- NJIHUNI ME GAZETAREN, QE ZBRITI 900 METRA NEN TOKE, NE ZGAFELLAT E MINIERES SE TREPCES ME 1989/
- Shqiptarja Artiste e merituar në Kroaci – Shenide Bilalli, – anëtare e PEN- it, gazetarëve të Kroacisë, regjisore skenariste e talentuar e më tepër se 300 filmave dokumentarë, në disa shtete, kontribuese e paqes!/
Histori Suksesi/ Interviste nga Dr. Liliana Pere /
Shenide Bilalli, regjisore dhe gazetare në Kosove është simbol i guximit dhe mirësisë, e para dhe vetmja femër që zbriti 900 metra në tokë në zgafellën e Trepces 1989 me minator në Stari Trg . Po ashtu lançoj inçizime te fëmijve të helmuar nga gazi, në bote. Gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë, Kosovë më 1990-1999 me dokumentarët e saj kundërshton agresionin e Milosheviçit dhe ndihmoj shumë popujt e vuajtur.Është artiste e merituar e Kroacisë, dhe anëtare e PEN- it shoqatave filmike, gazetarëve të Kroacis, dhe UE, Femrave intelektuale të Kroacise, anëtare e shumë shoqatave te Kroacisë, EU dhe të Botës.
Shenide Bilalli ka bashkëpunuar me shumë televizione botërore LIFE- SHBA, ORFFE, Austri, Tv Bruksel, dhe të Francës…
Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Prishtina e Kosovës që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, në 1983 ku diplompoj me filmin lujtuno-dokumentar për një nënë vetushqyese me tituj “Momentet e lumturisë“.
Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, në disa shtete, posçërish në Kroaci, ku fitoj famën me filma lujtuno-dokumentar seri, drama: ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ”Monologu i Teutës”. Bën koreografi dhe një punë mjaft performuese cilësore në Revistën “Mbretëresha Teuta“ në Zagreb.
Ajo është edhe kryeredaktore e revistës dy gjuhësore “ILIRIA“e cila botohet në Zagreb plotë 10 vjet . Posaçërisht është e njohur për bashkimin e familjeve, njerzve të humbur.
Eshtë e njohur si organizatore e shumë ngjarjeve aktuale në Koraci, tryeza të rumbullakta reth çështjes shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës posaçërisht gjatë agresionit në Kosovë, me politikanët dhe fytyra publike më të njohura nga religjioni.
Po ashtu është Idea kryesore e manifestimeve ndërkombëtare kulturo – artistike “Ditët e mbretëreshës Teuta“ ku prezentohet kultura shqiptare mes veprave të botuara teatrit, filmit, dhe muzikës projektin të cilin e përkrahin 6 amabasada, dhe ku ndahet çmimi “Mbretëresha Teuta“, femrave shqiptare më të sukseshme për integrimin e shoqërisë shqiptare në botë. Ngjarja regjionale ështe në patronazhin e kryetares së republikës se Kroacis si dhe kryetarit të Qytetit te Zagrebit. Regjisorja filmave dokumentar Shenide Bilalli, plot 27 vjet jeton në Kroaci, Zagreb me tre djem Kujtimin, Korabin dhe Batonin.
Është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, për Fëmijë por edhe si gazetare e programit Informativ me tema më aktuale të Kroacisë të emisoneve më të shikuara.Publikun në Kosovë e përfitoj menjëherë mbas mbarimit të studimeve në Zagreb 1983 me tema të guximshme sociale. Me mjeshtri dhe stil të vëçantë autorja tërhiqte vëmëndjen e opinionit të Jugoslavisë. Në festivalin televiziv në ish Jugosllavi Ne 1990 prezantoj Tv Prishtinën dhe hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin…Filmi Krahu i thatë“, flet për gjëndjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku populata shqiptare posaçërisht, intelektualët, vuanin nga recesioni i politikave të Milloshvicit. Po ashtu në Vitin 1990 mori ftesën nga TV Zagrebi, nga programi dokumentar i fëmijëve dhe në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, në 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë. Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb. Por nga bashkëshorti nuk ka pas kurrë përkrahje ata mundohen ta bindin të mos kthehet më në Kosovë, ishte në listën e zezë. Ajo ishte e vetmja ushqyese familjes pesë – anëtarëshe. Nga mesi 1991kur filloj lufta në Kroaci jeta në bashkësi ishtë e pa mundur vendosi te mbetet vetem me 3 femijë në Zagreb . Ashtu zonja Shenide Bilalli rriti femijët vetëm – Batonin 3.5. vjeqar Korabin 6. dhe Kujtimi 9 vjecar në botën e huaj, pa rrogë të sigurt dhe banesë. Sot ata djelmosha janë të gjithë me fakultet janë gazetarë dhe sportistë të dalluar dhe të njohur në Kroaci.
Edhe pse ka përjetuar një dramë shumë të rëndë në famijën e vet në atë kohë mediumet dhe televizioni Kroat 1991 ishin plot vlerësime dhe opinione pozitive për Shenidën, për talentin e shqiptares së re. Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova1991. Kur e humbi vendlindjen“. .. Filmi i kundërshtoj Millosheviçit, i hap autores dyert në Programin Dokumentar TV-të Kroacisë, ku e caktuan në program informativ . Për Liri ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të zgjedhur të Kroacisë për të mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.
Me stil të veçantë në filma, Shenide Bilalli përfiton nga traditat Kroate dhe iu bashkohet nënave Kroate. Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë”ku shpëtojnë djemtë shqiptar, Kroat dhe të tjerë nga Armata Jugoslave. Në këtë aksion përfitoj një emër konsiderushëm si regjisore skenariste dhe gazetare në Kroaci po aq të mirë sa ishte si njeri..Por Shenide Bilalli në Kosovë mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë dhe ekskluzivishte flet për jetën e saj dhe karijerën e saj-
Ndiqni Bashkebisedimin:
Pyetje: E dashur Shenide.Cilat janë kujtimet tuaja nga fëmijrija, familja juaj, sa e lirë ka qënë, dhe sa kanë investuar prindërit, në edukimin tuaj?
Shenide Bilalli:-Kam lindur në një qytet të bukur të Kosovës ne Prishtinë në fund te vitit 50-te. Jam një vajzë prishtinase nga qendra Prishtinës. Rrjedh nga një familja intelektuale e cila na mundësoi nje fëmijëri shumë të gëzueshme me kujdes dhe dashuri në ç’do aspekt të jetës.Kam pas një fëmijëri shumë të bukur, plot të mira në familje edhe në shoqërine ku jam riturr. Më kujtohen ato rrugica të Prishtinës të bukura kalldrëmet, gjelbërimi flakëri-pajtonet me kuaj, dyqane të vogla, fura me buke te nxehta…po dalloje rugën ku luajtshim.Si afronte nata dhe dukej ne muzg dhe degjohej ne erresirrë nga xhamia-minarja iknim në shtëpi. Por nuk do ta harroj qëndrën e pioniërve ku kaloja kohën – ishin ”Kombet e Bashkuara dhe ne si ambasador të vegjël prezantuam një shtet te religjionit….ishte një botë e vogël…në Prishtinë… Rinia ishte një përjetim i posaçëm e cila u përbënte nga Korzoja në mbrëmje në qëndër të Prishtinës ku të rinjtë shëtisnin. Gjithë ditën u prëgatitem të dukeshim bukur,,. Korzo ishte si pistë e modes ku ka pas shikues të shumtë të mbështetur ne drunj – e femra u silleshin rreth shëtitjes. Rjedh nga nje familja vjetër qytetare Prishtinase, ku ka pas shumë dashuri. Babi im Shahin Bilalli ka qënë meteorologu i parë në Kosovë cili ka kryer studime në Hungari, e mami punonte si ekonomiste, në Spitalin e përgjithshëm në Prishtinë. Por fati i babait ndryshoj Në vitin 1959. kur i kërkohej të bënte raportin në gjuhën shqipe, me pas i ndodhi një aksident komunikacion i rëndë ku humbi vetëdijën. Me ndihmën e mamit dhe mjekim kthen vedijën, përsëri kryen shkollat dhe bëhet Vllau kryesor në spitalin e Neoropsikiatris në Prishtinë ku ka punuar plotë 40 vite. Ne ishim tre femi, dy vajza dhe një vëlla. Prindërit na mundësuan të gjitha, na arsimuan , dhe na mundësuan te zhvillojmë talentin që posedojmë. Kanë investuar shumë në edukimin tonë dhe na afronin mënyra të ndryshme të zhvilloj talentin në muzikë, film libra dhe sport. Gjithnjë kemi pas gëzimin në shtëpi ku shfaqëm teatër ..vallëzim pushime verore , skijim dhe shkollim jashtë Kosovës. Kam pas nje femëri shumë të pasur, por gjithmonë më kujtohen biseda të prindërve të mshefta, plot me frikë dhe vuajtje për intelektualë dhe student shqiptar të burgosur, por kur nuk fliteshin haptas para nesh….
Znj Shenide . Ju keni jetuar kohë të vështira në Kosovë dhe refleksioni yt ka qënë në vetvete i madh , dhe vendosët të bëheshit gazetare, për të gjëmuar e vërteta, e fjalës , lirisë dhe sovranitetit?
Shenide Bilalli:-..Ishin kohë të bukura po sheshi kryesor i Prishtinës Korzo më vonë u shndërua në epiqëndrën e trazirave, ne arenën e përgjakur nga demostrat shqiptare dhe kërkimin e të drejtave të tyre elementare. Sheshi ku studentët shqiptar kërkonin të jëtë Kosova Rëpublikë në 68, 87,89…sheshi ku është mbrojtur statusi i autonomisë në Kosovë dhe ku 1999 është fituar panvarsia e Kosovës.Mbas kthimit nga studimet, nga Prishtina viti 1983 pas vdekjes së Titos nuk ka qënë më e njëjtë…Rugët e Prishtinës filluan te mbushen me tanke polic te armatosur deri ne dhëmbë, dhe vdekja ishte shumë afër….Gjithmonë kam pytur vëtën pse shqiptarët punojnë punë të rënda e profesora i mbyllnin ….nepër burgje….dhe aq afër e kanë vdekjen dhe ajo më detyroj të bëhem gazetare. Jam diplomuar në vitin 1983 në Zagreb në Akademin për Teatër Film dhe Tv dhe pastaj jam punësuar në TV Prishtin 1983. në montazh filmi, në programin Dokumentar, bashkëpunova me gazetarin Agim Mehmetin po ashtu në programin për Fëmijë si skenariste dhe regjisore. Kam punuar tema sociale por u bëra e njohur si regjisore emisionit kushtuar afirmimit të femrave “ATO” ne TV- Prishtina kam punuar 7 vite….
Pyetje: Znj Shenide. Kur jeni larguar nga Kosova, sigurisht me dhimbje të madhe drejt Zagrepit, cilët kanë qënë bashkëpunëtorët më të mirë , që ju kujtoni, sa guxim dhe sa besim në vetvete u është dashur të bëni këtë lëvizje?
Shenide Bilalli:-Te parën herë jam largua ga Prishtina në studime 1978 ne Zagreb, ishin ato vite të arta. Por provimin pranues kur nuk do ta harroj. Ishte i rënde me shumë komisioni ….tani më duket që ishte një guxim madh të shkoje me studime në Zagreb ku studiojnë vetëm fëmijët e më të pasurve dhe elitës Kroate .Provimin e kam kaluar me shumë sukses . Po interesant ishte në komisionin e fundit ku treguam njohuritë e e muzikës të një vepre të rëndësishme. Kalova me lehtësi pyetjet , po dështova në pjesën sa kam ndjenja për ritëm. Kisha ngrirë nga emocionet, as nuk flisja as nuk lëvizja.Profesorët më ndihmuan te lirohem, pas heshtjes time të gjate më thanë, nuk kaloj edhe pse kam rezultate te shkëlqyeshme nga njohja e filmit, shkrimit skenarit, kulturës përgjithshme por pa rritëm nuk do jem e pranishme në Akademinë për teatër dhe film…Kosovën e lashë me dhimbje dhe mendim jo te mirë për ata kolegë, që nuk janë të realizuar në profesion as për komb, Humba sigurinë vendlindjen , shtypin , prindërit..miq Une u largova në botën e huaj ku u takova me vet veten, talentin dhe profesionalizmin më të lartë në nivelin Europian. Ne një botë ku keni dituri dhe aftësi fitoni ..nëse jo humbni…E unë bëra shumë filma..! Mendoj se fitova.Jam nisur për të dalë, ne një moment jam drejtuar profesorit Gagiq : Ju lutem a mundeni ju ti bini pianos e unë te vallëzoj. Ai ka mbetur i befasuar….që një shqiptare kërkonte te vallëzonte..?.Kam filluar të vallëzoj…Komisioni ka mbet pa fjalë, heshtje dhe befas plot duartrokitje.Prof. Milenko Prohaska kompozitori i mirënjohur në Kroaci me regjisorin Babaja thanë: Bravo, bravo nga ju bëhet diçka, ju do të bëheni e njohur..! Jashtëzakonisht bukur vallëzoni , po jeni dhe guximtare … Ashtu kam kaluar provimin pranues ku frika u shndrua në guxim…Po largimi i dytë nga Kosova ishte i dhunshëm ne vitin 1990… . më ndroj fatin e jetës. Në pergjithësi fati i Kosovës ndikoj ne fatin tim familjar. U shpërngulëm ne Zagreb, me ftesën e TV Zagrebit të xhiroj nje seri te luajtur, por qëndrimi im në Prishinë ishte jo i sigurtë, i rrizikeshëm mbas ngjarjeve në Trepce dhe dhe lançimin e lajmit për fëmijët e helmuar . Në çdo hap më përcilleshin lot ne grykë…Nuk ishte ndjenjë e mirë..! Sidomos para fëmijve. Nuk dëshiroj të kujtohem….
Pyetje: Zonja Shenide. Ju jeni humaniste, e motivuar për të mbrojtur të drejtat e popullit kosovar, që ju e doni shumë, dhe në këtë mënyrë reagoni përmes profesionalizmit tuaj të lartë në gjuhën e filmave jepni ndihmën tuaj. Është një forcë kjo që del mbi Shenidën dhe profesionin e regjizores skenaristes dhe koreografes ?
Shenide Bilalli:- Po Liliana është një forcë të cilën nuk mundem me e zotëru përpara çështjes së madhe të lirisë e panvarësisë. Unë kam punuar shumë si si regjisore gazetare skenariste dhe koreografe . Sot pyes vehten si kam mundur ti përballoj? Sepse mbi të gjitha jam nëna e tre fëmijve shumë të suksesshëm , isha vetëm ne Zagreb pa as kënd. Po më filma kam fituar shumë njerëz, miq dhe ata më ndihmuan dhe kujdeseshin për mua.Fati im është ngushtë lidhur me demonstrata, të drejta e njeriut… luftën .Shpesh, nuk kam dashur të pranoj se jam shumë emotive, dhe pa masë e dua popullin tim . Unë në mënyrë humane reagoj nëpërmjet filmave i ndihmoj dhe jap mesazhe pozitive.Por ato ndjenja i kam shprehur edhe te popuj të tjerë… me kroatë, boshnjake….kam qënë e afërt me ta kur kanë pas nevojë ..
Pyetje:E dashur Shenida. Përmendni disa tituj filmash të krijuar nga ju, temat të cilat keni trajtuar me talent dhe një punë gjigante të palodhur, dhe po ti numëroje sa janë të gjithë këta, dhe cilët me te dhimbshmit, mbreslënësit?
Shenide Bilalli:- Temat e shkrimeve dhe filmave të mi nuk kanë qënë të lehta apo të këndshme.Aktor ishin njerëz te vuajtur të perzanun, persekutuar lënduar dhunuar..Tituj filmavë të mij flasin shumë, por janë plotë dashuri, dhe një stil të posaçëm artistik , Kritika ka pasur ….:“Krahu i thatë” Kur humbi vendlindjen” Britmaja, Muri dhimbjes, Perëndi ndihmo, Paltoja kuqë, Mami mos më lë vetëm..! Ndalni Luftat …..dhe filmi Kosova i cila zgjoj 29 shtete europiane të ndihmonte Kosovën 1998/9. Edhe ashtu, xhirova mbi 300 filma të cilët patën suksese në disa shtete të Evropës dhe SHBA.Filmi për femrat e dhunuara Britmja është dalluar dhe kam fituar kritika të jashtë zakonshme të larta në Europë dhe SHBA për senzibilitetin e bëra temën e rëndë duke ruajtur identitetin dhe krenarinë e grave të dhunuara. Filmi ka zgjuar opinionin botëror…. gjykatën në Haag ….artist….E mos te flasim për filma për të zhdukurit, por vëndin e posaçëm e ka filmi për Kosovën.Filmi ‘’Muri i dhimbjes“, 1997, më ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Cannë. Me këtë film tërhoqa vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit 2708 , persona ku hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.Filmi “Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Canës dhe në Kroaci . Prindërve të zhdukurve i fala të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit tim, “Muri i dhimbjes” i cili hyri në antologjinë e filmit Kroat.
Pyetje:Zonja Shenide. Ju jeni një grua simpatike, në profesion Gazetare, skenariste, e guximshme, e formuar me ide dhe pozitivitet, e palodhur dhe punoni me një seriozitet e përkushtim të madh, përballoni sfida, mendoni se këto janë dhe çelsat tuaj tuaj të suksesit, si e keni menaxhuar këtë rrugë të gjatë?
Shenide Bilalli:-Nuk më kanë munguar keto cilësi znj. Liliana. Tani jam kryeredaktore e revistës Iliria në dy gjuhë te cilën e udhëq prej 10 vjet dhe informoj, njoftoj dhe prezantoj opinionin per kulturën tonë të pasur, personalitete historike dhe trashegiminë që posedojmë. Po ashtu udhëheq grupin vallëzues “Iliria” dhe bëj koreografin me vallzimin modern dhe baletin klasik në performancën e Mbretëreshës Teuta. Filma me rallë xhiroj, është një krizë…në Kroaci..Po gjithmon jam ë interesuar për skenar, dhe xhiroj…Me duket kam pas fatin nga fëmirija të dallohem në mesin e moshatarve. Të gjitha vajza ishin me flokët të zeza une me nje ftyrë shumë të bardhë sytë të kaltërt dhë flokët e bardha, bionde bisha ne sy. Ne momënt është mirë por gjatë jetës nuk është e lehtë të jesh në qendër vëmendjes. Shumë herë dukja ime si grua bionde më ka penguar në punë, por qëndrimi im serioz profesional dhe guximshëm më ka ndihmuar të përballoj të gjitha sfidat . Kam pas fat që nga fillimi është vërejt profesionalizmi talenti im dhe njohja e zanatit.. dhe gjuhës. Me një investim të lartë arsimimi..fitoni sukesin . Perëndimi nuk ta fal improvizimin…e sidomos kur je shqiptar… femër.. Mendoj se, kam luftuar shumë kundër paragjykimeve. Vetë thirja regjisore shqiptare, diskutoja shumë i kam befasuar. Po unë në punën time kam punuar me devotshmëri, këmbëngulje , objektivitet, ndihmuar shume nga edukata e mirë e prinderve të mij. Gjithmonë i falenderoj edhe pse nuk janë në mesin tonë . Më mungojnë
Pyetje:Zonja Shenide Cilat janë Vlerësimet për punën tuaj dinjitoze të papërtuar?Sa ndiheni e realizuar?
Shenide Bilalli:-Statusi im në Kroaci është si artiste e merituar, shumë mirënjohje dhe vlerësime…Shume kam bërë ….kam nevojë për pushim dhe përkushtim në familjeNë TV Prishtina kam ponuar 7 vite dhe ne tv Kroaci 25 vite dhe isha bashkëpuntore e disa televizioneve evropiane dhe SHBA.Kam bashkëpunuar me shumë televizione botërorë shoqata ndërkombëtare dhe emra eminent nga politika Kroacisë Shqiperisë dhe të Kosovës
Pyetje: Zonja Shenide Sa u intereson dhe sa u kushtoni vëmëndje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare ?
Shenide Bilalli:-Shumë, sidomos në Kosovë po edhe në Shqipëri jam kyç si gazetare në procesin e integrimit Shqipërisë dhe Kosovës në UE dhe NATO. Po më duket duhet të punojme më shumë si popull dhe të tejkalojmë shumë gjera si Kroatët, që tejkaluan privatizimin pronën shoqërore dhe të pranojmë institucione, para te cilave te jemi te gjithë barabartë. …Po Shqipëria ka përparësi është shtet i pa varur më tepër se 100 vjet, po me një histori të rëndë 50 vjeçare si shumë shtete të socializmit.Ndërsa Kosova me hapa të vogla, shumë viktima dhë pëngësa po ec ngadalë më sakrifica të mëdha. Po falëndëroj zotin që këmi Shqipërinë, jemi një popull, por këmi edhe miq të fortë SHBA, UE.. që ndihmojnë popujt për të ecur përpara dhe progres.Besoj që mbas 10 vitesh ndryshimet do të jenë më të mëdha. Populli shqiptar është kreativ….vetëm i duhet disiplina dhe respekti për njëri për tjetrin dhe jemi afër suksësit..
Pyetje: Zonja Shenide –Sa disfraksion ndieni për arritjet, dhe nëse do të dëshironit dicka tjetër keni forca dhe vullnet për ta arritur? Cilat janë projktet tuaja në vazhdim?
Shenide Bilalli:- Më duket mjaft kam mbri as nuk dëshiroj më tepër kam kuptuar që ne të gjithë kemi ëndra po Perëndija i realizon si dëshiron ajo. Fakti është fati im i regjisores, karijerën nuk e kam përfituar në tepihate kuq me glamur po me mirëkuptimin për vuajtjen e njerzve….Kur nuk dihet edhe pse të gjithë kanë menduar që jam shumë moderne dhe nuk lodhem as për popullin as për patriotizmin as për gjë. Nga glamuri dhe pasuria që kam pas ika drejt te minator 900 metra nën tokë për shkak humanizmit e patëriotizmit. Vërtet shumë kam humbur, po kam fituar famën e mirësisë. Sot asgjë nuk dëshiroj vetëm një pleqëri sigurt dhe të qetë.
Të bëj filmin për Teutën të cilin e kam nisur në tv Kroaci dhe për shkak të politikës dhe ndërimit të kuadrit u ndërpre. Po ashtu kisha pas dëshirë që këtë eksperiencë filmike t’i përcjell rinisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Dhe të mësoj se filmi nuk bëhet në banka po në teren. Tërë jetën kam kaluar në xhirim nëpër shtete të ndryshme edhe kam parë fate te çuditshme , dhe kam mësuar shumë. T’i gëzohem jetës! Veshtiresite na bejnë më të forta .
Pyetje:Zonja Shenide. Cfarë detaje dhe impresione mund të na jepni rreth profesionit tuaj, rreth ngjarjeve të dhimbshme të luftës, ndihmën që ju keni dhënë, vështirësite.. ç’mund të kujtoni ?
Shenide Bilalli:-Kam një eksperiencë të hatashme….plot njoftime me fatin e njerzve, karaktere te ndryshme psikologji dhe këshilla. Nëpër mes fatit të njerzve kuptova jetën, as gjë nuk ka garanci.Njerëz pasanikë brënda nate mbesin pa pasurin për shkak të luftës ,njerëz pa anëtar familje, shtëpi….Sa njerëz të mirë kam njoftur nëpër mes dhimbjes së tyre..Zot….më e gëzueshme isha kur kam ndihmuar familen Fejzullah dhe Nexhmije Ademi nga Kosova Që Jetojnin në Shivenik -Kroaci të gjejnë djalin mbas 15 viteve në Turqi. Punoja atëhere në HRT1 për mua ky është suksesi më i madh qe egziston… si bashkimi nënës dhe vajzës pas 29 vite të ndara….etj..Jo nuk kam pas vështirësi nga profesioni, e kam pranuar me plot dashuri dhe siguri, besim në vetvete dhe ato që kam menduar i kam realizuar…dhe kam fituar simpatinë e publikut shpejt. Kam aftësi të përcjell emocione në film…..aty ishte suksesi im…. Dhe çdo sfidë në rrugën time kapërcehej sespse shpërfillja xhelozinë, po me ide të reja..
– Nga fillimi karrijerës kam bashkëpunuar me emra me famë si në film si në gazetari ..punën e parë që kam ponuar në Kroaci kanë qënë Lojat e Dubrovnikut, të cilat kan shkuar drejt për së drejti me artiste me të njohur, përmënd këtu 10 episode ku ishin angazhuar artistët më të njohur të Kroacisë. Jam studente Zagrebit të gjithë më njofin kjo gjë më ka ndihmuar shumë..Edhe profesorat e Akademisë më kanë ndihmuar shumë…kanë besuar në talentin tim.. krenoheshin me mua…Ajo ishte shumë domethënëse për mua.
Pyetje. Zonja Shenide. Tregoni ju lutem një emocion të ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përjetoni ju me shumë dashuri, ndonjë sensibilititet …që ju ju ka ngelur në mëndje… cilat kanë qënë impresionet nga personalitetet ?
Shenide Bilalli:-Tërë jeta më kaloj në Kroaci dhe kam mbritur në kulmin në karijerës Kam përjëtuar shumë caste të bukura, vlerësime. E në Shqipëri kur kam bërë intervistën me kryetarin i Sqiperisë dhe të tjerë ndigjojsha fjalë .E JONA ËSHTE LËRE ..! Zot sa bukur ndihesha me veten…!Kam intervista me të gjithë kryetarët e shtetit dhe personalite të fushave të ndryshme të Kroacisë, Shqipëris, Kosovës dhe të Europës .Jam përpjekur të tregoj një edukatë dhe mirësjellje të lartë, me natyrën e gëzuar që kam Gjithmonë ndaj bashkëpuntorve kam treguar respekt dhe besim. Puna jonë është ekipore Te jesh regjisore e mirë pa e pasur xhirusin e mirë, mjeshtrin e dritave… skenografin artistin cili shënon tekstin tim në bukuri të të folurit….suksesi është i përbashkt.Po rastin që nuk haroj është filmi Kosova cilin e kam punuar për HRT, nga unë kërkohej që të bëj një rrëfim refugjatve shqiptar nga Kosova 1998, po unë prita atë moment me vite, të tregoj botës që shpërngulja popullit shqiptar nuk fillon nga vite 1990 po shpërnguljet janë permanente nëpër shekuj duke filuar nga Ilirët e larguar nga trojet e tyre nga sundus të ndryshëm e sidomos me ardhjen e sllavëve në shekullin XI.Mblidhja ekipin elitar të profesorëve ma të njohur te Kroacisë, për çëshjën e Kosovës të flisnin për : mardhënje ndërkombëtare, historinë dhe ekonominë, të tregojnë dhe të sqarojnë botës se jemi popull i pasur, prejardhjen tonë ILIRE si popull më i vjetër dhe vuajtjet e tij.Kam qënë shumë krenare me filmin, mbas emetimit në televizione botërore të cilët e kanë transmetuar.Kam mbledh shumë ndihmë në Europe për Kosovën. Ky film ka mbritur deri Bill Klinton para intervenimit NATO-s në Kosovë. Kushneri dhe shumë politikan të tjerë botërorë. Redaktori i programit ka qënë i befasuar dhe pas filmit më tha:Më bëre tradhti po mirë…të fali populli yt është në pyetje.. Por na ke borxh, ke punuar shumë për popullin Kroat …të falenderoj! E une prita që të më ndalojnë të punoj në televizion .
-Së fundmi një mesazh për botën e gruas shqiptare:
Shenide Bilalli:- Besoni në forcën që posedoni, edukohuni arsimohuni, besoni në vehten tuaj.
Falenderim Shenida.
Faleminderit Zonja Liliana që më kushtuat vëmëndje, kohë , punë , me plot interesim, shkruani dhe percillni jetën dhe karrierën time. Eshte nje pune me vlerë , për vlerat e Kombit që po bëni me një sens mjaft dashamirës, profesional, mesazhdhenës. Një punë e pakrahasushme me gratë shqiptare në të gjithë botën dhe të gjitha profesionet, jam e impresionuar nga vullneti juaj, dhe dëshiroj ta vazhdoni këtë punë po me kaq pasion , dhe besoj së bashku do të bëjmë shumë projekte të suksesshme
Ju përqafoj me mall, dhe besoj që GSHB-Albania Woman in the World do të bashkëpunojë me Mbretëreshën Teuta nga Zagrebi e posaçërisht ju zonja Liliana për të cilën kam shumë respekt…. Falemiderit
Falenderim Liliana.
Ju falenderoj shumë e dashur Shenida impresionuar nga arritjet tuaja si gazetare dhe në botën e televizionit. Kontributi juaj për shoqërinë është sinjikativ dhe i madh. Ju hidhni drite mbi historine e dhimbshme te Kosoves. Tregoni me gjuhën e filmit dhe te gazetarisë se sa e rëndësishme është PAQJA! Kjo intervistë besoj se është një mesazh kurajoje historije, edukativ, humanizmi, force, profesionalizmi, guximi, dhe dashurije për kombin. Je nje model i shkëlqyer suksesi, inspirim për gratë në fushën e gazetarisë, botës së televizionit dhe shoqërisë. Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.
Dr.Liliana Pere
”Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP