• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇLIRIMI APO PUSHTIMI I IBALLËS?

March 22, 2021 by dgreca

“Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gezoni ato, se sa t’i gezoni dhe të mos i meritoni”(Mark TUEN)

Nga: Gjelosh NIKOLLA/
____________

Sipas artit ushtarak tokë e pushtuar quhet vetëm atëherë kur e shkel këmba e ushtarit. Ç’farë do lloj ushtrie që kalon në një vend pa u ndalur por e përdor atë si rrugë kalimi në këtë rast nuk mund të quhet pushtim. Historikisht zona e Iballes ka njohur vetëm 2 (dy) pushtime, atë Romak dhe atë komunist, këtë të fundit vetëm fizikisht por kurrë shpirtrisht. Ekspedita ndeshkimore kundër krahinës së Iballës, më vrasje të popullsisë së pafajshme, me djegje shtepish, me dhunime e përdhunime si dhe me grabitje të pasurive, janë ndërmarë shumë shpesh, sidomos në përiudhën e pushtimit turk. Por në këtë krahinë ata nuk kanë arritur të qendrojnë dhe përseri këto ekspedita nuk mund të konsiderohen si pushtim. Në rrugët e krahinës së Iballës kanë kaluar si ushtar këmbësorë të pushtuesve. Në krahun e djathtë të fshatit Mërtur, sipër fshatit Aprripë e Gurit rranxë Gurit të”Qllumit Merturit”që është rreth 1 (një) orë për të arritur aty ku ndodhen shkronjat (shkrojlat) të duket si e pa besueshme që këto janë shkronja turke sepse në krahinën e Iballës nuk është vendosur kurrë ndonjë garnizon turk por ka një të vertetë tjetër se aty gjendën mbeturina të trojeve shumë të vjetra prandaj për ti saktësuar duhet hulumtim me specialist të fushës përkatëse sepse ato shkronja duhet të jenë Ilire, Bizantine shumë më pak Turke. Në krahinën e Iballës për mikun shtrohej sofra e bukës kurse për armikun pushtues shtrohej vetëm sofra e barutit. Ekspedita ndeshkimore në zonën e Iballës kanë organizuar dhe forcat partizane, të quajtura “Repartet e Ndjekjës” kundër të ashtu quajturve kriminelë, sepse ata ishin kundër ideologjisë komuniste por duke e keq përdorur pushtetin komunist të vëndosur tashmë me forcën e armës, ndaj tyrë dhe familjeve të tyrë. Duke lexuar, rilexuar, studiuar dhe nënvizuar të njëjtin shkrim, botuar në 2 (dy) gazeta, tek “Gazeta e Alpeve” me datën 15/31 dhjetor me titull “Veterani Man Avdi Arifaj tregon për Iballën”, faqe 22 dhe tek “Gazeta Veterani” me titull “Si u arrit çlirimi i Iballës 76 vjet më parë” (Sipas referimit të veteranit nga Iballa e Pukës, Man Avdi Arifaj) dhjetor 2020 faqe 8, 9., nga Xhemal Meçi, “Mjeshtër i Madh”, Pukë. Më datën 1 (një) nëntor 1944 (Natën e të Shumve festë e 90% e popullit) në orët e mbas ditës, në fshatin Iballë në hyrje të saj, nga jugu erdhi Brig.e 6-të sulmuese me komisar Haki Toska dhe jo me datën 4 nëntor. Situata ishte tepër e veshtirë për banoret e këtij fshati sepse vetëm një pushkë po të kërciste tek ky katund, ai do të shkretohej nën pretekstin se janë fshatarët e Kol Bibë Mirakës prandaj ishte përgaditur hyrja e 3 (tre) brigatave. Brigata e 22-të sulmuese nga Kryeziu dhe një brigatë tjetër e quajtur “Çeta Bajram Curri” që do të vinte nga Tropoja. Duke parë situatën e rrezikshme që po i kanosej Iballës, dy burra trima e të zgjuar Stak Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni mblodhën popullin e Iballës në qendër të fshatit dhe këta 2 (dy) patriotë morën me vete dhe një grup burrash të tjerë dhe i dolën përpara briga. 6-të, ku u takuan me komandant Jaho Gjoliku dhe komisar Haki Toska. Kur u ftuan që të hynin në Iballë, Haki Toska i pyeti si do të hyjmë në Iballë? Këta ju përgjigjën me ne! Prandaj kemi ardhë që t’ju shoqerojmë. Përseri Haki Toska ju tha kjo është Iballa e Kolë Bibë Mirakës si do të hyjmë? Këta 2 (dy) burra të zgjuar dhe patriot trima ju përgjigjën: ”Iballja është e Iballasve dhe jo e Kolë Bibë Mirakës. Ai ka tokën dhe shtëpinë e vet”. Pas këtij muhabeti, këta 2 (dy) burra, duke futur në mes komandantin dhe komisarin hynë në Iballë ku gjetën popullin të mbledhur. 
Populli duartrokiti, duke ju uruar mirëseardhjen, kurse partizanët zbrazën armët, se u çlirua Iballa. Mbas ketij takimi partizanët i ftuan nëpër shtëpitë e tyre musafirët partizan, sipas traditës të popullit të Iballës. Ky qe një çlirim imagjinar (kështu bënim çlirimin imagjinar kur ishim në shkollën e mesme, me rastin e festave të nëntorit). Ju lutëm më thoni nga kush u çlirua Iballa, në një kohë që aty as nuk ka pasur as nuk pati gjermanë, as Italianë, as serbë, as grekë dhe asnjë lloj këmbe ushtari armik? Kryetari i parë i “Këshillit Nacional Çlirimtar” u vendos Stak Pjetër Pemati, me pëlqimin e popullit.
Nuk e kuptoj për se mohohet aktiviteti patriotik i këtyre 2 (dy) burrave, Mehmet Hysenit dhe Stakë Pematit. Prap do vijojmë ti quajmë kulak, të përndjekur politik dhe të deklasuar ata. 
Dua të theksoj se Gjokë Nikolla (baba im) nuk ka qënë më këtë grup, që i dolën përpara brigadës 6-të sulmuese dhe për të mos përmendur emra të tjerë, ky grup nuk është i sakt nga shkruesi i shkrimit. 
Duke lexuar “Kujtime për Iballën”, të Komisar Haki Toskës 1944 (arkiv i K. P. Pukë, 19 shtator 1984). i lënë me shkrim dore, ky që disponojmë është i shtypur më makinë shkrimi marë në Komitetin e Partisë Pukë, i tjetërsuar, i deformuar duke mohuar të vertetat e të ashtuquajturit çlirim i Iballës. Duhet të sqarojmë se në Iballë dhe në krahinën e saj nuk arriti kurrë të formohet dhe të organizohet një celulë komuniste e deklaruar. 
I ngarkuar nga Sekertariati i Qarkut të Shkodrës për këtë ishte Zef Gashi. Ai arriti të merrte si bashkëpunëtor Zef Nikollën (ku dhe strehohej) si dhe Lekë Berishën të cilët më vonë e pësuan më jetë nga pabesia komuniste, sidomos Lekë Berisha. Haki Toska atë natë u strehua në shtepinë e Zef Nikollës, ku gjeti Zef Gashin. Pak më vonë dëgjohet një zhurmë jashtë. I kishin vënë zjarrin shtëpisë së Kolë Bibë Mirakës. Në këtë moment jep urdher Haki Toska, që të shuhët zjarri dhe ashtu u bë. Ai porositi që mos të digjën, sepse na duhet për spital për të plagosurit dhe në të vërtetë për këtë qellim u përdor ku sherbeu si doktor Prof. Fejzi Hoxha. Me partizanët e Brig. se 6-të u bashkuan Hamez Mehmet Hyseni, dy vllezërit (xhaxhallarët e mij) Ndue Nikolla e Tomë Nikolla (Rapsodi popullor, fitues i Medaljës së Artë në Moskë, në vitin 1957) dhe Prend Qun Nika i Kopratit kurse me Brig.e 22-të inkuadrohet Zmal Mehmet Hyseni (vëllaj i Hamzës). Hamez Hyseni dhe Ndue Nikolla shkuan me brigadën e 6-të deri në Sanxhak, kurse Tomë Nikollën e kthejnë në Kukës për moshën e re 17 vjeçare (lindur më, 26 shtator 1927). 
Këta janë partizanët e parë të Iballës, kurse Mark Zefi ngarkohet nga Komanda e Brig. 6-të për të dërguar postën e komandës partizane në Qaf-Mali ku ndodhej Pjetër Kosta. Pasaktësira dhe shtrëmbërime të vertetës nga autori i shkrimit kemi të përsëritura herë pas herë. Duke biseduar dhe u konsultuar për shumë ngjarje historike në krahinën e Iballës me një nga shokët e mij më të mirë me të ndjerin Beqir Arifaj, sidomos për librin e tij monografik me titullin “Man Avdi Arifaj”, përgaditur për botim, por i pa botuar. Nuk e cilëson as edhe një herë që baba i tij të ketë qënë veteran dhe ai nuk pati kurrë dokumentin e veteranit. Mani ka qënë nënpunës në Komitetin Ekzekutiv në Seksionin e Financës, ku ka dhënë dorëheqje, por nuk është larguar nga puna. Temë që Beqiri ja ka kundërshtuar edhe herë të tjera Xhemal Meçit. Man Avdia nuk mund të quhet “Intelektual Popuullor” sepse ai nuk kishte mbaruar ndonjë fakultet, por në të vertetë Mani qe një burrë i zgjuar, i sinqertë, fjala e tij zinte vënd në kuvend me burrat. Mani nuk bërri kurrë dallime mes komuniteteve përkundrazi respektonte më shumë kumaret e tij. Sofra e bukës e shtëpisë së Man Arifajt mirëpriste dhe respektonte kumarët katolik. Tek vllezërit katolik, sofra e tyre shtrohet edhe për vllezërit musliman, festat i kemi të përbashkëta. Ju siguroj se në monografinë “Man Avdi Arifaj” nuk ka asnjë fjalë të shkruar për sa më sipër, të thënë nga Xhemal Meçi. Këto që thamë më sipër i vërteton dhe vëllaj i të ndjerit Beqir Arifaj (A. A.). Pas vdekjes së Beqirit, botohet shkrimi në 2 (dy) gazetat e sipër përmendura. Ky veprim e ka emrin pabesi.
Si ka mundësi që të quhen aktivist të Levizjes Nacional Çlirimtare (LANÇ). përsonat me moshë 8, 10 dhe 14 vjeç, të cilëve nuk dua që tua përmendi emrat, vetëm për etikë. Në Iballë nuk u formua kurrë Celulë Komuniste, çlirimi imagjinar i Iballës vendosi pushtetin dhe kështu ata nuk mund të quhen aktivist të luftës, por familjet e tyrë bashkëpunuan me rregjimin, kurse këta akoma ishin femijë, as adoleshënt jo. 
Në- një intervistë të marrë nga K. P. pas arrdhës i familjës se Stakë Pematit, më tregon së deri në vitin 1948, sipas traditës zakonore famujt së bashku më nënën e tyre të shkonin tek shtëpia e kumarës që i kishte marrë flokët dhe ata qëndronin në këtë familje si tek vëllaj vetë, ndoshta një javë ose më tepër. Pra jo që kishte mundësi, por dhe detyrim që famulli i tyre Xhemal Meçi ti shkruante pak rrjeshta për këtë familje pas viteve ‘90. Kjo e ka emrin mohim i vlerave të kesaj familjeje dhe më gjerë, ose më mirë bukë shkelës.
Nuk flitet për dekoratat e Hamëz M. Hysenit nëntoger, oficer në rezervë me dokumentin Nr. 004834. 1 (medalje trimrie) dhe 1 (një) të çlirimit me Nr.13162, Tiranë, me 9 korrik 1946. Medaljen e Trimerisë ”Çertefikatë” Nr. 4849, me 6 dhjetor 1946. Librezë e Veteranit, Nr. i Vendimit 11 dhe Nr. Regj. Themeltar 60/50. 
Ndue Nikolla, Çertëfikatë “Dekoruar me Medaljen e Çlirimit”, më dokument Nr. 26010. Tiranë, me 4. 6. 1946. Këto dokumenta disponohen nga familjaret si relike, pushteti komunist ua akordoj, por nuk ua konsideroi. Tomë Nikolla, Çertifikatë “Për kontributin e dhënë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare”. Në kujtim të 50-vjetorit të festimit të çlirimit të Atdheut, akorduar nga Presidenti i Republikës Prof. Dr. Sali Berisha. Ali Bytyçi nuk pati asnjë lloj funksioni dhe kotributi në çlirimin e Iballës, ai qe vetëm udhërrefyes i Brigadës 6-të. “Komunistët e rinj” ishin të pa besueshëm, gjë që do ta shofim më poshtë. Në ditët në vazhdim, filloj diktatura dhe krimi komunist ndaj popullit paqëdashës të Iballës. Në oborrin e shtepisë së Zef Nikollës ku ishte vendos komanda e brigadës 6-të, mblidheshin partizanët dhe fillonte kënga labçe, me zërin e tyre në maksimum, me iso, shoqëruar me klarinetë, fizarmonikë, tupan, lodër e tjera vegla muzikore (dhe keto në volumin maksimal) me qëllim që të mos ndigjohen të bërtiturat, që shkaktonin torturat brënda shtëpisë, nga xhelatet komunist. 
Xhemë Prendin e Poravit e torturuan kaq shumë fizikisht sa që i keputën muskulin e kërcirit të kembës dhe ai nuk mund të shkonte në shtepinë e tij, në fshat, futet dhe kerkon ndihmë në shtepinë e Gjokë Nikollës (babaj im). Muskuli i kërcirit ishte i varur poshtë dhe ky burrë i pa mposhtur e këputi muskulin dhe ja hodhi macës duke i thënë merre se është pjesa e jote. Mbasi mbaroj lufta brigadat partizane u kthyen në struktura të tjera, ku spikatën famëkëqiat “Repartet e ndjekjes”. Këtyre reparteve u parapriu krijimi i Brigadës së 25 sulmuese, me 6 nendor 1944, me qëllimin e vetem për të luftuar reaksionin e mbreshëm, me komandant Niman Doçi dhe komisar Nuri Arapi. Drejtuesit e komandës dhe strukturat e saj në Iballe sajuan dhe krijuan shumë armiq të popullit duke i cilësuar “kulak”, të “deklasuar” e të tjerë tituj ofendues. Pushkatohet Ali Marku lindur në Iballë të Pukës, më 11 korrik 1880, i vrarë pa gjygj për motive politike, me 3 shtator 1946. (Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist, vol.V, gërma L-M, Tiranë, 2016, fq. 218). 
B.Z.Selimi kapter nga Qerreti më repartet e ndjekjës binte në sy i cili thoshte “pushkatoni Iballasit se janë Iballasit e Kolë Bibë Mirakës”. Këtij kapterit i mbahej goja (ishte gagaç) dhe thoshte puckatoni jo pushkatoni. Komunistët u treguan të pabesë, jo vetëm ndaj 2 (dy) burrave që kryen aktin patriotik dhe shpëtuan një popull pa u masakruar, duke i cilësuar kulak ndaj popullit patriot, bujar dhe paqëdashës të Iballës, por dhe ndaj vetë anëtarve të partisë se saj. Krahina e Iballës quhej “zonë reaksionare thellësisht armiqësore” por vetë Lekë Berisha vinte nga kjo zonë. Është koha kur në drejtimin e lartë të partisë, fillon ajo që Enver Hoxha e quante: ”intrigë shumë e rrezikshme, që kishte për qëllim dobësimin e organizatës së partisë të rrethit të Pukës, krijimin në atë organizatë të dy tarafeve: komunistë të vjetër dhe të rinj. Krijimin e pikëpamjes se “komunistët e vjetër janë më të besueshëm dhe të pa gabueshëm, kurse të rinjtë më pak besnikë, bile dhe të dyshimtë”’. (Letër e sekretarit të përgjithshëm Enver Hoxha, drejtuar gjithë Komiteteve të Partisë, 26 janar 1952).
Njëri nga më të dyshuarit ishte Lekë Berisha. Bazuar në akuza të sajuara, ata arrijnë që Lekë Berisha të kthehet nga anëtar në kandidat partije dhe çeshtja e tij të kalohej, siç quhej asaj kohe, për revizionim (riedukim). Pikërisht në këtë kohë, ndodhi dhe vrasja e tij, një vrasje e organizuar nga Sigurimi i Shtetit për disa qëllime themelore të tilla si:
1. Saktësimi se në Iballe nuk mund të gjeje njerëz të besuar dhe se zona duhet goditur. 
2. Lekë Berisha dhe sekretari i parë Zenel Islami ishin miq të ngushtë me njeri tjetrin. Kjo edhe nga jeta e tyre pasi që të dy ishin rritur jetimë dhe nuk kishin vëllezër, duke e gjetur vëllazërinë tek njëri tjetri dhe një grup të rinj drejtues të zonës. 
3. Synim për të bërë të gjithë të rinjët, djemtë e atyre trevave të pabesueshë dhe të dënueshëm.
4. Duke krijuar një legjendë të rreme për Lekë Berishën, si një njeri që kishte dashur të bënte aksione vrasëse ndaj shokëve kryesor, do të vihej tek akuzimi se mbështetja ndaj tij dhe zonës së Iballës kishte qënë jo vetë e gabuar por dhe dyshimtë. 
5. Sigurimi i Shtetit do të vendosej edhe një herë mbi organizatën e partisë ashtu si dhe do të ndodhte herë pas here. 
Ngjarja e Lekë Berishës, por dhe vrasjet e ndodhura në Iballë nuk kaluan pa pasoja të rënda në psikozën dhe jetën e banorëve të rrethit të Pukës. Duke u nisur nga kjo dhe qëndrimet e sigurimit të shtetit, sekretari i pare i Komitetit të Partisë së rrethit Pukës Zenel Islami i drejtohet Komitetit Qëndror të Partisë me 2 (dy) letra. Letra e parë: “Për mbytjen e Lekë Berishës nga ana e sigurimit të shtetit. (Komitetit Qëndror të Partisë së Punës Shipipërisë)…Shokët e sigurimit pretendojnë se nuk ka qënë porositë Gjini ta mbytë Lekën por ta rrihtë, vetëm se ai gjoja ka dashtë e ka mbytë. Ketë çeshtje e ka marrë vesh dhe populli, pse N/ Shefi i Mbrendshëm shoku Veliko Xhaferi në mbledhëjen e popullit duke qënë i prekur pse se kishte vënë ndijeni N/ Shefi për çeshtjën e Lekës, ai i tha hapur se Lekë Berisha është mbytur nga intrigat e sigurimit. Kaq për dijeni.” Për Komitetin e P. P. Rrethit, Zenel Islami. Në letrën e dytë për Komitetin Qëndror të P. P. Shipërisë. … Nga ana tjetër dyshohet se mbrëmjën kur është mbyt Leka duhet të ketë qënë dhe ndihma e Xhevdet Milotit, për faktin se në kohën kur u mbyt Leka, ky i fundit ka thërrit “Me nxore në pritë Xhevdet Miloti”. E vejmë në dijëni Komitetin Central. Për Komitetin e Partisë Elbasan, Zenel Islami. (Gazeta “Dita”, “ Dy Letrat që vranë Lulin e Vocërr” e diel 10 korrik 2016, fq. 2-3). 
Shteti komunist, si festë kombëtare vendosi 29 nëntorin, ditën kur sipas tyre u largua ushtatari i fundit gjerman nga Shkodra kurse në Pukë festa e rrethit u vendos më 20 tetor 1944. “Lufta e Rrapës” që festa e rrethit duhej të vendosej më 1 (një) nentor, sepse armiku i fundit imagjinar u largua nga Iballa. Ky ishte çlirimi, që i solli popullit të Iballës përqafimi i ideologjisë komuniste nga komunisti Ali Bytyçi, luftën e klasave, cilësimin kulak, torturat, rrahjet, internimet, burgosjet dhe pushkatimet pa gjygj. Prandaj Xhemal Meçi e promovon si shpëtimtarin e popullit të Iballës. Ju lutëm, sot ka ikur koha shkrimeve provokative, deformuese, shtrembëruese, mohuese të së vërtetës, sepse keq informojmë brezat që vijnë. Është e pa pranueshme të fyejmë popullin duke promovuar ata përfaqësues të rregjimit që i mori lirinë dhe e vrau shpirtrisht këtë popull. Ai që të vret shpirtrisht, ai të ka vrarë gjithë çka.

Filed Under: Analiza Tagged With: Çlirimi, Gjelosh Nikolla, pushtimi I Iballes

BASHKËPUNIMI ME PUSHTUESIN DHE SHTREMBËRIMET HISTORIKE JANË FATËKEQËSI NË PUKË DHE KUDO

August 31, 2020 by dgreca

STUDIM- “ATA QË KRIJOJNË PROBLEMET NUK  MUND TI ZGJIDHIN ATO”  SHKRUAN:GJELOSH NIKOLLA-                          

Duke ç’fletuar dhe lexuar me vëmendjë shkrimet për ngjarjët historike të popullit të  trevës së Pukës nga hulumtuesit e saj  të bije në sy fshehja, heshtja dhe deformimi i fakteve historike të luftës së lavdishme të këtij populli fisnik, trim dhe liridashës. Duke lexuar dhe studiuar shumë historianë, albanolgë, etnologë, arkeolgë etj., vëndas dhe të huaj si Edith Durham, Domeniko Passi (Ded Pasi) Franc Baron Nopça, At.Giuseppe (Zef) Valentini, Fulvio Kordinjano, Peter Bartli, Antonio Baldaci, Franz Seiner, A. Degrand, Jastrebov, Dr.Jur. Johan Georg von Hahn, Prof. Dr.Karl Patsch, Robert  Elsie, Ami Boue, Dr. Milan Shuflaj, Lovro Mihaçeviç, Kamilio Libardi, Carleton S. Coon (Amerikan), Theodhor Ippen, Jacques Bourcart, Aleksandër Stipçeviq, Roberto Moroco dela Roka, vllezërit Gjergj e Frang Bardhi, Gjergj Theodhori (peshkopi i Zadrimës) Kolë Luka, Selami Pulaha, Injac Zamputi, Rrok Zojzi, Prof.Dr.Sahit Canhasi, Prof. Dr. Fejaz Drançolli, Prof.Dr. Ak. Mark Tirta, Dr.Prof.As. Shefqet Hoxha, Mr.Sc.Avdul Hoxha dhe Rexhep Maksutaj, Karl dhe Gasper Gurakuqi, Dr.Tonin Çobani, Kahreman Ulqini, Apollon Baçe, Lazër Papajani, Bep Jubani, Damian Komata, Aristotel Koka, Ruzhdi Mata, At Gjon Karma si dhe i pa zevendësueshmi At. Shtjefën Gjeçovi (Prënd Gjeçi) etj, që kanë vizituar trevën e Pukës madje disa prej tyre kanë jetuar në fshatrat e rrethit tonë.  Studimet e këtyre autorëve janë të njohura dhe të mirë pritura nga studius vendas dhe të huaj etj. (Pra janë të pranuara nga akademitë e shkencave europiane, Akademia e Shkencave të Shqipërisë si dhe nga Akademia e Shkencave të Kosovës). Në hyrjë të ketij shkrimi dua të përmend se: “Në luftën e Midhës, në atë sulm u vra Jak Marka Ndreca i Qelzës. Jaku kishte arritë deri afër tabeve të ushtrisë, ku mbeti i vrarë.Turqit mbrritën me dalë e me ja pre kryet e me ja marrë në istikamin e tyre. Pak më larg u vra dhe shoqi i tij prej Qelzë Mhill Marashi” (Xhemal Meçi,Fundi i Sundimit Turk në Pukë; Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Atdheut, Gazeta Veterani 1-15 nëntor 2012, fq. 6). Si nën titull ky shkrim ka: “Asht një mëkat i madh me lanë në heshtje gjakun e të rënëve për atdhe  (Mark Frrok Bajraktari, emigrant politik në KANADA). Ne jo vetëm që heshtëm për gjakun e tyrë, por i vramë për së dyti atje në varr sepse ata individ të veçantë që informuan dhe ndihmuan direkt ushtrinë turke me pjesëmarrjen e tyrë kundër kryengritësve sot janë të dekoruar më “Medaljën e Patriotit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, sigurisht të propozuar nga instancat e pushtetit lokal, kurse Jak Marka Ndreca që u vra për liri, i prenë dhe kokën,  ky nuk e “MERITONTE  DEKORIMIN”?!. Malsorët shqiptarë nuk e kanë në traditë një makabritet të tillë, pra kjo është kultura e pushtuesit dhe atyre  që bashkëpunojnë më të.  Po Dom Gaspër Thaçi që ishte inspiruesi, organizatori dhe komandanti i kryengritjes kundër pushtuesit turk, ku dhe financoj ekonomikisht për luftën, po ky patriot nuk e meritonte të kishte një objekt përkujtimor për të, në qytetin e Pukës?! Po, Dom Ndre Mjeda, poeti ynë kombëtar ndër brezat e fundit te Rilindasve i cili në Tiranë e gjetkë mbajnë emrin e tij  shkolla e rrugë, ne Pukë në vend origjinën e tij, por edhe si kontribues i hapjës se shkollës se parë shqipe ne Pukë , asaj në Iballe, por dhe shkollave te tjera në shqipëri, pse nuk e ka një shkollë apo një institucion tjetër publiko-shoqëror emerin e tij?. Po, At Shtjefën Gjeçovi si patriot (pjesëmarres në luftën e Vlorës në vitin 1920 ku dhe u plagos), shkrimtar, etnolog dhe arkeolog, përkthyes, klerik, dramaturg, mësues i popullit, përhapës i arsimit shqip, etj.,  i vlerësuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nuk e meritonte emrin e tij të paktën një shkollë në bashkinë e Pukës në një kohë që emri i një mesuesi të thjeshtë  (pa e nënvlerësuar askënd) dhe që 90% e popullit të rrethit të Pukës nuk e njohin këtë njeri, por 2 (dy) shkolla kanë emrin e tij ne bashkinë e Pukës, që të duket si mbivendosje prone. Edhe diktatori komunist Enver Hoxha për Gjeçovin ka thënë: “Ka qënë frat, por patriot” (Akademia e Shkencave e R.P.S.SH, Instituti i Kultures Popullore, “Kultura Popullore”1980/1 Tiranë, fq.144.). Lajmëtari nuk mban përgjegjësi për lajmin, sepse flet në emër të atij  që e dërgon. At Shtefën Gjeçovi O.F.M.  (Kanuni i Lekë Dukagjinit, neni i njëqind e pesëdhjetë e tetë, Shtepia Botuese “KUVENDI” gusht   2001 f.106).   Por, nëse ndryshon përmbajtjen e lajmit dhe sjellë pasoja edhe ai mban përgjegjësi të paktën morale. Po për historinë e popullit të rrethit të Pukës, për origjinën dhe kahershmërinë e fiseve tona dhe për ngjarjet e ndryshme historike a është thënë e vërteta?.  Jo, nuk është thënë plotësisht e vërteta. Ajo është deformuar sipas intëresave të personave ose klaneve të catuara.  Fiset formimin dhe organizimin e tyrë e filluan mijra vjet para Krishtit por dhe emërtimet e tyrë pothuajse janë të përaferta, kurse renditja e tyrë shpesh herë ka ndryshime nga një studius tek tjetri. Prof. Mehmet Vokshi  në librin e tij “Fisi Voksh” Tiranë 1931,f.10,11. i rëndit kështu: “ 1.Thaçi, 2. Shala, 3. Shoshi, 4. Kastrati, 5. Berisha, 6. Kelmendi, 7. Krasniq-ja, 8. Gashi, 9. Mirdita, 10. Hoti, 11. Gruda, 12. Kuçi. Fiset e tjera rrjedhin prej tyre. Kurse Mr.Sc. Avdyl Hoxha & Rexhep Maksutaj në librin e tyrë i rendisinë si më poshtë: 1.Bytyçi, 2.Shkreli, 3. Shoshi, 4.Thaçi, 5. Morina, 6. Shala, 7. Berisha, 8. Kelmendi, 9. Krasniqe, 10.Gruda, 11. Gashi, 12. Hoti.  Po në këtë libër duke folur për fisin e Thaçit Prof. Dr. Fejaz Drançolli thotë: “ Shpesh një lagje thotë apo deshiron të quhet fshat por në realitet nuk janë , sipas kësaj janë 12 fise dhe bajraqet që dalin nga këto mund të jenë degë por duhet të kuptojmë prej cilit fis e ka gjenezën. Gjithë ashtu edhe nën fisi Kabash, Zogaj, Helshan janë pjesë e fisit Thaç” (Mr.Sc.Avdyl Hoxhaj-Rexhep Maksutaj, 12 fiset shqiptare sipas kanunit të Lekë Dukagjinit. Prishtinë 2019, fq.131, 137.) … Gjithmonë flitet për dymbëdhjetë fise shqiptare, por ka shumë dilema se cilët janë fiset kryesore dhe cilët janë nënfiset (apo barqet).  Megjithatë, në fiset kryesore janë Thaçi, Berisha ,Kuçi, Kelmendi, Kastrati, Hoti, Shala, Krsniq-ja,Gashi, Bytyçi (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës: Fjalori Enciklopedik i Kosovës,vol. I  A-K  Prishtinë 2018 fq.450).  Sipas Ahmet Malokut, nëpër viset e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit realisht ekzistojnë vetëm 7(shtatë) fise shqiptare: Berisha, Thaçi, Shala,Hoti, Kelmendi, Gashi dhe Krasniq-ja. A. Maloku e konsideron se do të ishte gabim nëse thuhet se ekzistojnë më tepër se 7 (shtatë) fise,pasi Bytyçi, Kabashi, Sopi ose Morina, Kryeziu, Shkreli etj. paraqesin vllazëritë ose (barqet) e fisit Thaçi (Dr. Adnan Morina.  “PODRIMJA, studim socio-gjeografik, Shtepia Botuese Rilindja, Prishtinë 1985 fq. 171,172). Pra, në asnjë vend nuk na del fisi  Kabash në 12 ( dymbëdhjetë) fiset kryesore. Kabashi,ishte bajrak por jo fis në kuptimin e ngushtë të fjalës fis, meqë nuk kishte një stërgjysh të përbashkët. Sido qoftë Kabashi si (nën degë e fisit Thaç), thuhet se është i pari në Shqipërinë veriore i cili kaloj në fenë muslimane. Ky ndrrim i fesë u bë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Xhamia kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë (Robert Elsie: ( “Fiset Shqiptare;  Historia, Shoqëria dhe kultura”Shtepia botuese  ARTINI  Prishtinë 2017, fq. 269, 270”). Kur erdhi Kabashi ka gjetur vetëm Dushmanajt dhe Çertajt në viset ku banojnë sot. Më qënë se Kabashi ka qënë i pari fis i Shqipërisë së veriut, që kaloj në muhamedanizëm, arrijmë në një datë më të vjetër, se tradita tregon që Kabashi e mori këtë truall si shpërblim për kthimin në fenë muhamedane (Franc Nopça: “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre”, Qendra e Studimeve Albanologjike; Instituti i Historisë, Perkthyer nga Dr.Jur. Mihallaq Zallari, Shtepia botuese “Eneas”Tiranë 2013, f.226”). Kabashi janë muslimanë. Nopça na thotë se ata erdhën të ky vend ku janë sot, rreth 250 vjet më parë ( Edith Durham. “Për fiset, ligjet e zakonet e Ballkanasve” Përkthej Ferit Hafizi, shtepia botese ANGELA-L M G. Tiranë, 2019,f.36). Si rezultat i mos bindjes dhe luftës së bajrakut Berishës kundër Sulltanit ky,i fundit ja mori (Apostozoi) atributet e bajrakut Berishës dhe ja dhuroj Kabashit. Kjo erdhi  si rezultat i supërmacisë së pushtuesit që kishte mbi Berishën (Franc Nopça:” Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre”,Qendra e Studimeve Albanologjike (Instituti i Historisë),Përkthyer nga D.Jur.Mihallaq Zallari, Shtepia Botuese ENEAS, Tirane, 2013,fq.222).  Kabashi më 1881 nuk është paraqitur  nga Gopçi si bajrak, por vetëm si një fshat i bajrakut të Halijas. Të paktën , nga viti 1889 (LE XV) bajraktari i Kabashit është Vocërr Dema ,,M” ( At Giussepe Valentini:” E Drejta e komuniteteve në traditën juridike shqitare”,Përktheu Dritan Thomallari, Shtepia botuese  PLEJAD, Tiranë 2007,fq.314).
C:\Users\s-electronic\Desktop\Dr. gjeloshi Bashkpunimi\115659924_1127598677641775_4656323913572271051_n.pngTermi Kabashi paraqitet si Gabasu, ose një “fortezza di lengo in monte” (fortesa e drujntë malore) më 1688, në hartën e hartografit venedikas, Françesko Maria Koroneli dhe si Kabasci , më 1689, në hartën e hartografit Italian Gjakomo Kantelli da Vinjola, si Kabasi më 1691 në hartën e Koronellit, etj. Si Kabassi, më 1703, në raportin e kryepeshkopit katolik të Tivarit, Vincentius Zmajeviç (Robert Elsie, “Fiset Shqiptare”, “Historia,shoqëria dhe kultura” Përkthyer nga Prof.Dr.Abdullah Karjagdiu,Shtepia botuese “ARTINI”Prishtinë 2017, fq.269). Në hartën e Shqipërisë veriore të hartuar  prej Koronelit në shek. XVII, afër Pukës është vizatuar një kështjellë bri së cilës thuhet:  ”Forteza di lengo di Gabassu” (fortesa e drujtë e Kabashit). Kjo fortesë duke qënë prej druri sot është e zhdukur dhe s’mbahet mend as nga vendasit e moshuar. Me emrin kala prej tyre njihen disa rrënoja në një kodër afro 150 m të lartë,  me shpat mjaft të pjerrët (fig.8.)
C:\Users\s-electronic\Desktop\Dr. gjeloshi Bashkpunimi\116104955_783269262213759_1685817391372842394_n.png     
Kodra e zhveshur, prej një formacioni të thërmueshem e të rrëshqitëshëm ranor, nuk është e përshtatëshme  për asnjë rrugë. Lartë në të duken mbeturina të pakta muresh (fig.9) që dëshmojnë praninë e një pike vrojtimi dhe të një fortifikimi të vogël. Fragmentet e pakëta të qeramikës për nga faktura i afrohen më tepër atyre  të antikitetit të vonë  ( Apollon Baçe, Lazër Papajani, “Monumentet, Materjale dhe Kumtesa; Kështjella dhe Monumente të tjera në rrethet Pukë, Tropojë, Kukës. Nr 1.Tiranë 1983 fq.125).

 Nga ana tjetër, agai turk në kështjellën e Micojt ose mbi vetë Kabashin me 200 (dyqind) ushtarë  turq ishin të lidhur me marrëdhënje timariale ose feudalo-ushtarake, dhe prandaj ata duhet të kishin këtu tokat e tyre si shpërblim për detyrimin ushtarak (Kolë Luka, “Topografia e Shekujve XVI-XVII e viseve të Pukës,Iballës dhe Malit të Zi në Sanxhakun e Dukagjinit”; Etnografia Shqiptare nr. 11 viti 1980, fq.248).
Për të pasur të qartë gjendjen e besimt fetar në shek. XVI, do ta shqyrtojmë atë duke u mbështetur në dokumente osmane për të cilat kemi të dhëna të plota. Vilajeti i Dukagjinit në vitin 1529-36 Iballa (Pulti i Lekës), Spasi (Pulti i Lekës), Puka (Malizi) nuk kishin asnjë musliman (shikoni tabelat nr. 1 dhe 2). Së pari në vitet 30 të shek.XVI, në bazë të regjistrimeve të mbledhura, si dhe në vitet 80-90 të këtij shekulli, në bazë të regjistrimeve të hollësishme kadastrale, procesi i islamizimit ishte zhvilluar gjatë shek. XVI me ritme të ngadalta. Në vitet 30 ishte islamizuar 2% e popullsisë, kurse në vitet 80-90, 12,1%. 

C:\Users\s-electronic\Desktop\Dr. gjeloshi Bashkpunimi\117172043_706704263223408_3538537120875002307_n.png

Në sanxhakun e Dukagjinit (21%).Në vitet 30 të shek. XVI Dukagjini nuk kishte asnjë musliman (Selami Pulaha:  “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë shek.XV-XVI” fq. 619,620,658).

 Në shek. XIV- XV zhvillohet principata e Dukagjinënve në një shkallë aq të madhe, sa arrinë të luaj role më randësi në ngjarjet e këtyre shekujve dhe shtrihet mbi një teritor të gjërë nga Prizreni e deri në Lezhë. Veprimtaria e kësaj principate vazhdoj edhe për 2(dy) shekuj mbas pushtimit turk të vendit tonë duke mbajtë në këmbë luftën e rëzistencës së popullit shqiptar. Edhe pushtuesi turk nuk arriti ta zhdukë këtë  emën por Sulltan Sulejmani e krijoi “Sanxhakun e Dukagjinit” me qendër në Pejë. Një nga princat më të fuqishëm të kesaj principate qe Lekë Dukagjini, bashkëkohës i Skendërbeut. Pa dyshim, me këtë principatë , dhe veçanarisht me princin e saj të fundit lidhen emrat Lekët, Lekni dhe Dukagjin që i referohen këtij teritori dhe banorve të tij. Mirë po të dhënat e popullit përputhen plotësisht me materjalet historike. Në një dokument të vitit 1570 malet në jug të Drinit quhen Dukagjin, MIRDITA ËSHTË DUKAGJIN (Rel.i Bicit 1610, PUKA ËSHTË DUKAGJIN, Rel. M. Skura-1648), fshati Arsti, Karma, Mashna, Komani, Kryeziu, Kçira janë Dukagjin (Rel.i Bardhit 1632), IBALLËN E QUAN DUKAGJIN, (Habiamo visitato un’ altra parte in quelle monti di Gucagini chiamato Iballia”.Rel. i Bardhit 1632). Bogdani thërret edhe HASIN DUKAGJIN; gjithashtu kufirin jugor:  “LISI (LEZHA) ËSHTË NË KUFI TË MATIT E DUKAGJINIT (M. Skura 1648) etj. Nuk ka far dyshimi se Lekët, Lekni dhe Dukagjin janë emrat e një vendi që shtrihet  në mes të Malësisë e Gegënisë mbrenda kufijve që na i ruajti populli dhe se këto janë mbeturina nga principata mësjetare e Dukagjinëve (Rrok Zojzi, “ Etnografia Shqiptare”  I, Tiranë 1962, fq. 32,34). Në Greqinë e lashtë një mik i Sokratit ka thënë:”Unë Sokratin e kam mik por, më mik kam të vërtetën”. Sinqerisht unë,  respektoj kontributin e Zotni Xhemal Meçi të cilin e kam mik buke dhe në malësi miku i bukës është më i vlerësuari, pra mbi të gjithë miqtë e tjerë. Sipas tij madje kam dhe një lidhje tjetër: “Vllezërit Stakë dhe Jak Pjetër Pemati janë kumarët (Nuni) i Xhemalit dhe motrës së tij sepse i kanë marrë flokët pra , ne i quajmë kumar. Kurse unë jam sternipi i tyrë, sepse gjyshja ime është motra e Stakës dhe Jakut. Këtë unë do ta quaja respekt reciprok dhe jo lidhje miqësore. Po kush janë dajat e babait tim?.  1.Frrok Kolë Pemati eksponenti kryesor në hapjen e shkollës së parë shqipe në Iballe ku financoj dhe 300 lira të asaj kohë. 2.Në vitin 1905 ky patriot bashkë me patriotët e tjerë të Iballës mbrojtën me pushkë mos djeg’jen e shkollës që do të sillte pasoja të mëdha.. 3. Me urdhër të qeverisë turke niset ushtria për të djegur shtepinë e tij por, ndërhyrja e Konsullatës Austriake në Shkodër pranë  komandës ushtarake turke, bëri që të anullohet urdhëri, pra djegëja e shtëpisë.4. Në vitin 1917 Pjetër Kolë Pemati dekorohet nga qeveria Austriake me dekoratën” Franc Jozef” 5.Në vitin 1920 patrioti Bajram Curri strehohet 6 (gjashë) muaj në shtëpinë e Frrok Pematit dhe Zenel Agës, por shtëpija e Frrok Kolë Pematit  bombardohet 2 (dy) herë nga aeroplanët e Serbisë sepse e zbuluan se Bajram Curri strehohej aty, po në këtë kohë i dha Bajram Currit 80 lira për të blerë armë. 5. Në vitin 1944 dy burra të zgjuar të Iballës Stakë Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni për të mos u dhënë mundësi brigadave partizane për të vra, djegë dhe shkatërruar Iballën, ata mblodhën popullin në qënder të fshatit dhe i dolën përpara brigadës së 6 (gjashtë) me komisar Haki Toska. E shoqëruan për në qendër ku ishte i mbledhur populli i cili megjithëse e priti me duartrokitje, partizanët zbrazin armë duke dhënë lajmin e “Çlirimit” të Iballës, çka në të vërtete edhe sot e kesaj ditë nuk e dime se nga kush po çlirohej?! Të nesërmen mlodhën popullin dhe pushkatuan të pafajshmin Ali Marku. 6. Në vjeshtën e vitit 1947 Stakë P. Pemati arrestohet me urdhër të kriminelit Xhemal Gjani ish kryetari i degës së punëve të mbrendëshme të Pukës. Mbi urën e Bardhetit, Staka ju ikën policëve nga duart dhe hidhet nga ura rreth 28 m e lartë me qëllim për të vdek ( e pa besueshme, por e vërtetë ai shpetoi) që mos ta rrihte krye krimineli në degë. Staka nuk mund ta duronte poshtrimin dhe bëri këtë veprim sublim. Mirë që për krahinën e Iballës nuk të pëlqën të shkruash dhe për këtë familje patriotike (kumarët tuaj) para vitit 1990 nuk mund të shkruaje për ta sepse kanë qënë familje e deklasuar, të intërnuar dhe të cilësuar kulak dhe nuk mund të shkruaje për ta, po pas viteve 90 kush të ndaloj të shkruaje pak rrjeshta Zotni Xhemali, dhe kishe çfarë të shkruaje për ta?!. Kjo do të ishte vlerë për Ju. Për të plotësuar dhe sqaruar lidhjet që ka patur familja Pemati e Iballës me qëverinë Austriake të asaj kohë janë marrë hapat e nevojshme për të tërhequr dokumënte të tjera nga arshivat e Austrisë. Shaljanët njihen në mesin e fiseve malësore për dinakri dhe dredhi, ashtu siç thotë fjala popullore”Mendja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmendit, dredhija e Shaljanit, gjarpnia e Thaçit ( Robert Elsie,”Fiset Shqiptare”Shtepia Botuese “ARTINI” Prishtinë 2017,f.189). E drejta për të shkruar i takon çdo njeriu aq më tepër intelektualve, por ajo duhet të mbështetët në burime arkivore dhe shkëncore dhe të  mos zevëndsohet me të dhëna gojore  të cilat në jo në pak raste përdorën për qëllime të errëta të deformimit të historisë, që jo rrallë herë ka ndodh edhe në rrethin e Pukës. Në përiudhën e sundimit turk me “Xhon turqit” makineria propogandistike anti shqiptare e tyre botonte në gazetën e kohës e quajtur “ Sadai milet” në shqip “Zëri i popullit” (Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime Politike në Shqipëri” (1897-1942)  Shtepia botuese “NERAIDA” Tiranë, v. 2000, fq. 94) Për çudi edhe makineria propogandistike e komunizmit dhe në vazhdim botoi gazetën me të njëjtin emër “Zëri i Popullit” pra në turqisht “Sadai milet” e cila shktërroj vlera kombëtare sidomos me vrasjen e trurit të kombit duke përvetësuar çdo gjë a thuase vetëm ata (luftuan) dhe punuan për kombin, duke privatizuar patriotizmin, por mbi të gjitha gazeta “Sadai milet”nuk na u hoq deri më sot nga supet. Është e pa moralshme që të zvogëlojmë malet gjigande që të duken kodrat dhe rrafshinat. Dy fiset Thaç e Berishë në historinë tonë kombtare kanë një kontribut të jashtë zakonshëm dhe kulmin e kanë me Principatën e Lekë Dukagjinit dhe me Bushatllinjët e Shkodrës që janë vërtetë komb formuese. Dihet me siguri të plotë se origjina e ketyrë dy kollosve  është nga Berisha dhe Thaçi, prandaj është krim që ti zvogëlojmë këta dy gjigand te maleve tona që vetë i krijuan. Duke u bazuar në të dhënat historike, arkeologjike, etnografike, toponomastike etj. na rezulton se treva e Pukës ka një pasuri dhe trashigimi të begatë Iliro-Arbnore. Por këtë trashigimi është detyrë ta ripërtrijmë dhe promovojmë. Duke përfituar nga ky rast dhe duke marrë si shëmbull Këshillin në  Bashkinë e “Urës Vajgurore” që me vendim unanim vëndosën që krahinën C:\Users\s-electronic\Desktop\Dr. gjeloshi Bashkpunimi\115823378_313457716505880_5873256204893679324_n.png(bashkinë) e tyrë ta quajnë me emrin ilir “DIMAL”.
Mendoj dhe u propozoj autoriteteve lokale vendore, Nën/ Prefekturës, të ndërmarrin hapat e duhur administartivë që rrethi i Pukës të quhet “Dukagjini i Vjetër, Dukagjin ose Lekni” me qëndër administrative në qytetin e Pukës. Si dhe të emërtohet dhe të vendoset në një nga sheshet kryesore të  qytetit të  Pukës shtatorja e Lek Dukagjinit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bashkepunimi me Pushtusin, Fatkeqesi ne Puke, Gjelosh Nikolla, Shtremberimet

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT