• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

1468 – 2018 GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

February 3, 2018 by dgreca

2018 VITI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT “550 VJET: 17 JANAR 1468”/

1 Skenderbeu

Nga Fritz Radovani/

   M U E J    SHKURT 2 0 1 8:  K u j t o j m ë …/

■4 – 11 Shkurt 1945: Zhvillohet Konferenca e Jaltës, per të cilen z. Henry Kissinger në librin “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo ishte e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në  vitin 1976 me Kushtetuten e re kur Shqipnia shpallet “ateiste”.

■Presidenti i Madh Amerikan Ronald Reagan, e quejti “Përandoria e së keqes” krejt atë pjesë të Europës fatzezë që vazhdonte që në 1944 – 45, me kenë nën robni e dhunen e pamëshirshme të diktaturës komuniste staliniste, ku bante pjesë edhe Shqipnia e udhëhequn nga E. Hoxha!

1945 “PËRANDORIA E SË KEQES” ME DISA MILJON SKLLAVË/

■Në disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha,  pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetem me friksue Malet.

■4 Shkurt 1945 vdes Imz. Luigj Bumçi kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Parisit në 1920, ideator i bashkimit të Gjinokastres dhe Korçës me Shqipni.

■4 Shkurt 1945 vritet pabesisht At Leonard Targaj.

■5 Shkurt 1920 asht le Don Dedë Maçaj, pushkatue n’ushtri 28 vjeç(1947)

■7 Shkurt 1886 asht le At Bernard Llupi. Pushkatue në Prizren 1946.

■10 Shkurt 1974 shkyhet gjymtyrësh në sigurim Don Mikel Beltoja.

■20 Shkurt 1946 pushkatohen regjentët At A.Harapi, L.Nosi, M. Bushati.

■26 Shkurt 1911 asht le At Karlo Serreqi, që vdiq në burg në 1954.

■6 Shkurt 1967: Terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpallë “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez, me të cilin Shqipnia shpejt shpallet “Shteti i Parë ateist në Botë”…

■Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”…

■Në Shkoder vjen terroristi Ramiz Alia, i cili me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja dhe Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Pergjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSh së rrethit Shkoder. Lidhja e tyne ishte direkte me Byronë Politike. Veprimet i aprovonte krimineli E.Hoxha.

Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj… Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime dhe zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” drejton shtetin diktatorial!

■Shqipnia me “Kushtetuten e Re” shpallet “Shteti i vetem ateist në Botë”!

Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj… Percaktimi sot i perket

Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”…

***

■Me 20 Shkurt 1991 monumenti i diktatorit Enver Hoxha terhiqet zvarrë nder rruget e kryeqytetit Tirana…

■Me 2 Shkurt 2018, Shqipnia renditet në vendet…

Melbourne Shkurt 2018.

Filed Under: Fejton Tagged With: 1468 – 2018 GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU, Fritz radovani

MELBOURNE ME ROGER FEDERER…

January 29, 2018 by dgreca

….MA  I  BUKUR  SE  KURR !
1 MelburneMELBOURNE JANAR 2018/

Nga Fritz RADOVANI/

28 JANAR 2018: Edhe pse temperatura në qytetin Melbourne ishte mbi 38 gradë celcius, rrugët e bukura ishin të mbushuna me tifozat e tenisit…Zhvillohej një finale e pritshme, per të cilen Australia asht e njohun.

Ajo si gjithnjë hapë Kampionatin Botnor të Çmimit të Madh të Tenisit. Nuk mungojnë tenistët e vjeter dhe të njohun nder fushat botnore, po edhe të rinjtë konkurrent lane mbresat e veta me talentin e pergatitjen.

Kampionati i tenisit në Melbourne i jep qytetit pamje festive. Askush nuk pyet se sa kushton bileta, po “a ka bileta per ndeshjet e randsishme ?”

Nga pamja e mbrendshme unë nuk dij me kuptue se asht dita e parë, a po finalja e kampionatit… Gjithshka në vendin e vet e vendosun me kujdes.

Loja e tenisit asht shumë e perafert me lojen e shahut! Një gabim shpesh e percakton fitoren e lojtarit kundershtar.

Kujtoj pak vite perpara një lojtar të moshuem spanjol, i cili kur perfundoi ndeshja e Federer me një lojtar shumë të njohun Gjokoviq, në favor të Federer, Ai tha: “Ka shumë vite që ndjeku me kujdes lojen e Federer, po ende nuk kam pa një tjeter tenist që perdorë raketen e tenisit si Federer!” E Ai ishte vetë një mjeshter i perdorimit raketës.

Federer në Australi asht lojtari ma i njohun jo vetem per qendrimin e Tij qytetar, por edhe si talent i papersëritshem në lojen e dashtun të tenisit.

Ardhja e Tij asht e pritshme dhe e dishrueshme per Australianët.

Switzerland's Roger Federer kisses the winner's trophy after beating Croatia's Marin Cilic in their men's singles final match on day 14 of the Australian Open tennis tournament in Melbourne on January 28, 2018. / AFP PHOTO / SAEED KHAN / -- IMAGE RESTRICTED TO EDITORIAL USE - STRICTLY NO COMMERCIAL USE --        (Photo credit should read SAEED KHAN/AFP/Getty Images)
Switzerland’s Roger Federer kisses the winner’s trophy after beating Croatia’s Marin Cilic in their men’s singles final match on day 14 of the Australian Open tennis tournament in Melbourne on January 28, 2018. / AFP PHOTO  

Roger Federer sivjet mori Kupen e XX të Çmimit të Madh të Tenisit Botnor! Askush nuk mund të percaktojnë perpara fitoren e Kupës, kur dihet se në Melbourne vijnë tenistët ma të mirë nga gjithë Bota! 

Jo ma larg se mbramë kur perfundoi seti i pestë me fitoren e zvicerrianit të Madh Roger Federer kunder lojtarit kroat Marin Ciliq, edhe qyteti i madh i Melbourne mori pamje festive dhe dukej se edhe temperatura ra..

Një fllad fresku filloi me frye! Nga 38 gradë temperatura zbriti në 36 gadë.

Fëtyrat e qeshuna plot gzim per fitoren e Federer i dhane një pamje tjeter stadiumit, tue kthye mbarë qytetin në Festë… Falemnderës Federer!

Flamujt Australian, Zvicerrian dhe Kroat valviteshin vllaznisht! 

Edhe Melbourne me fitoren e tenistit botnor Roger Federer, nder orët e vona të mesnatës dukej ma i bukur se kurr!

Zoti premtoftë me trashigue talentin e vet Federer tek trashigimtarët!

             Melbourne 29 Janar 2018.

Filed Under: Sport Tagged With: Fritz radovani, Melbourne/, ROGER FEDERER

PERJETESIA E HEROIT KOMBETAR

January 16, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1 Gjergj Kastrioti

17 JANAR 2018 Plot 550 vjet pa GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN/

Isha i vogël kur më tërhiqte vemendjen një kuadër pikture mbi një tabake porcelani per me servirë kafe. Aty ishte një piramidë dikund ka Egjipti. Një deve, nga pozicioni i kambëve, kuptohej se ishte në ecje…Përpara i printe një harap, që dukej sikur e tërhiqte deven me një litarë…

Dukej sikur edhe dielli binte vetëm mbi atë mjedis, ku rana digjej e të jepte përshtypjen e një tymnaje që ngrihej nalt…

Më dukej një jetë e mënershme. Piramidat, tash sa mija vjet, asnjena nuk lëvizin. Nuk lëvizin as sfinksat, as gurtë, as tullat, madje as faraonët që janë aty ndër ato piramida.

Ndonjë termet shkapë ndonjë gur aty-këtu, që rrëshqet dhe bie poshtë me shpejtsi,  thërmohet e bahet pluhun.Kur frynë erë, rana ngjitët e mbushë zgavrrat e gurëve, po edhe sytë e sfinksave, që qëndrojnë me aq madhështi mbi piedestalet e tyne. Kur bie shi apo breshën, boll rrallë në ata vise, gjithë ai pluhun lahet e rreshqet me ujin poshtë…

Mbas pak orësh dielli i fortë i atij vendi e thanë tokën e nuk mbetë ma asgja mbas atij rrebeshi që mund t’ jenë kenë mjaft i fortë.

Asht e vërtetë se edhe aty jeta vazhdon… Harapi e devja, të dy jetojnë… Tjerët nuk jetojnë, nuk kanë jetë, por vazhdojnë me kenë aty, madje edhe kur as harapi as devja nuk do të jenë ma…Për jeten e deves asht vështirë me folë. Thonë se asht mësue me vuejtë e me bajtë…

Në lidhje me “arësyetimin” e kafshëve kam pyetë njerëz me ide ateiste dhe materialiste, që e mendojnë veten trashigimtarë të majmunit, por vërej se e kanë të vështirë me mendue ndryshej, jo pse kanë bindje, por u pelqen ashtu, pse nga pema majmuni hypë ma lehtë mbi shpinën e gungueme të deves, sesa me kenë njeri dhe me kërkue rahatinë tek devja.

Ndërsa për harapin e shkretë çka mundesh me thanë ma parë..?

Jeta e ban njeriun me pranue me kenë i gjallë ndër të vdekun.

Kërkon gjithmonë i shkreti njeri me kenë i gjallë e, shpesh, thuhet se edhe “Shqiptarët janë kenë të vdekun ndër të gjallë…”

Jam i sigurtë se këtë mendim për Shqiptarët e kanë “ata” që kanë jetue të hypun mbi shpinë të deves, se, po t’i takonte me jetue si devja, me u tha etjet si ajo, ose si harapi që i prinë zbathë, tue u djegë kambësh në ranën e nxehtë, tue vrapue me gjetë dy grushta uji me njomë fytin e gojën e shkrumueme, atëherë, me andje të madhe do të çonte sytë kah qiella dhe, ashtu gjysë të verbuem nga lodhja, uja, etja, zharitja e frika e vetmisë, apo nga dajaku e shpata e mumjes së “faraonit”, do të fillonte me vrritë me gjithë forcën e zanit të shkyem, me sy të zgurdulluem, tue shikue drejt tek drita e fortë e diellit, derisa të fillojë me pa në rrethin e tij Kryqin…e, kur i marrakotun do të binte për tokë, e i shkrryem në ranë, do të thërriste:

“Zoti im, Zoti im…pse më lëshove dore..?”

Jo, nuk asht blasfemi kjo, vëllazen e motra!

Këto janë fjalët e Krishtit!

Shqiptarët kanë të drejtë me pyetë…

Se vuejtën gati 550 vjet… si Krishti!

E madje, tue kenë Populli trashigimtar i Gjergj Kastriotit…

E Ti, o Gjergj Kastrioti, shka i le mangut Golgotës n’ ata 25 vjet lufta?!

Në historinë e Epokës mbas Krishtit, nuk besoj se ka një shtet tjetër në Europë, si Shqipnia, që tue kenë ndër ma të vogjlit e këtij kontinenti, me u përfshi në të gjitha ngjarjet kryesore të tij, madje edhe tue u “diskutue” edhe ekzistenca e kenjes së Saj…

Unë nuk dyshoj se Toka e Saj asht në kontinentin Europë …Po ka njerëz që nuk e dinë endè, jo nga injoranca, sa nga dëshira mos me kenë edhe sot Shqipnia aty. Historia e shteteve të Europës Perëndimore kurrë nuk mund të jetë e plotë pa emnin e Shtetit Shqiptar, edhe pse e kanë gri e coptue si mos ma keq, tue u mundue me i plotsue qefin e interesat e të gjitha shteteve rreth nesh, njenit ma dashakeq se tjetri.

A mundet Italia me thanë se Popullit Shqiptar na i kemi dhanë një dhuratë të çmueshme, e cila i ka sjellë qytetnim dhe zhvillim të madh njerëzor në të gjitha aspektet, deri tek “liritë dhe të drejtat e Njeriut, një nga bazat e qytetnimit modern”, e kjo dhuratë asht kenë Krishtënimi?

– Jo, po e përsëris: “Jo”! Na jemi të Krishtenë aq ditë para Italisë, sa Shën Pali ka vonue me mbërrijtë nga Durrësi me anije në tokën e tyne.., e, mbas tyne janë kristjanizue vendet tjera mosmirnjohse Europjane…

Kush ma parë se Ilirët u ndodh mes zjarrit të Romës e Bizantit? Këte le të shpjegojnë historianët, dhe atëherë Europa do të “mësojë” se me sa vuejtje e sakrifica Ilirikët e ruejtën prej asaj kohë, pra, që nga viti 67 mbas Krishtit, kur në Iliri fillon edhe përndjekja e pafund e katolikëve.

Prof. Zef Mirdita në librin e Tij të çmueshem, “Krishtënizmi ndër Shqiptarë”(1998), në fq. 159, shkruen: “Kisha e krishterë ndër Shqiptarë, përkundrejt vështirësive e vazhdon kontinuitetin e mëparshëm. Edhe në kohën e skizmës (1054), përkundrejt ndihmave dhe presioneve të përandorve bizantinë dhe të kryepeshkopëve të Ohrit, ajo shpirtërisht mbetët në bashkësi me Romën…” A nuk asht edhe ky një fakt tjetër i Shqiptarve, që nuk u shkëputen as atëherë nga Europa?

Kisha Katolike në Shqipni e ritit romak dhe lindor, në shek. XIV e XV, asht faktori kryesor në ruejtjen e identitetit etnik dhe të pavarësisë së Shqiptarëve. Kisha Katolike dhe i Madhi Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, janë ”pararoja e qytetërimit të krishtenë Europjan. Pushtimi otoman dhe përhapja e islamizmit bën që një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar ta braktisë vendin dhe të strehohet në Itali e Greqi. Kjo kohë është edhe zanafilla e Kishës së Krishterë Arbëreshe…” (fq. 166)

Se kush ishte Gjergj Kastrioti, Flamuri i Tij, Atdheu e Feja e Shqiptarve e tregojnë Malet, shpellat dhe gjaku i shkuem rrëkajë nga maja e Bratilës, luftat e pafund të Dedë Gjo’ Lulit, malësorve e bajraktarve që nenshkruen Memorandumin e Gerçës dhe klerikëve që ua mësuen Atyne Formulen “Fe e Atdhe”, me e shkrue dhe me e ruejt në Gjuhen e bekueme Shqipe.

Ma kjartë se kushdo që asht mundue me tregue figurën e luftat e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut flasin dokumentat e Vatikanit, per të cilat disa “shqiptarë” vazhdojnë me ba sikur nuk i njohin…ose, edhe kur i “njohin”, mundohen me i paraqitë aq të gjymtuem, sa edhe vetë Vatikani me dyshue në “pronën” e vet që ruen tash sa shekuj. Madhështia e Kastriotit gjendet e shkrueme nga vetë Papët, e po aty edhe nga anmiqtë e tyne. Skenderbeu në botë njihet si mbrojtës i qytetnimit Perëndimor, por edhe i vetë Kishës Katolike. Papa Kalisti III shkruen: “Nuk ka njeri që i ka të njohura veprat e tua e që nuk i ngritë në qiell me lavdatat më të larta dhe të mos flasë për trimërinë tënde si për një ushtar të vërtetë, për një mbrojtës të emrit të krishterë.” (Prof. Z.Mirdita po aty, fq. 173.).

Po Ai Papë vazhdon: “Me të vërtetë shohim se ai pothuajse i vetmi, i cili, i është kundërvenë invadimit t’ egër turk, e nuk e ka lejuar afrimin e tyre.”

Papa Kalisti III shkruen: “Meritat e Tij janë më të mëdha se të të gjithë princërve të tjerë të krishterë!”.

Papa Piu II, shkruen: “Mbrojtësi më i rreptë i Krishtit”.

Plot 25 vjet ishte Gjergj Kastrioti – Skenderbeu që mbrojti Europën e përçame nga invazioni turk. Islamizmi anadollak ka provue në truellin Shqiptar se shuen traditat e vjetra kombëtare dhe shpartallon kulturën shpirtnore të popullit. Aty ku nuk ka veprue me forcën e shpatës apo të vendosjes në hu, aty ka përdorë formën e taksave dhe të nënvleftësimit të njeriut si kenje “e dytë”…Kjo ishte edhe arësyeja e largimit të një sasije të konsiderueshme nga Shqipnia për në Itali dhe Raguzë (Dubrovnik), ku kanë lanë edhe shumë trashigimtarë deri sot.

Kisha Katolike asnjëherë nuk ka mohue identitetin dhe entitetin etnik të Popullit Shqiptar. Kjo vërtetohët edhe me veprat e klerikëve të asaj kohë, kur ata iu mbështetën e u inkuadruen në gjiun e kulturës dhe shkencës së Evropës së asaj kohë, tue mbetë prap sot të pandryshuem që nga gjaja ma elementare, alfabeti latin. Një ndër kolosët e Kishës Katolike në Shqipni të asaj kohë asht edhe prifti Don Gjon Gàzulli, laurue në Padova, n’ Itali me 1430. Ky ishte misionar diplomatik i Skenderbeut, shkencëtar në fushen e astronomisë e të matematikës.

Dokumenti ma i parë i Gjuhës Shqipe, me 1462, nga Imzot Pal Engjëlli, “Formula e Pagëzimit”, asht dëshmia e pakundërshtueshme e të gjithë Shqiptarëve në qëndresën e Tyne kundër pushtimit barbar turk.

Kisha Katolike në Shqipni, mbas vdekjes së Skenderbeut, strehohet ndër shpella e male, ndërsa arbëreshët e Italisë krijojnë Kishën e vet.

Mbas vitit 1622 fillon njëfarë “ringjallje” e Kishës Katolike, që në shek. XIX shpërthen në Shkoder, kohë në të cilën Turkia lejon edhe me u ndërtue Kisha e Madhe Katedrale (1858). Kjo periudhë, edhe pse asht Shqipnia e pushtueme endè nga turqit, dallohet për përpjekjet e Klerit Katolik Shqiptar në hapjen e disa shkollave në Gjuhën Shqipe, ku asht përdorë alfabeti latin, gja që vazhdon me tregue vijushmeninë pa asnjë ndërpremje të rrugës kombtare ndaj kulturës Europjane. Jemi edhe para një fakti: “Asnjë krahinë e Shqipnisë nuk përdorë gjuhën turke!”

Në gjysën e dytë të shek. XIX, në Shkoder, kemi edhe shkolla të mesme si dhe seminar për klerikë katolikë Shqiptarë, ku që në bankat e shkolles fillore asht përdorë gjuha Shqipe. Nuk do të përsëris karakterin dhe rolin e këtyne institucioneve arsimore e kulturore në zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë, por do të theksoj se roli që ka luejtë Kleri Katolik Shqiptar në të gjitha aspektet për çeshtjen kombtare dhe kryesisht të primjes së saj në të gjitha kohët me kahun e pandryshueshëm të vetin nga Europa, janë e do të mbetën monumente të pavdekëshme historike të lavdisë së Tij.

Ai me të vërtetë u masakrue, u përndjek, u var, u vue në hujë, u muer zvarrë…dhe, u pështye si Thëmeluesi i Tij, por guximi dhe përpjekja me ruejtë në tiparet shpirtnore të besimtarëve binomin “Fe e Atdhe”, asht një meritë që na endè nuk e gjejmë të vlerësueme në masen që meriton. Vëreni me kujdes se sa asht e lidhun Historia e Shqipnisë me Historinë e Europës, përderisa vetë egzistenca e qytetnimit Europjan mvarej nga fati i luftave të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Vëreni me kujdes se me sa guxim e pjekuni vepron Kleri Katolik në momentet kyçe të historisë sonë, kur fatet e saj rrezikojnë edhe një zhdukje të përjetëshme, ose gabime të pakorrigjueshme nga vetë politika e ndërthurun e shteteve të tjera.

Hapni arkivat e shihni letrat e dorëshkrimet e At Gjergj Fishtës drejtue sulltanëve dhe politikanëve të Europës, kur të gjithë papërjashtim janë para hartës së Ballkanit tue ba “pazarlleqet” e tyne për kufijtë tonë, për Trojet tona, e për caktimin e “sunduesit” të ri të Popullit Shqiptar! Mos u ndaloni vetëm tek At Fishta, as tek i Madhi Luigj Gurakuqi, as tek Don Ndre Mjedja, por vazhdoni e shfletoni dosjet e “mykuna” të Londres, Parisit, Romës dhe New Yorkut, ku do të gjeni një tjetër kolos të Klerit Katolik Shqiptar t’ “harruem”, Imzot Luigj Bumçin, që di me folë me të gjithë përfaqsuesit e ndryshëm të Lidhjes së Kombëve “pa përkthyes” e, me bindë edhe Papët e Vatikanit për të drejtat e Trojeve tona në 1920, si dhe praninë etnike dhe të vetëdijes sonë kombëtare në Europë.

Mbas vitit 1941, lidhjet e tradhtarëve tanë me sllavokomunistët, dhe “Jalta e 1945”, ishin dhe janë shkatrrimi i plotë i Atdheut Kastriotit…

KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU

 

E gjurmët e shkatrrimit i keni nder thëmelet e Kishës së Vaut të Dejës, e hjedhun n’ erë në vitin 1969, në 500 vjetorin e vdekjes së Kastriotit. I keni nder mbeturinat e Vorrit Gjergj Kastriotit në Lezhë, i keni në dokumentat fallco të historisë s’ Akademisë së Shkencave, i keni nder vorrezat greke në Token tonë, i keni në zhdukjen e kolosve të Gegnishtes, që kujtoni se janë zhdukë! Ata janë e kanë me kenë “Gurt’ e Parë, thëmeli i lidhjeve të Pavdekshme me qytetnimin e kulturen e Europës Perëndimore”!

Kjo vetëdije e Shqiptarëve dhe karakteri kulturor i saj, ku vazhdojnë me qendrue edhe doket e zakonet tona, u ruejt dhe u trashigue me sakrifica nga Populli Shqiptar, ndonse sot “historianët” e mohojnë, tue shpërfillë nga gjoksi i vet tinzisht flamurin e “marksizem – leninizmit” me shpifjet e fallsifikimet e tyne të turpshme e të pa baza, e këto “vepra të tyne” janë tradhtia e vjeter dhe e re që para Botës Përparimtare, kanë krijue idenë fallso se “Shqipnia sot anon nga orjenti…”

Po, Shqiptarët e vertetë kudo që janë në rruzullin toksorë sot BESOJNË:

GJERGJ  KASTRIOTI  SKENDERBEU  ASHT  I  PERJETSHEM !

Melbourne, 15 Janar 2018.

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Gjergj Kastrioti, Perjetesia e Heroit Kombetar

“KAM DERDHË DJERSË ME BA SHQIPNINË”

January 4, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 Harapi

AT  ANTON  HARAPI O.F.M.(5 JANAR 1888 – 20 SHKURT 1946)-Punim me vaj nga Piktori Pjerin Sheldija./

 At Anton HARAPI O.F.M., Françeskan Shqiptar, asht le me 5 Janar 1888 në fshatin Shirokë pranë qytetit të Shkodres. Studimet e nalta i ka perfundue në Universitetin e Vjenës dhe u shugurue Meshtar në vitin 1916. Me kambnguljen e Lef Nosit u zgjodh Antar i Rregjencës Shqiptare tue u vue si kusht nga At Antoni që: “Marr pjesë në Rregjencë me kusht mos me nenshkrue asnjë dënim me vdekje.” Dhe, i qendroi vendimit të Tij deri në fund. Në nandorin e 1944 asht në ilegalitet në Dukagjin.

5 Qershor 1945: Arrestohet nga forcat e Ndjekjes komuniste i tradhtuem.

DOSJA 1086: Trupi gjykues i perbamë nga Kryetari major Irakli Bozo, antarë majorët Tonin Jakova dhe Gjon Banushi, sekretar aspirant Thoma Rino dhe Zalo Xhomaqi, e prokuror major Misto Treska, me daten 1 Janar 1946 marrin në pyetje At Anton Harapin.

Prokurori kerkon dënimin e At Antonit me vdekje. Ky dënim ju dha Lef Nosit dhe Maliq Bushatit,  Antarë Rregjence. Me 14 Janar i dergohet per aprovim Gjykatës Ushtarake.

At Anton Harapi edhe perpara se të shkonte në Rregjencë ishte një personalitet Fetar, antar i Institutit Studimeve Shqiptare, drejtues i “Orës së Maleve”, “Hyllit të Dritës” dhe letrar i njohun… Një predikatar dhe konferencier i persosun…

Dosjet, deponimet, kallximet e dhunueme në tortura, ballafaqimet apo mohimet e pakta nen dhunen mizore të Sigurimit komunist, janë dishmi që kanë vlerë të madhe per me dashtë me kuptue karakterin e të pandehunit në hetuesi.

Në vitin 1998 kur kam pa disa Dosje, unë jam ndalue kryesisht tek Fjala e Fundit që ka thanë i dënuemi me vdekje. Aty shihet kjartë aktivizimi i qelizave të trunit që per të gjithë jeten janë kenë të paaktivizueme asnjë sekond… Aty shihet vetem e verteta!

Prandej në këte pervjetor të At Anton Harapit, zgjodha Fjalen e Fundit në gjyqin e Tij: 

“Falnderoj Drejtësinë Popullit që po më jep fjalen e fundit në këte kohë të kritikshme per mue. Fjala jeme e fundit asht kjo: Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet per dekë Padër Anton Harapi. Gjithashtu, nuk prishet Shqipnija nëse nuk gjykohet per dekë Padër Anton Harapi. Kur përpara 40 vjetëve, në Shkoder u perpiqshim me ba Shqipninë, shumë gjysha na thojshin se nuk duem Shqipni, por na nuk i kena vue këta n’ litar.

Nuk kerkoj z. Kryetar, nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë. Franca e qytetnueme asht shembulla e Revolucioneve popullore, e gjykoi Petain dhe e fali, e këte nuk ja njoften per të keq, por ja njoften per mirë. Kujtoj se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi per Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë. Unë qëkur se kam hy në gojen e ujkut, Hausdingut, etj., jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’ egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft. A ka pasë Shqiptarë të marrë si unë që, për me pështue njerëz, me shkue e me u futë vetë në gojen e ujkut?! Ka pasë që sakrifikohen moralisht. Këte e kam thanë edhe në ligjeraten teme. Mue më shtyni marrija me shkue e me u përpjekë per me lehtësue vuejtjet  e disa familjeve dhe kam ba mjaft punë morale, sikurse e jueja që asht materjale. Gja tjetër nuk kam me thanë: Rrnoftë Shqipnija!”

20 SHKURT 1946: Vite mbas, njeni prej ekzekutuesve ka me kujtue atë mengjes të vrantë ndersa, At Antonin po e çonin me e vra në periferi të Tiranës, e frati i hidhte hapat me kujdes, tue ngritë herë – herë kindet e zhgunit, per mos me ju sterpikë nga baltat.

“Mos kij dert, o Prift, i paskesh folë njeni prej ekzekutuesve, – se tek balta ke me perfundue!”…

“Atje tek shkoj, – ia kishte kthye Frati, – due të shkoj i panjollë, siç kam kenë tanë jeten!”

***

E ashtu shkoi… Pa asnjë njollë, per me i qendrue deri në fund edukatës Harapjane:
“PER NJI SHQIPNI TË BASHKUEME E T’ LIDHUN ME IDEALIN E HEROJVE!”

MË THONTE I NDJERI CAFO BEG ULQINI ATY NGA VITI 1968 NË SHKODER: “AT ANTON HARAPI ASHT KENË NJI E S’ BAHEN DY !”

            Melbourne, 4 Janar 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: 130 Vjet, At Anton Harapi, Fritz radovani

30 Dhjetor 1940, 77 Vjet pa At Gjergj Fishten O.F.M.

December 30, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

2 Maska e FishtesMASKA e At Gj. FISHTES/

2 Fishta

77 VJET I PAVDEKSHEM… EDHE PSE LUFTA NDAJ TIJ VAZHDON !/

“At Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj” At Zef Valentini.

Bota nuk i ka Këto gjenialitete po, i kerkon.., e edhe i krijon…

Shqiptarët i kanë dhe kerkojnë me i njollosë, mandej, me i zhdukë Emnin dhe veprat!

Mbasi të lexoni Fjalimin e Hafiz Ali Krajës, me 31 Dhjetor, vetem shikoni Atë Maskë !..

“At Gjergji Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…Shkrimtarët e ardhshëm të historisë Shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë”, ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit Shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi Shqyptar mburret, naltësohet edhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli Shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot përfaqe, të përcjell me mallënjim e dhimje në jetën e pasosun”.

***

Kjo ishte Shkodra në vitin 1940…

Ju lutem, shikoni edhe njëherë Atë Maskë, dhe vrojtoni ku po ju çojnë kambët…

Ju kanë marrë para sllavët, grekët, turqit… Europa zgerdhihet me qeveritarët tuej…

Vllazen Shqiptarë! Lexoni Fjalen e Hafizit e shikoni sa shekuj jeni kthye mbrapa…?!

            Melbourne, 29 Dhjetor 2017.

Nga Fritz RADOVANI:

 

30 Dhjetor 1940,

77 Vjet pa At Gjergj Fishten O.F.M.

 

MASKA e At Gj. FISHTES

Marrë nga Fratel SALA S.J.

 

77 VJET I PAVDEKSHEM… EDHE PSE LUFTA NDAJ TIJ VAZHDON !

“At Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj” At Zef Valentini.

Bota nuk i ka Këto gjenialitete po, i kerkon.., e edhe i krijon…

Shqiptarët i kanë dhe kerkojnë me i njollosë, mandej, me i zhdukë Emnin dhe veprat!

Mbasi të lexoni Fjalimin e Hafiz Ali Krajës, me 31 Dhjetor, vetem shikoni Atë Maskë !..

“At Gjergji Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…Shkrimtarët e ardhshëm të historisë Shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë”, ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit Shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi Shqyptar mburret, naltësohet edhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli Shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot përfaqe, të përcjell me mallënjim e dhimje në jetën e pasosun”.

***

Kjo ishte Shkodra në vitin 1940…

Ju lutem, shikoni edhe njëherë Atë Maskë, dhe vrojtoni ku po ju çojnë kambët…

Ju kanë marrë para sllavët, grekët, turqit… Europa zgerdhihet me qeveritarët tuej…

Vllazen Shqiptarë! Lexoni Fjalen e Hafizit e shikoni sa shekuj jeni kthye mbrapa…?!

            Melbourne, 29 Dhjetor 2017.

Filed Under: ESSE Tagged With: 77 Vjet pa, At Gjergj Fishten O.F.M., Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT