakte të drejt për drejta me amerikanë të rendomtë dhe me politikanë të gjitha niveleve – vendorë, shtetërorë dhe federalë — që janë të gatëshëm të dëgjojnë shqetësimet tona.  Ne, nga ana jonë, nuk do të heshtim së foluri për krimet dhe për viktimat e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet mbarëshqiptare — ndërkohë që do vazhdojmë të kujtojmë me nderim të thellë sakrificat e mijëra e mijëra viktima, brenda dhe jashtë Shqipërisë, siç është rasti i birit të dashur të familjes anti-komuniste Mërnaçaj — simbolit të demonstratave anti-komuniste, Nikë Mërnaçaj, të cilin e kujtojmë sot këtu në Westçester County.  I përhershëm qoftë kujtimi i tij” dhe i të gjithë viktimave të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. 

Po, Shqipëria dhe Kosova kur do të njohin krimet e komunizmit dhe kur do të kujtojnë viktimat shqiptare të atij regjimi barbar sllavo-aziatik — anë e mbanë trojeve shqiptare?  “Ata që nuk njohin historinë, janë të destinuar ta përsërisin”. 

Po diplomatët perëndimorë në Tiranë kur do të kërkojnë drejtësi për viktimat e komunizmit barbar të Enver Hoxhës në Shqipëri? Mosndëshkimet e krimeve të komunizmit në Shqipëri — 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — do duhej t’i përkisnin asaj periudhe të zezë komuniste për shqiptarët dhe për mbarë Evropën – një periudhe që mendonim se nuk do të përsëritej më.  Por, fatkeqësisht, ja ku jemi sot. Në vend të ndëshkimit të krimeve të komunizmit dhe të kujtimit të viktimave të atij sistemi terrorist, forcat nostalgjike të komunizmit në politikë dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës.  Ndërkohë, që diplomatët perëndimorë në Tiranë heshtin para një dukurie të tillë, sikurë periudha komuniste në atë vend të ketë qenë një piknik për shqiptarët dhe jo një skenë e vërtetë krimesh, për pothuaj një gjysëm shekulli. Si ka mundësi që në qarqet më të larta të qeverisë shqiptare komunizmi gëzon edhe sot respekt dhe si është e mundur që një gjë e tillë, të jetë një situatë, moralisht, e pranueshme për vendet perendimore? Pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – aktualiteti politik në vend po tregon se — rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por nuk është më as i sigurt dhe as i besueshëm.  

Ju falemnderit!

Frank Shkreli

A person speaking into a microphone

Description automatically generated
A person taking a picture of a group of people in a room

Description automatically generated with medium confidence

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

NJË PYETJE SA PËR KURIOZITET!

April 19, 2022 by s p

Pse nuk ishte e ftuar Shqipëria në takimin e udhëheqësve të shteteve anëtare të NATO-s të Evropës Jug-lindore në Sofie të Bullgarisë me 28 Mars?

Nga Frank Shkreli
A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidence

Në fund të muajit që kaloi, me 28 Mars, Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov organizoi në Sofie një takim të nivelit të lartë të udhëheqsve të shteteve dhe qeverive të Evropës Jug-lindore, antare të NATO-s. 

Në atë takim, sipas të dhënave në media fund muajin e kaluar — të ftuar nga Kryeministri bullgar për të marrë pjesë në atë mbledhje rajonale të nivelit të lartë — morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Bullgarisë, Kiriul Petkov dhe Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca. Por jo, Shqipëria, por as Serbia nuk ishin të ftuara, sipas lajmeve.

Sipas njoftimeve zyrtare bullgare, takimi kishte për qëllim diskutimin e ndërlikimeve që lufta në Ukrainë mund të ketë për rajonin e Evropës Jug-lindore dhe shqyrtimin e masave që mund të merren bashkarisht për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike.  “Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë energjetike si dhe një krizë furnizimi ushqimesh. Por takimi është gjithashtu një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen për të mirën e popujve të tyre dhe të bashkrendojnë veprimtaritë e tyre, për të përballuar pasojat e krizës”, në Ukrainë, është shprehur Kryeministri bullgar, Petkov, në lidhje me mbledhjen e mbajtur në Sofie në fund të marsit që kaloi. 

Ndërsa, Kryeministri i Maqedonisësë Veriut, Dimitar Kovaçevski është cituar të ketë thenë me atë rast se, “Takimi kishte për qëllim parandalimin e çfardo pasojash që kriza në Ukrainë mund të ketë mbi stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, në kontekstin e pasojave të mundëshme që mund të rrjedhin nga kriza humanitare dhe nga gjëndja e sigurisë në Ukrainë”, duke shtuar se vendet që morën pjesë në takimin e Sofies me 28 të Marsit që kaloi, mbeten të vendosura në dënimin e luftës në Ukrainë si një pushtim illegal i Ukrainës nga Rusia, është cituar ai nga portali European Western Balkans. 

Kur të merren parasysh objektivat e atij takimi si dhe rrethanat nën të cilat u mbajtë – për të marrë në shqyrtim pasojat ekonomike dhe të sigurisë që mund të ketë lufta në Ukrainë për rajonin e Ballkanit Perëndimor — por edhe ngërçin e procesit të zgjërimit të Bashkimit Evropian (BE) të disa vendeve të Evropës Jug-lindore, përfshir Shqipërinë – natyrisht lindë pyetja kurioze: Pse nuk mori pjesë Shqipëria në takimin e Sofies të 28 marsit dhe pse nuk u ftua të merrte pjesë me vendet e rajonit si vend anëtar i NATO-s dhe si vend i Evropës Jug-lindore, që aspiron antarësimin e saj në BE.   

A group of men sitting at a table with microphones

Description automatically generated with low confidence

Në takimin e Sofies morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Bullgarisë, Kiriul Petkov dhe Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca. (28 Mars, 2022)

A thua se mungesa e ftesës Shqipërisë për të marrë pjesë në atë takim në Sofie, mund të ketë lidhje me këmbënguljen kokëfortë të Shqipërisë dhe të Serbisë për të shkuar përpara me nismën e përbashkët famëkeqe të Presidentit serb, Vuçiq dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Rama, të “Open Balkans”, ose të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”, megjithë pushtimin barbar të  Ukrainës nga Rusia dhe gjithë pasojat gjeopolitike dhe ushtarake që mund të ketë ky akt barbar për Evropën dhe botën?  Siç dihet, nisma “Open Ballkans” është konsideruar nga shumë eskpertë vendas dhe ndërkombëtarë, si një mjet ose proces i shtrirjes së mëtejshme të influencës ruse, nepërmjet vasalit të saj Beogradit zyrtar, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  “Nisma Ballkani i Hapur”, është parë gjithashtu edhe si një akt kundër Republikës së Kosovës, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj, që ende nuk njihet nga Serbia as nga aleatja e saj e ngushtë, Rusia. Ndërsa, Moska dhe Beogradi po bëjnë çmos për të minuar shtetin e Kosovës në nivel rajonal, evropian dhe ndërkombëtar.

Fatbardhësisht, nuk është sekret qëndrimi i Bashkimit Evropian e sidomos i Gjermanisë ndaj nismës Vuçiq-Rama për Ballkanin e Hapur. Qeveria e re gjermane e bëri këtë të qartë gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Gjermani, se Berlini zyrtar është i përkushtuar ndaj procesit të Berlinit dhe JO ndaj “Open Balkans”, sa i përket Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, në të vërtetë, po qarkullojnë lajme sipas të cilave disa vende perëndimore, duke përmendur Britaninë e Madhe si nismëtare e një fushatë — deri tani prapa skene — për të hequr qafe njëherë e mirë, nismën “Open Balkans”, si një përpjekje edhe për të minimizuar rolin e Serbisë në Balkanin Perëndimor, duke marrë parasysh qendrimin prej vasali të Beogradit ndaj pushtimit illegal dhe barbar të Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat që ajo luftë mund të ketë tashti dhe eventualisht, jo vetëm në Evropë, por sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ka ardhur koha që edhe Tirana zyrtare t’i hapi sytë, veshët dhe gojën dhe të shpallë nismën e rrezikshme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, “Ballkani i Hapur”, si një nismë e vdekur, që e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. Hiqni dorë nga “Ballkani i Hapur”! Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf . S’do mendë se zvogëlimi i rolit të Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe minimizimi i influencës ruse në atë rajon, nepërmjet aleatës së saj të vjetër Serbisë (“Këlyshve të Rusisë”), është në interesin e shqiptarëve. Kështu e shohin edhe aleatët perëndimorë të Kombit shqiptar.

Frank Shkreli

See the source image

              Vuçiq, Zaev, Rama – tre aleatët e nismës “Ballkani I Hapur”

Filed Under: Fejton Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT