Miku ynë i shtrenjtê, i ditur, studiues i nivelit Europian, autor librash me vlerë, aq sa të veçantë, po aq dhe me kumte të gjithëkohshëm, kritik i shkëlqyer arti, estet, zbulues, kurator ekspozitash brenda dhe jashtë vendit dhe albumeve të cilësisë siperane, por dhe përkthyes skrupuloz, mjeshtër aq sa i ngjyrës, edhe i fjalës, i neologjizmave të saj, profesor universitar në Tirane dhe në Prishtinë, i palodhur, me master në Hollande, i doktoruar në France, në Paris VIII, ku dhe ka botuar libra të shkruar drejt e në frengjisht, i pasionuar pas punës dhe serioz si rrallëkush, larg së rëndontës, kërkues dhe krijues i së bukurës, i së mençurës, me miq të shumtë, takimet me Gëzimin ishin siç ka dhe emrin, e takonim me Artēn e Tij, bashkēshort të devotshmëm, me Gean e tyre, prind të dashur, magjepsës Gëzimi për ato që tregonte… burrë i hijshëm, i gjatë, me leshrat që po i zbardheshin si me fije drite, artist sapo ta shikoje, ashtu dhe mbetet kudo, në rruge, në auditore, studio, në shtëpi, mes miqve, besnik i rrallë, klasik, modern, i natyrshëm, i vertetë, të tjerat janë të pavërteta, ai s’iken dot, shkoi sot në Qiell, e di ai pse, se kë do të takonte a që të shplodhej pak, se kjo jetë shpesh të dërrmon me mosmëshirshmërinë e saj, me të rëndomtën si sëmundja që t’u vërsul, por që ti, Gëzim, me punën dhe veten, për këdo që të njihte e të lexonte, jetës i jepje kuptim, arsye, çmoje kohën dhe koha të ka thesar të paçmuar…
Me dashuri, Visar dhe Eda Zhiti