• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DR. GJON BUÇAJ DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022

May 17, 2022 by s p

Homazhet në nderim të Dr. Gjon Buçaj do të zhvillohen ditën e Enjte me datë 19 Maj 2022 nga ora 2-9pm në shtëpinë mortore me adresë: Ballard-Durand Funeral & Cremation Services 2 Maple Ave, White Plains, NY 10601.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet ditën e Premte më datë 20 Maj 2022 ora 11:00am – 12.00pm në Kishën Zoja e Shkodrës në adresën: Our Lady of Shkodra – Albanian RC Church, 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530 dhe më pas ceremonia në varreza me adresë: Gate of Heaven Cemetery, 10 W Stevens Ave, Hawthorne, NY 10532.

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

NJOFTIMI NGA FAMILJA DHE SHTËPIA MORTORE:

Dr. Gjon Lekë Buçaj, a tireless and a visionary activist for Albanian causes, passed away on Saturday morning (May 14, 2022) at Inova Loudoun Hospital in Leesburg, Virginia. He was 88 years old.
Beloved husband of 48 years to Nikoleta. Loving father of Eduard Bucaj and his wife Dana of Sterling, Virginia, Lek Buçaj and his wife Frances of Alexandria, Virginia, and Teuta (Buçaj) Pici and her husband Marketin Pici of Baltimore, Maryland, Nora (Buçaj) Daub and her husband Timothy Daub of Baltimore, Maryland. Proud grandfather of seven (7) grandchildren (Besa, Leka, Shpresa, Delena, Iliriana, Gjozefina, and Gjoni); beloved brother of Mrika Dedaj of Monroe, New York and Drande Berisha of White Plains, New York. He was predeceased by his father Lek Zogu, mother Sute (Lula) Pjetra, and brother Gjin Leka.
He was Born in Arst, Pukë, Albania on February 14 1934. When the communist authorities took over Albania, thousands of families were rounded up and sent to concentration camps and hundreds of intellectuals were executed. Dr. Buçaj and his family escaped from Albania in 1951, crossing the border into the former Yugoslavia. He studied in Gjakova, Prishtina, and in Shkup (Macedonia). During his stay in the former Yugoslavia, he connected with Albanian freedom fighters who had settled in Italy at the end WWII. The UDBA (Yugoslav State Security Service) informants monitored his activities and considered him to be dangerous. He managed to go to Italy in 1963. While in Rome, Dr. Buçaj studied medicine and helped thousands of Albanian immigrants who were living in refugee camps. He joined Bloku Kombtar Indipendent (BKI), an Albanian political party in exile, whose political platform was based on two core goals: “to utilize all measures to free Albania from communism and to pursue every opportunity to enable the Albanian people to acquire the independence necessary to freely choose their own future.” As a member of BKI, he worked closely with Prof. Ernest Koliqi, who is considered as the founder of modern Albanian prose.

In 1974, Dr. Buçaj moved to the United States, where he continued his activities in alignment with BKI’s goals. He joined the Pan-Albanian Federation of America, Vatra, serving as Vice President for nearly two decades which was a critical moment for the Albanian nation. During this time, the communist system in Albania collapsed and Kosova gained its independence. Dr. Buçaj was active in organizing seminars and protests in defense of the Albanians in Kosova, Chamëria, Montenegro, and Macedonia. He served as Vatra’s president from (2010-2017).

Visitation

Thursday
May 19, 2022
2:00 PM to 9:00 PM
Ballard-Durand Funeral & Cremation Services
2 Maple Ave.
White Plains, NY 10601


Funeral Service       

Friday
May 20, 2022
11:00 AM to 12:00 PM
Our Lady of Shkodra – Albanian RC Church
361 W Hartsdale Ave
Hartsdale, NY 10530


Burial

Gate of Heaven Cemetery
10 W Stevens Ave
Hawthorne, NY 10532

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjon Bucaj

E PYETA KOL BIBËN NJI HERË

February 28, 2020 by dgreca

Si e shpëtoi tregtarin hebraik nga pushkatimi dhe refuzoi shpërblimin/

Nga Dr. Gjon Buçaj/*

Kol Bib Mirakaj, si ministër i Punëve të Mbrendshme, ka ba shumë për shpëtimin e hebrejve, siç tregojnë disa dokumenta të nxjerrun nga arkivat e shtetit shqiptar në vitet e fundit. Gjithashtu, në monografinë “HALIM SPAHIA”, me autor prof. dr. Nuri Bashotën, përmendet ndima e tij edhe e vëllait, Pashuk Bib Mirakaj, për transferimin e shumë familjevet hebreje, “…në mënyrë të organizuar dhe tejet sekrete dhe me emra krejt të tjerë,,,”, me automjetet e firmës “Vllaznit Spahia”, prej Kosove nepër Shqipni e përtej (lexo në faqen 79 mbi dëshminë gojore që Haime Adizhes i ka dhanë mikut të vet, Nuri Bashotës, i cili asht edhe autori i monografisë në fjalë mbi tregtarin humanist gjakovar). Asht me interes për t’u shënue nji rast specifik, për të cilin i ka tregue ai vetë autorit të këtij shkrimi.

E pyeta Kolë Bibën nji ditë, në se ka pasë ndonji satisfaksion në jetë, tue pasë punue për interesin e atdheut e të popullit të vet, pa interes vetiak dhe pa shpërblim, tue i ndimue gjithkujë në nevojë që iu ka drejtue, gjithmonë me përkushtimin e nji misionari idealist.

Nuk i pëlqente shumë me folë për vetëveten, megjithate m’u përgjegj se po, dy here kishte pasë satisfaksion moral. Kësaj here unë po rrëfej këtu historinë e njenit rast, ashtu si ma ka tregue ai vetë:

Ka kenë vjeti 1946, kur pata shkue nji ditë në BAR Vittoria (në Piazza Fiume në Romë), për me u takue me Eduard Liçon, nji mik i imi. E kam pasë gjithmonë zakon me shkue në takim së pakut pesë minuta para kohe. Hyna mbrendë dhe kalova pranë nji tavoline ku ishin ulun nji grup shqiptarësh refugjatë. I përshëndeta dhe u ula më nji tavolinë vetëm, në pritje të mikut t’im.

Papritmas, nga tavolina e grupit u ngrit nji burrë i thatë, i zbehtë dhe i veshum me petka të vjetrueme. Erdh e u ndal para meje dhe m’u drejtue: “Shkëlqesa Mirakaj?” Po, i thashë, unë jam Kolë Mirakaj, i befasuem që m’u drejtue me “shkëlqesë”.  I shkuen lotët dhe pa folë ma gjatë me mue, u këthye kah shokët e vet të tavolinës dhe u tha: “ndoshta ju po çuditeni pse po m’shkojnë lotët tash kur po takoj Shkëlqesën Mirakaj………”, dhe tregoj me emocion epizodin kur ia pata dalë me i shpëtue jetën njenit nga vëllaznit Levi në Tiranë. Në fund të tregimit shtoi: “Sikur ministri Mirakaj t’a kishte pranue shpërblimin tone të merituem, sot mund të kishte nji ose dy pallate në Romë dhe nuk do t’ishte refugjat i vorfun kështu si na.”  Ai zotni kishte mbërrijtë në Itali në ato dit, i liruem nga burgjet e komunizmit në Shqipni.

Kureshtja me dijtë ma shumë mbi atë ngjarje interesante, më shtyni me iu lutë që të m’a spjegonte. Unë po sjell spjegimin e tij, por i kërkoj ndjesë lexuesit sepse kam harrue emnat e vëllazënvet LEVI, kurse koha e ngjarjes ka qenë vera e vitit 1943.

Simbas spjegimit të Kolë Mirakajt, nji ditë i kishin ardhë në zyre dy zotnij hebrej, Leo Thürr, përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik pranë Qeverisë, bashkë me nji tregtar nga Vlora, me mbiemnin Levi. Vëllaznit Levi merreshin me tregti ari, ishin argjentarë.

Nji vëlla Levi ishte arreshtue nga SIMI (Servizio Informativo Militare Italiano) dhe ishte dënue për pushkatim, sepse kishte dhanë pare komunistavet. Ai nuk ishte komunist, por paret i kishte dhanë nga frika, sepse komunistat u kishin djegë nji dyqan dhe kishin kërcnue me u djegë edhe dyqanin tjetër. Koloneli Italian kishte kërkue 12000 napoleona ar “për SIMI-n”, për t’i kursye jetën të arrestuemit. Ata mund t’i jepshin paret, por kush mund të besonte se megjithate nuk do t’a ekzekutojshin.

Kol Biba u spjegoi se, tue qenë nën okupimin ushtarak Italian, qeveria nuk ka fuqi veprimi mbi ushtrinë, por megjithate premtoi se do të merrte masat e mundëshme dhe u kishte thanë të vijshin përsëri të nesërmen, në orën 6 të mbramjes.

Mbas takimit, ministri kishte dërgue dy kabllograme në Vlorë, njenin prefektit e tjetrin federalit, të cilët, kishin konfirmue se faktet ishin ashtu si ia kishin përshkrue Thürr dhe Levi.

Të nesërmen, Kol Biba thërret kolonelin Italian në zyre i thotë se “Ju mbani t’arrestuem nji qytetar shqiptar dhe unë kërkoj që t’i dorëzohet menjiherë qeverisë shqiptare. “Kush asht i arrestuemi?”, kishte pyetë koloneli dhe kur ndigjon emnin e Levit, ai përgjegjet me arrogancë, më kambë gati me dale përdere: “Ai asht arrestue sepse ka dhanë pare komunistavet dhe nesër n’orën 6 të mëngjesit do të ekzekutohet!” Ministri shqiptar ia kishte këthye me ton të forte: “Ti e pushkaton nesër n’orën 6, por unë do të hypi në aeroplan në orën 9 për Romë dhe do t’i referoj Musolinit se e ke ekzekutue pse nuk të kanë dhanë 12000 napoleona ar!” Kjo e ftofi kolonelin, i cili e ndryshoi tonin: “Shkëlqesë, por për dobinë e të dy palëvet…..”. Kol Biba i kishte thanë se për dobinë e të dy palëvet ai e donte qytetarin shqiptar të dorëzuem në zyren e tij mbrenda ditës! Ashtu edhe u ba.

Kur Leo Thürr dhë vëllau i të burgosunit erdhën në orën 6 të mbramjes, befasia me gëzim ishte e kuptueshme, kur u takuen me të burgosunin që tashma ishte në dorën e qeverisë shqiptare, që do të thoshte edhe se jeta e tij ishte e shpëtueme. Por befasia edhe ma e madhe, ngarkue me emocion të thellë, ishte kur Kol Biba u tha se ai tash ishte i lirë dhe mund të shkonte bashkë me ta në shtëpi.

Të nesërme, të dy vizitorët i vijnë Kol Bibës në zyre për të tretën herë, por kësaj radhë për t’a falënderue. Ai u kishte thanë se kishte ba vetëm detyrën dhe mbas nji bisede të shkurtë, i kishte përcjellë të dera, me premtimin se hebrejt në Shqipni do të kishin mprojtjen nga qeveria si të gjithë qytetarët tjerë shqiptarë. Kur asht këthye te tavolina e punës, ka vërejtë se kishin harrue nji valixhe dore. I ka thane rojes me i thirrë të vijnë me e marrë, por kur janë këthye, i kanë spjegue se nuk e kishin harrrue valixhen dhe se aty ishte nji “falënderim” për shpëtimin e jetës së Levit. “Po çka asht ai falënderim?” i kishte pyetë dhe kur i kishin spjegue për shumën në franga ar që ishte në valixhe, ai e kishte marrë si ofendim. “E kuptoj gjendjen t’uej shpirtnore, se përndryshe do t’u akuzojshm për tentativë korrupsioni”.  Kot u munduen me u arësyetue se ai e kishte shpëtue jetën e njeriut të tyne pa kurrfarë premtimi paraprak, dhe se ata, si hebrej, e kishin obligim shpërblimin dhe mirënjohjen dhe se kjo ishte e vetmja mënyrë e mundun për ta me e nderue obligimin e tyne moral, e tjera. Mbas zemrimit në fillim, ministri asht zbutë dhe i ka ftue të ulen, ka porositë kafe dhe ka zhvillue nji bisedë të qetë me ta, u ka spjegue se për ate ishte shpërblim i madh dhe i mjaftueshëm shpëtimi i jetës së Levit.

Mbas atij takimi të përfunduem me mirëkuptim të përzemërt, patën kalue rreth 3 vjet deri në takimin e rastësishëm në Piazza Fiume në Rome.

Dr. Gjon Buçaj,

Shkurt 2020, Sterling-VA(VOAL)

Filed Under: Histori Tagged With: Gjon Bucaj, Kol Biben

LAMTUMIRE MUSTAFE ELEZI!

October 4, 2018 by dgreca

Përcjellja e Mustafë Elezit/
Mustafe Elezi, një ndër vatranët e përkushtuar, një dhurues bujar i Vatrës,ndërroi jetë në moshën 92 vjecare, me 1 tetor 2018. Mustafa u lind më 26 shkurt 1926 në Valbonë të Tropojës. Të Martën një grup vatranësh me kryetarin Dritan Mishto, shkuan dhe ngushulluan Familjen , të afërmit, miqtë në Shtëpinë Mortore “F. Ruggerio & Sons”, që ndodhet në adresën: 732 Yonkers Ave-Yonkers, NY 10704.
3 riku.JPG2 Ngushellim.JPG
Varrimi i të ndjerit u organizua të Mërkurën më 4 tetor 2018. Ish kryetari i Vatrës, një nga miqtë e Mustafë Elezit, në fjalën përcjellëse që mbajti pranë arkivolit me trupin e të ndjerit, evidentoi cilësitë më të mira të këtij shqiptari të mirë, patrioti të vendosur, që punoi deri në fund të jetës për Vatrën dhe Cështjen Kombëtare . Po e përcjellim të plotë elegjinë e dr. Bucajt:

FJALA E DR. GJON BUCAJ NE PERCJELLJEN E MUSTAFE ELEZIT/

1 Gjon Bucaj
1 Varrimi
Nga Dr. Gjon BUÇAJ*/
I nderuem dhe i dashtun Imam,
e nderueme familja Elezi, 
me ndjenjën e dhimbjes së thellë për humbjen e mikut të nderuem e të dashtun, bashkohem me ju me i dhanë Mustafës lamtumirën e fundit dhe me e përcjellë trupin e tij në pushimin e mbramë.
Shpirtnisht Ai asht dhe do të jetë gjithmonë me ju në kujtimet e ditëve të mira e të vështira të jetës. Për ne miqt, do të mbetet gjithmonë i pranishëm në kujtimet tona për kohën e kalueme në miqsi të përzemërt. Komuniteti shqiptar këtu, do ta kujtojë me mirënjohje për kontributin pa interes që i dha me përkrahjen e Xhamisë dhe të shtypit të saj, si institucion fetar e kombëtar; për ruejtjen e identitetit tonë, si bashkëthemelues dhe mësues shkolle në gjuhën shqipe;  si pjestar i Komisionit Ndërfetar, përkrahës e bashkëpuntor i dy shqiptarëve të mëdhaj, Imam Isa Hoxhës dhe Imzot Zef Oroshit, si dhe i Kishës Ortodokse të Nolit. Në mënyrë të veçantë do ta kujtojë “VATRA”, së ciles iu bashkue sapo erdhi në Amerikë.  Nuk u ba pjesë e asnji partie a grupi politik, por vrapoi te “VATRA”, të cilën e njifte dhe e andërronte nga larg qyshë në ditët e hershme të rinisë. Mustafa dikur ka thanë: “Gjithmonë do të punoj e do të mendoj për “Vatrën” se asht shpirti i im” (kjo shprehje asht marrë nga nji shkrim i botuem në Gazeta Atlantik, në pragun e 100 vjetorit të “Vatrës”, 5 prill 2012, me autor Ramiz Lushaj). Asaj nuk i kurseu kohë, mund e ndimë financiare deri sa dha shpirt. “Edhe sivejt, se vitin tjeter ndoshta nuk do të mundem”, na thoshte Zefit e mue, me kuptimin se vitin tjetër mund të mos ishte as vetë. E kam fjalën për Zef Përndocajn; ai e unë kemi pasë privilegjin e nji miqsie të veçantë me të Ndjemin.
Përveç vlerës historike të “VATRËS” dhe kontributit që ajo i ka dhanë kombit shqiptar si dhe dobisë që ajo mund t’i sjellë në të ardhmen, përkushtimi si ky i Mustafës i shtjen borxh shqiptarët, që ta mbajnë “VATRËN” të pastër, me frymë të pandryshueme kombëtare dhe të mbështetun në parimet e demokracisë amerikane, ashtu si e krijuen themeluesat e mëdhaj dhe idealistat si Mustaf Elezi e mbajtën për ma se nji shekull.
Shtegtimi prej kur u lind “në prehnin e Alpevet  Shqiptare” e deri në mbarim të jetës, asht dëshmi e vlerave të mishnueme në karakterin e Tij. Përjetoi luftën, burgun, punën nën kushte jo njerzore, dhimën e pushkatimeve e të vuejtjevet të njerzve të afërt, përjetoi mërgimin në Jugosllavi, ku i rezistoi presjonit për t’u poshtnue e ba spiun, dhe duel i lodhun dhe i damtuem fizikisht, por  moralisht triumfues: bir i denjë i Jahelezve të Dragobisë, i papërkulun në qëndrimin e tij pro interesave t’atdheut, që do të thotë kundër sllavokomunizmit antikombëtar e antinjerzor. Përveç vuetjve dhe tragjedive që i përballoi me guxim e dinjitet, Mustafa përjetoi edhe gëzime e kënaqsi. Iu shmang vdekjes tue lanë Shqipninë; në Kosovë u martue me Mehanen fisnike, të bijnë e Ukë Qerimit, pinjoll i Nezajve të Shipshanit të Gashit, me të cilën krijoi familje të mrekullueshme, që i dha shije jetës së tij. Mbërrijti në Amerikë, në “Tokën e premtueme”, ku iu desht me ndërtue nji jetë të re, në rrethana të reja, me vështirësitë që sjell çdo fillim, vështirësi të cilat i përballoi me krahun e djathtë, ortaken e jetës gjithmonë pranë. Të dy së bashku, me punë e sakrifica, i rritën fëmijt me edukatë familjare, i shkolluen dhe u a panë gëzimin e sukseseve profesionale dhe të jetës familjare, gjithmonë në frymën e traditave të mira të rracës shqiptare. Ramja e komunizmit dhe Lirija e Kosovës ishin dy gëzime që e kishim të vështirë edhe me i andërrue.
Por gëzimi dhe krenaria e jetës së tij, mbetet Familja, me fëmijt dhe fëmijt e fëmijve në rrugën e mbarë të suksesit dhe të ruejtjes së traditave të mira shqiptare. Edhe në përzgjedhjen e emnave,  Mustafa e Mehanja shihet se kanë pasë në mendje ruejtjen e identitetit kombëtar. Ndrikullë, i paç me jetë dhe ia u pashë vetëm gëzimin gjithmonë! Zoti ju dhashtë forcë!
*Fjalimi i dr. Gjon Buçaj, mbajtur në varrimin e Mustafë Elezit

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjon Bucaj, Lamtumire MUstafe Elezi

LAMTUMIRE ILIA TERPINI

July 21, 2018 by dgreca

Nga Gjon Buçaj/*

Lexova, me befasi e dhimje, lajmin e vdekjes së Ilia Terpinit, të cilin e kemi pasë prezent si fotograf dhe video xhirues në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të” Vatrës” në New York, në prillin e vitit 2012.  Në atë udhtim ka qenë i shoqnuem nga zonja Angjelina Xharra dhe fotograf i njohun Zhani. Me atë rast ai realizoi edhe nji dokumentar, për të cilin më ka pasë njoftue se ma vonë asht shfaqë në Tiranë dhe se ishte vëlerësue shumë nga rreth 300 shiques të premierës. Ka qenë dëshira e tij që t’a sjellte dokumentarin në New York the t’ishte vetë prezent kur të shfaqej për publikun shqiptaroamerikan këtu dhe filmin e sponsorizuem nga “Vatrër” t’a lente në arkivin e saj. Ndërmjetësuesi me “Vatrën” për dërgimin e ftesës, që të mund vinte në Amerikë, ka qenë profesor Thanas Gjika.
Me këtë rast, në emën tim dhe të vatanëvet,  u shprehi ngushëllimet të birit dhe të gjithë familjarëvet, miqve e bashkëpunëtorëve të aferm, me ndjenjen e humbjes së nji profesionist të përkushtuem që la kujtime të mira dhe nji trashigimi artistike të pasun.
U preftë në paqë!

  • Fotografia eshte bere ne shtepine e te ndjerit Agim Karagjozi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjon Bucaj, Lamtumire Ilia Terpini

KËSHILLI DREJTUES TREGOI PJEKURINË E VATRËS 106 VJEÇARE

March 5, 2018 by dgreca

VATRA ANALIZOI ME PJEKURI E MATURI PROBLEMET AKTUALE DHE MIRATOI PLATFORMËN PËR VITALIZIMIN E SAJ. TAKIMI U MBYLL ME SHTËRNGIME DUARËSH MES KRYETARIT MISHTO DHE ISH KRYETARIT BUÇAJ-

1 Foto kryesore1 Dritan Gjon Zef1 gjoni doren1 dritani nflet 4

Në vijim të platformës për forcimin, gjallërimin dhe vitalizimin e saj, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA  mblodhi me 3 mars 2018 Këshillin Drejtues dhe analizoi me përgjegjshmëri situatën aktuale, debatet e pas Kuvendit, miratoi platformën e vitalizimit të saj etj.

Me pjekuri e urëtsi kryetari Dritan Mishto, toleroi zërat kundër, dëgjoi vërejtjet, kundërshtimet dhe pretendimet, dha spjegimet e tij dhe kërkoi që Këshilli të ruante pjekurinë karakteristike të Vatrës, e cila përherë ka ditur që të përballojë situata të vështira dhe ka mundur të mbijetoi për 106 vite, përkundër zërave dashakeqës se Vatra mbaroi, Vatra u shua, Vatra e kreu misionin etj…etj…

Këshilli i zhvilloi punimet sipas rendit të ditës, të paralajmërua publikisht, duke dëgjuar raportet përkatëse dhe platofrmën sipas seksioneve dhe drejtuesve sipas kësaj kronike:

– Prezantimi i punës së Vatra Foundation Inc-Raport nga dr. Nexhat Kaliqi.

– Prezantimi i Punës së Fondit të Studentëve-Raport nga Z. Mithat Gashi.

Raport i Kryetarit të Komisionit të Garancive të Kanunores z. Bashkim Musabelliu

–      Raport i financierit të Vatrës z. Marjan Cubi

–      Prezantimi i platformave të punës së:

–     Editores së faqeve anglisht të gazetës Dielli Znj. Rafaela Prifti

–     Këshilltarit për çështjet e kulturës z . Gezim Nika

–    Këshilltarit për Zhvillimin Ekonomik z. Elmi Berisha

–   Menaxherit të përgjithshëm të aktiviteteve z. Frederik Ndoci

Koordinatorit të medias  Dritan Haxhia.

Në pikën e rendit të ditës për shqetësimet e degës së Washingtonit dhe asaj të Usterit,që dërgoi një letër para fillimit të takimit,  u  diskutua në vijim. Ish kryetari dr. Gjon Buçaj paraqiti oponencën e  tij ndaj kryetarit Mishto, i cili dha përgjigjet e tij dhe kërkoi bashkëpunim për të zgjidhur çdo keqkuptim.

Nga ana e tij, anëtari i këshillit të të urtëve Zef  Përndocaj, paraqiti ankesat e tij për Kryetarin Mishto. Z. Mishto kërkoi mirëkuptim e  bashkëpunim.

Në fund të takimit u shtërnguan duart mes Kryetari Dritan Mishto dhe ish kryetarit Buçaj e Zef Përndocaj.

Gjithçka u zgjidh me mirëkuptim e pjekuri dhe Vatra doli më e fortë edhe nga ky ballfaqim. Për më shumë detaje do të lexoni në Gazetën Dielli të printuar. Fotografi me shume shihni ne facebook dielli vatra).

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dritan Mishto, Gjon Bucaj, Keshilli i Vatres, Shternguime duaresh

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT