Dielli
Vatranët e Michiganit pritën në vizitë vëllazërore kryetarin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha. Ky takim ishte në kuadrin e një vizitë pune në degën e Detroidit në kuadër të marrjes së masave dhe përgatitjeve thelbësore për sfidat me të cilat përballet Vatra dhe komuniteti shqiptar çdo ditë. Kryetari Berisha i falënderoi Vatranët e Michiganit për pritjen e ngrohtë dhe punën e shkëlqyer që ata bëjnë çdo ditë duke shërbyer e shkëlqyer si në Vatër por edhe në komunitetin shqiptar në Michigan.
Në takimin vëllazëror u konsolidua idea për fuqizimin e Vatrës dhe të axhendës kombëtare, intensifikim të proceseve ku Vatra ka rol parësor dhe mbi të gjitha forcimi i rolit të Vatrës në përgjigje të sfidave të reja që na presin si Vatër, si komunitet dhe si komb. Nënkryetari i Vatrës z.Alfons Grishaj diskutoi rreth rolit të jashtëzakonshëm të Vatrës në proceset politike si në Kosovë e Shqipëri, përqafësimin politik të diasporës, ofertën politike të qeverisjes për qytetarët shqiptarë në trojet shqipfolëse, pritshmëritë e qeverisë së re në Shqipëri dhe zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë. Kryetari i degës së Vatrës në Michigan z.Mondi Rakaj diskutoi mbi fuqizimin e degës aty dhe projektet që do iniciojë kjo degë në fuqizimin e Vatrës dhe të komunitetit shqiptar. Anëtari i Këshillit të Vatrës z.Valentin Lumaj prezantoi për të pranishmit detaje nga vizita në Shqipëri ku Vatra përveç se nderoi heronjtë e lirisë në Kastrat e Shkrel në Malësi të Madhe, Vatra ndihmoi financiarisht në gritjen e Momorialit dhe ndoqi hap pas hapi procesin nëpërmjet të dërguarit të Vatrës z.Lumaj. Në këtë takim vëllazëror e shumë produktiv diskutuan edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, këngëtari i madh i kombit tonë z.Frederik Ndoci dhe gazetari i shquar, drejtori i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës z.Gani Vila. Në përfundim të darkës, kryetari i Vatrës z.Berisha i falënderoi vatranët e Michiganit për pritjen e shkëlqyer vëlkazërore dhe veprat e mira që ata bëjnë çdo ditë në shërbim të Vatrës, vatranëve dhe komunitetit shqiptar.