Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjet parlamntare në vend. Në një deklaratë për mediat përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton dhe Komisioneri për zgjerimin e BE Štefan Füle theksojnë rëndësinë që stadet e mbetura të proçesit zgjedhor të kryhen në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
“Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin para drejtësisë.Tani është e rëndësishme që stadet e mbetura të procesit zgjedhor të kryhen në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar” thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë Ashton dhe Fyle shprehen se “ne ju inkurajojmë që sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin për të garantuar që programi i reformave të vendit do të ndiqet fuqimisht dhe që procesi i integrimit evropian të mund të fitojë një vrull të ri”.