• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FESTIVAL POETIK:”ATDHEU NE VARGJET E POETEVE”

November 20, 2012 by dgreca

Nga Gezim LLOJDIA/

 Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë zhvilloi Festivalin e Poezisë : “Atdheu në vargjet e Poetëve”.
Veprimtaria ishte e përfshirë në kalendarin e aktiviteteve festive dhe nën kujdesin e Bashkisë.
          Veprimtaria u zhvillua në ambjentet e bukura të Universitetit “Pavarësia”. Morën pjesë poetë vlonjat, brenda e jashtë Atdheut si dhe talentet e reja të shkollave të mesme të qytetit.
           Në këtë veprimtari ishte i pranishëm nënkryetari i Bashkisë, z.Ilir Banushi dhe sekretari i përgjithshëm i Prefekturës z.Kasem Cenaj të cilët përshëndetën dhe uruan pjesmarrësit dhe organizatorët.
Dekori i këndshëm dhe infrastruktura funksionale e ideuar dhe drejtuar nga drejtori i bibliotekës së Universitëtit, z. Gëzim Llojdia i dha dritë e gjallëri kësaj veprimtarie.

Për pjesmarrësit u ndanë çertifikata mirënjohje dhe statujë mermeri e obeliskut te flamurit.
             Në përfundim juria e Festivalit vlerësoi më çmime e diploma fituesit:
Çmimi i tretë për poetët Anila Toto dhe Nertesi Asllani.
Çmimi i dytë për poetët Klarita Selmani (Kretë) dhe Sinan Elmazi-Vlorë
Çmimi i Parë për poetët Albana Hodaj dhe Qerim Skenderaj (Firence)
Çmimi i Karierës poetit Hiqmet Meçaj dhe Vangjel Pici.
           Po ashtu Juria vlerësoi me çmime edhe nëxënsit e shkollave të mësme të cilët interpretuan krijimet e tyre poetike. Me çmim të parë u vlerësua shkolla “Aulona”, çmim të dytë shkolla “Perla” dhe “Ikea” dhe çmim të tretë shkolla “1 Maji”

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Festival poetik, Gezim Llojdia, ne Vlore

“100 VJET PAVARËSI -HISTORIA E MONEDHËS TONË KOMBËTARE”NË MUZEN E PAVARËSISË

November 18, 2012 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA/

“100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare” ka qenë idea i ekspozitës që u çel në ambientet e Muzeut të Pavarësisë në qytetin   qytetin e flamurit në Vlorës .Fullani i dhuron Muzeut të Pavarësisë një çift monedha relikt. Ekspozita e cila qëndroi e hapur përmbante  material për  historinë e monedhës e cila u ekspozua .Krahas materiali shoqërues: BSH sjell një material të pasur lidhur  për monedhat e shtypura si dhe simbolikën që ato paraqesin.

Banka e Shqipërisë është krenare te kremtoje 100 vjetorin e shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, duke shtypur një sen prej tre monedhash përkujtimore me tematike “100 vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.Thuhet në këtë material të BSH .Sipas këtij institucioni kjo seri vjen ne nderim dhe përkujtim te gjithë frymëzimit dhe përpjekjes intelektuale, rilindase, shtet-formuese, qe vulosi historinë e shqiptareve. Me 28 nëntor 1912, u mblodh Kuvendi kombëtar i Vlorës me delegate nga mbare trevat shqiptare, i cili mori vendimin për shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë.

Kështu, ne këtë date te shënuar nga te gjithë përfaqësuesit e trevave mbarëshqiptare, u firmos Akti i Shpalljes se Pavarësisë, ne te cilin nderte tjera shkruhej “… Shqipëria me sot te behet me vehte, e lire, e mosvarme …”.Firmosja e Aktit te Shpalljes se Pavarësisë nga te gjithë pjesëmarrësit ne Kuvendin e Vlorës u shoqërua edhe me formimin e një Qeverie te Përkohshme, me ne krye Ismail Qemal Vloren (Ismail Qemali) dhe menjëherë pas kësaj, ne ballkonin e ndërtesës ku u mbajt kuvendi, u valëvit flamuri kombëtar. Flamuri kuq e zi, ne emër te te gjithë delegateve dhe popullsisë shqiptare, u ngrit edhe ne shume qytete te tjera te Shqipërisë, për te ripohuar edhe njëherë dëshirën dhe vendimin e shpalljes se Shqipërisë shtet te pavarur!

Ne kuadrin e 1 OO-vjetorit te shpalljes se Pavarësisë, Banka e Shqipërisë ne vitin 2012 i kushtoi vëmendjen e merituar kësaj ngjarjeje te rëndësishme te historisë se vendit. Ajo miratoi shtypjen e monedhave përkujtimore për qëllime numizmatike, te cilat ne pamjet e tyre paraqesin simbolet e kësaj ngjarjeje: portretin e Ismail Qemalit, Aktin e Shpalljes se Pavarësisë, shqiponjën e flamurit qe u ngrit ne Vlore .

 

MONEDHE ARI 200 LEKE

 

Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore, ne 28 nëntor 1912. Nen te është shkruar vlera emërore 200 Leke. Te dyja se bashku japin idene sikur janë mbështetur mbi kangjellat e ballkonit te ndërtesës ku ka qëndruar Qeveria e Ismail Qemalit dhe sot shërben si Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Mbi kokën e shqiponjës janë shkruar fjalet “100 VJET PAVARESI” e mbi to, gjendet një motiv, stilizim i xhufkave (thekeve) qe rrethonin flamurin si kornize.Ne pamjen e pasme, ne qendër te monedhës është vendosur portreti i Ismail Qemalit, poshtë portretit emri i tij. Ne te dyja shpatullat e portretit qëndrojnë vitet 1912 dhe 2012, viti i ngritjes se flamurit ne Vlore dhe ai qe shënon 1 00- vjetorin e pavarësisë. Si një aureole, mbi koke shkruhen me germa kapitale fjalet “SHQIPERI – ALBANIA” e mbi to gjendet i përsëritur, motiv i stilizuar i xhufkave (thekeve), qe rrethonin flamurin si kornize.

 

MONEDHE ARGJENDI 100 LEKE

 

Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore. Nen te është shkruar ne reliev vlera emërore 100 Leke. Ka te shkruar ne hark sipër “28 nëntor 1912” dhe ne hark poshtë “100 VJET PAVARESI”, te vendosura ne drejtim vertikal. Ne një rreth imagjinar janë vendosur 100 yje te vegjël qe mbyllin realizimin e vizatimit. Ne pamjen e pasme, monedha ndahet ne dy rrathë. Ne pjesën qendrore te saj ka te vendosur Aktin e Pavarësisë. Ne rrethin e dyte ka te shkruar ne hark sipër “SHQIPERI – ALBANIA 2012” dhe ne hark poshtë “AKTI I SHPALLJES SE PAVARESISE”. Ne një rreth janë vendosur 100 yje te vegjël qe mbyllin realizimin e vizatimit.

MONEDHE NE METAL TE THJESHTE 50 LEKE

Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore, e vendosur ne marrëdhënie te drejtpërdrejtë me një element bashkëkohor. Vitet 1 912-201 2 vijnë te shkruara ne formën e numrave dixhitale, për te sjelle ne te tashmen rendësin e kësaj ngjarjeje te madhe. Ne hark sipër është shkruar “100 VJET PAVARESI” dhe ne hark poshtë, vlera emërore e monedhës 50 Leke. Ne te dyja anët ne hark te monedhës është vendosur shqiponja. Ne pamjen e pasme te monedhës, zë vend skulptura simbolike me dy duar te bashkuara fort me njëra-tjetrën, e cila është përdorur me qellim pergimin e mesazhit te mevetesise dhe shkëputjes nga varësia nder vite nga shtetet e tjera. Ne ane te veprës është vendosur titulli i skulpturës “Besëlidhja”, si dhe është shkruar dhe emri i skulptorit te kësaj vepre, Asim Lokaj. Ne harkun sipër shkruhet “SHQIPERI -ALBANIA” ndërsa ne hark poshtë është vendosur viti jubilar i kësaj ngjarjeje te rëndësishme historike, për mbare shqiptaret, viti 201 2. Ne te dyja anët, ne hark te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore.

 

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE

1. Monedha 200 Leke me tematike “1 OO-vjetori i shpalljes1   se Pavarësisë”.

Vlera emërore       200 Leke

Materiali     Ar

Pastërtia     917/1000

Pesha 7 5.50 gr

Diametri     25.45 mm

Forma         e dhembezuar

Tirazhi        1.000 (nje mije) cope
Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori Petraq Papa.

 

2. Monedha 100 Leke me tematike “100-vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.

Vlera emërore       100 Leke

Materiali     Argjend

Pastërtia     925 / 1000

Pesha 30 gr

Diametri     38 mm

Forma         e dhëmbëzuar

Tirazhi        1.000 (nje mije) cope

Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori

Orgest Tafa

 

3. Monedha 50 Leke me tematike “100-vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.

Vlera emërore       50 Leke

Materiali     CuNiZn

Ngjyra        e verdhe

Pesha 12 gr

Diametri     27.25 mm

Forma         e dhëmbëzuar

Tirazhi        10.000 (dhjetemije) cope

Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori

Gentjan Gjikopulli

 

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 100 vjet pavaresia, Gezim Llojdia, historia e monedhave

EKSPOZOHEN GAZETA TË VITEVE ‘30 PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË

November 16, 2012 by dgreca

100 vjetori i pavarësisëse/ NGA GËZIM LLOJDIA/

1.

Biblioteka publike “Shevqet Musaraj” e qytetit të historik  të Vlorës nxori për publikun një numër të konsiderueshëm  botimesh të viteve të cilat flasin për festimin e ditës historike të 28 Nëntorit 1912 në Vlorë. Botimet ku dominon shtypi i viteve ’30 si dhe libra  që janë botuar pas çlirimit të vendit. Një numër gazetash që botoheshin në vitet 30 kanë  fiksuar në faqet e tyre të zverdhura tashmë nga koha,festimet që zhvilloheshin në qytetin e Vlorës çdo përvjetor të flamurit. Dihet se pas ngritjes së flamurit në këtë qytete u bë zakon që çdo përvjetor të festohet ngritja  e flamurit tek shtiza e tij si dhe të bëheshin festime me popullin. Një ndër gazetat që pasqyron festimet në Vlorë është gazeta “Shqiptari i Amerikës” ku shkruhet organ i vatranëve. Gazeta ka dalë në 19 dhjetor 1923 në qytetin e  Korçës, një vatër dijesh dhe patriotizmi shqiptarësh. Gazeta në fjalë me një fotografi historike sjell atmosferën e kësaj dite, që festuan shqiptarët në kryeqytetin helen Athinë.”Kremtimi ditës së flamurit n Athine shkruhet në ballin e gazetës majtas ku dominohet nga një fotografi e madhe që tregon festimet e kësaj dite historike në shtetin fqinjë. Gazeta e njohur “Dielli”,ka paraqitur një pikture të madhe në krejt ballinën e parë :”Ku shkruhet :Djemuria shqiptare ere e veshur me bukurin e karakterit ruan kështjellën ku u ngrit flamuri .Në këtë pikturë madhore është paraqitur një kështjellë me murre të larta ,në majë valon një flamur me shkabë,djathtas është shkruar 28 XI 1912 .Vet piktura mbanë emërtimin :Dita e Flamurit.

Edhe gazeta “Ora e maleve” ka sjellë në faqet e kësaj disa shkrime që përkujton ditën e ngritjes së flamurit kombëtar si 1912-1924 apo Nata e Flamurit. Gazeta të tjera sjellin shkrime si;festimet e ditës së flamurit në Shqipëri. Gazeta “Demokratia” sjell një shkrim të madh 28 Nëntor .Gazeta tjetër është “Liria’ dhe ajo ka shkruar me një titull me germa të mëdha:”Rroftë flamuri ynë”. Një gazetë tjetër, që nxori nga koleksioni biblioteka publike e qytetit te flamurit ishte gazeta “Besa” me titullin “Rroftë Shqipëria e lirë dhe indipendente”. Në mes ka nj flamur kuq e zi.. Për herë të parë një  gazetë shqiptare sjell një fotografi me ngjyra. Dhe kjo fotografi është një flamur kuq e zi që zë krejt faqen Nr 1 të gazetës ‘Besa”.Ky numër i kësaj gazetë ka dalë në nëntor të vitit 1931. Bisedimet e Këshillit kombëtar,legjislatura e parë 1922 sjell  të plota të gjithë  seancat e kuvendit shqiptar të kësaj periudhe. Botimi më interes është libri Shqipëria 1927. Në këtë ekspozim të botimeve shqiptare të viteve 20-30 janë edhe disa botime që u përkasin disa prej figurave  të ndritura të pavarësisë tonë kombëtare. U ekspozuan botime si :Marigo Pozio,Ismail Qemali në lëvizjen kombëtare shqiptare. Një cilik gazetash janë ato të viteve pas çlirimit të vendit .Gazeta paraqisnin festimet që janë kryer në qytetin e Flamurit për ditën historike të 28 Nëntorit festimet e 28 Nëntorit në vitin 1962 ku qyteti i flamurit u shpall qytet hero dhe u kryhen festime të mëdha si dhe vendimi për të ndërtuar monumentin e madh të flamurit në sheshin e Flamurit atje ku në vjeshtën e vitit 1912 u ngrit  flamuri kombëtar në banesën e Xhemil Vlorës. Festimet në Vlorë përkonin me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë kombëtare. Ndër vendimet që sjell gazeta “Bashkimi” nga vendimet e tre institucioneve të mëdha partiake dhe shtetërore. Ndër vendimet janë :Vlora shpallet qytet hero. Ismail Qemali, Bajram Curri dhe Selam Musai u jepet titulli Hero i popullit. Do të ngrihet monumenti  pavarësisë kombëtare. Dekorime patriotësh.

Ndër ekspozimit janë edhe botimet fundit në qytetin e Vlorës si gazeta e re:Përlindja e Shqipënies”.Gazeta “Dielli’ ka disa numra të saj në këtë bibliotekë publike. Në një numër të saj gazeta Dielli” paraqet selinë e saj të re si binaja e re me dy kate si dhe sjell informacione të vlefshme nga atdheu ,Shqipëria. Një pjesë e këtij fondi që klasifikohet tek albanologjia ka qenë pjesë e bibliotekës që ju sekuestrua Eqrem bej Vlorës.

2.

Lidhur me traditën dhe koha kur shfaqen qartazi gjurmët e saj mësojmë se tradita e kësaj biblioteke zë fill herët. Prapa kohëve me mjegull. Kodikët ,dorëshkrimet e rralla të Himarës dhe Vlorës në shekujt XIII-XVI, biblioteka e Mekatit 1672,atë të familjes Vlora shekulli XVIII,biblioteka e Manastirit të Zvërnecit, atë të kishës Ortodokse 1916,të Odes së Tregtisë 1920, bibliotekën e Arsimtarëve 1939,Librarinë “Shpresa” të Ibrahim Shytit si dhe mjaft bibliotekave të pasura në familjet qytetare vlonjate. Kjo besohet të jetë jetëformimi i një institucion ndër më të rëndësishëm të kulturës kombëtare.
Zanafillën e ka në vitet ‘36-‘37 dhe në të dytin,besohet në vitin ‘37 u konsolidua si një e tërë. Merren si pikë referimi një grup intelektualësh ,kuptohet s‘mund të ishin ndryshe të asaj kohe, që formuan “Bibliotekën e Arsimtarëve”.Por nga kujtimet që kam për A.Asllanin shfaqet edhe dora e tij,një dorë pushtetari të mirë. Këta intelektualë dhuruan nga pjesa e tyre libra duke përbërë një fond të tillë me rreth 2000-3000-4000 libra,që përveçse dëshirës përmbante edhe shenjën e respektimit të kulturës sonë dhe pasurimin e saj .Duke ndjekur  rrugën e saj mësojmë se në traditën dhe kulturën e Vlorës,një vend të veçantë zë Biblioteka e Vlorës. Në mjaftë dokumente të shekullit të 18, midis qendrave të tjera kulturore përmendet biblioteka e familjes Vlora, Ismail Vlora,Ibrahim Pasha, Mustafa Pashë Vlora,të cilët rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë,libra,dorëshkrime. Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora,një pasuri kulturore si libri zotëronin familjet e Elmaz Xhafer Kaninës,Ibrahim Abdullait, Hamza Isait,Kolë e Kristo Karbunara, Xhavid Vranari, Jani Minga,Dom Mark Vasa, Osmen Shehu dhe Tol Arapi. Duke zbritur nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës,vend zë biblioteka e Syrja, Eqrem Vlorës. Një fakt gati i çuditshëm është se në këto biblioteka të rralla private përkarshi librave të botuar,pra të lidhur gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike,historike,letrare,etnografike,ku studiues si Karl Patçh,Mis Durhan, Zhusten Godar,Herbert,janë ndeshur me këto materiale etnografike dhe këto ata përshkruajnë në studimet e tyre. Krijimi i këtyre bibliotekave ishte iniciativë e personave të veçantë privatë,të shtyrë nga ndenjët patriotike vunë në shërbim të kësaj kulture fondet e tyre të librave,ndërtesat e banimit si dhe derdhën financa. Fondet e librave ishin të pakta,ndërsa literatura nuk u shërbente të gjithë të interesuarve,por misioni i tyre ishte tepër i madh ato ngrehina kulturore u ngritën çdo ditë me nga një gurë në themele të kulturës sonë. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora. Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip. Brenda këtij thesari kulturore kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla,Kurani. Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime,korrespodencë,kur e veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma. Sipas drejtores nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës.“Biblioteka e Arsimtarëve” është biblioteka e parë zyrtare e qytetit detar në pjesën jugperëndimore,ku ndihej era e valëve dhe prushëzimi i  historisë. Daton vitin ’37,si kohë-lindje. Shërbyen dy dhoma të godinës së familjes Harxhi. Shtypi i kohës bënë fjalë për 7156 libra fond të kësaj biblioteke. Në gazetën “Jeta e re”,që e kishte syrin e botimit në këtë qytet,intelektualët i shtruan bashkisë kërkesën,për të ngritur një bibliotekë publike. Kohë më vonë ,kryesisht pas luftës së dytë,me fondin ekzistues ,atë të Eqrem bej Vlorës mori formë ky institucion kulturor në këtë qytet. Është pasuruar nga dhurimi i revistave,librave etj nga patriotë si Ibrahim Shyti,Ali Asllani, Musa Jonuzi,Dr Ali Mihali, Jani Minga,Reis Golemi, Kristo Karbunara, Mateo Matathia , Pepe Zevi, Murat Tërbaçi, Ahmet Muka.

Libri politik përfshinë rreth 5000-6000 tituj dhe fillon nga vitet 1800.Periodiku ka një diapazon më të gjerë ku 2000-3000 janë koleksion shqip të periodikëve shqiptar të para çlirmit ku përfshihen gazetat:”Balli i kombit” ,”Tomori”, ”Liria”, ”Korça” , Shekulli” ,”Bashkimi”,”Kombi”,”Shqiptari i Amerikës”.Janë një sërë revistash në gjuhë të huaja që kanë si objekt peshkimin,naftën,mjekësin ekonominë .(Lexoni me shume ne Diellin e 100 Vjetorit)

 

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: ekspozite, Gezim Llojdia, me gazetat, ne Vlore

NJË LIBËR PËR PAVARËSINË U PROMOVUA NË VLORËN E FLAMURIT

November 13, 2012 by dgreca

Nje liber me emrin ‘Pavaresia’ u promovua dje ne qytetin e Flamurit.Moderatorja e këtij takimi Alfredina Kanani tha:Ne kuadër te 100 vjetorit te Pavarësisë Kombëtare , organizojme promovimin e librit “PAVARESIA” me autor studiuesin Master shkencor Gëzim Llojdia .Ne këtë libër studimor janë përfshirë’ fotografi historike dhe shkrime te mara nga shtypi i kohës janë përfshirë shkrimet publicistike e historike si :Kristo Floqi :ai flamur u gatit nga Marigo Pozio -ne shtëpinë e flamurit ne Skele. Ismail Qemali. Naimi ka punuar për te mos vdekur kurrë. Gazeta e qeverise se Vlorës –Përlindje e Shqipenies. Kompleksi historik muzeal. Lufta për flamur ne shekuj. Si e gdhendi Odise Paskali flamurtarin te varri i Ismail Qemalit . Pasuria e intelektualëve te Vlorës qe formuan Bibliotekën -Familja patriote Shyti 696 libra bibliotekës se Vlorës .Koleksioni arkeologjik Vlora.

Biblioteka e Vlorës ka regjistruar si fond themelor bibliotekën private te familjes se njohur Vlora

Skënder Spahiu-drejtor i Muzeut historik Vlorë.Botimi qe po i jepet sot ne dore lexuesit është fryt i një pune e përkushtimi kohor, dhe i shfrytëzimit te materialeve dhe dokumenteve te shumta nga ana e autorit. Ky nuk është botimi i pare i G.Llojdia por i teti ne zhanër te ndryshme. Ne këndvështrimin tim do te përqendrohem ne tre aspekte kryesore duke përshkruare te pese pjesët e këtij botimi.

l) Faktet dhe ngjarjet ne planin historik te lidhura ngushte dhe me veprimtare e patriot te periudhës se rilindjes.

2) Krijimi i një infrastrukture te muzeologjisë për te demonstruare dhe shprehur këtë ngjarjeje kthese për fatet e kombit.

3) Ruajtja dhe trashëgimia e shkrojtur e ilustruare me foto te ndryshme te kohës. Shume te vërteta historike te komplikuara,te rëndësishme nuk shfaqen dhe thuhen vetëm ne kohen e tyre por ruhen dhe transmetohen brez pas brezi. Historia i caktoi Vlorës një rol te veçante qe si gjithë shqiptaret e kryen me sukses këtë detyre. Përmes emrit te Vlorës kane kaluar ngjarje madhore te shekullit te kaluare. Historia e Vlorës ne veçanti është një fragment i mozaikut,shume shekullor te popullit shqiptar,i cili nuk i reshti asnjë çast përpjekjet dhe luftën për liri ,atë mesazh dhe amanet te patretur ,rënkimin e shpirtrave te patrioteve qe gulçonin nga e kaluara,këto kane qene rrethanat neper te cilat u capit fati ynë ,por ne fund te fundit u vendos nga djersa dhe gjaku I bijave dhe bijve Vlonjate dhe atyre Shqiptare. Popullsia e kësaj krahine ka gëzuar por edhe ruajtur privilegjin e trishtuar të të jetuarit ne terrene te rëndësishme dhe delikate gjeografikisht objekte te zilise dhe grykësive shekullore. Vlora u be simbol i atdhetarizmit gjithëshqiptar me 1912,simbol i heroizmit popullor me 1920, shkendia e shpirtit demokrat te popullit shqiptar me 1924 ,promotor e Lëvizjes dhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare 1939-1944 këto dhe shume ngjarje te tjera e kane vlerësuar qytetin tone “Qytet-hero.E shkuara vepron pa reshtur ,ne gjakun tone përmblidhen mira breza dhe vetitë e tyre shfaqen here pas here ne moment te vështira historike te kombit tone. Dhimbja, lëngimi i atdheut nga pushtuesit kishin mbushur plot me urrejtje hambarin e thelle te revoltës te pa përmbajtur te popullit shqiptar dhe ky terren u shfrytëzua nga patriotet e kohës për te vene ne vend dinjitetin kombëtar pra problemin shqiptar,para se te jete një problem i diplomacie, është problem i një lëvizje te lindur e te zhvilluare mbi këtë truall është ceshtje e se ardhmes se një populli qe s’humbet në morine e problemeve të saj duke dale ne drite ne periudhën për te cilën bën fjale autori dhe atëherë ai nuk rnbetet pa i shtuare edhe vëmendjes se diplomacisë,doemos ne kontekstin e problemeve te mprehta te fuqive te mëdha si pasoje e shembjes se sundimit shekullor turk ne Ballkanit.Çdo lëvizje kombëtare përmban ne vetvete dy moment te rëndësishme te lidhura ngushte me njëra tjetrën te cilat ndalin qarte ne pjesën e dyte dhe te trete ;Nga njëra ane përpjekjet me dhune ,rezistence me arme për te shkundur zgjedhën e huaj. Nga ana tjetër janë orvatjet për te përgatitur shkëputjen nga shteti shtypej,për te hedhur themelet e shtetit te ri është gjithë veprimtaria qe ka si pikësynim ‘krijimin. e;kushteve te jashtme te pershtateshmei për një ngjarje te tille. Nuk duhet mohuare se rrethana te caktuara kane përcaktuare vonese e lëvizjes shqiptare ndaj lëvizjeve ne Ballkan, madje ,këto ia kane arritur qëllimit te shkundin zgjedhën turke dhe te krijojnë shtetet e tyre qe nga fillimi I shek.XIX(rasti I Greqise).Ishte një vonese e imponuare para se gjithash nga synimet për zgjerim territorial ne dem te trevave shqiptare gjë qe e bënte Turqinë te vetmen strehe Kjo ka sjelle vonesën dhe ne zgjimin e vetëdijes kombëtare. Për këtë arsye lëvizja e pavarësisë ka shkelur ne një terren te vështirë e te komplikuare rende edhe nga fanatizmi fetar. Megjithatë ,situate evoluon lëvizja shkon përpara me një orientim te qarte drejt pavarësisë .Veç valës se kryengritjeve ne vigjilje te kthesës historike ,lëvizja merr një përmasë te re me Kuvendin dhe Qeverinë e Përkohshme te Vlorës.. Me vet faktin e qenies se saj si dhe me veprimtarinë qe ajo zhvilloi si brenda vendit edhe ne fushën e politikes se jashtme,qeveria e pare kombëtare mishëron synimin dhe përpjekjen e lëvizjes shqiptare për te ngritur ndërtesën e re shtetërore ne truallin kombëtar. Nëpërmjet saj lëvizja kombëtare del si një element aktiv vetëveprues jo vetëm ne fazën e përpjekjeve me arme por edhe ne atë te luftës politike pra edhe diplomatike për pavarësinë dhe organizimin e shtetit te ri .Qeveria e Vlorës iu kundërvu politikes se fuqive te mëdha për te ndërkombëtarizuare veprën e krijimit te shtetit te ri Shqiptar, për ta imponuare atë nga jashtë. Analiza e këtyre fakteve ka qene detyra e autorit ne këtë botim .Prandaj ngritja e veprimtarisë se qeverise se Vlorës ne nivelin qe i takon është një plotësim thelbësor i historisë diplomatike te ceshtjes shqiptare ne periudhën e pavarësisë.

Pedagogu Shaban Mehmeti trajtoje problemet historike ne ceshtjen shqiptare .

Autori i librit Gëzim Llojdia .Ndërtesa e karantinës muzeu kombëtar i selisë së qeverisë .Strehë karantine dhe një karakoll me dy kate dhe stoike një ndërtesë historike e bërë në Skelë të Vlorës,profili i saj nga deti nga erërat s’kishte frikë,muzgje që ndërkaq thinjnin vite dhe as thinjej vet. E bërë për karantinë njerëzore në buzë të sqelës për të mbyllur fakirët,atë vit të pavarësisë mbajti qeverinë e Vlorës .Ku dergjej qeveria ,sa në konakët e Xhemilit, por hidhej tek Sharrajt,një ndërtesë të madhe tre kate zotëronin,tek telegrafi ishte Lefi dhe përmes nxënësve vlonjak të shkollës Nr 1 shkonte por dhe vinte çdo ditë,ministri i Arsimit një burrë i ditur energjik,me mustak ai ishte Gurakuqi :Për të gjithë an’ jemi rrethue/Anmiqt kqyrin me u avitë:/Don’ tok’t tona me i zaptue,/Don’krejt fare me na qitë….

Në vitin 1939,fashistët ndërsa hynin në sqelë thuhet se e qëlluan me top , që e shkrumbëzuar s’bëhet më llaf,si çdo pushtues. Për ti shuar krejt memorien historike,për ti prerë krejt gjuhën,për të djegur krejt trupin,zhuritur deri në hi. Mirëpo edhe shqiptarët në një mëndje diku aty nga viti 1925 shkatërruan një dëshmi tjetër të pavarësisë,shtëpinë e flamurit. Dhe kryetar ,më i madhi i bashkisë ,ishte firmëtar në aktin që ende nuk po e gjejmë. Fal Nosit ruajmë fotokopjen e tij. Edhe regjimi paslufte mendoi se duhej ngritur ndërgjegjja kombëtare dhe vlerat e saj,ndërsa shokonin firmëtarët me ligje,burgje etj,rindërtuan në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje banesën,selinë e qeverisë,por shtëpinë e flamurit nuk është hedhur asnjë ide. Përse të mos ribëhej,shtëpia ku u ngrit flamuri?

Nxënëset e gjimnazit “Perla” Vlorë Alfredina Kanani,Enxhi Bubeqi, Xhulia Bega, Meri Llanaj,kumtojnë pjesët me te bukura librit:” Pavarësia”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, liber per, Pavaresine

VLORA HISTORIKE NË EKSPOZITËN ME 400 FOTOGRAFIT TE PIRO STEFËS

November 8, 2012 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/ Arkitekti i njohur nga Vlora Piro Stefa i quan 400 gjurmë historike 400 fotografit të vendosur në ekspozitën Vlora -100 vjet pavarësi”të ekspozuara në hollin e teatrit Petro Marko Vlorë. Kanë qenë punimet e mbledhur ndër vitet që ai ka kaluar në punën e arkitektit si dhe një rrugëtim disa vjeçar jashtë vendit në kërkim të thesareve historike shqiptare .Të gjitha gjurmët dhe dëshmitë që kja kanë ruajtur breznit dhe janë gjurmuar koleksionuar nga arkitekti Stefa tregojnë historinë e qytetit të flamurit në një rrugëtim të gjatë historik nga kohët me mjegull për tu finalizuar në ditët që përmbajnë 100 vite kohë nga pavarësia e vitit 1912. E veçantë e eksponateve të arkitektit Stefa është se ekspozita është ndarë veçanërisht sipa kohëve historike që ka përshkuar qyteti. “Lundërtarë e udhëtarë”, është një hartë e vitit 1521, ku shfaqet qyteti, Kanina si qendër e fortifikuar me kalanë e Vlorës ndërtuar në 1534 nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm. Fotografit e paraqitura në këtë ekspozitë në Portin e Vlorës, shkolla së parë shqipe në gra rruga Vlorë-Skelë. Atë që arkitektika sjell me imazhe të fikësuara në celluloid ne po mundohemi ta sjellim shkurtimisht:Historia moderne e bulevardit Vlorë-Skelë, nis në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën e vjetër të saj, deri tek Xhamia e sotme e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm.Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve. Pas vitit 1920, ajo përshkohej nga një linjë hekurudhore(dekovil), që ishte mjeti kryesor i transportit për qytetin e Vlorës, të atyre viteve. Rruga e ngushtë me kalldrëm përshkohej nga karrocat e pakta, si dhe nga linja e dekovilit që shkonte deri në Skelë dhe në port. Në të dy krahët e rrugës, ndërtimet pothuajse mungonin. Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të viteve 1950-të, kur investimet për zgjerimin e qytetit, nisën të shtriheshin edhe në këtë pjesë, ku u ndërtua fabrika e Orizit dhe gradualisht, mjaft godina banimi 2-3-4 katërshe, që nisën të krijonin profilin e një rruge moderne. Shumë fotografi nga kohet e para të qytetit janë interesante.Duke qenë në zanatin e arkitektit Piro Stefa veçanërisht është ndalur tek arkitektura e qytetit ajo e hershme dhe sotmja. pamje e Vlorës e vitit 1916 marrë nga ajri mbetet impresionuese. Unë jam pjesë e asaj gjenerate, shprehet arkitekti Piro Stefa, që kam kontribuar në ndërtimin e qytetit të ri, për të rritur kualitetin e jetesës së komunitetit dhe në këtë pikë nuk duhen mohuar sukseset. Vlora sot tregon jo vetëm fuqinë ekonomike, fuqinë turistike, që respekton aq sa mundet këtë tranzicion të stërzgjatur, por nga ana tjetër, ka bërë pak për të respektuar traditën e vjetër historike, moshën e qytetit. E vërteta është se këtë dukuri, Vlora e ekspozon më pak se qytetet e tjera. Shkodra është një shembull, që ka bërë hapa pozitivë për të rivlerësuar të shkuarën. Duke folur për koleksionet pasura të këtij arkitekti pasionant ai është shprehur: Unë kam një koleksion të pasur me gravura të vjetra, harta të vjetra mesjetare, që në të shumtën e rasteve janë bërë nga gjeografë venecianë, por edhe të Perandorisë Osmane. Ka kronika të shumta për Vlorën e Kaninën, ku shkruhet gjerë e gjatë, studiues të jashtëzakonshëm me potencial ndërkombëtar, sikurse është Eqrem Bej Vlora, që ka shkruar jo vetëm me një saktësi shkencore, por edhe me një dashuri të madhe për këto treva. Harta më e vjetër që unë disponoj, është ajo e vitit 1521 e Reispirit. Që të gërmosh dhe arrish të gjesh diçka, kërkon impenjim dhe shumë kohë, sigurisht kërkohen edhe shpenzime. Pra nuk është e thjeshtë, por nëse dikush interesohet, materialet për Shqipërinë, për Vlorën, gjenden në arkivat e shteteve rrotull si në Itali, Greqi, ish-Jugosllavi, por edhe në vende të tjera. Është një koleksion i tërë i kartolinave të vjetra, që janë që nga viti 1900 deri më 1990, ku numërohen disa qindra kartolina. Në to konstaton të fiksuar realitetin vlonjat, mënyra se si kanë jetuar, traditat, zejet, qyteti. Si ka evoluar qyteti, zejtaria, jeta qytetare. Elementë shumë të rëndësishëm, që janë konsensualë për qytetin, janë rruga Vlorë-Skelë, Sheshi i Flamurit, bregu i detit etj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë edhe një gjë, që gjatë shekullit 20-të, që shtrihet në kohë edhe ky koleksion, që është solid, nga më të pasurit, ku janë disa qindra, një pasuri shumë e madhe, që shtrihen në 100 vjet dhe aty konstaton me lehtë ndryshimet që janë bërë.

Filed Under: Kulture Tagged With: e Piro Stefes, ekspozite, Gezim Llojdia, Vlora historike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT