Tregim nga Gjergj Laçuku- Florida/Ishte vone, shume vone kur ai e kuptoj ate qe i kishte ndodhe babes se tij. Megjitheate, ai nuk mundte me e ndryshu te kalumen .E ndjente veten fajtor per humbjen e jetes se prindit te tij. Si per çudi, ishte çue prej gjumit ne mesin e nates prej nje andrre te çuditshme. “ Pse s’te pelqejne parrullat tona ty?”- i kishte tingellue ne vesh nje za i frikshem. “ Ti do vish me ne menjihere per tu paraqitun tek hetuesi.”I dukej sikur nje dore e forte e kishte shtrengue per krahut, donte te sillte krytin per me pa se kush ishte, por nje dore tjeter e madhe ia kishte mbulu krejt krytin e nuk e lente ta levizte as majtas as djathtas. Ne nje moment , iu duk se arriti me u shkepute prej personit qe e kishte zaptue, dhe pas nje renkimi te forte, e kuptoi se çdo gja kishte ken anderr. U çue menjehere prej krevatit , me batanijen qe ju ngatrrue neper kambe e i trishtuem iu afrue dritares , hapi grrilat ngadale, sikur ai njeriu qe ndodhet ne nje vend te panjoftun kur hap nje porte apo nje dere te huaj, qe edhe pse nuk ka ndonje qellim te keq , frika e te papritures e trondit permbrenda.Perjashta vuni re shkelqimin e dritave ane e mbane qytetit.Piaca “ Duomo” ishte plot me njerez qe shkonin e vinin pa e ditun per boten qe i rrethonte. Gezimi mendoj me vete se nuk mund te jetonte ma me ket ankth. Baba jem u arrestue prej fjaleve te mija. U denue dhe vdiq ne burg e sod nuk e di se ku ndodhen eshtnat e tij. Doli ne sallon, ndezi nji cigare dhe ne mur veshtronte portretin e babes se vet. Ju duk sikur ai bisedonte me te. Ju dukte sikur i thonte, “Bir, un s’kam vend ktu ne kete kornize ! Eshtnat e mija duhen te ken nji adrese te perjetshme. Vetem atehere kur te mi mblidhesh eshtnat e mija , te mi vendosesh aty prane te dashurve te mi qe iken para meje ne banesen e perjetshme, vetem atehere mund te me shikosh ne sy. Korniza si per çudi, u shkeput prej murit, ra ne dysheme prej pllake, tue prodhue tinguj te magjishem muzike. Gezimi u çue n’kambe, tan frike, u afrua kornizes por per çudine e tij, fotoja nuk ishte aty. Degjoj sikur dera u hap dhe u mbyll vetvetiu.
Edhe pse kishte shume vite qi jetonte ne qytetin e famshem te Milanos, ne mendje i kishte mbetun ai moment feminie kur pa e kuptue se ç’pasoja do ti sillte babes se tij, kishte than ne klase, pra ne sy te mesusit, se tana parrullat jane vetem rrena.Drejtori i shkolles , donte apo nuk donte, ishte detyru ta thirrte Gezimin ne zyren e tij, i cili ne ate kohe ishte nji femije i vogel , vetem ne klase te trete. Djali i vogel, fmi qe nuk kuptonte kohen e zeze te intrigave, i kishte than Drejtorit se keto fjale i kishte ndi prej babes se tij.
Parullat e asaj kohe ishin te shumta dhe syni i takonte ato kudo. Djali i priftit, keshtu thirrej ai ne nji forme fyese, ishte ma kurioz se fmijet e tjere dhe kerkonte me dit ma shume se sa ishte botekuptimi i moshes se tij.Baba i tij kishte ken ne shkolle per prift, por me ardhjen e komunizmit , ishte denu me burg! Si rrjedhoje, ai nuk arriti ta mbaronte shkollen por pasi doli prej burgut, ishte martu e kriju familjen e tij .Atij i kujtohej se si baba shpesh here i ndrronte bisede tue ju ba “bisht” pytjeve te tija inocente. Vetem pasi kalune disa vjet e u rrit,atehere e kuptoj qe pytjet e tija kerkonin nji pergjigje qe per ato kohe do ishtin me pasoja per prind e tij . “Secili ta thojne mendimin e vet pa frike e me germa te medha”- kjo ishte parulla qe te pakten Gezimi e shifte dy here ne dite, tuj shku ne shkolle e tuj u kthy prej shkollet, ajo ishte e shkrume ne murin e nderteses se bonifikimeve. Ishte ne klase te trete , dhe nji dite ne fletoren e bukurshkrimit kishte shkru me germa te mëdha” KAM QJEF ME SHKUE JASHTE SHTETIT”. Ate dite nadje , para se me u nis per shkolle , Gezimi i t ha babes se vet se kishte qjef me ike jashte shtetit dhe e kishte shkru me germa te medhana ne fletore. Kur Pjetri e pa ate qe kishte shkru, menjihere i ndrroj ftyra , mori fletoren dhe hoqi fleten qe kishte shkru Gezimi, tue i hedh nji shikim te nervozum. Vite ma vone, Gezimi e kuptoj se ajo parulle e shkrume ne murin e godines e kishte nji lloj kuptimi. Muri nuk flet , dhe ne duhet te ishim copa guresh ne murin e ftohte komunist.
Nji brenge te dyfishte ja rendonte zemren. Nji brenge e dyfishte ja trazonte shpirtin. Nji brenge e dyfishte se lente te qete as diten as naten. Kjo brenge nuk ishte vetem vdekja e babes si pasoje e fjalve te tij por sepse ai nuk e dinte se ku ndodheshin as eshtnat e babes se vet. Ishte mundue me kerkue informacione mbi rrethanat e vdekjes por vetem thashetheme. Shpresonte se tashme ishte hap nji drite e gjelbert pasi kishte marre vesh se ishte kriju nji kompani private per gjetjen e eshtnave te ish-te burgosurve politke te vrame ne kohen e diktatures.
-Urdheroni , uluni! Si mund te ju ndihmoj?” – foli me nji za te bute e te shtirun manaxheri i kompanise per gjetjen e eshtnave te personave te humbun . Djali nxori nji leternjoftim te vjeter , i vetmi dokument zyrtar qe kishte per baben e vet. Manaxheri tek i hodhi syte dokumentit , sikur u step, ndryshoj menjehere pamjen . Ai emen dhe ajo ftyre i ishin skalit ne kujtesen e tij djallezore. Gezimi deshti me than diçka por nuk foli, donte qe te priste se çdo thonte ai.”E ju , ç’lidhje keni me personin?”- e pyeti Shyqyriu. “Jam djali i tij dhe kam 20 vjet qe me randon ne zemer mungesa e vorrit te babes. Manaxheri u nxu ngushte dhe pasi verifikoj dosjen e tij , tue e dite se tashme po ballafaqohej me viktimen e tij, me ate femi te dikurshem , prej te cilit ai kishte marr deshmine e pare , donte qe ta shmangte me çdo kusht çdo veprim me kete çeshtje. “Asht nji pune e madhe , pasi duhet shume kohe, shume njerez e shume kerkime”- u shpreh Shyqyriu . “Shpenzimet jane te medha more djalosh”-foli ai me nji za dyshues. “Sa kushton- tha djali me pa kurrefare hezitimi. “Duhen €5000” -u pergjigj ai. Nderkohe, Gezimi i ofroj nji zarf me 10 mije euro mbrenda, te gjitha kursimet e veta dhe te familjes se tij. “Per mua nuk ka vlere asgja per aq kohe sa nuk e di se ku e ka vorrin baba.” Gezimi nuk e kishte as dyshimin ma te vogel se kto para dhe kete ndihme po ja kerkonte pikerisht atij qe i kishte torturu dhe denu baben e tij, pra ish-hetuesit te çeshtjes .
Kaluan nji muaj kohe qe ndodhej poshte e perpjete neper Shqipni por Gezimi donte qe me
ket rast te plotesonte edhe deshirin me u kthye ne fshatin e tij te lindjes, me e pa edhe nji here ate vend te mbushun ne gzime e idhnime.Ai ishte ken ne klase te trete kur ishte internu ne Tepelene, nji kamp pune te detyrume. Hyni ne nje kafe qe ndodhej ne mes te fshatit , bash afer shkolles se feminise se tij.Nuk e njifte njeri se kush ishte. Porosite nji kafe dhe uje te gazuem . Aty prane tavolines se tij, dy burra te moshum duket se kishin pi pak ma shume se duhej sepse flisnin me za te nalte. “Komunistat nuk dorezohen- therrisnin me te madhe. Ne jemi prap. Vazhdonin te qeshnin me gotat qe ju dridhesh nder duar . “Pa shikjo se kush merret me gjetjen e eshtnave te atyne qe u vrane ne kohen e Partise. Ai Shyqyriu qe dikur i torturonte dhe i denonte anmiqte tone.”- tha njani prej pleqve. “Por kam ndi se ka ardh djali i Pjetrit prej Italise dhe po kerkon eshtnat e babs se vet . Ai nuk e din se ne komunistat jemi prap ne pushtet.”Ti je i ri mor djale dhe nuk i din mire kto pune”- ju drejtuan Gezimit ne menyre te pavetedijshme .Djali, kur ndiu keto fjale, i tha kamarierit te ju sillte edhe ka nji dopio raki prej tij , la nji €10 ne tavoline dhe u largu menjihere.
Te nesermen , lajmi se Shyqyrine e kishin vra kishte marre dheun .Dy te moshuemit , si çdo dite ,ndodheshin ne klub kur ne ekran te TV-se njohen ftyren e djalit qe nje dite ma pare kishte ndej ne nje tavoline afer tyne.Aty mesuan se ai kishte ken djali i Pjetrit qe kishte vra vrasesin e babes se tij.