Nga Afrim Krasniqi/
“Një vend si Gjermania me mbi 80 milionë banorë jep zakonisht 20-30 dekorata zyrtare në vit, Shqipëria me 2.8 milionë banorë efektiv jep thuajse të njëjtin numër në muaj. Tradita absurde e abuzimit me nderime shprehet më së miri nga kujtimet e Princ Wied 1918, sipas të cilit, aq shumë shqiptarët ishin të etur pas dekorimeve saqë nëse do të kishte pasur më shumë dekorata për të dhënë me siguri do të kishte mbretëruar më gjatë. E njëjta ndodh edhe sot. Kjo traditë spekulative meriton qasje serioze që të kthehet në produkt serioz për shtetin dhe shoqërinë…..Cila duhet të jetë zgjidhja? Nuk mund të ketë zgjidhje me nisma partizane që lidhen me disa emra, që reflektojnë emocione të ditës dhe që më shumë krijojnë sesa zgjidhin probleme. Zgjidhja duhet të jetë institucionale dhe afatgjatë. Ja gjashtë rrugët per zgjidhje serioze dhe te qendrueshme!(FB)
Viets: Si edhe Gjermania, Kosova gjithashtu ka pasur një moment vendimtar
PRISHTINË, 5 Tetor 2015 /B.Jashari/.-Rënia e murit dhe ribashkimi i dy shteteve gjermane ishin momente historike, tha sonte Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë pritjes me rastin e 25 vjetorit.
“Ashtu si edhe Gjermania, Kosova gjithashtu ka pasur një moment vendimtar në të kalaurën e afërt. Në vitin 2008 ky vend u bë i pavarur. Por shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte vetëm fillimi i një projekti sfidues: projekti i ndërtimit të një kombi multietnik ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Për më tej, një projekt për ta bërë atë ekonomikisht të qëndrueshme”, theksoi Ambasadorja gjermane Viets.
Në pritje, Presidentja kosovare Atifete Jahjaga, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe emrin personal uroi 25 vjetorin e Ditës së Unitetit Gjerman.
“Që nga 3 tetori i vitit 1990, Gjermania shembi muret, theu kufijtë ideologjikë dhe fizikë. E bashkoi Evropën rreth vlerave dhe aspiratave të lirisë, të demokracisë dhe prosperitetit. Frymëzoi breze të tëra për t’i dhënë fund represionit dhe për t’u rimëkëmbur për të jetësuar idealet e lirisë”, u shpreh Presidentja e Kosovës.
“Ne jemi shumë krenarë për një lidhje të fortë partneriteti dhe miqësie që populli i Kosovës e gëzon me Gjermaninë. Jemi falënderues për roli që ju luajtët në ndalimin e gjenocidit në Kosovë, në stabilizimin e Kosovës përmes pranisë së ushtrisë tuaj paqeruajtëse”, u shpreh ajo.
“I kemi vënë shpresat tona në këmbënguljen tuaj që Ballkani Perëndimor të ecë drejt integrimit evropian dhe në vizionin tuaj që ky integrim do t’i sjellë BE-së vlerë të shtuar, ndërsa për rajonin paqe afatgjate”, tha Jahjaga.(Ndiqni me poshte fjalimet)
***
Fjalimi i ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, me rastin e 25 vjetorit të bashkimit gjerman gjatë pritjes në restorantin Orchide më datë 05.10.2015
Zonja Presidente,
Kryetar i Kuvendit,
Deputetë të Kuvendit,
Kryeministër, Ministra,
Shkelqësi, Zonja dhe Zotërinj,
Është kënaqësi e madhe të ju mirëpres në festimin e Ditës sonë Kombëtare, që sivjet shënon përvjetorin e 25 të ribashikimit gjerman.
Zonja dhe Zotërinj, të dashur bashkvendas
Ju përshendes përzemërsisht. Gëzohem që sot po festojmë bashkërisht 25 vjetorin e bashkimit gjerman.
Data 9 nëntor e vitit të kaluar shënoi 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit që ishte pika kulmore e protestave prej muajsh nga qytetarët e Gjermanisë lindore – një revolucion paqësor për liri dhe demokraci. Kjo nënkuptoi jo vetëm fundin e ndarjes së detyruar të gjermanëve në lindje dhe në përendim të murit, por gjithashtu ishte një pjesë e procesit që i dha fund ndarjes së kontinentit evropian. Pothuaj një vit më vonë, më datë 3 tetor 1990, ky revolucion paqësor çoi në ribashkimin formal të dy shteteve gjermane.
Rënia e murit dhe ribashkimi i dy shteteve gjermane ishin momente historike. Megjithatë, momenti i ribashkimit ishte gjithashtu fillimi i një nga projekteve më sfiduese që Gjermania e pasluftës kishte për të realizuar – në nivelin politik, ekonomik dhe të shoqërisë. Standaredet e jetesës dhe të pagave duhej të ngriteshin, kompanitë shtetërore u shndërruan në biznese private konkurruese, ndërsa njëkohësisht Gjermania e ribashkuar duhej të diskutonte si të adresojë padrejtësitë e një sistemi politik të ndërtuar mbi shtypje e që kishte shkaktuar aq shumë dhimbje.
25 vjet pas, ne kemi kaluar një rrugë të gjatë. Është rritur një gjeneratë e re që nuk ka njohur një Gjermani të ndarë. Megjithatë, edhe pas 25 vjetësh, projekti akoma nuk është përfunduar.
Zonja dhe Zotërinj
Atë që kemi arritur, ne nuk do të ja dilnim ta bënim pa mbështetjen e miqve dhe fqinjëve tanë, pa të qenit të përfshirë në Bashkimin Evropian, një bashkim që ka bërë të papërfytyrueshme luftën dhe ka sjellë prosperitet në një rajon të tërë. Një Gjermani e ribashkuar nuk do të gëzonte asnjëherë një stabilitet dhe prosperitet të tillë nëse nuk do të ishte për projektin evropian.
Nuk ka asnjë dyshim që sot, projekti evropian po përballet më një numër sfidash: menaxhimi i krizës së Eurozonës, luftimi i papunësisë tek të rinjtë në shumë vende evropiane dhe – natyrisht – përballja me dyndjen më të lartë të refugjatëve që Evropa ka hasur që nga tmerret e Luftës së Dytë botërore.
Vendimi i njerëzve nga rajonet e dërmuara nga lufta dhe të prapambetura ekonomikisht për të ardhur në Gjermani dhe në vendet tjera të BE-së – shpesh përmes rrugëve të vështira dhe të rrezikshme- është një kompliment për vlerat evropiane dhe për shoqëritë tona në BE. Por kjo gjithashtu do të thotë, që ne kemi përgjegjësi të dyfishtë: nga njëra anë, ne duhet t’i trajtojmë njerëzisht të ikurit nga lufta dhe përndjekja politike, edhe nëse njerëzit kërkojnë strehim në numra më të mëdhenj se kurdoherë më parë; dhe nga ana tjetër, ne kemi një përgjegjësi të mbështesim vendet e origjinës për të ndërtuar prespektiva për qytetarët e tyre në mënyrë që njerëzit në rend të parë të mos kenë arsye të ikin.
Zonja dhe Zotërinj,
Ashtu si edhe Gjermania, Kosova gjithashtu ka pasur një moment vendimtar në të kalaurën e afërt. Në vitin 2008 ky vend u bë i pavarur. Por shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte vetëm fillimi i një projekti sfidues: projekti i ndërtimit të një kombi multietnik ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Për më tej, një projekt për ta bërë atë ekonomikisht të qëndrueshme.
Është arritur shumë në vitet e fundit. Sot, Kosova është një vend i sigurtë, i njohur nga mbi 100 shtete. Vetëm në disa muajt e fundit janë bërë hapa të rendësishëm përpara. Së pari, parlamenti mori vendimin për të krijuar Gjykatën Speciale, e cila do të hetojë krimet e supozuara gjatë kohës së konfliktit. Kjo është një arritje e rendësishme në procesin e ballafaqimit me të kaluarën. Gjithashtu, marrëveshjet aktuale të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar një hap thelbësor drejt një normalizimi të raporteve mes dy vendeve. Projekti evropian ka treguar se është e mundur për armiqtë e dikurshëm që të krijojnë raporte të mira fqinjësore – edhepse kjo kërkon kohë dhe guxim politik.
Gjithsesi, demonstratat në fillim të këtij viti dhe vala e migrimit dimrin e kaluar tregojnë që Kosova akoma përballet me shumë sfida në të ofruarit e paqes dhe prosperitetit për qytetarët e saj. Progresi i rendësishëm i bërë në fushat e Gjykatës Speciale dhe procesit të normalizimit, lejon tani koncentrimin në zhvillimin ekonomik në masë më të theksuar se deri më parë. Është thelbësore për qeverinë që të luftoj papunësinë e lartë, të tërheq investime të huaja dhe të investoj në arsim. Popullata e re e Kosovës mund të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për vendin, por për këtë rinia gjithashtu ka nevojë për mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mire. Pa prespektiva dhe garë të drejtë, edhe më shumë të rinj do të kërkojnë mundësi përtej kufijve të Kosovës.
Gjermania, BE-ja dhe vendet e tjera janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën. Procesi i Berlinit e dëshmon pikërisht këtë. Procesi është nisur vitin e kaluar nga kancelarja Merkel me një konferencë në Berlin dhe është vazhduar këtë vit me Konferencën e Ballkanit Përendimor në Vjenë. Megjithatë, e gjitha që ne mund të bëjmë është të mbështesim. Pronësia duhet të jetë në rajon dhe në vendet e saj veç e veç. Duke parë që janë marrë vendime të vështira si krijimi i Gjykatës Speciale dhe Marrëveshjet e Brukselit, jam e bindur që liderët e Kosovës do të tregojnë gjithashtu guxim politik kur është në pyetje ekonomia.
Ashtu si edhe sfidat ekonomike të ribashkimit gjerman, sfidat ekonomike të një Kosove të pavarur kërkojnë përpjekje kombëtare. Si qeveria ashtu edhe bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët duhet të përfshihen në mënyrë aktive në proces. Gjermania do të vazhdojë të përkrah Kosovën dhe projektin e saj kombëtar. Duke punuar së bashku, ne mund të sigurojmë një të ardhme paqësore dhe prosperuese si një anëtare në një rajon të integruar të Ballkanit Përendimor dhe në një Evropë të integruar.
Para përmbylljes së këtij fjalimi, ju lutem më lejoni të shpreh falenderimin tim për sponsorët e organizimit të sontëm: AHP Volkswagen, Ecotrade dhe ExProject.
Një falenderim i ngrohtë për korin muzikor të ushtrisë, të cilët hapen mbrëmjen me një performancë të shkëlqyer. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë që po luani sonte këtu, pavarësisht fluturimit nesër në orët e hershme për në Gjermani.
Gjithashtu dëshiroj të falenderoj personelin tim dhe restorantin Orchide për përkushtimin e tyre dhe punën e madhe që ne sonte bashkërisht të mund të kalojmë një mbrëmje të këndshme.
Kam kenaqësinë e madhe të thërras të ngrejmë një dolli për Presidenten e Republikës së Kosovës.
Himn
Për Presidenten!
***
FJALIMI I PRESIDENTES JAHJAGA NË 25 VJETORIN E DITËS SË UNITETIT GJERMAN
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
E nderuara Ambasadore Viets,
Zonja dhe Zotërinj,
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal më lejoni që t’ju uroj ju dhe popullit gjerman 25 vjetorin e Ditës së Unitetit Gjerman.
Që nga 3 tetori i vitit 1990, Gjermania shembi muret, theu kufijtë ideologjik dhe fizik. E bashkoi Evropën rreth vlerave dhe aspiratave të lirisë, të demokracisë dhe prosperitetit. Frymëzoi gjeneratat të tëra për t’i dhënë fund represionit dhe për t’u rimëkëmbur për të jetësuar idealet e lirisë.
Njëzet e pesë vjet më vonë, ky unitet historik mbetet po aq i rëndësishëm. Sot më shumë se kurrë na duhet një vizion i thyerjes së kufijve dhe shembjes së mureve. Na duhet që t’i rikthejmë idetë që bashkojnë popujt mbi parimet e demokracisë dhe bashkëpunimit.
Sepse, puna jonë e përbashkët, për një Evropë të bashkuar dhe në paqe, nuk ka përfunduar. E kjo punë e papërfunduar ndihet në Kosovë më shumë se kudo tjetër.
Ne jemi shumë krenarë për një lidhje të fortë partneriteti dhe miqësie që populli i Kosovës e gëzon me Gjermaninë. Jemi falënderues për roli që ju luajtët në ndalimin e gjenocidit në Kosovë, në stabilizimin e Kosovës përmes pranisë së ushtrisë tuaj paqeruajtëse.
Atëherë kur hapët dyert për refugjatët që po iknin nga lufta dhe skamja, dhe tash kur po i përkrahni institucionet e Kosovës në vënien e themeleve për një ekonomi stabile të Kosovës.
I kemi vënë shpresat tona në këmbënguljen tuaj që Ballkani Perëndimor të ecë drejt integrimit evropian dhe në vizionin tuaj që ky integrim do t’i sjellë BE-së vlerë të shtuar, ndërsa për rajonin paqe afatgjate.
E kam parasysh që ne na presin shumë obligime të pa përmbushura ende. Por, ne jemi të përkushtuar që së bashku me partnerët tanë, me ju, ta jetësojmë vizionin për Kosovën e sundimit të ligjit, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe më së shumti vendit me perspektivë të qartë, ku qytetarët e tij shohin të ardhme.
Ju faleminderit për praninë tuaj të fuqishme në Kosovë, për partneritetin dhe miqësinë!
Gëzuar!
Gjermania, 107.5 milion euro për Shqipërinë
Dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, qeveria gjermane nënshkroi gjashtë kredi dhe grante me vlerë të përgjithshme prej 107.5 milion euro, për të përmirësuar sektorët e energjisë dhe furnizimit me ujë në Shqipëri.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të hënën se Gjermania ka qenë një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë që nga koha kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1988, duke i dhënë Tiranës mbi 1 miliard euro kredi për sektorë të tillë si energjia, uji, arsimi si dhe zhvillimi rural dhe urban.
Marrëveshjet e njoftuara të hënën përfshijnë grante prej 1.5 milionë eurosh dhe kredi me vlerë 106 milion euro. Kushtet financiare të kredive nuk janë bërë të ditura.
Tirana e sheh vizitën e Kancelares Merkel të mërkurën si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë.
GJERMANIA: HAPNI DOSJET!
Nga Frank Shkreli/
Të martën që kaloi, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman mori pjesë në ekspozitën “Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve: Fasha drite mbi historinë e Evropës së shek. XX“, në Galerinë e Artit “Edward Lear” në Berat. Sipas ambasadës gjermane në Tiranë, ekspozita e cila është shfaqur edhe në Tiranë fund vitin që kaloi, tregon Evropën e shekullit të XX, si një histori dramatike mes lirisë dhe tiranisë, mes demokracisë dhe diktaturës. Në njoftim thuhet se shkas për këtë bëhet edhe njëkohshmëria e ngjarjeve historike, të cilat ilustrojnë më së miri ndërthurrjen e historive kombëtare në “epokën e ekstremeve”, siç ishte Lufta e Parë Botërore që shpërtheu në vitin 1914. Gjermania pastaj filloi Luftën e Dytë Botërore në vitin 1939. Në nëntor 1989, me shëmbjen e Murit të Berlinit filluan dhe revolucionet paqësorë duke i dhënë fund ndarjes së Evropës, dhe në vitin 2004 Bashkimi Evropian pa valën e parë të zgjërimit drejt lindjes ish-komuniste. Të gjitha këto ngjarje dhe zhvillime patën pasoja të menjëhershme edhe për Shqipërinë, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë,me rastin e hapjes së ekspozitës në Berat, eqë është e bërë e mundur nga Instituti i Mynihut për Historinë Bashkëkohore, Radio gjermane Kultura, Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman e përdori rastin e hapjes së kësaj ekspozite për tu bërë thirrje përsëri autoriteteve shqiptare nga qyteti i mbi 1000 dritareve që të hapin dosjet, pasi sipas diplomatit gjerman, me të vërtetë ka ardhur koha për një gjë të tillë. Kryediplomati gjerman në Tiranë u shpreh se, “Në gjykimin tim personal mendoj që ka ardhur koha për të hapur dosjet e ish sigurimit të shtetit. Mendoj që ky është një proces i dobishëm për të gjithë shqiptarët dhe shpresoj shumë që ai proces të përmbyllet në mënyrë të suksesshme”.Por, fatkeqsisht ky proces në Shqipëri nuk ka filluar ende seriozisht, ndonëse gjatë 25-viteve të fundit, është folur e përfolur për këtë problem, madje janë krijuar komisione, janë përpiluar edhe projektligje, por procesi për të cilin Ambasadori gjerman shpreson se do të “përmbyllet me sukses” në Shqipëri, nuk ka giasë të përfundoj askund, do të mbetet në hava — as me sukses as pa sukses. Kjo sepse për t’u përballur me të kaluarën e egër komuniste, në atë vend nuk ekziston vullneti i mirë as dëshira politike. Për t’u marrë me dosjet e komunizmit, njëkohsishtka munguaredheguximi politik, moral dhe njerëzor nga të gjithë krahët politikë, institucionet përkatëse të qeverisë dhe të shtetit si dhe nga protagonistët kryesorë të politikës shqiptare, të periudhës së ashtuquajtur post-komuniste, të çerek shekullit të kaluar.
Ambasadori Hellmut Hoffman,ambasador i një vendi të rëndësishëm në Europë, ndryshe nga ambasadorët e tjerë perëndimorë, ka treguar një interesim të veçantë në lidhje me çështjen e dosjeve të ish-Sigurimittë regjimit komunist shqiptar, ç’prej ardhjes së tij në Shqipëri në vitin 2013.Kjo ekspozitë që fillimisht është shfaqur në Tiranë fund vitin e kaluar,siç duket ka për qëllim tënjohë shqiptarët me përvojën gjermane të ballafaqimit me të kaluarën e saj naziste dhe komuniste.Por njëkohsish duhet tësensibilizojë dhe të inkurajojë politikën shqiptare dhe opinionin publik në Shqipëri me qëllim që më në fund të nxisë zhvillimin e një debatitë hapur dhe seriozrreth mënyrës se si duhet trajtuar historia e tiranisë komuniste dhe trashëgimisë së saj në në atë vend,i cili, siç është shprehur ambasadori Hoffman, “për pothuaj një gjysëm shekulli ka pësuar një diktaturë staliniste të paskrupullt, me të gjitha tragjeditë dhe vuajtjet njerzore që mund të mbartë ajo.” Por, ai është shprehurnjëkohsishtse debati as përballimi me të kaluarën dhe me trashëgiminë komuniste të vendit, “nuk mund tu imponohet shqiptarëve, pasi janë ata vet që duhet të zhvillojnë këtë debat mes vetes.”
Ambasadori gjerman, me mbështetjen që është duke i dhënë hapjes së dosjeve të komunizmit në Shqipëri –si përfaqsues i një vendi të rëndësishëm në Europë dhe në botë — ai shpreh politikën dhe vullnetin e Gjermanisë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë duke i bërë thirrje Tiranë zyrtare për përmbylljen me sukses të këtij procesi, siç është shprehur ai. Duhet të lavdërohen deklaratat si dhe veprimtaria e Ambasadorit gjerman Hellmut Hoffman, si dhe gatishmëria e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në lidhje me këtë çështje, të cilën ai e ka cilësuar si të vështirë, por tepër të nevojshme për vendin. Kryediplomati gjerman në Tiranë ka shprehur në shumë raste bindjen e tij për hapjen e dosjeve dhe për nevojën e ballafaqimit me historinë 50-vjeçare të komunizmit shqiptar si dhe me trashëgiminë e njërit prej regjimeve komuniste më diktatoriale të botës.
Fund vitin që kaloi Ambasadori Hoffmanu shpreh se, “Këtë Nëntor festohet me krenari të përligjur 70-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë, por nga ana tjetër nuk mund të imagjinohet se ata dhanë jetën e tyre apo ata që vuajtën gjatë luftës, të kenë dëshiruar për pothuaj gjysëm shekulli, sistemin e një diktature në përbuzje të njeriut.”Nga ish kampi i të burgosurve të ish regjimit të Enver Hoxhës në Tepelenë, ambasadori gjerman theksoi, nëntorin që kaloi, se pa marrë parasyshë,të gjitha viktimat duhet të përkujtohen, “prandaj është e rëndësishme të thërrasim në kujtesë viktimat e diktaturës së Enver Hoxhës dhe njëherazi të përballemi hapur me të shkuarën e dhimbshme.”
Tirana zyrtare duhet të përdor rastin dhe vullnetin e mirë të këtij ambasadori me ndjenja përgjegjësie morale si individpor edhe si përfaqsues i një vendi mik,i cili duket se është gati tu vejë autoriteteve shqiptare në dispozicion përvojën e tij personale në këtë fushë si historian,por për më tepër ai është duke ofruar përvojën e suksesshme të vendit të tij në procesin e hapjes së dosjeve të shërbimit famëkeq të sigurisë,Stasi të Gjermanisë Lindore, ish-komuniste.
Përfaqsuesi i lartë diplomatik i Gjermanisë në Tiranë ri-pohoi gjatë qëndrimit të tij në Berat të martën, atë që e kanë thënë shumë historianë dhe ekspertë të ndryshëm gjatë këtyre 25-viteve të fundit se hapja e dosjeve të ish regjimeve komuniste të Europë Lindore, është tepër e rëndësishëme për një vend siç është Shqipëria, duke theksuar se, “Nëse një komb nuk di të kaluarën e tij, ai e ka të vështirë të dijë të sotmen”. Synimi i kësaj ekspozite pra ka thënë ambasadori Hoffman, “Është që të ndihmojë sadopak që të kuptohen më mirë tragjeditë e tmerrshme të shekullit të shkuar, arsyet pse uarrijt deri aty, dhe mbi të gjitha, që njerzit të mësojnë se angazhimi konstruktiv dhe bashkpunimi paqësor mund të sjellë frute madje edhe kur pengesat janë të mëdha.”
Kontrasti nuk mund të jetë më i madh se ai që ekziston në gatshmërinë për tu përballur me të kaluarën se ç’është dallimi i theksuar mbi këtë çështje midis Gjermanisë, një vendi i cili i ka hapur dosjet dhe është përballur dhe vazhdon të përballet me të kaluarën e saj naziste dhe komunist nga një anë, dhe Shqipërisë nga ana tjetër, një vend i cili ngurron të hap dosjet e regjimit komunist dhe refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen gjë që do të rezultonte nga një përballim serioz me trashëgiminë e saj komuniste.Gjermania, një vend i zhvilluar me një prej ekonomive më të forta në botë mundi, që nepërmjet hapjes së dosjeve dhe të përballimit me të kaluarën e saj të tmershme, të sigurojë një paqë shoqëroredhe begati ekonomike si rradhë ndonjë vend tjetër. Shqipëria, nga ana tjetër, një vend ish-komunist që refuzon të përballet seriozisht me të kaluarën dhe me trashëgiminë komuniste, pjesë e tëcilës është edhe hapja e dosjeve, por që qytetarët e së cilës të lodhur e të dëshpëruar nga situata e krijuar në shoqërinë e tyre, po braktisin vendin duke ia mësyrë me mijëra veta, pikërisht Gjermanisë, këtij vendi i cili është përballur me historinë e vet dhe e ka pëmbyllur këtë proces me sukses.(Megjithëse nuk është subjekt i kësaj teme, largimi në masë i shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, është një fenomen i trishtueshëm dhe pasqyron dështimin moral të politikës që po ndiqet.Është një çështje drejtësie dhe përgjegjësi morale e kësaj klase politike që më në fund të vejë gishtin në ball dhe të reflektojë mbi shpërnguljen që po ndodhëanë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan. Ndoshta hapi i parë duhet të jetë, pikërisht që të merren parasyshë thirrjet e kohëve të fundit të ambasadorit gjerman në Tiranëpërhapjen e dosjeve, dhe këshillat e tija për një përballim serioz me të kaluarën dhe njëkohsisht të përcaktohen përgjegjësitë, pasi kjo, sipas një ankete të kohëve të fundit, është edhe e dëshira e pjesës dërmuese të qytetarve shqiptarë.) Kjo thirrje e diplomatit gjerman duket se ka mbështjetje të fortë në radhët e shqiptarëve.Bazuar nëfirmën“The Pacific Institute of Research and Evaluation” që citohet nga Birn, rreth 83 qind e shqiptarëve mbështesin hapjen e dosjeve të Sigurimit afër 71 për qind e qytetarëve shqiptarë janë në favor të “lustrimit”, duke shprehur kështu besimin e tyre, në mënyrë dërmuese, se institucionet publike të vendit duhet të pastrohen nga ish-agjentët dhe bashkpuntorët e mbetur të Sigurimit. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman ka theksuar përvojën e vendit të tij në këtë fushë, duke u shprehur se përveç dobive të mbrendshme shoqërore, “Kjo lloj përballje me të shkuarën, për gjermanët ishte një mënyrë për të vendosur edhe një herë besimin tek fqinjët e vet në Europë”.Për shqiptarët, trajtimi i krimeve të komunizmit, sipas ambasadorit Hoffman, është një mënyrë që viktimave — të gjallë e të vdekur – të atij regjimi, “tu këthehet një pjesë e dinjitetit të tyre.”
Unë do të thosha që me përballimin me të kaluarën komuniste, duke hapur dosjet dhe me ligj për lustracionin – me punë të përbashkët dhe në solidaritet – përveç viktimave të komunizmit, do t’i këthehej dinjiteti dhe nderi mbarë kombit shqiptar, do të luftohej korrupcioni dhe do të de-kriminilizohej shoqëria dhe institucionet shtetërore – ashtuqë shqiptarët përsëri ta ndjejnë veten krenarë dhe të ndërtojnë të ardhmen e vet në paqë e mirëkuptim me njëri tjetrin, aty në trojet e veta mijavjeçare.Kjo është dëshira e miqëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.Për më tepër kjo është edhe dëshira e pjesës dërmuese të qytetarve shqiptarë.Kjo është një doemosdoshmëri ndër prioritetet kombëtare, që kërkon vëmendjen urgjente të autoriteteve kompetente të vendit.
GJERMANIA DHE SHTETET E KORRUPTUARA TE BALLKANIT…
Opinion nga Ajet Delaj/New York/
Ne paranteze duhet thene se shtetet dhe shoqerite zhvillohen mbi bazen e shanseve historike pra si lideret e kombeve te vegjel apo te medhenj qofshin ata dine te kapin shanset per zhvillim e perparim per kombet e e tyre qe udheheqin.
Shqiptaret ne hapesirat e tyre ballkanike historikisht kane nxjerre lidere popullore por fatekeqesisht duhet thene se i kane munguar lideret shteterore ne 100 vitete e fundit kur shoqerite e perendimit ndertuan shtetet e tyre moderne funksionale ne sherbim te zhvillimit e perparimit te tyre.
Pergjithsisht ne shoqerite e pazhvilluara ballkanike lideret politik e shteteror i ngjiten popullit ne shpine si rriqnat dhe nuk i shkulen pa ja mbaruar gjakun apo hequr nje “cope lekure” apo me grabitjen e pjeshme apo te plote te thesrit te shtetit .
Ketu eshte gjithe problem i shoqerive ballkanike ku pa dyshim shqiptaret dallojne me primitivizmin e tyre ne kete fushe.
Pra lideret politike shqiptar ne tere hapsirat shqiptare ne ballkan nuk e pranojne konkurencen e vlerave ne politike, respektivisht nuk e pranojne gjarkullimin e elitave ne formacionet politike pamvarsisht rezultateve elektorale pasi asnjera pale nuk e respekton vullnetin e popullit te atij gjysme populli qe ka mbetur ne hapsirat shqiptare ne Ballkan pasi vullneti i gjysmes tjeter ne diaspore nuk ju intereson.
Me mire te themi e shikojne si rrezik te qendrimit te tyre perjetshem ne krye te partive shtetit e pushtetit pasi nuk munden ti blejne me nje thes miell, me kercenim per varferi duke i kercenuar, shitur e blere tera vendet e punes.
Nese themi qe politika ne hapsirat shqiptare ne Ballkan nuk e pranon alternative e vlerave ne politike respektivisht diktatoret e vegjel nuk e pranojne atlernativen si motor i shoqerive te lira as ne ne sferat e tjera te jetes shoqerore e politike pasi shtetin e kane kthyer ne sherbim te nje grushti njerzish sherbetore te kupolave e ekonomine monopol i po ketyre rriqnave.
Ky eshte realiteti i hillur i shoqerise shqiptare ne Ballkan ku sundimtaret i kane hypur ne qafe popullit dhe per ironi te fatit e rezultat i ketyre rriqnave te ndyra sic ka thene Gjergj Fishta shqiptaret jane populli me i varfer i Europes ne token me te bukur e te pasur ne tere boten nese i referohemi per njesi siperfaqje.
Ne kete dite halli jane shqiptare ne Ballkan jo se tjeret jane me mire por une po mundohem te qaj hallin tone kur fap vjen si rrufe e ndritshme konferenca e Berlinit dhe premtimi i Kancelares Gjermane se do ndihmoje vendet e Ballkanit ku per te miren tone gjithsesi Kryeministrin shqiptar e vuri ne krye te vendit ne sofren ballkanike.
Duhet thene , pranuar e mbase edhe falenderuar se Perendimi e ka ndihmuar edhe me perpara vendet ish-komuniste te Europes se Lindjes. Problemi madhor ne kete ceshtje eshte se nuk degjuam nga Kancelarja Gjermane asnje fjale per miljardat e meparshme dhe sa efikase kane rezultuar ato para qe popujt e perendimit i kane ndare per lindjen ish komuniste nga taksat e tyre.
Nuk u tha qe ndihmat e pakursyera dhe te pakushtezuara te perendimit ringriten ne kembe kriminelet komuniste ruse saqe “Brezhnjevi i Ri” po kercenon me arme nukleare tashme tere boten se fqinjeve ka kohe qe u ka hyre ne shtepi.
Ndersa ne anen tjeter ne ish hemisferen sovjetike u konsoliduan ca rregjime hibride te korruptuara deri ne gen, ku kriminelet komuniste e mafjoze u shnderruan me propogande ne democrat ku padyshim Ukraina si vendi me i madh i lindjes ish komuniste pas Moskes mbante vendin e pare edhe pse rusi i mori pjesen me strategjike te territorit te saje nuk e qiti kush nje pushke.
Nuk eshte se situate eshte me e mire ne vendet e Ballkanit sesa ne Ukraine persa I perket atishtetit antiligjit ku oligarket e rinj te panginjur as me gjakun e popullit te tyre qe i kane hypur ne kurriz se nuk po them gje per buken e mundesite e popullit per jete me te mire pasi ato paksohen cdo dite.
Nje gje e dine mire Gjermanet dhe aq me teper Kancelarja Merkel si ish lindore qe eshte se Gjermania eshte bere kjo qe eshte ne saje te implementimit te demokracise liberale te shtetit ligjor e respektimin e te drejtave te qytetarit gjerman.
Ne kete kuader i bej thirrje Kancelares Gjermane qe nese realisht ka vendosur te ndihmoje popujt e Ballkanit atehere duhet ti ndihmoje keta popuj qe te clirohen nga regjimet e oligarkeve gjakpires e kriminel duke ndikuar qe te vendosen regjime e qeveri legale te dala nga vota e lire e popullit se bashku me ata qe jetojne ne diaspore duke ndikuar e instaluar demokracine liberale e respektimin e lirive dhe te drejtat njerzore per pupujt e Ballkanit si parakusht i vetem dhe i domosdoshem per te kapercyer prapambetjen dhe varferine qe ka pllakosur kete pjese te kontinentit te Eoropes por realisht ballkanasit jetojne si ne Afrike.
Ballkani i ka te tera potencialet natyrore dhe njerzore qe te zhvillohet e perparoje si pjesa tjeter e Europes perendimore mjafton qe te qeveriset ne respect te lirive njerzore dhe ekonomike.
E nderuara Kancelare Merkel nese ndihma juaj do konsistoje ne implementimin e lirise dhe demokracise ne hapsirat ballkanike realisht i ke ndihmuar popujt e ballkanit dhe ne nje te ardhme te shkurter kjo pjese e Europes do behet pjese e BE , perndryshe do prodhosh vetem ca Yanukovych te rinj ne Ballkan anipse mbase pak me te vegjel e mbas nje viti popujt e ballkanit mbase do jene edhe me keq se jane sot.