“SOFRA” E DIELLI-t/
SINAN KAMBERAJ/——
GJENERALI M. DHE DJALI ME ÇOKOLLATË/
Si e ke emrin bukurosh?/
Braho, u pergjegj ai/
Sa vjeç je?/
Dymbëdhjetë, – tha, duke i fshehur dy/
Po ti, e ti/
Ti, atje?/
“Merrini, se, si këto, s’do të hani më”!/
Çunit me çokollatë në dorë i ngriu shikimi/
“Merri, – urdhëroi Rreshterin -/
Çoji atje … Poshtë” …/
Çunat me çokollata në duar/
U nisën mbas Rreshterit/
Drejt Luginës …/
Gjenerali M. numëroi krismat/
Dhe -/
Pa dashur kujtoi mbiemrin e vet *)/
*
Që nga ajo kohē
Nën Urën e Drinës
Ka rrjedhë shumē ujë
Shumë …
Çuni me çokollatë
Sot do t’i mbushte 36 –
Me ato që ia fshehu asokohe Gjeneralit M.
*
Gjenerali M.
Vēshtronte me mospërfillje
Prokurorin dhe Trupin Gjykues
Gjyqtari Alphons Orie
e luti të ngrihej në këmbë
– Mr. Mladić, a e pranoni akuzën?
Bisha shpërtheu kafazin e krahërorit të Gjeneralit M. :
– Kush? Unë? Kurrë! Asnjëherë!
Unë protestoooj!
Dhe,
Seç tha përçartë –
Si Eprori i tij M.
Nē po të njejtën Sallë
Nē një mot tē largët –
… se gjoja “as ky nuk e njihte këtë Gjyq” …
– Burg të përjetshëm! – dha verdiktin Z. Orie
Dhe e lëshoi çekanin mbi tavolinë
“Kur do të ketë ndodhur kjo gjëmë?” – pyeti vetën Gjenerali M.
Ndjeu se zu të përmjerrej
Dhe heshti …
Ai kërkoi leje nga Gjyqtari
të shkonte sërish në banjo
Dhe –
Sërish u kthye i lagur
*
– Ç’është Ajo?
U çakërdis Gjenerali M.
Kur iu shfaq i panjohuri
që la para tij
Kafkën e vogël me dy gropêza
që dikur kishin qenē sy blu –
Sy lutës me shikim të ngrirë ,,,
– Jam Braho, – i tha
Dhe i shtriu dorën
– Merre!
Po, kujdes, ta hash pak nga pak!
Netët janë të gjata në Hagë!
– Unë nuk ha çokollatë! –
u çart Gjenerali M.
Dhe u ngrit në kēmbë
Si pa pastaj kurrizin e Brahos
Pastaj të shokëve të tij
Që shkonin mbrapa Rreshterit
Pastaj dëgjoi jehonën e Luginës
Pastaj muzgun e Srebrenicës
Dhe u ngrit në këmbē
Me instinktin e oficerit
Çoi dorën në brez –
Në vendin bosh të pistoletës
– Uluni, uluni!, i tha Avokati
kur pa se po i zihej fryma
Gjeneralit M. iu duk e vogël Gjykatorja –
Kur kujtoi Serbinë e Madhe
– Protestoj!, tha edhe njēherë
Dhe u ngrit e u ul
E u ngrit e u ul
Në shurrë të vet –
Çull!
*
Mesnatë e fundvjeshtës në Hagë
Krimineli M.
Shfleton Fjalorin Ushtarak
Ai pa për të satën herë
Në të njejtën faqe –
Pranë e pranë
Fjalët:
Gjeneral dhe Gjenocid!
*
U shtri në krevat
Dhe pa nga dritarja
Qiellin me Hënën mejt –
Prerë grilash
Katrorë – katrorë
Ndērroi krahun
Majtas, Djathtas
Majtas!
Ndal!
Gërhiti e u lag
Njësoj si në Gjykatore!
——
22 Nëntor 2017
——
*) mlad = i ri (serbisht)