• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR YZEIR ISMALI –DREJTOR I MUZEUT ARKEOLOGJIK TE VLORES

December 16, 2012 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

Cili ka qënë arkeologu i parë shqiptar.Ai që ka gërmuar apo ai që ka studjuar për arkeologji?Në të vëretët këtë dilemë le ta zgjidhin historianët dhe studjuesit e këtij lëmi.
Ftohtësia e akullt e breshërive të nazistëve, rrëfen F. Shaska,rrëmbeu nën trajektorien e zjarrit tre zemra shqiptarësh,që rrëzoheshin befasishtë nën dheun e tokës së tyre.Edhe fshati çuditërishtë quhej Bubullimë,ishte në Myzeqe të Lushnjës.Dhe ishte vetëm 10 gushti i vitit të luftës 1944.Emrat e personave të rrëzuar, të mbuluar nga gjaku ishin:Avokati Skënder Muço,arkeologu Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.Dhe koha e priti kohën në heshtje.
Emrat e tre personave ,që i rrëmbeu plumbi i nazistëve mbetën përveç kujtesë së së atë afërmeve nën shigjetimin armiq,por se të kujt kjo ‘slypjes shumë mend për të kërkuar.
E kam pritur me tërë interes rrëfimin dhe të dhënat, që ruante arkivi i studjuesit Fahri Shaska për veprimtarin e një arkeologu shqiptar.Diplomuar si i këtill në një nga universitetet e botës së perëndimit.Atje ku era e shkences kishte vite që frynte në drejtim të mbarë.Mirëpo kush ishte arkeologu i parë shqiptarë, që mbante njjë titull Doktor i arkelologjisë ,emri i të cilit,u fsheh turpërisht, deri sa kaq shumë pritje të mjerë erdhi,dritësimi i kësaj faqeje të medias për ti sjellur ndriçimin.F.Shaska shënon.Yzeir Ismaili ka lindur në fshatin e Vlorës,me emrin Tragjas.Vitlindja reghjistrohet diku aty nga vitri 1903.Por cili ishte shkollimi në vitet e eparë të arsimimit të kësaj figure të panjohur deri më sot nga arkeologjia.Atë që njihet p[ra si shkollim fillor e ka përfunduar në fshatin e tij Tragjas.Ndërkaq arsimimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin klasik të Napolit,dega shkencore.Ndërkohë duke kërkuar rrugëtimin drejt shkencës Yzeiri ka udhëtuar më tej drejt Bolonjës qytetit për të vijuar studimet dhe për ti përfunduar ato.

 

Cila janë disa tëv dhëna të tij të CV.
Yzeir Ismaili(Alimerko) kohëlindja 1903
Fshati Tragjas.
Arsimi fillor në fshatin Tragjas.
E mesmën në Napoli-gjimnazi klasik
Arsimi Në Bolonja ,dega histori-arkeologji
Titulli i shkencor-Doktor i shkencave arkeologjike 1934.

E priti mëma të birin,kur rrugën mori në mërgim për dije.Yzeiri kthehet në vendlindjen etij.Vapori mbrinte në qytetin e tij,kur dallgët e godisnin afër elarg.Ishte njeriu i arsimuar në një nga fushat më pak të njohura në këtë vend.Mbante me vetet një titull shkencor:Doktor i shkencave arkeologjike.Disa të dhëna të tjera të lakmueshme për kohën,kur Yzeiri vinte këmbën në skelën e qytetit të tij:Ishte i pari shqiptar, që mbrinte në vendin etij me profesionin e arkelogut.Ishte i pari shqiptar,që mbrinte në vendlindjen etij me titullin Doktor në arkeologji.
Ishte i pari ballkanas ,që mbrojti doktoraturën në arkeologji.Ishte një student i shkëlqyer.

Me optimizëm, që kishte nga koha e studentllëkut gjeti në vendin e tij një temë pak të njohur.Shaska rrëfen:Aty rreth vitit 1934 u emarua profesor i lëndës së historisë,në shkollën Tregtare,një shkollë e njohur kjo në qytetin e Vlorës.Dy vite më pas ,djali ëndërrimtar bëhet nën drejtor i kësaj shkolle.Kohëpritja për tu gjendur në profesionin e tij të fushës ku rinte ende në hije diploma e arkelologut mbrinë vetëm në vitin 1937.Aty buzë detit,ku lllapashitet deti dhe valët bëjnë një ujdi,është një godinë,sot quhet muze kombëtar i pavarësisë.Në atë godinë ku ishin gjetjet e Reit,Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik.Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së Vlorës.Sa kohë punoi Dr i arkeologjisë në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apollonisë si dhe të qëndrave te tjera ilire.Është një periudhë e zbardhur tashmë.Nga viti 1937në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statuj prej floriri,maket deleje.Kishte përmasa të vogla.Italianët e marrin dhe e nisin menjëhere drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos.Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme.I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur.Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statutjë duhej të rikthehej në qytetin e tij në muzen e arkeologjisë.Ndonëse ai kishte studjuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë,Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur,që ishte dërguar përtej këtij vendi ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij.Me mbledhjen e objektevev arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën.Gjatë kohës, që ka qënë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,që ndodheshin nëpëpr institucione apo në banesat e qytetarëve.

Ajo,ç’ka shënohet në defterin e kohëhs quhet rezistencë .Aty nga viti 1939,kryesisht në muajin prill,kohë në të cilën fashistët e përtej këtij deti pushtuan vendin,ai organizoio një rezistencë sa do të vogël.Kështu arrestohet dhe lirohet vetëm pas 3 muajsh.Pas ndërhyrjes fashiste në vendin tonë,Yzeirin e degdisën larg.E njihnin aftësit dhe të dhënat dokumentare që ruante profesioni i tij duke e dërguar në Korcë me emërmin drejtor i liceut të Korcës,ndërsa nga të dhënat që kemi ndërtesa e muezut në qytetin e detit bastiset dhe vidhet.Aty nga viti 1942 merr pjesë në demostratën antifashiste në qytetin e Vlorës,por e njohën që pikërishtë ky personalitet ishte drejtues i një gjimanzi në qytetin juglindor të Korcës,dhe duke mbritur shtatori i vitit 1943 arrestohet dhe dërgohet përtej ujrave tona kufitare në Portopalermo.Angazhohet pas kthimit nga internimi me forcat e BK.

Në zhegun e verës të vitit ’44,arestohen në Bubulimë të Lushnjës nga nazistët.Duhet të ketë qënë datat 10 gusht.Ishin avokat Skënder Muçua,Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini si dhe Jaup Xhezo.N.Aliu dhe dy pjestarë të familjes Yzeiri.E bija e Yzeirit quhej Serrie, ndërsa e ema Salibeja.Përse mbritën në Lushnje, ndërsa breshërit e ftohta të nazistëve i shtrinë përdhe?Ata gjëndeshin kohë më parë në zonën e Karaburinit.Kështu shqyrtohet pikërisht në rrëfimin e tyre.Një nëndetëse e vogël mbrinte në atë zonë pothuajse cdo të martë.Atë fillim gushti nëndetsja kishte sjellur një mesazh të gjeneralit të Mesdheut i cili kishte shkruar për disa kushte për zbarkimin e aleatëve në atë zonë jugore të vendit.Skënder Muçua ishte përfaqësuesi i BK pranë aleatëve.Nëndetësja e vogël do të merrte dhe një persona me mbiemrin Frashëri për të zbritur nëe Kajro ku do të fliste për luftën.Ata vendosën të udhëtonin drejt kryeqëndrës së vendit për tu konsultuar me Mithat Frashërin.Nazistët i pushkatuan të tre nacionalistët në fshatin Bubullimë pikërishtë në datën 10 gushtë mes zhegut të verës të vititi 44.Ndërkaq zbardhet edhe fati i të bijës së arkelogut dhe të emës së tij, pra Serries dhe Salibes.Ato i internuan larg vendit diku në shtetin austriak ndoshta në Vjenë .Arkeologu Ismaili dhe dy të tjerët mes tyre avokati Muço ndonëse u pushktuan nga nazistët nuk u njohën asnjëher si dëshmorë meqë nuk ishin në rradhët e forcave partizane.

Yzeiri ka pasur ndërhyrjen e një mësuesi italin Ricco, që ishte në shkollën e fshatit Tragjas për të ndjekur studimet e larta në shtetin fqinjë duke parë zellin e tij në të mësuarit.Ku ka punuar nën drejtor në shkollën tregtare të Vlorës,drejtor i saj ishte Naun Stërralli,mësues i matematikës Imer Sharra,mësues i fiskulturës Alush Leshanaku.Me dekretin Nr 52 të datës 28 shkurt 1936.është emëruar zvdrejtor i kësaj shkolle të njohur.Në 28 dhjetor 1939 dërgohet drejtor i liceut në Korcë duke u larguar nga pozicionimi i drejtorit të muzeut në qytetin e tij.Kur ishte drejtues i muzeut ka pasur rrogën 3 napolona,ndërkaq që rrogat e zyrtave të kohës shkonin deri në 2 napolona.Ky ishte njeriu që erdhi nga Perëndimi me shkollimin e mirfilltë të profesionit të arkeologjisë dhe me titullin shkencor oktor i arkeologjisë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: arkeologjik, dr. Yzeir ismaili, drejtor i Muzeut, Gezim Llojdia, Vlore

ARKEOLOGJIA E ZBULUAR NË GJIRIN E VLORËS

December 12, 2012 by dgreca

Tulla me gjurmën e dhisë me e veçanta/

Nga GËZIM LLOJDIA*/

1.

Përtej kohëve me mjegull .Ne kemi në duar visare. Kemi visare, që i përkasin kulturës tonë . Diamantet nuk e kanë shkëlqimin e tyre nën tokë . Drita është dita . Errësira, nata mjegullinë , që ka mbështjellë rrënojat tona në nën tokën tonë . Do të kapërcejmë mjegullën e shekujve,për tu gjendur materialisht te qytetërimi ynë. Mund të thuhet se rruga , për të rrugëtuar në ato shekuj pas , është një rikthim i vështirësuar. Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt. Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka gjithshka. Mirëpo deri më sot, të gjithë gjurmuesit e shekujve, një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht . Rrëmimi neper rrënojat .Të gjithë atyre që u rranë brinjët për këto rrënoja , shpirti u ndriçoftë ! Të gjithë atyre , që u lektisën në diell, shi e baltëra, ëmbëltoja e baltës tonë mjaltë tu bëhet . C’marveshje bënë me kohën ? D.m.thçfarë i kërkuan Perëndisë , për jetët e tyre ? Shpirti, që rron aq kohë për të sjellë në vëmendje ,qytetërime të humbura. Gjurmuesit e kësaj rruge janë si shenjtorët .Në të vërtetë ata rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor. Do të ecim përbri një rruge të vështirë, të meteorizuar të,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës. Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të një prej figurave të arkeologjisë shqiptare .Kjo rrugë,zbret labirinteve të thella .Është e kthjelltë si qielli pranveror. Është e sigurt,e bardhë si fushëpamja e ngrirë e Antarktidës . Nga fryma e tyre , risillen copëra jete ,të një qytetërimi si ky i yni, që ka jetuar qindra shekujsh . Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve,kërkuesve,hulumtuesve ka qenë arkivat,të dhëna, dëshmitarë,analizat e tokës,gurëve, mureve, copave ,enëve memuareve, traktateve, raporteve,librave të zverdhur, etj, etj. Kështu nëpërmjet gjuhës së shkencës ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur anonimat të shekujve. Përgjithësisht, kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq dëshmonte sot. Do të punohet në kohëra, ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e paoksiduar nga koha . Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean .Atje ndihet mbretëria e heshtjes . Ja përse ,kontributi i këtyre studiuesve është më e rëndësishmja.

2.

Nga kohë shekujt e largët të përshkruar me mjegull,harresë dhe vesë gjetëm tre vjet më parë një fragment tulle të pjekur mire ndërkohë kur kohërat,erozionet, tërbimet e llohërave dimërore apo aluvionet e kodrinës nuk arritën dot më ta zhbënin. Përshkrimin e bëjnë më të veçantë nga kjo cope balte e pjekur në Orik në furrat e baltës edhe për një fakt që shpreh interes sepse kjo cope balte në shpinë e saj ka një gjurme. Gjurma shfaqet qartazi në krahun e saj të djathtë. Ku dallohen së bashku dy gishta e një kafshe të vogël,që mund të jetë ndonjë dhi më mirë mund të themi se ka qenë një kec i vogël, gjurma është tepër e vogël. Fragmenti i tullës me shenjat ose gjurmën e këmbëve të kecit u dorëzua në vitin 2010 në muzeun arkeologjik dhe historik të qytetit . Përmasat e këtij fragmenti janë 16x12x3. Vend gjetja e saj është shënuar tek kulla lindore. Koha ,që do të mund të përcaktohet është e periudhës romake. Çfarë paraqet ky fragment dhe çfarë kodi mund të fshihet ?Misteri, që do të mund të prinin është gati i shumë i lexueshëm ngase do të mund ta rikrijojmë në tenien e trurit tonë. Ky fragment me ketë gjurmë nuk përsëritet tek copat tjera, që u gjetën në të gjithë hapësirat ku ishte shtrirë shekuj më parë qyteti i lashtë i Orikut. Nuk është asnjë simbol që rri fshehur pas kësaj gjurme . Kur furrtarët vendalinj që piqnin tulla apo enë të tjera të kësaj natyre duke qenë në gjendje të njomë besoj një kafshë ka kaluar përmbi tullën e njomë duke fiksuar gjurmët dhe këto gjurmë do të shfaqeshin shekuj më vonë.

Qeramika që është prodhuar në këtë zonë gjatë kohës së lulëzimit të Orikut të lashtë mbetet e veçantë.. Një tjetër objekt paraqitej në forma –katrore me përmasat-27×27 cm dhe vend gjetje lokalizohen tek liqeni. Moikom Zeqo arkeolog ka shkruar: “Një tjetër legjendë lidhet me Orikumin. Legjenda thotë se nën liqenin e Orikumit rruhen fragmente të qytetit të vjetër. Duke u zhytur kam parë me sytë e mi trakte të bëra nga dora e njeriut si dhe strukturën e një porti të lashtë”. I pari arkeolog qe shkoi Orikun ishte Leon Hezej rreth viteve 1860 i dërguar nga Napoleoni III qe dëshmon kryesisht rrethanat e luftës civile,por qe lokalizoi edhe murin rrethues rreth 950 m te gjate. Porti i brendshëm i përmendur prej Cezarit në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë. Porti i

është lokalizuar ne lagunën 2.2 km të gjate dhe 1.2 km të gjere,. Kemi të bëjmë me një bankine për akostimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës ne këtë vend, arrinte rreth 200 m gjatësi. Tek kjo pjesë e liqenit në vitin 2007 u gjetën edhe shumë objekte të tjera si :fragment trekëndëshi Përmasat-18x19x8 .Shekulli II pes. Te dhëna të tjera mund të japim për pesha e Velmendi. Qeramike(4 cope)Përmasat-9×5 cm, janë gjetur-shkallarja me kthese. Periudha Shek IV-III pes. Një fragment tubacioni qeramikë ne forme harkore me përmasa-16×15 cm është gjetur tek Altari. Një doreze ene horizontale ne forme harku është gjetur-Pusi Nr 2. Doreze vertikale. Përmasat 16×6 u gjet pranë teatrit. Një fund amfore dhe me shenje guackash ne maj okër u gjet tek liqeni sikurse edhe një tjegulle kalipter me hapësire rrethore ne mes me përmasat-15×7 cm. Është gjetur- pusi Nr 1. Kapak qeramike amforash ne forme rrethore (4 cope) 1 cope e thyer. Përmasat-9-10 cm. Gryke amfore me shenje vul,ngjyrw okër tipike. Përmasat-17×15 cm,gjetur-te liqeni.

Në verën e vitit 1958, një ekspeditë shqiptaro-ruse nisi gërmimet për të nxjerrë në dritë gjurmët e qytetit të lashtë të Orikut . Në përbërje të saj ishin akademiku rus Aleksandër Ballavacki dhe dy arkeologët shqiptarë,Dhimosten Budina e Selim Islami,nxorën në sipërfaqe gjurmët e një historie që shkonte deri në më shumë se 2500 vjet. Përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p. Krishtit në veprën “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik.

Gjurme ne gurë është një objekt që ndodhet ne Muzeun arkeologjik,historik Vlore.

Gdhendje ne gur. Përmasat 33x23cm. Origjinale. Disa të dhëna të janë:Objekti është punim ne gur me një gjurme te shquar te gjysmës se këmbës. Me shume se 50 % e objektit paraqitet me forme drejtkëndëshe. Është dëmtuar .

Gërmadhat e qytetit antik te Orikut gjenden ne pjesën me jugore te gjirit te Vlores ne një skele te futur brenda bregut mbi kodrën Paleokaster. Duke njohur faktin historik se ne shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime dëshmonte kërkimet nënujore do të dëshmonte në këto zone ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli shek IV,tregu i qytetit dhe në kohë të pastër duken gurët.

Prof Dr Neritan Ceka: Në antikitet ka patur një përqendrim qendrash urbane, qytetesh, ku më i vjetri duket se është Oriku ndërtuar diku nga fundi i shek. VII ose fillimi i shek.VI.
Oriku është i lidhur ngushtë me historinë e tij me Apoloninë, veçanërisht me rolin që luan në furnizimin me material guri, pra guroret që janë rreth Orikumit, veçanërisht Grama, që është në krahun e sipërm, furnizon, të paktën që në periudhën arkaike, ndërtimin e monumenteve më të lashta, siç është një tempull i mundshëm i Apolonit, altari arkaik i shek. VI i gjetur në Apoloni dhe kolonat më të hershme, të fillimit të shek.V, duke përfshirë edhe kolonat e tempullit të Shtyllasit, të cilat vijnë, padyshim, nga guroret e Karaburunit, Akrokeraunea e lashtë. Rolin kryesor në këtë transport, jo vetëm në furnizimin e Apolonisë, por edhe të Dyrahut, e ka luajtur gjithmonë Orikumi. Liqeni i Valltos brenda tij,ruan gjurmët e vjetra,që i përkasin kësaj kohe.. Limani i Orikut cilësohej i rëndësishme nga ana ekonomike i forcuar me murre. Dëshmitar i gjallë,larg çdo përfytyrimi,vrojtues i betejës mes Pompeut dhe Cezarit.

Pompeut ,Oriku i shërbeu stacion për flotën ushtarake,shprehen të dhënat. 6 janar viti 48, para Krishtit,Cezari e pushtoi pa gjakderdhje. U turrën atje legjionet e tij. Aleksandri e pushtoi atë në shekullin 214. Dy radhë gur paralel me njëra-tjetrën tregojnë portin e brendshëm që I ka shërbyer qytetit të Orikut

4.

Me teknikën e gdhendjes ne gur me përmasat 35x 32 cm, me peshë 10 kg,lyer ne pjesën sipërme ,lyre me gëlqere .Ky objekt ka qene ekspozuar në Pashaliman ne bordurat fjetores, se ish-shkollës se instruksionit është ekspozuar pranë zyrave te flotiljes .Bashke me objekte te tjera qe janë përdorur për xhirim te filmit” Balle për balle”.Përshkrimi :ka forme cilindrike me gjeruesi me te madhe ne pjesën e sipërme qe del ne forme buzësh ,.Ka zbukurime me kanelyre ne pjesën e sipërme “gryka”.Zbukurimet janë me mendra e thelluara ovale .

Altari i madh .Përmendet si zbulim ne gërmimet vitit 1958 ne gjendjen qe është sot. Altari i vogël sipas Ugolinit ndodhet ne muzeun e Vlorës. Ka shërbyer si podium ne ceremonitë fetare dhe ngjan me altarin e Apollonit zbuluar ne rrënojat e Pompeut .Shek I pes…Ne perëndim te teatrit gjendet altari. Nga gërmimet dhe pastrimet e kryera janë nxjerre ne pah

Bazamenti,pjese te kornizës se poshtme me gdhendje lineare. Mungojnë pjesët e sipërme qe shërbenin për procesionin fetar. Koha :Shekulli IV para Kane një gjerësi prej 2.5 m dhe distance te barabarte nga njëra- tjetra.

Një pjesë e objekteve arkeologjike janë gjetur në vendbanimet e hershme në Gjirin e Vlorës ,ende nuk kanë vend për tu ekspozuar në muzeun e vogël të qytetit të Flamurit. Muzetë e vetë parqeve arkeologjike të kësaj treve ende nuk janë konturuar si të tillë dhe as mund të flitet se një ditë do të ndërtohen ashtu si i kanë simotrat e tyre Apoloni,Butrint,Durrës etj .Nëse do të kishte marrë jetë projekti për ndërtimin e tre muzeumeve në Pashaliman,i zonës arkeologjike,i luftës së ftohtë dhe i detarisë ,objektet arkeologjike do të kishin vendin e tyre të ekspozimit mirëpo projekti që rezultoi me një kosto tepër të shtrenjtë për një vend të varfër deri në 6-7 milion euro duke hedhur kështu në erë një projekt ku do të rikthehej si në kohët e saj era lemeritëse e “Luftës së Ftohtë” në Gjirin e Vlorës,ku historia e saj zë fill qysh nga shekujt para krishterimit .Në veprën e tij “Lufta Civile”, Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij “ndanë brigjeve Palaeste” në ndjekje të rivalit të tij, Pompeut deri në Orik .

Laguna e Orikumit shtrihet gjerësisht dëshmonte prej130 ha,kurse Oriku dëshmonte si baza kryesore detare e Çezarit ne Shqipërinë e Jugut. Në shekullin e XV u pushtua nga osmanët u quajt Pashaliman duke u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës. Në strehën e Pashalimanit, gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit, në vitin ’43 ka qene një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët. Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987.

Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: arkeologjia, Gezim Llojdia, ne Gjirin e Vlores

CEZARIT-PËR ATË QË I TAKON CEZARIT

December 8, 2012 by dgreca

 NGA GËZIM LLOJDIA*

 
Abstrati
Enver Memisha Lepenica njihet  prej vitesh si studios e publicistë i veçantë në fushën historike   mirëpo sakrifica dhe  mundi i tij, puna shumëvjeçare përfundoi pa kapitale dhe pa fitime,por ai është nga figurat me te nderuara, sepse të  gjithë energjinë e tij ai e drejtoi në luftën për te mirën e përgjithshme. Enveri shkeli në gjurmët historike të një katundi të vogël me histori te madhe në Labëri, plot tradita që  kane ruajtur dashurinë dhe respektin reciprok duke vlerësuar karakterin burrërinë dhe patriotizmin. Sokakët e Lepenicës ky katund  i pluskuar  në  një shullë larg maleve maleve me mjegull,afër shushurimës së Shushicës. Katundet e shtrirë në të dy anët e lumit Shushicë e vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës afro 80 km. Gjurma e thellë e qytetërimit të lashtë të kësaj lugine ka hapur një brazdë të thellë, ndonëse ndodhet në fillesë të saj. Në këtë luginë mulliri i kohës kishte gdhendur më tepër bestini se sa realitete duke fshehur në tokën e sajë të sertë, shkëmbore, aty ku gruri gjendet në “shtëpinë e vet”, diamantet e qytetërimit të saj, historinë e shkruar dhe gjurmët që kanë lënë qytetërimet. Këtu në këtë truall lindi edhe studiuesi dhe publicisti Enver Lepenica për të cilin dy autorë Novruz Shehu dhe Doc.Dr.Alqi Naqellari  përgatitën një botim serioz “: Enveri i Lepenices- Me rastin e 65 vjetorit te lindjes. Publikuar nga   “Emal “ gjithsejtë 449 faqe,  me ISBN978-9928-04-022-2. Ky libër është  i pari në llojin e vete ku autorët kanë sjell të plotë 65 vjet,të një njeriu studios,kërkues i ndershëm,patriot deri në frymë të fundit. Ky libër është i pari në llojin e vet , sepse jeta e një njeriu  pasionant e shqiptar i vërtetë aty është konceptuar në tërësinë sipas historiografisë dhe rrjedhave të kohës,është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme plot kulturë .Ky libër është shkruar ndryshe nga botimet tjera .Ka një rrjedhë logjike të ngjarjeve dhe shkallëzimit të jetës të personazhit kryesor. Ka një renditje të temave sipas botimeve të kryera .Ka një mënyrë shkencore të paraqitjes së dokumenteve jetësore .Ka jetë dhe frymë jete në këtë botim  i cili i kushtohet një njeriu, që jeton ka mbushur plot 65 vjet,jeta e tij  është gjurma   që mbeten në shekuj thonë autorët .

Kronologji  historike

Autorët kanë ndjekur një kronologji  historike të çdo botimi  të këtij autori duke cituar  për çdo libër artikujt,kritika,recensat e kryera nga autorë të ndryshëm për librin e autorit E.Lepenica duke llogaritur kështu një punë me një kosto të madhe. Janë mbledhur pothuajse në masën 100%  artikujt dhe gjithçka, që i është kushtuar botimit,gjë që ka detyruar autorët ti kërkojnë ato jo vetëm në sitet e internetit por duke nisur një komunikim me autorët që kanë shkruar ,për botimet që do të thotë se janë kontaktuar shumë autorë për botime të ndryshme në kohë të ndryshme botimi dhe frutë i kësaj pune janë mbi 380 faqe,në formë eseje,kritike,recense,diskutimi , që i kushtohen librave të botuara nga E .Lepenica.Ne mund të vështrojmë vetëm disa prej tyre si i kanë renditur autorët e librit.:”Neper greminat e përgjakura komuniste”, Tirane 2007. Kanë shkruar: Eglantina Alliaj, Albert Abazi,Novruz Xh.Shehu,Hysen Ismail Haxhiaj,Petrit Muca, Dr. Iliaz Gogaj,Fari Shaska,Gezim Llojdia.”Perballe klithmave te korbave”, tirane 2008. Kanë shkruar: Gezim Llojdia.Dr. Iljaz Gogaj Docent, Dr. Alqi Naqellari,Kastriot Frasheri,Shpresim Kasaj.Thonë se ujqit e vjetër e shqyejnë vërtet hënën lehonë. Dhe qentë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati duke shqyer, atë që quhej demokraci e brishtë e vendosur pas viteve ‘90 në Shqipëri. Një cifël e kësaj historie që ende e kemi në kujtesë gjendet në botimin më të fundit të studiuesit dhe publicistit të mirënjohur: Enver Memisha Lepenica: “Përballë klithmave të korbave”. Mjegullina ka  mbuluar nëpër kohëra enigmën e shumë vrasjeve mister. Nga zëri varet vdekja ose rrojtja e Shqipërisë .Enver Lepenica është laureuar në fakultetin ekonomik UT me rezultate të lartë ka kryer kurse kualifikime për organizim dhe drejtim, ka qenë drejtor kabineti i Ministrit të Kulturës, si dhe Inspektor i përgjithshëm i Ministrit të Brendshëm me gradën nënkolonel. Është themelues i gazetës së parë opozitare të qytetit të Flamurit “Zgjimi”, autor i librave historikë si: “Vetëvrasjet. Barbarët zbresin në Vlorë”, “Hysni Lepenica-Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”, “Antologjia e plagëve nën terrorin komunist”, “Pseudonimet e përdorura gjatë Lëvizjes antifashiste 1939-1944”.Një rekurs i munguar i individit në mbrojtje të demokracisë ndaj së keqes social-politike. Shënime për librin e z. Enver Memishaj. Edhe pse ndodhemi pranë kapërcimit të dy dekadave të përmbysjes së diktaturës komuniste ende shqiptarët nuk po arrijnë të shijojnë kolektivisht shijet e demokracisë së ëndërruar dhe shtetit të së drejtës. Këtij shqetësimi mëse qytetar, mbetjes së “korbave” dhe klithmave të tyre, i referohet studiuesi dhe autori i mirënjohur Enver Memishaj me libri e tij të fundit: “Përballë klithmave të korbave”. Në këtë lundrim të gjatë dhe të lodhshëm, për ti sjellë lexuesit me fakte ato të vërteta historike, që përveçse përshkojnë këtë tranzicion të tejzgjatur, ashtu edhe ngarkesat jo vetëm mendore, por edhe të armatës së ish-nomenklaturës komuniste të regjimit të kaluar. është ky udhëtim që na eksploron atë që rrallë e shohim. “ Kthimi i borxhit te madh”, Tirane 2009. Kanë shkruar:-Ferdinand Hysi,Izet Shehu, Gëzim Llojdia  ,Flori Slatina.’ Emblema e nje epopeje”, Tirane 2010. Kanë shkruar :Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Laureta Petoshati .Prof.Dr. Uran Asllani, Ilmi Bani,Doc.Dr.Alqi Naqellari,Prof. dr. Bardhosh Gace,Shpresim Kasaj, Astrit Xhaferi.”Vetëvrasja, barbaret zbresin ne Vlore”, Tirane 1998-Fari Balliu. Komandanti i  pergjitheshem i fuqive te Ballit Kombëtar”. Prof.Doktor Hysni Myzyri,Akademik, Prof.dr. Beqir Meta, Prof. dr. Muharrem Dezhgiu –Avokat Neshat Nguci. Gëzim Zilja,Kostaq Xoxa, Cobo Skenderi, Skender Qendro.Prof. dr. Bardhosh Gace:Ne vargun e botimeve te pakta për Luftën e Vlorës te vitit 1920, do te zere nje vend te nderuar edhe “Emblema e një epopeje” e autorit vlonjat Enver Memishaj, qe ai shton mbiemrit edhe emër-vendin Lepenica, duke dëshmuar dashurinë e tij te zjarrte për vendlindjen, e duke respektuar e kujtuar edhe te paret e tij qe e mbajtën me nder këtë mbiemër. Për këtë ngjarje madhore te historisë sonë kombëtare, ne bibliotekën tone njohim disa botime serioze, si ato te Muin Camit, Neil Shehut, Ago Agajt, Gani Iliazit, Spiro Kosovës, Isuf Luzaj dhe shume shkrime analitik e studimor.

Epopeja e Vlorës e gjalle ne kujtesën historike te shqiptareve

Gjithsesi Epopeja e Vlorës me 1920, ende është e gjalle ne kujtesën historike te shqiptareve, e sidomos vlonjateve, pasi siç shprehet edhe autori italian Agustino Koriliano, ajo tronditi qiellin e Evropës dhe diplomacisë se saje duke kërkuar Urine e shqiptareve. Ne këtë 90 vjetor te kësaj epopeje te lavdishme, studiuesi i zellshëm Enver Memishaj pas një hulumtimi te thelle nxori ne drite ketë libër monografik dhe te veçante, libër ky qe përben një vështrim enciklopedik mbi Luftën e Vlorës siç është përcaktuar me te drejte edhe nga Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. Duke përshëndetur këtë botim do te thosha se vlerat e tij janë te shumëfishta, veçanërisht do te theksonim:Se pari: Me këtë vepër autori për here te pare e sheh Luftën e Vlorës me 1920 ndryshe nga studiuesit dhe historianet e deritanishëm. Autori e sheh këtë lufte te udhëhequr nga atdhetare te zjarrte dhe te përgatitur nga ana ushtarake dhe kulturore si Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, major Ahmet Lepenica, kapiten Qazim Koculi etj, dhe jo ashtu siç është trajtuar deri tani se kjo luftë u udhëhoq nga fshatare analfabet, pavarësisht se peshën me te madhe te kësaj lufte e mbajtën fshataret patriot te Vlorës. Se dyti: Vlora nuk ka një muze qe te pasqyroje sadopak këtë epope legjendare. Vepra e z. Enver Memishaj “Emblema e një epopeje” na paraqitet ne këtë 90 vjetor si një muze i gjalle lëvizës, i cili ringjall historinë tone kombëtare dhe shërben njëkohësisht si një sensibilizim për organet e shtetit shqiptar per te ngritur muzeun e epopesë se Vlorës me 1920.Se treti: Ne këtë libër përshkruhen ngjarje dhe ndodhi historike te njohura pak ose aspak, por ka edhe mjaft personazhe, qe nga anëtaret e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, qe rishpallen pavarësinë e Shqipërisë, shtabi i Luftës se Vlorës me 1920, komandantet e çetave, dëshmoret, te plagosurit ne këtë lufte, edhe këta te trajtuar për here te pare pasi ishin lënë ne harrese apo ishte mohuar vepra e tyre atdhetare. Autori pasqyron gjithashtu atmosferën e zjarrte luftarake e shpirtin liridashje te vlonjateve, por edhe te krahinave te tjera te vendit për te zgjidhur enigmën ne se do te kishte Shqipëri pas kësaj beteje, apo do te fshihej nga faqja e dheut si? shpreheshin luftëtaret e kohës. Se katërti: Je vlere e veçante e veprës se z.Memishaj është se ne faqet e kësaj vepre përshkruhet edhe kontributi i krahinave te tjera si Mallakastra, Tepelena, Gjirokastra, Tirana, Skrapari, Devolli te cilët ju bashkuan zërit çlirimtar te Vlorës.Se pesti: Këndvështrimi historik i kësaj vepre është i qarte Lufta Epope e Vlorës, është vazhdim i Kongresit te Leshnjes, ose siç thotë njeri prej protogandisteve te asaj kohe është e pjella e këtij kongresi, pra i përpjekjeve te vazhdueshme te shqiptareve për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut

Flet autori Novruz Shehu: Enver Memisha, hyri ne jetën time dhe te Alqi Naqellarit, mbas viteve 2000. Ai vinte vazhdimisht ne Bibliotekën Kombëtare dhe shfletonte e shfletonte vazhdimisht. Kish nje trup te larte, flokët e bardhe e tregonin intelektual, por disa rrudha qe i ngushtoheshin e zgjeroheshin ne balle e tregonin rebel deri ne te pandreqshëm. Ndoshta ky rrebelizin i përbashkët na beri te mblidheshim te tre ne Institucionin e kafesë, ose parlamentin e popullit siç e quan Balzaku, e te sillnim e stersillnim te gjalle e te vdekur nga faqet e historisë. Demokrat e antikomunist i përkushtuar, Enver Memisha hyri ne fokusin e media jo pak here. Dhe ai përballej pa ja here syri “tent” duke u dhënë te kuptojnë, ish punëtoreve te sigurimit, se geni vital i se djathtës u përndoq, u sulmua, u dogj e sterdogj, por nuk u zhduk. Dhe te dine mire se demokracia, s’është tolerante aspak për militantet e terrorit te komunizmit. Me Enver Memishen është pothuaj e pamundur, qe te jesh mik dhe kjo për arsye se duhen tre kushte: Te jesh i ndershëm, te mbash fjalën, te jesh i guximshëm. Ne këtë trim e kemi pasur te vështire, por jo te pamundur, qe ta mbajmë mik dhe ne 65 vjetorin e lindjes t’i dhurojmë këtë libër, ashtu siç mund t’i dhuronim edhe një tufe me lule, apo një torte te shoqëruar me një 5000 lekëshe. Po pse nuk zgjodhëm rrugën tradicionale? Miti i librit mund te na beje pak allaoficer e allakryetar komiteti e alia sekretar i pare etj etj, qe bëjnë libra për vete e për ata qe bene çudira ne komunizëm. Natyrisht do te nënqeshin jo pak. Do te nënqeshin e bile do te shkrihen ne gaz ata, qe kane shkruar poema e filma e opera e valle e këngë për heroin e Kinës Lej Fen. Le te qeshin. Duhet te qeshin dhe te n–ojne edhe ata ne ketë planet. Por ne jemi te ndërgjegjshëm se po kryejmë një akt intelektual duke i dhënë pikërisht këtë libër, shoqërisë shqiptare, pikërisht ne 65 vjetorin e një intelektuali e studiuesi te guximshëm. Ne rast se shoqërisë i jepet ne libër modeli i një personi, qe te bën te ndihesh me i guximshëm, me sakrifikues, me human, atëherë këtu duhet kuptuar se kemi te bëjmë me një akt te rendesishem për ata, qe dine te vlerësojnë aktet e rëndësishme te shkronjës. Skënder Brahimaj shkruan:Lepenica është një fshat i vogël por me histori te madhe, qe ka nxjerre mjaft figura te patriotizmit shqiptar qe ne kohe te hershme, por veçanërisht dua te përmend figurat qe nga 1912, ne Luftën e Vlorës me 1920 dhe deri tek Lëvizja Antifashiste. Figura nga ky fshat nuk munguan edhe gjate Lëvizjes Demokratike dhe përmbysjes se diktaturës komuniste, 1990, 1991 dhe gjate vitit 1997 dhe 1998. Një nga figurat e shquara te këtij fshati është edhe Enver Lepenica, i dli u shqua veçanërisht gjate viteve 1990, 1991 dhe sidomos gjate viteve 1997 e 1998, duke luftuar me bandat komuniste me pene, me libra te botuar, ne propagande dhe me pushke ne dore kur qe nevoja. Komunistet e Vlorës nuk kishin gabuar, me 1997, kur morën vendimin për ta ekzekutuar. Ai ishte qendrestar dhe kundërshtar i vendosur i tyre. Enver Lepenicen te cilin unë do ta quaja pa dyshim një patriot dhe bir te denjë te Lepenices, me shume se sa një studiues te historisë dhe denoncues i forcimit, terrorit dhe dhunës komuniste.

Rilingjalli me buje tiparet e zjarrin e atij geni

Flasin autorët e librit:Ai ka lindur ne fshatin e Lepenices te rrethit Vlorës me5 korrik te vitit 1944, i përket fisit Allushaj te këtij fshati, fis me personalitete, qe kane rrezatuar ne historinë kombëtare. Ky fis, i ndare ne nendeget Memishaj, Brahimaj, Canaj, Hysaj, i ka dhënë personalitete te shquara historisë se Shqipërisë, ne shtresa te ndryshme kohore si Ahmet Lepenica, Hysni Lepenica, Aferdita Lepenica, Fejzua, Numani, Xhelali, Selami, Qemali, Refati, Zij ai, Hasani, Faiku, Xhezua, Allushi etj.I rritur ne genin e një fisi nga me vitalet, ne trevën e Vlorës e me tej, Enver Memisha, trashëgoi e rilingjalli me buje tiparet e zjarrin e atij geni, sa rebel e kryengritës, aq te mençur e me polen inteligjence..Enveri kreu ne Lepenice klasën e pare te shkollës fillore, shkollën shtatëvjeçare dhe dy shkolla te mesme e kreu në Vlorë,kreu arsimin e lartë për ekonomi., juridik

Referencë

“Perballe klithmave te korbave”, Tirane 2008

“Pseudonimet e përdorura gjatë Lëvizjes antifashiste 1939-1944”.
Kthimi i borxhit te madh”, Tirane 2009.
“Emblema e një epopeje Tiranë 2010
“Vetëvrasjet. Barbarët zbresin në Vlorë”,
 “Hysni Lepenica-Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”,
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist”
Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Enver Lepenica, Gezim Llojdia

LIBRI ME KUJTIMET E ISMAIL QEMALIT- VJENE NE VLORE

December 2, 2012 by dgreca

U PËRKTHYHEN NË SHQIP NË VITIN 1968 NË KANADA/

Msc GËZIM LLOJDIA/

Teki Gjonzeneli erdh në Vlorë nga Garfield-Nju Xhersi ,SHBA.Dhe si dhuratë nga më të çmuarat ishte ky libër i rrallë.Libri ka ngjyrën e kuqe në kopertinë si dhe një shkabë të zezë. Shkruhet Ismail Qemal Vlora. Kujtimet. Brendia e parë pas ballinës:Ismail Qemal Vlora. Kujtimet. Përktheu nga anglishtja:Reshad Agaj. Faqja vijuese:The memoirs of Ismail Kemal Bey.Edit by:Sommerville story.Ëith a preface by Ëilliam Morton Fullerton.Copyrght by Constable Publisher London.permison granted for publication in the Albanian Language Ja. 9th.1968.Harmony Priting limited Toronto,Canada. Faqja tjetër: u kushtohet dëshmorëve te atdheut dëshmorëve te flamurit atyre qe ranë ne çdo vent dhe ne cdo kohe per Shqipërinë e lire e te pavarur për flamurin e shenjte te Skënderbe Kastriotit dhe te Ismail Qemalit.Perkthenjesi. Fryte, drite e Shqiperise,Jashte nga qytet i erret,T’i veg dermen dhelperise /E tegezog na te mjeret./Ti qe kur dole nejete,/ Qe kur beri nena djale,/Koken e mbajte perpiete./ Edhe shpirtin zjarr e vale.(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duqe J. Baba).

Bjene Telat ven e vine,/Po na tundin Shqiperine,/Toskerin, Gegerine,/Me cdo vend me cdo krahine:/Qe ne Shkoder neJanine,/Qe ne Vlor’ e nePrishtine:/Opopo g’fitoj Urine!Opopo g’u ngrit rremeti!Seg u tunt si vale deti:Posi det qe vjen me vale,/Po vjen rende e me ngadale,/E po ndjek Small Qemale:/Smail-burri i shpje ne VloreMe Flamur te kuq ne dore,/Me Flamurin e Lirise,/Mu nde thelp te Shqiperise!/Shqiperi moj Shqiperi!/Hidhe lark ate shami/Qe te treti ne te zi/Ne vajtim e roberi! (“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Në faqen pasardhëse gjejmë:Pietro Scaglione qe përshkruan këtë udhetim historik teIsmail Qemalit na ben nje sherbim te shquar. Ne te shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vellezerit e gjakut tone e pritne A tin e Kombit te udhëhequr si te thuash nga një fuqi profetike se Ay nje dit’e do t’a nxirrte Atdheun ne drite. Kjo cerdhe e mrekulluarshme e arbresheve na del para syve ne ate kohe te target te 1903 si nje qender ku valojne kenget e bukura te Arberis me banden ne krye dhe ku Shoqeria Kombetare Shqipetare gvillon aktivitetin e vet per çlirim te Atdheut. Shumeinteresante te vrehet se si, qysh ne ate kohe Ismail Qemali sheh rezikun e Shqiperis nga Rusija dhe kerkon t’i hape syt dhe Italise vete duke dashur qe te kupetojne se fati yne dhe i atyre vete eshte i njejte andaj duhet te ndihmojme njeri tjetrin . . .Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe g’ka bere? Qe nje shqipetar i flakte nga arbreshet e Siqelise i cili lindi ne Plana dhe sosi ditet e e tijne Shtetet e Bashkuar teAmerikes. Nuk dihet as data e llndjes as ajo e vdekjes. Ka qene shume i varfer dhe vetemesoj si autodidakt i shtyre me teper qe t’i sherbej idealit tij qe aqe me bugitje i valonte ne zemer. Ne Shtetet e bashkuar nxorri per disa kohe nje gazete me emrin “Afrimi” dhe ne 1929 e ndryshoj ne “Albania”. Gjithe jeten rrojti i varfer se gjtthe g’kish i prlshte per bo time.Vellimi nga eshte nxjerre pershkrimi i udhetimit teIsmail Qemalit ne Siqeli quhet “Historia e Shqiptareve te Italise” dhe mban gjithashtu nje perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili ne ate kohe ndodhej ne Barcelone (8Prill 1921).Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qofte parethenja e Prof. JosefKadlkame lavderojne vepren e ketij arbreshtt te flakte PetroScagliones. Ne perhyrjen e Midhat Frasherit lexojme midis tjerave: “Kam degjuar se arbreshet, passi dalln nga kisha, burra,na dhe femije, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku ne kujtim’ tyre jane varret e stërgjysheve — bien ne gjunje dhe kendojne e kantike patriotike. Nuke di ne jeten t’ime gje me te mallengjyeshme dhe me poetikerisht sentimentale se keto lutje, qeeshte dhe nje hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej te cilit fati I verbër i ka gkeputur po qegjaku nuk i le t’a harrojne…

Cili ishte nxitësi i kujtimeve të Ismail Qemalit ? Pjesë nga parathëna nga Z. Ëilliam Morton Fullerton, shkruar në Paris 17 shkurt 1920: ”Duke paraqitur “Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me ane te kësaj hyrjes t’ime dhe me ane te pake shënimeve te pa nevojshme, por le te shpresojmë jo absolutisht te pa vlere, unë nuk bej gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn qe i bira gjate muajve qe ne kaluam se bashku ne Paris ne 1917 dhe 1918. Qe natyrisht një gjë e thjeshte për Ismail Kemal Bejne qe te me kërkonte mua një premtim te tille. Ne te vërtetën ky libër kujtimesh nuk do qe shkruar fare po te mos kish qene këmbëngulja ime e pa prere. Për me tepër shumë i zënë drejt për drejt me punët e luftës dhe cvillimin e saj qe t’i ofrojshe mikut t’i bashkëpunimin e përhershme qe kërkonte dhe qe ne fakt kishte nevoje-unë prape se prape qeshe ne gjendje qe t’i jepsha ndihmën e domosdoshme qe rasa lypte. Këto “Kujtime” ne fakt janë edituar nga Sommerville Story dhe është detyra e te dy palëve qe te mos lënë asnjë dyshim se çdo te thotë ne këtë rase “Botimi” ne fjale. Dalja e këti libri ne drite qe një pune e vështirë. Gjate prodhimit te kësaj lande Ismail Kemal Beut i rane mi shpatulla halle personale shpesh here te renda dhe halle te tjera me te renda ne lidhje me problemet patriotike te lidhur me te ardhmen e Atdheut Shqipetar. Ay nuk i dha, dhe pa dyshim nuk mundte t’i dedikonte kësaj pune,tere kohen e tij. Gëzimet dhe enthusiazmi qe nuk i kish te perhereshme, mungesat e tij plot ankth për pune te tjera me te rëndësishme, edhe methodat e tij qe nuk qene te vazhdueshme kur i binte rasa te rikthehesh ne detyrën e mbledhjes se këtyre kujtimeve, e beri punën e redaktimit një barre shume te rende, per suksesin e veprës te cilën Z. Story e kish marre përsipër. Megjithë këtë pa ndihmën e veçante qe Z. Story dha për këtë vepre këto kujtime kurrë nuk do te kishin dale ne drite.

Në faqen 9 vijnë disa kujtime personale e familjare rreth Ismail Qemalit shkruar nga Sefa Vlora. Ismail Qemal Bej Vlora ka lindur ne Vlore me 16 te Vjeshtës se dyte ne vjetin 1844 ne shtëpinë e Familjes Vlora.Vdiq ne Perugia te Italisë me 24 Jenar 1919. Me pare u varros ne avllin e teqesë se Kaninës simbas porosis qe kish lënë vete. Më vone me vendimin e qeveris Mbretërore te Shqipërisë u varros në lulishten popullore te qytetit Vlorës. Lulishtja se bashku me ndërtesat qe kane pas qene aty ishin prona e Familjes tij. Këto prona j’u shiten Bashkis se Vlorës ne vitin 1919. Ismail Beu lindi në godinën e quajtur te Haremeve. Fati i tij dhe i Shqiperis e solli qe te ngrerë Flamurin tone kombetar dhe te shpalle pamvarësinë e vendit ne pjesën e ndërtesave qe quheshin Selamllëket,. n’ate kohe pasuria e Xhemil Bej Vlores. Ismail Beu ish biri i Mamut Beut dhe i Zonjës Hedije, bija e Tahir Beut, nga Asllan Pashallit Libohova- vezirë te Janinës.

Qeramika e portretit të plakut të Vlorës. Sefa Vlora e përshkruan kështu: Ismail Beu ka patur një shtat pakës me te larte se mesatarja.Vinte i plote po jo i trashe. Një fytyre plaku simpatike, me mjekrën dhe flokët te bardha i epnin autoritet dhe respekt. Ka pasur trajta te rregullta, sytë ne ngjyre te qarte,foljen te kadaleshme dhe te ëmbël. Kur zemërohesh i priste fjalët pa ngritur zërin. Nuk prishte gojën për asnjeri sidomos për kundërshtarët e tij .Ata qe e njihnin dhe flisnin me te mbeteshin te gjithë pa përjashtim nden përshtypjen se ish një burrë i mire, i larte nga shpirti dhe i urte. Zotëronte zgjim dhe kulture te thelle. Ushqente dashuri te madhe për Atdhen dhe për lirinë. Ish kryelarte për vendin e tij. Nuk kish asnjë interes për pasuri sepse nuk i epte asnjë rendësi pares ne kuletë. Ne se masim madheshtin e nje personaliteti politik me dashurin e popullit te thjeshte duhet t’a pohojmë se ansjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Ne seremonin e përmotshme kur varros për te paren here ne Kanine as fshatar as qytetar nuk qëndroi ne shtëpi te tij: tere faqet e maleve dhe brigjeve qe qëndronin gjate udhëtimit ishne mbushur me njërës. Ish nje apoteoze madhështore e popullit te gjithë pa dallim, dhe një kurore qe ay e fitoi me punën e tij te madhe ne shërbim te vendit tij deri sa dha frymën e fundit. Transferimi i dyte i trupit të tij nga Kanina ne Vlore ne 1932 pati formën zyrtare po dhe kësaj here populli me te math e me te vogël rrodhi vetiu aty ne sheshin e liris ne Vlore për t’a nderuar Birin e tij te Math. Varrimi ne Lulishten Popullore te Vlorës qe një mendim me vend se kësisoj Qeveria Mbretërore i barroste popullit barren:t’a ruante duke e patur afër aty ku kreu ay vete veprën e tij historike.

Reshat Agaj:brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tere kësaj vepre

Si e përktheu librin Reshat Agaj?Në botimin e dytë të librit :Vëllai i pengut” i Reshat Agaj shkruan: Një dite nëntori te vitit 1965, kur isha duke shkuar ne pune ne Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus me ra pas krahë dhe me hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, me shume nga pakujdesia e shoferit te autobusit, se sa nga pakujdesia | ime. Ndeshja u be anash, se, po te me kishte rene përpara, do me kishte shtypur ne vend .Kur rashe, i goditur nga pas, instinktivisht, Zoti me mësoi te ve dorën time ne balle dhe duke rene përtokë ne xhade, dora ime e majte iu be mbrojtje kokës, qe u përplas mbi te ne toke. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dem, qofte ne kocke, qofte ne ndonjë ane tjetër te trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shume sa hë për hë m’u muaren mendtë dhe nejzat e dorës ne te mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shemben. Kisha dhimbje shume te forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, qe kane lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shume dhimbje te cilat do t’i kisha për shume kohe. Doktori me dha leje te gjate dhe me rekomandoi kura elektrike te krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pakëz dhe pas dy javëve nuk me dhembte si me pare, mendova te përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, qe kisha lexuar me pare dhe ndodheshin ne bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim ne veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para te përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve te mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boricit, të vetmit që kisha e që mund të me jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohen dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohe kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Me duhet të shtoj se tere shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili me tha te nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tere paratë qe mblodhëm nga shitja e mese dyqind copëve dhe te tjerat, qe ai ka shitur me vone. Ato cope libra qe mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit ne Ottaëa, qe t’i mbante atje, ne rast se do te shiteshin me vone, ose ne qoftes e do te hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet qe pata me rastin e punës time letrare, e para ne jete, ishte kënaqësia qe me dha recensioni i te ndjerit Prof. Nexhat Peshkepia ne gazetën e Komitetit “Shqipëria e Lire”, i cili midis te tjerave shkroi: ” Bravo! Te lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, qe mora nga Mbreti Leka i pare nga Spanja,midis te tjerave, ai me shkruante: ” Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara te huajve”.Si duket atyre te Ministrisë se Jashtme ne Londër u kishte ardhur shume mire, se Ismail Beu kishte qene miku i tyre i ngushte dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm ne saje te interesimit te veçante të anglezeve e veçanërisht të Ëilliam Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, qe shkroi e redaktoi kujtimet ne anglisht dhe beri punën me te madhe.

PARAFJALA E PERKTHYESIT

Duke nisur këtë parafjale dëshiroj ne emër tim dhe ne emër te gjithë shqiptareve qe kane ne zemër kujtimin e Ismail Qemalit te falënderoj shpirtrat e Sommerville Story dhe Ëilliam Morton Fullerton për përpjekjet dhe sakrificat qe muarne mbi vete për te na lënë ne Kujtimet e Atit te Kombit ne gjuhen anglishte. Sigurisht ata i bene kombit tone një shërbim te shquar dhe për jete u jemi mirënjohjes. Kush janë këta zotërinj qe na bene këtë nder? Gazeta e njohur e Times se Londrës ne shërbimin e te çiles ishne te dy ne kohen qe redaktuan kujtimet, pati miresin te na dërgoj kopjen e tre artikujve te ndryshëm botuar ne 1952, nga gazeta ne fjale, me rasen qe Ëilliam Fullertoni ndërroi jete ne Paris.Ëm. Fullerton qe nënshtetas amerikan lindur ne Norëich Conn., me 18 Shtator 1866 dhe u edukua ne Philipps Academy, Andover, Mass. dhe ne Harëard University ku mori diplomën ne 1886. U muar qe ne fillim me gazetari dhe hyri ne redaksinë e gazetës se Bostonit, Advertiser, dhe pas pake muajsh eksperience ne këtë pune u deruga ne Paris si ndihmës i korrespondentit te famshëm te Times, De Bloëitz, te ciiit pas vdekjes i zuri vendin për pake kohe deri sa ne 1911 u hoq duke u marre me shkrime dhe gazetari. Esht auktor i shume librave midis te cilave “Problems of Poëer” (Probleme te fuqisë) është me e thella dhe me e rëndësishmja. Jetoj tere kohen e tij ne Paris njëra sa diq ne 1952. Gjate luftës se pare botërore Ëm. Fullertoni ish nje nga ndërlidhësit e Shtabit amerikan me shtabet aleate te Evropes. Per Sommerville Story-n nuk mundem te marrem vesh asgjë. As Times nuk na tha gjë për te e as Z. Vandeleur Robinson te cilit ju drejtuam me lutje ne Londer qe te na ndihmoje ne kërkimet tona nuk mundi te na thotë gjë për te. Ne te vërtetën Sommerville Story është figura e atij mikut te shtrenjte te shqipetareve sepse me durimin e shenjtorit e vazhdoi punën e mbledhjes se kujtimeve nga goja vete e Ismail Qemalit per gati dy vjet rresht duke e zënë ku te mundesh dhe ky është redaktori i vërtetë, kurse Fullertoni qe shtytësi ay qe e nguti Atin e Kombit te shkruaj kujtimet. Dua te shënoj me mirënjohje emrin e Z.V. Robinson i

cili u mundua mjaft qe te nxjerre nga Times shënimet e sipërme dhe te vihet ne kontakt me shqepin botonjese te Londres, The Constables, e cila mban te drejtën e ribotimit ne cdo gjuhe.

Z. Robinson me njofton se ne Muzeumin e Londres ndodhet koleksioni i gazetës Le Salut de L’Albanie (Shpetimi Shqiperis) qe Ismail Qemali botoi për disa kohe pasi u nda nga Albania e Faik Konices si dhe botime te tjera po për arsye pune nuk mundesh te bënte kërkime te tjera. Zoti Qazim Kastrati qe do te kish patur mundësin te me ndihmonte ne këtë drejtim sikurse me shkruan Z. Robinson ndodhej shume i sëmurë. Nuk mbetet tani veçse te tjerë shqiptare qe kane mundësit ne te arthmente bëjnë kërkime dhe te shtien drite mbi vitrat e fundit te jetës se Ismail Qemalit dhe korrespondencës tij diplomatike me personalitete shqiptare dhe te huaja qe është e një rendesije te dorës se pare. Sigurisht një jetëshkrim i plote i Ismail Qemalit është detyra e Shtetit te ardhshme shqiptar te lire.

Kujtimet e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe janë botuar jashtë Shqipërisë para 42 vitesh, ka shkruan publicist i njohur Dalip Greca Përkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora, , i cili ndërroi jetë në Kenosha të shtetit Ëiskons dhe u varros në Detroit më 1981. Botimi u realizua në Kanada nga Shtëpia Botuse Harmoni Printing Limited. Libri është luksoz, me kopertinë të fortë. Në ballinën me ngjyrë të kuqe është shtrirë një shqiponjë në futurim. Libri ka 275 faqe, që përbëjnë kujtimet dhe 52 faqe plus, ku përfshihet parathënia, shënimi i përkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, që në kohën e përkthimit të “Kujtimeve” jetonte në Romë. Në faqen e parë është vendosur shënimi:Përktheu nga Anglishtja Reshat Agaj. Libri ka dhe një album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotërojnë fotografi të aktit të shpalljes së pavarësisë. Përkthyesi ua kushton librin: “Dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit; atyre që ranë në çdo vend dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, për Flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit”.

Për përkthyesin librit me kujtime të Ismail Qemalit, ka pasur një heshtje të gjatë,një shurdhëri memece sigurisht ,të pakuptimtë.40 qëndroi nën heshtjen e madhe por të pazëshme emri i përkthyesit Reshat Agaja që solli nga anglishtja në gjuhën e mëmësisë,kujtimet brilante të Ismail Vlorës.Në vitet, 80 ky autor pak i njohur në atdheun e vet nxori në dritën e diellit jetën e tij ,peripecitë,rreziqet,mundimet ndën rrugëve të botës ku nga përkushtimi i tij atdhetar mbetet përkthimi brenda 4 muajve të kujtimeve të plakut të Vlorës. Libri i këtij autori me kujtime titulluar “Vëllai i pengut” e kumtojnë edhe shumë autorë që janë shprehur për librin si një vlerë e veçantë në publicistikën shqiptare si: Aleksandër Meksi,Qefalin Hamdia,Prof Nderim Kupi,historianë Nermin Vlora Falaski,Shkrimtari Petro Marko,Dalib Greca,apo Fahri Shaska,Finalanda Qamil Gjonzeneli,Dr Prenjo Imerja,Kastriot Frashëri, dhe të tjerë .Disa fjalë për botimin Ballina e kopertinës është realizuar nga piktori Fejzo Lala.Redaktori i botimit të dytë është Kryeredaktori i gazetës “Dielli” Dalib Greca. Botohet nën kujdesin e familjes të vëllezërve Reshat dhe Petref Agaj me iniciativën e Finlanda Agaj e bija e Petref Agaj dhe bashkëshortit të saj Teki Gjonzeneli,Monika Gjonzeneli vajza e Teki dhe Finalndës tregoi edhe kësaj radhe dashurinë, e pakufishme për atdheun e saj të lindjes Shqipërinë dhe krenarinë për historinë e të parëve të saj duke sponsorizuar botimin librit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, i Ismail Qemalit, Libri me Kujtime

“VËLLAI I PENGUT” I RESHAT AGAJ PROMOVOHET NË VLORË

November 27, 2012 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

 Ne kuadër  te 100 vjetorit te pavarësisë kombëtare në Universitetin “Pavarësia’ ”u promovua  libri me kujtime  :”Vëllai i  pengut “shkruar ,Reshat Agaj. Msc Gëzim Llojdia:Në parathënie të librit A.Meksi ka shkruar “Në këtë mozaik botimesh zë vend edhe ky vëllim me kujtime , apo siç e quan autori “Vëllai i pengut”, ditar i shkruar në Amerikë nga Reshat Agaj, një nga intelektualët më të njohur vlonjatë, që ndonëse njeri me moral dhe integritet të spikatur, regjimi komunist, qysh në fillim, e burgosi dhe e torturoi deri në skaj të ekzistencës. “Mëkatet” e tij ishin dashuria për atdheun, dashuria për liri dhe për drejtësi shoqërore. Mbasi e burgosën pa asnjë shkak, e torturuan në mënyrë të përbindshme si mijëra intelektualë të tjerë, veçanërisht në vitet e para të vendosjes së diktaturës sllavo-komuniste në Shqipëri, e detyruan të “arratiset” në perëndim, i kërkuan të bëjë të pamundurën; të spiunonte të arratisurit , disa prej të cilëve ishin të afërm të tij. Libri me kujtime i  Reshat Agaj mbetet I veçantë për llojin  e tij për publicistikën pak të rrahur n gjuhën shqipe në këtë .Kujtimet e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe janë botuar jashtë Shqipërisë para 42 vitesh.Përkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora,shkruan publicist  i njohur Dalip Greca, i cili ndërroi jetë në Kenosha të shtetit Ëiskons dhe u varros në Detroit më 1981. Botimi u realizua në Kanada nga Shtëpia Botuse Harmoni Printing Limited. Libri është luksoz, me kopertinë të fortë. Në ballinën me ngjyrë të kuqe është shtrirë një shqiponjë në futurim. Libri ka 275 faqe, që përbëjnë kujtimet dhe 52 faqe plus, ku përfshihet parathënia, shënimi i përkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, që në kohën e përkthimit të “Kujtimeve” jetonte në Romë. Në faqen e parë është vendosur shënimi:Përktheu nga Anglishtja Reshat Agaj. Libri ka dhe një album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotërojnë fotografi të aktit të shpalljes së pavarësisë. Përkthysi ua kushton librin: “Dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit; atyre që ranë në çdo vend dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, për Flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit”.Ti marrësh dhe ti shfletosh me radhë kapitujt e këtij libri shfaq këta personazhe interesant. Kapitujt janë gurët e një fortese. Kujtimet  e këtij botimi janë të mrekullueshëm. Për nga mënyra e të shkruarit stilistik dhe gjuhësor mund të krahasohen me kujtimet e mjaftë intelektualëve që mërguan përtej detit..Ky libër është shkruar me sinqeritet dhe realizëm.Dy fjalë për mistikën e autorit. Duke qenë se kam studiuar deri në detaje një tarikat mistik ndër 12 perlat e burimeve hyjnore do të shprehesha se nga thëniet e Baba Rexhebit të teqesë së Detroitit  në botimin voluminoz  për misticistimën shqyrtohet dhe sillet rasti i  përhapjes së betashizmës në Labëri,ku agajt e Smokthinës kanë qenë myhib që është shkalla  e parë  e gradës në këtë tarikat mistik. Domethënë ata hynin në mejdan,aty s’hyn kushdo dhe dëgjon mësimet hyjnore si dhe të fshehtat e fuqisë hyjnore. Prandaj njerëzia e këtyre radhëve kanë orë shpirti,ora  e këtyre njerëzve është ora  e kuptimit të gjuhës së fjalëve të pathëna. Po të vini re më vëmendje autori flet për lajmëtarët  e fateve tonë të pathëna Reshat Agaj ka qene një ndër personalitete e kulturës tonë që pak I njohur për shkak të regjimit dhe mërgimit, por duhet thënë se  Reshat Agaj ky burrë i urtë  pak kush e di dhe e njehe që është përkthyesi i kujtimeve të Ismail Qemalit,në këtë kuptim etimologjia  e fjalës filozofi jepet dashuri për urtësinë. Njerëzit  e mëdhenj i përshkon urtësia .Një ndër këta është Reshat Agaj këtë e kumtojnë edhe shumë autorë që janë shprehur për librin me kujtime si Aleksandër Meksi,Qefalin Hamdia,Prof Nderim Kupi,historiana Nermin Vlora Falaski,Shkrimtari Petro Marko,Dalib Greca,apo Fahri Shaska,Finalanda Qamil Gjonzeneli,Dr Prenjo Imerja,Kastriot Frashëri, dhe të tjerë .Disa fjalë për botimin Ballina e kopertinës është realizuar nga piktori  Fejzo Lala.Redaktori i botimit të dytë është Kryeredaktori i gazetës “Dielli” Dalib Greca. Botohet nën kujdesin e familjes të vëllezërve Reshat dhe Petref Agaj me iniciativën e Finlanda Agaj e bija e Petref Agaj dhe bashkëshortit të saj Teki Gjonzeneli,Monika Gjonzeneli vajza e Teki dhe Finalndës tregoi edhe kësaj radhe dashurinë, e pakufishme për atdheun  e saj të lindjes Shqipërinë dhe krenarinë për historinë e të parëve të saj duke sponsorizuar botimin librit.

Teki Gjonzeneli cili sëbashku me bashkëshorten  Finlanda përgatitën  ,pajisën me shënime dhe u përkujdesën për botimin librit. Teki Gjonzeneli tha : Me brengën e pashuar në zemër, për të gjetur varrin e babait,me mendimin se çdo njeri reflekton për të kaluarën dhe të tashmen,20 vjet pas rënies së komunizmit po nxjerrim në dritë botimin e dytë të kujtimeve të xhaxhait tonë të paharruar Reshat Agaj që vdiq në Amerikën e largët zëmërdjegur për vendin dhe njerëzit e tij të afërm. Në prill të vitit 1950 komunistët e Vlorës „pushkatuan“ babanë tim, Petref Bajram Agaj. Pas një jave si kishin marrë lajmin, se Petrefi me shokë u vranë xhaxhai babait, Hatja, kishte vajtur në burg për të marrë rrobat e babit, si të gjithë atyre që i vrasin .Për të vërtetuar “veprën” e tyre Sigurimi i Shtetit ia dha rrobat e tij të shpuara me plumba dhe të spërkatura me gjak. Që nga ajo kohë dhe në vazhdim njerzit e familjes kërkuan kudo për të gjetur varrin e njeriut të tyre të dashur, por pa sukses. Me përmbysjen e diktaturës komuniste rifilluan kërkimet me shumë përkushtim, por edhe këto kërkime nuk patën sukses me gjithë preokupimin dhe seriozitetin që iu kushtoi qeveria e Partisë Demokratike kërkesave tona. Vëllai i Piro Xhezos, “pushkatuar” me babanë tim, Xhezo Iliazi, së bashku me bashkëshortin tim Teki Gjonzeneli u munduan shumë duke bërë edhe thirrje të hapura në shtypin e përditshëm, ata iu drejtuan me emër terroristëve komunist Aranit Çelës, Skënder Konicës dhe Jonus Mersinit, por komunistët heshtën duke provuar edhe një herë, shpirtin çnjerëzor dhe imoralitetin e tyre. Më 10 gusht 1990, bashkëshortët, Finlanda dhe Teki Gjonzeneli u larguan në Itali, me synim të mbërrinin në Amerikë, duke marrë me vete edhe një prokurë prej Astritit që të vepronin në emrin e tij.Sapo ata mbërritën në Amerikë, me numurin që kishte testamenti, morën në telefon Qefalin Hamdinë, në Çikago, që për fatin e tyre të mirë ai u përgjigj. Në vitin 1991, ky burrë fisnik erdhi në Vlorë për të takuar familjen e mikut të tij Reshat Agaj, duke i dorëzuar kujtimet e Reshatit, fotografi dhe sende të tjera personale, si dhe pjesën e parave që iu takonin sipas testamentit. Bashkëshortes së Reshatit që i kishte qëndruar besnike gjatë gjithë jetës sajë të zezë, i bëri garancinë për të shkuar në Amerikë e për të vizituar varrin e të shoqit.Në vitin 1992, vjen nga Amerika në Vlorë Teki Gjonzeneli dhe u njoh me kujtimet e Reshatit, si dhe për herë të parë mori vesh se përse ishte “arratisur”, jashtë shtetit Reshati dhe thekson se: “ Gjatëudhës së jetës u njoha me një vajzë me emrin e rrallë Finlanda, që më vonë pata fatin të bëhej shoqia ime e jetës.Kur hyra në familjen e tyre pashë se ajo trashëgonte virtytet e Ervehesë, nënës së saj, personifikim i gruas labe që ngrihet mbi vuajtjet dhe shtypjen e diktaturës komuniste. Hyrja në këtë familje më imponoi në angazhimin për të hedhur dritë mbi jetën plot peripeci e privacione të Reshat Agaj, xhaxhai i bashkëshortes sime.Vëllezërit Agaj, Reshati dhe Petrefi, iu përkushtuan një ideali të madh ati të lirisë, për këtë ideal ata vërtetësisht sakrifikuan gjithëçka dhe nuk u ndalën para asnjë pengese. Ndjehem i lumtur që po paraqes para botës shqiptare, me anën e këtij libri sakrificat e pafundme të tyre për lirinë e vendit tonë”.Në vitin 2009, familja ra dakort dhe kujtimet u botuan në VlorëBotimi parë u prit mirë. Na erdhën shume urime dhe falnderime të mirëpritura, nga shokë dhe miq të shumtë brënda dhe jashtë Shqipërisë. Libri u vlerësua edhe nga shtypi përditshëm në Shqipëri dhe në Amerikë.Por pavarësisht vlerësimeve, pati edhe vrejtje të cilat menduam t`i korigjojmë në botimin e dytë: Inkuadruam kujtimet në periudhën historike në të cilën ato u mbajtën dhe u zhvilluan ngjarjet, duke foluar për fisin e Agajve të Smokthinës, organizatën antikomuniste „Rilindja Kombëtare“, për të cilën u dënua me vdekje Petref Agaj dhe u nda nga atdheu vëllai tij Reshati. Plotësuam figurën dhe personalitetin e autorit të kujtimeve Reshat Agaj, duke botuar parathënien e përkthimit të kujtimeve të Ismail Qemalit dhe letërkëmbimin e pakët që ishte ruajtur nga familjarët. Jemi duke u interesuar për artikujt që Reshati ka botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik në Amerikë.Pajisëm librin me shënimet e domosdoshme që të kuptohen e vlerësohen drejt faktet dhe ngjarjet e trajtuara në kujtime. Shënimet janë të Finlanda dhe Teki Gjonzenelit.

Fari Shaska, gazeta “Liria”, dt. 8. 5. 1996, f. 6,Dalip Greca, gazeta “Republika”, dt. 10. 1. 2010, f. 14-15, Kastriot Frashëri, gazeta “Republika”, dt. 2. 2. 2010, Enver Memishaj: gazeta “ 55 ”, dt. 29 – 30. 9. 2009, f.16-17,gazeta “Republika”,dt. 4 dhe 10.10. 2009, f. 14-15, gazeta “ 55 “, ribotim, dt. 23. 8. 2010, f. 16-17Gëzim Llojdia, gazeta “Republika”, dt. 17. 8. 2011 , f.16-17

Botuam dokumenta dhe fotografi.Kapitulli i I, i III, i IV dhe i V, janë shkruar nga përgatitësit elibrit: Finlanda dhe Teki Gjonzeneli Në këtë mënyrë, libri merr vlera historike dhe do të shërbejë sinjë dokument, dëshmi dhe një material më shumë për të njohur dhe denoncuar regjimin diktatorial komunist. Jemi duke punuar për të grumbulluar artikujt, intervistat dhe poezitë e tij të botuara në shtypin amerikan si dhe në gazetat “Dielli”, “Atdheu”, “Krahu i Shqiponjës”, “Djalëria”, “Shqiptarët e Argjentinës” etj, në të cilat ai shpalos idetë e tij demokratike,intelektin, atdhedashurinë etj.

Studiuesi Fahri Shaska do të rreferojë rreth përkthimit të kujtimeve të Ismail Qemalit nga Reshat Agaj

Shaska tha se në vitin në vitin 1996 kemi bërë  një tubim për veprën e përkthyesit të Ismail Qemalit,Reshat Agaj.Shaska më pas sqaroi rrethanat dhe kurthet e sigurimit të shtetit për vëllanë e Reshat Agës. Shpresim Kasaj,mësues dhe kryetar i shoqatës :”Armeni “ u përqendrua më tepër tek dhimbja e madhe që la regjimi te Agajt.Historiani Agim Ahmetaj solli të dhëna dhe fakte rreth fisit të dëgjuar Agaj të Smokthinës,qendrën,patriotizmin e tyre në luftëra dhe përpjkeje për lirir dhe pavarësi kombëtare.Ahmetaj tha se duhet vlerësuar roli i Shero agaj si dhe lidhjet e tyre me familjen madhe Vloraj. Në emër të fisit Agaj folën: Irfan Agaj,Astrit Agaj.

Studiuesi Fahri Shaska do të rreferojë rreth përkthimit të kujtimeve të Ismail Qemalit nga Reshat Agaj.Shaska tha se në vitin në vitin 1996 kemi bërë  një tubim për veprën e përkthyesit të Ismail Qemalit,Reshat Agaj.Shaska më pas sqaroi rrethanat dhe kurthet e sigurimit të shtetit për vëllanë e Reshat Agës. Shpresim Kasaj,mësues dhe kryetar i shoqatës :”Armeni “ u përqendrua më tepër tek dhimbja e madhe që la regjimi te Agajt.Historiani Agim Ahmetaj solli të dhëna dhe fakte rreth fisit të dëgjuar Agaj të Smokthinës,qendrën,patriotizmin e tyre në luftëra dhe përpjkeje për lirir dhe pavarësi kombëtare.Ahmetaj tha se duhet vlerësuar roli i Shero agaj si dhe lidhjet e tyre me familjen madhe Vloraj. Në emër të fisit Agaj folën: Irfan Agaj,Astrit Agaj.

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, promovohet ne Vlore, Teki Gjonzeneli, Vellai i Pengut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT