• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MA FAL VDEKJEN GJERGJI IM-SOFRA E DIELLIT

September 13, 2018 by dgreca

Cikel poetik nga AGIM DESKU/

1 agim Desku

-Në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit/

MA FAL VDEKJEN GJERGJI IM/

Im Zot më zgjo nga koha që kurrë nuk e deshtëm /
Jetës ia falëm vdekjet para sëcilës betejë për jetë a vdekje /
Lindem pak para se zoti të krijoj njeriun e tokës dhe qiellit./

Me Gjergjin asgjë nuk ndamë nga jeta as nga vdekja /
Të dyjat i kemi udhëkryqe ku një ditë bota do të na mëshiron /
Nga mallkimi që pesqind vjet nuk e humbem fjalën e shenjtë pellazg./

Ne jemi këtu ku me zotnat flasim gjuhën e njëjtë pesqind shekuj
Dhe mbetëm se mbetëm të vetmit kalorës pa asnjë humbje shpirti
Dikur e njëjta tokë në vend se të rrjedhte ujë ,rrjedhte kocka ushtarësh
Të humbur dhe zhdukur nga secili djall që i kishin mësuar lehje qenësh.

Me Gjergjin deshtëm apo nuk deshtëm jemi me afër dritës se Ozonit
Lë të fikën dritat dhe portat triumfale nëpër Avenytë De la Pari
Asgjë nuk do të ndodhë nëse unë e Gjergji i falëmi njeri-tjetrit
Për fitorët që me vite unë i kam rujtur si borgjin ndaj babait tim.

Nuk më lejohet nëse fytyra ime nuk i ngjanë Gjergjit tim prej dielli
Dhe vdekjen e ti po nuk e mora të jetoj me të ,nëse jetohet a vdiset për të
Tërë një Evropë pushoj dhe mori përsipër jetën të ma krijoj pranë zotit
Përse nuk kishte kohë të mendoj, përse nuk jemi të gjithë njërëz.

Të falëm Zoti im i shenjtë ,përse bashkë nuk na bëre kurrë për jetë e mot
Toka sonte e ka radhën të më flet,se si bota u lodhë nga kockat e vrimuara
Si është e mundur kaq shumë koha të me këtë ikur
Unë ju mbeta një i humbur i shenjtë i tokës serish të rikthyer.

ASGJË GJERGJI IM

Asnjë fjalë njeriu
Të thënë a të pathënë
Nuk e mbaj në kokën time
Të njëjtat si të djajëve ngjajnë.

Me ty Gjergji im ruhet emri i kësaj toke
Kënga që nxirret legjendave
Kohët e betejave flasin vet
Askush asgjë nuk keni thënë për heroin tim.

Toka dhe deti më mirë së cili do kronikan
Janë dëshmitar kur flasin për heroinat suliote
Kur e ruanin nderin thellësive titanikiane.

Cili zot nëse është zot nuk do të urrente
Barbarinë e pesqind shekujve ferri.

Me njeriun nuk merrem
Nëse nga shpirti më flet
Me gjuhën e djallit.

Agjë nga fjalët Gjergji im
Edhe nëse bota dhe njeriu
Nuk jetojnë fare.

Me tokën flasin lulet
Dhe çdo ditë sjellin shi
Të rritën sa krenaria ime për ty
Gjrgji im.

GJERGJIANE

 

Sonte e kam mendue të flas në kohën time gjergjiane

Asnjë kohë nuk i përngjanë dhembjes që u bë plaga ime

Mos më kërkoni të ju them cilët ishin luftëtarët e betejave

Ata që janë shndërrue në lindjen dhe jetën e atdheut.

 

Ndaloni për një çast të shohim cilat nga plagët ende rrjedhin

Çfarë bëhet me jetën nëse ajo ka përfundue në legjenda

Dhe ende zanat nuk kanë gjumë as jetën e shejtë nuk e përfundojnë pa ty

Kam ndarë mijëra vite që kurrë nuk kthehen ma si cunamet që vrasin.

 

Ç´jetë më është sot pa kohën gjergjiane që dhembjen e ka mbi yje

Ëndrrat më janë ndalue për një çast të rritës sonë si komb

Të nisëmi nga dashuria që vetëm mikja ma thot ashtu siq e fal atdheu

Në kohën time nuk paska më asnjë dëshmor që s´ka fitue betejat e tokës.

 

Mos u fjalosni kurrë me zanat që ruajnë dhe shërojnë plagët e Gjergjit

Nëse ende ngjani me emrin dhe gjuhën e zotit,ndaloni gotat e dehjes

Ose dehuni deri sa yjet të zbresin një nga një si çlitimtarët e shpirtit

Mos harroni të ruani puthjet vetëm për dashuritë që të mbysin çdo çast.

 

Unë dua ta ndërroj kohën time me kohën e Gjergjit e të plagëve të tij të jetës

Nëse di të shëroj nga koha që djajtë na i mbysnin dhembjet e gëzimet

Tokës dhe zotin dua ta shikoj me sytë e mi e të bëhem dhembja e mikes

Fjala dhe besa që s´ka shekull që më ndalon të besoj në jetën e vdekjen.

 

 

UNË E SOLLA ZOTIN

 

Unë dikur kisha Zot

Nuk e di se si më kishte humbur

Pasi më dëgjoj mirë lutjet e mija

Vendosi të shndërrohet i tëri në Një Shqipëri.

 

E rikthyen nëntë palgët e Gjergj Elez Alisë

Kur në të njëjtën kohë u bë rikthimi i Gjergj Kastriotit

Besoni a mos besoni në çfarë kohe po jetojmë

Asnjëherë nuk e kalova Evropën me pasaportën time.

 

Shejtëritë me të cilat u krenova për burrërinë time

Po vdesin të gjalla pa pasur ndonjë varr kujtimi

Dhe u ngrita edhe unë bashkë me Zahir Pajazitin

Nuk e lamë të vdes Marie Shllaku që mbrojti Shqipninë.

 

Ja Zotin tim ia riktheva Shqipërisë sime pa asnjë kusht

Mollën e Adamit asnjëri nuk e kafshuam që të mbetemi mëkatar

Flisni nëse nuk e dëshironi jetën mbretërore aq sa yjet qëndrojnë lartë

Unë ju betohem në njeriun kur dëgjon hymnin që thurëm për tokën.

 

 

Ç´BOTË KANË SHQIPET

 

Një pikë ujë është deti i fjalës ngado fluturojnë

Kanë shqipet për sa kohë e bukura rron

Jam unë apo ti, ky varg i shejtë i se vërtetës

Ozonit rrijnë si roje perëndishë dhe ringjallin jetën.

 

Më thuaj ngado t´i shpërndaj zemrat e shqipeve

Kush ka më shumë etje për aromën e trëndafilit

E kush ëndrron më shumë këngën e bilbilit

Këtë gjuhë të perëndisë me shekuj e flasin hyjnitë.

 

Nëse shqipet zbritin nga lart ku jetojnë mes yjeve

Të jetojmë në tokë bashkë me fjalën e bukur

Ku në dysh na është ndarë vetë jeta e mërgimtarit

Ç´mall kemi për ujët e kulluar të vendlindjes se bekur.

 

Ah ,ato suka e gërgje të Naimit që më mahnitin

Dhe qiri i tij e besoj se ende nuk është tretur

Zjarrët prekaziane të marsit kryeneq sa më ngritën

Më rrijnë pranë syve të mij  gjithnjë të etur.

 

Më frymën e tyre vëj vargjet e lirisë se shumë pritur

Apo edhe unë u bëra pak poet i vetë vargut të krisur

Endem thellësive titanikiane të pafund e herë mbytem

Dhe dua të ndërrohem më zërat që më flasin nga ëndrrat e tretura.

 

Po,do të bashkohen tokë e qiell me shpatën e Gjergjit

Dhe s´dua më të rroj ferrit të njëmijë e një përandorive

Tani po i vie era trëndafilit të bashkuar, sot o kurrë më

Kur pranë e kemi gjuhën e zotit dhe luftëtarëve të lirisë.

 

Sot në ditën e gjykimit të demonëve kur na shanë e përqanë

Po e shtrojmë sofrën e bashkimit dhe gotën e lirisë po e ngritim

Unë do të dehem para juve duke thënë jeto o Zot me ne

T´i bashkojmë plagët më të vjetra se vetë jeta e fisit tim për atdhe .

DRITARJA 1999

 

Atë ditë pranvere 1999 arrita t´a hap dritarën e jetës

Për mua dritë e diellit ma kishte hapur ëndrrën e lirisë

Me  vite rrija të shoh çfarë ka përtej dritarës sime

A është vetëm vetmia ime diku në kopshtin e Edenit.

 

Nuk kisha më besim as në diellin që na ngrohte njëjtë

Përse më krahasonin më zërat e korbave të vdekur

As edhe një lot imi nuk vërehej kur toka sillej rreth meje

Ja çfarë i ngjante jetës se gjyshërve deri të koha ime.

 

Kam ba be në eshtra të trimave të Mirëditës

Sot gjallë a vdekur vetë dritarja është mbesë e Amerikës

Në çdo njëqind vite ka më lind ndonjë Gjergj i ri

Kur çdo pjesë të shqipeve prapë do i bën Shqipëri.

 

Nuk është mëkat ëndrra ime nëse e luta Zotin tim

Bekimin e nënës e kërkova kur të vritëm si luftëtar

Toka e shqipeve prapë të bashkohet në një Shqipëri të vetme

Me besën e Zotit të flasim shqip pa asnjë tradhtar.

 

Kjo është dritarja ime që më riktheu lirinë në jetë

Nga ferri më nxori dhe demonët i shndërroi në hiena

Perandorët vallëzuan deri në nëtët e vona vrastare

Tani kopshti im lulëzon dhe fal aromë hyjnishë .

 

 

SI TË SHPËTOJ

 

Për ta shpëtue atdheun nga ferri i demonëve

Cili nga ne të ngritëm në çmendorinë e panteonëve kryeneq

Ti atdhe me udhën dhe gjuhën e zotërave më je emri im.

 

 

Apo më duhet prapë të shndërrohem në shpatën e Gjergjit

T´i shoh cilët nga ne ngjajmë më shumë në fytyra perandorësh…

 

NË EMËR TË ATIT

 

Në emër të atit

Mbeta shpata e Gjergjit.

 

Në emër të shpirtit

Rikujtoj plagët e shekujve.

 

Në emër të shejtit atdhe

Nuk ndalohem të ngritëm prapë në Promethe.

 

Në emër të lutjeve

Fjalës i kërkova të lirohet

Nga vrasësit e lirisë.

 

Në djall u kthefsha

Ta ruaj atdheun

Nga fuqitë tradhtare.

 

Në emër të diellit

Vetëm lirinë e shejtë falma.

 

Sytë e mij m’i liro nga pasqyrat

Që kurrë mos të shoh më perandorë.

Lezhë 28 Korrik 2018 DESKU@

 

 

Ç´GJUHË FLAS

-Demonët nëse vrasin atdheun më vrasin edhe mua-

 

 

Mezi e dallova të vërtetën nga gënjeshtra

Kur e thonë perandorët.

 

Ç´uri më kaploi shpirtit çasteve më të  lumtura të jetës

Fytyrën ma ndërruan djajtë dhe mallkimet korbiane

Apo vetë e ndërrova nga lakmia e thjeshtë

Për të pasur pushtet demonësh.

 

Cila gjuhë më mbetet për mos më u ba i krisuri i gënjeshtres

Nëse mendojnë perandorët se dehja ime më shkatërron

Gabojnë këto fytyra që nuk e shohin veten deri ku kanë mbërri.

 

Gjuha për të cilën lindëm dhe vdiqem secilit brez

Është e rrënjëve të gjyshërve edhe para shpatës se Gjergjit

Me këtë gjuhë Zoti më njehu si i vetmi banor në tokën e shqipeve.

 

Kam vërë gishtin e luftëtarit në pasaportën e fjalës se shejtë

Edhe i vdekur mbetem më i gjallë se secili tradhtar i fisit tim.

 

TRADHTARËT

 

 

E vëj në dyshim veten

Cilit brez i takova

Kur rreth meje fytyra të ndyra jetojnë.

 

Nëse ngjaj me brezin e gjyshërve

E di cilën histori e bartën mbi shpinë

Dhe plagët e ndarjeve pesëqind vjeqe

Kurrë nuk arritën t’i shërojnë.

 

Në luftëra lindën dhe vdiqen gjyshërit e mi

Dhembjet nuk i kishin të përziera me tradhtarë

Edhe pse çdo kohë i ka heronjt dhe humbësit e vet.

 

Sot kam mbetur në një udhëkryq të vështirë jete

Të flas a të bërtas si çmenduri kohe

Në heshtje të rri as kjo nuk është burrëri.

 

Kudo tokën e ndjen dhe e sheh se si loton

Kur tradhtarët shesin mendje deri sa bëhet çudi

Edhe Zoti sikur është vërbu nga kjo sëmundje e shekullit tim.

 

Pse jetojnë këta demonë dje më pyeti mbesa Ejonë

A kanë fytyrë të skuqen nga flamuri i Gjergjit

A kanë dëgju për Adem Jasharin dhe heronjtë e lirisë

A e dinë çfarë i ka ndodhë popullit dhe tërë Shëipërisë.

 

A e dinë se tradhtarët flasin me gjuhën e armikut

Buzëqeshja e tyre kurrë nuk i ka takue shqiptarit.

 

Ah,sa do fluturoja sikur mbesa ime Ejonë

Të mos di se ka tradhtarë me emrat tonë.

 

Gjaku i shqiptarit i takon vetëm atdheut

Mendja ,fytyra dhe fuqia i duhet atij që i ngjan Prometheut.

 

 

SHQIPËRI

 

Ti e di apo nuk e di

Sa të dua.

 

Të dua për heronjtë që i fale atdheut

Për gjuhën që edhe zotnat e kuptojnë

Të dua kur më flasin trupat qiellor

Jupiteri,Afërdita,Shkodra dhe Mirëdita.

 

Të dua për kujtimet e shpatës se Gjergjit

Për zanat që mbrëmjet m´i bëjnë dritë jete.

 

Shqipëri të dua për zjarrët e Prekazit

Për emrin Adem,Zahir e Shkelzen.

 

Sa do të doja edhe më shumë për fjalën e lirë

Nëse ta them s´dua të jem ma kurrë i ndarë.

 

Të dua Shqipëri nëse vdekjen e kam fat për ty

Mbi varrin tim të valoi flamuri i betejave për një atdhe të vetëm.

 

,,Shqipëri të dua edhe kështu si je

Nëse  të dua edhe më mirë

Të dua të lirë’’.

 

LAMTUMIRË

 

Mes dheut dhe nënës

Nuk di cilën dashuri ta zgjedh

E vendosa lotin tim

T´i ujiti gjethet e trëndafilit.

 

Askujt s´dua t´i them lamtumirë

I përkas këtij dheu

Kësaj nëne dhe dashurisë time

Trëndafilave që më falin aromë.

 

Lamtumirë i them gjuhës se huaj

Nëse ma përcjellin funerarin tim

Nuk vdes gjuha shqipe

As unë biri i saj i shejtë.

 

Jetojmë bashkë me lotin

Sot një milion pika shiu

U derdhen në Therandë

Zot beko në emrin tim zanat e malit.

 

Në emrin tënd ndalo furtunat e djajëve

Kurrë mos beko lamtumirën e perandorëve

Nëse je Zoti im predikom në gjuhën e Gjergjit

Dheu i Kosovës vetëm shqip më do.

 

E ZËNË

 

Ç´m´u zu pick fjala

Ajo me të cilën udhëtonim bashkë

Një jetë pa asnjë betejë të humbur.

As edhe një fytyrë të skuqur për Zotin.

 

Kam mendue se dielli ngroh drejt

Fytyra ime le të mbetet flakë e diellit

Tradhtarët me cilat fytyra dallojnë nga ne

Promethetë janë kthyer udhëkryqeve të Shqipërisë.

 

Jam zënë ngusht me emrin e një miku tim

Nuk është traditë e shqipeve,as gjysh e stërgjyshi

Që në njërën gotë lutet e me tjetrën ferr ma bën jetën

Besën e kanë lidh me jashtokësorë dhe Apokalipsa.

 

Dhe bota tanimë ka marr një epidemi çmendore

Besojnë se lindjet nëpër eproveta ia shtojnë jetën vetes

Kjo farë e ndyrë na ka ardhë maje koke dhe hunde

Çmendorisht na bëjnë të pa aftë të llojt njeri.

 

Përse zotnat kanë humbur fuqinë para një shekulli majmunësh

Zërat e zanave mbetin e vetmja fuqi që bashkë e gjëjëm emrin tim

Jami me fat që i shpetuam pesëqind shekuj të Gjergjit

Sot i ruaj si relikt  të fjalës sime edhe po vdiqa njëqind herë në ditë.

 

ME PLISIN ECIN SHQIPET

 

Deri në frymën e fundit të jetës

Ecni shqipe me plisin mbi sy

Ballin ngritne deri në Ozon

Mbi fytyrën time pa tradhti.

 

Këtë plis sa herë ma shihni në kokë

Më besoni vetëm atëherë flas me shqipet

Betejat për jetë a vdekje e di ku i kam

Nuk kam frikë më nga asnjë demon.

 

As kur perandorët ma vranë e ma shanë plisin

Kurrë nuk e pranova të jem një palaço për fisin

Eca Purgatorit dhe përjetova mbi pesë shekuj ferri

Me jetën të peshova aq sa për ty vdekjen e përjetova.

 

Nëse besoni në plisin tim që vetëm shqipet e mbajnë

Sa hije u ka luftëtarëve kur nisën betejave të lirisë

Ikin pa u gdhirë në kujtim të shpatës se Gjergjit

Me mallin dhe lotin për të bukurën e detit dhe tokës.

 

Por këtë plis është mëkat ta bartin kokat që nuk e vrasin tradhtinë

Ato fytyra që jetën e jetojnë në njëmijë mënyra bastardiane

Dhe të puthi o plis nëse nuk të shoh kurrë të asnjë pis

Më mirë bëhu një lis ku të qajmë pse nuk të mbajmë orë e çast.

 

Tani dhe çdo ditë nuk di ku të mbajë më mirë se në emër

Mbështjellur me flamurin kuq e zi sa mirë më rrini në zemër

Shqipërinë nuk e mendoj ma pa plisin e Fishtës dhe gjuhën e Naimit

Në kullat tona secila natë është Nata e zjarrëve e plisit të bac Ademit.

 

HERONJTË E APOKALIPSIT

 

Të rrallë janë njerëzit

Kur dashuritë i falin për atdhe.

 

Ndërsa ju heronjtë e Apokalipsit

Nuk jeni pjellë e lirisë

Në gjakun tim jeni

Anemik.

 

Shpatën e Gjergjit e keni

Mëkat të frikës se ferrit.

 

Për cilën liri ëndërruat

Ta ndërroni me tokën time.

 

Ju nuk keni Zot

Vetëm me djajtë

Krijoni udhëkryqet e panteonëve.

 

Të rrallë jemi ne

Nga fisi i njeriut

Që nuk ju ngjajmë.

 

Dhe ju besojnë njerëzit

Si çlirimtarë të shpirtrave.

 

Mëkat dhe për mua që linda në të njëjtën kohë

Kur koha e Apokalipsit i ka zënë frymën luleve

Pse njeriu bëhet kaq fatkeq dhe mohon gjuhën e perëndive.

 

Me dorën dhe mendjen e tij e tradhton veten

Kur ju beson tradhtive të Apokalipsit

Fale o Zot njeriun e çmendur

Më bëj mua të krisur ta shpetoj Pandorën.

 

DESKU@

 

 

LULE E GJALLË

 

Cila kënga m῾u bë rikthim fronti

Betejat m῾i ngjallën në fuqinë e Prometheut

Asgjë s῾dua nga jeta që m῾i ngjajnë lumënjve

Pa dalje në portat e detrave që s῾kanë fund.

 

Prita shekujt të ma lënë pa frikë tokën

Jeta m῾i ngjanë më shumë luleve të gjalla

Kur më shumë se liria unë pata fatin

Të ngriti dollinë për diellin që nuk më la vetëm.

 

Emrin sot e ndërrova më të Gjergjit tim.

 

A jam në vete kur flas përqartë për betejat e harruara

Nuk jetoj nëse më barazuan me luftëtarët e djajëve

Çfarë t῾i them tokës sime të ikën nga jeta plotë dhembje

Apo t῾i mund heronjtë dhe të mbetët legjendë a lule e gjallë.

 

DHELPËRA

 

E fshehtë është ëndrra e njeriut

Fytyra i buzëqeshë kur është pranë

Pasqyrës se heshtjes

Errësirat korbiane e duarëtrokasin.

 

Çfarë ngjanë me njeriun e sotëm

Cila bukuri e lidhë me fytyrë bishash

A është fundi i perandorëve

Nëse rikthehen përmes pushtimeve.

 

T῾i ruajmë vërbëritë e Prometheut

Fuqinë ta lëmë për kohën e shtrigave

Nëse prapë luftohej me kohërat e zezonave

Dua të jem vetë i zoti i fjalës se shejtë.

 

S῾ka më bekim për fytyra hijenash

As për gjarpërinj që pinë gjakun tim

Nuk kam frikë nëse lutëm për shpatën e Gjergjit

Ah,mezi po pres të përfundojnë betejat për lirinë.

 

GJETH I HARRUAR

 

Në një skaj udhëkryqesh ika

Për t῾ia lënë udhën e lirë shiut

Të mos vyshkën trëndafilat e kopshtit tim

Se betejat për mua dhe lirinë ende s῾kanë përfundue.

 

E di se më vdekje se cila do vdekje është ikja

A jetohet në një kopsht ku lulet vyshkën çdo ditë

Kur ti s῾ke fuqi t῾i sjell shi as dritë dielli

Larg ika për të marr pak frymë shpate të Gjergjit.

 

Nëse zotnat më falin mëkatin pse nuk dashurova më

Shiun kam për t῾ia sjellur luleve pak para agimit mëngjesor

Ëndrrave që nuk sjellin liri kurrë nuk ju besoj më

Kam frikë se mbetëm fajtor pse me vite i besova fjalës se dhënë.

 

AG

 

Ag e terr

I mbeta tokës besnik

Deri në frymën e fundit

Kur zjarrët ndizen vetë.

 

Ia lava sytë pranverës

Toka u bë loti im

Deri sa nuk di kush jam unë

Dielli ngjanë në fuqinë  e zanave.

 

Relikt i shpatës se Gjergjit u shndërrova

Ka njëmijë vjet që u martova me motrën e atdheut

Të mos mbetët e vejë liria

Nuk e di kur do përfundon dasma e jonë.

 

Ag e terr

Mbetëmi kalorësit e Itakës sonë

Diellit ia laj borxhin

Dhe i lutem të më mbështjell

Kuq e zi.

 

Mua dhe varrin tim

Të ma bekoj me flamur.

 

 

ETIKË

 

Nëse nuk flet fare

Është etikë

Po fole

E mbyte veten

Pa të mbytur të tjerët.

 

Dhe po hype shkallëve të Diellit

Si unë dje me poetin Fran Tanushi

Është etikë.

 

Mbrëmë ishim në një pikë

Në një shkëmb të Gjergjit në Mirëditë

Kur Dielli ia fal rrezet pranverës

Edhe aty është etikë.

 

CILËS UDHË APO UDHA PA BETEJA

 

Atje,o atje lartë mbi cilin yll

Cilës udhë më thonë të nisem

Cili zbriti dhe ndërruam vendet e shejta

Por,cilit t´ia besoj tokën që ma rrriti kokën.

 

Më dukej më e mira ta hapi dritarën e jetës

Përmes se cilës kaloj lumënj dhe Oqeane

Të kalëroj nuk e kam të vështirë

Sepse jam kalorësi më besnik i Gjergjit tim.

 

Kam njëmijë arsye t´i dëgjoj këshillat e hyjneshës se Itakës

Mbretëresha e krijimit të vetë botës ,nga aty e krijoj poezinë

Tanagra më foli shqip kur ende Krisht nuk kishte njerëzimi

Dhe mos më thuani se u bëra i krisur pse zgjodha udhën pa beteja.

 

NUK ËSHTË DIELLI FAJTOR

 

Kurrë më  nuk e lë dielllin fajtor

Për aq kohë sa krijuam armiqësi

Unë e ferri.

 

Duhet të vritëmi si dy armiq të përbetuar

Nëse takohemi  në tokë a në qielli

T´i kryqëzojmë shpatat  e dashurisë

Të plagëve të përgjakshme të historisë.

 

Në secilin planet nëse më gjen të gjallë

Merr nga unë lutjet për dritën e diellit.

Nuk vdes pa i fitue betejat për tokën e djegur

Të dhembjeve të pashëruara.

 

Nuk dua të jetoj në armiqësi me asnjërin

As me fjalën e shejtë të Gjergjit  tim.

Nëse e meritoj lirinë kurrë të falur

Jeta ime atëherë e ka kuptim e artë.

 

E di, nuk ka liri pa beteja të fituara.

As pa gjakun e derdhur si lumi dhe deti im.

 

KU TË GJËJ PAK SHQIPËRI

 

Nuk e kisha ndërmend t´ia marr askujt Shqipërinë

Për ata që nuk besojnë në veten e tyre

Si të ju them që të më besojnë se unë kam një Zot

Shqipërinë e Gjergj Fishtës e kam fe dhe atdhe.

 

Shqipërinë e ruajmë në zemër

Ndoshta vetëm na të tre

Unë , Gjergji dhe Marije Shllaku

Kështu më flasin lapidarët e dritës.

 

Pak ama fare pak

I kërkoj jetës nëse aty e gjej

Në dritën a në ngrohtësinë e Diellit

Shqipërinë e Isamajl Qemajlit dhe Isa Buletinit.

 

Sa më zë malli për gjuhën e Naimit

Korçën e luleve e kam në shpirt ditë e natë

Secila ngapak seç më humb nga sytë

Nëse vetëm Rruga e Kombit më ka mbetur relikt.

 

Si nuk i bëra kurrë protestë vetes

Para se të humbasim rrugën e jetës

Se nuk më besojnë këta që flasin gjuhën tonë

Pse të më besojnë armiqt e bjeshkëve të mija.

 

Ç´RRËFIM BJESHKE

 

Mos i ndalo rrezet e Shqipërisë o diell

Nëse sot pranverat e mia po m´i vjedhin

Koka ime përherë mbetet mal i urryer

Askush më nuk do ta dëgjoj këngën e zogjëve.

 

A po të shajmë o atdhe,më thuaj

Nëse ke besë në birin tënd

Na iku koha kur armiqt të vritnin

Tani nuk ke durim pse u bëra ferri yt.

 

Ç´rrëfim legjendash qenkan bjeshkët e mia

A mendoni se marrim frymë nga jashtëtokësorët

Dhe a nuk po ngopeni me copat e atdheut të ndarë

Kur Evropa me këto copa e harrnoi Azinë.

 

Me cilën gjuhë të flasim e bërtasim

Përpos gjuhës se zotit ,të zanave dhe Kastriotit

Nuk jemi fajtor pse këtë gjuhë nuk na e duan

Me ne ,dje dhe sot shekujt e djajtë u vërbuan.

 

Më kërcno më vërbim sysh o bjeshka ime

Nëse sot të bëhem mëkati yt i pafalur

Nuk mund të jetojmë asnjëri pa tjetrin

Sot vritëni legjendat e falni fluturimin e zogjëve.

 

 

FJALËDHËNË

(Fisit tim iliro-dardan)

 

Në njëqind jetë

Të jetëve

Të njëjtën fjalë

E kanë fal.

 

Fatin

Edhe unë e ndajë

Me vdekjen

Për plisin e bardhë.

 

E kanë thënë

Brezat e mij

Kur kokën e lanë

Për tokën.

 

Asnjë pëllembë

Të Gjergjit

Nuk falët

Pa gjak.

 

E them nga shpirti

Asnjë ëndërr nuk e dua

Para dritës

Se diellit.

 

Tokës i falëm

Për trëndafilat.

 

Dritës i them

Të falëm për takimin

Me zotnat.

 

VDEKJA MË BURRËROE ËSHTË

 

Më burrërore të përqafosh vdekjen,

Se sa ta kesh tërë jetën barrë tokën e falur të Gjergjit.

 

Nëse nuk ke fuqi për të luftue djajtë

Tokën leje në fatin e vetë zotnave që e krijuan

Ti më mirë përqafoje vdekjen ,më burrërore është

Se sa tërë jetën ta kesh barrë mbi supe tokën e Gjergjit.

 

Pikturoi fluturat kah ju marrin nëktarin luleve

Nepër secilën cep  të Rugovës e Malësisë

Vëri në ditarin e papërfunduar pranë lapidarëve

Që sot vetëm toka jonë i ruan me fanatizmin e hyjnive.

 

Ç´kohë e zezë prapë po rikthehet si fuqi Apokalipsi

Me përandorët vrastarë kthejnë korba e djajë sebashku

A janë të vemuar demonët sot të shetisin të lirë

Në shekullin që di të vret të vërtetën si dje dhe sot.

 

Eh,toka ime,atdheu im,dashurinë me sa mall ta fala

Frymën dhe freskinë për zemrën ndryshk të bërë

Tek ti i shërova plagët e jetës dhe të vërtetës

Dhe sot po të falin pa m´i pytur as dhembjet e mija .

 

Ku janë plagët e luftëtarëve të secilit brez të pesqind shekujve të ferrit.

 

Pyetni bre Norën e Kelmendit,Shotën e Azemit

A e dini bre nga Italia na erdhi Marije Shllaku në luftën e Çelisë

Dhemb për dhemb me shkja luftoi për këtë tokë që sot po falët

Ah,a ka më mëkat se si e tradhëtuen ca demonë shipfolës.

 

Lavdi tokës që sot po falët

Lavdi Norës dhe Shotës

Lavdi Marije Shllakut.

 

A kanë fuqi tërë jetën ta bartin mbi supe mëkatin

Nëse tokën e Gjergjit e falin.

 

Ç´VËRBËRI JU KANË SYTË

 

Zoti nuk më do nëse unë nuk jam luftëtar i secilit shekull që tokën ma vrasin.

 

Nga yjët mora fjalën të mos ngritëm para kohe

Do të zbresin vetë për ta matur fuqinë e Gjergj Elez Alisë

A ju shëruan plagët pesind vjeqare që i mbijetoi nga bajlozët e detit

Dhembjet e se motrës ku mbetën në këtë shekull të ri.

 

Mbi kokën time të lënë peng tokës po më shkelin dreq e i biri i tij

Po m´i rruajnë flokët edhe kështu të thinjura sebashku më tradhëtarët

Në të thatë pa më lagur fare as me ujë shiu të tokës se Gjergjit

Stuhitë ja ç´farë demonësh më sjellin nga rë të krisura.

 

Me zotnat përse asnjëherë nuk u ula të flasim burrërisht

Si dy miq për jetën dhe më shumë se si m´u shndërrua toka në lot

Ndoshta ishte mëkati im përse korbat ma zhdukën fjalën e dhënë

Sytë m´i vërbuan për të mos e pa se si tokën e Gjergjit ia fali djallit.

 

Me diellin tani dua të rri më shumë që toka mos të këtë acar janarësh

Lutjen edhe sytë ashtu të vërbuar i fal që tokën kurrë ma mos të ma vrasin

Nëse një ditë secili që  fal një copë tokë të Gjergjit ,toka do të na mallkoi

Zoti nuk më do nëse unë nuk jam luftëtar i secilit shekull që tokën ma vrasin.

 

 

YLLI I DAVIDIT

 

Asnjë ëndërr nuk më rri pranë

Pa ma rikthyer prapë emrin e Gjergjit

Unë luftoja për fis e kryq të shenjtë

Sebashku më vëllëzërit e mi hebre.

 

Nuk jemi zhdukur nga e vërteta

Edhe pse heshtja na ka vrarë

Yllin e Davidit e kemi ndarë bashkë

Nënat tona e kanë vënë në djepa për të mbarë.

 

Për t´u rritë dhe gëzue me popullin hebre.

 

Kur në flamuj kemi value dhe mbi valëdeti

Edhe na sebashku jemi betue

Nënat e kanë pa të zitë e ullirit

Deri na kanë rritë djepave me Yllin e Davidit.

 

Ju rrëfej yjet,diellin dhe retë

Kur jetuam në tokë gjysh e stërgjysh

Dhe qiellit i falëm për tokën e shqipeve

Si këngë e jetës ishte buzëqeshja e zanave.

 

Të vetmuar ishim vetëm nga tradhëtarët

Që s´kishin gjakun as frymën tonë

Ne kishim një Zot të tokës dhe diellit

Qiellin kurrë nuk e lënim të vetmuar.

 

Jetonim për Zotin dhe atdheun shqip

Cili na qenka këtu më i lashtë se vetë jeta

Një zë i bekuar kur zbriste në tokë ,ishte e vërteta

Para se erdhëm ne në jetë,shpëtuam nga ferret dantiane.

 

Në njërin krah i mbaja udhët e shkronjave

Për t´i lënë shekujt mbrapa e kishim për dëtyrë

Dhe në sy ruaja pak nga drita e jetës se lirë

 

MA QËNDISË FLAMURIN E BASHKUAR

 

Ç´më bëhet sikur njeriu humbi arsyen e jetës se shenjtë

Dhe toka fuqinë për t´i mbajtur mbi krahë të vetë

Me demonët asnjë fjalë më nuk na lidhë me gjuhën e zotit

Përandorët ishin të fundit që u zhdukën nga jeta ime.

 

Kam bërë be se nuk dua të jetoj në asnjë atdhe të huaj

Tokës se Gjergjit i kam borxh lindjen dhe vdekjen burrërore

Gëzimet dhe hidhërimet në çdo kohë i kemi ndarë mes veti

Dhembjet e plagëve ia kemi shërue njeri-tjetrit.

 

Asnjëherë nuk e kemi pranue zhdukjen si fund i rëbelimit

Lumë ai det që ndalon fundosjen e zërave titanikiane

Jam gati të shndërrohem në simfonitë e funeralit mortor

 

 

NË Ç´KRAH DIELLI

 

Sa të madhe ma bën jetën dielli kur edhe unë jam bir atdheu.

 

Në ç´krah dielli m´i pave krahët e shpuar përtej syve tuaj

A nuk mjaftuan çmenduria e shpatave të pesëqind shekujve sultanësh

Përtej njërës histori ,plagët m´i vënë në historinë tjetër

Ende nuk e njeh as nuk e ka shkrue bota në një nga legjendat e zanave.

 

Edhe njëqind herë nëse lindi vdekjen ia kam borxh këngës se heroit

Me diellin kurrë nuk mund të matëm në asnjërën kohë kalërimi

Luftëtar u bëfsha me fytyrë Davidi dhe me zemër Orfeu

Sa të madhe ma bën jetën dielli kur edhe unë jam bir atdheu.

 

Derisa luftëtarit tim nuk i përulën në secilën lutje dhe të falim uratë

Kam frikë se të tjerët na e marrin bashkë me emrin e e kësaj toke të artë

Me Gjergjin jam shndërrue në një dhembje dhe fitore të përbashkët ,çdo çast

Asnjëri nuk vdesim pa njeri-tjetrin si Gjergj e Agim çdo ditë e natë.

 

Me mua askush mos të barazohet pash diellin që ti ma fale

Ngrohtësinë e tij e di se në cilin varg të tokës më rri më mirë

E kam takuar vetëm njëherë në jetë kur më shpetuan nga ferri

Kur menduan se vdekjen ma kishin përgatitur si bukën e ujin.

 

Vdesin vetëm palaçot që tërë jetën e kanë vrasëse të zotnave

Unë që rri në kopshtin e luleve dhe ujiti çdo trëndafil me lotin e shpirtit

Me fjalën që zanat e mbajnë në gji edhe motrat tona suliote dikur në lashtësi

Për fytyrë trimëreshash u hodhën shtatë pash nën thellësitë titanikiane.

 

Në ç´krah më rri dielli, aty më rri jeta ,një e vërtetë që dhemb e shemb

Perandorë dhe demonë në një fjalë ngjajnë si dikur të pabindurit e ferrit

Në ç´këngë sot më shumë ju takoj mbrëmjeve kur s´ka hënë as yje

Të gjitha udhët një ditë a do të kenë kryqzim të në zotit a rrugë pa krye.

 

Mjerë ai që ma shanë dhe ma vranë atdheun e heronjve të plagëve të se vërtetës.

 

 

ÇFARË FSHEH HESHTJA

 

Një zot e di çfarë fsheh njeriu i sotëm në shpirtin e tij

Askush nuk e njeh më mirë se unë ish mikun e dollive festive

E di edhe në cilin det derdhet ferri i tij që na groposë më thellë se Titaniku.

 

Për  luftëtarët e di çfarë ruajnë në gjirin e tyre më ka thënë babai im

Betoheshin në sofrën e shqipeve dhe në gjakun e bekimit të atdheut

Nuk çuditëm pse heshtja varros ëndrrat e rikthimit të heronjve.

 

Të vetmit heronjtë e ruajnë vdekjen si heshtje për lavdinë e legjendave

Ndarjet me lotin e nënave e vëjnë jetën e tyre mbi fuqinë e perëndive

Asgjë nga dhembjet që nuk e kanë gjuhën e rikthimit të Gjergjit tim.

 

Heshtjen e mallkofshin ëndrrat e tokës se vrarë

E di përse tornadot më shumë se kurrë vrasin pafajësitë e zotit

Në stuhi më kanë shndërrue deri edhe emrin tim.

 

Ndoshta bëra faj nëse për tokën e fala edhe kokën

Të vërtetën e jetës mos e fsheh nga asnjë perëndi a njeri.

 

Të rikujtoj baba pse nuk vdiqe edhe kur të shndërruan në ferr të Aushvict.

 

SERISH GURËT E NUSËRISË

 

Ndalova sonte serish  tek gurët e nusërisë

Sa tërë një jetë atdheu peshojnë këta shkembinj të lirisë

Këtu e fali Tanagra shaminë e beqarisë

Ç´hyjëri u bë e lutjeve për tokën dhe diellin.

 

Edhe njëherë m´i the gurët e ndarjes o diell

Në mijëra grimca atomësh vetëm në heshtje mos i le

Të ja thej fjalët që më nuk i meritojn metropolet evropiane

Së këta gurë më  krijuan mua dhe jetën e gjallë në tokë.

 

Sonte prapë u takova më lule bogjuret

Dikur anë e kend të shpërndara deri në ozon

Sot aroma e tyre kenaqë njerëzimi kur feston

Janë nga toka pellazge që ruhen nën gurët e mij.

 

Le t´i falim prapë botës sikur që i falëm mendjen e lirë

Edhe atëherë kur këtu u thyen shpatat e sulltanëve dhe secilit djall

Le të më fal nëna ime uratën e gurvëve gjithë ar

Që më pagëzuan më emrin e luftëtar Gjergjian.

 

Nepër këta gurë nuk kaluan asnjë perandorë

U thyen në shpatat që kryeqëzuan më ne

Ende ka edhe pak dëmonë që faqën e zezë ia qesin kombit

Ngado që shkelin dhembje dhe plagë tokës i sjellin.

 

I PROTESTOVA VETES

 

Sot në të gdhirë të agut dhe në përcjellje të mbrëmjes

I protestova vetes duke mos ja dëgjue asnjë fjalë a zë zane

E riktheva kohën mëmëce që më ndaloj të thej besën e dhënë

E pyeta edhe zotin a më bëre më faj kur nuk e shkela emrin që e mbaj.

 

Tani më bëhet se jam bërë i vetmi protestues i llojit të vet liridashës

I rikthimit dhe zhdukjes se trëndafilave të kohës sime të acartë

A thua më ke më kanë ngjarë stuhitë kur sillëshin me rrëbeshe shiu rreth meje

Nuk kishin dhembje se çfarë mëkati një ditë i pret porta e hapur e ferrit.

 

Asnjë gazetë nuk dua ta marr sot sepse jam shndërrue në protestë të fjalës sime

Vitet i porosita të ma mbajnë dhembjen time që hoqa të zitë e ullirit për ta zbritë nga ozoni

Dua të ballafaqohem me të vërtetën ashtu siq më është thënë mbrëmjeve ogurzeza

Perënditë më besoni do të dëshmojnë për pafuqinë time t´i bëj keq fjalës.

 

Ah,ku të marr tërë këtë kohë për të protestue për mëkatet e pesë shekujve

Për një ditë nuk do mund të bëhem hero i gjallë i se keqes që mbytë çdo ditë jetën

Kam shumë vite që fjalën time askush nuk ma mori si të vërtetën e thënë plotë plagë

Kur mbi lapidarin e Gjergjit na sollën flamuj të huaj ku çmendorisht më bënë të dehur.

 

Protestova pse askush nuk ndalon t´i përulëm tokës ku e ka lindë Gjergj Fishtën

Vetë i paskemi djegur lutjet që shërojnë dhembjet e fisit tim të artë hyjnor

Asnjë lajm sot nuk dua ta nxjerri në lajmet e gjuhës sime që pafuiqshëm e përjetoj

Atëherë mbetëm me gotën mëmëce se njëri proteston për pak diell e tjetri dehet .

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Agim Desku, GJERGJI IM, MA FAL VDEKJEN

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT