• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR DIELLI SHKRUANTE PËR KRYENGRITJEN E MALËSISË MË 1911

April 2, 2015 by dgreca

NJË SHKRIM I NIKOLLA MARTINAJ PËR KRYENGRITJA E MALËSISË MË 1911/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Më 14 qershor 1924, Gazeta e VATRES,”Dielli”,zeri i shqiptarëve të Amerikës dhe më e vjetra ndër media print të emigrantëve në tokën e përtej oqeanit , publikon një shkrim të Nikolla Martinai me një titull të qartë kushtuar kryengritjeve shqiptare të viteve 1909-1911.
Mirëpo fokusi i z Martinaj është përqendruar te Malësia e cila është një shkreptimë e madhe rrufe karshi pushtimit të gjatë të osmanëve në trojet e Arbrit dhe rrezikut që u kanosej këtyre trojeve nga fqinjët ardhacakë.
”Kryengritja e Malësisë më 1911. Kryengritja e Shqipërisë më 1911 ka një rëndësi edhe nga pikëpamja ndërkombëtare,nga shkaku se ajo ndezi shkëndijën e parë të luftës së Ballkanit. Kryengritja shqiptare e 1911 u ndodh si një rast për të provuar fuqinë fizike dhe morale të Turqisë së ahershme ,dhe shërbeu të jap shenjën shteteve të Ballkanit,që të bashkohen në mes tyre kundër Turqisë. Nga pikëpamja shqiptare ,kryengritja shqiptare e 1911 mund të quhet si fara e të tërë lëvizjes kombëtare të kohës së fundit e cila pati efektin që të shpëtoj independencën e Shqipërisë ,e cila u bë shkak të hapet e para fushatë për të mbledhur të holla për një qëllim patriotik kur e njohura filoshqiptare inglize Miss Edit Durham bëri një thirrje mes shqiptarëve të Amerikës,të parët shqiptarë të organizuar në shoqëri kombëtare moderne me qendrat në Boston për të parë krahu, lëvizjen .
Z. N. Martinai shkruan gazeta, ahere një djalë i ri ish-organizator i kryengritjes në Podgoricë. Miss Durham në letrën e saj fliste me entuziazëm për besnikërinë me të cilën Z.Martinai i qe vënë çështjes së asaj lëvizje. Nga ky shkak shkruan gazeta,nuk ka asnjë shqiptarë tjetër ,që të dijë më mirë se ay faktet e asaj kryengritje e cila është pjesa e parë e historisë së zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare është në proces të zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare është në proces dhe po zhvillohet me të shpejtë. Po që të kuptohet ky zhvillim, është nevojë të niset historia e tij që në krye dhe artikulli, që pason është i pari i një seri prej 10 artikujsh të shkruar prej Z.Martinai për Diellin ,të tjerat do të vazhdojnë me radhë,përfundon parathënie për shkrimet historike të Z.Martiai.
2.“Për pashkë t’ vjetës 1911 krisi pushka ner malet e Shqypnisë kundër Turiqisë,shkruan N.Martinai.
Shtypi evropian hapi fjalën sikur shqiptarët po nisen luftë për me ba shtet independent Shqypninë. Kjo fjalë ngiati për shumë ditë dhe zhurma e kësaj lufte u rrit për s’tepri. Shqyptarët që gjindeshin në’Evropë pyteshnin shoqishojnë.
-C’asht kjo kryengritje enigmatike?
Kishin arsye me vrejte prej s’largu si një kryengritje enigmatike pse e dishin që malsoret burra t’fortë, por akoma pa vetdije patriotizme, t’armatosun keq pa pare.pa krene lufte modern,nuk ishin të zott për me fillue luftën për independencën e Shqypnisë kundre një mbretënisë s’ madhe. Cudia u shtu kur erdh lajmi se ra Tuzi që qe vetëm pak bajraqe,Hot -Grud-Kastrat,kishin ngreh armët.
Ded Gjo Luli burrë i vjetre sillej ,sillej nëpër Podgoricë .Aty me mund pak e gjetëm disa vetë,disa vetë shqyptarë, arsynë e thellë kryengritjes .Promotori ishte Krajl Nikolla. Një andrë e madhe ja kishte ndeze trutë qyshe se kish njeshe kunoren e mbretenise. Varzat i kishte ner oborre t’vjetra t’Evropës,aj vete ish fis i ri,ardhur nga popat ne 1700.
(Autori përmend faktin e njohur për ardhjen e sllavëve në Ballkan)
Komenti ynë.
Kur invazioni serb zbriti deri në jug ,ai krijoi jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Tri subjekte shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat të NATO-s.)
-Kur u proklamua mbret, shkruan N.Martinai, morrin titullin e një princi legjendar,një fare Ivan,princ i Xetes nga i cili ndofta rrjedh Kol Ivanaj. Ai princ thonë se jetoj ne shekullin e pesëmbëdhjete. Me at titull Krajl Nikolla i hipi kalit t’nje mbretërisë operete.Andra e madhe e tij ishte me ba te vetat malet e Shqypnise deri në kufi të Serbisë. Froni i Serbisë nuk ishte aso kohe forte dhe emni i Krajl Nikolles ishte shumë popullues ner Serbi. Krajl Nikolla shpenzonte me i vu ne themel aj vete mbretënisë jugosllave,thotë N.Martinai duke treguar manyrën se si u ngritën mbretëria që rrëmbeu tokat e fqinjëve shekullorë në Ballkan.
Kur filloi kryengritja e Malcisë në Mal të Zi u dha fjala se krajl Nikolla merr ner duer baketën drektoriale të politikës ballkanike. Shpirti i malcorëve përpara se të fillojshin luftën ,ishte i vramun nga turqit pak për arsyna fanatizme fetare të mbetun me shekuj,por ma fort pse Turqia e Re u kish vu taksa dhe u menaconte lirinë anarshike të tyne.Krajl Nikolla i ashpëroj edhe ma tepër me propaganda të fshehta dhe j’a u mbushi kokën se shpejtim për ta nuk gjindej veç me u nda nga Turqia dhe me u bashkua me Malin e Zi. Krenet malcore ju shtrunë këtij mendimi. Krajl Nikolla u muer fjalën dhe u vuni në një betim me një formë magjike.Rreshtoj një sallon disa ikone ,karshi ikonave ndezi qira dhe aty i vuni malcorët me ba këtë be:”Për këtë flakë qirash ,për këto shejta, që na njofin,po i bima turkut,për të miran t’one dhe për nderin e Krajl Nikollës.
Me këtë ideal filloj fshehtas kryengritja në 1911.
3.Në një shkrimtjetër gazeta Dielli shkruan:Një dokument i panjohur i Isa Boletinit për kryengritjen e vitit 1911.Gazeta e shqiptarëve të Amerikës” Dielli” sjell një lajm rreth përpjekjeve të Isa Boletinit për të takuar refugjatët në Mal të Zi. Lajmi i periodikes shqiptare është marrë nga (Levavt Herald, 25 Shkurt).Gazeta turke Silah e Selanikut shkruan pikërisht kjo gazetë,botoi në numrin e saj të funt me fjalimin që pati nga redaktorët e saj në Mal të Zi më të zgjuarin Isa Boletini , provokatorin e lëvizjes kryengritje se funtme ne Shqipëri të Veriut. Kapidani i shkëlqyer i shqiptarëve patë deklaruar që priten ngjarje me rëndësi pranverën që vjen. Një luftë do të ndodh doemos në mes të Turqisë nga njëra anë , Bulgarisë dhe të Greqisë nga tjatra. Shqipëria dhe Mali’ i Zi do të marrin pjesë. Gjithë ai redaktor pasi pyeti mirë mi numrin e refugjatëve otoman në Mal të Zi, lajmëron, që ka sot në Mal të Zi refugjatë otomanë nga këta 2562 shqiptarë,1024 serbë, dhe 215 kaçakë urie.
Guverna e Malit të Zi me gjithë varfërinë e saj,do ti përmbajë të gjithë harxhet e saj. Krerëve u ep 5 franga në ditë dhe të tjerëve 2 frënga.
S.D . Në qoftëse korrespodenca e Silah është e vërtetë dhe jo e fabrikuar në favor të saj, gjë që ngjan shumë herë me të metat e vogla, ahere s’është çudi që korrespondenti i Times-H të jetë lajthitur për lajmin që epte se Isa Boletini u fal dhe u kthye ne Shqiperi. Lajm e Silah u botua me 24 te Shkurtit dhe dy ditë më vonë u botua ajo e Times-H. Po të ish që të ato ditë Isa Bolotini që të kthehej në Shqipëri si i falur, do t’i kish thënë gjë korri pondentit të Silah-iH.
Pastaj vumë re se Vant herald-in e Stambollit gjer Shkurt dhe s’ bën asfare fjalë për kthimin e Isa Boletinit. Emëri i gjeneralit kryengritës Shqiptar është aqë i dëgjuar sa këtij s ‘’munt të shkonte i pavënë re, ose Isa Boletini ndodhet në Mal të Zi dhe mediton mi politikën e Ballkanit, ose kthehet fshehurazi në Shqipëri që të lozë dhe qëllimin e tij në turbullimet të cilat janë paralajmëruar.
4.Gjejmë në gazetën Dielli një shkrim tjetër.
5 tabore kurdësh kundër Mirditasve.
Mirditasit zaptuan Leshin dhe i dhanë rasje një vapori t’ afrohet e t’u sjellin armët qe prisjin. Thuhet qe Fuzli Pasha hyri në Shqipëri me këtë rasje. Armët që u soll ishin gjer 10,000. Proklamata e autonomisë dhe vendosja e një guverne provizore në Orosh janë bërë prej një Z. Anton Toçi të cilit TIMES i ep rëndësi. Guverna turke çoj 5 taborë kurdësh kundër Mirditasve cilët e lanë Leshin pasi muarrë armet, gjashtë taborë të tjerë u çuan kundër Shalës,e cila ka gjer 2,000 armë të sistemit të ri.
5.Katoliket e Shkodrës,thotë gazeta Dielli,janë në një frikë të madhe nga bashibozukët pas kryengritjes së Mirditës. Kjo friko u shtua, kur nisi guverna të burgos ceza krerë të krishterë në mes të cilëve dhe të kusherin e Prenk Bib Dodës kapidan Marko Gjonin. Me rasjen e udhëtimit të Sulltan Mehmedit në Kosovë, Torgut Pasha i ftoj malësorët të falen. Këta s’e përfillë dhe zunë luftën. Telegrafet e funtme na thonë që i venë përpara dhe që i kanë dbuar Turqit nga cesa vise. Kryengritësit janë të zëmëruar për mos ardhjen e Garibaldit. E shoqja e prinit trëshgimtar të Malit të Zi dhe princesha Xenia visituan spitalin ushtarak të Podgoricës,ku cesa shqiptarë të plagosur janë nën kujdes mjekësor malazias. Në mes të tyre ishin djema 17 a 18 vjec. Shumë të tjerë s’gjejnë as mjek as barra. Numri i refugjatëve po madhohet. Partia Republikane i Italisë me 60 deputetë në krye gatit një dërgim ndihmash dhe doktorësh.
6.Ismail Qemali arriu në Cetinë dhe u poq me mbretin Nikollën e Malit të Zi me të cilin foli foli tri karta t’ orës shkruan një shkrim tjetër në një numër të Diellit të Amerikës. Në pallat e shpuri sekretari i legatës turke Nuzimin Be.
Mbret Nicolla i paske thënë një korrespondenti italian që do mos do se do te krise lufte te Malit te Zi dhe të Turqisë.
Guverna turke u përpoq me ketë të marrë një hua 25 milionash lira prej një grupi frenqsh. Shkaku qe se Turqisë si mbeti më gjë që te mos ua ketë shitur të huajve dhe Frenqte s” japin ti holla ne ere pa sigurime
U lumtë Malësorëve!
Pas telegrafëve të funtine Kont Aehentheral u muar vesh me ambasadorin italian në Vjene që të japin se bashku këshilla ne Stamboll në Cektinë per ti pushuar turbullimet e Shqipërisë. Korrespondenti i gazetës italiane Secolo boton cesa letra në gazetë të tij mi pjekjen qe pati me te dy krerët e dëgjuar shqiptar Z. Sakol Bazi dhe Bajraktarin Ded Nikaj të Grudes, dhe boton gjerë e gjatë mendimet e tyre mi kryengritjen. Që të dy folën për pabesinë me te cilën Turqit zaptuan Decishin para se të shkonte koha e proklamatës.
Shtatëdhjetë e katër luanë e mbajtin këtë vent për 16 ore kundër flages së topave që u vinin prej tri anësh. Më në funt u shtrënguan të ikin si i mbaruan fishekët. Guverna turke dërgoj ne Gegëri 20,000, ushtarë të mbledhur nga Shqipëria e Jugës.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve]

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, PËR KRYENGRITJA E MALËSISË MË 1911/

Pena e studiuesve italiane rreth frymëzimi hyjnor te Rembrandit per Skenderbeun

April 1, 2015 by dgreca

Shkruan:Gëzim Llojdia/
1.Këto shënime të shkurtra të Vincenza Musardo Talò për librin: Skëderbeg një hero modern”, të autorit Gennaro Francione, editor C. D’Agostino, Roma 2003, shkruan:Në rrethin e studimeve të mia për Shqipërinë e lashtë dhe Giorgio Castriota Skenderbeu, unë gjithmonë e pëlqej zërin e atyre, që kanë qenë në gjendje të kuptojnë pamjen komplekse dhe të jashtëzakonshme të një njeriu që e ka bërë vendin dhe idealet e fesë e shpatës së tij dhe e zemrës së tij ,por unë nuk e kisha studiuar ende këtë vëllim të shquar të nënshkruar nga Gennaro Francione, “gjyqtarit-shkrimtar,” të cilit tashmë i njohur dhe sigurisht,që nuk ka nevojë për hyrje.
2.Më tej Vincenza Musardo Talò thotë:Ndërkohë, titulli i librit më duket interesante shpjegohet – me intuitë të hollë dhe të mprehtë – dy pasardhësit e drejtpërdrejtë të Castriotëve , dhe Giulio Alessandro Castriota Skenderbeu së Shqipërisë, e cila, që në hyrje të tyre, reflektojnë në “modernitetin” e tyre fisnik . Modernizmi, që është i ligjshëm për të paktën tre karakteristika thelbësore: “Vizioni i saj unifikuar i shtetit, si rezultat i kalimit para kohe të partikularizmit feudal, ekstrem dhe duke fituar luftën e tij për ruajtjen e vetëvendosjes dhe sovranitetit territorial “dhe më në fund, figura me shkëlqim të asaj teoremë të paqes vëllazërore midis popujve dhe qytetërimeve, siç është përcaktuar nga fjalët në kohen e vdekjes së kur Skenderbeu, thotë me tonin e një profeti: “Ne nuk do të arrijmë dot një paqe të drejtë ku myslimanët, të krishterët dhe pasuesit e çdo riti tjetër të heqin dorë nga përdorimi i dhunës, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në fund? “.
3.Në analizën e librit, Vincenza Musardo Talò shkruan: Për atë që ka të bëjë me sistemin strukturor të vëllimit të Gennaro Francione, kjo mbështetet në një dizajnë të ngurtë dhe të zhytur në mendime, për fat të mirë mbështetur nga doviziose dhe zbulimi i arkivave të suksesshëm . Flukset e transmetuar pothuajse si komplot të një romani, të ndarë në tre seksione:
– E para, Skenderbeu.Tregime të përmbledhura për shqiponjën, përfshijnë tetë kapituj.
– E dyta ofron një ekspozitë të suksesshëm të katër kapitujve.
– E treta, shkalla e Skënderbeut, është një dramë pëlhurë surreal e stilit urban është ndërthurje shumë e pasur e ngjarjeve dhe karaktereve.
Dhe, së pari, unë do të ndalem në pjesën e tretë të punës së Francione, ndër të tjera, vlerësuar si dramaturg, jo vetëm në tokën kombëtare.
4.Duke u bazuar në të dhënat e Ëikipedia,autori i këtij shkrimi thotë: Drama e tij, e shkalla e Scannerebecco hapet me një prolog, ku fuqia krijuese e autorit hedh lexuesin në një çështje interesante dhe emblematike e figurave vokale, që jetojnë apo kanë vdekur, të cilët lëvizin në vende shqetësuese t sikundër është një varrezë e lashtë, në kohë magjike dhe misterioze të natës, e cila zbehet në ditën e shenjtë të Candlemas. Më pas, duke e mbështetur këtë, është pamja të Skënderbeut, i cili vjen nga kohët të tjera. Heroi tregon fantazmën e zbehtë, por krenar dhe mbretëror duke, pritur-përjetim të ngjarjeve, dhe rindërton epiken legjendare të shqiptarëve, kur ai ishte ende gjallë.
5.Vincenza Musardo Talò hidhet tek analiza e librit. Ngjarjet, të gjitha me mjeshtëri dhe të rindërtuar bukur, të cilat rrotullohen duke u pasur dymbëdhjetë skena pasuese duke kulminuar në një atmosferë me ajër të rralluar të një epilogu, në gjendje për të lëvizur lexuesi mes realitetit dhe vizionit, ndërsa në shpinë të Skënderbeut në fushën e të vdekurve, heronj në parajsë.
“Mite të paraardhësve, ritualet, etnike, ingranazhet e luftës, gjaqe,dashuria, himne dhe këngë patriotike, këto janë karaktere të dramës. Kjo mund të duket e çuditshme për shumicën e njerëzve, nëse keni lexuar një libër, duke filluar me pjesën e fundit në vend të kësaj, kjo më bind mua se kjo është rruga, që qasjet më të mira dhe prezanton lexuesin me dijeninë e njeriut hero dhe të kuptuarit e figurës mitike të udhëheqësit, princit-shqiptarë. Pas kthimit, më në fund, në pjesën e parë të librit, në tetë kapituj të gjerë, me një përdorim mendjemprehtë të dokumenteve dhe citateve si dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që panë marrjen e historisë së Castriotëve , kur ai është marrë peng nga gjykata turke, ishte ende një fëmijë,duke përvijuar deri në ditën e vdekjes së tij.
Asgjë nuk është e fshehur: dashuri e sinqertë, që Sulltani tregoi për të burgosur të rinj dhe premtues, inteligjencën e tij akute dhe vlerën e kulturës së saj (George( Gjergj fliste pesë gjuhë), i cili së bashku me ekspertizën ushtarake, i dha atij emrin e Scander- bej (Prince Allesandro), me një aluzion të qartë të mbretit të lashtë maqedonas. Dhe përsëri, në rrëshqitje te fakteve në lidhje me vendimin e guximshëm për Nishin, duke e lënë komandën e ushtrisë së Gjysmëhënës për të shkuar në Krujen e tij,duke bërë lidhje diplomatike në Lezhë, Shqipëri që shpërthyen në partikularizmin feudal dhe për herë të parë janë të bashkuar, tërë princat feudal të vendit, të shqiponjave, jo se gjenerali ishte i dashuri, i heshtur për popullin e tij të përulur, një turmë prej pastorëve të vështirë, kur ai vendosi për të shtuar në përkrenare e tij, jo Stemën e prejardhjes së tij aristokratike, por paraqitjen e një dhie, si të gjithë të tjerët pashë midis kullotave të gjelbra të shkëmbinjve të pjerrtë të Matit.
6.Për shqiptarët, njihen faktet dhe luftimet që ndërmori Skenderbeu .Por faqet më të forta janë ato, që gjurmët e betejave, shumë heroike që poshtërojnë krenarinë e Muratit dhe pastaj të birit të tij Mehmed II, që është epika legjendare, e cila tani e ka stolisur personin e Skënderbeut, thotë me tutje autori i këtij shkrimi.
Dhe pastaj, përsëri, autori ndjek fatlum me një dorë të sigurt dhe të ndërlikuar rrjetin e marrëdhënieve, që Skënderbeu ishte në gjendje për të endur me mbretin e Aragonese, Alfonso V dhe djalin e tij Ferdinand, me papët e Romës, Venedikut, Milanos dhe vende të tjera të mëdha të Ballkanit. Një rrjet, që solli përfitime reciproke dhe e bëri Shqipërinë në atë kohë i vetmi shtet, i aftë për të siguruar një rezistencë graniti për turqit, të cilëve gjatë taktikave të luftës me një ushtri më të madhe se (dhe në numër të njerëzve dhe të pajisjeve të ushtrisë) kurrë nuk arriti të mposhtë shqiptarët ose për të arritur brigjet e Adriatikut, për të sulmuar Perëndimin e krishterë. Gjithashtu në këtë pjesë të parë të punës së Francione, do të doja të theksoj se lexuesi është njohur me fisnikëritë e shumë që jetonin në Shqipërinë e shekullit të pesëmbëdhjetë, apo kapedan, familjet aristokrate, shpesh në luftë me njëri-tjetrin dhe se pas bërjes së Lidhjes së Lezhës, më në fund u kthye në paqe, e aleate të Skënderbeut dhe u bashkuan së bashku me kontratat e martesës, e cila i përforcojë marrëveshjet. I njëjtë Castriotë merr për grua një bijë të pasur dhe të fuqishëm të Aranitit, Donikën e bukur, me të cilën ai kishte djalin e tij të vetëm, Gjonin.
7.Duke lexuar këtë pjesë, Shqipëria duket më afër me historinë e saj më të pasur dhe më interesante, thekson autori. Dhe kështu, në fytyrën epike,të Skënderbeut pothuajse të vetmuar, ata iu drejtohen emrave të e burrave dhe grave të tjera, që kanë ndihmuar për të promovuar historinë e lavdishme të Shqipërisë në atë kohë. Pjesa e dytë e punës, , gjejmë gjurmë fenomenin e dhimbshëm të trans, një fenomen në të cilën Arbëria e lindjes – marrëdhëniet e humbura me atdheun e shqiptarëve në mërgim,që u arratisën nga Shqipëria pas rënies së Krujës (1478). Këto faqe janë intensive, që hedhin dritë mbi origjinën dhe konsolidimin e mitit të Skënderbeut, i cili u bë një simbol me banorët e shumë shtëpive shqiptare të Mbretërisë së Napolit.
Himnet e Heroi, valle e Skënderbeut, një ritual ndjellëse i pasur etnik (të tilla si Vallje apo rituale e të vdekurve të kthyerve) dhe vetëm ndonjëherë të shihni në qendër figurën e princit shqiptar, ndërkohë riafirmojnë – në zemër të popullit të këtij kantoni të ri të Shqipërisë, në anën tjetër të Adriatikut – kujtesës këmbëngulëse dhe dashurisë për kulturën .E megjithatë, të duket pothuajse e re për ne faqet Ëest, ku Francione përshkruan Kanunin e ngurtë, kodin për të jetuar me rregullat e shenjta, në të cilat, vlerësohet mbi të gjitha: nderi, besa, fjala, ‘mikpritja dhe familja, duket të jetë me vlerë më shumë se vetë jeta.
Shkrimi, nga regjistrat e shprehjes nga më të ndryshme, ajo është gjithmonë e sheshtë dhe e qetë, ende në gjendje të ofrojnë momente të përfshirjes intime në përrallë, duke çuar lexuesit në shumë fushëbeteja, të cilat vijnë të gjalla si me magji të britmës së lirisë dhe të Skënderbeut,ku turqit janë të lëkundur në sytë e shpatës së tij të ngritur lartë. Dhe pastaj, këtu dhe atje, pikëpamjet e reja të Shqipërisë mesjetare, që vuajnë, skica të pabotuara të gjykatës të rafinuar, të sulltanëve, të Adrianopojës dhe humanistes e mbretërve të Aragonit, miqtë e Shqipërisë. Ndërkohë, në sfond të transmetimit, në një afresk të kujdesshme historik, është mishëruar shenja të një kulturë të lashtë, të cilat ne e dimë që të jetë shqiptare, bijë e qytetërimit të ndritshëm ilirë.
8.Duke e përfunduar këtë shkrim të vitit 2005, të cilën autori e ka shoqëruar me punime pikture të heroit tonë kombëtar nga Guiseppe Pichierri për botimin e këtij libri,autori thekson, ia vlen që të uroj dhe për këtë shkak autorin, për trajtimin e guximshme dhe për këtë dhuratë të çmuar të një subjekti pak të njohur për ne perëndimorët, ndërkohë, sot, me aq shumë shpresë, “Toka e Shqiponjave” troket në derën e Bashkimit Evropian. “Në analizën e fundit, nuk shkon pa u përmendur forma e bukur redaktuese të vëllimit, në të cilin është mbuluar e stolisur me një portret të rrallë dhe të vlefshme të Heroit të Shqipërisë, i atribuohet edhe për frymëzimin hyjnor të Rembrandt ,por i vjedhur pa fat në vitin 1992.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Rembradt, Skenderbeu, stiduesit italiane

“ARMIKU TE PORTA”

March 25, 2015 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
Pararendje/
Çdo ditë e re që feks na gjen më të trembur se kurrë. Përse vallë?Te porta nuk është më hasmi ynë,por është miku,fqinji,vëlla yt,mirëpo ne ende mosbesues për të gjithë e për gjithçka. Fqinjin ende e shikojmë vëngër,ai ‘fakir fukarai”,në shi,llohë,borë,e zheg u bë:” qen i parasë” bëri para me thasë nga tregtia. Ku i gjeti të gjithë ato,ose është marrë me drogë,me kontrabandë në mos ,ose ka vjedhur tenderë, pëshpërimë gjithë ditën fqinji i tij,që kohën e kalon duke luajtur domino.
Tundin kokat:Eh ku na gjeti neve kjo kohë…Kjo është koha e maskarenjve ,mirë e bukur e thoshte poeti dhe pushtetari Ali Asllani ..Hani pini e rrëmbeni…..
Përgojojmë vashat e bukura,përtej qelqeve :Edhe këto do të marrin udhët…..
Në kafene i kalojmë në revistë krejt zyrat dhe zyrtarët e këtij shteti.
Ai zeshkani –drejtor te A… s’di nga pjerdhë gomari. Ajo bukuroshja te drejtoria e ..e u dogj e shkreta…ne lajmëtarët e parë shkruajmë si dikur letra anonime….Ai poeti që promovoi botimin e fundit. E di kush është ai o burrë,ai…librin ja kanë bërë ,thjeshtë ai ka paguar paranë…Ai dikur ka qenë një i paaftë …..
U bë edhe ky…kështu çdo ditë, çdo njeri, që e kemi në shkallë, në punë,në kafene që e ndeshim atje,këtu e shikojmë si armiku ynë….Ç’po ndodh realisht me ne???
Ç’po ndodh realisht me shoqërinë shqiptare?
Mos vallë zgripi ekonomik është fajtori?”Armiku te porta’”aty është ende ,apo mos vallë kemi panikun në bark?

1.
Ora e zgjimit për shqiptaret ra në shekullin e 19,por ëndrrat e shqiptareve ,aspiratat e tyre morën udhë në shekullin e 20. Ky shekull quhet i shpresës së madhe,por në të nuk mungojnë edhe disfatat.
Me një mesatare aritmetike i bie,që shpresat dhe realizimi i tyre është më i madh ,se sa dështimet. Në këtë shekull shqiptaret realizuan: pavarësinë,shtetin shqiptar ,çlirimin e Kosovës. Ndër disfatat janë :kirurgjia e trojeve shqiptareve, përgjysmimi saj. Viti mbrapshte ,viti ’13.
2.Kurse mosarritja e Mukjes, që gjithsesi mbeten të vogla karshi ëndrrës së madhe. Për realizimin e saj kanë shkuar jetë të tëra shqiptaresh. Shekulli i 21, ka në dorë fatin e mbarë kombit shqiptar. Aktualiteti që sot shfaqet është të ribëjmë një pajtim, të ridimesionojmë një Mukje të re,ku të bashkohen , të majtë e të djathtë pa dallim e ndasira.
Mukjen e ’43 le t’ja lëmë atij shekulli të nxirosur. Ky shekull po e fut zgjidhjen në hulli të shqiptareve.
Vëllavrasjen,që e pollën armiqtë e kombit shqiptar t’ia “faturojmë” atij shekulli. Armiqtë e kombit tonë,na kanë nxitur e na kanë vrarë për synimet e tyre, por në leximin e sotëm, që i bëjmë situatave ne shohim një shpresë të madhe për kombin tonë.
Është kombi,që mbeti,kur u shuan kombe të tërë, u rrokanisen në humnerë nga prapësitë e tyre. Por Zoti e ruajti kombin shqiptar jo se ishte kombi i zgjedhur,por se ishte komb i vuajtur,që nuk u kishte rënë në qaf, fqinjëve,por ishin këta të fundit, që e kishin humbur drejtpeshimin dhe përmbi këto troje kishin bërë kirurgji të pamëshirshme.
Prandaj ribërja e një Mukje të re,konturet e te cilës po përvijohen është thelbësore për shqiptarët, sepse kombi ynë do të rrojë,sa të jetë jeta mbi këtë dhe .Kjo ka qënë edhe ëndrra e të gjithë shqiptareve të mirë,që të kemi një komb shqiptarë,të pandarë. Me këtë ëndërr u zgjuan nga gjumi,nisën luftën dhe ranë në zjarrin e saj,qindra shqiptarë të mirë.
Mukja e ’43,qe e rëndë për rrethanat, për situatën që polli,por ribërja e një Mukje e re është filozofia e kësaj kohe.
3.Ringritja është mençuria e një kombi. Ky shekull i ri kristalizon, ringritjen e kombit shqiptar. Përballë kësaj ringritje të furishme, por të përhershme gjenden të strukur armiqtë e kombit tone ,ata ndërtuesit e vëllavrasjes, varrebërrësit e ligj, sëbashku me mekanizmat e tyre të ndryshkura, të atij shekulli te nxirosur. Ndërkaq një frymëmarrje e re është tendenca e sotme e kombit shqiptar.
4.Të majtë dhe të dajthtë.Për ju lusim një qëndrim të përbashkët.Dhe një qeveri të përbashkët në të mirë të shqiptarëve. Në dimesione të kohës është përsëritja qindra vjeçare e shqiptarëve,që humbasin në pikëllimin vjeshtor,por që rizgjohen e ndërkaq rilindin nga ndriçimi yllësor. Në rrugëtimin tonë të përhershëm kalojmë përmbi gurë.Por ura e shekullit tonë është vjetëruar shumë.Ura,që na lidh me shpirtin e kombit është e padukshme.Por kjo urë e fshehtë është e përhershme.Ura,që na kanë nxjerë në limane,tani mezi mbahen.Por ura,që ngriti shqiptari ndër kohëra, është ura jonë shqiptare.Lutja jonë është e qartësuar:Një qever të përbashkët përë mirën e shqiptarëve.Kjo do të jetë dita e madhe e shqiptërëve

Filed Under: ESSE Tagged With: “ARMIKU TE PORTA”, Gezim Llojdia

Treni nga Vlora nuk niset më në orën pesë

March 20, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Parathënie/
Kur arkitekti Arben Meksi dhe grupi projektuesve hodhën firmat për objektin:stacioni i trenit, vendodhja Vlorë,rruga “Adriatiku”,projektuar dhe zbatuar nga vetë arkitekti i objektit në vitet 1983-1985 me konstruktor ing. P. Adhami, rrjeti hekurudhor në Shqipëri kishte përshkruar dhjetëra km.Ç’praj asaj kohe dhe tri herë në kufirin e një dite,treni dhe vargu lidhës i dhjetë vagonëve,bujte në këtë stacion, në qytetin e Flamurit.Mirëpo për kureshtje çfarë përmbante objekti,që priste dhe përcillte trenat?Objekti ishte konceptuar me një vëllim të plotë horizontal,me dy kate pa thyerje të tepërta,me linja te drejta ku funksioni reflektohet ne forme me një theksim n pjesën e hyrjes kryesore. Në hollin kryesor, shpjegon arkitekti Arben Meksi,ndodhen shërbimet për udhëtarë,e cila ka lartësinë e dy kateve (më e madhja e stacioneve në vendin tonë) është orientuar me gjerësi nga ana e personit. Për zgjidhjen funksionale është patur parasysh që rruga shesh-stacion-person të jete sa më e shkurtër dhe pa pengesa. Dalja e pasagjereve,që vijnë me tren bëhet përmes një nënkalimi në pjesën veriore të godinës. Në katin e dytë ndodhet restoranti me kuzhinën dhe një bar i hapur. Të dy këto mjedise shikojnë nga salla e udhëtarëve. Interieret janë zbukuruar me vepra arti, mozaik, pllaka të derdhura gipsi. Mirëpo çfarë ndodh sot pas 25 vjetësh dhe kujt mund ti hyjë në punë kjo godinë? Treni nuk do të vijë më deri tek ky stacion. Stacioni i ri gjendet më larg qytetit dhe ky objekt në të ardhmen mund të transformohet në qendër polifunksionale dhe argëtimi për të rinjtë, thotë arkitekti i njohur i këtij qyteti,njëhershëm edhe karikaturist i shquar.
Po ku është treni?
Të gjithë duhet të pyesim. Po ku është treni?Treni ynë ka ngecur në stacion. Udhëtarët me bagazhe do të shkojnë më larg . Pyetja e tyre mundonjëse ka qenë prej vitesh: kur niset treni tjetër , aty sot s’gjen as faturino me fener në dorë,as përgjegjës stacioni që të të japi një shpjegim. Të gjithë ngrenë supet,rrudhin buzët,psherëtijnë e lënë punën në duart e Perëndisë:
-Do Zoti, mërmërijnë. Tani, që të merrni vesh shkoqur:Duam të niset treni për në qytetet të tjera të këtij trualli dhe pyesim:çfarë orari ka,ku ndalon në ç’stacion,kur mërin në kryeqytetet etj, etj,mirëpo përpara të gjithë këtyre pyetjeve e gjej një gjysmë përgjigje,të një sentencë e folklorit:Në të vërtetë :A ka tren, që niset apo jo?Në fakt, binari që në është caktuar për të qëndruar treni ynë ka vite që ekziston , dhe treni vjen në këtë qytet duke tërhequr branë një mballomë të vjetër, që quhet lokomotivë. Ngase edhe vet trasenë e trenit e kanë mbuluar shkurret. Të gjithë sytë i hedhin veç nga treni,po binari ynë që rri e pret dhe ne kaq vite në pritje,për të shkuar si qytetarë evropianë më shpejt dhe më komod, nuk po arrihet një ditë.
Udhët tona të hekurta
Meqë përmendën trenat ,këto mjete të lëvizshme me shina, vendi ynë ka një përvojë të hidhur. Trenat në këtë vend filluan të lëvizin vetëm atëherë në keto vite‘:7nëntor 1947 : Durrës – Peqin23 shkurt 1949 : Shkozet – Tirana22 dhjetor 1950 : Peqin – Elbasan – Krasta / – Cërrik7 maj 1963 : Vora – Laç13 tetor 1968 : Rrogozhina – Fier20 mars 1972 : Krasta – Librazhd10 mars 1974 : Librazhd – Prenjas9 mars 1975 : Fier – BallshJuli 1979 : Prenjas – Pogradecprill 1981 : Laç – Lezha25 janar 1982 : Lezha – Shkodra (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)11 janar 1985 : Shkodra – Han i Hotit.14 tetor 1985 : Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta që me janar 1985)Fundi i viteve 1980 : Milot – Rrëshen, pasi,rinia e këtij vendi ndërtoi më parë udhët e këtyre trenave .Evropa plakë kishte vite, që mbante të instaluar jo vetëm trenat, por edhe tramvajet,vetëm këtu për çudi në këtë truall të lashtë ,trenat erdhën vonë dhe punuan vetëm për një sistem ekonomik të caktuar.
Treni(dekovili) Vlorë Selenicë
Kanë ekzistuar udhët e hekurta në Vlorë.Treni –dekovil bënte udhën e hekurt nga qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe rrugë malorë. Ky lloj treni quhej dekovil dhe kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si e përshkruan një studiues lokomotivat më avull tërhiqnin duke u ngjitur në rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët e vegjël .Një detaj të vogël kujtojnë banorët ishte së treni kishte edhe vend për drejtuesin .Makinisti e ndalonte dhe hipte drejtori .Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë funksiononte, por duke mos e përshkruar tunelin e qafës në Babicë. Ai qëndronte tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa udha e hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi gjithë kjo udhë e hekurt më gjatësi kilometrikë? Italianët ndërtuan, për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë – Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta.
Linjat Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë, u ndërtuan për nevojat strategjike të ushtrisë italiane të pushtimit, por edhe për të shfrytëzuar resurset e mëdha ekonomike në zonat që përshkonin. “Në Selenicë funksiononte miniera e bitumit, ndër të rrallat në botë, produkti i të cilës eksportohej në Itali, përmes portit të Vlorës, ndërkohë që në Kotë, ishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha të ushtrisë italiane”.
Studiuesit vlonjatë pohojnë se, ushtria italiane, gjatë periudhës që qëndroi në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut(1914-1920), ndërtoi për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve, italianët ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë që fillonte nga Vlora dhe kishte dy vija te ndryshme; një vijë shkonte në Vlorë – Qafë e Koçiut (Babicë) dhe zbriste në luginën e lumit Shushicë, që e kapërcente me urën e Penkovës. Këtu dekovili ndahej: një degë kalonte pas përroit të Vllahinës deri në afërsi të fshatit Gërnec, 30 km në lindje të Vlorës. Në zonën e Kotës, ushtria italiane kishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha në Shqipërinë e asaj kohe .Gjurmët e dekovilit, që fillojnë te ura e Peshkëpisë(15 km në lindje të Vlorës), shfaqen vetëm në disa segmente traseje dhe në një urë betoni e njohur si “Ura e trenit”, që gjendej në afërsi të vendit të quajtur Shkallë Mavrovë. Traseja zgjatej duke depërtuar nëpër luginën e Shushicës, për të mbërritur në anë të fushës së emërtuar “Ahmete”, në kuotën 115 m mbi nivelin e detit. Madje, këtu e ka edhe origjinën e vet emërtimi i fshatit Kotë, qendër e komunës. “Duke komunikuar në terminologjinë gjeodezike, italianët përsërisnin shpesh fjalën kuota, kuota deri sa u shqiptarizua në Kota”.Linja e hekur e këtij dekovili nuk është pasqyruar në dokumenta. Por, elementë të tillë si “Ura e Skrapit” ku shfaqen ende këmbët prej betoni, që lidhte dy brigje te përroit dhe të vërshimeve të tjera që zbrisnin nga kodrinat e kësaj zone në raste reshjesh, shfaqen qartësisht. Traseja prej betoni me një gjatësi prej 1.5 km, i ka rezistuar kohës. Po ashtu edhe Ura e Shkallë së Mavrovës, që njihet me emrin “Ura e trenit”, me 5 këmbë prej betoni në një lartësi maksimale prej 6 metrash, është mjaft e dukshme. Por, ushtria italiane ndërtoi një rrjet të madh dekovili që shtrihej nga qyteti deri në fshatrat e zonës Topallti(Fusha e Llakatundit) e më tej në luginë të Shushicës. Por, për këtë rrjet ka shumë pak të dhëna, që kufizohen tek tregimet e të moshuarve. Linja e dekovilit Vlorë-Kotë, ka funksionuar deri në vitet 1950-1960-të, ndërkohë që deri në fund të viteve 1980-të, funksiononte dekovili Vlorë-Selenicë, që stacionohej në një pikë në afërsi të portit të Vlorës, në Skelë dhe që hynte në qytet përmes një tuneli në Qafën e Babicës.
Ku është stacioni i ri i trenit?
Sapo hyri “krimbi” dhe shfryu llafi se udhët e Evropës plakë u hapën edhe për banorët e këtij trualli, trenat patën punë ,mirëpo më pas udhët e tyre dhe punesat e tyre mbetën aq larg botës dhe zhvillimit sa mund të thuhen se gjithë ky investim i rinisë shqiptare shkoi dëm. Trenat shqiptarë janë trenat më të lodhur të botës. Binarët ku nisen dhe stacionet ku ata qëndrojnë janë kandisur në ca sheshe plotë ferra. Trenat nuk janë më në modë, në këtë vend. Në Perëndim trenat, janë një alternativë e mirë transporti,veç në këtë vend jo. Shpejtësia e tyre është lemeritëse dhe mundonjëse. Dikur trenat fundit qëndronin edhe nëpër ca fshatra të vegjël ku kishte stacione të vegjël, që sot nuk ekzistojnë më.
Ka edhe një shkak tjetër. Përse trenat nuk nisen nga Tirana, për në qytetet të tjera? Mirë do të qe,por ka një pengesë të vogël :në Tiranë nuk kë më as tren dhe as stacion .Në qytetin tonë sikurse nëpër disa qytete të tjerë treni niset e soset i trembur, se mos i thyejnë xhamet,se mos këputet ndonjë binarë, se mos i pret udhën ndonjë maqinë, se mos i zënë udhën me ndonjë ndërtim.
Nëse nuk investohet në këto udhë të hekurta gjendja ashtu si 20 vjet ,kjo do të jetë.
Një ditë të jeni të sigurt, do jetë afishuar orari i trenave, që nisen nga lindja drejt perëndimit, ai orar do të gjendet në çdo stacion treni të Evropës plakë dhe uturima e tij do na zgjojë çdo mëngjes edhe në qytetin tonë. Deri atëherë nëpër dhëmbë do të mërmërisim duke kujtuar shprehjen me titullin e një filmi të kinostudios:Treni nuk niset më në shtatë pa pesë…

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, në orën pesë, nuk niset më, Treni nga Vlora

PSE NOLI DENONCOI MARËVESHJEN MIDIS JUGOSLLAVISE DHE ITALISË

March 16, 2015 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
Gazeta “Dielli”e Boston 3 shkurt 1925 shkruan:Në një faqe tjetër të gazetës këndonjësit do të shohin një intervistë me rëndësi që Imzot Noli i ka dhënë një korrespodenti të gazetës amerikane:”Boston Herald” në Viene. Që ekziston një marrëveshje midis Italisë dhe Jugosllavisë përmi Shqipërinë,kjo gjë është folur disa herë nëpër gazeta. Po qëllimi i caktuar i kësaj marrëveshje midis të dy fqinjëve të mëdhenj të Shqipërisë për neve ka qenë një mister që kemi dashur ta zbulojmë.
Të gjithë mund të japin gjykimet tona dhe duke gjykuar nga e shkuara që të gjithëve na mbushet mëndja se qëllimi marrëveshjes nuk munt të ketë qene në shërbim të interesave të Shqipërisë.
Imzot Noli ka thënë:Jam i bindur plotësisht se ekziston një marrëveshje midis Jugosllavisë dhe Italisë për ta copëtuar Shqipërinë në rastin e parë me një cpërblim mbase dhe për Greqinë. Me fjalën copëtim nuk duhet kuptuar me doemos një copëtim tokësor i Shqipërisë. Ka copëtime dhe copëtime.
Një copëtim është që ta ndash një vent në dy ose tri pjesa dhe një pjesë ta marrë njeri dhe një pjesë tjetri,kjo do të qe vdekja e Shqipërisë si komb më vete. Një copëtim tjetër është ta ndash një vend me marrëveshje politike të fshehta dhe të nëndheshme,në disa pjesë të caktuara,në të cilat kombet e interesuara të kenë siguruar privilegje politike ose një liri veprimi ekonomik. Në të tjera fjalë siç e kanë quajtur fuqitë e mëdha ndarje në sfera influencash. Në këtë soj ndarjesh populli është indipendent, po indipendeca është një emër vetëm. Në punë populli bëhet skllav i kapitalistëve të kombeve të interesuara. Që fqinjët tanë kanë një qëllim të fshehtë për copëtimin e Shqipërisë,ose në kuptimin e parë të fjalës ose në kuptimin e dytë ,për këtë gjë nuk duhet të dyshojmë. E keqja është që politikanët e Shqipërisë në vent të përpiqen ta largojnë një rrezik të tillë,ata vete e afrojmë më tepër. Duke u kompromentuar me një fuqi,duke u kompromentuar me tjetrën,duke kërkuar sot përkrahjen e kësaj ane për inat të tjetrës. Vetëm një politike thjeshtën kombëtare,një politikë e paanshme kundrejt të gjithëve munt të na shpjerë shpëtim. Fqinjët tanë ua do interesi ,që ne të jemi të dobët,të hahemi në mes tonë, dhe kurdoherë do të jenë gati që të lozin përmi të metat tona,të na vënë të zihemi,duke pritur për rastin e duhur,që të përparojnë qëllimin e duhur. Në rast se vazhdojmë në këtë mënyrë dhe ahere në qafë e pacin vendin politikanët,të cilët për gjera personale të vogla nuk hezituan ti vënë zjarrin brenda Shqipërisë, thotë Imzot Noli në këtë intervistë.

Filed Under: Analiza Tagged With: DENONCOI, DHE ITALISË, Gezim Llojdia, MARËVESHJEN MIDIS JUGOSLLAVISE, PSE NOLI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT