Parlamenti francez para disa kohe e ka pru ligjin për moralitetin politik, ku politikanet , ministratë dhe vendimarrësit e ndryshem lokal, iu është ndaluar punësimi e familjarëve të ngushtë. Nese ndodhë ta bëjnë këtë punë rrezikohen që të marrin deri në tre vjet burgim./
Nga Skënder MULLIQI/Një shoqëri e cila karakterizohet më moral politik, bën përpjekje që amoralitetin politik ta sjellë në suaza të normalitetit. Në Kosovë kësaj çështje të rëndësishme nuk po i kushtohet rëndësi . Thuhet së çdo popull e ka udhëheqjën çfarë edhe e meriton.Dhe ,dorën në zëmër kësaj nuk ke cka i shton as nuk ke çka i mungon.Ne demokraci pushteti është vullnet i shumicës.Nese shumica zgjedhin një pushtet e kan bërë atë punë duke menduar së një pushtet I tillë iu hyn në funksion dhe i realizon kërkesat e sovranit. Po mos të ishte kështu do të votohej një pushtet i dytë apo jo? Kjo vlenë edhe për Kosovën.Prej fillimit të viteve të 2000 –ta në pushtet pak a shumë kemi pasur njerëz të filozofisë së njejtë politike.Platformat politike ishin gadi të njejta, pa programe afatgjata qeveritare të zhvillimit ekonomik të vendit. Gadi 20 vite po kalojnë e vendi nuk ka arritur shkallë të duhur të stabilitetit politik dhe stabilitet ekonomik. Përkundrazi kemi stagnacion të të gjitha proceseve . Tranzicioni i ka kaluar tashmë të gjitha përmasat e normalës. Kan marr hov dukuritë negative e veqmas kriminaliteti politik dhe kriminaliteti ekonomik , si dhe korrupcioni endemic.Kosova po bëhët gjithnjë e më shumë problem demografik , po bëhët shtet I pa përspektivë për të jetuar. Krejt këto na janë bërë stil i jetës.Çka po ndodhë këtu në Kosovë?Një llojë paradoksi. Këtyre njerëzve deri vonë u është aplauduar , u janë thurrur lavde, I kan votuar parreshtur , duke qenë kështu të lumtur , duke instaluar logjikën së pushtetet dhe njerëzit në krye mos të ndrrrohen ! Çka të thuhet ? Sipas kësaj logjike , populli I këtij vendi e ka pushtetin të cilin edhe e meriton. Logjika tjetër flet së populli nuk ka pasur shumë kujdes për të ardhmen e vet.
Parlamenti francez para disa kohe e ka pru ligjin për moralitetin politik, ku politikanet , ministratë dhe vendimarrësit e ndryshem lokal, iu është ndaluar punësimi e familjarëve të ngushtë. Nese ndodhë ta bëjnë këtë punë rrezikohen që të marrin deri në tre vjet burgim. Tek ne sjellja e ligjit të tillë mund të bëhët vetëm në rast të ndryshimeve radikale , kur ndryshohet ambijenti në të cilin nuk do të kishim një filozofi politike, e cila thirret gjoja në mbrojtje te interesave nacionale, e në fakt kemi kriminalitet dhe korrupcion të të gjitha llojeve .Deri sa kemi vëtem deklarativisht të pranishem dhe jo edhe të zbatueshem moralin politik, endrrat tona do të mbeten të zbrazeta.Ne gjithnjë e më shumë po zhytemi në baltën e imoralitetit .Kësaj fryme bukur shumë janë duke i fry edhe mediat të cilat do të ishte dashur që temës së moralit ti kushtojnë rëndësi të veqantë. Morali dhe përgjegjësia politike në Kosovë janë në shkallën më të ulët, nuk përkojnë më rregullat demokratike të sjelljës dhe të veprimit.Politikanët tanë kan zgjedhur modelin e keq të pasurimit në menyrë shumë të paligjshme .Kjo është sjellja dhe veprimi më imoral i mundshem për një shoqëri e cila pretendon të jetë demokratike.Sa e sa miliona euro kan humbur pa gjurmë , dhe ekzitojnë edhe faktët që janë zhvatur nga njerëzit e pa përgjegjshem dhe të amoral politikë ? Si është kjo e mundur e pak kush të përgjigjet për veprime të tilla kriminale ?Thjesht , përgjegjësia dhe morali politik shumë po na mungojnë. Për atë edhe gjendja shoqërore është jashtë suazave të normalitetit. Në një shoqëri e cila karakterizohet më moral politik ,shteti I merre të gjitha masat e duhura kunder veprimve amorale .Të tillat veprime sigurisht së ndëshkohen edhe rënd penalisht. Kjo elitë politike po vjedh dhe plaqkitë deri sa ta zbrazin kacën shtetërore, dhe të mirat tjera shoqërore. Kjo që po ndodhë në Kosovë më hajni masovike është jo civilizuese .Mungon kontrolli për faktin , së ata janë ngritur mbi ligjin .Kësaj klase politike në pushtet po i mungon kodeksi moral , nuk po dojnë më jetu ndershem , nuk po janë të interesuar të kuptojnë së shteti është mbi të gjitha. Kosova ka rënë në duar të kapadaive politikë të cilët moralin e kan të dorës së dytë apo fare nuk ekziston per ta…