“Toske e Gege: si dy kokrra ne nji shegë”-(Gjergj Fishta)/
Shkruan:Gjergj LACUKU/(Foto-arkiv)/
Shqiptaret e Diaspores mbeten gjithemone nji shembull frymezimi dhe shprese se e nesermja asht ma e bukur, e ardhmja ma e ndritun dhe vlerat e lirise dhe demokracise qe ato gezojne ne vendet ku jetojne duhet te ushqejne atdheun e tyne. Ne muajin qe vjen, pra ne Qeshor, Shoqata mbare-Shqiptare e Amerikes, “VATRA”, do mbaje Kuvendin e saj te rradhes ne NY. Me kete rast, Kryetari i Shoqates ,z. Gjon Buçaj se bashku me shefin e financave z.Marjan Cubi , filluan nji vizite 3 ditore ne Shtetin e Florides. Se pari, ato vizituan deget Vatrane te Tampes dhe Orlandos.Ndersa vizita e fundit ishte pikerisht ketu ne Jacksonville, qytetin verilindor te Florides, ku jeton nji komunitet prej ma se 15 mije Shqiptaresh.Nuk ishte rastesi qe vizita permbledhese ishte ketu sepse pikerisht ketu e ka zanafillen Vatra e Florides . Me nismen e z. Adriatik Spahiut, Permetarit te palodhun ne sherbim te Vatres dhe Kryetarit aktual te deges se Jacksonville te krijueme para 5 vitesh , u ba e mundun edhe shtrirja e matejshme e Vatres ne qytetet me popullsi te konsiderueshme Shqiptaresh siç jane Orlando dhe metropoli i Tampes. Gjate ketij takimi , fjalen e mori z.Adriatik Spahiu , qe falenderoj ne emen te Shqiptarve tè Jacksonville te gjithe pjesemarresit. Si gjithemome Vatra mbetet simboli dhe misherimi i Shqiptarizmes , i ndjenjes dhe identitetit Kombetar – u shpreh z.Spahiu.
Me pas, ju dha fjala Kryetarit te Vatres mbareshqiptare te Amerikes, z.Gjon Buçaj,i cili ritheksoj edhe njihere rolin e Vatres si nji Shoqate , qellimi i se ciles asht interesi kombetar, pra nji shoqate jopolitike, e hapun per te gjitha bindjet por pa harru se pertej politikave apo bindjeve te majta apo te djathta, Vatra mbetet gjithemone ne sherbim te Shqipnise Etnike, pra te shqiptarve qe ndodhen ne trojet e tyne mijeravjeçare. Z. Buçaj bani nji vlersim te veçante per degen e Jacksonvillit , vuni ne dukje punen e palodhun te z. Spahiu me stafin e tij per promovimin e vlerave shqiptare jo vetem tue organizue festime per ngjarjet kryesore te historise tone por edhe tue ju vu ne dukje traditat dhe kulturen tone edhe te tjereve siç ishte organizimi per here te pare ne Jacksonville i Festivalit Shqiptar .Ne kete eveniment artistiko-kulturor mori pjese edhe Mayor i Jacksoville Beach. Promovimi i librit te Profersor Pllana” Terrori i Serbise mbi Shqiptaret” si dhe shfaqja e filmit “Besa” tregon anet ma te mira te Shqiptarve, ku nje njanen anë nji popull vuan nen terrorin Serb por arrin te mbijetoje dhe te fitoje lirine dhe ana tjeter e Beses Shqiptare, mbrojtja e hebrenjeve prej genocidit nazist .
Ne kete takim u diskutuan tema te ndryshme ,pasi kishte mendime se Vatra i perket spektrit
te djathte politik( dhe keshtu duhet te jete , opinioni im si nji antikomunist i perbetuem) por z. Buçaj e theksoj edhe njihere se “Vatra” asht e tan Shqiptarve pavaresisht bindjeve . Z. Hasan Hakrama, shqiptari me origjine nga Peza e Babë Myslimit, qe njifet si vendi i patriotizmit Shqiptar, e vuni theksin pikerisht ketu, pra per randesine e unifikimit te te gjithe Shqiptarve kudo qe jane nen moton ;” Nji gjuhe, Nji Flamur, Nji Komb”. Gjitheashtu edhe zonja Vasilika Dhimitri-Mato per te hequn dyshimet mbi qendrimin e Vatres, theksoj se ne duhet te shkeputemi nga e kalumja e hidhun e komunizmit qe futi luften perçarse te klasave. “Tashme ka ardhe koha qe femijve tane, brezave qe do vijne, te ju mesojme gjanat ma te mira qe na bashkojne dhe jo ato qe na ndajne. Te ju mesojme femijve tane qe kane lindun ketu gjuhen tone te bukur Shqipe sepse nepermjet gjuhes femijet tane do jene ne gjendje te i ruajne e te i çojne ma tej traditat tona Shqiptare”- u shpreh zonja Dhimitri.
Ne kete takim diskutuan edhe Zonja Shpresa Gallaj, Dr. Ali Lushnja, z.Bukurosh Curre, z. Indrit Kellezi , Nenkryetari Rexhep Gabrica , aktivisti Basri Jashari, dhe Drejtoresha e Shkolles Shqipe, demokratja e perflakun dhe antikomunistja ma e vendosun , zonja Lavdie Mato.
Me kete rast u caktuan edhe delegatet per Kuvendin e Vatres qe do mbahet ne NY me daten 10 Qeshor te ketij viti.
Ky takim konstruktiv u percoll edhe me kange e valle Shqiptare te te gjitha krahinave. Nji falenderim te veçante per grupin muzikor” Oriental” me kangetaren e mirenjohun te muzikes popullore Shkodrane, znj. Alma Velaj, e cila u tregua e gadshme per me kendue falas per ore te tera. Shpresojme qe ket shembull ta ndjekun edhe kangetaret e tjere sepse te i japesh diçka komunitetit Shqiptar asht nji detyre e secilit qe i kalon permast monetare.
Ky takim bashkeatdhetaresh te mahnit per unitetin dhe qytetarine shqiptare. Vatra ofroj edhe nji donacion per $650.00 per z. Adriatik Novaku.E mbylli kete shkrim me vleresimin ma te nalte per Diasporen sepse ne jemi misherimi dhe identiteti i ma se mires Shqiptare.