STUDIM- “ATA QË KRIJOJNË PROBLEMET NUK MUND TI ZGJIDHIN ATO” SHKRUAN:GJELOSH NIKOLLA-
Duke ç’fletuar dhe lexuar me vëmendjë shkrimet për ngjarjët historike të popullit të trevës së Pukës nga hulumtuesit e saj të bije në sy fshehja, heshtja dhe deformimi i fakteve historike të luftës së lavdishme të këtij populli fisnik, trim dhe liridashës. Duke lexuar dhe studiuar shumë historianë, albanolgë, etnologë, arkeolgë etj., vëndas dhe të huaj si Edith Durham, Domeniko Passi (Ded Pasi) Franc Baron Nopça, At.Giuseppe (Zef) Valentini, Fulvio Kordinjano, Peter Bartli, Antonio Baldaci, Franz Seiner, A. Degrand, Jastrebov, Dr.Jur. Johan Georg von Hahn, Prof. Dr.Karl Patsch, Robert Elsie, Ami Boue, Dr. Milan Shuflaj, Lovro Mihaçeviç, Kamilio Libardi, Carleton S. Coon (Amerikan), Theodhor Ippen, Jacques Bourcart, Aleksandër Stipçeviq, Roberto Moroco dela Roka, vllezërit Gjergj e Frang Bardhi, Gjergj Theodhori (peshkopi i Zadrimës) Kolë Luka, Selami Pulaha, Injac Zamputi, Rrok Zojzi, Prof.Dr.Sahit Canhasi, Prof. Dr. Fejaz Drançolli, Prof.Dr. Ak. Mark Tirta, Dr.Prof.As. Shefqet Hoxha, Mr.Sc.Avdul Hoxha dhe Rexhep Maksutaj, Karl dhe Gasper Gurakuqi, Dr.Tonin Çobani, Kahreman Ulqini, Apollon Baçe, Lazër Papajani, Bep Jubani, Damian Komata, Aristotel Koka, Ruzhdi Mata, At Gjon Karma si dhe i pa zevendësueshmi At. Shtjefën Gjeçovi (Prënd Gjeçi) etj, që kanë vizituar trevën e Pukës madje disa prej tyre kanë jetuar në fshatrat e rrethit tonë. Studimet e këtyre autorëve janë të njohura dhe të mirë pritura nga studius vendas dhe të huaj etj. (Pra janë të pranuara nga akademitë e shkencave europiane, Akademia e Shkencave të Shqipërisë si dhe nga Akademia e Shkencave të Kosovës). Në hyrjë të ketij shkrimi dua të përmend se: “Në luftën e Midhës, në atë sulm u vra Jak Marka Ndreca i Qelzës. Jaku kishte arritë deri afër tabeve të ushtrisë, ku mbeti i vrarë.Turqit mbrritën me dalë e me ja pre kryet e me ja marrë në istikamin e tyre. Pak më larg u vra dhe shoqi i tij prej Qelzë Mhill Marashi” (Xhemal Meçi,Fundi i Sundimit Turk në Pukë; Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Atdheut, Gazeta Veterani 1-15 nëntor 2012, fq. 6). Si nën titull ky shkrim ka: “Asht një mëkat i madh me lanë në heshtje gjakun e të rënëve për atdhe (Mark Frrok Bajraktari, emigrant politik në KANADA). Ne jo vetëm që heshtëm për gjakun e tyrë, por i vramë për së dyti atje në varr sepse ata individ të veçantë që informuan dhe ndihmuan direkt ushtrinë turke me pjesëmarrjen e tyrë kundër kryengritësve sot janë të dekoruar më “Medaljën e Patriotit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, sigurisht të propozuar nga instancat e pushtetit lokal, kurse Jak Marka Ndreca që u vra për liri, i prenë dhe kokën, ky nuk e “MERITONTE DEKORIMIN”?!. Malsorët shqiptarë nuk e kanë në traditë një makabritet të tillë, pra kjo është kultura e pushtuesit dhe atyre që bashkëpunojnë më të. Po Dom Gaspër Thaçi që ishte inspiruesi, organizatori dhe komandanti i kryengritjes kundër pushtuesit turk, ku dhe financoj ekonomikisht për luftën, po ky patriot nuk e meritonte të kishte një objekt përkujtimor për të, në qytetin e Pukës?! Po, Dom Ndre Mjeda, poeti ynë kombëtar ndër brezat e fundit te Rilindasve i cili në Tiranë e gjetkë mbajnë emrin e tij shkolla e rrugë, ne Pukë në vend origjinën e tij, por edhe si kontribues i hapjës se shkollës se parë shqipe ne Pukë , asaj në Iballe, por dhe shkollave te tjera në shqipëri, pse nuk e ka një shkollë apo një institucion tjetër publiko-shoqëror emerin e tij?. Po, At Shtjefën Gjeçovi si patriot (pjesëmarres në luftën e Vlorës në vitin 1920 ku dhe u plagos), shkrimtar, etnolog dhe arkeolog, përkthyes, klerik, dramaturg, mësues i popullit, përhapës i arsimit shqip, etj., i vlerësuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nuk e meritonte emrin e tij të paktën një shkollë në bashkinë e Pukës në një kohë që emri i një mesuesi të thjeshtë (pa e nënvlerësuar askënd) dhe që 90% e popullit të rrethit të Pukës nuk e njohin këtë njeri, por 2 (dy) shkolla kanë emrin e tij ne bashkinë e Pukës, që të duket si mbivendosje prone. Edhe diktatori komunist Enver Hoxha për Gjeçovin ka thënë: “Ka qënë frat, por patriot” (Akademia e Shkencave e R.P.S.SH, Instituti i Kultures Popullore, “Kultura Popullore”1980/1 Tiranë, fq.144.). Lajmëtari nuk mban përgjegjësi për lajmin, sepse flet në emër të atij që e dërgon. At Shtefën Gjeçovi O.F.M. (Kanuni i Lekë Dukagjinit, neni i njëqind e pesëdhjetë e tetë, Shtepia Botuese “KUVENDI” gusht 2001 f.106). Por, nëse ndryshon përmbajtjen e lajmit dhe sjellë pasoja edhe ai mban përgjegjësi të paktën morale. Po për historinë e popullit të rrethit të Pukës, për origjinën dhe kahershmërinë e fiseve tona dhe për ngjarjet e ndryshme historike a është thënë e vërteta?. Jo, nuk është thënë plotësisht e vërteta. Ajo është deformuar sipas intëresave të personave ose klaneve të catuara. Fiset formimin dhe organizimin e tyrë e filluan mijra vjet para Krishtit por dhe emërtimet e tyrë pothuajse janë të përaferta, kurse renditja e tyrë shpesh herë ka ndryshime nga një studius tek tjetri. Prof. Mehmet Vokshi në librin e tij “Fisi Voksh” Tiranë 1931,f.10,11. i rëndit kështu: “ 1.Thaçi, 2. Shala, 3. Shoshi, 4. Kastrati, 5. Berisha, 6. Kelmendi, 7. Krasniq-ja, 8. Gashi, 9. Mirdita, 10. Hoti, 11. Gruda, 12. Kuçi. Fiset e tjera rrjedhin prej tyre. Kurse Mr.Sc. Avdyl Hoxha & Rexhep Maksutaj në librin e tyrë i rendisinë si më poshtë: 1.Bytyçi, 2.Shkreli, 3. Shoshi, 4.Thaçi, 5. Morina, 6. Shala, 7. Berisha, 8. Kelmendi, 9. Krasniqe, 10.Gruda, 11. Gashi, 12. Hoti. Po në këtë libër duke folur për fisin e Thaçit Prof. Dr. Fejaz Drançolli thotë: “ Shpesh një lagje thotë apo deshiron të quhet fshat por në realitet nuk janë , sipas kësaj janë 12 fise dhe bajraqet që dalin nga këto mund të jenë degë por duhet të kuptojmë prej cilit fis e ka gjenezën. Gjithë ashtu edhe nën fisi Kabash, Zogaj, Helshan janë pjesë e fisit Thaç” (Mr.Sc.Avdyl Hoxhaj-Rexhep Maksutaj, 12 fiset shqiptare sipas kanunit të Lekë Dukagjinit. Prishtinë 2019, fq.131, 137.) … Gjithmonë flitet për dymbëdhjetë fise shqiptare, por ka shumë dilema se cilët janë fiset kryesore dhe cilët janë nënfiset (apo barqet). Megjithatë, në fiset kryesore janë Thaçi, Berisha ,Kuçi, Kelmendi, Kastrati, Hoti, Shala, Krsniq-ja,Gashi, Bytyçi (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës: Fjalori Enciklopedik i Kosovës,vol. I A-K Prishtinë 2018 fq.450). Sipas Ahmet Malokut, nëpër viset e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit realisht ekzistojnë vetëm 7(shtatë) fise shqiptare: Berisha, Thaçi, Shala,Hoti, Kelmendi, Gashi dhe Krasniq-ja. A. Maloku e konsideron se do të ishte gabim nëse thuhet se ekzistojnë më tepër se 7 (shtatë) fise,pasi Bytyçi, Kabashi, Sopi ose Morina, Kryeziu, Shkreli etj. paraqesin vllazëritë ose (barqet) e fisit Thaçi (Dr. Adnan Morina. “PODRIMJA, studim socio-gjeografik, Shtepia Botuese Rilindja, Prishtinë 1985 fq. 171,172). Pra, në asnjë vend nuk na del fisi Kabash në 12 ( dymbëdhjetë) fiset kryesore. Kabashi,ishte bajrak por jo fis në kuptimin e ngushtë të fjalës fis, meqë nuk kishte një stërgjysh të përbashkët. Sido qoftë Kabashi si (nën degë e fisit Thaç), thuhet se është i pari në Shqipërinë veriore i cili kaloj në fenë muslimane. Ky ndrrim i fesë u bë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Xhamia kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë (Robert Elsie: ( “Fiset Shqiptare; Historia, Shoqëria dhe kultura”Shtepia botuese ARTINI Prishtinë 2017, fq. 269, 270”). Kur erdhi Kabashi ka gjetur vetëm Dushmanajt dhe Çertajt në viset ku banojnë sot. Më qënë se Kabashi ka qënë i pari fis i Shqipërisë së veriut, që kaloj në muhamedanizëm, arrijmë në një datë më të vjetër, se tradita tregon që Kabashi e mori këtë truall si shpërblim për kthimin në fenë muhamedane (Franc Nopça: “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre”, Qendra e Studimeve Albanologjike; Instituti i Historisë, Perkthyer nga Dr.Jur. Mihallaq Zallari, Shtepia botuese “Eneas”Tiranë 2013, f.226”). Kabashi janë muslimanë. Nopça na thotë se ata erdhën të ky vend ku janë sot, rreth 250 vjet më parë ( Edith Durham. “Për fiset, ligjet e zakonet e Ballkanasve” Përkthej Ferit Hafizi, shtepia botese ANGELA-L M G. Tiranë, 2019,f.36). Si rezultat i mos bindjes dhe luftës së bajrakut Berishës kundër Sulltanit ky,i fundit ja mori (Apostozoi) atributet e bajrakut Berishës dhe ja dhuroj Kabashit. Kjo erdhi si rezultat i supërmacisë së pushtuesit që kishte mbi Berishën (Franc Nopça:” Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre”,Qendra e Studimeve Albanologjike (Instituti i Historisë),Përkthyer nga D.Jur.Mihallaq Zallari, Shtepia Botuese ENEAS, Tirane, 2013,fq.222). Kabashi më 1881 nuk është paraqitur nga Gopçi si bajrak, por vetëm si një fshat i bajrakut të Halijas. Të paktën , nga viti 1889 (LE XV) bajraktari i Kabashit është Vocërr Dema ,,M” ( At Giussepe Valentini:” E Drejta e komuniteteve në traditën juridike shqitare”,Përktheu Dritan Thomallari, Shtepia botuese PLEJAD, Tiranë 2007,fq.314).
Termi Kabashi paraqitet si Gabasu, ose një “fortezza di lengo in monte” (fortesa e drujntë malore) më 1688, në hartën e hartografit venedikas, Françesko Maria Koroneli dhe si Kabasci , më 1689, në hartën e hartografit Italian Gjakomo Kantelli da Vinjola, si Kabasi më 1691 në hartën e Koronellit, etj. Si Kabassi, më 1703, në raportin e kryepeshkopit katolik të Tivarit, Vincentius Zmajeviç (Robert Elsie, “Fiset Shqiptare”, “Historia,shoqëria dhe kultura” Përkthyer nga Prof.Dr.Abdullah Karjagdiu,Shtepia botuese “ARTINI”Prishtinë 2017, fq.269). Në hartën e Shqipërisë veriore të hartuar prej Koronelit në shek. XVII, afër Pukës është vizatuar një kështjellë bri së cilës thuhet: ”Forteza di lengo di Gabassu” (fortesa e drujtë e Kabashit). Kjo fortesë duke qënë prej druri sot është e zhdukur dhe s’mbahet mend as nga vendasit e moshuar. Me emrin kala prej tyre njihen disa rrënoja në një kodër afro 150 m të lartë, me shpat mjaft të pjerrët (fig.8.)
Kodra e zhveshur, prej një formacioni të thërmueshem e të rrëshqitëshëm ranor, nuk është e përshtatëshme për asnjë rrugë. Lartë në të duken mbeturina të pakta muresh (fig.9) që dëshmojnë praninë e një pike vrojtimi dhe të një fortifikimi të vogël. Fragmentet e pakëta të qeramikës për nga faktura i afrohen më tepër atyre të antikitetit të vonë ( Apollon Baçe, Lazër Papajani, “Monumentet, Materjale dhe Kumtesa; Kështjella dhe Monumente të tjera në rrethet Pukë, Tropojë, Kukës. Nr 1.Tiranë 1983 fq.125).
Nga ana tjetër, agai turk në kështjellën e Micojt ose mbi vetë Kabashin me 200 (dyqind) ushtarë turq ishin të lidhur me marrëdhënje timariale ose feudalo-ushtarake, dhe prandaj ata duhet të kishin këtu tokat e tyre si shpërblim për detyrimin ushtarak (Kolë Luka, “Topografia e Shekujve XVI-XVII e viseve të Pukës,Iballës dhe Malit të Zi në Sanxhakun e Dukagjinit”; Etnografia Shqiptare nr. 11 viti 1980, fq.248).
Për të pasur të qartë gjendjen e besimt fetar në shek. XVI, do ta shqyrtojmë atë duke u mbështetur në dokumente osmane për të cilat kemi të dhëna të plota. Vilajeti i Dukagjinit në vitin 1529-36 Iballa (Pulti i Lekës), Spasi (Pulti i Lekës), Puka (Malizi) nuk kishin asnjë musliman (shikoni tabelat nr. 1 dhe 2). Së pari në vitet 30 të shek.XVI, në bazë të regjistrimeve të mbledhura, si dhe në vitet 80-90 të këtij shekulli, në bazë të regjistrimeve të hollësishme kadastrale, procesi i islamizimit ishte zhvilluar gjatë shek. XVI me ritme të ngadalta. Në vitet 30 ishte islamizuar 2% e popullsisë, kurse në vitet 80-90, 12,1%.
Në sanxhakun e Dukagjinit (21%).Në vitet 30 të shek. XVI Dukagjini nuk kishte asnjë musliman (Selami Pulaha: “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë shek.XV-XVI” fq. 619,620,658).
Në shek. XIV- XV zhvillohet principata e Dukagjinënve në një shkallë aq të madhe, sa arrinë të luaj role më randësi në ngjarjet e këtyre shekujve dhe shtrihet mbi një teritor të gjërë nga Prizreni e deri në Lezhë. Veprimtaria e kësaj principate vazhdoj edhe për 2(dy) shekuj mbas pushtimit turk të vendit tonë duke mbajtë në këmbë luftën e rëzistencës së popullit shqiptar. Edhe pushtuesi turk nuk arriti ta zhdukë këtë emën por Sulltan Sulejmani e krijoi “Sanxhakun e Dukagjinit” me qendër në Pejë. Një nga princat më të fuqishëm të kesaj principate qe Lekë Dukagjini, bashkëkohës i Skendërbeut. Pa dyshim, me këtë principatë , dhe veçanarisht me princin e saj të fundit lidhen emrat Lekët, Lekni dhe Dukagjin që i referohen këtij teritori dhe banorve të tij. Mirë po të dhënat e popullit përputhen plotësisht me materjalet historike. Në një dokument të vitit 1570 malet në jug të Drinit quhen Dukagjin, MIRDITA ËSHTË DUKAGJIN (Rel.i Bicit 1610, PUKA ËSHTË DUKAGJIN, Rel. M. Skura-1648), fshati Arsti, Karma, Mashna, Komani, Kryeziu, Kçira janë Dukagjin (Rel.i Bardhit 1632), IBALLËN E QUAN DUKAGJIN, (Habiamo visitato un’ altra parte in quelle monti di Gucagini chiamato Iballia”.Rel. i Bardhit 1632). Bogdani thërret edhe HASIN DUKAGJIN; gjithashtu kufirin jugor: “LISI (LEZHA) ËSHTË NË KUFI TË MATIT E DUKAGJINIT (M. Skura 1648) etj. Nuk ka far dyshimi se Lekët, Lekni dhe Dukagjin janë emrat e një vendi që shtrihet në mes të Malësisë e Gegënisë mbrenda kufijve që na i ruajti populli dhe se këto janë mbeturina nga principata mësjetare e Dukagjinëve (Rrok Zojzi, “ Etnografia Shqiptare” I, Tiranë 1962, fq. 32,34). Në Greqinë e lashtë një mik i Sokratit ka thënë:”Unë Sokratin e kam mik por, më mik kam të vërtetën”. Sinqerisht unë, respektoj kontributin e Zotni Xhemal Meçi të cilin e kam mik buke dhe në malësi miku i bukës është më i vlerësuari, pra mbi të gjithë miqtë e tjerë. Sipas tij madje kam dhe një lidhje tjetër: “Vllezërit Stakë dhe Jak Pjetër Pemati janë kumarët (Nuni) i Xhemalit dhe motrës së tij sepse i kanë marrë flokët pra , ne i quajmë kumar. Kurse unë jam sternipi i tyrë, sepse gjyshja ime është motra e Stakës dhe Jakut. Këtë unë do ta quaja respekt reciprok dhe jo lidhje miqësore. Po kush janë dajat e babait tim?. 1.Frrok Kolë Pemati eksponenti kryesor në hapjen e shkollës së parë shqipe në Iballe ku financoj dhe 300 lira të asaj kohë. 2.Në vitin 1905 ky patriot bashkë me patriotët e tjerë të Iballës mbrojtën me pushkë mos djeg’jen e shkollës që do të sillte pasoja të mëdha.. 3. Me urdhër të qeverisë turke niset ushtria për të djegur shtepinë e tij por, ndërhyrja e Konsullatës Austriake në Shkodër pranë komandës ushtarake turke, bëri që të anullohet urdhëri, pra djegëja e shtëpisë.4. Në vitin 1917 Pjetër Kolë Pemati dekorohet nga qeveria Austriake me dekoratën” Franc Jozef” 5.Në vitin 1920 patrioti Bajram Curri strehohet 6 (gjashë) muaj në shtëpinë e Frrok Pematit dhe Zenel Agës, por shtëpija e Frrok Kolë Pematit bombardohet 2 (dy) herë nga aeroplanët e Serbisë sepse e zbuluan se Bajram Curri strehohej aty, po në këtë kohë i dha Bajram Currit 80 lira për të blerë armë. 5. Në vitin 1944 dy burra të zgjuar të Iballës Stakë Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni për të mos u dhënë mundësi brigadave partizane për të vra, djegë dhe shkatërruar Iballën, ata mblodhën popullin në qënder të fshatit dhe i dolën përpara brigadës së 6 (gjashtë) me komisar Haki Toska. E shoqëruan për në qendër ku ishte i mbledhur populli i cili megjithëse e priti me duartrokitje, partizanët zbrazin armë duke dhënë lajmin e “Çlirimit” të Iballës, çka në të vërtete edhe sot e kesaj ditë nuk e dime se nga kush po çlirohej?! Të nesërmen mlodhën popullin dhe pushkatuan të pafajshmin Ali Marku. 6. Në vjeshtën e vitit 1947 Stakë P. Pemati arrestohet me urdhër të kriminelit Xhemal Gjani ish kryetari i degës së punëve të mbrendëshme të Pukës. Mbi urën e Bardhetit, Staka ju ikën policëve nga duart dhe hidhet nga ura rreth 28 m e lartë me qëllim për të vdek ( e pa besueshme, por e vërtetë ai shpetoi) që mos ta rrihte krye krimineli në degë. Staka nuk mund ta duronte poshtrimin dhe bëri këtë veprim sublim. Mirë që për krahinën e Iballës nuk të pëlqën të shkruash dhe për këtë familje patriotike (kumarët tuaj) para vitit 1990 nuk mund të shkruaje për ta sepse kanë qënë familje e deklasuar, të intërnuar dhe të cilësuar kulak dhe nuk mund të shkruaje për ta, po pas viteve 90 kush të ndaloj të shkruaje pak rrjeshta Zotni Xhemali, dhe kishe çfarë të shkruaje për ta?!. Kjo do të ishte vlerë për Ju. Për të plotësuar dhe sqaruar lidhjet që ka patur familja Pemati e Iballës me qëverinë Austriake të asaj kohë janë marrë hapat e nevojshme për të tërhequr dokumënte të tjera nga arshivat e Austrisë. Shaljanët njihen në mesin e fiseve malësore për dinakri dhe dredhi, ashtu siç thotë fjala popullore”Mendja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmendit, dredhija e Shaljanit, gjarpnia e Thaçit ( Robert Elsie,”Fiset Shqiptare”Shtepia Botuese “ARTINI” Prishtinë 2017,f.189). E drejta për të shkruar i takon çdo njeriu aq më tepër intelektualve, por ajo duhet të mbështetët në burime arkivore dhe shkëncore dhe të mos zevëndsohet me të dhëna gojore të cilat në jo në pak raste përdorën për qëllime të errëta të deformimit të historisë, që jo rrallë herë ka ndodh edhe në rrethin e Pukës. Në përiudhën e sundimit turk me “Xhon turqit” makineria propogandistike anti shqiptare e tyre botonte në gazetën e kohës e quajtur “ Sadai milet” në shqip “Zëri i popullit” (Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime Politike në Shqipëri” (1897-1942) Shtepia botuese “NERAIDA” Tiranë, v. 2000, fq. 94) Për çudi edhe makineria propogandistike e komunizmit dhe në vazhdim botoi gazetën me të njëjtin emër “Zëri i Popullit” pra në turqisht “Sadai milet” e cila shktërroj vlera kombëtare sidomos me vrasjen e trurit të kombit duke përvetësuar çdo gjë a thuase vetëm ata (luftuan) dhe punuan për kombin, duke privatizuar patriotizmin, por mbi të gjitha gazeta “Sadai milet”nuk na u hoq deri më sot nga supet. Është e pa moralshme që të zvogëlojmë malet gjigande që të duken kodrat dhe rrafshinat. Dy fiset Thaç e Berishë në historinë tonë kombtare kanë një kontribut të jashtë zakonshëm dhe kulmin e kanë me Principatën e Lekë Dukagjinit dhe me Bushatllinjët e Shkodrës që janë vërtetë komb formuese. Dihet me siguri të plotë se origjina e ketyrë dy kollosve është nga Berisha dhe Thaçi, prandaj është krim që ti zvogëlojmë këta dy gjigand te maleve tona që vetë i krijuan. Duke u bazuar në të dhënat historike, arkeologjike, etnografike, toponomastike etj. na rezulton se treva e Pukës ka një pasuri dhe trashigimi të begatë Iliro-Arbnore. Por këtë trashigimi është detyrë ta ripërtrijmë dhe promovojmë. Duke përfituar nga ky rast dhe duke marrë si shëmbull Këshillin në Bashkinë e “Urës Vajgurore” që me vendim unanim vëndosën që krahinën (bashkinë) e tyrë ta quajnë me emrin ilir “DIMAL”.
Mendoj dhe u propozoj autoriteteve lokale vendore, Nën/ Prefekturës, të ndërmarrin hapat e duhur administartivë që rrethi i Pukës të quhet “Dukagjini i Vjetër, Dukagjin ose Lekni” me qëndër administrative në qytetin e Pukës. Si dhe të emërtohet dhe të vendoset në një nga sheshet kryesore të qytetit të Pukës shtatorja e Lek Dukagjinit.