• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Google me flamurin shqiptar dhe dita e varrimit të shtypit shqiptar

November 28, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.28 Nëntori i vitit 2015  do t ë kujtohet pas 100 vjet ëve se gjigandi i madh  kërkimit Google për të dytën herë pas 100 vjetorit t ë Pavarësisë kombëtare shfaq n ë logon e  saj për krejt njerëzinë rruzullit tonë flamurin shqiptar.Dhe sit  ë mos krenohesh me motorin e madh kërkues  kur flamurin i vendit tënd  qëndron krenar për herë të dytë në faqen kryesore të saj atje ku të gjithë zgjatin gishtat për  të naviguar. Sa krenar jemi sot unë dhe ti dhe të gjithë shqiptarë ,një nga shenjat kryesore të  vendit tim gjendet në kryefaqen botërore .Google të jemi mirënjohëse përjetë  të jetëve. Edhe pse je larg nesh me mijëra km na  ëre krenar në këtë ditë të shënuar.
 2.Po sa trup i vjen sot  çdo shqiptari  brenda ketij trualli dhe jashtë ti,j që shtypi i vendit të tij sot në këtë ditë të shënuar në  kryefaqet  e tij  s’kishte  asgjë nga kjo shenjë e vecantisë ë kombëtare. Kjo shpjegon qartazi se sa i mjerë  është shtypi shqiptar dhe në çfarë kënete  është zhytur prej vitesh. Mos vallë nuk e dinin q ë sot  është dita kombëtar e flamurit, mor të mjerë, s’bëheni ju kot lodhet bota e qytetëruar me këta  mjeran  të veshur shik por kokëbosh,por që një arsye e kanë. Arsye është e thjeshtë .Nuk jeni për këtë punë, merruni me dicka tjetër.Dita kur i padituri udhëheq turmën e të diturve  është dita e parë e kiametit Dhe sa shpejt që kjo ditë e frikshme ka ardhur në këto troje?
 A ,nuk kanë thënë të moçmit ,pleqtë apo të  parët, që kjo botë e madhe  në të vërtetë që as më shumë, më pak madje ,një  ënet e madhe,ku vijnë rreth e rrotull minjtë e saj.Kujt ju prish terezia apo kujt i interesohet të shikoj apo lexoj sot shtypin shqiptar kandisur në këtë farë feje. Shtypi i shqiptar sot shkruante :se Iliri kishte dhënë leksione në Romë ,se çfarë leksione u ka dhënë shtangisti  injorant studentëve romak,  një Zot e di,apo piktori me bojëra dhe kanavacë  është sot larg shtatë male kaptuar!Apo Luli që diku nga një katund i largët fliste për datën 8.
Shqiptarët e kanë festuar ditën e flamurit në paqe dhe në luftë. Kjo ditw wshtw e shwnuar  për çdo kohë dhe brez.Vetëm shtypi shqiptar në kryefaqen e tij tregoi sa poshtë ka rënë niveli dhe i gazetarisë shqiptar  të mos kujtojnë as ditën e shënuar të kombit të tyre .A e keni vërë re shtypin shqiptar  dhe nuk ju ka vrarë sytë që me germa të mëdha  dhe në kryefaqe  ka shkruar dhe mirë  bënë  për festën  e Amerikës, Italisë, Gjermanisë,Kinës  ,mirëpo si e harroi vallë ky shtyp ditën e tij kombëtare kjo është për tu analizuar edhe nga Kuvendi shqiptar,nga shoqatat e gazetarëve,nga forumet mediatike. 
Kjo duhet cilësuar   është arsyeja   që sot gazetat shqiptare,sa më shumë ditët  shkojnë, po rrudhen jo nga varfëria ekonomike, por nga varfëria e shkrimeve .Po mbyllen gazetat ,mirë bëhet se çuduam  fleta  letre të printuar që s’të vlejnë më për asgjë,por që kanë shërbyer vetëm për politikanët dhe tenderaxhinjtë.
Sot po varrosim  shtypin  e shkruar
Gazetat shqiptare sot flisnin për gjithçka që kemi ndjekur mbrëmë ndër edicione lajmesh por asgjë në kryefaqe të tyre për pavarësinë e këtij vendi. Me dhimbje e themi:Sa poshtë dhe sa turp por dhe sa të mjerë këta gazetarruc shqiptarë .Gazetat shqiptare sot më kujtojnë qivuret që gjithë kohëve me dorë i kanë bërë. Dhe qivuret gjithë kohëve  për të vdekurit kanë shërbyer. Dhe këta qivure sot shërbejnë më mirë se askush tjetër  për mediumin e printuar shqiptar. Dhe përpara se qivuret ti fshinin ndër dhe ,ishte funerali .Dhe që do ti kallin  ose janë kallur ndër dhe. Qivuret brenda nuk kanë trupa njerëzish ,por gazeta shqiptare me  fjalime  e premtime politike mirëpo në fund edhe ato shkojnë  tek të shumtët,ndër të ikurit e këtyre botëve. Varrezat në perëndim të katundeve tona të ndjellin trishtim. Edhe të vdekurit i kallnin në dhe , përpara se të ikte dielli . Një traditë kjo, që zbriste ndër shekuj. Dhe në varrim merrte pjesë i gjithë katundi . Mirëpo mungonte vajza e mërguar shtatëqind vjet apo shtatë male kaptuar përtej .Na mbeti deramet, thoshin pleqtë e moçëm si nuk erdhi kishte thënë :”Më lajmëroni ti hedhë një dorë dhe .Kujt,po  qivureve të mbushur me 
letër të printuar ose ndryshe shtypit shqiptar. Funerali.Në funeral njerëzia qajnë.
Loti   si proces kimik është pa ngjyrë , mirëpo unë do ta gjykojë ai është produkt i shpirtit . Poradeci i madh , oh i miri Lasgush duke shkruar thotë diku:Dhe  loti tha : ” Vërtet! Më lindi dhimbj’ e zezë, //Dhe dal nga syr’ i vuar i zemrës njerëzore …. Qivure ka. Dhe funerale. Por, në 25 vjet tranzicion të hidhur dhe të dhimbshëm ,shqiptarët po bëhen kashtë e koqe dhe nëpër këtë rrugëtim ka ecur edhe shtypi shqiptar. A  nuk  duhet shkuar ndër mëndje   se edhe banorët e këtij trualli pellazgjik kanë të drejtë të shohin pak qiej dhe jo të ngasin përditë llafin për qivure dhe funerale?A nuk do t ë ishte krenari kombëtare që vetë mediumet e printuara ta  bënin këtë  ashtu si e kanë bërë mëmat e tyre ndër shekuj e shekuj. Unë sot po varros shtypin shqiptar dhe s’jam vetëm. Me mua  je dhe ti  shqiptarët  është edhe google.
 Njoftim mortor. Njoftohet se ka vdekur shtypi i printuar shqiptar vjeç……varrimi 
bëhet në varrezat publike të Tiranës……ora…..

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Google me flamurin, Kuq e zi

PËRSE KA FRIKË EVROPA?

November 26, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.
Tanket në  kryeqytetin e Evropës ,cfarë tregojnë:frikë.pasiguri apo forcë?
Pamjet që edhën  këtë javë nga kryeqëndra e Evropës treguan edhe një  herë në cfarë  gjëndje është sot Evropa.Pamjet ku tankerat lëviznin rrugëve të kryeqytetit evropian fillimisht u kujtuan se i përkisnin  luftës së dytë botërore, vetëm foto apo ndërtesat,njerëzia e veshur shik  të sollën pamjen e vitit 2015 në zemër të Evropës plakë  në një stinë dimri ta sapofilluar me mjete lufte.Evropa kështu ka qenë gjithëkohës mospërfillëse ose tejet e shtirur dhe prandaj punësit kanë rrjedhur në këtë mënyrë.Shumë  vende të kësaj Evropa përfshi Ballkanin ndodhen sot larg saj nga murret që ajo ka krijuar vetë.Murre të cilat ajo i ngriti me kujdes dhe   po me kaq kujdesë i ruan.Këto murre, që c’praj fillimit të luftës së dytë botërore ende janë prezentë,hiqen diku e vendosen  në tjatër vend të saj.Këtu e ka edhe faktin frika e saj që në zemër të kryeqëndrës së saj, sot të lëvizin tanket.Terrorizmi është prezent sot në botë,mirëpo ai nuk godet kurr ball për ball.Atëherë kur se pret dhe pas shpine terrorizmi godet.Shikoni pak  rastet e terrorizmit të viteve ‘70-80 si godiste dhe nga vinte .Prandaj frika e Evropës  tregon dobësi të saj,kurrsesi forcë.
Pamje të tilla nga kryeqëndra e Evropës tregojnë  më së miri se Evropa jonë e madhe ka frikë, madje është trembur e tëra e sikletosur deri në fund, ajo nuk është sulmuar ushtarakisht   nga ndonjë shtet tjetër, por vetëm nga kamikaz të cilët ajo i ka pranuar bujarisht në gjirin e  saj fillimisht si emigrantë dhe më tej si shtetas të saj. 
Me një llaf labërishte Evropa është sulmuar nga shtetasit e saj.Përse Evropa është kaq e dobët dhe trembur kjo ka shumë arsye për tu shqyrtuar, por një gjë duhet kuptuar.Evropa pa Ballkanin ka mbetur si një trup pa krahun e djathtë të saj.Ballkani ka qenë historikisht  mburoja  nga stuhit e shekujve.
2.
Tanket në zemër të Evropës tregojnë gjumin e Evropës përball terrorizmit.Franca goditet brenda një viti për të dytin herë.I kujt është faji mos vall i një shteti tjetër.Përse shteti francez e kërkon fajin tek forma e luftës si xhihadismi dhe jo tek vetja e saj që duhet të mbrohej dhe të merrte masa, që kur u goditën gazetarët e një reviste humoristike në Parisë.Dihet se xhihadistët prej vitesh kanë synuar dhe realizuar goditje të objektivave  të Perëndimit dhe sidomos viktimizimi njerëzor me kamikaz duke e akuzuar këtë të fundit për armatimin e diktatorëve ose mbajtjen në këmbë të diktaturave në vendet e tyre duke ditur edhe faktin tjetër, që xhihadistët e sotëm shtrëmbërojnë doktrinën islame  apo janë në papajtueshmërin me doktrinat e saj.Mirëpo përball këtij rreziku Evropa ka qenë shpesh liberale ose masat karshi tij kanë qenë  foshnjarake.Viti 2015 u hap me përkujtesa dramatike që
xhihadizmi ende përbën një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë
e shumicën e vendeve evropiane. Sulmet që gjakosën
rrugët e Paris(janar kundër zyrave
të revistës  Charlie Hebdo dhe sulmi në  Kopenhagë (shkurt kundër lirisë e ngjarjes fjalës dhe një sinagogë  fetare konfirmoi frikën që kishte qenë prej kohësh
shprehur nga autoritetet në të gjithë kontinentin.Vdekja e Osama bin Laden dhe entuziazmi nga Pranvera Arabe,(shkruan L
orenzo Vidino, PhDDirector of the Programme on Extremism Center for Cyber and Homeland Security, George.Ëashington University, Ëashington DC,) kishte shkaktuar fillimisht shpreson se lufta kundër terrorizmit dhe trashëgimia e saj toksike kishte
të bëhet një gjë e së kaluarës.Megjithatë, gjatë dy viteve  të fundit
ka pasur një realizim trishtues se lëvizje globale xhihadist është asgjë, papo  u zhduk.
Përkundrazi, ajo ka përjetuar një rigjallërimnë mbarë botën, duke përfshirë edhe në Evropë.Nuk ka tregues më domethënës i kësaj dinamike se
mobilizimin e luftëtarëve të huaj evropiane përkonfliktin në Siri dhe më pas në  Irak,mobilizimi ixhihadistëve evropian në fushë betejat e huaja nuk është një fenomen i ri.Ajo daton në vitin 1980(Afganistan),vazhdoi gjatëtë 1990 (Bosnja dhe Çeçenia), dhe u rrit nëtë viteve 2000(Afganistan,Irak dhe Somali).Edhe kështu,numri i luftëtarëve evropian me bazë që kanë arriti në Sirinë dhe Irakun që nga viti 2011 është paprecedente.Mirëpo si reagoi kjo Evropë për këtë raste.Shqyrtimi që sjell Lorenzo Vidino, PhD Director është se:Autoritetet evropiane kanë reaguar në një shumëllojshmëri mënyra.Ndërsa qasjet ndryshojnë nga vendi në
vendi.Mirëpo përse duhet  mbajtur ngrehur alarmi kundër xhihadizmit.Në të njëjtën kohë motivet fetare luajnë një rol vendimtar.Lufta fetare në lindje ka vijuar prej shekujsh në atë rajon  majde që kur u krye ndarja mes shitëve,alevitëve  dhe synive.Shumica që bashkohen me grupeve xhihadiste janë nxitur nga një urrejtje të thellë për alavitëve dhe shiitëve në shikimin e përgjithshme dhe të shohim se çfarë ata e konsiderojnë luftimin e devijuar  kundër sekteve (ndarjeve ) islamike një detyrë fetare.
Shteti islamik i qeverisur nga një interpretim i rreptë
por dhe i gabuar i Sheriati në Siri dhe Irak ,ka ngallur entuziam  tek xhihadistët me fitoret e tyrre. Kjo perspektivë në mesin e atyre që kanë përkrahur ideologjinë xhihadiste edhe për shkak të rëndësisë së veçantë të Sirisë në historinë islame dhe
eskatologjisë.Shumë faktorë të tjerë që vijnë nga këto vende duhen arsyetuar dhe shikuar se xhihadizmi sot ka një  precendet të ngulur në Sirir në këtë shtet  të copëtuar që prej katër vitesh vijonë lufta fetare për pushtete mes Assadit dhe synive opozitar dhe më tej krijimin e një minishteti islamik që ka terrorrzuar botën me vrasjet gjakatare.
A mos vallë ato shkëndija, që u ndezën tej përposh vende me  fushat  naftëmbajtëse të mos përcilleshin   deri përtej Mesdheut  në territoret e Evropës plakë?
Nga janari i sulmit të parë përshkuan  plot 11 muaj për të rigoditur në të njëjtin vend, por me një mënyrë tjetër terroriste.Përse Evropa sot që nxjerr tanket e saj nuk mori masa   duke forcuar kontrollet për emigrantët që vijnga nga vendet e luftës?
Sa i cuditshëm është fakti që Evropa ngre murre e barriera për ballkanasit, që nuk i sjellin asaj  rrezik  sepse janë banorët e saj autoktonë dhe hap kufinjtë për emigrantët mes të cilëve ,luftëtarët e xhihadit   kanë depërtuar  deri në zemër të saj,madje duke u bërë edhe banorë rezident të kryeqendrës evropiane.Në rradhë të parë Evropa duhet ta shoh veten e saj,vendimet që merr dhe në një tejqyrë të shikojë  mundësin që të integrojë Ballkanin shpejt si pjesë e saj  duke mos e lënë të pakënaqur aq edhe duke mos e lënë pre të xhihadistëve apo rrymavev fetare, që kërkojnë të penetrojnë në këto vende.

Filed Under: Opinion Tagged With: Evropa, Gezim Llojdia, PËRSE KA FRIKË

Nje portret i i pautorizuar

November 12, 2015 by dgreca

JETË TË GJATË MOIKOMIT/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Moikomi është një zë i bukur i pendës shqipe.Ashtu si ato monumentet e kulturorore që kanë status dmth mbrohen nga shteti,ky rrap madhështor që e ka emrin Moikom Zeqo është një ndër të pakët dhe ndër të rrallët e kësaj kategorie .Nga kjo rrjedh edhe detyrimi, që shteti ynë ka karshi figurave të tilla si Mokomi,Kadare,Agolli,Arapi,Xhufi,etj .
Befasisht dje me arkitektin dhe karikaturistin e mirënjohur nga qyteti i Flamuri,t Arben Meksi diskuton rreth një lajmi që ishte dhënë nga disa mediume, por që çuditërisht ishte shpërndarë me shpejtësinë e erës rreth gjendjes shëndetësore të Moikomit.
Është i kuptueshëm shqetësimi i adhuruesve e lexuesve të tij të kësaj figureve erudite që të shqetësohen për shëndetin e Moikomit .
Arkitekti A.Meksi ngre telefonin duke kontaktuar numrin e Moikomit.
-Alo Moikom c’qe ky lajm apo ndonjë lajm gazete?
-Lajm gazete dëgjohet nga përtej telit zëri i kolosit sic e quan n arkitekti i njohur A.Meksi.
E kisha takuar para disa ditësh shpjegon A.Meksi te marrja e çmimeve të :”Kultit”.Ishte vizituar në Angli dhe gjendja e tij nuk mund të thuash se ishte në parametra optimal.
A.Meksi i thotë se do ta kalosh shpejt dhe i uron edhe në emrin tim shërim të mbarë.
Moikomi është një një perosnalietet shumëdimesional i kulturës shqiptare.Rreth 15 vjet më parë te kryegjyshata ,Moikomi dhuroi librin e tij të famshëm gati mistik:” Syri i tretë dhe Naim Frashëri në syrin bektashian që ishin shqyrtime të hollësishme të studiuesit rreth mistikës së shitëve në botë dhe bektashinjve.
Ca vite të shkuara Moikomi bëhet llaf për post-kohën e 90 ai me një bllok në dorë shkonte dhe mblidhte cdo fjalë të poetit Dritëro për të cilin shkroi edhe nj libër. Mirëpo c’më thanë në një takim krijuesish.,kur biseda e solli këtë rast. Është i cuditshëm fakti që Mokomi qëndron më lartë se për vlerat krijuese dhe duhej të ishte në fakt ky i fundit të shkruante për Moikomin. Mirëpo ku pranon Moikomi ky njeri i thjeshtë, sa s’duhet tju kujtojë një fakt.Kur ishte drejtor i muzeut ai shkonte nga qyteti i tij Durrësi dhe kthehej me tren,ndërsa automobilat i kishin pushtetarët ata të pashpirtët,të korruptuar gjeri në palcë ata siç thoshte poeti Ali Asllani ngrysesh fukara ,gdhiheshin milionerë.Dhe në këtë kulm pune e hoqën nga drejtor i muezeut.
Fryma e Moikomit. Zbritur tek dielli. Përndryshe, një ditë vjeshte e vdekur, mundej që pasqyra e saj të na rrëfej:lëndën e Zotit. E ndritçme,fytyra. Shëmbëllim i arit. Ndrit pasqyra. Tek shpirti i diellit. Mokimi është poet,shkrimtar,studiues,arkeolog,kërkues stalaktitesh është punëtor I pashembullt i penës .Moikomi është një xhevahir i rrallë që edhe sëmundja dot nuk e vë poshtë. Ai është modest dhe prandaj i dërgoi mediumit një letër për shqetësimet që u soli adhuruesve të tij në fakt janë këta të fundit të shqetësuar duke e ndjerë fatin e tij si të tyre.
Moikomi është arkeolog ,studiues,historian. Duke bërë një përshkrim të Radhimës dhe Jonufrës i vetmi që ka zbardhuar ardhjen e piktorit,Onufër ishte Moikomi te botimi “Onufri”,një libër i rrallë për nga mënyra e të shkruarit dhe thellësia e mendimit.Ja cfarë thotë aty:Dr Moikom Zeqo , arkeolog,historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit Onufër shkruan dhe për gjirin e Vlorës:”Në masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe emër i një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare,ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura .Dhe një numër prej tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor…”
2.
Cfarë është jeta. Ku heliotropizmi. Soditja diellore e pa kyçur në përfundim të perëndimit.
Moikoim ka qenë ministër u kulturës në kohën e post-viteve’90.Si autor ai ka mbi 100 libra dhe shumë të tjera më thotë miku i tij A.Meksi që presin radhën e botimit. Mirëpo do të fokusohem në një pikë që këtë jetë e ka sfilitur edhe shteti më shumë .Si nuk u gjet një punë për këtë njeri punë shumë. A nuk kishte nevojë Ministria e Kulturës për një këshilltar kulture si Moikomi, vetëm bisedat më të janë ujëvara të pashtershme. Si nuk u gjet një vend pune nëpër muzeumet tona ,institute albanologjike, Akademia e shkencave, drejtorit e kulturës.
Si mund të mbetej vallë ky shtet, të lërë pa punë Moikomin e madh,këtë kolos të gjithanshëm eruditin siç e quan B.I,mirëpo ai është poet, shkrimtar, studiues,historian,arkeolog, dhe me gradë shkencore. Kaq shumë Moikoma, paska patur ky vend që degradoi rrejshëm deri në këtë farë feje?Është kjo pyetja jonë dhe e adhuruesve të tij, që në këto ditë luten edhe për shërimin e tij.
Moikom jetë të gjatë!

Filed Under: Featured Tagged With: Gezim Llojdia, Jete et gjate, Moikom Zeqo

PSE PALESTINA VOTOI KUNDËR KOSOVËS NË UNESCO?

November 9, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.I hidhur ky lajmi për mos votimin e Kosovës në UNESCO.Për ta kapur 95 votat Kosova arriti deri në 92 vota dhe kundër saj u pozicionuan edhe një vend mysliman I njohur në botë për vuajtjet e mëdha në 50 vitet e fundit sic është Palestina. Vendi i ri është njohur deri tani nga 111 shtete, por jo nga Serbia apo anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB Rusia dhe Kina. Për të fituar anëtarësinë e UNESCO-s, Kosova kishte nevojë për një shumicë prej dy të tretash. Nga 142 vende që votuan, 92 e mbështetën mocionin, 50 votuan kundër dhe 29 abstenuan, që do të thotë oferta ra shkurtë nga tre vota.”Pjesa më e madhe e vendeve të botës kanë votuar për Kosovën”, tha ,ministri i jashtëm Hashim Thaçi .Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Komitetit Olimpik, por ka qenë duke luftuar për t’u bashkuar me organizata të tjera ndërkombëtare për shkak të kundërshtimeve të Serbisë.”Rruga e Kosovës është i pandalshëm dhe ne do të aplikohet dhe të bashkohet me organizata të tjera, duke përfshirë edhe UNESCO-n edhe një herë,” tha Thaçi.
2.A ka punuar diplomacia jonë për këtë dhe ajo e Kosovës?Rezultati është tregues. Presidenti serb Nikoliç e përshkroi dështimin e Kosovës për të siguruar anëtarësimin në UNESCO si një fitore diplomatike.”Unë e përgëzoj Qeverinë e Serbisë, e cila ka investuar një shumë përpjekje diplomatike dhe nuk heqin dorë, edhe kur dukej se gjithçka ishte e humbur. Kjo vlen për të kuptuar politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë se paaftësia e tyre solli këtë rezultat zhgënjyes. Por nga ana tjetër duhet kuptuar se Serbia ka punuar fort për të ndalur Kosovën në UNESCO,kur kjo ishte gati e siguruar.
Kam ndjekur me vëmendje gazetat e Kosovës prej ditësh në vend të treguesve të trashëgimisë kulturore ,ato paraqisnin faktin e kryer ,anëtarësimin në UNESCO. Serbët këta mjeshtër të manipulimit edhe këtë herë kanë çelur kanale diplomatike për të penguar këtë anëtarësim me çdo mjet dhe çdo kusht ,deri në mbërritjen e një rezultati që u shkon për shtat politikës së tyre. Po përse Palestina shkoi kah shteteve të tjera kundër Kosovës. Shqipëria vetëm një muaj më para i dha votë duke treguar se sa miope ishte treguar karshi kësaj politike dyfytyre të një shteti mysliman, që ka 50 vjet në luftë dhe ashtu si Kosova kërkon të drejta në organizata ndërkombëtare. Kanalet serbe kanë funksionuar si gjithnjë kundër shqiptarëve ashtu sikurse kanë vite, që shpërndajnë mashtrime dhe lajme të rreme.
3.
Me një pasuri të kishave të vjetra shekullore dhe manastireve ortodokse, Kosova ka mbajtur gjatë status pothuajse mitik për serbët që konsideron si djepi i besimit të saj shkruan një gazetë e huaj sot.
Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Kjo tregon gjurmët e jetës të këtij rajoni shqiptarë. Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës janë të fokusuara në një guit të Kosovës cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ruan brendia dhe krejt toka e Kosovës.
Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që ka Kosova ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës,Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
4.
Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.
Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.
Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës.Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër
stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuar gjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykë rrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth. Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si Vinça C. Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin: Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile tjerrtorja,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buze autostradës ne ndërtim Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin .
Edi Shukriu vlerëson se qyteti 2 mijë vjeçari Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës është shprehur arkeologia kosovare. Tek fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohë-formimi saj ngjet para pushtimit romak me një vijimësi dardane

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Llojdia, pse Plaestina, votoi kunder

KUR PAOLO PINTO PËRSHKOI ME NOT DISTANCËN OTRANTO-VLORË

November 8, 2015 by dgreca

Nga Gezim LLOJDIA/
1.Alfred Troqe është një notar i viteve ‘80 në qytetin detar të Vlorës.Përvec peripecive që ka përshkruar, Fredi rrëfeu garën e notit zhvilluar në vitet ’80 .Nga Karaburuni në Vlorë ,garë kombëtare e notit me pjesëmarrjen e rekordementëve të këtij sporti,që sot duke se është shuar.
“ Lyem me graso krahët dhe pjesët tjera të muskujve për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë dhe të distancës së garës ,ku fillesën e kishte në Karaburun. Kur erdhi P.Pinto ai ishte nisur nga shteti italian, grupi i notarëve shqiptar e shoqëroi këtej mezokanalit ,kur u fut në gjirin e Vlorës. Pinto ishte vendosur në një kosh mbrojtës dhe në të djathë të notarit të që përshkonte distancat e gjata shprehet Fredi, kishte një shoqëruese italiane,notare zonja e cila e drejtonte me shprehet majtas-djathtas,ndërsa Pinto të gjithë trupin e kishte të lyer me krem special,duke dalluar nga notarët shqiptarë që përdorën graso makina për të realizuar një garë në distancë të madhe. Pinto i kishte të gjitha përgatitjet e nevojshme për një garim në det dhe në përshkimin e distancave të gjata. “Salcë”, me një graso të veçantë përbëhet nga një përzierje e lanolinë dhe parafine,kremi që lyen trypin, kufje, syze,anash skuadra e tij shoqëruese në të dy anët.
Pas kësaj ai e ndërpreu garën shkak bëhet moti i keq dhe deti me shumë dallgë për ta rifilluar sërish garën e ndërprerë deri në breg.
2.Përshkrimi i distancës nga Otranto në Vlorë kishte filluar disa vite me parë ,mirëpo P.Pinto ka kaluar disa peripeci. Gazeta italiane La republika e29 qershor 1984,shkruan rreth aksidentit të tij:Nuk ka kaluar me not në brigjet shqiptar të Vlorës në Otranto, Paulo Pinto notar i Barit, ai ishte përgatitur për largimin, rrëshqiti në një hekur duke ndikuar shumë në anën e tij të majtë të kurrizit duke prokuruar një hematomë të madhe. Para se të shkonte në një spital për tu nënshtrohen rrezeve x dhe ndihmën e parë, Pinto, iu desh të priste dymbëdhjetë orë. Në mesin e të kuptuarit ‘tjetër’ se delegacioni italian,që kishte shoqëruar Pinto (kalimi ishte pjesë e një serie të shkëmbimeve kulturore dhe tregtinë ndërmjet të qytetit të Otrantos dhe ‘Shqipërisë)
mbetën në det për shumë se disa orë ‘për shkak se Qeveria Shqiptare
kishte refuzuar vizat dhe të zbarkonin pasagjerët.
Pinto ishte për të mbuluar dyzet milje e detit në tridhjetë deri në dyzet orë, not natën, për një total prej 140,000 goditje, të ushqyerit çdo gjashtë deri në shtatë orë me ushqime gjysmë të lëngshme. Për të mbrojtur atë nga peshkaqenët,ai shoqërohej nga një ekip me pushkë gjahu, fishekë me dioksid karboni.
Kalimi ishte “dënuar” në këto ditë për të përfituar nga një periudhë prej rrymave të favorshme.
Luca Barrel :I pari që provoi pasi është përpjekur iahte Paul Pinto në gusht të vitit 1985,por ka dështuar për shkak të gjendjes së keqe të detit, Adriatik nga Puglia në Shqipëri, vazhdimisht për njëzet e katër orë, duke u mbështetur vetëm në trajnimin e tij fizike dhe duke besuar në mëshirën e ujërave. 14 korrik 1979: Paul Pinto përmes
për të notuar në ngushticën e Otrantos.
Gino Martina midis të tjerave thotë:Në vazhdën e Pintos ,The performanca e tij ka përmirësuar rekordin e mëparshëm prej Paulo Pinto, i madh notar i Barit, i cili vdiq në vitin 2004, në verën e vitit 1986, preku brigjet e Shqipërisë, pas 35 orë në stil i lirë.
3.Kush ishte Palo Pinto ,njeriu,që erdhi në zemër të diktaturës në vitet’ 80. Kampioni i botës në sportet e hapura në ujë ujë dhe figurë e paharrueshme në botën sportive.
Gazeta Del Mezzogiorno shkruan:I lindur në Bari më 8 gusht, 1937.
Avokat, shkrimtar, kampion i paharrueshme dhe mbajtës rekordit botëror Championships Sëimming, pasi duke qenë një notar në pishinë të lartë për distanca nga 400 dhe 1500 metra stil i lirë iu përkushtua kalimeve të shumta dhe të jashtëzakonshme. Ndër shfaqjet e tij të shumta janë për të kujtuar: dy kalimet Capri-Napoli, rekordin italiane në ngushticën e Mesinës në 30 ‘dhe 15’, Kalimi i kanalit anglez nga Anglia në Francë në 1 orë dhe 3 ‘; rekord botëror në ngushticën e Otrantos nga Castro Marina deri Fanos në 42 orë dhe 45 ‘; rekord italian i 24 orëve të notit në Bruksel; lundrimi nga Korsikë të Elbës në 26 orë dhe 33 ‘, Kalimi i liqenit të Ontarios në Kanada në 24 orë, kalimit Itali – Shqipëri (Otrantos – Vlorë) në 35 orë, Jugosllavi – Itali (Is Pelagosa – Vieste.) Në 27 orët e 14 ‘, Tremiti Gargano në 6 orë dhe 20’. Ai vdiq në dhjetor 2004.
Marco Piccinni 28 Janar2012 shkruan : Njerëz të famshëm nga Salento
Historia njerëzore është e përbërë nga shumë incidente të vogla, disa pjesë të një mister që përshkruan një imazh në të cilën çdo individ është në gjendje të njohin rolin kryesor.
Asnjë njeri që i hapi sytë mëngjesin e 12 korrik, 1979 mund të ketë njohur se një ngjarje e madhe do të ndodhte. Askush nuk mund të imagjinojmë se çfarë gazetat do të flasin atje së shpejti. Asnjë. Por disa njerëz ishin duke pritur aty, mbi të brigjeve të presë për një sinjal, një “mënyrë” nga Aeolus dhe Poseidoni, era dhe deti, për një kompani të madhe mund të shohin përmbushjen e saj: për të kaluar atë shtrirje të detit shpesh protagonist i “udhëtimet e shpresës”, që për një herë do të paguhet në vend për të arritur një ëndërr. Ajo zhvillohet brenda në kafaz metalik që do të jetë shtëpinë e tij dhe mbrojtjen nga peshkaqenë për gati dy ditë.
Projektuar nga shoku i tij Nini, kafazi ishte bërë prej hekuri strukturore, një rrjet ngjitur me 8 lundrues.6 metra i gjatë, të gjerë dhe të thellë 5 ,3.
Në fund të artikullit te gazeta një shqiptarë Julian Kripa ka bërë këtë koment:
Përshëndetje, dhe unë u kujtoi gjithmonë Paul Pinto, unë kam parë personalisht në Vlorë në verën e vitit 1979 në afërsi të komunës së Vlorës, isha 8 vjeç dhe për ne fëmijtë ishte një dritare në “Perëndim në ato kohë të diktaturës komuniste. Për mua ky ishte njeriu, që donte të ndërtuar urën në mes dy botëve.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Otranto-Vlore, Paolo Pinto

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT