Cdo te behet me parkimet me pagese?/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Një kontratë koncesionare tronditi opinion e këtij qyteti për efektet e tij financiere në fillesën javës së parë të vitit 2015. Bashkia e Vlorës realizoi procedurën e dhënies me koncesion të partneritetit publik privat të shërbimit të parkimit në rrugët e qytetit. Mediumet lokale, por edhe ato të Tiranës bënë zhurmën një javore për këtë kontratë të parakohshme e cila në radhë të parë dëmtonte qytetarët nga ana financiare. Mirëpo si pasuan ngjarjet e mëvonshme?Pas stuhisë vjen qetësia Zhaurima u tret si retë nën një qiell kristal. U desh fushata e rrëmujshme e qershorit për të zbardhur të vërtetën e cila fillon të veprojë në rast se nuk anulohet ,në muajin gusht. Mirëpo fushata mbylli siparin elektoral të zhurmës dhe militantët e lodhur ranë sërish në qetësi. Ishte KLSH që cingarisi plagën e majisur.
Ky institucion i fuqishëm nga të vetmet që punon fort në ruajtje të financave shtetërore kërkoi anulimin e kontratës koncensionare.
Çfarë konstatoi KLSH?Ja përgjigja e këtij institucion e bërë publike:…Nga vlerësimi i koefiçientit të shfrytëzimit të vendparkimeve, i përcaktuar nga komisioni i dhënies me konçesion/ppp për periudhën 10 vjeçare, janë llogaritur të ardhura të pritshme në vlerën 117,142,544 lekë. Ndersa nga llogaritjet e kryera për shfrytezimin e gjashte diteve te javes (plus e shtuna), vlera e te ardhurave te pritshme është 1,171,425,440 lekë, pra e llogaritur më pak nga komisioni, në vlerën 218,360,000 lekë. Si rezultat i ndryshimit të kushteve të kontratës, shtesë të objektit të saj për parkimin në ditët e shtuna, për 13 rrugë, për të gjithë periudhën e konçesionit, impakti financiar negativ që i krijohet buxhetit të njësisë vendore është 3,764,880 lekë, ndërsa subjekti privat përfiton me të padrejtë shumën 184,479,120 lekë Për më tepër, afati i koncesionit u rrit nga 10 në 15 vite. Nga pikëpamja e menaxhimit me efiçiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve të qeverisjes vendore, bashkisë së qytetit Vlorë i mohohen fonde të rëndësishme financiare, nëse kjo kontratë koncesionare zbatohet. Po ashtu, Bashkia mund ta kryejë këtë shërbim shumë mirë vetë, ose me ndihmën e ndërmarrjeve të varësisë. Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, përmes përcjelljes së rekomandimeve me shkresën nr. 348/10, datë 30.06.2015, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/Kryetarë të Bashkisë A.M, I.B dhe A.B, për Drejtorin e Infrastrukturës G.SH, si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë M.M dhe P.TH. 2. Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka shprehur ligjshmërinë e konfirmimit të dy Vendimeve të miratuara nga Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë koncesion, përkatësisht Vendimi nr. 45, datë 09.10.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë dhe Vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 11.12.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Vlorë. Këto vendime, të cilat kanë lejuar Bashkinë që të vijojë me procedurat e dhënies me koncesion, janë në kundërshtim me nenet 27, 37 dhe 38, të ligjit nr. 125/2013 ““Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar, të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, pasi në bazë të VKM nr. 639, datë 29.9.2007 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Vlorë, të Qarkut Vlorë” dhe nuk duhej të konfirmoheshin, pasi rrugët e qytetit i janë transferuar kësaj njësie vendore në përdorim dhe jo në pronësi. Në këto kushte, Bashkia Vlorë, duke mos qenë pronare e kësaj pasurie publike, por vetëm administratore, nuk ka tagrin ligjor për ta dhënë me koncesion.
2.Disa pyetje që lidhen me këtë kontratë?
-Përse u kërkua me me ngulmë krijimi i këtij aktiviteti koncersionar në prag të mbarimit të mandatit të këshilltarëve të bashkise së Vlorës?
-Si është e mundur që në kurriz të qytetarëve këshilltarët e shumë forcave politike bashkëpunuan si të majtë dhe të djathtë dhe votuan këtë kontratë.
-Si shpjegohet që bashkia i la rrugët e këtij qyteti në gjendje skandaloze ndërsa vendoste kontrata koncesinare për privatët?
-Kush ishte i i interesuar për përfitimet në këtë kontratë?
-Përse firmosi prefektura e Vlorës nëpërmjet sekretarit të saj firmosi këtë kontratë të paligjshme.
-Kush bëri presion dhe cili do të përfitonte miliona nga kontrata në kurriz të qytetarëve.
3.Vlora është qytet historik dhe turistik,por aktualisht është një qytete që ka rrugët e saj ndër më të këqijat në vend. Vlora është një ndër qytet, që ka pothuajse të gjitha infrastrukturën rrugore në lagjet e saj të shkatërruara. A thua vallë Vlora, sapo ka dalë nga lufta,a thua vallë ky qytet historik e turistik është një Kandahar i vogël,vallë kush ta prishi këtë bukuri,ty qytet që të kanë kënduar ndër breza dhe shekuj,këngëtar popullorë?
Nuk ka lagje,udhë,lulishte,pallat pa vënë dorë pa prishur e shkatërruar. Punime të nisura,të pa bistisura,rrugë të copëtuara ndoshta nga predhat e luftës ,të kujt lufte vëlla?
Sikur gjithë qentë e republikës ta kishin copëtuara,sikur të gjithë predhat e një bombardimi të lëshoheshin kështu qyteti nuk do të ishte në këtë gjendje të zymtë në një sezon turistik. Çfarë tu tregojmë miqve shokëve kosovarë shqiptarëve përtej kufinjëve ,turistëve nga mbarë bota:Na falni por kështu punojmë ne. Vjet ishte më ndryshe sivjet beterë .Çfarë të bënë qyteti i bukur turistik e historik.
Dhe thuaj c’të duash kur dua të mollois:pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë…..cili top vëlla? Sepse topi i tajlanit ka 90 vite distancë kohe nga ne,topti i shqiptarit që bënë sikur e ndreq por që në të vërtetë e prish e shkatërron me injorancën e vet dhe pazotësinë e tij.
Dhe në të gjithë këtë katrahurë befasisht këshilli i bashkësie së Vlorës në fillim të vitit 2015 u jep qytetareve një kontratë koncensionare të jashtëligjshme. Rrugët pa rrugë dhe lagjet në gjendje mjerane ndërsa ti kërkon pasqyrë të krihesh bashki e qytetit tim.
4.Parkimi me pagesë është i parakohshëm. Dhe jo vetëm kaq, por abuzues sepse harta e shtrirjes së tij nuk përfshinë vetëm bulevardet kryesore të qytetit, por çdo rrugë të këtij qyteti me një tarifë të frikshme, për një orë aq sa këtë tarifë një qytetarë nuk e nxjerrë dot nga puna e përditshme .Çfarë shqipe është kjo vëlla,të punosh vetëm për parkimin me pagesë,ndërkohë që kjo masë duhej vetëm për bulevardin kryesor të qytetit,atë Vlorë- Skelë .Dhe aq keq ishte përfshirë kontrata sa një qytetarë që kishte automjetin poshtë banesës duhet të paguante për parkimin e tij. Kësaj po shqip i thonë: shteti të bënë gjëmën me ligjet e këqija, që hartojnë e miratojnë të zgjedhurit e vet popullit në këshillin bashkiak.
5.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë. Deputetë dhe të tjerë janë ndër zërat që kanë kërkuar anulimin e një kontrate të këtillë e cila i fillonte procedurat e saj në muajin gusht 2015. Ende kontrata nuk është anuluar. Këshilli i bashkisë së qytetit është mbledhur në konstituimin e tij. Të gjitha fjalët të shpien te fjala:”Flasim të gjithë,asnjë nuk dëgjon”.
ARDHJA E KOSOVARËVE NË NDIHMË TURIZMIT TË RËRËS DHE DIELLIT
Nga Gëzim Llojdia/
1.Lexova një shkrim në një të përditshme ku flitej për turizmin, ose më saktë ardhja e kosovarëve në plazhet publike shqiptare. Adresimi, që duhej bërë për dyndjen e kosovarëve në plazhet publike shqiptare është në kuadër të “turizmit patriotik “një nismë e filluar vite më parë. Besnikërisht vëllezërit tanë të lënë përtej kufirit, popullojnë plazhet shqiptare duke xhiruar kështu të ardhura për ekonominë tonë dhe sivjet ata kryen të njëjtin ritual duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pas përfundimit të muajit të agjerimit. Dihet, që turizmi ka disa ndarje ku përfshihen dhe turizmi i rërës dhe diellit. Ky lloj turizmi është më masivi në të gjithë botën ngase edhe është më i nevojshëm nga ana shëndetësore. Turizmi i rërës dhe diellit në Shqipëri ka vite, që frekuentohet masivisht madje, që nga koha e diktaturës
2.Krijimi i Ministrisë së Kulturës popullore shënoi edhe hapin zyrtar të fillimit të turizmit kulturor etj.Ja cfarë përmend shtypi i asaj kohe:”Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939, cilësohet si një nga reformat e mbretit Zog me përkushtim për kulturën e vendit të tij.Në gazetën:” Drita “ të vitit’ 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë, Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore .Në çështjen e turizmit ministria do të mbikëqyr dhe drejtojë aktivitetin turistik i cili zhvillohet në Shqipëri nën patronazhin e N. S. Mbretërore princesha Mexhite . Ky aktivitete cilësohet se jo vetëm pasurohet vendi por ka të bëjë me tërheqjen e të huajve por dhe ti shtyjë shqiptarët të njohin Shqipërinë dhe bukurit e saj dhe ta dashurojnë më shumë vendin e tyre . Thuhet se qëllimi në këtë aktivitete hynë bënë pjesë edhe organizmi i mirë i kremtimeve popullore që do të shërbenin me shtegtimet e tyre edhe me shfaqjet folklorike për të zgjuar krenarinë dhe sedrën kombëtare .Gjithashtu këto kremtime do të shërbejnë për ti ruajtur dhe kremtuar veshjet tradicionale, muzikën dhe vallet e popullit tonë “.
3.Në turizmin e rërës dhe diellit, Shqipëria ka një bregdet të shtrirë në dhjetra km dhe plazhe ,që përfshinë dy dete,nga veriu kryesisht nga Shëngjini në jug,në Sarandë.
Frekuentuesit e këtij lloji janë vëndas, por edhe të huaj.Pretendimet e kësaj kategorie janë të vogla.Jo vetëm kosovarët ,por dhe të huajt, italiane apo turistë nga Evropa qëndrore që përfshihen në këtë nëndarje të turizmit kryejnë të njëjtin ritual ditor :plazh ,hotel,pasdite plazh ose qëndrimi në lokal dhe sic është theksuar ata nuk shprehin interesa për historinë apo kulturën e vendit,që janë duke pushuar.Vetëm një kategori e vogël del jashtë guacke.Kur menaxhoja dy parqet arkeologjike në jug,ishte i cuditshëm fakti,që dhjetra pushues ,turistë të huaj e vendas merrnin rreze dielli dhe kalonin pasdite duke pirë birë, por nuk shfaqnin asnjë interes për të vizituar Orikun e lashtë vetëm 5 m larg plazhit të tyre.Kur maqedonësit, 5 vite më parë erdhën në plazhet e Orikumit,ata e bënin më të theshtë jetesën,bukë me vete dhe asnjë interes për kulturën apo historin,për vende ataraktive,natyrale etj.
Një fakt tjetër, që dua të sjell është ky.Në Orikum është porti i jahteve.Pronarët e tyre janë të gjithë të huaj shumica italian etj, e ngrysnin dhe e gdhinin ditën në detë, por asnjëherë nuk shprehën interesë për të vizituar portin më të vjetër në gjiun e Vlorës,Orikun ,portin dikur e kishte zotëruar Pompei dhe e mori gati pa luftë Julio Cezar, në kohët e luftës civile.Është një fakt tjetër turizimi kulturor, fetar,mjekësor,balnar,malor ka frekuntuesit e tij.Në turizmin kulturor vetëm 10% e popullësisë ,përfshihet dhe është e interesuar për ti vizituar vendet kulturore apo historike.Prandaj thuhet se numri i tyre mbetet gjithmon në rritje,por gjithsesi i vogël në krahasim me turizmin e rërës dhe diellit.Këtë lloj turizmi e frekuentojnë intelektualët, studentet,njerzitë e artit,kulturës dhe një pakicë e vogël.Ka edhe një arsye që e mbanë të vogël numrin e turistëve në këtë fushë.Një vizitor e viziton vetëm një herë një sitë arkeologjik,qëndër historike apo dicka tjetër të këtij lloji.Askush nuk i rikthehet për herë të dytë të rivizitojë Butrintin,Apoloninë,Orikun,Antigonen etj.Ndryshe qëndron puna me të interesuarit sic janë studiuesit.Pier Cabane prej 20 vjetësh sjell në sitet arkeologjike të Shqipërisë,grupe studiuesish francez.Apo grupet turistike, që janë në patronazh të agjencive turistike.Turistëtë e tjerë vijnë të pa organizuar dhe janë frekuentuesit e rërës dhe diellit ata mërijnë në kohë dhe kryejnë ritualet e zakonshme për cdo vit. Kështu duke gjykuar shkrimin e disa ditëve më parë duhet të thekësoj se turistët e rërës dhe diellit janë ata të cilët gjenerojnë të ardhura për ekonominë.Dhjetra kosovarë të cilët mërijnë nga Morina në plazhet e këtij vendi,me automobilat e tyre konsumojnë karburante, ujë, bukë, ushqime,djath,mish,vezë,perime,pije,kafe,alkol etj dhe këto të ardhura u shkojnë pronarëve shqiptarë.Në një farë mënyre kosovarët janë duke e bërë mjaftë mirë detyrën e tyre patriotike, madje prej disa vjetësh,ata mbeten frekuentuesit më të mëdhenj të turizmit, të rërës dhe diellit.Edhe një fakt tjetër shkollat e Kosovës, që prej 100 vjetorit të pavarësisë kanë ndërmarë një nismë.Të vizitojnë muzeumin e pavarësisë në Vlorë dhe të tjera pika historike , në vjeshtë apo në pranverë,ata mërijnë në autobuzët e turistik duke e bërë realitet nismën e ndërmarrë.Edhe më sipër theksova se kosovarët po e bëjnë cdo vit detyrën e tyre dhe duhet ti jemi mirënjohës jo vetëm atyre që shfrytëzojnë turizmin e rërës dhe diellit, turizmin elitar,malor,kulturor,fetar etj ,por duhet të kujtohemi se kosovarët cdo vit po i përndjekim me rritjen e cmimeve në cdo pikë që blejne kosovarët.Po ua kthejme pushimet në ferr e dëshpërim me cmime të kripura dhe më pas ankohemi se :përse nuk vijnë turistë e pushues në këtë bregdetin tonë.Ata vijnë madje cdo vit, po ne vijojmë avazin e vjetër.I presim me fjalë,me citate patriotike se jemi vëllezër dhe nga pas i dyfishojmë faturat dhe cmimet e hoteleve ku atyre u bie më mirë të shkojnë të pushojnë në Malë të Zi e gjetkë ku tarfiat janë sa gjysmat e lokaleve prej kashte në jug të vendit.
PERSE DUHEN ARKEOLOGËT E MONITORIMIT E NDËRTIMIT?
Nga Gëzim Llojdia/
1.RSK kërkoi në mesëjavë arkeologë nga tre vende kufitare:Shqipëria, Greqia ,Italia gjithsejt 6 arkeologët me përvojë të kualifikuar, për të ndërmarrë monitorimin e aktiviteteve të ndërtimit dhe sigurimin e pajtueshmërisë me masat zbutëse si është rënë dakord lidhur me një tubacioni ndërkombëtar të gazit ,që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.Sipas kërkesës së RSK Mjedisi Ltd për Shqipërinë duhen dy arkeologë :një në Tiranë,një në terren.
Ende pa filluar nga puna në terren,projekti nis të zbatohet në të gjitha hallkat e tij..Arkeologët, që do të punësohen për një afat kohor prej 39 muajsh,do të ndjekin hap pas hapi ecurin e ndertimit në terren të gazësjellësit dhe në rast se ata do të hasin mbetje të lashta ,që u përkasin zonave arkeologjike do të gjykohet.Rasti i fillimit të procedurave, për të ndërtuar një vepër dhe përpara se ajo të vijë në jetë, gjykohet dhe vendoset të ruhet trashëgimia kulturore apo mjedisi ,në ato zonat nga ku do të kalojë tubacioni gazësjellës.
2.Në disa këndvështrime ta shohësh këtë rast tregon si punon bota e qytetëruar si i menaxhon dhe mbronë zonat arkeologjike. Rasti i Komanit tregoi se si Shqipëria ky vend i vogël me një trashgimi kulturore të pasur me thesare punon si ndër kohët e vjetra, si puna e atij mullirit ,ende punon me një rrotë të ngrënë.
Në shumë objekte rasti i zbulimti të anijes së lashtë prej druri në vitin 2005 në Vlorë dhe hedhja e saj në mbeturina nga ndërtuesit.Në sa dhe në sa raste janë vepruar kësisoj? Në të vërtetë një vargëzim dantesk do të përbënte ngjyrën e saj :Lasciate ogni speranza voi chentrate”.d.m.th ,ju që hyni këtu lani duart nga çdo shpresë. Mirëpo e shqiptarizuar do të mund të thuhet :ju që shkoni këtu në këtë zonë,lani duart nga ardhmëria e tij.
3.Gjurmët e kalas së Vlorës, sot eksitojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit,që ka emrin e skuadrës.Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës. Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar.Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pa-vizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.
4.Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke .Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë,murri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës. Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit , mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3,50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi. Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5,60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0,30×0,20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena. Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale. Shkallët, që shërbenin për t´u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug. Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh. Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla .Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal. Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike. Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin ushtarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh. Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë. Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane».Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth. Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi…» Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve»,përfundon Gjerak Karaiskaj,studimin rreth kësaj kalaje.
5.Në shumë fshatra të lumit të Vlorës ,ka banesa që janë ndërtuar me objekte të marra nga ndërtimet e lashta,ose objekte që kanë përbërë pasuri kulturore.Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 20 km në juglindje të Vlorës .Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë.Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja ku shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .Muret vijon brenda disa banesave,trakti i murrit vende-vende të humbiste. Gjurmët më të dhimbshme i kishte nekropoli. Vetëm ca shenja ku ishin gërmuar ndoshta 40 vjet më parë.Ca gurë të hedhur rastësisht. Shumë banorë kanë përdorur ndër kohëra gurët e kalasë për ndërtesat e tyre.
Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II.Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0.5 km i gjerë ,thotë Apollon Bace. Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës.Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.
Keni dëgjuar për mnozaikun e famshëm të Mesaplikut.Mozaiku i parë u zbulua në vitin 1964, tek vendi i quajtur Kisha e Kacorrit, pranë burimit me të njëjtin emër, buzë lumit apo Përroit të Smokthinës. Në një sipërfaqe pothuaj 80 m katrore. Ky mozaik u shkatërrua gjatë punimeve bujqësore.U hodhë në lumë.Sëbashku me këtë shkatërim përfundoi edhe një pjesë e kulturës.
Urat kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet
Shkruan: Gëzim Llojdia/
1.Si në të gjithë botën,urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajnë të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë: Urat e para u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë të hedhur në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit, përfshin drurët e prerë dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole :Urat.Qelqore . Hënore.Diellore. Qelqore-ura mbi supe mbajnë copëra vargjesh. Hënore-ura,që mbajnë copëra diamantesh në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.
2.Të bëhemi më realist dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë nevojë për të lidhur brigjet .Ne kemi një terren të thyer ndërsa strehët tona janë ndërtuar ndër kodra ,male si strehë karakolli,ku poshtë rridhte lumi valë-valë.Këto ndërtime të fshehura shpesh poshtë rrapeve shekullorë,shelgjishteve humbën ose u nxorën jashtë përdorimit me ndërtimet e urave me beton dhe hekur.Bëhet më interesant fakti se shumica e urave kanë edhe emërtim të tyre disa të veçanta. Si Ura e frengut,ura e Belasë e Slapit etj. Në të tri urat kam shkuar shpesh. Pranë urës së e Belasë vite më parë gjendej një banesë dhe banori i saj ishte i vetmi njeri që kishte parë ,disa lloje regjimi si dhe në kohën kooperativës , ishte i vetmi banor i republikës që nuk kishte tufëzuar bagëtitë e imta. Nga lindi emri bela,Slap,freng etj është e kuptueshme fjala por ato kërkojnë ende një studim më të thelluar.
A jemi në gjendje, që këto ndërtime ti rikthejmë në kujtesë duke i evidentuar, mirëmbajtur ?Qarku i Vlorës shprehen në rrjete sociale, specialist të DRKK Vlorë,ka një reliev kodrinor-malor, te pasur me ujera rrjedhëse, lumenj e përrenj.
Për bashkimin e dy krahinave, e fshatrave me njëra – tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banoreve te një krahine u është dashur qe nder shekuj te ndërtojnë vepra arti siç, ura, etj. Në këtë territor sot numërohen me qindra ura te mëdha dhe te vogla qe u takojnë periudhave te ndryshme historike nga antikiteti deri ne mesjetën e vone. Ato dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale. Me iniciativën e drejtuesit të DRKK Vlorë Agim Haxhiraj dhe historianit Novruz Barjami, po kryhen pastrime dhe evidentime si dhe mirëmbajtje për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për t’i shpallur monumente kulture.Disa nga urat e evidentuara janë :Ura e Drashovicës,Ura e Slapit-Kufiri midis Drashovicës dhe Mavrovës shek. XVII-XVIII,Ura e Belasë Mavrovë shekullit XIX,Ura e Bratit,Brataj shek XV dhe Ura e Frëngut –Gjormë Ura e Frengut, Gjorm shek. XVI
3.Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë. Rrapet e Drashovicës , monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.
….Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtricës,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty fletë gjithë Labëria,Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq në krahinën më të madhe në jug të vendit.
Në kufirin midis fshatrave Drashovicë dhe Mavrovë gjenden dy ura të cilët kanë periudhë kohore nga shekujt e shkuar. Ura e Slapit që mendohet e shek.XVIII ,ura përbëhet nga harku kryesor e ndërtuar me gurë dhe me një teknikë të shkëlqyer inxhinjerike. Ura e Slapit gjendet e pozicionuar perëndim- jug përmbi përroin me të njëjtin emër .Ky përrua në stinën e dimrit është mjaftë problematik për shkarkimin e ujrave për shkak të bllokimit nga furia e lumit Shushicë. Ura ka qenë funksionale deri në vitet ’60. Nga ujëra e tepërta të përroit të Slapit, ura shpesh bëhej njësh ngase grykëderdhja e lumit të Shushicës,nuk tërhiqte ujin e përroit .Ura është e amortizuar në pjesën e sipërme në gjysmën e radhës së parë të gurëve në pjesën perëndimore të sa,j është rrëzuar me kalimin e kohës. Gurët e harkut dhe pjesa tjetër janë në gjendje funksionale. Pranë urës ndodhen edhe kolonat e një tjetër ure ,ajo e trenit ndërtuar nga italianët,që vinte në shfrytëzim linjën hekurudhore Kotë-Vlorë,për qëllime ushtarake.
Ura e Belasë, është një urë lidhëse me përruan e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrove, mendohet të jetë ndërtuar në shek .XIX .Ura ka një hark të madh është ruajtur mjaftë mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ura është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve të fshatit.Mavrova është emri i sotëm qytetit Olimpia .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private. Sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha.
Urat, që janë të ndërtuar përmbi përrenj të fshatit Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit ,element i të cilit gjendet aty pranë në kavat gurit. Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë,rezistencë karshi faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre.
Duke qenë një qytet me kohë lindje para Krishtit në luginën e lumit, urat mund të kenë moshë më të hershme si dhe mund të kenë ekzistuar të tjera, ura monumentale të gdhendura në gurë dhe me një mjeshtri të veçantë ndërtimi.
Ura e frëngut në Gjormë. Nga gërmimet arkeologjike, shkruan intelektuali K.Kapaj është vërtetuar se janë të asaj periudhe disa vepra kulti, disa kështjella dhe urat me harqe guri mbi përrenj dhe lumenj si Ura e Frengut në Gjorm, në Brataj etj.
Ura e Frëngut është një urë e ngritur përmbi buzët e dy shkëmbinjve .Gryerja nga ujit ka formuar një përrua të thatë më tepër në verë .Ura ka dy frëngji,njëra në formë dritareje .Ka dëmtime në pjesën e sipërme.
4.Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në fshatin Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë i cili përzihet më lartë me ujërat e tjëtër lumi rreth 40 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .
Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica që bashkohet me përruan e Brate.
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha e shkronjave”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit . Në qendër të fshatit Brataj rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë, qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit te cilët ne shume raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit .Legjenda e urës se Bratit shkruar nga Bledar Muçaj:”Ustallarët janë ne pune,/behet ura përmbi lume./Qe te rroje sa me shume,/duhet bere kurban një burrë./As kafshe, as nuse , kurban/veç një burrë urën e mban./Do ja leme fatit ne dore/kush me pare themel do shore./Do ja leme ne dore fatit,/hijen e burrit te Bratit /Kur hija te prek themele,/kurban ure do te ngele./Kush i pari do kaloje /kush i pari kureshtar,/kur hija te prek themelin ,/do te jete nen gurë te pare./Kështu u muros një burrë/qe ura mos shembej kurrë,/Mbi tre harqe u mbështet/Dhe ngeli aty për jete./Atje te ura ne lume , /Bashke me ujin qe bën zhurme/Si ne vere dhe ne furtune/”e mban mbi shpatull një burrë..
KUJT DUHET T’I SHËRBEJË LIGJI I ARSIMIT, PEDAGOGUT APO STUDENTIT ?
Opinion nga Gëzim Llojdia/
Ligji i arsimit të lartë është ndoshta projektligji më i diskutuar ndër ligjet që janë dërguar në kuvend. Njëmijë arsye që nxirren, kanë vetëm një shkak. Ky projekt të mos vihej në zbatim. Duke qenë se ky ligj është shumë i rëndësishëm për arsimin shqiptarë ngase ai vë në një front shtetin dhe privatin, ngërçet në fund të fundit këtë kanë synuar. Meqenëse ligji ka shumë fletë,nene dhe të tjera duhet të kujtojmë disa gjëra që ky ligj vë në vend.
a-Çdo të bëhet me pedagogët të cilët me ligjin e vjetër duhet të shkojnë të gjithë ose në burg ose ta shikojnë vetën jashtë këtij sistemi. Pra bëhet fjalë për korrupsionin.
Të gjitha format për ta luftuar kanë dështuar të gjitha. Rasti i fundit në shtetërorin e Vlorës,por edhe në Tiranë,Durrës,Elbasan, Korçë,pra ku ka universitete shtetërore,pra :”ku ka zë s’është pa gjë”, tregoi se në çdo sezon provimesh një pedagogë dhe sekserët e tij do ta gjenin vetën të akuzuar ,të përfolur ose të arrestuar. Si do ti vejë filli kësaj pune nëse nuk luftohet me rrënjë sistemi. Të gjithë flasin dhe thonë ,shajnë dhe ofshajnë kundër këtij fenomeni. Të gjithë ngremë zërin në qiell ,ngase padrejtësitë te shtetërori janë aq të mëdha sa në botë nuk njohin kësi absurdesh.
Pra ky sistem i dështuar që ka pjellë korrupsionin në masë te universitetet shtetërore luftohet vetëm me ligjin e ri. Përse kundërshtohet nga forumi ky ligj dhe më saktë nga pedagogët e universitetit shtetëror? Kanë hallin e tyre apo të studentit ?
Me ligjin e ri ikin shumë pedagogë dhe bëhet mirë që ikin ngase ashtu edhe kanë ardhur në këtë sistem si në një front pune të re sepse ky lloj sistemi ka dështuar sepse barazohet me të aftin i paafti sepse barazohet profesori me asistentin,madje ky i fundit bënë edhe rolin e sekserit. Por po ju kujtojmë vetëm një çudi,një lëndë në universitet shtetërorë ka vetëm 1 kredit. Pra duke u punësuar një pedagogë futet edhe një lëndë qoftë edhe e panevojshme sepse parate janë të taksapaguesve shqiptarë të cilëve asnjëherë nuk i është thënë se përse janë shpenzuar.
b-Parat e taksapaguesve shqiptarë shkojnë vetëm për të fryrë organika,për ndërtime,për komoditete për të shtuar pedagogë,menaxherë e gjithfarë “ushtrie të panevojshme”pra një prapavijë që shpenzon miliona për paga,sigurime pa folur për korruptimet në fund me tenderë. Mjaftojnë të kujtojmë faktin, që KLSH ka ushtruar jo pak kontrolle duke zbuluar çudira në tenderë e abuzime me parat e taksapaguesve shqiptarë. Përse ne duhet të paguajmë kaq shtrenjtë këtë sistem të dështuar arsimor kur dihet se bota dhe eksperienca e universiteteve private tregon se si mund të menaxhohet fare mirë ky sistem me shpenzime më të ulta.
Parat e taksapaguesve shqiptarë kanë shkuar dëm për një ushtri “urithesh” që janë vendosur në prapavijë e cila ka përvetësuar dhe përvetëson milion në rrugë të ligjshme dhe të paligjshme. Përse ne si taksapagues duhet të paguajmë për një sistem të tillë gati të dështuar dhe për një ushtri të panevojshme?
Besoj se është kuptuar se zhurma e madhe bëhet nga pedagogët e shtetërorit, ndërsa në debat nuk thirren ata të privatit me pretendimin se ky ligj i shërben privatit. Ulërima e tyre, që parat e taksapaguesve shqiptarë nuk duhet të shkojnë te privati është një absurd i madh?Dhe nëse thuhet për një finish të barabartë si mund të vihen në kushte të barabarta si duhen vënë ,apo që sërish të favorizohet shtetërori ai që përlan parat e taksapaguesve ai që zhytur këtë sistem në korrupsion dhe gjithçka që ka ky sistem është pjellë e tij,duhet kuptuar që edhe privati ka një mori problemesh. Hileja është te shtetërori,lepuri fle te shtetërori dhe këta e kanë kuptuar ku rreh çekani prandaj thërrasin studentët duke u bërë presin te nota e provimet për të bërë greva e mitingje kundër projektligjit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 29
- 30
- 31
- 32
- 33
- …
- 70
- Next Page »